Problematika

Shpojnë murin e berberit për të grabitur argjendarinë, dështojnë hajdutët në Shkodër.

[sgmb id=”1″]

Një grabitje ka ndodhur në Shkodër ku dy persona janë futur në dyqanin e një beriberi me qëllim për të vjedhur një argjendari.

Dy grabitës, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë futur në dyqanin e një berberi dhe prej aty kanë tentuar të shpojnë murin për të kaluar tek dyqani i argjendarisë, por nuk ja kanë arritur dhe janë larguar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00.

Grabitësit kanë qenë pa maska dhe nuk kanë vjedhur gjë në dyqanin e berberit, pasi qëllimi i tyre ka qenë argjendaria. Pasi ka parë dyqanin e hapur dhe shenjat ne mur, berberi ka njoftuar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Shpojnë murin e berberit për të grabitur argjendarinë, dështojnë hajdutët në Shkodër. Read More »

Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës!

[sgmb id=”1″]

Rebelët sirianë, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, morën kontrollin e qytetit Tabka nga grupi militant Shteti Islamik.

Rënia e Tabkas u hap rrugën atyre për të sulmuar qytetin Raka, të cilin militantët e kanë vetëshpallur kryeqytet të tyre.

Rebelët kanë luftuar për kontrollin e Tabkas me javë të tëra dhe së voni janë furnizuar me armë më të rënda nga SHBA-ja.

Nasser Haj Mansour, këshilltar i rebelëve, tha se qyteti Tabka dhe një digë e rëndësishme atje “janë çliruar plotësisht”.

Në muajin mars, Kombet e Bashkuara patën paralajmëruar përmbytje katastrofike në Siri nëse diga Tabka do të sulmohej.

Lufta civile në Siri ka hyrë në vitin e gjashtë. Mbi 320,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës

Rebelët sirianë avancojnë drejt Rakës! Read More »

Kush është 39 vjeçari që iu bë atentat në Sarandë. Si u shpëtoi edhe 7 atentateve të tjera!

[sgmb id=”1″]

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku mësohet se shënjestra ka qenë 39 vjeçari Rudin Haxhia. Burimet thonë se ngjarja ka ndodhur fill pas përfundimit të ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Atletikos.

Persona të armatosur kanë qëlluar në drejtim të pikës së bastit, por fatmirësisht askush nuk është lënduar.

Mësohet se shënjestra ishte shtetasi Rudin Haxhia, 39 vjeç. Ai është i njohur si pronari i diskos “Ecuador” dhe ndaj tij ka patur të paktën 7 atentate të tjera, 3 me armë, 1 me thikë, 1 me tritol poshtë makinës dhe 2 herë tritol tek diskoja e tij. Nga 8 rastet, 3 herë është plagosur.

Autorët janë larguar dhe kanë lënë pas dy armët me silenciator.

ATENTATET

19.02.2008 – plagosur me pistolete ne lagjen nr.4 Sarande

02.12.2011 – plagosur me Kallashnikov ne lagjen nr.1 Sarande

04.04.2013 – eksploziv poshte makines ne ecje ne Gjirokaster,

18.02.2015 – u plagos me thike ne Sarande

31.12.2015 -qellohet me 15 plumba ne Sarande, teksa udhetonte me makine, merr 6 plumba ne trup por mbijeton.

Tritol ndaj diskos

Sulmi i parë më datën 05.08.2011

Sulmi i dytë më datën 15.09.2013 në lagjen nr.1 Sarandë

Kush është 39 vjeçari që iu bë atentat në Sarandë. Si u shpëtoi edhe 7 atentateve të tjera! Read More »

Dëshmia e djalit:Tmerri në spital me nënën që rënkonte, ja pse e godita mjekun!

[sgmb id=”1″]

Shpendi Shyti, 26- vjeçari që goditi me grusht mjekun roje të Spitalit Ushtarak pasditen e së premtes, shpjegon arsyet që sipas tij e detyruan të bënte një veprim të tillë.

Shpendi Shyti u arrestua të shtunën në lidhje me këtë incident, pas kallëzimit të mjekut për “goditje për shkak të detyrës”, por ai u lirua nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Në letër 26-vjeçari tregon se nëna e tij vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kocka dhe pavarësisht urgjencës me të cilën e nisi drejt spitalit, askush nuk i erdhi në ndihmë, duke e sorollatur. Më poshtë letra e plotë që 26-vjeçari ka dërguar për gazetën, duke dhënë versionin e tij për incidentin.

LETRA

Unë që po ju shkruaj jam Shpendi Shyti. Do t’ju them të vërtetën në lidhje me ngjarjen e ndodhur të premten, madje për këtë të vërtetë mundem t’ju vë në dispozicion edhe dëshmitarë të tjerë. Ditën e premte, pasdite, nëna më telefonoi pasi unë isha në punë. Nëna më tha se ishte shumë keq. Unë shkova dhe e mora.

Telefonova ambulancën, por nuk erdhi. Mora një taksi me 5 mijë lekëshin e fundit që kisha dhe u drejtova drejt Spitalit Ushtarak. U paraqita në urgjencë. Aty më thanë ta çoja tek urgjenca provizore, te hyrja e Spitalit Ushtarak. Atje shkova dhe u thashë: “Ju lutem sillni një barelë sepse në gjendjen që është nëna nuk mund të lëvizë.

Ngaqë nëna ime vuan nga një sëmundje e pashërueshme në kocka. Përgjigjja e doktorit ishte: “S’kemi barelë”. “Hajde vëlla urgjent!”, i thashë. Ai nuk lëvizi nga vendi. Aty fillova të nervozohem. Doktori doli jashtë, u afrua pranë taksisë ku ndodhej nëna, dy metra larg pacientes ishte, dhe nuk e preku me dorë fare.

Më tha: “Dërgoje te ‘Nënë Tereza’ se s’kam”. U mërzita shumë dhe i thashë: “Më sill ambulancën ta çoj, sepse ajo s’i duron dot tronditjet”. “S’kemi terezinë tuaj”, më tha. Në atë moment dëgjova rënkimin e nënës.

Një impuls shumë i fortë ma përshkoi trupin. Dhe pas atij sekondi të ligë ndodhi ajo që ndodhi. Unë dola nga vetja. Por të jeni më se të sigurt, revoltimi im nuk ishte vetëm me mjekun, por kundër të gjithë sistemit.

Pa dyshim që dhuna nuk zgjidh punë, por unë jam 26 vjeç. Dhe pas këtij momenti e kuptoj që kam 26 vjet që po fle gjumë. Tani u zgjova. Sapo të mbarojë procesi gjyqë sor dhe të mbyllet kjo çështje, unë do të largohem bashkë me familjen për të mos e kthyer kokën mbrapa më. Unë e dua shumë Shqipërinë, por më shumë dua nënën time dhe familjen time.

Dëshmia e djalit:Tmerri në spital me nënën që rënkonte, ja pse e godita mjekun! Read More »

E ëma e të miturës së ngacmuar kishte një javë që e dinte krimin e mësuesit monstër!

[sgmb id=”1″]

Është arrestuar dje Hasan M. një mësues 64-vjeçar matematike në një shkollë 9-vjeçare në Kashar, Tiranë për ngacmim seksual ndaj nxënëses së tij 14-vjeçare. Policia arrestoi mësuesin dhe morri dëshminë e vajzës së mitur në prani të një psikologeje (Lexo këtu), akuza të së cilës ai gjithsesi i ka mohuar.

Ndërkohë ‘News24’ ka arritur të zbulojë edhe dëshminë e mamasë së vajzës e cila tha se priti një javë që nga moment që vajza i rrëfeu situatën, për të siguruar prova para se të denonconte rastin.

“Unë isha prej një jave në dijeni të kësaj ngjarjeje, por dje dorëzova provat në polici. Nga mësues të tjerë nuk ka pasur shqetësim. Jam befasuar kur e pashë këtë rast me sytë e mi. Për këtë mësues kam pasur respekt se ishte autoritar, por tani…” rrëfeu e prekur mamaja e vajzës.

E ëma e të miturës së ngacmuar kishte një javë që e dinte krimin e mësuesit monstër! Read More »

Qindra azilkërkues gej dhe lesbike, viktima të trafikimit dhe të mbijetuar të dhunës janë deportuar gabimisht në Shqipëri .

[sgmb id=”1″]

Qindra azilkërkues gej dhe lesbike, viktima të trafikimit dhe të mbijetuar të dhunës janë deportuar gabimisht në Shqipëri pasi gjykata dhe Home Office në Britani të Madhe është mbështetur në prova jokorrekte, raporton The Guardian.

Në tetor të vitit 2011, gjykata e apelit kishte marrë vendim se gjykatat dhe Home Office nuk mund të mbështeteshin në provat që janë përdorur më herët, të cilat theksonin se ishte e sigurt që këto grupe të ktheheshin në Shqipëri, transmeton Koha.net. Por, Home Office dhe gjykatat vazhduan të përdorin të njëjtat prova për pesë vjet.

The Guardian raporton se ende nuk është e qartë përse Home Office ose gjykatat injoruan urdhrin e Gjykatës së Apelit në vitin 2011.

“Është alarmuese që Home Office ka marrë vendime të rëndësishme për jetët e azilkërkuesve të bazuara në informata të gabuara – vendimet e gabuara do të thonë për rikthimin e këtyre njerëzve në situata të rrezikshme dhe është e rëndësishme që Home Office të aplikojë ligjin saktë dhe të bëjë gjërat me rregull që në fillim”, ka thënë një zëdhënës i Shoqatës për Azil në Londër.

Në këtë rast po ekzaminoheshin problemet në lidhje me kërkesën për azil të bëra në bazë të seksualitetit nga një gej 21-vjeçar shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për shkak të procesit gjyqësor. Kërkesa e tij ishte refuzuar nga gjykatësit e gjykatës së apelit.

Gjykata për këtë rast analizoi provat e një eksperti të tribunalit të imigrimit, të cilat Home Office duhet t’i analizojë para se të marrë vendimin nëse është e sigurt ose jo kthimi i azilkërkuesve në shtetet e tyre, transmeton Koha.net.

Si rezultat i kësaj, shumë shqiptarë, viktima të trafikimit dhe dhunës që kanë bërë kërkesa për azil në bazë të seksualitetit mund të nisin raste të reja gjyqësore nëse ende janë në Britani të Madhe dhe nëse rastet e tyre janë refuzuar në bazë të provave të ekspertëve. Ata që janë depërtuar në Shqipëri janë keqtrajtuar në vendin e tyre.

Edhe pse 21-vjeçari shqiptar nuk e fitoi rastin, ai ka mirëpritur lajmin se Home Office gabimisht injoroi Gjykatën e Apelit për këto pesë vjet dhe tani shpreson që rastin ta dërgojë në Gjykatën Supreme.

“Kur nisa rastin tim nuk kisha avokat dhe nuk kuptoja asgjë për këtë proces. Ishte vetëvrasje për mua kur u refuzua rasti im dhe besoja se jeta ime do të jetë në rrezik nëse do të kthehesha në Shqipëri. Kur mësova për Home Office më dha shpresë për rastin tim dhe shpresoj të dërgoj rastin në Gjykatën Supreme”.

Avokatja e tij, Vanessa Delgado ka thënë se shumë azilkërkues shqiptarë janë lënë anash që prej vitit 2011 kur Home Office veproi gabimisht.

Shqipëria është njëra prej 20 vendeve me më së shumti azilkërkues në Britani të Madhe. Shumë prej tyre janë ndikuar nga rezultatet e padrejta të Home Office dhe gjykatave tjera.

Qindra azilkërkues gej dhe lesbike, viktima të trafikimit dhe të mbijetuar të dhunës janë deportuar gabimisht në Shqipëri . Read More »

Denoncoi mësuesin për abuzim seksual, 14-vjeçarja: Më puthte në buzë….

[sgmb id=”1″]

Është zbardhur dëshmia e nxënëses vetëm 14 vjeçare e cila pretendon se është abuzuar nga mësuesi i saj kujdestar.

Ajo është vetëm në klasën e shtatë në një shkollë 9-vjeçare në Kashar të Tiranës.

Ishin pikërisht prindërit e vajzës ata kanë kallëzuar mësuesin 64-vjeçar në polici, ku këta të fundit bënë të mundur dhe arrestimin e tij.

Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikes, shtetasi Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të.

Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.

Por këto akuza të rëndë janë mohuar kategorikisht nga vetë mësuesi Hasan M. Komisariati nr.6 po merr në pyetje dhe stafin e mësuesve të kësaj shkolle si dhe nxënës të klasës ku mësonte dhe vajza 14-vjeçare.

Denoncoi mësuesin për abuzim seksual, 14-vjeçarja: Më puthte në buzë…. Read More »

Sherr me leva e armë në Shkozë, arrestohen dy shtetas!

[sgmb id=”1″]

Një sherr ka ndodhur në Tiranë ku dy përsona janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas janë kërcënuar edhe me armë zjarri shutgan.

Policia ka vënë në pranga shtetasin Pal Prenga, 27 vjeç, banues në Tiranë teksa ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Kjo pasi tek banesat sociale, në Shkozë, gjatë një konflikti, janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin, ku shtetasi Pal Prenga e ka kanosur për jetën me të bërtitura dhe një armë tip “Shotgun”, ndërsa shtetasi D. M. kishte një levë hekuri në dorë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma, 5 fishekë dhe leva e hekurit.

Parashikuar nga Nenet 280, 84, 89, 274 (Pal Prenga) e 90 (D. M.) të Kodit Penal.

Sherr me leva e armë në Shkozë, arrestohen dy shtetas! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com