Problematika

Ngacmoi nxënësen:”A jeni në terezi?”shpërthimi i mësuesit dhe dëshmia befasuese në gjyq.

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Tiranës vendosi të izolojë në paraburgim 64- vjeçarin Hasan Martani, i dyshuar për ngacmim seksual të një prej nxënëseve të tij në shkollën 9- vjeçare “Mustafa Lleshi”, në Kashar.

Mësuesi i prangosur, pas denoncimit të një prej nxënëseve të klasës së shtatë, do të hetohet në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura, i dyshuari ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë, duke i cilësuar si të pavërteta.

Ndryshe ka pretenduar prokurori në sallën e gjyqit, sipas të cilit ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se i dyshuari mund të ketë kryer veprën penale. Një nga këto prova kanë qenë edhe komunikimet elektronike, mesazhe të shkëmbyera në rrjetin “Facebook”.

Ndërkohë, burime pranë organit të akuzës pohuan për “Panorama”-n se hetimi i rastit do të përqendrohet në komunikimet elektronike që dyshohet të ketë pasur mes kallë- zueses 14-vjeçare dhe mësuesit të saj.

Kjo për faktin se e mitura në deklarimet e dhëna në praninë e psikologes, ka rrëfyer se në lidhje me ngacmimet nga ana e 64-vjeçarit nuk ka pasur dijeni askush tjetër përveç nënës së saj.

DËSHMIA NË GJYQ

Burime brenda seancës pohuan se i dyshuari është çuar i revoltuar nga karrigia ku ishte ulur, teksa ka dëgjuar aktakuzën e prokurorisë.

“A jeni në terezi more?! Ç’janë këto trillime? Janë të gjitha trillime”, mësohet të jetë shprehur ai. Më tej, gjatë shpjegimeve të dhëna, ai ka mohuar me forcë akuzën, duke thënë se nuk kishte kryer asnjë vepër penale.

“Nuk kam kryer asnjë vepër penale dhe asnjë paligjshmëri gjatë gjithë jetës sime dhe jo më atë që pretendohet këtu. Nuk kam abuzuar me askënd. Jam arrestuar me pa të drejtë”, cituan burimet të dyshuarin.

Në të njëjtën linjë, avokatët mbrojtës të tij kanë kërkuar lirimin e mësuesit nga paraburgimi, pasi, sipas tyre, fakti penal nuk ekziston.

“I përfaqësuari prej nesh nuk ka kryer asnjë vepër penale”, janë shprehur mbrojtësit. Në lidhje me shkëmbimin e mesazheve në rrjetin social “Facebook”, mbrojtësit kanë pretenduar se komunikimi është keqpërdorur nga nëna e kallëzueses.

Sipas mbrojtësve, ka qenë një rastësi e dy adresave me të njëjtin emër dhe se 64- vjeçari ka perceptuar se ka qenë duke folur me një person tjetër dhe jo me të miturën.

DENONCIMI

Mësuesi i lëndës së matematikës në shkollën 9-vjeçare “Mustafa Lleshi” u arrestua mesditën e së martës në ambientet e kësaj shkolle, pas dyshimeve se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur.

Ndalimi i tij nga punonjësit e Komisariatit të Policisë nr. 6 është bërë pas një denoncimi të paraqitur në këtë komisariat nga ana e një prej nxënëseve të tij 14-vjeçare. Nën shoqërinë e nënës së saj dhe të një psikologeje, e mitura ka rrëfyer disa episode ku, sipas saj, ishte ndjerë e ngacmuar nga ana e mësuesit Hasan Martani.

Bashkëngjitur kallëzimit e mitura ka paraqitur edhe disa mesazhe që mësuesi ia kishte dërguar në “Facebook”. Mesazhet e fundit ishin përgjigje e një mesazhi të dërguar nga vetë e mitura, e udhëzuar nga nëna e saj, për ta paraqitur më pas si provë në polici.

Ngacmoi nxënësen:”A jeni në terezi?”shpërthimi i mësuesit dhe dëshmia befasuese në gjyq. Read More »

Sulmi global i hakerave ka goditur 99 vende: Renault ka qenë e detyruar që të ndalë prodhimin, sistemi britanik i kujdesit shëndetësor është në kaos. Europoli: “ofensivë në një shkallë të paprecedentë”

[sgmb id=”1″]

Sulmi global i hakerave ka goditur 99 vende: Renault ka qenë e detyruar që të ndalë prodhimin, sistemi britanik i kujdesit shëndetësor është në kaos. Europoli: “ofensivë në një shkallë të paprecedentë”

Ka qenë një grup i hakerëve që ka lidhje me Rusinë, “motorri” në zanafillë të sulmit spektakolar të ditës së premte, që theu sigurinë e kompjuterëve në të gjithë botën.

Një grup i cili ua vodhi virusin 007-ave amerikanë, të nesërmen e sulmit ajror amerikan në Siri, ndoshta në shenjë hakmarrje për bombardimin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, mbi bazën ajrore siriane

Vazhdon të shkaktojë viktima sulmin global i hacker-ave, që ka goditur tashmë 99 vende: është goditur edhe prodhuesja e makinave, Renault, hekurudhat gjermane dhe spitale dhe qendra shëndetësore në Angli.

Kjo është një ofensivë “në një shkallë të paparë”, tha Europoli në një deklaratë, duke theksuar se “një hetim kompleks ndërkombëtar është i nevojshëm, për të identifikuar përgjegjësit”.

Agjencia Evropiane ka kontaktuar tashmë vendet dhe shoqëritë e prekura nga virusi kompjuterik i përhapur nga piratët.

“Ne jemi goditur – njoftoi sot një zëdhënës i Renault, duke shpjeguar se që nga dita e djeshme teknikët janë duke punuar për të gjetur një zgjidhje. Po bëjmë çdo gjë të nevojshme për të reaguar ndaj këtij sulmi”. Kompania prodhuese e makinave gjithashtu ka ndaluar prodhimin në fabrikat e saj në Francë, për shkak të sulmit të hacker-ave, që ka infektuar kompjuterët e saj, shkruan Bota.al.

Edhe sistemi kompjuterik i hekurudhave gjermane u godit dje nga sulmi i hacker-ave të panjohur. Lajmi u njoftua sot nga kompania Deutsche Bahn (DB), duke treguar se ka pasur “probleme në sistemin” në disa fusha, ndryshime në panelet e informacionit të vendosura në stacione, si dhe në burime të tjera të informacionit të pasagjerëve, por nuk ka shkaktuar ndonjë ndryshim në lëvizjen e trenave. DB theksoi se është duke punuar “pa pushim” për të korrigjuar problemet e shkaktuara nga virusi kompjuterik.

“Mos e paguani gjobën”

Ministrja e brendshme britanike, Amber Rudd, ka bërë të ditur se qeveria i ka rekomanduar spitalet dhe qendrat shëndetësore të prekura nga sulmi masiv i hacker-ave, që “të mos paguajnë” shpërblimin e kërkuar nga virusi, për të rimarrë mbrapsht të dhënat e tyre. “Këshilla jonë është e qartë, të mos paguajnë”, i tha BBC ministrja konservatore, duke kujtuar se strukturat shëndetësore që ruajnë të dhënat klinike të pacientëve të tyre, duhet të mbajnë të përditësuar sistemet e tyre kompjuterike, për të “mos rënë në kurthin” e një sulmi kibernetik.

Rudd shpjegoi se të paktën 45 struktura lokale të sistemit shëndetësor britanik – duke përfshirë spitalet, shërbimet e ambulancave, qendrat e shëndetit mendor – janë prekur të premten nga virusi, që kërkon pagesë për të rifituar të drejtën të hyjnë në kompjuterat e tyre. “Deri më tani ajo që kemi parë, është se pacientët kanë patur probleme, dhe disa spitale e disa mjekë kanë qenë të detyruar që të ndryshojnë agjendën e ditës”. Mijëra operacione janë anuluar, shërbimet janë ndërprerë, ambulancat kanë shkuar në adresa të gabuara.

Ministrja shtoi se virusi në fjalë “punon veçanërisht mirë me sisteme të ndërlidhura, kështu që ka gjasa që të ketë patur në shënjestër organizata të mëdha, e jo individët”. Rudd tha se “nuk janë transferuar informacione të pacientëve në asnjë moment”, por shtoi se incidenti duhet të shërbejë për menaxherët e sistemeve të informacionit të shëndetit publik, si një arsye e fortë për “të nxjerrë mësim” dhe për të mbajtur të përditësuar programet me të cilët punojnë.

Sipas një artikulli të publikuar të mërkurën e kaluar nga British Medical Journal, 90% e kompjuterave të sistemit shëndetësor britanik përdorin sistemin operativ Windows XP, që Microsoft e ka nxjerrë në vitin 2001. “Windows XP është platforma më e mirë për të mbajtur të sigurt të dhënat tuaja, në krahasim me sistemet e tjera moderne”, tha ministrja.

Prapa sulmit të hakerave

Mund të ketë qenë një grup i hacker-ësh që ka lidhje me Rusinë, “motorri” në zanafillë të sulmit spektakolar të ditës së premte, që theu sigurinë e kompjuterëve në të gjithë botën. Një grup i cili ua vodhi virusin 007-ave amerikanë, të nesërmen e sulmit ajror amerikan në Siri, ndoshta në shenjë hakmarrje për bombardimin e urdhëruar nga presidenti Donald Trump, mbi bazën ajrore siriane.

Kështu shkruan gazeta britanike Telegraph: në prill, organizata misterioze kriminale, Shadow Brokers, bëri të ditur se “i ka vjedhur armën digjitale” një agjencie të inteligjencës amerikane, një armë që ofron hyrje të paprecedentë në të gjithë kompjuterët që përdorin Microsoft Windows, sistemi operativ më i përhapur në botë. Eternal Blue, mjeti i vjedhur nga Shadow Brokers, ishte zhvilluar nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar (NSA), njësia e fuqishme amerikane e zbulimit ushtarak, e cila e kishte kërkuar për të hyrë në kompjuterët e terroristëve dhe shteteve armike.

Por pikërisht ky instrument iu vodh papritur. Piratët e hodhën virusin në një faqe të panjohur më 14 prill, vetëm një javë pasi Trumpi kishte urdhëruar bombardimin e bazës siriane, prej ku ishin nisur avionët që kryen sulmet me armë kimike në provincën Idlib. Sipas ekspertëve, ky përkim kohor është i rëndësishëm dhe tregon se Shadow Brokers ka lidhje me qeverinë ruse.

Më 8 prill, një ditë pas sulmit, me një anglishte të pasaktë, Shadow Brokers paralajmëruan presidentin Trump. “Çfarë … po bën? Shadow Brokers votuan për ju, ju mbështetën. Shadow Brokers kanë humbur besimin tek ju. Z. Trump nuk po ndihmon Shadow Brokers, për të ndihmuar ju. Tani duket se ju jeni duke braktisur bazën tuaj, lëvizjen, njerëzit që të zgjodhën”.

Eternal Blue, pasi u shkarkua nga Shadow Brokers, ra në dorë të dikujt që e përdori për t’u futur në kompjuterat në të gjithë botën. SHBA nuk ka konfirmuar se instrumentet e përdorura nga Shadow Brokers i përkisnin NSA-së, apo agjencive të tjera amerikane të zbulimit; por ish-agjentët kanë konfirmuar se i ka të gjitha karakteristikat e armëve kompjuterike të zhvilluara nga NSA, e cila infiltron në rrjetet kompjuterike jashtë vendit.

Sulmi global i hakerave ka goditur 99 vende: Renault ka qenë e detyruar që të ndalë prodhimin, sistemi britanik i kujdesit shëndetësor është në kaos. Europoli: “ofensivë në një shkallë të paprecedentë” Read More »

Policia italiane njoftoi se një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës midis Ankonas dhe Senigallia është goditur, ndërsa pjesëtarëve të bandës, ishte një shqiptar me jo pak reputacion.

[sgmb id=”1″]

Policia italiane njoftoi se një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës midis Ankonas dhe Senigallia është goditur, ndërsa pjesëtarëve të bandës, ishte një shqiptar me jo pak reputacion. Lënda narkotike shitej kryesisht tek klubet e natës në këtë zonë.

Operacioni “Take Away” u zhvillua gjatë së sotme, duke zhvilluar nëntë kontrolle nëpër shtëpi për gjetjen e kokainës. Hetimet kishin nisur rreth një vit më parë, ndërsa shqiptarët ishin ata që furnizonin bregdetin me kokainë.

 

Lojtari më i rëndësishëm në grup ishte një kuzhinier italian, i cili ka punonte në disa klube të Rivierës, ndërsa krahu i djathtë i tij ishte një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Në sajë të posedimit të drogës dhe parave, ky i fundit është renditur si tregtari kryesor i drogës dhe krahu operativ i grupit.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të dyshuarve, policët gjetën një gram kokainë të fshehur në një dhomë gjumi.

Në një prej ambienteve të një klubi është gjetur gjysmë kg hashash, ndërsa pronari i lokalit ka denoncuar babain e tij për posedimin e drogës, një 66 vjeçar.
Banda me shqiptarë dhe italianë konsiderohet sipas “Corriere” furnizuesit kryesor të kokainës në klubet për të rinj.

Policia italiane njoftoi se një grup kriminal që merrej me shpërndarjen e kokainës midis Ankonas dhe Senigallia është goditur, ndërsa pjesëtarëve të bandës, ishte një shqiptar me jo pak reputacion. Read More »

36 milion Amerikane po vuajn semundjen qe shkakton Kanabisi!

[sgmb id=”1″]

Mëse 36 milionë amerikanë mund të jenë alergjikë ndaj marihuanës, edhe nëse ata e thithin pasivisht atë.

Sipas një raporti mbi alergjitë e kombit, 73 për qind e 50 milionë njerëzve që reagojnë ndaj polenit kanë gjithashtu probleme me kanabisin – dhe kjo shifër po rritet.

Shkencëtarët paralajmërojnë se reagimet ndodhin madje edhe tek njerëzit që janë të ekspozuar ndaj tymit të marijuanës, në vend që ta konsumojnë vetë drogën.

Hulumtuesit gjetën në disa raste ekspozimi ndaj polenit të marihuanës ose tymit të kanabisit se ka provokuar simptomat e rinitit alergjik, të shkaktuara nga inflamacioni i hundës, duke shkaktuar teshtimë, mbingarkesë, kruarje dhe hundë të lëngshme. Ata gjithashtu gjetën simptoma të konjuktivetit dhe astmës.

Ekspertët paralajmërojnë se kjo është një çështje që ka nevojë për hetim urgjent, pasi më shumë se gjysma e vendit e ka legalizuar tashmë drogën.

Një studim i botuar vitin e kaluar shqyrtoi provat mjekësore duke marrë rastet e reaksioneve alergjike ndaj bimës së marihuanës, e njohur në emrin latin Cannabis sativa.

“Edhe pse ende relativisht e pazakontë, sëmundja alergjike e lidhur me ekspozimin dhe përdorimin e kanabisit sativa është raportuar me frekuencë më të madhe”, thuhet në raport.

Kanabis hedh polenin e vet në fund të verës dhe në vjeshtën e hershme.

36 milion Amerikane po vuajn semundjen qe shkakton Kanabisi! Read More »

I burgosuri i rremben armen policit,merr peng nje infermiere!

[sgmb id=”1″]

Një i burgosur në burgun ‘Kane County’ të Illinois në SHBA, i cili ishte transportuar për në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, ka arritur të marrë peng një punëtor të spitalit, pasi i rrëmbeu armën oficerit të burgut që po e ruante.

Mediat amerikane raportojnë se incidenti ndodhi rreth orës 12:30 sipas kohës lokale gjatë ditës së shtunë në spitalin e Delnorit. Sipas dëshmitarëve, i burgosuri u përlesh fizikisht me gardianin e burgut dhe i mori armën nga brezi, dhe pastaj e mori peng një infermiere të spitalit.

 

Edhe pas rreth katër orësh, raportohet se ai po e mban peng personin në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e policisë për zgjidhjen e krizave të pengmarrjes, si dhe pjesëtarë të njësive speciale SWAT.

Chicago Tribune raporton se i burgosuri tashmë është mbyllur në një dhomë të vogël në spital dhe po e mban aty pengun, teksa autoritetet po përpiqen të negociojnë me të.

I burgosuri i rremben armen policit,merr peng nje infermiere! Read More »

Lojrat me te kerkuara per 2017-n !

[sgmb id=”1″]

Mënyra e vetme për tu argëtuar ditët e sotme në kompjuter janë lojërat kompjuterike. Ja disa lojëra që ju duhet të luani në kohën tuaj të lirë.

1.Night in the Woods

Kjo lojë tregon një dramë urbane me karakter kryesor një mace që ju mund ta kontrolloni dhe të kryeni misione që nuk duken edhe aq të thjeshta. Ju mund ta blini atë për 50 paund në Steam.

2.Hollow Knight

Hollow Knight është një lojë shumë e ngjashme me Night in the Woods por me një histori tjetër, këtë radhë imagjinare.Kjo lojë ka një dizajn shumë të bukur grafik i cili do t’ju përfshijë edhe më shumë në lojë.

3.Sniper Elite 4

Kjo është një ndër seritë e vazhduara të lojës me famë botërore ku shumë lojtarë nga e gjithë bota mund të luajnë online apo të kryejnë misione.

4.Resident Evil 7

Për ata që kërkojnë lojra të frikshme kjo është loja e duhur. Kjo lojë paraqet ngjarje paranormale që ndodhin në histori të ndryshme, ku ti duhet të gjesh rrugëdaljen.


Lojrat me te kerkuara per 2017-n ! Read More »

Protesta e PD/ Antiterrori ndalon një grup personash “të rrezikshëm”, mes tyre marinsi amerikan!

[sgmb id=”1″]

Antiterrori ka shoqëruar paraditen e sotme mbi 20 persona që konsiderohen me prirje të theksuar radikale dhe precedentë kriminale. Mes tyre raportohet se eshte shoqeruar edhe shtetasi amerikan, Jason Morrison, ish-marinsi që u raportua si i thirrur nga PD-ja për protestën.

BW raporton se marinsi është duke u marrë në pyetje nga agjentet e antiterrorit pranë policisë së qarkut Tirane.

Nga hetimet rezulton se Morrison ka hyrë në vendin tone me 2 maj 2017, por nuk dihen arsyet pse është shoqëruar.

Mengjesin e sotem disa perosna si me prirje radikale dhe prirje kriminale janë shoqëruar dhe merren në pyetje.

Ne mengjes u raportua se persona te ndryshem janë ndaluar në Tiranë dhe rrethe, ndërsa mes tyre ka edhe shtetas të huaj.

Protesta e PD/ Antiterrori ndalon një grup personash “të rrezikshëm”, mes tyre marinsi amerikan! Read More »

Policia e Fierit godet një rast të shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Heroinë. Arrestohet në flagrancë poseduesi.

[sgmb id=”1″]

Policia e Fierit godet një rast të shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Heroinë. Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në bazë të një hetimi një mujor dhe punës së mirëorganizuar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua me sukses operacionin antidrogë i koduar “Red 2”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit: -Elvir Kananaj, 28 vjeç, banues në lagjen “Afrimi i Ri” Fier.

Në momentin e kapjes në flagrancë, shtetasit Elvir Kananaj i’u gjetën me vete 22 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me 480 mijë lekë dhe 10 euro.

Materialet proceduriale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283 dhe 286 të Kodit Penal

Policia e Fierit godet një rast të shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 22 doza lëndë narkotike Heroinë. Arrestohet në flagrancë poseduesi. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com