Problematika

Akuzohet per kultivim kanabisi.Arrestohet 68 vjecari!

[sgmb id=”1″]

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 68-vjeçar nga Shkodra, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

 “Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër, në lagjen Markol, fshati Sheldi, në një parcelë në pronësi të shtetasit Xhemal Murati, u gjetën të kultivuara dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 fidanë bimë narkotike të dyshuara Canabis Sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xhemal Murati, 68 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër”, sqaron policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Akuzohet per kultivim kanabisi.Arrestohet 68 vjecari! Read More »

Finalizohet me sukses operacioni masiv anti-droge i koduar”BOGOVA”.Sekuestrohen droge dhe arme zjarri!

[sgmb id=”1″]

Skrapar-Berat Finalizohet me sukses operacioni masiv antidrogë i koduar “BOGOVA”

Sekuestrohen rreth 1888 kg marijuhanë dhe 3 armë zjarri Arrestohet në flagrancë 1 nga autorët e dyshuar si dhe shpallen në kërkim 3 autorë të tjerë.

Në vijim të informacionit për operacionin masiv antidrogë të koduar “BOGOVA” , në bazë të një pune të mirëfilltë hetimore informojmë se: Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në disa banesa në fshatin Përparim kishte lëndë narkotike, është organizuar dhe finalizuar operacioni masiv antidrogë “Bogova”.

Si rezultat i operacionit, n ë fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg. Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z (i shpallur në kërkim) janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.

Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z (i shpallur në kërkim) është gjetur një sasi prej 5 kg. Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur “Lëmi” 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg. Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar në total është 1888 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithashtu 3 armë zjarri dhe 40 fishekë.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar në flagrancë shtetasi: Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar.

Si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë, konkretisht: F.B 50 vjeç, banues në Përmet, ( pronari i kamionit) M.Z 80 vjeç, banues në Durrës; V.Z 62 vjeç, banues në Durrës; Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.

Finalizohet me sukses operacioni masiv anti-droge i koduar”BOGOVA”.Sekuestrohen droge dhe arme zjarri! Read More »

Arrestohet nga uniformat blu shperndaresi i droges!

[sgmb id=”1″]

Diten e sotme një shpërndarës droge është kapur në lagjen “Kastriot” të Fierit me 10 doza lëndë narkotike kanabis. Ai quhet Ardit Gini, 26 vjeçe, banor në lagjen 8 shkurti.

Policia e Fierit e arrestoi në flagrancë dje dhe gjatë kontrollit i zbuloi doza që ishin të presuara në formë çokollate.

Gjini do të akuzohet për  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Arrestohet nga uniformat blu shperndaresi i droges! Read More »

Haradinaj: Ju njoh me të kaluarën e errët te Vuçiç!

[sgmb id=”1″]

Aleksander Vuçiç është president i Serbisë, ishte edhe kryeministër i saj dhe lider i një partie që quhet Progresiste, por s’ka qenë gjithmonë kështu.

Vuçiç i takonte dikur Partisë Radikale të serbëve të themeluar nga Vojislav Sheshel.

Por, përveç përkrahës i Sheshelit, Vuçiq ka qenë përkrahës i madh edhe i të akuzuarit për krime lufte nga Gjykata e Hagës, Ratko Mlladiq.

E këtë ia përmendi sot edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Gllogjani, ku u kthye pas katër muajsh për shkak të ndalimit të tij në Francë me fletarrest të Serbisë, pohoi se Vuçiq ishte përkrahës i njeriut që projektoi masakrën e  Srebrenicës – ku u masakruan më shumë se tetë mijë boshnjakë.

“Unë e mbaj mend këtë Vuçiq-in, ngjitke postera të Mladiq-it nëpër rrugët e Beogradit. E Mladiqi është arkitekti i masakrës së Srebrenicës”, tha Haradinaj.

Haradinaj: Ju njoh me të kaluarën e errët te Vuçiç! Read More »

Gjendet nje person i plagosur.Policia nis hetimet!

[sgmb id=”1″]

Një person është gjetur i plagosur në rrugë mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.

Mësohet se i plagosur është dërguar nga ana e policisë në spital dhe ndodhet ashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Gjendet nje person i plagosur.Policia nis hetimet! Read More »

E tmerrshme:Vret qenin me sopate ne mes te qytetit!

[sgmb id=”1″]

Një video e tmerrshme që shpërndahet në rrjetet sociale ku shihet një qen i ngordhur, i rrethuar me shumë gjak.

Aktori Visar Vishka ka shkruar ”Rri në kafe, vjen një manjak me sëpatë dhe me gjakftohtësi e mbyt qenin që ishte i shtrirë në tokë.”

Të pranishmit ishin të shqetësuar shumë nga kjo pamje.

 

E tmerrshme:Vret qenin me sopate ne mes te qytetit! Read More »

Si po “zhduken” të rinjtë shqiptarë në Britani?

[sgmb id=”1″]

“Ju lutem ma hiqni foton dhe njoftimin  sepse nuk jam i zhdukur, por jam i detyruar të dal në të zezë pasi kam mbushur 18 vjeç dhe s’kam pas shans për letra”. Ishte kjo kërkesa krejt e sinqertë e një të riu shqiptar, i cili kishte parë veten në funpage të The Albanian pas kërkesës së ardhur nga Metropolitan Police & Missing Person.

Rasti i telefonuesit “zyrtarisht” të humbur,  nuk është i vetmi, por është krijuar një galeri e tërë me emra  të rinjsh shqiptarë rreth të 18-ave, që rezultojnë në listat e Missing Person (personave të humbur).  Janë kategoria e atyre shqiptarëve që “si fëmijë të pashoqëruar”,  patën fatin të përfitojnë nga sistemi duke qëndruar deri në kohën kur troket mosha limit 18, kur nuk mund të mbrohet më dhe  kthimi në mëmëdhe mbetet  një procedurë.

Afrimi i moshës kritike 18-vjeçare nuk lë asnjë alternativë përveçse “daljes në të zezë” për këta të rinj të shumtë në numër, për të cilët fillon një kalvar i madh i vuajtje, mbijetese.

Në bazë të ligjeve britanike ata nuk mund të marrin një shtëpi/dhomë  me qera në rast se nuk kanë ndonjë dokument/leje qëndrimi. Nuk kanë asnjë mundësi ligjore  të punësohen duke u konsideruar si emigrantë të paligjshëm të cilët duhen riatdhesuar.

Mjerisht, në kushtet e mbijetesës, këta të rinj mbetet “viktima të lehta” të krimit dhe afërmendsh kronikat e zeza duket nuk kanë të mbaruar…

Burgjet e Britanisë po mbushen me shqiptarë…

Mbetet një elegji e pashkruar për ata mërgimtarë që sakrifikojnë rininë e tyre, në kërkim të një jetë më të mirë, apo qoftë duke i ndihmuar familjet e tyre në mëmëdhe, ku riatdhesimi nuk është një dramë me borxhin e madh të rrugës mbi supet e tyre të brishta (bileta e Lamanshit i kalon 10 000 euro, madje e reklamuar lehtësisht nëpër rrjete sociale), është më shumë se një ëndërr e këputur në mes.

Ish-ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kërkoi riatdhesimin e menjëhershëm të tyre, kërkesë që u përsërit nga zv/Ministrja e Brendshme Gjebrea në takimet në Londër.

Jetimë të përhumbur, ku mbrojtja nga shteti amë mbetet perceptim që të ngre nervat, që u “konfirmua” qartësisht me aktin më sublim, “një vetëvrasje live” që fatmirësisht nuk përfundoi në tragjedi. Mbase shumëkujt i kujtohet ky akt që ndërmori një emigrant shqiptar në Belgjikë, të paktën kronikat e asaj dite u mbushën me lajmin e tij se “qëlloi veten Live” ku kryetheksi ishte se Ambasada shqiptare nuk e kishte ndihmuar. (e “ç” pastaj?!!!)

Deri më sot nuk kemi parë ndonjë diplomat, zyrtar, (pra shërbyes-hyzmetar që paguhet me taksat e qytetarëve shqiptarë) që nga ajo ambasadë e deri në Ministrinë e Punëve të Jashtme që të ketë reaguar.

Nuk pamë që dikush të jetë shkarkuar dhe si sistem rrokopujë gjithçka harrohet pas tre ditësh (më e shumta) duke bërë që “lëkura emigratore” të trashet sa t’i përshtatet mbijetesës.

Për shtatë palë qejfe Ministri i Jashtëm apo ministria e deri tek pastruesja e ambasadës vazhdojnë “misionin” që nga fushatat elektorale e deri tek bjerrja e kohës në ambasadë në rrjetet sociale…

Ka ndonjë që mund t’i kujtohet Samiti i Diasporës? Më shumë aktivitete dhe angazhim ka një OJQ si Germin se i gjithë shteti shqiptar, për një fakt të thjesht se mërgimtarët nuk janë votues, dhe si të tillë janë të parëndësishëm…

Nuk është çudi që thuajse “koviktorët e ambasadave” siç i pati cilësuar dikur Ministri i Jashtëm, nuk dijnë se çfarë detyre kanë dhe përveç sektorit konsullor, për qamet nuk del ndonjë lajm nga andej, megjithë stisjet e mundimshme që bëhen, ku në rastet më të mirë futen tek tek kategoria e gjërave që duhen bërë.

Madje së fundi kemi parë një “fushatë” nga ato live të ambasadave shqiptare nëpër botë për shërbimet online, ku nuk të bën përshtypje numri i ndjekësve që bie fjala shkon deri në gishtat e njërës dorë, sesa tjerrja teatrale që mundohen t’i bëhet këtij shërbimi kaq normal, sa një blerje online.

Nuk është ë “përgjegjësia” ligjore që shpërfillet për të ndihmuar “të humburit”, “të zhdukurit” por mungesa e shpresës që dikush do kujtohet, dikujt do i bjerë ndërmend se është detyrim kushtetues mbrojtja e interesave të shqiptarëve në mërgim, dhe se duhet bërë më shumë sesa ngritjen e një telefoni që bie papushim, që diplomacia është më shumë se një vend pune, ndonëse “konviktorët” (fjalor i huazuar nga Ministri i Jashtëm)  janë vetë në mbijetesë për veten e tyre me 20 euro në ditë…(por të paktën çoç shkollojnë ndonjë fëmijë, çoç bëjnë ndonjë gjë për veten)

E mbase as që u bie ndërmend se shumë  mërgimtarë në botë mund të jenë afër aktit tragjik të ndërmarrë nga ai shqiptari i Belgjikës, aq më tepër që shqiptarët e Britanisë në rastin më të mirë vazhdojnë të zhduken…

Si po “zhduken” të rinjtë shqiptarë në Britani? Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com