Problematika

Gjenden rreth 20 kg marijuane në brigjet veriore të Korfuzit.

[sgmb id=”1″]

Gjenden rreth 20 kg marijuane në brigjet veriore të Korfuzit. Droga pluskonte në afërsi të plazhit “Fyki” në  Othonos.

Skafi i policisë  greke ka gjetur 1 pako të madhe që permbante 9 pako me 19 kg 400 gram marijuane.

Dyshohet të jenë hedhur nga ndonjë mjet lundrues, ka nisur operacion në det.

Gjenden rreth 20 kg marijuane në brigjet veriore të Korfuzit. Read More »

Dëshmia rrëqethëse e gruas për ish-burrin: Me tha nesër në mëngjes nuk ngriheni gjallë dhe…

[sgmb id=”1″]

Gjykata për Krimet e Rënda pritet të rigjykojë një 37-vjeçar të akuzuar për tentativën e vrasjes me armë zjarri të ish-bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në Dobraç të Shkodrës, në maj të vitit 2015, ku ai ka qëlluar disa herë me kallashnikov drejt ish-gruas, e cila jetonte në katin tjetër të së njëjtës banesë, fatmirësisht pa e lënduar.

Dosja në ngarkim të Fran Çorrit do të shqyrtohet nga e para në zbatim të vendimit të Apelit për Krimet e Rënda. Më 18 prill, Apeli prishi vendimin e Shkallës së Parë të qershorit 2016, ku Çorri u dënua me 26 vjet heqje lirie.

Sipas Apelit, Shkalla e Parë kishte shkelur procedurën e njoftimit të pandehurit, gjykimi ndaj të cilit nisi në mungesë të tij. Referuar vendimit të gjykatës, bashkëshortët Çorri ishin divorcuar, por jetonin në të njëjtën banesë, në kate të ndryshme.

Sipas dëshmisë së ish-bashkëshortes së të pandehurit, Maria Shenaj, më 12 maj 2016, në orët e darkës, i pandehuri Fran Çorri ka ardhur në shtëpi i çoroditur. Kur ajo e ka pyetur nëse dëshironte t’i shtronte për të ngrënë, i pandehuri ka refuzuar duke u shprehur: “Jo, nuk dua! Ikni flini ju se nesër në mëngjes nuk ngriheni gjallë”.

Sipas dëshmitares, vetëm pak çaste më vonë ai ka marrë një automatik dhe ka hapur zjarr drejt saj. Në dëshminë e saj, Shenaj ka rrëfyer edhe momentet kur është mbyllur në banjën e banesës për t’iu shpëtuar plumbave.

“Në momentin e fundit e futi armën brenda te dera e banjës se u thye xhami. E ktheu armën anash në drejtimin që isha unë. Qëlloi edhe dy herë të tjera. Unë isha aty duke bërtitur. Fishekët kanë rënë një pëllëmbë larg meje. Kur nuk dëgjova më të gjuante me armë, kam dalë. Kam dalë jashtë dhe kam kërkuar fëmijët”, thuhej në dëshminë e ish-bashkëshortes së Çorrit.

Dëshmia rrëqethëse e gruas për ish-burrin: Me tha nesër në mëngjes nuk ngriheni gjallë dhe… Read More »

Jetë luksi dhe ‘rrush e kumbulla’ në bixhoz, si e pësoi shqiptari që i bëri gjëmën firmës në Zvicër.

[sgmb id=”1″]

Një ndihmëstrajner në një klub futbolli të Bazelit, shqiptar me prejardhje ka përvetësuar pa të drejtë një shumë prej 700 mijë frangash nga punëdhënësi i tij, një bashkësi e madhe sigurimesh.

Sot në një gjykatë në Bazel, ai është dënuar me 20 muaj me kusht për një kohë prove prej dy vitesh, shkruan tvbasel.ch.

Por, ai po ashtu duhet të paguajë të gjithë shumën e përvetësuar pa të drejtë. Ndërsa kjo, me ratat prej 500 frangash në muaj, i bie që të paguajë edhe 120 vitet e ardhshme! Veç kësaj, kosovari 27 vjeçar duhet të paguajë 7000 franga për shpenzimet e hetimeve dhe 2000 të tjera për shpenzimet e gjykimit.

Fajin për vjedhjen e kësaj shume kaq të madhe e ka varësia e të riut ndaj lojërave të fatit, transmeton albinfo.ch.

Ai ka punuar në një kompani sigurimesh shëndetësore e cila e ka përzënë nga puna pikërisht sot një vit (11 maj 2016) pasi ka konstatuar se ai e ka “lehtësuar” për plot 710 mijë franga.

Ai “ka shfrytëzuar në mënyrë të paturpshme aftësitë e tij në fushën financiare” thuhet në tekstin e vendimit gjyqësor, transmeton albinfo.ch. Aty thuhet se kosovari ka përpiluar fatura fiktive pesëshifrore (mbi 10 mijë franga secila) për fondin e sigurimit shëndetësor për të cilin punonte. Ato i adresonte te të afërm dhe të njohur të tij të cilët ishin të siguruar në fondin e njëjtë. Ata pastaj ia jepnin atij pjesën më të madhe të parave të përfituara në këtë mënyrë.

Me këto shuma parash ai ka larë borxhet e varësisë nga bixhozi dhe ka financuar stilin e tij luksoz të jetës. Kur tashmë gjithçka u zbulua, 27 vjeçari u paraqit vetë para Prokurorisë Shtetërore, përcjell albinfo.ch. Por pasi në fillim ai kishte kundërshtuar çdo përfshirje në vepër, ai ishte marrë në paraburgim dhe kishte qëndruar 38 ditë aty. Vetëm më vonë ai është treguar bashkepunues.

Në ditën kur i është shqiptuar dënimi, ai ka treguar pendimin e tij para gjyqit: “Më vjen keq për atë çfarë kam bërë dhe kjo nuk do të ndodhë kurrë më”. Ai tani shkon rregullisht në një terapi për varësinë e tij nga bixhozi dhe tashmë ka gjetur punë në një autoshkollë. Edhe martesa e ka mbijetuar krizën, thotë ai.

Prokuroria, krahas tij ka paditur edhe shtatë të tjerë si bashkëpunëtorë të tij, një numër i të cilëve tashmë kanë marrë dënimet etyre.

Jetë luksi dhe ‘rrush e kumbulla’ në bixhoz, si e pësoi shqiptari që i bëri gjëmën firmës në Zvicër. Read More »

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR:Zbardhet biseda per trukimin e ndeshjes Partizani-Kuksi!

[sgmb id=”1″]

“Fiks Fare” denoncon një videoskandal për trukimin e ndeshjeve në kampionatin shqiptar, ku një menaxher futbollistësh ofron parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës.

Biseda korruptive zhvillohet ndërmjet menaxherit, Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior të Kukësit, si dhe Emiliano Vilës, futbollist i Partizanit, pikërisht për ndeshjen mes këtyre dy ekipeve që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”.

Çaushi ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21.

Gjatë bisedës të transmetuar në “Fiks Fare” doli qartë se menaxheri ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar parà në këmbim të tolerimit në fushën e lojës, teksa i kërkon futbollistit të Partizanit në mënyrë të drejtpërdrejtë që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion. Madje i ofron edhe parà, duke i përmendur emrat e drejtuesve të ekipit të Kukësit, menaxherit të përgjithshëm Naim Halili dhe presidentit Safet Gjici.

Menaxheri, që prezantohet në bisedën telefonike me futbollistin e Partizanit me emrin Drini, këmbëngul disa herë që biseda e tyre të kryhet nëpërmjet një programi që nuk mund të regjistrohet dhe përgjohet

SKANDAL NË FUTBOLLIN SHQIPTAR:Zbardhet biseda per trukimin e ndeshjes Partizani-Kuksi! Read More »

Shqipëria po shpopullohet. Ja shifra alarmante e të miturve të larguar!

[sgmb id=”1″]

Të vetëm, të frikësuar, dhe duke pritur në një qendër azilkërkuesish, mes të panjohurve, në një vend ku nuk e flasin gjuhën, është situata aktuale për qindra të rinj shqiptarë.
Mbi 405 të mitur kanë aplikuar për azil në Mbretërinë e Bashkuar, të pashoqëruar nga prindërit e tyre, duke përbërë grupin e kombësisë së dytë më të madhe, pas Afganistanit.

Në total numri i të rinjve shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian arrin në 755 dhe vendet më të preferuara pas MB, janë Gjermania dhe Suedia me përkatësisht 110 dhe 105 kërkesa për azil.

Shumica e këtyre të miturve largohen me dijeninë e prindërve, të shoqëruar vetëm nga shokë ose të njohur të tjerë, në kërkim të një vendi pune, çka konfirmohet edhe nga mosha mbizotëruese 16-17 vjeç, raporton “Scan”.

Shifrat për të miturit që largohen drejt Bashkimit Europian janë edhe më të mëdha, nëse do të llogarisnin edhe ata të cilët nuk bëjnë kërkesë për azil. Vetëm në Itali, sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, janë mbi 1500 të mitur të pashoqëruar nga prindërit në qendrat e pritjes.

Një fenomen i tillë nuk ndiqet nga adoleshentët në rajonin tonë, pasi të miturit nga vendet e tjera janë në shifra minimale: nga Serbia, 40 të mitur të pashoqëruar; nga Kosova, 90 të mitur, nga Maqedonia 10 , Bosnje dhe Hercegovina 10, dhe nga Mali i Zi asnjë i rritur i pashoqëruar që ka bërë kërkesë për azil.

Shifrat megjithatë janë në rënie, krahasuar me 1060 të mitur në vitin 2016. Meshkujt mbizotërojnë në këto aplikime për azil, ndërsa numri i vajzave është vetëm 55.

Shqipëria po shpopullohet. Ja shifra alarmante e të miturve të larguar! Read More »

Kultivonin bimë narkotike, mbanin në banesë lëndë narkotike dhe fara të dyshuara Cannabis Sativa, në pranga dy shtetas, (atë e bir).

[sgmb id=”1″]

Tiranë, Kultivonin bimë narkotike, mbanin në banesë lëndë narkotike dhe fara të dyshuara Cannabis Sativa, në pranga dy shtetas, (atë e bir).

Asgjësohen 76 bimë narkotike të kultivuara.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 5.6 kg Cannabis Sativa dhe 137 fara Cannabis për kultivim.

Në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– D.Xh, 57 vjeç, banues në Tiranë

– Xh.Xh, 31 vjeç, banues në Tiranë

Nga informacionet që disponoheshin se këta shtetas (atë e birë), kultivonin bimë narkotike, në zonën e Zallherrit, fshati Qenam, është bërë kontrolli i banesës së tyre dhe më konkretisht në pjesën e pasme të saj, në një vend të përshtatur si farishte, janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

76 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu gjatë kontrollit të mëtejshëm të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 137 fara të dyshuara narkotike të llojt Cannabis Sativa
– 5.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga nenet 283/2 dhe 284/2 të Kodit Penal.

Kultivonin bimë narkotike, mbanin në banesë lëndë narkotike dhe fara të dyshuara Cannabis Sativa, në pranga dy shtetas, (atë e bir). Read More »

Ç’po ndodh në Tiranë? Policia kyç urbanin, mbyll pasagjerët brenda…

[sgmb id=”1″]

Pasagjeret e nje linje urbani sot ne Tirane jane perballuar me nje situate te pazakonte, kur policia ia ka behur ne dere, ka mbyllur dyert dhe nuk ka lejuar asnje prej udhetareve te dale jashte. Shkak eshte bere nje vjedhje e ndodhur ne autobus.

Gazetarja Esiona Konomi e ka hedhur ne FB, videon live nga gjithe sa ndodhi ne autobus. “E kyçur në urban…kanë vjedhur një portofol..”- 

Ç’po ndodh në Tiranë? Policia kyç urbanin, mbyll pasagjerët brenda… Read More »

Ky është trafikanti 18-vjeçar i minave me telekomandë. Kurthi i agjentit që tradhtoi bandën!

[sgmb id=”1″]

Adoleshenti Stavro Kotorri, 18-vjeçari me banim në Tiranë që u kap nga policia e Lezhës teksa tentonte të trafikonte 9 mina me telekomandë, eshte ky personi qe shihni ne foto.

Sipas “BalkanWeb”, qe publikon edhe foton Stavro është djali i biznesmenit Hikmet Kotorri i ekzekutuar 4 vite më parë në kryeqytet.

Ai u arrestua dje në përpjekje për të trafikuar mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, bashkë me mikun e tij, Franko Çinari, 21 vjeç.

“BalkanWeb” shkruan se për të rënë në gjurmët e grupit të strukturuar kriminal, policia e Lezhës përdori një metode speciale hetimi. Blutë e Lezhës infiltruan një agjent brenda grupit i cili ra në kontakt me ta dhe porositi një minë.

Ndërsa policia e Lezhës ka shpallur në kërkim një 30 vjeçar si pjesë të grupit ku bënte pjesë edhe Stavro, po hetohet gjithashtu për të zbardhur qëllimin e prodhimit të minave dhe kush i kishte porositur ato.

Ky është trafikanti 18-vjeçar i minave me telekomandë. Kurthi i agjentit që tradhtoi bandën! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com