Gazetarja Kosovare, Arbana Xharra, është dhunuar nga persona ende të pa identifikuar, në një parking të Prishtinës, pranë shtëpisë së saj mbrëmjen e djeshme.
Në nje fotot te publikuar nga spitali, gazetarja shihet me shenja të shumta në fytyrë dhe geta të grisura .
Gazetarja është kërcënuar edhe me parë nga disa ekstremistë fetarë, që vizatuan mbi muret e shtëpisë së saj kryqe me bojë të kuqe. Gazetarja Xharra, pak ditë me parë, u anëtarësua me PDK./shqiperiaime.al
Nata e kaluar në Sarandë ka qenë një natë horrori.
Dhjetra qenë janë parë ketë mëngjes nëpër rrugët e Sarandës të helmuar.
Një automjet i bashkisë Sarandë ka mbledhur qentë e helmuar për ti cuar në destinacion të paditur.
Megjithese ende nuk dihet se kush është autor i kësaj masakre, qytetarët thonë se qente i ka helmuar bashkia
“Tutori im më ka marrë peng, duhet të paguash 5 mijë euro përndryshe do të më bëjnë keq mua dhe fëmijës tim”.
Kjo ishte kërkesa për ndihmë e një prostitute shqiptare e cila i ka bere gjemen asaj.
22-vjeçarja dhe dy të afërm të saj u vune ne prangat e policise italiane, pasi nëpërmjet një mashtrimi u përpoqën t’i merrnin para një italiani. 40-vjeçari që u përpoq ta ndihmonte të lirohej nga tutori i saj, mesohet se e kishte njohur disa muaj më parë.
Ky i fundit pas mesazhit qe mori nga shqiptarja, u nis me tren nga jugu i Italisë drejt Milanos për t’i dorëzuar paratë.
Por kjo ishte e gjitha një skemë skemë për ta zhvatur, raportojne mediat italiane.
Karabinierët italianë arrestuan 3 shtetas shqiptarë për pjesëmarrje në tentativën për zhvatje: 22-vjeçaren, të dashurin e saj 21-vjeçar, si dhe tezen 50-vjeçare, te gjithe me precedente penale.
Punonjesi i nje banke te nivelit te dyte ne Tirane eshte gjendur ngushte kur ka kuptuar se nje qytetar e ka mashtruar me dokumente te rreme, dhe ka perfituar kredi nga kjo banke, nje shume qe ende nuk dihet.
Burimet nga Seksioni për krimin ekonomik e financiar ne Policine e Shtetit, thanse shtetasi me inicialet R.M, 36 vjeç, banues në Tiranë, ka bere kallëzim ndaj shtetasit me inicialet A.Sh, 62 vjeç, edhe ky banues në Tiranë.
Kjo, pasi ky i fundit, me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka përfituar kredi te një banke e nivelit të dytë. Ai akuzohet per veprat penale parashikuar nga Nenet 186 e 146 të Kodit Penal.
Një vajzë 13-vjeçare u ngacmua seksualisht nga mësuesi 64-vjeçar në një shkollë të Tiranës, ndërkohë që nëna e saj doli dje publikisht duke denoncuar ngjarjen në televizion.
Nga ana tjetër, motra e 13-vjeçares i dërgon sot një letër duke e vlerësuar për guximin, ndërsa thotë se ndjehet “xheloze” për atë që veproi motra.
Letra e 13-vjeçares Jeta ka lumturi, suksese, gëzime etj., por paska dhe shumë hidhërim, trishtim dhe prova të caktuara nga Zoti për tu kaluar. Familja ime (ose më saktë motra ime) ishte zgjedhur nga Zoti për të kaluar një sprovë jashtëzakonisht të madhe dhe të vështirë.
Deri para disa ditësh unë mendoja se pse Zoti zgjodhi që motra ime të ishte viktima, pse ishte ajo që duhet të vuante që fëmijë? Por më pas e kuptova se Zoti e ka një arsye dhe se ai zgjedh engjëjt për të kaluar këto sprova me sukses. Unë u xhelozova shumë për motrën time këto ditë.
Tani po mendoni si mund të xhelozohet një person për motrën e vet për një fatkeqësi të tillë? Po, është e vërtetë, u xhelozova sepse një fëmijë vetëm 13 vjeç u tregua aq e fortë dhe e guximshme saqë edhe një i rritur nuk do ta bënte. Ajo doli fitimtare dhe kokëlartë nga kjo histori.
Vetëm një pyetje kam për ata persona (që jam e bindur që janë shumë pak) që thonë “pse e denoncuat?” ose “pse e bëtë publike? Në qoftë se vajza/motra/mbesa apo kushërira juaj do të ishte në vendin e motrës sime, ju do të vazhdonit të heshtnit?
Ajo jo vetëm që shpëtoi veten e vet, por edhe shumë vajza të tjera, sepse ka plotë viktima të atij profesori që vazhdojnë të heshtin për shkak të mendimit të njerëzve.
Për ju që heshtni ka më shumë rëndësi jeta juaj dhe fëmijës tuaj apo mendimi i njerëzve? Por megjithatë në këtë botë nuk ka vetëm kafshë, por ka edhe njerëz”.
Një 35-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Kavajës pasi shantazhonte se do t’i publikonte foto intime ish-të dashurës së tij, nëse kjo e fundit nuk i jepte lekë.
Mentor Leçini me banim në Kavajë, ka qenë i lidhur me vajzën e për këtë arsye ka pasur edhe foto të saj. Por në momentin që janë ndarë, 35-vjeçari ka dashur të përfitojë para prej saj, duke i bërë shantazh për publikimin në rrjetet sociale të fotove të saj personale.
Në një operacion të koduar “Shantazhi” policia e Kavajës mundi të vë në pranga djalin i cili rezulton se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes me pasojë vdekjen, në bashkëpunim”.
Gjatë kohës që ka qenë i lidhur me vajzën 17-vjeçare me inicialet R. K., Leçini i ka bërë disa foto intime dhe gjatë kohës që ka qenë në banesën e saj ka arritur të sigurojë dhe foto intime të pjesëtarëve të tjerë të familjarëve të vajzës.
Prej disa javësh Mentor Leçini, ka kërcënuar vëllain e ish-të dashurës së tij, se nëse nuk i dorëzonte shumën monetare prej 200.000 lekësh të reja, do publikonte fotot intime që ai kishte arritur të bënte.
Në momentin e arrestimit të Mentor Leçini, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare prej 100.000 Lekë të reja, një aparat telefonik të dhënë nga vëllai i 17-vjeçares, për mospublikimin e fotove.
Materialet procedurale të Policisë së Kavajës i kaluan për hetime të mëtejshëm Prokurorisë së Kavajës, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Personi që shihni në këtë foto eshte mësuesi i matematikës në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar të Tiranës, i arrestuar pas denoncimit për ngacmim seksual të një nxënëseje të klasës së shtatë. I arrestuari është Hasan Martani, 64 vjeç, i cili për një vit dilte në pension, shkruan “Panorama”.
Martani ishte mësuesi kujdestar i vajzës 14-vjeçare J.H., ndërsa në këtë shkollë jepte mësim prej 9 vitesh. Burime nga Policia e Tiranës thanë dje se Hasan Martani është arrestuar mesditën e së martës në ambientet e shkollës, me akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.
Burimet thanë se përveç kallëzimit që i është marrë 14-vjeçares, prindërit e saj kanë dorëzuar si provë edhe disa mesazhe që ai i kishte dërguar vajzës në rrjetin social Facebook. Pavarësisht padisë dhe provave të paraqitura në polici nga pala tjetër, gjatë deklarimeve që ka dhënë në Komisariatin nr.6, mësuesi 64-vjeçar ka mohuar akuzën. Ai është shprehur se vajza mund ta ketë keqkuptuar në ndonjë veprim apo afrimitet që mund të ketë treguar me të, për shkak se ajo ishte nxënëse e mirë. Por sipas tij nuk ka ndodhur asgjë më shumë dhe veprime të tilla nuk i ka kryer asnjëherë gjatë karrierës së tij.
ARRESTIMI
Policia e Tiranës tha dje se është arrestuar shtetasi Hasan Martani, 64 vjeç, më- sues në një shkollë 9-vjeçare, pasi në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Arrestimi i tij është kryer mesditën e së martës, në kohën që ai po jepte mësim në shkollën “Mustafa Lleshi”.
Dy punonjës Policie të Komisariatit nr.6 janë futur brenda në shkollë dhe pasi kanë pyetur fillimisht drejtoreshën për prezencën e tij në shkollë apo jo, dhe i kanë sqaruar arsyen pse ndodheshin aty, kanë thirrur mësuesin Martani që të dilte nga klasa.
Për të shmangur prangosjen e tij në prezencë të nxënësve që po u jepte mësim, oficerët e Policisë i kanë kërkuar mësuesit që të dilte me ta në oborrin e shkollës dhe më pas i kanë bërë të ditur arsyet e arrestimit të tij.
Në përballjen e parë me punonjësit e Policisë, 64-vjeçari ka shprehur habi për akuzën e ngritur ndaj tij dhe për shoqërimin, duke mohuar që në momentin e parë të kishte kryer një veprim të tillë.
Dalin detaje të reja nga grupi hetimor për grupin e të rinjve që u kapën ditën e djeshme me 9 mina me telekomandë në Lezhë.
Policia, ndoshta edhe për shkak të hetimeve, po edhe për shkak të rrezikshmërisë së lartë që mbart ky akt, nuk bën me dije nëse është gjetur personi pritës, ndërsa jo zyrtarisht, burime të besuara policore bëjnë me dije se është jo vetëm identifikuar por edhe marrë në pyetje, paçka se ka mohuar gjithçka që pretendohet të jetë thënë nga dy të arrestuarit në kushtet e flagrancës.
Policia bën me dije se ka përdorur një oficer të infiltruar, për të kapur grupin. Ajo që po hetohet me intesitet është e dhëna se personi për të cilin janë porositur minat me telekomandë, flitet se është një biznesmen i madh në zonën e veriut.
Policia e Lezhës ka arrestuar dy të rinj që po transportonin mina me telekomandë nga Tirana në Lezhë. Njëri ndër ta, vetëm 18 vjeç, është djali i një biznesmeni ndërtimi që u vra në Tiranë katër vjet më parë. 9 minat me telekomandë, të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, iu sekuestruan dy të rinjve nga Tirana, të cilët u arrestuan në Lezhë, në kuadër të operacionit të koduar “Etalon”.
Ata ishin në vëzhgim prej disa kohësh nga policia, që kishte informacione në rrugë operative mbi aktivitetin e tyre kriminal. Në çantën që iu sekuestrua 21-vjeçarit, Franko Çinari dhe 18-vjeçarit, Stavro Kotorri, policia gjeti edhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e minave. Në kërkim është shpallur edhe një 30-vjeçar po nga Tirana, ndërsa, sipas burimeve nga policia, nga grupi mund të siguroje një minë të telekomandueshme në distancë për 3 mijë euro.
Po sipas burimeve, dyshohet se 9 minat që janë sekuestruar do t’i dorëzoheshin një biznesmeni nga veriu i vendit, megjithatë për këtë rast Policia e Lezhës po vijon hetimet. Po ashtu mësohet se nga të dhënat e para se njëri nga dy të arrestuarit është vetë personi që realizon gjithë procesin e realizimit të një mine.
Policia mësohet se i ka ndjekur ditën e djeshme që nga Tirana të rinjtë deri në Lezhë, po nuk dihet se përse nuk është lënë të shkojë deri në fund “puna” e djemve me mina për të bërë të mundur edhe vënien në pranga të personit për të cilin ishin realizuar nëntë armët vrasëse.