Problematika

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar mjete të blinduara në vijën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë !

[sgmb id=”1″]

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar mjete të blinduara në vijën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë në një demonstrim force për të dekurajuar përleshjet mes forcave turke dhe kryengritësve kurdë të Sirisë.

Kjo masë u ndërmor në një kohë kur Presidenti turk Recep Taip Erdogan ka kërcënuar të kryejë operacione të reja kundër ekstremistëve kurdë në Irak dhe Siri, duke paralajmëruar Shtetet e Bashkuara t’i japin fund mbështetjes për grupe të tilla.

Amerika mbështet nga ajri dhe në forma të tjera operacionet e forcave kurde që luftojnë kundër Shtetit Islamil, shkruan VOA.

Turqia i konsideron forcat kurde të Sirisë si një grup i lidhur me kryengritjen kurde në Turqi dhe gjatë ditëve të fundit i ka sulmuar nga ajri.

Për këtë arsye forcat amerikane janë angazhuar në patrullimin e vijës kufitare në këtë zonë të tensionuar mes Sirisë dhe Turqisë

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar mjete të blinduara në vijën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë ! Read More »

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”!

[sgmb id=”1″]

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Policia e Shtetit dhe Akademia e Sigurisë në bashkëpunim me përfaqësinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, Fakultetin e Shkencave Sociale, Institutin e Policisë Shkencore, Institutin e Mjekësisë Ligjore si dhe repartin e Toksikologjise të QSUT, organizuan Konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, Zv/ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme Znj. Elona Gjebrea, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj, përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Dr. Nazira Artykova si dhe përfaqësues të institucioneve përkatëse, referues në këtë Konferencë.

Në fjalën e tij Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Drejtues i Lartë Bilbil Memaj theksoi se fenomeni i Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është problem vetëm i shoqërisë sonë, por i kalon kufijtë duke u bërë një problem global, ndaj konferenca e sotme dhe studimi i përgatitur janë një vlerë e shtuar në ndihmë të Policisë së Shtetit për frenimin e këtij fenomeni.

Bilbil Memaj:

Më lejoni që në emër të Akademisë së Sigurisë t’ju përshëndes të gjithëve dhe t’ju uroj mirëseardhjen në konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja” organizuar dhe përgatitur nga Akademia e Sigurisë dhe Policia e Shtetit.

Depresioni dhe vetëvrasja është një problem global ndaj Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë përgatiti këtë studim për të dhënë ndihmesën e vetë në frenimin dhe në parandalimin e këtij fenomeni që po merr përmasa të mëdha në shoqërinë tonë.

Për të bërë të mundur këtë studim grupi i punës i Qendrës Studimore dhe Shkencore të Akademisë së Sigurisë u ndihmua nga disa institucione të tjera si: Insituti i Shëndetit Publik, Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, Instituti i Mjekësisë, Laboratori Qendor i Kriminalistikës, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Fakulteti i Mjekësisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilën në mënyrë të veçantë e falenderojmë për bashkëpunim, shoqëria “Albsig” dhe kompania “Security Pelican”.

I falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë bashkëpunëtorët për ndihmën e dhënë pasi ky studim nuk i përket vetëm Policisë, nuk i përket Akademisë po i përket mbarë shoqërisë.

Ndaj më lejoni që dhe një herë t’iu falenderoj për pjesëmarrjen dhe ta deklaroj të hapur konferencën “Depresioni dhe Vetëvrasja”.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, theksoi rëndësinë që ka ky studim në rastet e trajtimit të këtij fenomeni, duke vënë në pah se konferenca e sotme do të ndihmojë në mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit si dhe do të japë rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave për parandalimin e kësaj dukurie.

Çako:

Përshëndetje të gjithëve.

Një falenderim të veçantë për të gjithë miqtë tanë që ndodhen sot në këtë konferencë sa të rëndësishme dhe të veçantë, për partnerët tanë strategjikë dhe të kudondodhur në punët tona dhe për Dr. Artykova përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të nderuar pjesëmarrës.

Së pari do të doja të falenderoja edhe studiuesit, Akademinë e Sigurisë, Komitetin Organizator, Komitetin Shkencor dhe koordinatorët e konferencës për organizimin dhe mundësimin e këtij aktiviteti shkencor, që trajton një prej problemeve më të mprehta me të cilat përballet sot jo vetëm shoqëria Shqiptare.

Ky problem delikat dhe me ndjeshmëri të gjerë kombëtare e kapërcen kufirin e Shqipërisë dhe gjendet i shpërndarë në mënyrë globale.

Megjithëse tre vitet e fundit në vendin tonë ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, gjithsesi ky numër mbetet i lartë.

Vetëm vitin e fundit janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje.

Nisur nga përmasat e fenomenit përballja e vazhdueshme dhe vëmendja e strukturave policore në të, përballja e vetë shoqërisë Shqiptare me raste të tilla si dhe nga mungesa e studimeve të mirëfillta në këtë fushë u propozua dhe u realizua nga Qendra Kërkimore Shkencore e Akademisë së Sigurisë një studim mbi depresionin dhe vetëvrasjen, i cili nëpërmjet kumtesave do të prezantohet përpara këtij auditori të nderuar.

Kjo konferencë është organizuar me qëllim mbledhjen, përpunimin dhe zhvillimin e mendimit të kualifikuar shkencor si dhe eksplorimin në thellësi, trajtimin në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të dukurisë së vetëvrasjes, të tendencës së saj sidomos në 10-vjeçarin e fundit analizën shumë dimensionale të kësaj dukurie për të evidentuar problematikat faktorët që e nxisin e mundësojnë e që krijojnë terren për zhvillimin e saj, ndikimin e tyre në fushën e sigurisë si dhe për dhënien e rekomandimeve për hartimin e politikave për parandalimin e reduktimit të kësaj dukurie.

Kontributi i kësaj konference do të ndihmojë për një njohje më të thellë të fenomenit dhe një qasje shkencore për trajtimin.

Shpresojmë që përmes një analizë të thellë, të integruar dhe sintetike kjo konferencë të bëjë një skanim të plotë të fenomenit duke filluar nga viti 1945.

Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta.

Gjetjet interesante të studimeve që do të prezantohen në këtë konferencë do të na ndihmojnë për të përcaktuar hapat dhe masat që duhen ndërmarrë për parandalimin e saj, me synim sensibilizimin e institucioneve përgjegjës për hartimin e një strategjie kombëtare për parandalimin e kësaj dukurie.

Kjo i shërben edhe punës si institucion Policisë, për monitorimin dhe institucionalizimin e bashkëpunimit me aktorë të tjerë shkencore dhe jo shtetërorë, grupe potenciale të rrezikuara nga kjo dukuri si dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Duke uruar që institucionet pjesëmarrëse të gjenden përsëri bashkë në këtë bashkëpunim shkencor të mëtejshëm, uroj që punimet e kësaj konference të sjellin rezultate pozitive nëpërmjet përfundimeve dhe rekomandimeve të saj për të ardhmen . I uroj konferencës punë të mbarë.

Në vijim të konferencës, Zv/ministrja e Punëve të Brendshme, znj. Elona Gjebrea theksoi rëndësinë e kësaj konference e cila organizohet për herë të parë në vendin tonë duke nënvizuar se çështja e fenomenit të Depresionit dhe Vetëvrasjes nuk është një çështje vetëm e Evropës por ka një shtrirje akoma edhe më të gjerë në Ballkan dhe në Shqipëri.

 

Konferencë Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja”! Read More »

Godet me thikë 60 vjeçarin, arrestohet i sëmuri mendor!

[sgmb id=”1″]

Një 60 vjeçar është qëlluar me thikë në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.15 të qytetit të Korçës, ku ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale R/Z, i cili ka përfunduar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

”Nga hetimet paraprake rezulton se autori i kësaj ngjarje është shtetasi D.M, banues në lagjen nr 16, i evidentuar nga ana jonë si shtetas me probleme mendore. D.M pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij.

Falë negociatave të kryera nga shërbimet policore, ky i fundit është vetëdorëzuar dhe po shoqërohet në ambientet e Komisariatit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, sqaron policia e Shqipërisë.

Gjatë këqyrjes së banesës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika me të cilën D.M kishte goditur shtetasin R.Z. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Godet me thikë 60 vjeçarin, arrestohet i sëmuri mendor! Read More »

Kerkohet nga Italia per trafik droge”Arrestohet ne Kakavije!

[sgmb id=”1″]

Sipas burimeve një i ri është vënë në pranga në doganën e Kakavijës, pasi është sjellë nga policia greke si i deportuar. 30-vjeçari me inicialet E. Ç., nga Laçi ishte i shpallur në kërkim nga Italia dhe për këtë arsye ai kishte tentuar të fshihej në Greqi.

Gjatë kontrollit në doganë është zbuluar se ai ishte i kërkuar me ‘kartelë të kuqe’ për organizatë kriminale dhe trafik droge në shtëtin Italian.

“E. Ç, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arresti më datë 21 korrik 2015 për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg”, thanë burime zyrtare nga policia.

Kerkohet nga Italia per trafik droge”Arrestohet ne Kakavije! Read More »

Gjendet ne bregdetin Shqiptar tjeter sasi droge!

[sgmb id=”1″]

Burime nga policia thanë se një thes me 20 kilogramë kanabis sativa është gjetur në bregdetin e Kallmit, rreth orës 16:20 minuta të dy ditë më parë.

Policia shprehet se pas gjetjes, thesin e ka dërguar në drejtorinë e Durrësit për të gjetur peshën e saktë.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur kjo sasi droge, të jetë hedhur nga ndonjë anije, apo më keq të jetë mbytur ndonjë gomone dhe kjo është vetëm një pjesë e sasisë së drogës që ishte ngarkuar.

Nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me këtë sasi lënde narkotike.

Gjendet ne bregdetin Shqiptar tjeter sasi droge! Read More »

The Economist Intelligence Unit:Reforma ne drejtesi i hap rrugen antarsimit!

[sgmb id=”1″]

Ekonomia jonë ka tregues pozitivë që po vijnë gjithnjë e në rritje. Këtë gjë e ka shprhur  The Economist Intelligence Unit, në raportin për Shqipërinë në tremujorin e parë 2017.

Ajo vlerëson suksesin e reformave të ekonomisë shqiptare, të reflektuara në shifrat tejet pozitive të treguesve kryesorë ekonomikë.

Duke e vënë theksin tek rëndësia e zbatimit të Reformës në Drejtësi, raporti vlerëson se hapi tjetër menjëherë pas fillimit të zbatimit të saj, është hapja e negociatave per anëtaresimin ne BE.

“Po kështu, duke theksuar nevojën e vendit për vazhdimin e rrugës së nisur të reformave nga kjo qeveri edhe pas 18 qershorit, krahas vazhdimit të konsolidimit fiskal, EIU vlerëson se periudha afatshkurtër në vijim, do të njohë përshpejtim të rritjes ekonomike si dhe ulje të mëtejshme të borxhit publik dhe deficitit fiskal”, u shpreh Ministri Ekonomisë Arben Ahmetaj.

The Economist Intelligence Unit:Reforma ne drejtesi i hap rrugen antarsimit! Read More »

Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike !

[sgmb id=”1″]Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llambave elektrike. Janë sekuestruar baza materiale dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

 

Policia e Vlorës ka konstatuar një ambient që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike ! Read More »

Zbardhet ngjarja,ja se si deputeti i PS qelloi me arme gjate sherrit!

[sgmb id=”1″]

Eshte zbardhur vendimi i gjykatës që dënoi deputetin e PS-së, Vladimir Kosta me gjobë për armëmbajtje pa leje.

Për këtë vendim është folur gjatë deri te heqja e mandatit të deputetit. Vetë ai nuk ka dhënë më parë detaje për ngjarjen duke thënë se e kishte harruar.

Mirëpo, sipas vendimit të gjykatës, të siguruar nga “Panorama”, mësohet se Vladimir Kosta nuk është kapur rastësisht nga forcat e rendit.

Ai ka patur një sherr me një shtetas tjetër në vitin 1999, kur ishte tregtar. Shtetasi Edmond Topi i ka zënë rrugën me automjetin e tij Vladimir Kostës dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Më pas, Kosta ka nxjerrë armën duke qëlluar në ajër dhe një nga plumbat ka rënë në mjetin e Topit. Këtë fakt e ka pranuar edhe Kosta në gjykatë.

Zbardhet ngjarja,ja se si deputeti i PS qelloi me arme gjate sherrit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com