I shkon në takim me shpresën për të krijuar një lidhje të re, por bie pre e mashtrimit. Një vajzë nga Tirana ka denoncuar një djalë, të cilin e kishte njohur nëpërmjet rrjetit social Facebook, por që në takimin e parë provoi shijen e mashtrimit.
Redi Hatia është dënuar me 1 milion lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit.
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Hatia, pasi ishte njohur me vajzën e kishte ftuar një mbrëmje, rreth orës 22:00, për kafe, shkruan Top Channel.
Vajza shkoi në takim së bashku me një shoqen e saj. Por mjaftuan më pak se 10 minuta që i riu Hatia të vinte në zbatim planin e tij.
Në bisedë e sipër ai i kërkoi vajzës telefonin celular me preteksin se do të pyeste të ëmën, të cilën e kishte sëmurë dhe se telefonin e tij e kishte humbur atë ditë.
Vajza, në mirëbesim i dha celularin e saj dhe riu, pasi doli nga lokali u zhduk së bashku me telefonin. Pas pritjes së gjatë, vajza doli jashtë lokalit, por nuk pa asnjë gjurmë të djalit që e takoi vetëm për disa minuta.
Ajo tentoi të telefonte numrin e saj me celularin e shoqes, por telefoni i dilte i fikur. Pas kësaj, ajo denoncoi djalin që kishte njohur dhe policia e gjeti atë më vonë së bashku me celularin.
Pas ndalimit ai u detyrua t’ia kthente celularin vajzës, por ky veprim i kushtoi as më shumë e as më pak, por plot 1 milion lekë të vjetra gjobë.
Një shqiptar pa vendbanim të qëndrueshëm në Britani ka lajmëruar familjen e tij në Shqipëri nëpërmjet telefonit se ishte punësuar si “kopshtar” në një fermë në Middlesbrough.
Në fakt, i riu shqiptar po punonte në një kopsht kanabisi, vlera e të cilit kap shifrën e 100 mijë paundve.
Daniel Docaj tashmë është dënuar me 12 muaj burgim pasi u shpall fajtor për prodhimin e kanabisit midis 1 janarit dhe 24 marsit të këtij viti. Pas dënimit do të dëbohet.
“Teesside Crown Court” tha se Daniel Docaj kishte telefonuar nga një kafene e kryeqytetit britanik se një burri i kishte ofruar punën në fermën e kanabisit në Heythorp Drive, Acklam, Middlesbrough.
23 vjeçari kishte qëndruar gjashtë javë në këtë “fermë”, ndërsa u kap nga policia mëngjesin e 23 marsit.
Prokurori Jolyon Perks i tha gjykatës se Docaj ishte në gjumë në një krevat në kuzhinën e pronës, e cila ishte dhoma e vetme që nuk përmbante bimë kanabisi që po rriteshin.
Në pesë dhoma të tjera kishte 195 bimë, me vlerë 107,260 paund nëse do të shitej në tregun me pakicë në rrugë.
Docaj, i cili përdorte dy emra dhe nuk kishte dënime të mëparshme, tha se atij i ishte paguar 500 paund deri më tani dhe atij iu lejua të vinte dhe të dilte nga prona siç dëshironte. Ai gjithashtu furnizohej me ushqime.
Perks tha: “Ishte një operacion tregtar i aftë për të prodhuar sasi të konsiderueshme të kanabisit”.
“Ai tha se ishte plotësisht i vetëdijshëm për operacionin dhe ai ishte paguar 500 euro për të marrë pjesë”, shtoi ai.
Bimët sipas prokurorit ishin 195 cm të gjata.
Gjykatësi urdhëroi shkatërrimin e kanabisit dhe pajisjeve.
Presidenti në largim i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, në një takim me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka thënë se Serbia është e interesuar për vazhdim të dialogut me Kosovën. Nikoliç më tej ka thënë se përpjekjet e Serbisë që Kosova, sipas tij, “të mos bëhet shtet” janë të suksesshme përderisa UNMIK-u e kryen punën e tij si më parë, që nënkupton neutralitetin ndaj statusit të Kosovës, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.
“Serbia është e përkushtuar për dialog midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, na shqetësojnë qëllimet e dukshme të disa politikanëve shqiptarë për të krijuar Shqipërinë e Madhe.
Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duhet të bëjnë asnjë lëshim, dhe në këtë mënyrë provokojnë dhe kërcënojnë, gabojnë shumë. Jemi të gatshëm t’u japim shqiptarëve në Kosovë, aq sa merr Asociacioni i komunave serbe, dhe përtej kësaj nuk mund të shkojmë”, ka deklaruar Nikoliç.
Detaje të reja dalin në dritë pas arrestimit të punonjësit të policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë, i cili akuzohet se vodhi celularin nga makina e një viktime.
Mësohet se celulari i përket studentes së mjekësisë Jonisa Toromani, 23 vjeçe, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidentit në datën 1 mars 2017. Aksidentit ndodhi në rrugën Kavajë-Lushnjë, te rreth-rrotullimi i ‘’Bishtit të Zhurit’’ ndërsa studentja e mjekësisë udhëtonte me mjetin tip “Benz” së bashku me motrën B.T, 21 vjec si dhe një person tjetër të cilët u plagosën.
Policia për ngjarjen ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Alvi Rrasa, 25 vjeç, banues në Elbasan.
Telegrafi serb shkruan se mbi 260.000 shqiptarë kanë votuar për Emmanuel Macron.
Presheva jonë, dje kishte botuar një artikull ku kishte theksuar deklratat e Le Pen gjatë fushatës se vendimi për ta shpallur Kosovën shtet ishte i padrejtë.
Madje ajo kishte paralajmëruar edhe tërheqjen e njohjes për Kosovën, nëse do t’i fitonte zgjedhjet.
“Kosova është një vend i shenjtë serbë. Ndaj Serbisë janë bërë shumë padrejtësi dhe Evropa është e obliguar për t’i rregulluar ato”, kishte deklaruar Le Pen.
Kandidatja franceze, ka humbur me rezultat të thellë zgjedhjet, pasi atje triumfoi Emmanuel Macron me mbi 60% të votave.
Një burrë është ndaluar nga policia dhe më pas është vënë në hetim në gjendje të lirë sepse është kapur duke vjedhur në kazanët e mbeturinave.
E pabesueshmja ka ndodhur në Tiranë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se një 42-vjeçar me inicialet S. Z., është kapur në Tiranë duke vjedhur materiale të riciklueshme. E kjo ka ndodhur në zonën e liqenit artificial.
“Në rrugën “Anton Ashta”, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme”, thanë burimet policore, pasi kanë ndaluar burrin 42-vjeçar dhe më pas e kanë lënë të lirë.
Policia e Durrësit ka vënë në pranga shtetasin italian, pasi u gjet shkaktar në aksidentin e ndodhur ditën e djeshme në unazën Plepa-Shkozet, ku mbetën të plagosur 5 persona mes tyre dhe një fëmijë vetëm 1 vjeç.
Mësohet se 35-vjeçari nga Piza me inicialet M.D, u arrestua nga policia pasi duke drejtuar mjetin tip BMV me targa italiane është përplasur me mjetin Benz me drejtues S. S. 33 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit tip Benz, si dhe pasagjerët e tij, fëmija e mitur me iniciale S. S. 1 vjeçe, D.S. 31 vjeçe, bashkëshortja e S.S. dhe H.D. 66 vjeçe.
Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës Tiranë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.