Problematika

Ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Zall-Her, në periferi të Tiranës, është përfshirë nga flakët.

[sgmb id=”1″]

Ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Zall-Her, në periferi të Tiranës, është përfshirë nga flakët.

Raportohet se kanë disa zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për fikjen e flakëve masive, që vijnë në një kohë kur edhe temperaturat janë rritur ndjeshëm.

Ditën e sotme një sipërfaqe pyjore në Zall-Her, në periferi të Tiranës, është përfshirë nga flakët. Read More »

I nxin jetën ish-të fejuarës dhe miqve të saj: ‘Kokrra e k*rvës, shkon me lekë me të tjerë…’

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg një 30- vjeçar, të akuzuar për “përndjekjen” e ish-të fejuarës së tij, shkruan “Panorama”.

Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S. nuk ka pranuar ndarjen nga e fejuara dhe e ka kërcënuar atë duke i kërkuar me ngulm vijimin e lidhjes.

Përveç “terrorit” që ka ushtruar ndaj ish-të fejuarës, ai ka kërcënuar me SMS, si edhe ka kryer veprimet të dhunshme edhe ndaj personave me të cilët ajo shoqërohej.

KERCENIMET

Referuar vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, i pandehuri Ilir S. është kallë- zuar nga ish-e fejuara e tij, shtetasja me iniciale K. N. Para oficerëve të Policisë Gjyqë- sore, ajo ka rrëfyer se ka qenë e fejuar me të pandehurin Ilir S. për një periudhë kohore prej afro tre muajsh, e mandej janë ndarë.

Me kërkesën e të pandehurit, ata janë rilidhur përsëri, por këtë radhë pa dijeninë e familjeve të tyre. Kjo lidhje ka vijuar edhe për 10 muaj të tjerë. Sipas vendimit të Gjykatës, për shkak të dhunës fizike e psikologjike të ushtruar prej të pandehurit, në fillim të muajit qershor 2016, kallëzuesja e ka shkëputur lidhjen me të pandehurin.

Ndonëse raporti i tyre ka përfunduar, i pandehuri ka ngulmuar që lidhja të vazhdojë, duke i kërkuar takim dhe duke e kërcënuar atë. Përveç kallëzueses, i pandehuri Ilir ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe me telefonata e SMS një djalë dhe një vajzë, miq të kallëzueses, të cilëve u ka thënë: “…mbani mend se çfarë kam për t’ju bërë unë, s’keni punë me…”.

GRUSHT SHOKUT

Sipas Gjykatës, përveç kërcënimeve në telefonata apo SMS, i pandehuri ka ndërmarrë edhe veprime fizike ndaj personave me të cilët shoqërohej ish-e fejuara e tij. Një episod i tillë është shënuar në qershor të vitit 2016. Ai ka shkuar në një bar përballë universitetit ku studionte kallëzuesja, në një kohë ku aty ishte ish-e fejuara e tij nën shoqërinë e M.M., një shoku të saj.

Në atë moment para lokalit, i pandehuri ka parkuar automjetin e tij “Mercedes Benz”. Pasi ka dalë nga automjeti, i pandehuri i ka thënë atij që të dilte nga lokali “për një punë që kishte me të”. Fillimisht nga lokali ka dalë kallëzuesja, por i pandehuri i ka thënë: “Nuk kam punë me ty, thirra atë”.

Pasi personi që po pinte kafe me kallëzuesen ka dalë jashtë, i pandehuri e ka goditur me shuplakë në fytyrë duke i thënë: “…mos të të shof më me K.N.”. Pastaj i afrohet sërish e godet me grusht dhe i thotë: “…mbaje mend mirë këtë targë, se do e mësosh kush jam…”.

“HAJDE NE HOTEL”

Sipas Gjykatës, në të njëjtën ditë, i pandehuri i ka dërguar SMS kallëzueses duke i kërkuar takim, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Gjatë kësaj kohe, ajo ia ka treguar këtë fakt edhe një shokut të saj, të cilit i ka treguar dhe për veprimet e mëparshme të të pandehurit.

Më vonë ata janë takuar në një lokal pranë qendrës së Tiranës. Pasi janë takuar, i pandehuri i ka kërkuar asaj të shkojnë në hotel. Sipas Gjykatës, kallëzuesja nuk ka pranuar, por i pandehuri ka këmbëngulur, duke e kapur nga krahu e duke i thënë “hajde se të q… robtë”.

Në një kohë që i pandehuri ka vazhduar t’i bërtasë, ta kërcënojë dhe ta tërheqë nga krahu, kallëzuesja ka reaguar duke e qëlluar me shuplakë në fytyrë. I pandehuri menjëherë i është kundërpërgjigjur dhe e ka gjuajtur edhe ai kallëzuesen në fytyrë dhe i thotë: “…ti kokrra e k… shkon me lekë me të tjerë…”.

PERPLASJA ME SHOKET

Në një moment kallëzuesja ka mundur t’i shkëputet nga dora të pandehurit dhe ka vrapuar për t’u larguar, ndërsa i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa. Në këtë moment kallëzuesja i ka bërë një shenjë shokut të saj, i cili ishte nën shoqërinë e dy vetave të tjerë pranë të njëjtit vend.

Ai ka ndërhyrë për të ndërprerë veprimet e të pandehurit dhe më pas është ndihmuar dhe nga dy shtetasit e tjerë. I ndjerë i kërcënuar, i pandehuri është futur në ambientin e brendshëm të një lokali, ku ka qëndruar deri në ardhjen e policisë. Gjatë kësaj kohe, tre personat në fjalë kanë tentuar ta sulmojnë, por nuk janë lejuar nga pronari i lokalit.

I nxin jetën ish-të fejuarës dhe miqve të saj: ‘Kokrra e k*rvës, shkon me lekë me të tjerë…’ Read More »

Arjol Shero:Amaneti i të parëve tanë na jep forcë dhe kurajo të vazhdojmë perpara, të bashkuar dhe të pa lekundur në rrugen drejt zgjidhjes së kauzes tonë !!!

[sgmb id=”1″]

Amaneti i të parëve  tanë na jep forcë dhe kurajo të vazhdojmë perpara, të bashkuar dhe të pa lekundur në rrugen drejt zgjidhjes së kauzes tonë !!!
Sot më shumë se kurrë duhet të jemi bashkë kundër antishqiptareve dhe tradhetareve te çështjes Çame!!!
Ndryshoi renditja në fletën e votimit por jo rruga drejt fitores së madhe te PDIU-së në zgjedhjet e 25 qershorit!!!
# Voto PDIU
# Voto nr 13
# Veç nje atdhe

Arjol Shero:Amaneti i të parëve tanë na jep forcë dhe kurajo të vazhdojmë perpara, të bashkuar dhe të pa lekundur në rrugen drejt zgjidhjes së kauzes tonë !!! Read More »

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona pasi janë kapur duke shpërndarë drogë në Tiranë.

[sgmb id=”1″]

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona pasi janë kapur duke shpërndarë drogë në Tiranë.

Burime zyrtare të policisë bëjën me dije se janë sekuestruar 3 doza kokainë dhe 5 doza heroinë dhe në pranga kanë rënë shtetasit  Toto Deliu dhe Juljan Firanji.

Mësohet se të rinjtë shpërndanin drogë në zonat Kombinat, Farkë etj.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 2 persona pasi janë kapur duke shpërndarë drogë në Tiranë. Read More »

Dhjetra qytetarë te helmuar në mitingun e PD-së, përfundojnë në spital.

[sgmb id=”1″]

Dhjetra qytetarë, pjesmarrës në mitingun e PD i janë drejtuar mbrëmë dhe sot në orët e para të ditës QSUT Nënë Tereza dhe Spitaleve te tjera me probleme në sy.

Një pjesë e tyre kanë probleme me shikimin ndërkohë që shfaqin shenja të enjtjes dhe skuqjes. Për të marë ndihmën e parë ka shkuar në spital dhe kryetari i PD Lulzim Basha, shkruan opinion.al
Në këto momente ka ende qytetarë qe presin të marrin ndihmën e parë dhe të tjerë që janë rikthyer për shkak të problemeve.

Mjekësia ligjore ka nisur marrjen e provave ndërsa paraprakisht mendohet se një lloj pluhuri mund të ketë qenë shkak për këto probleme. Në spital ndodhen për momentin disa ministra dhe përfaqsues të lartë të policisë që ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë./opinion.al

Dhjetra qytetarë te helmuar në mitingun e PD-së, përfundojnë në spital. Read More »

GREQI, XHAXHAI ME NIPËRIT SHQIPTARË KAPEN ME SASI TË MËDHA DROGE!

[sgmb id=”1″]

Sipas mediave greke raportojnë se dy kushërinjë shqiptarë 16 dhe 17 vjeç kanë rënë në pranga të policisë, së bashku me xhaxhain e tyre 38-vjeçar.

Dy adoleshentët së bashku me xhaxhain e tyre kishin groposur sasi të mëdha droge të kontrabanduara. U sekuestruan 5 paketa me peshë 65 gram heroinë dhe 18 pako me 17 kg kanabis sativa.

Policia konfiskoi edhe katër celularë dhe 5 karta SIM që përdoreshin nga të arrestuarit për trafikun e drogës. Hetuesit do të analizojnë kontaktet në aparatet celularë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


GREQI, XHAXHAI ME NIPËRIT SHQIPTARË KAPEN ME SASI TË MËDHA DROGE! Read More »

Vrasja e 39-vjeçarit në Elbasan, policia: Kishin konflikte të vjetra!

[sgmb id=”1″]

Ku humbur jetën 39-vjeçari Renald Pulaku, i plagosur një ditë më parë në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Haxhias” në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Lazarenëve”, ku shtetasi Edvin  Gjini, 38 vjeç banues në Elbasan është konfliktuar me viktimën.

Gjini është arrestuar nga policia nën akuzën e vrasjes. Sipas të dhënave Pulaku dhe Gjini kanë pasur konflikte të vjetra mes tyre.

Autori i krimit është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe pritet që të dalë përpara togave të zeza për vrasjen. Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja  pa leje  e  armëve të ftohta”.

Vrasja e 39-vjeçarit në Elbasan, policia: Kishin konflikte të vjetra! Read More »

TIRANË, POLICIA SEKUESTRON 500 KG HASHASH TEK ISH FUSHA E AVIACIONIT.

[sgmb id=”1″]

Tiranë­ Në mbrëmjen e së premtes, gjatë një aksioni të policisë është bërë e mundur sekuestrimi i rreth 400 -­500 kg hashash në zonën e quajtur Ish­ Fusha e Aviacionit, në afërsi të Laprakës, në një banesë private. Burime të Shqiptarja.com bëjnë me dije se policia ka shoqëruar në komisariat banorët e shtëpisë ku u gjet

TIRANË, POLICIA SEKUESTRON 500 KG HASHASH TEK ISH FUSHA E AVIACIONIT. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com