Flet fituesi i “Big Brother”, si u gjenda në mes të plumbave te “Myslym Shyri”
Fituesi i një prej edicioneve të “Big Brother” Arbër Çepani me anë të një statusi në ‘Facebook” ka shkruar lidhur me ngjarjen që ndodhi sot në vendin e njohur si “Myslym Shyri” në Tirane.
Ai shkruan se si u gjend në mes të një grupi burrash te armatosur. Sipas tij njerëzit ishin të terrorizuar nga ajo që po shikonin.
“Njerez te terrorizuar qe nuk kuptonin se cfare po ndodhte teksa shikonin njerez te armatosur qe vraponin dhe qellonin….Si perfundim, u kuptua qe ishin forcat e policise te antidroges te veshur civil, qe arrestuan dy trafikant droge pasi kishin terrorizuar gjysmen e lagjes…” shkruan Çepani.
Statusi i plotë.
Sot bashke me mikun tim Ervinin u beme per hallva…. Shqiperia eshte vendi i fundit ku dikush mund te projektoj endrra, pasione, te ardhme….Sepse eshte vendi ku mjafton nje fraksion sekondi dhe gjithcka mund te shkerrmoqet…. Sapo parkojme makinen dhe dalim per te levizur, ne zemer te Tiranes, ne mes te dites, tek lagjia pas Myslym Shyrit, tek kembet tona gjendemi ne mes te nje bresherie armesh dhe plumbash te nje grupi te madh burrash, qe gjemonin njeri tjetrin….Skena qe edhe ne filmat e Juck Norris do i kishin zili….Njerez te terrorizuar qe nuk kuptonin se cfare po ndodhte teksa shikonin njerez te armatosur qe vraponin dhe qellonin….Si perfundim, u kuptua qe ishin forcat e policise te antidroges te veshur civil, qe arrestuan dy trafikant droge pasi kishin terrorizuar gjysmen e lagjes…Gjithcka neper kembet e njerzve ne dite me diell…. A eshte ky vendi qe duam te jetojme?! A eshte normale kjo situate?! A mund te projektosh nje te ardhme ne kete vend?! Dhe mos e banalizoni me politike dhe parti politike, se e kemi pare 25 vite, qe nje mut jane te gjitha dhe prandaj kemi perfunduar si Kolumbi ne mes te Evropes!!!
Flet fituesi i “Big Brother”, si u gjenda në mes të plumbave te “Myslym Shyri” Read More »