Problematika

Skema e kontrabandimit të barnave nga Serbia!

[sgmb id=”1″]

Disa kompani farmaceutike kosovare kanë rënë viktimë e tri fabrikave të barnave nga Serbia, të cilat këtyre ua kanë shitur barnat me CPP të falsifikuara. Barnat në vlerë prej 3 milionë eurosh janë bllokuar prej më shumë se pesë vjetësh. Rreth rastit në fjalë Policia ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurori e këta thonë se është e pamundur të identifikohet rasti, shkruan sot, gazeta Zeri.

Rreth 10 kompani farmaceutike kosovare janë në hall me institucionet e shtetit, pasi që prej më shumë se tre vjetësh nëpër depot e tyre janë bllokuar një sasi e madhe e barnave me origjinë nga Serbia.

Tri kompani serbe të barnave “Hemofarm”, “Jugoromedia” dhe “Zdravlje”, duke falsifikuar Certifikatat e Kualitetit të Produkteve (CPP) për një kohë të gjatë u kanë shitur kompanive kosovare sasi të madhe të barnave esenciale, të cilat janë përdorur kryesisht nëpër institucionet publike shëndetësore në vend.

Por pas një hetimi ndërkombëtar, ku kanë qenë të përfshira Policia e Kosovës, EULEX-i dhe INTERPOL-i, ka rezultuar se CPP-të që kanë sjellë ato në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) kanë qenë të falsifikuara, ku dhe me vendim të autoriteteve kosovare është bllokuar një sasi e barnave në vlerë prej më shumë se 3 milionë eurosh.

Për shkak se kanë kaluar më shumë se tre vjet prejse barnat janë bllokuar, tash të gjitha ato janë më afat të skaduar dhe si të tilla nuk mund të përdoren. Pronarë të kompanive kosovare që kanë rënë viktimë të kompanive serbe po ankohen se kanë humbur, por edhe po humbin shuma të mëdha parash pasi ata prej më shumë se tre vjetësh po paguaj qira për t’i ruajtur produktet nëpër depo.

Sipas tyre, institucionet e vendit duhet ta kryejnë punën e tyre në mënyre që kompanitë serbe të cilat kanë falsifikuar CPP-të të dalin para drejtësisë

Skema e kontrabandimit të barnave nga Serbia! Read More »

Shantazhi nga i dënuari për vrasje: ‘Më jep 2 mln lek ose fotot e nënës dhe motrës i sheh në internet’!

[sgmb id=”1″]

Një i dënuar me 16 vjet burg për vrasje në vitin 1999 në Kavajë, është arrestuar pasi kërcënonte dhe shantazhonte me foton intime nënë e bijë.

Ngjarja ka ndodhur në Kavajë, ku Mentor Leçini është arrestuar nga policia, pasi ka kërkuar një sasi lekësh, nënë e bijë, duke pretenduar se dispononte foto intime të tyre, foto këto që ishin bërë gjatë kohës kur ai ka pasur marrëdhënie intime me to.

Në këmbim të mospublikimit në internet të këtyre fotove, Mentor Leçini, kërkon prej tyre një shumë prej 1 milion lekë të vjetra, duke pretenduar se ai u kishte dhënë 4.5 milion lek, teksa ishte në lidhje me to.

Nëna e vajzës,është përpjekur të negociojë me prindërit e Mentorit,me qëllim që djali i tyre të fshinte fotot e tyre nga telefoni, por kjo gjë e ka nevrikosur akoma më tepër Mentor Leçinin.

Ai ka hyrë në komunikim me vllain e vajzës me të cilën kishte patur marrëdhënie, duke ja treguar fotot dhe njëherësh duke i kërkuar sasinë e parave.Pas kësaj situate,ai ka bërë kallëzim penal në polici.

Telefonata në Itali
Nga studimi i të dhënave të dokumentuara nga Policia Gjyqësore dhe verifikimeve të bëra nga Prokurori,rezultojnë këto rrethana për faktin, për ndalimin dhe rrezikshmërinë e të ndaluarit :Ka rezultuar se shtetasi B.K është banor në Kavajë dhe rezident prej vitesh në Itali. Kallëzuesi ka një motër. Më datë 6 maj 2017 ai është kthyer në Shqipëri për të rregulluar dokumentacionin e të fejuarës së tij. Më datë 8 maj 2017 deklaron se e ka marrë në telefon vëllai i tij, E.K., i cili banon gjithashtu në Itali dhe i ka thënë të marrë kontakt me shtetasin Mentor Leçini, pasi ky i fundit e kishte telefonuar E.K. dhe i kishte thënë se kishte probleme me motrën dhe nënën e tyre dhe se posedonte foto intime të tyre.

Takimi me vllain për fotot intime
Kallëzuesi shpjegon se më datë 9 maj 2017, rreth orës 16:15 e ka marrë në telefon shtetasi Mentor Leçini dhe i ka thënë se duhet të takoheshin pasi kishin shumë gjëra për të sqaruar mes tyre. Ata janë takuar rreth orës 18:00 në Kryeluz në Kavajë dhe sipas kallëzuesit, shtetasi Mentor i ka thënë se ka pasur marrëdhënie me motrën e tij dhe se gjatë kohës që kishin qënë bashkë ai kishte bërë fotografi të motrës dhe se gjithashtu posedonte edhe fotografi të nënës së tyre, të cilat i kishte marrë gjatë kësaj periudhe. Sipas kallëzuesit, shtetasi Mentor i ka shprehur shqetësim për faktin që nëna e tyre kishte shkuar në shtëpinë e Mentorit dhe i kishte kërkuar nënës së tij që Mentori të fshinte fotografitë nga aparati celular dhe se për këtë shkak kishte ardhur në dijeni të marrëdhënies së tij me motrën edhe bashkëshortja e tij.Në vijim, kallëzuesi ka parashtruar se Mentori i kishte deklaruar se gjatë periudhës që kishte qënë i lidhur me motrën, i kishte dhënë asaj shuma të hollash që varionin nga 200.000 deri në 250.000 lekë si dhe një aparat celular me vlerë 40.000 lekë, të cilin e kishte në përdorim nëna e tyre. Sipas kallëzuesit, shtetasi Mentor i kishte drejtuar aparatin telefonik dhe prej tij i kishte treguar katër fotografi, tre prej të cilave të motrës së tij R. dhe një të nënës duke i thënë se nëse nuk gjente zgjidhje për këtë problem, pra nëse nuk i jepnin paratë dhe nuk i kërkonin falje për shkuarjen e nënës së tyre në shtëpinë e tij, do t’i publikonte fotot e mësipërme por edhe foto të tjera që kishte në telefon.

Ndarja nga burri pas lidhjes me Mentorin
Kallëzuesi ka parashtruar se motra e tij prej disa kohësh bashkëjeton me një shtetas në Kosovë dhe se ajo është ndarë me bashkëshortin e saj nga Golemi pasi ishte përhapur fjala për lidhjen që ajo ka pasur me Mentorin. Kallëzuesi sqaron se nga nëna e tij ka marrë dijeni nga vajza e saj se ajo nuk ka marrë ndonjëherë para nga Mentori dhe se aparatin telefonik ia kishte dhënë motra përpara se të largohej për në Kosovë. Po ashtu, edhe nëna e kallëzuesit ka shpjeguar se prej katër muajsh kanë si familje një problem të madh me shtetasin Mentor Leçini. Sipas saj, vajza e saj ka pasur përpara disa kohëve jashtë dijenisë së tyre një marrëdhënie me Mentorin. Shtetasja sqaron se R. ka qënë e martuar me një person në Golem dhe është detyruar si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve të Mentorit të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të largohet nga Shqipëria. Sipas deklarueses, Mentori kishte disa foto intime të vajzës dhe i bënte presion asaj që nëse nuk i bindej atij dhe të vepronte sipas urdhërave të tij ai do t’i publikonte fotot në rrjetet sociale.

“Kam vrarë njërin s’kam problem t’ju vras e juve”
Për këtë shkak, sipas deklarueses, vajza disa herë kishte tentuar të vriste veten dhe se kishte frikë të denonconte në polici Mentorin, pasi ai i kishte thënë se kishte vrarë një herë një njeri dhe nuk e kishte problem t’i vriste të gjithë familjen. Deklaruesja shpjegon se djali i saj B.K, pasi ka marrë dijeni për të gjitha këto probleme, kur ka ardhur nga Italia ka marrë kontakt me Mentorin dhe më datë 9 maj 2017 janë me Mentorin dhe ai i ka thënë që në qoftëse nuk i sillte deri më datë 10 maj 2017 ora 12:00 shumën prej 200.000 lekë të gjitha fotot nudo të motrës do t’i shpërndante në rrjetet sociale. Me qëllim hetimin kompleks të çështjes për të bërë të mundur sqarimin e rrethanave të faktit, të përgjegjësisë së personit nën hetim si sqarimit të mekanizmit me anë të së cilit realizohej veprimtaria e dyshuar kriminale, Prokuroria ka lejuar aplikimin e metodave speciale të hetimit, konkretisht veprimit stimulues.

Hyn në tualet për t’i ikur policisë
Nga ana e policisë gjyqësore, kallëzuesit B.K. i është dhënë shuma prej 100.000 lekë.Nga hetimi rezulton se rreth orës 12:45 në një tavolinë në brendësi të këtij lokali është ulur fillimisht shtetasi Mentor Leçini dhe më pas aty ka shkuar edhe shtetasi B.K. Të dy këta shtetas janë ulur në të njëjtën tavolinë dhe kanë filluar të bisedojnë mes tyre. Në një moment, gjatë bisedës shtetasi B.K i ka dhënë shtetasit Mentor një aparat telefonik dhe një zarf me mbështjellje gazete dhe pas këtij momenti, rreth orës 13:45, shtetasi B.K është çuar nga tavolina dhe është larguar nga lokali. Në vijim, kanë ndërhyrë shërbimet e policisë gjyqësore për të realizuar kapjen e personit nën hetim dhe në momentin që këto forca kanë hyrë në brendësi të lokalit, shtetasi Mentor është çuar nga tavolina ku qëndronte, në të cilën ka lënë aparatin celular dhe zarfin që kishte marrë nga B.K dhe është drejtuar për në tualetin e lokalit. Shërbimet e policisë gjyqësore kanë realizuar ndjekjen, kapjen dhe neutralizimin e shtetasit Mentor Leçini. Gjatë kontrollit paraprak të këtij shtetasi ka rezultuar se ai mbante me vehte një aparat telefonik të markës “Samsung”. Ka rezultuar se një oficer i policisë gjyqësore ka kryer ruajtjen e tavolinës në të cilën ishin lënë provat materiale deri në ardhjen e grupit hetimor.

Divorcimi
Shtetasja sqaron se R. ka qënë e martuar me një person në Golem dhe është detyruar si rrjedhojë e presioneve dhe kërcënimeve të Mentorit të ndahet nga bashkëshorti i saj dhe të largohet nga Shqipëria.

Ja krimi qe Mentor Leçini bëri në Kavajë
Mentor Leçini, në gusht të vitit 1999 së bashku me shtetasit, Bledar Karameta, Laert Gjoni dhe Elvis Musta,kanë egzekutuar me armë zjarri Admir Murataj, në tentativë për ta grabitur atë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë,pak përpara hyrjes për në qytetin e Rrogozhinës, në vendin e quajtur “Bishti i Xhurit” pasi kanë parakaluar pak më parë një autoveturë tip “Mazda” me targë të huaj DA04384 me të cilën udhëtonin shtetasit Admir Murataj (viktima) i cili drejtonte mjetin dhe babai i tij Xhaferr Murataj i cili ishte ulur në vendin e parë të udhëtarit. Makina tip “Mazda” vinte nga Durrësi pasi viktima Admir Murataj ishte emigrant ekonomik në Gjermani dhe kthehej në Shqipëri pas shtatë vjetësh. Babai i tij dëshmitari Xhaferr Murataj,e ka pritur në qytetin e Durrësit dhe e shoqëronte për në shtëpinë e tyre në Mallakastër prej nga ishin. Të pandehurit e kanë ndalur makinën e tyre në krahun e djathtë të rrugës dhe në momentin kur makina tip “Mazda” është afruar, kanë dalë të katër nga autovetura e tyre, të cilës i pandehuri Bledar Karameta i kishte ndezur sinjalet e bllokimit të rrugës. Duhet theksuar se autoveturën tip “Benz” pronë e të pandehurit Elvis, nga qyteti i Kavajës deri në vendin e ngjarjes e drejtonte i pandehuri Bledar Karameta. Kështu të pandehurit kanë dalë të katër me maska në fytyrë dhe të ndarë dy e nga dy në anët e rrugës. Kur është afruar autovetura “Mazda” i kanë bërë shenjë të ndalonte dhe i janë afruar të pandehurit Elvis Musta, i cili mbante dhe një automatik “kallashnikov” në dorë bashkë me të pandehurin Mentor Leçini në krahun e drejtuesit të mjetit, viktimës Admir Murataj. Në krahun e djathtë kanë qenë të pandehurit Bledar Karameta dhe Laert Gjoni. Dëshmitari Xhaferr Murataj i është drejtuar me fjalët “…çfarë doni more djema…?”, por pa kthyer përgjigje i pandehuri Elvis Musta ka qëlluar në fillim një herë e më pas dy apo tre herë në drejtim të drejtuesit të mjetit.Autovetura ka ecur për inerci pasi ka qenë në marsh dhe ka ndalur në krahun tjetër të rrugës sepse është ndalur nga kodra. I pandehuri Elvis ka shkuar pranë dhe i kërkonte viktimës Admir dhe babait të tij dëshmitarit Xhaferr të fikte makinën dhe dritat, por viktima Admir nuk mund ta bënte një gjë të tillë sepse ishte goditur nga një plumb dhe nuk reagonte më. Kështu i pandehur Elvis ka thyer fenerët e ndriçimit të autoveturës për të fikur dritën. Dëshmitari Xhaferr u është drejtuar të pandehurve Elvis Musta, Mentor Leçini dhe Laert Gjoni të cilët kanë shkuar tek autovetura që t’i çojnë djalin në spital se “do t’ju paguaj”. Në portofol ndodheshin 550 marka gjermane të cilat i ka marrë i pandehuri Elvis Musta, dhe më pas autorët janë larguar.

Shantazhi nga i dënuari për vrasje: ‘Më jep 2 mln lek ose fotot e nënës dhe motrës i sheh në internet’! Read More »

E denoncon për përdhunim, vajza i kërkon gruas së të akuzuarit 5 mln lekë për ta tërhequr padinë!

[sgmb id=”1″]

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës tentativat e një vajze 24-vjeçare për të zhvatur një familje të varfër.

Në shtator të vitit të kaluar, një 30-vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit me akuzën e përdhunimit të mbetur në tentativë.

Bekim Skora u arrestua, hetua dhe u gjykua gjatë kohës që ishte në qeli. Por, jashtë saj, “viktima” dhe familja e saj kanë tentuar të bëjnë pazar me këtë ngjarje, duke kërkuar fillimisht 3, më vonë 5 dhe në fund 4 milionë lekë të vjetra për ta tërhequr denoncimin.

Ngjarja u denoncua në emisionin “Fiks Fare” nga bashkëshortja e të pandehurit. Lirie Skora, nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjeç, tha se jeton në kushte të vështira ekonomike. Jeton në një dhomë, pa drita, ujë e bukë. E ka të vështirë të mbijetojë. Me gjithë këto halle, bashkëshorti i saj u arrestua më 10 shtator 2016 në Elbasan.

Ajo thotë se burrin e saj e kanë futur në kurth, pasi që në momentin e parë e deri në momentin e denoncimit, familjarët e vajzës, por në fund edhe vajza, i kanë kërkuar vazhdimisht lekë.

Gruaja shton se fillimisht i kanë kërkuar 3 milionë, por nuk i ka paguar dot. Madje, thotë se nuk ka marrë as avokat për bashkëshortin. Bekim Skora mbrohej nga një avokat kryesisht.

Pas denoncimit, Liria takon avokaten e caktuar kryesisht nga shteti. Avokates i kërkon dokumentet e dosjes, por ajo i thotë se dosjen e ka gjyqtari i çështjes, Tomorr Kullolli. Denoncuesja pyet avokaten se, nëse vajza tërheq denoncimin, a lirohet bashkëshorti i saj. Përgjigjja e avokates është po.

Më pas, bashkëshortja e të akuzuarit shkon në shtëpinë e “viktimës”, ku fillimisht takon prindërit e saj. Babai i vajzës nuk ishte në dijeni të pazareve, ndërsa nëna e saj po, madje e dinte edhe shumën e saktë.

Më pas, çifti zihet me njëri-tjetrin. Në një moment, babai i vajzës i thotë bashkëshortes së tij se i ka çuar në rrugë të keqe fëmijët. “Muhabeti im ka qenë, unë nuk kam gjë në dorë, e ka në dorë goca” thotë nëna e vajzës, e cila e pranon se i ka kërkuar 3 milionë lekë denoncues.

“Ti duhej të kishe ardhur para kohe. Unë për veten time, si babai asaj, pa e biseduar me gocën, unë s’të jap asnjë lloj përgjigje. Unë i thash asaj, këtu qe dhe goca, për këtë problem, oj gocë i thash, po që le të hedhi, të paguaj gjobën, sa bën, edhe me mirëkuptim i thash.

Ndëgjo këtu, njëçik i shtyjnë vet ata gjykatës për me i bo këto gjona, njëçik i shtyjn ata, njëçik ju s’keni takat me ardh vërdall, jo me pagu,po me ardh vërdall” i thotë babai i vajzës, ndërsa në fund vendosin që të pyesin fillimisht vajzën dhe më pas të caktojnë edhe shumën.

Disa ditë më vonë, Lirie Skora merr një telefonatë nga babai i “viktimës”. Ai i thotë se ka folur me vajzën dhe vendosin një tjetër takim.

Në këtë takim është vajza, babai i saj dhe bashkëshortja e autorit të dyshuar të përdhunimit. Pas një bisede njohje, vajza del direkt në temë: “Ti ke të m’i japësh. Ja e zëmë katër, ke të m’i japësh. Pse s’pyete më përpara ti, muhabeti bëhet tak fak”.

Më pas i thotë se “kemi të bëjmë me ligjin këtu, nuk kemi të bëjmë më njerëz që nuk kanë asnjë gjo. Është e shtuna, e diela para, nuk e kap dot ligjin më. E kupton ku do dal unë, nuk jam vetëm unë në këtë mes.

Në qoftë se do t’i kishe bërë më përpara, kur isha vetëm unë në këtë mes, pa u zhvilluar gjyqi, as nuk do hynte gjyqtari, sekretarja ça janë këto. Po unë do flas me njerëz të tjerë, se janë bërë 6 seanca. Nuk i bëj dot vetëm unë.

Në datë 13 na qenka gjyqi. Unë kur ta bëj atë gjyq, unë duhet të kem fol me tjetrin. Unë duhet t’i kem lekët në dorë kur t’i boj këto muhabete” i thotë vajza denoncueses.

DENONCUESJA TAKON PRINDËRIT E “VIKTIMËS”

Denoncuesja– Si jeni, mirë?

Nëna– Mirë.

Denoncuesja- Me shëndet si dukesh? Mirë?

Nëna – Nga shpia mirë?

Babai– Kush është kjo? Çe mirë të ka prurë kështu? Më fal se edhe i zoti i shpisë.

Denoncuesja– Unë burrin e kam në burg. Është ngatërruar me gocën tënde. Po ju lutem, të më kërkoni sa të më kërkoni, po i gjejmë borxh atëhere.

Babai– Se ça muhabetesh ke bo unë nuk i di. Duhet të di muhabetet edhe këtë punë nuk e kam as unë në dorë, as kjo që krenohet me ty. Atë e kanë personat vetë, ajo sot është e fejume.

Nëna– Kjo më ka thënë, se 10 herë ka ardh te dyqani edhe më ka thënë.

Babai– Ti pse s’më ke thënë që ka ardh te dyqani. Se ça ke bo me këta, unë nuk e di.

Nëna– Muhabeti im ka qenë, unë nuk kam gjë në dorë, e ka në dorë goca.

Denoncuesja– Njëherë më kërkove 3 milionë lekë.

Nëna– Po, e vërtetë.

Denoncuesja– Tani i fejumi më kërkoi 5 milionë lekë.

Nëna– Kush?

Denoncuesja– I fejumi i asaj gocës.

Nëna– S’di gja.

Denoncuesja– Edhe mua më duhet një përgjigje.

Nëna– Nuk e di, unë të thash që herën e parë kur qe gjyqi.

Babai-Ti duhej të kishe ardhur para kohe. Unë për veten time, si babai asaj, pa e biseduar me gocën, unë s’të jap asnjë lloj përgjigje. Unë i thash asaj, këtu qe dhe goca, për këtë problem, oj gocë i thash, po që le të hedhi, të paguaj gjobën, sa bën, edhe me mirëkuptim i thash. Ndëgjo këtu, njëçik i shtyjnë vet ata gjykatës për me i bo kto gjona, njëçik i shtyjn ata, njëçik ju s’keni takat me ardh vërdall, jo me pagu,po me ardh vërdall.

Denoncuesja– Unë për me ardh këtu kam marrë borxh. Imë si do ta lësh?

Nëna– Do ta bisedoj me gocën.

Denoncuesja– Sa të ashtu më thuaj në telefon.

Babai– Nuk bëhen në telefon ato, kur të takohemi bisedojmë, gjej gocën për sa, bisedojmë dhe me ty, se nuk bëhen në telefon këto muhabete.

DENONCUESJA TAKON “VIKTIMËN” DHE BABAIN E SAJ

Babai– Mos shiko ça thon të tjerët, shiko punën tate.

Denoncuesja– Asnjë gjë. Edhe burrin tim, edhe burri tim ai ndoshta ka pas pi edhe raki, nëqoftëse e dëgjoj herë tjetër atë, unë do ta vras me duart e mia.

Babai– Kusuri jot se për të vrarë se vret dot, se ke fëmijë. Dëshmitarët nji, prokurorët dy, gjyqtari tre, e plus ato tjerët ça jan ashtu.

Denoncuesja– E di, e di.

Babai– Jo nuk e di, unë për vete i njoh në majë të gishtave, eeee majë të gishtave i njoh. Halli që sot ligji është vetëm maliqi i tha ai. Unë du, ja kam lënë në dëshirë të kësaj, le të bëjë si do vetë, kjo le të bisedoj ka dhe të shoqin.

Denoncuesja– Ene kjo të shofi familjen e vet.

Babai– Po qe se ka një mirëkuptim edhe ai, se unë nuk e di ça t’i them kësaj, se ça do bëj se kjo s’është e vogël. Ja thash një çik fjalën që më the ti, kjo tha ajo është shumë pak, k’u do venë ata, k’u do hyjnë, k’u do dalin. Pa parë k’u do hyjnë, k’u do dalin.

Vajza– Tani do flas unë ba, o ba, oouu.

Babai– Hë fol.

Vajza– Ime do flas unë. Kishe për të fol, flisje dje.

Babai– Mirë, mirë hë vazhdo, unë nuk po bëj gjyq, po bëj bisedë.

Vajza– Po mirë pra, po flas unë.

Babai– Marrëveshje me njëri-tjetrin.

Vajza– Marrëveshjen këtu e bojnë ato.

Babai– Po qe se do ja falësh, ajo do detyrohet do bëj veprimet e veta. Po qe se nuk ja fal…

Vajza– Ore më lë të flas vetë.

Babai– Mirë vazhdo, pra llap.

Vajza– Ti sa lekë do japësh?

Denoncuesja– Unë po të pyes ty. Unë do t’i marr borxh, pranaj nuk e di. Do përpiqem t’i marr borxh. Dëgjo unë kam qënë dy tre herë.

Babai– Kur qe nëna jote këtu unë i thash…

Denoncuesja– Ajo më thoshte do pyes gocën, e nuk më jepte përgjigje.

Babai– I thash oj ti s’ke 10 milion e 15 milion ti s’ke takat me i gjet, po ja fali, le t’ja fali.

Vajza– O ba, do më lësh të flas, ajo erdhi të flas me mua apo me ty?

Babai– Me mua e me ty.

Vajza– Jo, erdhi të flasi me mu. Po më deshi qejfi mua ai kalbet, po më deshi qejfi mua e liroj.

Babai– E di vet, le të kalbet për atë punë.

Vajza– E tani më le të flas. Tani një muhabet ka që në Bajramin e fundit, që në shtator, ju po ta kishit menu që do jepet leku edhe mbaron puna, ju u kujtut imë, kur u shtynë gjyqet.

Denoncuesja– Ime, po a erdha unë.

Vajza– Edhe unë këtë muhabet që në fillim, edhe unë nuk kam taksirat që të merrem me gjyqtarë e me gjithë ligjet.

Denoncuesja– Po dhe unë mendova që në fillim, po s’kisha se vëllai ishte në Greqi.

Vajza– Ju mos kapshit dëshmitarët e tjerë, po kapshit policët në fillim, se gjanat merren vesh të gjitha. Unë atë dhe mund ta fal, firmos që e fal. Ama ai gjyqtari mund të thotë të bëj edhe një muaj burg, dy muaj burg. Faji im do jetë ai?

Babai– Po mirë ajo s’po thot të dalë në çast.

Denoncuesja- Unë s’po them që është faji jot.

Vajza- Pse u kujtuat tani që situata është rëndu, imë që do jepet vendimi. Imë bahet kështu, je munu i ke gjet lekët, vjen këtu, thot e dashur më vjen keq për këtë që ndodhi, unë kaq lekë kam, pranon s’pranon, jo me llafe kot. Mirë, meqë u tha që ty të është kërkuar pesë, ke të më japësh pesë (milion) ti mua?

Denoncuesja– Po kështu i ka thënë kunatit tim po varet…

Vajza– Ti ke të mi japësh?

Denoncuesja– Më ulët nuk ashtu ti?

Vajza– Ja e zëmë katër, ke të mi japësh?

Denoncuesja– Po do përpiqem, do pyes njëherë.

Vajza– Kë do pyesësh ti?

Denoncuesja– Familjen time.

Vajza– Pse s’pyete më përpara ti, muhabeti bëhet tak fak.

Denoncuesja– Po nuk bëhet se nuk janë lekët siç thua ti.

Vajza– Po s’pate 5, 4 mi jep dot ti mua? Për 2, 3 ditë mi jep dot ti mua?

Denoncuesja– Për 2, 3 ditë?

Vajza– Po normale.

Babai– Jo 2, 3 ditë. Do bëhet gjyqi më 13?

Denoncuesja– Po.

Babai– Epo aty do merret vendimi…

Denoncuesja– Mirë unë do përpiqem edhe do të marr në telefon. Mirë?

Vajza– Në telefon s’flitet për këto gjana.

Denoncuesja– Jo do të them o për po, o për jo. Kaq do them unë.

Vajza– Për atë punë të presin gjona tjera se kemi të bëjmë me ligjin këtu, nuk kemi të bëjmë më njerëz që nuk kanë asnji gjo.

Babai– Sa është data sot?

Denoncuesja– Data 7.

Babai– Për 5 ditë …

Vajza– E shtunë, e dielë para, nuk e kap dot ligjin më. E kupton ku do dal unë, nuk jam vetëm unë në këtë mes. Në qoftë se do t’i kishe bërë më përpara, kur isha vetëm unë në këtë mes, pa u zhvilluar gjyqi, as nuk do hynte gjyqtari, sekretarja ça jan këto Po unë do flas me njerëz të tjerë, se janë bërë 6 seanca. Nuk i bëj dot vetëm unë. Në datë 13 na qënka gjyqi. Unë kur ta bëj atë gjyq, unë duhet të kem fol me tjetrin. Unë duhet t’i kem lekët në dorë kur t’i boj këto muhabete.

Babai– Regjistroje trurin tamam.

Vajza– Ore ja shpjegova asaj unë atë.

Babai– Edhe ajo e njeh ligjin, nuk është budallaqe.

Vajza– E di ti që ai përsoni që është brenda imë, mund të bëjë ndonjë gjë, të dali dëshmi e rreme ajo e imja unë ha 6 vjet…

Babai– Preja shkurt.

Vajza– Pusho ore ti, unë ha 6 muaj paraburgim.

Denoncuesja- Po ashtu unë po të marr në telefon të them po ose merr ti.

Vajza– Ça të keqe ka që unë po e paralajmëroj. Ka kaluar shumë kohë, situata është rënduar, është bërë keq. Në 13 është data e vendimit, e shtuna e diela është para. Nuk kam kohë ta kap ligjin unë, gjyqtarët ku janë. Tani, keq për atë që duhet t’i gjej kaq shpejt nuk është faji im.

Babai– Moj mos u mburr për këto gjona se nesër po su mbaru puna i kthen lekët një më një.

Vajza– Unë t’i kthej lekët, unë t’i kthej lekët? Unë shkoj e fal, firmos që e kam fal, lekët janë të miat byrazer.

E denoncon për përdhunim, vajza i kërkon gruas së të akuzuarit 5 mln lekë për ta tërhequr padinë! Read More »

Fillon kontrolli nga ajri per droge mbi territorin Shqiptar duke nisur fluturimet monitoruese ne Malesine e Madhe!

[sgmb id=”1″]

Avioni i Guardia di Finanza-s italiane ka mbërritur në Tiranë mëngjesin e së hënës, duke nisur menjëherë fluturimet monitoruese në territorin shqiptar.

Burime pranë Policisë së Shtetit thanë për Top-Channel se autoritetet shqiptare i kanë dorëzuar oficerëve italianë hartën e zonave me risk, ku mjetet që disponojnë uniformat blu por edhe kapacitetet e tyre për t’i inspektuar janë tejet të limituara.

Fluturimi i parë monitorues është kryer në zonat e thella të Malësisë së veriut dhe zonat problematike të evidentuara vitin e kaluar. Për shkak të problematikës së hasur në 2016-n, këtë vit është parashikuar që të kryen 30% fluturime më shumë.

Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar që në vitin 2012, në bordin e avionit special që fotografon nga lartësi deri në 800 metra nga toka, qëndron gjithmonë edhe një efektiv i Policisë së Shtetit.

Sipas procedurave, pasi evedentohen parcelat, koordinatat i kalohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, e cila ia kalon drejtorive të qarqeve të cilat më pas bëjnë asgjësimin.

Megjithëse qeveria ka hartuar një plan kombëtar dhe ka treguar shenja serioze për t’i dhënë fund këtj fenomeni, deri më tani janë zbuluar dhjetëra parcela, çka do të thotë se trafikantët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kultivimi.

Fillon kontrolli nga ajri per droge mbi territorin Shqiptar duke nisur fluturimet monitoruese ne Malesine e Madhe! Read More »

Durrës, bllokohen 26 ton mish pule me virusin e salmonelës!

[sgmb id=”1″]

Një sasi e madhe mish pule, prej 26 tonësh, e ardhur në Shqipëri nga Brazili është bllokuar në portin e Durrësit.

Kjo ngarkesë ka mbërritur pak ditë më parë në vendin tonë dhe pasi është analizuar nga ISUV, ka rezultuar me ngarkesë të virusit “Salmonela SPP”.

NJOFTIMI I PLOTË I AUTORITETIT KOMBËTAR TË USHQIMIT
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonella spp. Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës, bazuar edhe në pikën 2 të këtij urdhri, ku thuhet se “për çdo ngarkesë të importuar, të merren mostra për analizimin e tyre pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV)”, ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.
Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonella spp. Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.

Durrës, bllokohen 26 ton mish pule me virusin e salmonelës! Read More »

Bllokohen 26 tone pula Braziliane ne portin e Durresit!

[sgmb id=”1″]

Në njoftimin zyrtar të këtij institucioni thuhet:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar  urdhrit 131 datë 4.4.2017 të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave,” për importin e ngarkesave të produkteve me origjinë shtazore, të importuara nga Brazili, në pikat e inspektimit kufitar”, ka bllokuar një sasi prej 26 ton mish pule, të rezultuara me prezencë të salmonellaspp.

Inspektori i AKU-së në Pikën e Inspektimit  Kufitar Durrës ka bërë bllokimin e kësaj ngarkese me mish pule në PIK  me origjinë nga Brazili, e importuar nga firma importuese AMG më datë 3.5.2017. Nga kjo ngarkesë e bllokuar, janë marrë mostra për t’u analizuar pranë ISUV.

Me daljen e përgjigjeve të analizave nga ISUV më datë 10.5.2017, ka rezultuar se kjo ngarkesë e importuar nga Brazili me mish pule ka prezencë të salmonellaspp.  Sasia e ngarkesës me mish pule, vijon të qëndrojë e bllokuar në PIK Durrës, për procedura të mëtejshme.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  shton se “me përgjegjësi të plotë ndjek hap pas hapi të gjitha procedurat ligjore, për të garantuar sigurinë ushqimore për konsumatorët shqiptarë.”

ÇFARE ESHTE SALMONELA

Salmonela është më e shpeshtë në verë se në dimër. Fëmijët janë më të prekshëm nga kjo sëmundje. Gjithashtu mund të preken fëmijë, të rinj dhe të rritur që kanë sistem imun të dobët.

Çdo njeri mund të sëmuret me salmonelë duke konsumuar ushqim me salmonelë. Kjo ndodh në disa raste: Ushqimi mund të jetë kontaminuar gjatë procesit të përpunimit ose nga ushqime të përgatitura me dorë, shkruan shije.al.

Ushqimi mund të kontaminohet nga duar të palara dhe të infektuara. Më shpesh ndodh në rastet e ushqimeve, që përgatiten me duar të cilat nuk lahen me sapun pas përdorimit të tualetit.

Salmonela mund të gjendet në feçet (jashtëqitjet) e kafshëve shtëpiake, kryesisht atyre që mund të kenë diarre. Njerëzit mund të infektohen nëse nuk bëjnë larjen e duarve pas kontakteve me to.

Mishi i viçit, i derrit, i pulës dhe vezët mund të jenë të infektuara me salmonelë. Por gjithashtu edhe perimet e freskëta (sallata, qepët, karota, spinaqi, domatet, patatet, speci etj) mund të jenë të kontaminuara me salmonelë.

Ushqimet e kontaminuara me salmonelë shpesh duken si normale.

Si ta dalloni nëse jeni prekur nga salmonela

Shenjat e salmonelës përfshirë diarrenë, ethet etj shfaqen 12-72  orë pas infeksionit dhe sëmundja vazhdon edhe 4-7 ditë. Disa njerëz e kalojnë këtë sëmundje pa trajtim dhe të tjerët që kanë imunitet të ulët e kanë të nevojshme të trajtohen në spital.

Gjatë trajtimit kundër salmonelës duhen shmangur ushqime me yndyrë dhe sheqer të lartë. Gjithashtu duhen shmangur ushqime djegëse, pijet alkoolike dhe kafeja gjatë dy ditëve të shfaqjes së simptomave.

Si mund të shmagni salmonelën

Mos hani vezë të gjalla ose të pagatuara (pa i zier ose skuqur). Vezët e gjalla mund të përdoren në disa ushqime, si: salca hollandeze të bëra vetë, sallata Ceasar, sallata të tjera, tiramisu, akulloret e përgatitura vetë, majonezat e përgatitura vetë, brumërat e përgatitur vetë etj.

Piqini ose ziejini ushqimet në sasinë e duhur. Përdorni termometër, që të jeni të sigurt që ushqimet gatuhen në temperaturën e duhur. Mos përdorni ngjyrues në mish.

Shmangni përdorimin e qumështit ose produkteve të tij të papasterizuar.

Shmangni kryqëzimin e kontaminimit të ushqimeve. Mbani mishin e përgatitur të ndarë nga ai i papërgatitur.

Pastroni (lani) shpesh duart, thikat, tavolinat e përgatitjes së ushqimeve dhe pajisjet e tjera pas përgatitjes së ushqimeve të pagatuara.

Lani duart para përgatitjes së ushqimeve me dorë dhe midis përgatitjes së ushqimeve të ndryshme.Mos përgatisni ushqim për të tjerët ose shërbeni ujë në rast se keni salmonelë.

Lani duart pas kontaktit me feçen (jashtëqitjen) e kafshëve. Zvarranikët janë mbartës dhe transmetues të baktereve të salmonelës. Konsideroni të mos mbani zvarranikë (përfshirë breshkat) dhe kafshë shtëpiake, kryesisht nëse keni fëmijë të vegjël ose të rritur.

Bllokohen 26 tone pula Braziliane ne portin e Durresit! Read More »

E trishtë në Pogradec:I riu bën për spital të ëmën…shkak një konflikt me motive banale!

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje e trishtë ka prekur qytetin e Pogradecit, djali rreh të ëmën me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çërravë të Pogradecit dhe ka nisur për shkak të një konflikti për motive banale. I riu 31 vjeçar ka goditur me sende të forta të ëmën.

Për shkak të goditjeve nga ana e Gentian Ç.-së, e ëma e tij ka përfunduar në spital, ku është aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar të riun dhe e ka proceduar penalisht.

Materialet hetimore për rastin i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: Dhuna në familje.

E trishtë në Pogradec:I riu bën për spital të ëmën…shkak një konflikt me motive banale! Read More »

EUROPOL PARALAJMËRON: NESËR MUND TË KETË SULM TË PAPARË KIBERNETIK!

[sgmb id=”1″]

Sulmi kibernetik i së premtes i ka prekur më shumë se 200.000 persona në 150 vende të botës, njofton shefi i EUROPOL-it, Rob Wainwright.

Duke folur për televizionin britanik ITV, Rob ka thënë se bota është duke u përballur me një kërcënim të përshkallëzuar.

Ai ka ngritur shqetësime për nivelin e sulmeve të mundshme të hënën në mëngjes. Virusi i së premtes e ka marrë kontrollin e dosjeve të përdoruesve duke kërkuar pagesa. Rusia dhe Britnia e Madhe ishin në mesin e vendeve të goditura më së keqi nga ky virus.

Ekspertët e sigurisë kanë paralajmëruar se një sulm tjetër është i pashmangshëm dhe mund të jetë i pandalshëm.

Rob ka thënë se është i shqetësuar se numri i të prekurve mund të rritet kur njerëzi të rikthehen në punë të hënën në mëngjes.

“Jemi përball një kërcënimi të përshkallëzuar, numri po rritet,” ka thënë ai. Ai ka shtuar se sulmi ishte i paparë deri më tani.

“Jemi duke i kryer rreth 200 operacione globale kudër krimit kibernetikë çdo vit, por kurrë nuk kemi parë diçka të tillë. Nga sulmi i fundit janë prekur 200 mijë persona në 150. Shumë nga viktimat do të jenë biznesmen, përfshirë korporata të mëdha,” ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Rob, deri tani vetëm disa pagesa janë bërë nga viktimat e sulmit.

EUROPOL PARALAJMËRON: NESËR MUND TË KETË SULM TË PAPARË KIBERNETIK! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com