Kapen 207 kg marijuane ne kufirin greko-shqiptar.
[sgmb id=”1″]
Kapen 207 kg marijuane ne kufirin greko-shqiptar. Read More »
[sgmb id=”1″]
Kapen 207 kg marijuane ne kufirin greko-shqiptar. Read More »
[sgmb id=”1″]
Babai i 16-vjecares që humbi jetën në spital ditën e sotme ka tronditur me deklaratën e tij.
Bardhyl Pepa ka deklaruar: Spitali privat Continental më mori jetën e vajzës, mjekëve u çova kartelën e vajzës, ku ishte e qartë se ishte alergjike ndaj disa ilaçeve.
Kliko per me shume info
“Kur pashë se dicka nuk shkon, mjekët nuk po më tregonin dhe u futa në sallë”, ka thënë babai i vajzës.
Pepa ka shtuar se: Kur u futa në sallë pashë që vajzës po i bënin masazh zemre.
“Vajza ime ishte një artiste, nuk di cfarëtë them por na kishin dhënë garanci për operacionin”, shton më tej ai.
“Folëm me shumë mjekë për operacionin, na u dha garanci se do të dilte mirë”, ka bërë me dije babai i vajzës.
[sgmb id=”1″]
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 3.4 të shkallës rihter ka prekur gjatë paradites së sotme ne Jug.
Tërmeti është ndjerë më së shumti në zonën e Beratit, Kuçovës, Fierit dhe Ballshit.
Qendra Europiane e Sizmologjisë raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë 72 kilometra në jug të Tiranës dhe 9 kilometra në jug-perëndim të Beratit, në një thellësi prej 2 kilometrash.
Qytetarër shkruajnë pranë JOQ.al se tërmeti i ka trembur mjaft, por deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, vetëm dëme të vogla materiale.
E dini që lëkundjet e tërmetit janë nga zona naftëmbajtëse Marinëz që çdo ditë vazhdojnë e rrezikojnë jetën e zonave përqark?”, – shkruan një prej banorëve.
[sgmb id=”1″]
Shkaku kryesor i kancerit është zbuluar që në vitin 1931, por askush nuk flet për këtë.
Shumë pak njerëz në të gjithë botën e dinë përse ky fakt është fshehur nga industria farmaceutike dhe industria e ushqimit. Në vitin 1931 shkencëtari gjerman Otto Heinrich Warburg ka marrë çmimin Nobel për zbulimin e shkaktarit kryesor të kancerit. Otto ka zbuluar që kanceri është rezultat i një fuqie antifiziologjike dhe një stili jete antifizilogjik.
Pse? Kjo ka të bëjë me një mënyrë ushqimi antifiziologjik (dietë e bazuar në ushqime acide dhe jetë joaktive). Në këto kushte trupi krijon një ambient acid (në rastin e jetës pasive për shkak të mos oksigjenimit të qelizave).
Aciditeti i qelizave është shkaku kryesor i përjashtimit të oksigjenit, nga ana tjetër, mungesa e oksigjenit në qeliza krijon ambient acid. Doktor Otto ka thënë që: “Mungesa e oksigjenit dhe aciditeti janë 2 anë të së njëjtës medalje”. Pra nëse një person ka njërën, ka edhe tjetrën.
Domethënë, nëse një person ka aciditet me tepri ai automatikisht do ketë mungesë oksigjeni në organizmin e tij. Në qoftë se mungon oksigjeni atëherë do keni aciditet në trupin tuaj.
Doktor Otto ka thënë: “Substancat acide shtyjnë oksigjenin, në ndryshim nga substancat alkaline (bazike) që tërheqin oksigjen”. Kështu që një ambient acid është një ambient pa oksigjen. Doktor Otto ka shkruar: “Duke i hequr një qelize 35% të oksigjenit të saj, brenda 48 orëve është e mundur të kthehet në qelizë kancerogjene”.
Të gjitha qelizat normale kanë nevojë për oksigjen kurse qelizat kancerogjene jetojnë edhe pa oksigjen (nga ky rregull nuk ka asnjë përjashtim). Qelizat tumorale janë acide ndërkohë që qelizat normale janë bazike. Në librin e tij metabolizmi i tumoreve Otto ka treguar që të gjithë format e kancerit janë të karakterizuara nga 2 kushte kryesore: aciditeti i gjakut dhe mungesa e oksigjenit.
Ka zbuluar që qelizat tumorale janë anaerobe (që jetojnë pa oksigjen) dhe nuk mund të mbijetojnë në nivele shumë të larta oksigjeni. Qelizat tumorale mund të mbijetojnë vetëm me glukozë dhe në një ambient pa oksigjen. Më kryesorja është që kanceri s’është gjë tjetër veçse një mekanizëm mbrojtës që qelizat e trupit kanë për të mbijetuar në një ambient acid dhe pa oksigjen.
Si përmbledhje:
Qelizat e shëndetshme jetojnë në një ambient të oksigjenuar bazik që iu lejon atyre funksionimin normal. Qelizat tumorale jetojnë në një ambient acid dhe me sasi të ulëta oksigjeni.
Me rëndësi:
Pasi ka mbaruar procesi i tretjes, ushqimet, në varësi të sasisë dhe cilësisë së proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, vitaminave dhe mineraleve furnizojnë dhe shpërndajnë një gjendje ose aciditeti ose bazike në trup. Rezultati acid ose bazik matet nga shkalla e quajtur PH, vlerat e të cilës janë nga 0-14. Vlera 7 i korrespondon PH neutral. Është shumë e rëndësishme të dihet se si ushqimet acide ose bazike ndikojnë në shëndetin tonë pasi qelizat, që të funksionojnë si duhet, duhet të kenë PH bazik (pra pak lart 7). Në një person të shëndetshëm PH i gjakut është midis vlerave 7.4-7.45.
Në qoftë se PH i gjakut në një person është më pak se 7, ai shkon në koma.
Ushqimet që acidifikojnë trupin
-Sheqeri dhe gjithë nënproduktet e tij, është më i keqi nga të gjithë. Nuk ka proteinë, nuk ka yndyrna, nuk ka vitamina dhe minerale, vetëm karbohidrate të rafinuara që e shkatërrojnë pankreasin. PH i sheqerit është 2.1, pra shumë acid.
-Mishi, të gjitha llojet.
-Produktet me origjinë shtazore si qumështi, djathi, gjiza, kosi etj.
-Kripa e rafinuar
-Mielli i rafinuar dhe të gjithë derivatet e tij si makaronat, ëmbëlsirat, biskotat.
-Buka sepse pjesa më e madhe e tyre përmban yndyrna të ngopura, margarinë, kripë, sheqer dhe konsevante
-Gjalpi
-Kafja, çaji i zi dhe çokollata
-Alkooli
-Cigarja
-Antibiotikët dhe ilaçet në përgjithësi
-Çdo lloj ushqimi i pjekur sepse pjekja eliminon oksigjenin duke shtuar aciditetin e ushqimeve
-Të gjitha ushqimet e konservuara në kuti që përmbajnë konservantë, ngjyrues, aroma dhe stabilizues
-Gjaku “vetërregullohet” vazhdimisht që të mos bjerë në acidozë metabolike, për të garantuar funksionimin e mirë dhe të rregullojë metabolizmin e qelizave. Trupi duhet të marre ushqime me bazë minerale për të neutralizuar aciditetin e gjakut, por të gjithë ushqimet e lartpërmendura, aq më tepër ato të përpunuara, acidifikojnë gjakun.
-Duhet të kemi parasysh që me stilin modern të jetesës këto ushqime konsumohen të paktën 3 herë në ditë, 365 ditë të vitit dhe të gjithë këto ushqime janë antifiziologjikë.
Ushqimet bazike
Ideale është të kemi një mënyrë ushqyerje ku 60% e tyre të jenë bazike dhe 40% të jenë acide, të evitohen produktet shumë acide si pijet me gaz, apo pa gaz, sheqeri i rafinuar dhe ngjyruesit.
Të mos abuzohet me kripën dhe të evitohet sa të jetë e mundur.
Për ata që janë tashmë të sëmurë idealja është 80% e ushqimit të jetë bazike duke eliminuar sa të jetë e mundur produktet acide.
Doktor George W. Crile një nga kirurgët më të respektuar në botë deklaron: “Të gjitha vdekjet të quajtura natyrale s’janë gjë tjetër veçse pika kulminante e ngopjes së trupit me acid”. Sikurse e thamë edhe më lart, është pothuajse e pamundur që kanceri të shfaqet te një person i cili pastron trupin nga acidet, me një dietë alkaline që shton konsumin e ujit të pastër dhe eviton ushqimet që prodhojnë acide. Në përgjithësi kanceri nuk ngjitet dhe nuk trashëgohet. Ajo që trashëgohet janë zakonet e ushqyerjes, ambienti dhe stili i jetës. Këto prodhojnë tumoret.
Menken ka shkruar që: “Lufta e jetës është kundër mbajtjes së acidit në trup”.
Plakja, mungesa e energjisë, stresi, dhimbja e kokës, sëmundjet kardiake, alergjia, ekzema, urtikaria, astma, gurët e veshkave, arterioskleroza, ndër të tjera nuk janë gjë tjetër veçse grumbullime të acidit.
Doktor Theodore A. Baroody ka shkruar në librin e tij: “Alkalizohuni ose vdisni”.
Në të vërtetë nuk kanë rëndësi emrat e sëmundjeve pafund, ajo që ka rëndësi është që të gjitha vijnë nga vetëm një shkak kryesor, shumë substanca acide në trup.
Doktor Robert Young ka thënë: “Sasia e tepërt e aciditetit në organizëm është shkaku i të gjitha sëmundjeve shkatërruese. Në qoftë se ndodh një turbullim i ekuilibrit në organizëm fillon të prodhohet dhe magazinohet më shumë acid dhe mbetje toksike me shumicë, atëherë shfaqen sëmundjet”.
Po kimioterapia?
Kimioterapia e acidifikon trupin deri në atë pikë saqë boshatisen të gjitha rezervat alkaline (bazike) të organizmit që të neutalizohet aciditeti duke sakrifikuar bazat minerale si kalciumi, magnezi, kaliumi të depozituara në kocka, në dhëmbë, në artikulacione, në flokë dhe në thonj.
Për këtë arsye i shohim këto ndryshime në personat që bëjnë këtë trajtim, ndër të tjera, e para që vëmë re është rënia e flokëve.
Për trupin nuk do të thotë asgjë të humbësh flokët, por një PH acid do të thotë vdekje.
Asgjë nga këto nuk është e përshkruar ose e treguar sepse sipas të gjithë treguesve industria që shëron tumoret dhe kimioterapia janë disa nga aktivitetet më fitimprurëse që ekzistojnë. Flitet për një xhiro disamilionëshe dhe sigurisht që pronarët e këtyre industrive nuk duan që e gjithë kjo të publikohet. Çdo gjë tregon që industria farmaceutike dhe industria e ushqimit janë një bashkësi e vetme. Ato ndihmojnë njëra-tjetrën në përfitime.
Sa më shumë njerëzit sëmuren, aq më shumë rritet fitimi i industrisë farmaceutike nga ana tjetër, që të kemi shumë persona të sëmurë duhet shumë ushqim i dëmshëm. Të gjithë këtë e prodhon industria e ushqimit.
Sa nga ne kanë dëgjuar të thuhet që dikush është i sëmurë me tumor dhe se kjo mund t’i ndodhë çdo njeriu?!
Jo, nuk është e vërtetë! Ty nuk do të të ndodhë, nëse e bën ushqimin, ilaçin tënd. Mëso të ushqehesh, ose përgatitu të vdesësh!
[sgmb id=”1″]
Personi që shikoni në fotografi është mjeku Tefik Zhurda, 54 vjeç, i cili po lufton mes jetës dhe vdekjes, pas ndarjes nga jeta të një paciente të tij.
Mjeku anestezist i spitalit privat “Continental” në Tiranë, në orët e para të së hënës tentoi vetëvrasjen, pasi pacientja 16- vjeçare Blerta Pepa nuk u përmend pas operacionit.
Zhurda, i tronditur duke dyshuar se kishte gabuar në dozën e anestezisë së dhënë ndaj adoleshentes, tentoi flijimin.
Në gjendje shoku, duke mos i falur dot vetes vdekjen e Blertës, ai injektoi në trup një preparat lëndë anestezie, ndërsa ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Rreth orës 01:00 pas mesnatës mes të dielës dhe të hënës, në spitalin privat, gjatë operacionit pacientja Blerta Pepa, 16 vjeçe, ndërroi jetë teksa po operohej në gju.
Vdekja e së resë dyshohet se është shkaktuar për shkak të gabimit me dozën e anestezisë, çka ka bërë që mjeku të tentojë fundin fatal, i tronditur nga gabimi i tij.
E reja po i nënshtrohej një ndërhyrje kirurgjikale pasi kishte dëmtuar ligamentin e këmbës në orën e fizkulturës te shkolla “Andon Zako Çajupi”, ku po operohej në gju.
16- vjeçarja nuk ishte e panjohur për publikun, pasi rreth tre vite më parë kishte konkurruar në spektaklin e talenteve “Gjeniu i vogël”, ndërsa më poshtë gjeni video nga interpretimet e saj.
Në cilësinë e provës materiale për të zbuluar më shumë mbi vdekjen e së resë, u sekuestrua kartela mjekësore e së resë.
Ndërkohë që policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes të ndodhur në spitalin privat në rrugën “Ali Demi”
[sgmb id=”1″]
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në një spital privat ku një vajzë vetëm 16-vjeçare humbi jetën gjatë operacionit.
Viktima Blerta Pepa, është një emër i njohur për publikun pasi ajo ka marrë pjesë në emisionin “Gjeniu i Vogël”.
Pas ngjarjes së rëndë, mjeku anestezist ka tentuar të vrasë vetën dhe mësohet se gjendet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë familja e vazjës bëjnë me faj mjekët për humbjen e madhe.
“Mbesa ime B.P është rrëzuar duke luajtur në orën e fizkulturës, ku ka vrarë gjurin.
Para dy javëve doli që kishte dëmtim të miskut te gjurit dhe këputje ligamenti. U interesuam. Në shtet na thanë nuk bëhet. Bëhet me çarje dhe mund të bëhet më vonë, sepse duke u rritur mund të këputet përsëri ligamenti.
U interesuam në privat. Lam një takim me spitalin privat dhe mjeku mori përsipër operacionin edhe pse prindërit e kishin vënë në dijeni se nuk mund të bëhej.
Mjeku i ka thënë që në privat ka teknika të reja dhe mund të kryhet operacioni. Vajza duhet të hynte në operacion që në orët e para të paradites së djeshme, por për shkak të disa komplikacioneve të operacioneve të mëparshme, salla është liruar me vonesë dhe vajza ka hyrë në operacion në 7 pasdite.
Pas rreth 3 orësh operacion, mjeku ka njoftuar se gjithçka ka shkuar mirë. Ndërkohë që nuk e kanë nxjerrë pacienten nga salla për 2-3 orë.
Prindërit kanë hyrë me forcë në sallën e operacionit dhe kanë parë mjekët në përpjekje për të rikthyer vajzën në jetë. Vajza ka ndërruar jetë, dhe justifikimi që u është dhënë prindërve është se ka pasur temperaturë të lartë pas operacionit”- ka rrëfyer daja e vazjës për Propacientit.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist që asistonte në operacion ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.
Policia bën të ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku si provë materiale është sekuestruar kartela mjekësore e 16-vjeçares. /albeu.com/
Vdekja e 16-vjeçares,çastet e fundit në spital dhe dhe dëshmia tronditëse e babait! Read More »
Lidhjet në kohët moderne është gjithnjë dhe më e pamundur të zgjasin përgjithmonë, imazh me të cilin jemi rritur duke parë prindërit tanë. Ja disa nga arsyet që shpjegojnë disi këtë problem të brezit tonë.
Nuk jemi të përgatitur
Shpesh ne nuk jemi të përgatitur për kompromis, për të sakrifikuar veten dhe për të dashur pa kushte. Nuk duam të presim, preferojmë ta kemi gjithçka menjëherë. Nuk i lejojmë ndjenjat tona të rriten, duke vendosur shpesh një kufi kohor të asaj se çfarë duhet të ndiejmë dhe kur duhet ta ndiejmë.
Ngatërrojmë dashurinë me ndjenja të tjera
Shpesh dëshirojmë të njohim dikë që mund të na shoqërojë në kinema apo në pub, dhe jo dukë që mund të na kuptojë dhe mbështesë në momentet më të vështira. Nuk na pëlqen të kalojmë momente të mërzitshme dhe për këtë arsye jemi në kërkim të një partneri të gëzueshëm, që mund ta kthejë jetën tonë në një aventurë. Por nuk jemi gjithmonë gati për ndryshim, i cili në mënyrë të pashmangshme, vjen pas një periudhe të caktuar romantike apo dashurie reciproke.
Ngecemi në rutinë
Pas një farë periudhe nuk kemi më kohë dhe hapësirë për dashuri, sepse jemi shumë të zënë për të përfituar të mirat materiale.
Presim një rezultat të menjëhershëm
Kur biem në dashuri, duam që menjëherë lidhja jonë të bëhet e pjekur. Por kjo pjekuri si dhe mirëkuptimi reciprok, mund të arrihen vetëm pas disa vitesh të kaluara së bashku. Shumica e njerëzve sot mendojnë se nuk ka asgjë në këtë jetë për të cilën ja vlen të shpenzojnë kohën dhe durimin i tyre, madje as dashuria.
Bëhemi të varur nga teknologjia
Teknologjia na ka ‘afruar’ shumë. Jemi kaq afër me njëri-tjetrin sa ndonjëherë është e vështirë edhe të marrim fryme. SMS, mesazhe zanore, chat dhe telefonata video kanë zëvendësuar komunikimin ballë për ballë në shumë raste. Nuk kalojmë më aq shumë kohë me njëri-tjetrin. Dimë mjaftueshëm për njëri- tjetrin, nuk kemi për çfarë të flasim.
Nuk mund të qëndrojmë gjatë në të njëjtin vend
Ne mendojmë se nuk jemi gatuar për të qëndruar në një lidhje, dhe vetëm ideja e lidhjes na tremb. Na duket e pamundur t’ia kushtojmë jetën një personi të vetëm dhe shmangim gjithçka që është e qëndrueshme.
Jemi ‘çliruar seksualisht’
Brezi ynë e ka ndarë seksin nga dashuria. Sot njerëzit fillimisht bëjnë seks dhe më pas vendosin nëse dua apo jo të qëndrojnë më së bashku. Sot seksi jashtë martese është bërë gati normal dhe koncepte të tilla si ‘lidhje e hapur’ janë pjesë e jetës moderne.
[sgmb id=”1″]
Janë ngritur pyetje të shumta se kush mund të jetë prapa sulmit më të madh global kibernetik. Një teori së fundmi e ka lidhur sulmin me Korenë e Veriut, ani pse ende është i pasigurt një përfundim I tillë.
Dyshimet bien mbi një grup të quajtur ‘Lazarus’, i njohur për sulmin kibernetik ndaj Sony Pctures në vitin 2014 dhe një tjetër ndaj një banke në Bangladesh në vitin 2016.
Besohet se grupi Lazarus vepronte në Kinë, por në emër të koreanëve të veriut.
Ekspertët e sigurisë janë duke e lidhur këtë grup me sulmin global kibernetik, pas një zbulimi nga hulumtuesi i sigurisë në Google, Neel Mehta. Ai gjeti ngjashmëri në mes kodit të softuerit dhe mjeteve të tjera që besohet se janë krijuar nga grupi Lazarus në të kaluarën.
Kjo është vetëm një pjesë e vogël e provave, por ka të dhëna të tjera të cilat duhet të merren në konsideratë, shkruan sot BBC
Koreja e Veriut mund të ketë lidhje me sulmin global kibernetik! Read More »