Problematika

Rama për kultivuesit e drogës: Të gjejnë vrimë të futen.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë sot një paralajmërim ndaj grupeve kriminale të trafikut të drogës në vend, ndërsa theksoi se ata duhet të gjejnë ‘vrimë ku të futën’.

I pranishëm në mbledhjen e Task Force, ku në fokus është kanabisi, kreu i qeverisë theksoi se do t’u hiqet imuniteti të gjithë atyre personave që kanë krijuar të ardhura dhe krijojnë nga trafiku i drogës.

“Individë me një imunitet të marrë dhe të imponuar përmes rrugës së veprimtarisë kriminale, si një imunitet në komunitet, nuk duhet të gjejnë vrimë ku të futen në këtë vend dhe jo të shfaqen si faktor me influencë në komunitetet tona. Askush nuk duhet i bëjë karshillek këtij populli, vajzave dhe djemve të rinj në qytete, në shkolla, në lagje, me shfaqet më spektakolare, me shkelje të gjithë normave, mjete që kushtojnë sa qimet e kokës dhe me forma që çojnë deri në marrjen të të rinjve të pafajshëm nëpër klube, nëpër mjedise ku të rinjtë mblidhen për t’u argëtuar. Këto janë situata ndaj të cilave ne duhet të bëjmë të njëjtën qasje ndaj kanabisit”, ka thënë Rama, shkruan Lapsi.al.

Kujtojmë se pak kohë më parë Rama së bashku me Ministri e Brendshëm asokohe, Dritan Demiraj, u shprehen se kishin listën e emrave me 124 kriminelë që kultivojnë kanabis dhe shumë shpejt do të bëhet kapja e tyre, duke qenë se janë në monitorim të hollësishëm.

Ndërkohë që Rama shprehet se këta kriminelë duhet të gjejnë vrimë ku të futen, nuk dihet se çfarë është bërë me listën e shumëpërfolur dhe me persona që u figurojnë emrat aty.

Rama për kultivuesit e drogës: Të gjejnë vrimë të futen. Read More »

Koreja e Veriut paralajmëron hedhje të raketave të tjera në Paqësor.

[sgmb id=”1″]

Koreja e Veriut thotë se shkarkimi i raketës balisitike mbi Japoninë ishte “hapi i parë” i operacioneve ushtarake në Paqësor, duke sinjalizuar planet për lansime të tjera të raketave.

Media shtetërore  përsëriti kërcënimet ndaj ishullit Guam të Paqësorit të SHBA, të cilin e quajti “një bazë e avancuar e pushtimit”.

Raketa e lëshuar të martën kaloi mbi ishullin verior Hokkaido të Japonisë, duke shkaktuar  panik përpara se të binte në det.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka dënuar njëzëri Korenë e Veriut për veprimet e saj.

Gjatë takimit të së martës në Nju Jork, këshilli e quajti  veprimin e Koresë së Veriut “të rrezikshëm”, duke kërkuar që Koreja e Veriut të ndërpresë të gjitha testimet e raketave, transmeton KosovaPress.

Deklarata e përbashkët theksoi se veprimet e regjimit ishin një kërcënim për të gjitha vendet anëtare të OKB-së.

Rusia dhe Kina thanë se aktiviteti ushtarak i SHBA në rajon ishte pjesërisht  fajtor për rritjen e tensioneve  duke bërë thirrje për negociata.

Koreja e Veriut paralajmëron hedhje të raketave të tjera në Paqësor. Read More »

Del jashtë kontrollit zjarri në Laç, evakuohen banorët pranë Kishës së Shna Ndout .

[sgmb id=”1″]

Përkeqësohet situata e zjarrit në kurorën e gjelbër të Laçit. Flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme duke përfshirë rrugën e Kishës së Laçit. Për pasojë janë të rrezikuara banesat. Policia menjëhere ka kryer evakuuimin e banorëve.

Raportohet se zjarri i është afruar edhe lagjes Sanxhak. Për lokalizimin e zjarrit janë angazhuar zjarrëfikse të Laçit, Lezhës dhe të Krujës të cilat po punojnë me mjete rrethanore pasi terreni është shumë i vështirë.

Në orët e pasdites në ndihmë të tyre shkoi edhe një helikopter por banorët kërkojnë sërish ndërhyrje nga ajri për të shmangur dëmtimin e shtëpive.

Del jashtë kontrollit zjarri në Laç, evakuohen banorët pranë Kishës së Shna Ndout . Read More »

Orët e ardhshme kritike për Trump, në tavolinë tani ka vetëm opsionin e luftës me Korenë Veriore.

[sgmb id=”1″]

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar sot se të gjitha opsionet për përgjigje ndaj Koresë Veriore janë në tavolinë.

Këtë deklaratë presidenti amerikan e ka thënë pasi që Koreja e Veriut ka lansuar raketën balistike afër Japonisë.

“Bota ka marrë porosinë e fundit të Koresë së Veriut, qartë dhe zëshëm; ai regjim ka treguar mospërfillje për fqinjët, të gjithë anëtarët e OKB-së dhe ndaj të gjitha standardeve minimale të sjejlleve ndërkombëtare”, ka thënë Trump në një deklaratë që e ka publikuar Shtëpia e Bardhë ndërsa transmeton Reuters.

Orët e ardhshme kritike për Trump, në tavolinë tani ka vetëm opsionin e luftës me Korenë Veriore. Read More »

Zjarr masiv, rrezikohet kjo kishë shqipëtare.

[sgmb id=”1″]

Zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pranë Kishës së Laçit, ku banorët e zonës po ndërhyjnë me mjete rrethanore edhe pse zjarrfikëset janë tashmë në vendngjarje.

Zjarri i rënë në një pyll pranë Kishës së Laçit po favorizohet edhe nga era e fortë në zonë. Nga zjarri masiv rrezikohet Kisha e Laçit dhe disa banesa. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar tre zjarrfikëse dhe 40 forca ushtarake.

Zjarr masiv, rrezikohet kjo kishë shqipëtare. Read More »

Insektet po zhduken çdo herë e më shumë! Kjo është arsyeja pse duhet të shqetësohemi.

[sgmb id=”1″]

A e keni vënë re se po shkulni më pak flutura nga xhamat kohëve të fundit?

Nuk je i vetëm. Shoferët në të gjithë Britaninë e Madhe kanë raportuar një mungesë të mizave, mushkonjave, gërmadhave dhe insekteve tjera në makinat e tyre- duke shkaktuar frikë nga shkencëtarët se insektet e tilla mund të jenë në rënie.

Dhe këtë fenomen të ri, e kanë vënë re edhe ekspertët të cilët thonë se ka një rënie në numrin e insekteve gjatë dekadave të fundit, transmeton Indeksonline.

“Ku kanë shkuar të gjitha insektet” Pyeti Michael Groom i Teffont Evias në Wiltshire në një shkrim në gazetën Telegraph. “Pamja në xhamin tim të veturës mbetet  qartë, pavarësisht nga shpejtësia”, ka shtuar ai.

Sipas të dhënave të grumbulluara nga Shoqëria Entomologjike “Krefeld”, një grup amator gjerman etimologësh që monitoruan më shumë se 100 rezervate natyrore në Evropën Perëndimore që nga vitet  tetëdhjetë, thonë se nivelet e insekteve kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit.

Në vitin 2013 ky grup kishte gjetur se që nga vitit 1989 numri i insekteve kishte rënë gati 80 përqind, njoftoi Science Mag.

Por, pse duhet të shqetësohemi?

Sipas Dave Goulson, një ekolog në Universitetin e Sussex,  i cili punon me Shoqërinë Entomologjike Krefeld, thotë se nëse zhduken insektet atëherë edhe lloje të tjera janë në rrezik.

“Nëse zhduken insektet e një zog-u që ushqehet me to, atëherë kjo do të thotë se 4/5 e ushqimit të njerëzve do të zhduken në shekullin e fundit, e kjo gjë është tronditëse”, kishte thënë ai më parë pë një revistë.

Ekspertët për këtë po fajësojnë rritjen e përdorimit të pesticideve gjatë 50 viteve të fundit.

Që nga viti 2006, kolonitë e blertëve kanë rënë me rreth një të tretën për shkak të kimikateve, si dhe humbjen e livadheve të pasura me lule.

Insektet po zhduken çdo herë e më shumë! Kjo është arsyeja pse duhet të shqetësohemi. Read More »

Skena sikur në fundin e botës, Houston përmbytet i tëri.

[sgmb id=”1″]

Deri në 2000 mijë njerëz janë shpëtuar nga përmbytjet brenda dhe përreth Houston, pasi stuhia tropikale vazhdon ta godas Teksasin me shira të forta.

Ka njoftime për vdekje të mundshme në automjetet e zhytura, por hetimet vazhdojnë, tha Shefi Darryl Coleman i Zyrës së Sherif Qarkut Harris, raporton BBC transmeton Indeksonline.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott i tha medias se nuk mund të konfirmonte vdekjet që lidhen me stuhinë.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) thotë se kushtet janë “të pashembullta”. Ajo tha se kishte një “emergjencë të shpejtë të përmbytjeve” në të gjithë zonën e Metro Houston, me udhëtime afër pamundësisë.

Shumë streha janë hapur, duke përfshirë edhe një qendër kongresesh. Guvernatori Abbott tha se rreth 250 rrugë dhe autostrada ishin mbyllur në Teksas dhe se ai kishte bërë një deklaratë federale të fatkeqësive për 19 qarqe që ishte dhënë nga Presidenti Donald Trump.

Skena sikur në fundin e botës, Houston përmbytet i tëri. Read More »

Mesazhet e Vodafone që po tërbojnë shqiptarët: Ju keni …

[sgmb id=”1″]

Përveç akuzave për abuzim me çmimet, kompania celulare Vodafone Albania po krijon çdo ditë bezdisje dhe mërzitje tek konsumatorët. Brenda një kohe prej 28 ditësh, aq sa është oferta mujore, Vodafon dërgon mbi 10 mesazhe për të të njoftuar se krediti juaj është drejt mbarimit. Sms-të dërgohen orar e pa orar, ndonjëherë në mesnatë dhe ndonjëherë në mëngjes herët, ku mesa duket Vodafone ka humbur edhe sensin e kohës.

Ky sulm virtual që shkatërron nervat e konsumatorëve, bëhet me qëllimin e vetëm për të peshkuar ndonjë tjetër qytetar, duke i grabitur më tepër para sesa paketa mujore, e cila varjon nga 11 mijë lekë deri në 20 mijë lekë (të vjetra). Mesazhi i parë të vjen me aktivizimin e ofertës, çmimi për të cilën është rritur ndjeshëm muajt e fundit. Nëpërmjet kësaj sms, Vodafone të njofton se sa minuta, sms apo internet ke për 28 ditë si dhe ditën kur të mbaron oferta. Në fund të mesazhit thuhet: Kontrollo balancën në çdo kohë! Që këtu nis presioni i kësaj kompanie celulare e cila sipas denoncimeve të shumta, po rrjep çdo ditë konsumatorët shqiptarë.

Mesazhi i radhës është njoftimi për pikët e fituara, e cila shërben si një pseudo-llotari ku mund të fitosh aparate smartphone apo minuta ekstra. Në fakt, këto pikë në shumicën e raste Vodafone t’i grabit, pasi siç shihet edhe nga mesazhi që të dërgon: Ju keni përfituar 120 pikë, por 50 pikë ju skadojnë në x datë. (Më poshtë sms-ja me foto).

Në sms-në e tretë, Vodafon të dhuron 500 MB internet, që në fakt ashtu siç t’i jep ashtu edhe t’i merr shumë shpejt. Kjo shihet në mesazhin e katërt që të vjen një ditë pasi ke bërë ofertën, dhe ku thuhet: Ju keni përdorur 80 % konsum nga 500 MB internet!

Por edhe pas kësaj sms, Vodafone vijon tu shkaktojë makth konsumatorëve shqiptarë. Në mesazhin e pestë, kjo kompani celulare të njofton 1 javë pasi keni aktivizuar ofertën, se ju keni përdorur 80% të 4GB-ve të internetit. Në fund të kësaj sms, Vodafone të këshillon që të bësh një paketë shtesë interneti 2GB dhe që kushton 300 lekë.

Pa shkuar akoma mesi i muajit të ofertës, Vodafone të dërgon mesazhin e 6-të. Në tekst të njofton se të ka mbaruar interneti 4GB, duke i prerë kështu abonentit internetin. Nëse abonenti nuk ka dëshirë të paguajë ekstra për të shtuar internetin, Vodafone të shqetëson sërish me mesazhin e 7-të, ku të thotë që ju keni përfituar 250 MB internet për vetëm 24 orë. Kjo manovër e kësaj kompanie celulare shërben për të futur në grackë të apasionuarit pas internetit në aparatet celular (Iphone, Samsung, Nokia, HTC etj).

Vodafone luan sërish me nervat e konsumatorëve, pasi brenda pak orësh me një mesazh të 8-të u dërgon sinjal se 250 MB internet kanë përfunduar. Vodafone vjen edhe me një propozim të ri, që abonenti të aktizojë tashmë një paketë mujore të re, 10 ditë përpara se t’i mbarojë e reja. Kjo mënyrë e vjedhjes së abonentit, për fat të keq përdoret vetëm nga kompania Vodafone, dhe jo nga 3 të tjerat që operojnë njësoj në tregun tonë.

Nëse dikush nuk ka rënë pre e manipulimit, në mesazhin e 9-të, Vodafone të njofton se oferta juaj mujore skadon pas 4 ditësh. Nëse i drejtohesh dyqaneve të Vodafone, t’i mund të aktivizosh ofertën e re edhe pa të mbaruar e vjetra.

Mesazhi i fundit, pra i 10-ti nga Vodafone, është “mbreslënës”. Në të shkruhet: Ju keni konsumuar 100 % të paketës mujore, dhe për këtë drejtojuni dyqaneve të Vodafone për të aktivizuar një paketë të re. Ky është një abuzim i rëndë me qytetarët, pasi askush nuk mund të konsumojë brenda 25 ditëve (pa mbaruar afati prej 28 ditësh), 2500 minuta kombëtare, 2500 sms kombëtare, 300 sms ndërkombëtare, 4 GB internet dhe 10 minuta ndërkombëtare.

Ky fenomen tronditës ndodh për të gjithë ata abonentë që përdorin Vodafone. Pompimi me sms është një mënyrat e Vodafone për të grabitur konsumatorët çdo ditë. Kjo mënyrë jo vetëm po shkakton stres dhe nervozizëm por nga ana tjetër po dhunon privatësinë e çdo konsumatorit duke i dërguar sms në çdo orë.

Boldnews.al do të publikojë në vijim fakte tronditëse të krijimit të një oligopoli në tregun e telefonisë celulare, ku në krye qëndron Vodafone.

Më poshtë sms e dërguara nga Vodafone brenda 28 ditëve:

Mesazhet e Vodafone që po tërbojnë shqiptarët: Ju keni … Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com