Problematika

Një 32-vjeçar shqiptar, me banim në komunën Romano di Lombardia dhe i njohur më parë nga policia, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Treviglio-s (Itali).

[sgmb id=”1″]

Një 32-vjeçar shqiptar, me banim në komunën Romano di Lombardia dhe i njohur më parë nga policia, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Treviglio-s (Itali).

Ai është vënë në pranga me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen.

Gjatë një bastisje në banesën ku jetonte shqiptari, efektivët gjetën 3 kg e gjysmë kokainë, disa gramë heroinë si dhe materiale për paketimin dhe peshimin e drogës.

Agjentët kanë gjetur gjithashtu mbi 1.100 euro, që u sekuestruan pasi dyshohet se janë përfituar nga trafiku i drogës.

Shqiptari është dërguar në burgun e Bergamo-s.

Droga u gjet nga efektivët, e fshehur në një apartament në qendër të Romano di Lombardia, ku jetonte një grua shqiptare, nënë e tre fëmijëve: 8,5 dhe 1 vjeç.

Edhe gruaja është nën hetim në gjendje të lirë për bashkëpunim në posedimin e drogës me qëllim trazimin.

 

Një 32-vjeçar shqiptar, me banim në komunën Romano di Lombardia dhe i njohur më parë nga policia, është arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Treviglio-s (Itali). Read More »

Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë një grup prej 4 personash për vjedhje në bashkëpunim ! Arrestohen shtetasit…

[sgmb id=”1″]

Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë një grup prej 4 personash për vjedhje në bashkëpunim ! Arrestohen shtetasit:

1- Hyqmet Lelaj, 49 vjeç, banues në Vlorë.

2- A.Z., 15 vjeç, banues në Vlorë.

3- K.M., 14 vjeç, banues në Vlorë.

4- A.Z., 14 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve pasi më datë 17.05.2017, në vendin e stacionit të mallrave të trenit pranë lagjes “24 Maji”, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 1 rrotë të vagonit të trenit (me aks në mesin e dy rrotave) të cilët kishim për qëllim shitjen e tij për përfitime në grup.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” neni 134/2 i Kodit Penal.

Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë një grup prej 4 personash për vjedhje në bashkëpunim ! Arrestohen shtetasit… Read More »

I kërkoi 5 milionë lekë gruas së përdhunuesit për të hequr padinë, flet vajza 24-vjeçare: Ja e vërteta.

[sgmb id=”1″]

Një ditë pas transmetimit me zë dhe figurë të pazareve për të tërhequr denoncimin ndaj një të dyshuari për përdhunim, në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u paraqit protagonistja kryesore. Matilda Xhina, vajza 24-vjeçare nga Elbasani, e shoqëruar nga i fejuari i saj, Hergys Abazi, mohuan pazaret për lirimin e autorit Bekim Skora. Fillimisht, Matilda tregoi ngjarjen e shtatorit të vitit të kaluar, teksa tha se autori i dyshuar e kishte ndjekur, e kishte prekur dhe më pas ishte larguar.

Ajo e kishte ndjekur deri në momentin e arrestimit nga policia, kur pa se autori e kishte zinxhirin e pantallonave zbërthyer. Gjatë gjithë kësaj ngjarje, që nga tentativa për përdhunim, e deri te arrestimi, Matilda fliste në telefon me të fejuarin, madje i ka treguar edhe se ku kishte shkuar autori.

Në lidhje me videoregjistrimin dhe pazaret me bashkëshorten e të arrestuarit, Matilda pohoi se i kishte thënë me ironi dhe nerva e sipër. Megjithëse në filmime përmend gjyqtarë dhe sekretare gjqyësore, në intervistë ajo pohon se nuk e di as vetë përse i ka përmendur. Më poshtë është intervista e plotë dhënë për gazetarët e “Fiks Fare”:

Gazetari: Përse keni ardhur në redaksinë e Fiks Fare?

M.Xhina: Kam ardhur se mbrëmë kam parë që janë ëprdorur fotot e mia, emri dhe mbiemri im, familjarët e mi, dhe çdo gjë është aty nuk është e vërtetë, pasi më ka dëmtuar shumë. Komentet në rrjetet sociale mua më bëjnë shumë dëm.

Gazetari: Ngjarja për të cilën pretendoni ka ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Çfarë ka ndodhur konkretisht?

M.Xhina: Ngjarja ka ndodhur fiks një ditë para bajramit, kam dalë nga puna nga ora katër.

Gazetari: Çfarë pune?

M.Xhina: Rrobaqepsi. Më pas kam ndaluar te lokali i familjarëve të mi. Pas gjysëm ore jam nisur për në shtëpi, kam folur rrugës në telefon me të fejuarin. Telefonin e kam pasur të prishur, me viva-voçe, e dëgjonin të gjithë. Duke ecur, dikush më kap nga mbrapa, më tërheq dhe i bërrtas të fejuarit tim po më ngacmon një çun dhe më bie dhe telefoni në tokë dhe çanta në tokë. Ai më tërheq dhe më përplas pas muri. Përpiqet të më zhveshi, të më heqë kanatjeren të më heqë xhupin, kam vënë re se edhe zinxhirin e pantallonave e ka pasur të zbërthyer. Nuk e dëgjoja se çfarë thoshte i fejuari, pasi bërtisja jam te ulluqet, jam këtu, jam aty. U përpoqa ti gjuaja dy herë atij me bërryl, po forca ime nuk u maste dot më atë, po vetëm e shtyja atë nga para. Pastaj, nuk e di pse, unë po bërtisja, ai u largua, ngaqë ka dalë ndonjë komshi aty se ishte mur avllie, ose ka pasur ndonjë gjë tjetër, nuk e di. Pastaj si e hutuar që isha, kam marrë çantën, telefonin, po flisja me të fejuarin, dhe vetëm e kam ndjekur nga mbrapa atë, duke i thënë të fejuarit tim që është këtu, është aty. Atë e kapi makina e policisë dhe policët janë dëshmitar që ai e kishte akoma zinxhirin e pantallonave zbërthyer.

Gazetari: Ka vazhduar procesi hetimor dhe gjyqësor. Jeni thirrur, keni dhënë deklarime?

M.Xhina: Po, jam thirrur, kam dhënë edhe deklaratënd dhe kam thënë që unë nuk e fal atë.

Gazetari: Gjatë kësaj kohe, ka pasur ndonjë tentativë nga familjarët tuaj për të kontaktuar me familjarët e autorit?

M.Xhina: Jo fare. Biles, familjarët e atij, Bekim Skorës, kanë ardhur tek unë dhe familjarët e mi dhe kanë kërcënuar që unë ta fal. Gjëja më e mirë që do të bëja unë ishte që ta falja atë. Unë nuk kam kërkuar as lekë, asnjë gjë fare aty. Sepse ajo që më ndodhi mua nuk lahet as me lekë asnjë gja.

Gazetari: Në emisionin Fiks Fare u transmetua një videoregjistrim midis familjes tënde dhe bashkëshortes së autorit, ku familja jote thotë që unë do flas me vajzën për të tërhequr denoncimin. Aty është edhe shuma përkatëse, sikur i fejuari jot i ka kërkuar familjarëve të autorit.

M.Xhina: Kjo gjë nuk është e vërtetë, pasi i fejuari im nuk i njeh familjarët e atij, sidomos gruan e atij. Edhe unë ishte hera e parë që e kam takuar atë grua, që e kam parë si fytyrë, pasi edhe në seancat gjyqësore unë atë nuk e kam parë. Në lidhje me videon që ishte aty, thjesht ishte si muhabet shtëpie, nerva e sipër kam bërë atë muhabet, pasi më vinte edhe si inat njëherë, kur deri dje ata vinin me kërcënime tek unë, kurse tani pas 8-9 muajsh, thonë për lekë. Çdo gjë për mua aty ishte si punë provokimi, si muhabet shtëpie, jo që unë dua lekë më të vërtetë nga ata, se atë gjë unë nuk e fal kurrë. Biles edhe gruas unë nuk ia fal këtë gjë që ka bërë.

Gazetari: Në atë bisedë përmendet edhe shuma përkatëse. Fillimisht 5, 3, 4 (milionë). I ke kërkuar lekë familjarëve të autorit për të tërhequr denoncimin?

M.Xhina: Ajo gjë erdhi si muhabet, pasi ajo më tha që i fejuari im i kishte kërkuar 5 milionë lekë. Unë i thash që kjo gjë nuk është e vërtetë. Po meqë qënka kështu, ke 5 milion ti mua të më japësh? Ajo tha po më pak. Po 4 i thash ke? Dmth si punë ironie, jo që unë kërkoja lekë me të vërtetë me atë.

Gazetari: Ka qenë gjithçka ironi sipas teje?

M.Xhina: Po gjithçka kështu ka qenë. Biles edhe në video kuptohet shumë qartë se unë jam e stresuar, biles edhe babit i kthej llafe se nuk e duroj dot më atë lloj muhabeti aty. Të ishte për punë lekësh mund ta bëja që në fillim.

Gazetari: Në bisedë ti i thua që të kishte ardhur që në fillim, jo tani se tani është vonë, tani është procesi gjyqësor. Janë njerëzit e ligjit. Kush janë këta njerëzit e ligjit? Përse i përmende?

M.Xhina: Nuk e di as vetë përse i përmenda në atë bisedë. Kur vjen muhabeti në nerva e sipër, po nuk e kisha seriozisht atë muhabetin e lekëve, asnjëherë në botë.

Gazetari: Dukej sikur lekët do ia çoje gjyqtarëve?

M.Xhina: Ai ishte muhabet që erdhi njëra pas tjetrës fjalët, as i llogarita, as i mendova ato fjalë që thash aty, thjesht kam qenë e nervozuar.

Gazetari: Në fund i ke thënë (denoncueses) që këta biseda nuk bëhen as në telefon. Ndoshta këtu është ky lloj interpretimi që mund të bëjë pazar për ta falur, ose për t’i kërkuar lekë.

M.Xhina: Jo asnjëherë në botë nuk do u bënte pazar me këtë gjë.

Gazetari: Në bisedën që ka transmetuar “Fiks Fare” përmendeni dhe ju. Sipas denoncueses, ju i keni kërkuar familjarëve të saj 5 milionë lekë që Matilda të tërheqë denoncimin. Është e vërtetë?

I fejuari: Absolutisht, unë nuk flas dot në emër të Matildës, pasi ajo është madhore. Unë kam qenë dëshmitar në atë ngjarje.

Gazetar: Ke bërë ndonjë tentativë për t’i kërkuar 5 milionë lekë, sipas denoncueses?

I fejuari: Absolutisht jo.

I kërkoi 5 milionë lekë gruas së përdhunuesit për të hequr padinë, flet vajza 24-vjeçare: Ja e vërteta. Read More »

XHAFAJ NXJERR ZBULUAR TAHIRIN: NUK KA DOKUMENT TË GUARDA DI FINANZA PËR SHKATËRRIMIN E DROGËS, KA GËNJYER

[sgmb id=”1″]

Policia ka shoqëruar gjashtë persona si të dyshuar për krimin e ndodhur të dielën në mbrëmje në fshatin Rukaj të Matit, ku mbeti i vrarë Hajredin Lleshi.

Efektivët e Komisariatit të Burrelit e kanë gdhirë natën jashtë në kërkim të autorëve të vrasjes së 60-vjeçarit dhe pas kontrolleve të shumta në fshatrat përreth e në Mamurras, ku dyshohej se strehoheshin ata, u shoqëruan gjashtë persona.

Ata janë të afërm (dajat dhe familjarë të tjerë) të emigrantit të vrarë disa vite më parë në Angli, Agim Hoxha. Autori i dënuar për këtë krim është nipi i 60-vjeçarit të vrarë dy net më parë.

Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, mësohet se të dyshuarit kanë mohuar që të kenë lidhje me vrasjen.

“Nuk kemi lidhje me vrasjen. Nuk jemi ne autorët”, mësohet të kenë deklaruar në polici të shoqëruarit, të cilët, pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. “Kemi ushtruar kontrolle në fshatrat Rremull, Rukaj, Bruç, Prell e Urakë. Nuk kemi lënë banesë të braktisur pa kontrolluar. Kemi ngritur gjatë gjithë natës postblloqe në akset rrugore Rukaj-Rrëshen dhe Urakë-Burrel. Çdo mjet është kaluar në filtër. Po ashtu kemi udhëtuar drejt Mamurrasit, ku kishim dyshime se ishin strehuar autorët e krimit. Kemi shoqëruar gjashtë persona dhe po hetojmë fort për përfshirjen ose jo të tyre në këtë ngjarje”, tha për “Panorama” një zyrtar i Policisë së Matit.

Po sipas tij, autorët janë njohës të mirë të terrenit dhe ka gjasa të kenë pasur si bashkëpunëtorë persona që e njihnin mirë zonën dhe viktimën Hajredin Lleshi. “Ne shoqërojmë vazhdimisht persona të dyshuar. Po hetojmë nëse ndër personat e shoqëruar ka të përfshirë në këtë ngjarje, apo në atë të katër viteve më parë”, sqaruan burime nga grupi i hetimit.

I njëjti burim shtoi se po hetohet në lidhje me makinën që u gjet e djegur pardje, pak kilometra larg banesës së familjes Lleshi në Rukaj. Gjatë ditës së djeshme, familjarët e viktimës nuk janë marrë në pyetje nga hetuesit e ngjarjes, pasi ata kanë pritur ngushëllimet për humbjen e njeriut të tyre.

Pas deklaratave të fundit të Ministrit të Brendshëm Xhafaj se Policia e Shtetit ka qenë e përfshirë në kultivimin e kanabisit, në kundërshtim me pretendimet e ish-Ministrit Saimir Tahiri, Exit ka marrë konfirmim nga Ministria e Brendshme që i famshmi “Raporti i Guardia Finanza”, nuk ekziston.

Më 7 tetor 2016, ish-ministri Tahiri shpërndau të dhënat e një “raporti”, të cilin ai pretendonte se ishte hartuar nga Guardia di Finanza italiane. Ky raport pretendonte se në vitin 2016 Policia e Shtetit kishte shkatërruar 99.8 për qind të sipërfaqeve të mbjella me kanabis në vend. Edhe pse vështirë se dikush i besonte ato shifra, Ministri Tahiri i përdori ato në mënyrë agresive për të heshtur kundërshtarët dhe për të sulmuar opozitën.

Në një post në Facebook, Zoti Tahiri shkroi:

“Për ata që kanë sy e vesh, më poshtë të dhënat zyrtare të Guardia di Finanza dhe Policisë së Shtetit […]:

[…]Në 2016 policia shkatërron 99.8% të hapësirës së kultivuar. Në 2012shkatërronte 0% dhe në 2013 shkatërronte 7,5%. Kush është narkotrafikanti?!?! Qeveria e lidhur me bandat e drogës kush është?!?!”

Pas paraqitjes së një kërkesë për informacion për të marrë raportin që citonte ish-ministri Tahiri, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Genci Gjonçaj, i konfirmoi Exit.al se “një raport publik në formatin që keni kërkuar nuk ekziston”.

Letra jep dhe informacione të mëtejshme se nga ku janë marrë të dhënat e “raportit” që Tahiri citon:

“…ndërsa informacioni i publikuar nga Policia e Shtetit dhe përfaqësuesit e Guardia di Finanza-s, në datë 07.10.2016, është hartuar duke u mbështetur në procedimet penale për kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve, të kryera deri në atë periudhë. Këto procedime janë të depozituara në Prokurori e si të tilla, nuk mund të publikohen, për shkak të hetimit.”

Me fjalë të tjera, shifra prej “99,8 për qind e plantacioneve të shkatarruara”, e deklaruar nga ish-Ministri Tahiri bazohej në procedimet penale të nisura nga Policia e Shtetit. Kjo përqindje tregon se Policia ka shkatërruar 99,8 për qind të parcela që ka identifikuar. Dikush mund të pyesi çfarë ka ndodhur me o,2 për qindshin e mbetur të plantacioneve të identifikuara?

Pra shifra prej 99,8 për qind nuk do të thotë asgjë për numrin e vërtet.

XHAFAJ NXJERR ZBULUAR TAHIRIN: NUK KA DOKUMENT TË GUARDA DI FINANZA PËR SHKATËRRIMIN E DROGËS, KA GËNJYER Read More »

Lutjuni zotit nese operoheni,ilaci qe mund t’i shpetonte jeten Blertes nuk gjendet ne Shqiperi!

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme 16- vjeçarja, Blerta Pepa humbi jetën nga hipertermia malinje. Por jeta e Blertës mund të ishte shpëtuar nëse medikamentit “DANTROLEN”  do të ishte i pranishëm në sallën e operacionit.

Në vende që ka të dhëna të regjistruara, si SHBA-ja, vdekshmëria në vitin 1960 ishte 80% -hydrate.html) për shkak të mungesës së këtij medikamenti.  (Lutjuni Zotit nëse operoheni, ilaçi që mund t’i shpëtonte jetën Blertës nuk gjendet në Shqipëri 2 përdorim të, vdekshmëria është ulur në 5%.) Mjafton të bëni një kërkim të thjeshtë në faqja e Agjencisë Kombëtare të Barnave për të parë do t’ju rezultojë se ky medikament nuk është në regjistrin e barnave të vendit tonë. Por edhe nëse e fut privatisht, do të ishte i paligjshëm dhe për këtë dënohesh.

Secilit prej nesh mund t’i ndodh kjo dhe nëse i nënshtrohemi një operacioni të tillë kemi vetëm 20% mundësi të mbijetojmë.

Ky nuk është rasti i parë që ka ndodhur pëe shkak të mungesës së këtij medikamenti sepse edhe për vdekjen e 11- vjeçarit, Denis Alimadhi nga operacioni në sy mund t’i ishte shpëtuar jeta.

Lutjuni zotit nese operoheni,ilaci qe mund t’i shpetonte jeten Blertes nuk gjendet ne Shqiperi! Read More »

Fenomeni i perdoruesve te droges ne qytetin e Vlores sa vjen dhe rritet!

[sgmb id=”1″]

Numri i të rinjve shqiptarë që janë përdorues të drogave të rënda është rritur nga viti në vit. Mbi 85% e përdoruesve marrin heroinë dhe i përkasin grupmoshës 15 deri ne 35-vjeçare. Në mungesë të heroinës, shumë të rinj injektojnë kombinime të disa medikamenteve, çka u sjell probleme të mëdha shëndetësore dhe në disa raste edhe vdekje. Përdoruesit e drogës sa vjen e shtohen në qytetin e Vlorës. Shifrat tregojnë se janë trefishuar rastet ku të rinjtë janë bërë vartës të saj.

Moshat e reja, kryesisht nga 15 deri në 30 vjeç, janë përdoruesit më të të rregullt të drogave që nga hashashi e deri tek kokaina.

Këta të rinj gjejnë vende të braktisura, në kushte skandaloze, si banesa të pabanuara, hyrje pallatesh etj. e kete fenomen tragjik sigurishte qe e kane ven re edhe qytetaret, te cilet shprehen se keto jane piknisje te nje shkaterrimi te shoqerise, ekonomise e familjes, e duhen marre  masa urgjente thone ata.

Me kamerën tonë  kemi  hyrë në disa banesa të braktisura, ku dukej qartë se përdoruesit e drogave përdorin shiringat për ta injektuar.

Banorët përreth u shprehën të shqetësuar. Ata tha se “kemi parë dhe kemi degjuar lëvizje, pasi shumë të rinj vijnë këtu dhe marrin lëndën narkotike, por kemi frike t’u flasim.”

Shkaqet që i shtyjnë të rinjtë në Vlorë dhe jo vetëm në këtë qytet të drogohen, janë papunësia, depresioni, divorcet e prindërve,etj. me heret jemi njohur  edhe me një rast ku një i ri ka humbur edhe jetën nga mbidoza. Fatkeqësisht, fenomeni i përdoruesve të drogës në qytetin e Vlorës sa vjen dhe rritet.

Fenomeni i perdoruesve te droges ne qytetin e Vlores sa vjen dhe rritet! Read More »

OBSH: Mbi 1.2 milion adoleshentë vdesin çdo vit!

[sgmb id=”1″]

Mbi 3,000 adoleshentë vdesin çdo ditë nga shkaqe kryesisht të parandalueshme, thuhet në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe partnerëve të saj.

Në total bëhet fjalë për rreth 1.2 milion adoleshentë të vdekur çdo vit.

“Në vitin 2015, mbi dy të tretat e këtyre vdekjeve kanë ndodhur në vende me të ardhura të vogla ose të mesme, në Afrikë dhe në Azinë Juglindore”, thuhet në raport.

Sipas tij, shkaktarët më të mëdha të vdekjes së adoleshentëve janë plagët në trafikun rrugor, infeksionet respiratore dhe vetëvrasjet.

“Shumica e këtyre vdekjeve mund të parandalohen me shërbime të mira shëndetësore, edukim dhe mbështetje sociale. Por, në shumë raste, adoleshentët që vuajnë nga çrregullime mendore, përdorimi i substancave ose kequshqyerja, nuk mund të marrin masa parandaluese ose kujdes, sepse shërbimet e tilla nuk ekzistojnë ose ata nuk dinë për to”, thotë raporti i OBSH-së.

OBSH: Mbi 1.2 milion adoleshentë vdesin çdo vit! Read More »

Vlore:Në lagjen “10 Korriku” është djegur automjeti tip Mercedes Benz !

[sgmb id=”1″]

Vlorë, Policia: Më datë 16.05.2017, rreth orës 03:00, në lagjen “10 Korriku” është djegur automjeti tip Mercedes Benz 270 CDI me targë AA 963 BG, i cili ishte parkuar pranë pallatit ku banon pronari i mjetit, shtetasi M.K., 25 vjeç.

Nga hetimet e kryera deri tani, ka rezultuar se djegia e këtij mjeti është për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Materialet u referuan në Prokurori për “Shkatërrimin e pronës me zjarr” neni 151 i Kodit Penal.

Vlore:Në lagjen “10 Korriku” është djegur automjeti tip Mercedes Benz ! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com