Problematika

Vjedhja më e madhe nga thesari i shtetit në Shqipëri!

[sgmb id=”1″]

Policia e Shqipërisë para shtatë vite, konkretisht në vitin 2000, ka zbuluar se në thesarin e shtetit në vitin 1997 dhe në 1998 ishin vjedhur sasi të mëdha ari në vlerën 2.8 milionë dollarë.

Po në këtë ditë Policia e Shqipërisë kishte arrestuar disa persona, banorë të Kërrabës, që kishin kryer vjedhjen.

Vjedhja më e madhe nga thesari i shtetit në Shqipëri! Read More »

Nëse i keni këto dhimbje, dijeni se po ua shkakton telefoni!

[sgmb id=”1″]

Vertikalizimi i vertebrave

Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm.

Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’.

Është e vërtetë që zhvillimi i teknologjisë krijon nevojën dhe dëshirën për të qenë gjithmonë i përditësuar me të rejat më të fundit, mirëpo kjo po kthehet në një rrezik të vërtetë për shëndetin.

Një studim i kohëve të fundit tregon që përdorimi i aparateve smartphone është bërë vërtet shqetësues: 79% e popullsisë mes moshës 18 dhe 44 vjeç e përdor telefonin celular pothuajse gjatë gjithë kohës, me vetëm 2 orë pushim në ditë. Ndërsa, sipas fizioterapistes Juliana Balla, veprimi që shkakton problemet është pikërisht animi që i bëjmë kokës për ta patur më të lehtë përdorimin, shkruan Gazeta Mapo.

“Kur ky pozicion mbahet për një kohë të gjatë, përdoruesit mund të kenë dhimbje shpatulle, qafe dhe dhimbje të forta koke. Këto quhen ndryshe probleme muskolo-skeletike dhe telefonat janë duke u kthyer në një problem të përhershëm. Nëse ju e mbani kokën ulur për të lexuar në ekranin e telefonit, në trupin tuaj ndodh ndërkohë ‘vertikalizimi i vertebrave’. Pra qafa humbet harkun e saj natyral. Një gjë e tillë krijon tension të tepruar në shpatulla dhe qafë”- vijon shpjegimin Balla.

Pasojat shfaqen tek shumica e përdoruesve, por janë më të theksuara tek ata që qëndrojnë përpara kompjuterit.

Por si mund t’i parandalojmë këto deformime?

Ja disa këshilla të thjeshta të cilat mund t’i ndiqni për të shmangur pasojat:

1. Shkruani mesazhe të shkurtra. Gjeni kohë për të pushuar duart dhe pjesët e tjera të trupit nga pozicionet e detyruara. Kur jeni duke kryer një bisedë të gjatë telefonike, kalojeni telefonin nga një dorë në tjetrën.

2. Mbajeni telefonin tuaj celular në nivelin e syve sa më shumë të jetë e mundur. E njëjta gjë vlen për të gjitha ekranet. Kompjuterët laptopë dhe tabletë duhet të jenë të pozicionuar në mënyrë të atillë që ekrani të jetë në nivelin e syve dhe ju nuk duhet të shikoni poshtë për ta parë atë, shkruan Anabel. Nëse punoni ne zyrë, pozicionojeni ekranin e kompjuterit në mënyrë të tillë që koka dhe shpatullat të jenë në një linjë.

3. Përdoreni pajisjen me zgjuarsi. Shmangni mbajtjen e telefonin mes qafës dhe shpatullave kur bisedoni.

4. Shihni të paktën 20 metra larg çdo 20 minuta për të rifokusuar sytë tuaj. Kijeni parasysh zgjedhjen e një ekrani më të madh që redukton rrezikun e lodhjes së syve.

5. Për të parandaluar dëme, si për veten, ashtu edhe për të tjerët, bëni kujdes kur jeni në timon ose ecni në rrugë.

Është e rëndësishme që në përditshmërinë tuaj të keni dhe një program ushtrimor për të forcuar këta muskuj. Një ndihmë për ata njerëz që vuajnë nga dhimbja kronike, do ishte dhe një konsultë me fizioterapistin. Ata mund t’ju ofrojnë terapi manuale dhe fizike për lehtësimin e tyre.

Nëse i keni këto dhimbje, dijeni se po ua shkakton telefoni! Read More »

VIDHTE NË SHTËPITË E DURRËSIT, ARRESTOHET!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve një 35-vjeçar nga Durrësi, i vënë në kërkim nga policia, është arrestuar nga efektivët e rendit të qytetit bregdetar.

Shtetasi Afrim Idic 35 vjeç, i cili akuzohet si autor i tre vjedhjeve në lagjet nr.11, 13 dhe 14 të qytetit të Durrësit.

Pas hetimeve të ndërmarra nga policia rezulton se shtetasi i mësipërm dyshohet si autor i vjedhjeve të mëposhtme:

1.Më datë 11.04.2017, në lagjen Nr. 11 dyshohet se ka vjedhur 5 000  lekë në lokalin, Internet – kafe  më pronësi të shtetasit F.I. 26 vjeç, banues në Durrës.

  1. Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur 1 000 lekë më banesën e shtetases M.B. 63 vjeçe.

3.Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr. 14, dyshohet se ka vjedhur një aparat telefoni celular në banesën e shtetases V.K. 46 vjeçe.

Ajo që bie në sy është fakti se Idic ose ka qëlluar i pafat, pasi në shtëpitë dhe bizneset e vjedhura nuk ka gjetur shuma të mëdha lekësh ose objekte me vlerë, ose ai kufizohej vetëm në vjedhjen e “çikërrimave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.

VIDHTE NË SHTËPITË E DURRËSIT, ARRESTOHET! Read More »

VRET VETEN ME PISTOLETË, LETËR-AMANET FAMILJARËVE!

[sgmb id=”1″]

Një 57-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në fshatin Pinet të Ndroqit. Policia e Tiranës bën me dije se është njoftuar përmes një telefonate, gjatë ditës së djeshme, rreth orës 22:20, se S.A ishte i pajetë në banesë.

Nga këqyrja në banesë, policia gjeti një pistoletë TT me 1 krehër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54”. Policia gjeti edhe një letër ku i ndjeri kishte shkruar disa amanete për familjarët.

Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, policia thotë se 57-vjeçari ka kryer akt vetëflijimi.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

VRET VETEN ME PISTOLETË, LETËR-AMANET FAMILJARËVE! Read More »

SI TA ULNI TENSIONIN NË MËNYRË NATYRALE!

[sgmb id=”1″]

Shkencëtarët nga Universiteti Herfordshire, në Britani, kanë zbuluar se kremi i magnezit mund të përdoret potencialisht si alternativë apo si shtesë e ilaçeve për të luftuar një nga problemet më të mëdha të shëndetit, siç është tensioni i lartë.

Studimi i parë mbi efektin e kremit të magnezit tek njerëzit është publikuar në revistën Plos One. Ky studim është hapi i parë që tregon se kremi i magnezit që aplikohet nëpërmjet lëkurës, mund të jetë një shtesë e mirë apo një alternative e ilaçeve që merren nga goja, për të luftuar problemin që lidhet me nivelin e ulët të magnezit, përfshi edhe funksionin e dobët të imunitetit. Ajo mund të jetë një alternativë e mirë për njerëzit që kanë vështirësi të marrin ilaçe.

Për njerëzit që kanë probleme me tensionin e gjakut, sistemin imunitar, kardiovaskular dhe sindromën metabolike rekomandohet që të rrisin nivelet e magnezit në dietë ose të marrin suplemente të këtij minerali.

Një alternativë për njerëzit që kanë vështirësi në marrjen e ilaçeve mund të jetë aplikimi I vajrave të magnezit ose kremit që absorbohet nëpërmjet lëkurës.

SI TA ULNI TENSIONIN NË MËNYRË NATYRALE! Read More »

POLICIA ARRESTOI 3 PERSONA ME FIDANË KANABISI, ARRATISET KRYEPLAKU I PLANIT!

[sgmb id=”1″]

Shkodër

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “TEBREG”

Asgjesohen 502 fidanë Cannabis Sativa, si dhe rreth 2,5 kg lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.

Arrestohen në flagrancë 3 persona.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë, Administratori i Njësisë Administrative Pult, Shkodër.

Shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit Plan.

Me datë 28.04.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u finalizua me sukses operacioni i koduar “TEBREG”, ku mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, wshtw ushtruar kontroll territori në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, në lagjen Tebreg dhe në territorin përreth.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. M, 74 vjeç, banues në fshatin Plan Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

T. K, 72 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

L. K, 21 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të parashikuara nga nenet 283 e 284 të Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesave së shtetasve Tom Kronaj dhe Marash Mani, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 qese plastmasi ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Canabis Sativa me peshë rreth 2.5 kg, si dhe në faqen e kodrës pranë këtyre banesave janë gjetur dhe asgjësuar me zjarr, 402 fidanë dhe 80 rrënjë bimë narkotike e llojit Canabis Sativa.

Në lidhje me këtë rast, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, shtetasi:

T. M, 61 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” Shkodër, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Pult, Shkodër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim policor për shtetasin:

P. Rr, 43 vjeç, banues në fshatin Plan, Shkodër, me detyrë kryeplak në fshatin Plan, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, e parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Fotografia e Policia e Shtetit

Fotografia e Policia e Shtetit

POLICIA ARRESTOI 3 PERSONA ME FIDANË KANABISI, ARRATISET KRYEPLAKU I PLANIT! Read More »

QËLLOI ME BRESHËRI NDAJ SHTËPISË, IDENTIFIKOHET!

[sgmb id=”1″]

Më datë 28.04.2017, rreth orës 21:30, në rrugën “Ali Beqja” në Manëz, ka qëlluar me armë zjarri automatik në ajër dhe me pas është larguar.

Nga kqyerja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 gëzhoja mod-56, kaliber 7.62mm.

Policia e Durrësit po punon për kapjen e shtetasit I. A., 25 vjeç, banues në Manëz, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe e municioni” dhe” Prishja e qetësisë publike” parashikuar në nenet 278/4 dhe 274 të Kodit Penal.

QËLLOI ME BRESHËRI NDAJ SHTËPISË, IDENTIFIKOHET! Read More »

VLORË, SEKUESTROHEN 37 KG LËNDË NARKOTIKE E DYSHUAR CANNABIS SATIVA!

[sgmb id=”1″]

Vlorë

Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar “BEDROOM” !

Sekuestrohen 37 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, në një banesë.

Kapet autori, shpallet në kërkim bashkëpunëtori !

Arrestohet në flagrancë pronari i banesës, shtetasi:

B. G., 20 vjeç, banues në Vlorë.

Si rezultat i një pune hetimore disa ditore, Policia e Vlorës ka bërë të mundur zhvillimin këtij operacioni mbi bazën e të cilit është bërë gjetja dhe sekuestrimi i një sasie me lëndë narktotike në banesën e shtetasit të mësipërm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Grabovaj, në lagjen “1 Maji”, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 37 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe shtetasi:
N.G., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” e parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

VLORË, SEKUESTROHEN 37 KG LËNDË NARKOTIKE E DYSHUAR CANNABIS SATIVA! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com