Problematika

Fëmijët e shtruar nga fruthi, prindërit: Shërbim mizerje në QSUT, na kërkojnë lekë

Sëmundja e fruthit është rikthyer sërish në vendin tonë pas shumë vitesh. Në pavionin e Pediatrisë Infektive në QSUT janë shtruar deri më tani 11 vogëlushë të prekur, ndërkohë që ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga instancat përkatëse nëse ky është një rast epidemie apo jo.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale bëjnë me dije se po priten rezultatet e raportit të Institutit të Shëndetit Publik.

Ndërkaq, ky i fundit në një prononcim për ‘GSH’ thekson se specialistët e këtij institucioni po monitorojnë situatën e së shpejti do të ketë një raport përfundimtar mbi situatën. Ndërkohë që mjekët e pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk pranojnë të prononcohen mbi numrin e fëmijëve të prekur nga fruthi e vijimësinë e rasteve të sëmura.

Megjithatë konsultoret e lagjeve pas lajmit për epidemi fruthi kanë marrë në telefon nënat e reja dhe i kanë kërkuar të vaksinojnë me urgjencë fëmijët ose në rast të kundërt do e mbanin përgjegjësinë vetë nënat për të vegjëlit e tyre. Kjo është një tjetër situatë kaotike ku nuk ka asnjë shprehje zyrtare nëse ka apo jo epidemi e në rast epidemie vaksinimi është totalisht i palejuar sepse mund të sjellë edhe vdekje të foshnjeve.

Reagimi i familjarëve
Ndërkohë në Pediatrinë Infektive gjejmë të shtruar disa fëmijë, të shoqëruar nga familjarët e tyre. “Djali im është 10 muajsh e ende mjekët nuk na kanë dhënë një përgjigje përfundimtare. Na thanë që mund të ketë fruth, por Instituti i Shëndetit Publik po merret akoma me analizat. Deri atëherë jemi në pritje.

“Ne nuk e kishim vaksinuar fëmijën, se vaksina bëhet mbi 1 vjeç”, – tregon nëna e foshnjës. Ndërkohë një prej familjarëve, i revoltuar hedh akuza drejt mjekëve për marrje parash kundrejt shërbimit.

“Këtu të shikojnë vetëm për të marrë lekë e as duan t’ia dinë. Ka edhe mjekë e infermierë të mirë, por ka edhe mizerje, që s’të prekin me dorë fëmijën po s’iu mbushe xhepin. Mjerë këto foshnja e mjerë e ardhmja e këtij vendi”, – rrëfen një nga familjarët e foshnjës për “Gazeta Shqiptare”. Sipas burimeve konfidenciale, 11 fëmijët e vegjël të prekur nga fruthi janë të pavaksinuar, edhe pse disa prej tyre e kanë kaluar moshën 1 vjeç, çka përkon edhe me moshën kur duhej bërë vaksina.

Por mesa duket, shtyrja apo refuzimi nga ana e prindërve ka bërë që këta fëmijë të preken nga fruthi. Në një prej dhomave të Pediatrisë Infektive të QSUT-së gjendet një tjetër vogëlush me fruth, edhe ky i paizoluar në karantinë.

“Fëmija im është me fruth, por nuk mund të flas, se jam edhe vetë e sëmurë me grip”, -thotë nëna e re për ‘GSH’. Deri më tani mendohet se ka qenë një fëmijë i paraqitur për vizitë mjekësorë në urgjencën e pediatrisë i prekur nga ky virus, çka ka infektuar edhe fëmijët e tjerë që kanë qenë prezent atë ditë.

Edhe pse prej më shumë se 30 vitesh, kjo sëmundje konsiderohej e zhdukur, fruthi është rishfaqur sërish në Shqipëri. Faktori kryesor për mosvaksinimin e fëmijëve u bë “alarmi” i shkaktuar dy vite më parë në disa portale të huaja, ku shkruhej se vaksina kundër fruthit mund të shkaktojë autizmëm tek vogëlushët 1- vjeçarë.

Fëmijët e shtruar nga fruthi, prindërit: Shërbim mizerje në QSUT, na kërkojnë lekë Read More »

Lumi Shushicë që përshkon fshatrat e Vlorës rrezikohet nga ndotja e madhe

Gjëndja alarmante! Lumi Shushicë që përshkon fshatrat e Vlorës rrezikohet nga ndotja e madhe.

Në fshatin Kotë ku mbetjet dhe gjithçka tjetër si kafshë të ngordhura,mbetje makinash si dhe mbeturinat e llojeve të ndryshe hidhen dhe grumbullohen në afërsi të shtratit të këtij lumi.Kjo përbën një problematikë e cila rrezikon jo vetëm banorët e këtij fshati por edhe gjithë fshatrat e tjerë që përshkohen nga ky lum pasi këto mbetje të llojit të ndryshëm përhapen dhe rrezikojnë ne semundje infektive.

Fotografia e ONETV VLORAFotografia e ONETV VLORA

Lumi Shushicë që përshkon fshatrat e Vlorës rrezikohet nga ndotja e madhe Read More »

“Kuroj tumorin me sodë”, doktori mashtronte shqiptarët e sëmurë me kancer, por i “bën gropën” vetes

Punonte në një klinikë private në Tiranë, ku “tallej” me shqiptarët duke premtuar se mund të kuronte kancerin me sodë, por një italain duket se e ka futur veten në telashe.
Ditën e sotme, Gjykata e Romës e ka dënuar Tullio Simoncini me 5 vjet e 6 muaj burg, raporton “La Stampa”.
Ai pretendonte shërimin e tumoreve duke aplikuar një kurë me bazë bikarbonatin e sodës, por ka “marrë në qafë” shumë pacientë si në Shqipëri ashtu edhe Itali.
Simoncini u akuzua për abuzim në ushrimin e profesionit të mjekut, si edhe vrasjen e qëllimshme të një pacienti italian, vetëm 27 vjeç.
Theksojmë se pacienti i cili vuante nga tumori në tru, iu nënshtrua në 2013-ën kurës me sodë në Tiranë, por ndërroi jetë, 2 ditë më vonë.
Gjykata e Romës ka dënuar me dy vjet heqje lirie dhe  Roberto Gandini, me profesionin kardiolog, i cilësuar si bashkëpunëtor i Tullio Simoncinit.
“Mjeku monstër” ishte i përjashtuar nga Urdhëri i mjekëve italianë më vitin 2006, por  vazhdonte ta ushtronte profesionin e tij në një klinikë të hapur në Tiranë.

“Kuroj tumorin me sodë”, doktori mashtronte shqiptarët e sëmurë me kancer, por i “bën gropën” vetes Read More »

Zbuloni shifrat alarmante të divorceve në Shqipëri.Më shumë po ndahen se martohen

Divorci ka filluar të jetë një fenomen mjaft i përhapur në shoqërinë tonë.

Ndarja e një çifti në fillim të viteve 1990 mund të komentohej në opinion si një ngjarje e rëndë, por në ditët e sotme, divorci maksimumi mbetet një problem midis palëve në ngjarje, teksa shoqërisë i mbetet vetëm të përballojë pasojat dhe kostot që krijohen. Në 25 vjet, divorcet janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitet 1990 kishte 9 divorce për 100 martesa, ndërsa në vitin 2016, ishin 24.7 divorce për 100 martesa, nivel rekord.
Paradoksalisht numri i më i ulët i divorceve në 26 vitet e tranzicionit ka qenë në 1997-n, ku u regjistruan vetëm 5.9 divorce për 100 martesa. Siç duket, për shkak të krizës së madhe që krijoi falimenti i firmave piramidale, familjet shqiptare ruajtën kompaktin për t’i bërë ballë situatës që gati degradoi në konflikt civil. Prevalenca e divorceve shihet të ketë shënuar rritje të shpejtë pas viteve 2000, por ritmet e ndarjes së çifteve u përshpejtuan fort në periudhën 2014-2016, ku divorcet arritën përkatësisht 17.8, 21 dhe 24.7 për 100 martesa. Por, gjithsesi, Shqipëria e ka treguesin e divorceve më të ulët se vendet e BE-së, por më të lartë se vendet e rajonit.

Të dhënat e fundit demografike tregojnë se numri i martesave për 1 000 persona ka rënë brenda BE-28 në dekadat e fundit, ndërsa numri i divorceve është rritur. Sipas të dhënave të Eurostat, në BE, në vitin 2013 pati rreth 2.1 milionë martesa dhe 943 mijë divorce. Këto shifra mund të shprehen si 4.1 martesa për çdo 1 000 persona dhe 1.9 shkurorëzime për çdo 1 000 persona.

Avokate Denisa Daka tregon për “Monitor” se divorcet në Shqipëri kanë një kosto të konsiderueshme, jo vetëm për partnerët që kërkojnë zgjidhjen e martesës, por edhe për shtetin. Faktori kryesor për këtë, në shumicën e rasteve, është paaftësia ekonomike e bashkëshortëve që të paguajnë pensionin e caktuar për fëmijët dhe kjo bën që gratë, në këtë rast, t’i drejtohen shtetit për ndihmë. Një tjetër faktor që lidh drejtpërdrejt divorcin me ekonominë e shtetit është rritja e numrit të të papunëve. Në rastin konkret, pas divorcit, gruaja në shumicën e rasteve, duke u cilësuar e papunë, u drejtohet zyrave të shtetit për ndihmë.

Zbuloni shifrat alarmante të divorceve në Shqipëri.Më shumë po ndahen se martohen Read More »

Sfida shqetësuese e adoleshentëve: Xhirojnë veten, rrezikojnë jetën duke pirë detergjent

Një prirje e re në të gjitha rrjetet sociale ka potencial të jetë vdekjeprurëse.

I quajtur ‘Tide Pod Challenge’, është tendenca e re virale ku adoleshentët xhirojnë veten teksa përpiqen të përpijnë ujërat e detergjenteve, përpara se të sfidojnë të tjerët për të bërë të njëjtën gjë-videot janë të tmerrshme dhe të rrezikshme, transmeton Indeksonline.

Sipas njoftimeve, sfida u botua fillimisht si një shaka nga një organizatë satirike e lajmeve.

Sfida në fjalë shpejtë u bë e vërtetë pasi qarkullonte në mediat sociale-me video të shumta të ngarkuara në Youtube, nga njerëzit që merrnin pjesë në sfidë.

Njëra nga videot është ngarkuar dhe ka arritur mbi 12 mijë klikime. Një tjetër është ngarkuar në llogarinë ‘GayGod’ dhe është parë mbi 153 mijë herë.

Dr.Alfred Aleguas, nga Florida ka thënë se konsumi i çdo sasie detergjentesh mund të çojë në vjellje dhe diarre dhe se në raste ekstreme, mund të jetë kërcënues për jetën.

Sfida shqetësuese e adoleshentëve: Xhirojnë veten, rrezikojnë jetën duke pirë detergjent Read More »

Urgjente! Mjekët: Mos i hani më këto 8 ushqime, shkaktojnë kancer

Sipas Fondit të Kërkimit Botëror për kancerin, pothuajse 20% e të gjitha llojeve të diagnostikuar të kancerit në Amerikë lidhen me pasivitet fizik, yndyrnat trupore, konsumi i tepërt i alkoolit, ushqim i varfër.
8 ushqimet që shkaktojnë kancerin:

1. Sheqerna të rafinuara dhe ëmbëlsues artificialë
Sheqernat e rafinuara jo vetëm që njihen me nivelet e insulinës, por gjithashtu janë një ushqim i preferuar për qelizat e kancerit, duke nxitur rritjen e tyre. Në mënyrë që të rritet dhe të përhapet, qelizat e kancerit varen nga ëmbëlsirat me fruktoza të lartë, siç janë shurupi i misrit të fruktozës (HFCS), sepse mund ta metabolizojnë lehtë atë.

2. Mishi i përpunuar
Mishrat e përpunuara përfshijnë: proshutat, salsiçe dhe produkte të tjera të mishit të përpunuara. Një studim i përfunduar nga Universiteti i Hawaiit ka treguar se mishrat e përpunuara rrisin rrezikun e kancerit të pankreasit me 67%. Mishrat e përpunuara përmbajnë nivele të larta të kimikateve, duke përfshirë nitratet, të cilat përmirësojnë shijen e tyre, por janë kancerogjene të njohura. Mishrat e tymosur janë veçanërisht i pashëndetshëm, ndërsa mishi përthith katran gjatë procesit të tymosjes.

3. Peshqit e kultivuar
Bujqësia komerciale përfshin rritjen e një numri të pabesueshëm peshqish (si salmoni), në një mjedis të mbushur me njerëz. Më shumë se 60% e peshqve vijnë nga një operacion bujqësor ku ata trajtohen me antibiotikë, pesticide dhe kimikate të tjera kancerogjene për të provuar dhe kontrolluar shpërthimet bakteriale, virale dhe parazitare që rezultojnë nga dyndja e shumë peshqve në një hapësirë të vogël. Këta peshq nuk kanë aq omega-3 sa salmoni i egër.

4. Ushqime të ziera dhe të tymosura
Këto produkte zakonisht përmbajnë konservues, siç janë nitratet, të cilat kanë për qëllim zgjatjen e afatit të ruajtjes. Shtesat që përdoren në ushqime të përpunuara mund të grumbullohen në trupin tuaj me kalimin e kohës. Përfundimisht, toksina të tilla shkaktojnë dëme në nivel qelizor dhe çojnë në sëmundje si kanceri. Kur ushqimet e tymosura janë gatuar në temperatura të larta, nitratet konvertohen në nitrite shumë më të rrezikshme.

5. Vaj hidrogjenuar
Gjithashtu, të njohura si trans-yndyrna, vajrat e hidrogjenizuara janë një produkt i bërë nga njeriu, struktura kimike e të cilit është ndryshuar për të rritur jetëgjatësinë. Kimikatet përdoren gjithashtu për të fshehur erën dhe për të përmirësuar shijen e vajit. Hulumtimet kanë vërtetuar se vajrat vegjetale të hidrogjenizuara dhe pjesërisht të hidrogjenizuara të pranishme në ushqimet e përpunuara industriale dyfishojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

6. Patatinat
Këto prodhime ushqimore janë të skuqur në vaj vegjetal të hidrogjenizuar dhe pastaj të kripura rëndë. Së dyti, ato janë të bollshme me trans-yndyra që rrisin nivelet e kolesterolit në shumicën e njerëzve, si dhe natriumi, që ngre nivelin e presionit të gjakut. Tjetra, patatet që janë të skuqur në temperatura të larta për t’i bërë ato të ngurta, shkakton që atë që prodhon akrilamid, një kancerogjen i njohur edhe te cigaret.

7. Kokoshkat e mikrovalës
Kokoshkat me mikrovalë janë të përshtatshme dhe relativisht të shëndetshme, por qesja në të cilën ata paketohen është histori tjetër. Shumë qese të përshtatshme për mikrovalë janë të veshura me një kimikat të quajtur acid perfluorooctanoic (ose PFOA). Kjo toksin rrit ndjeshëm rrezikun e kancerit të gjirit, veshkave, fshikëzës, prostatës, mushkërive, tiroides, leucemisë dhe limfomës.

8. Miell i bardhë i rafinuar
Kur mielli përpunohet, të gjitha vlerat ushqyese largohen dhe pastaj zbardhohen me gazin e klorit për ta bërë atë më tërheqës për konsumatorët. Indeksi glycemic për miell të bardhë është shumë i lartë – do të thotë se rrit nivelet tona të insulinës pa siguruar karburant ushqyes. Karbohidratet konvertohen në sheqer nga trupi jonë, kështu që produktet e tepruara që përmbajnë miell të bardhë mund të çojnë në rritjen e rezistencës ndaj insulinës.

Urgjente! Mjekët: Mos i hani më këto 8 ushqime, shkaktojnë kancer Read More »

Veterineri i shkruan Kryeministrit: Denoncova skandalin e mishit, më kërcënuan me…

Një mjek veteriner ka denoncuar në facebook-un e Kryeministrit problemet me sigurinë ushqimore dhe kryesisht me mishin por thotë se është kërcënuar me jetë. Ai është identifikuar me emrin Medi Bejko dhe shkruan si më poshtë:

“Jam mjek veteriner. Kam punuar drejtor teknik dhe i cilësisë në një nga stabilimentet më të investuara në vend. Sapo dhashë një koment për problemet e sigurisë ushqimore më morën në telefon me numër të fshehur dhe me thanë: doktor ki kujdes se do hash ndonjë leve pas qafe”.

Për tia bërë më të qartë situatën Ramës, Medi Bejko shton: “Z. Kryeministër të fala Alban Zusit dhe Hakiut. Më duket se dhe tek mishi po dalin Habilajt”.

Gjithçka ka marrë shkas nga një status i Ramës në facebook ku iu bën thirrje qytetarëve që të mos blejnë mish të pakontrolluar tek fshatarët por vetëm mish me vulë sigurie. Madje shkon deri tani sa thotë “kërkoni në dyqanet e mishit certifikatën e origjinës së produktit”.

Ndërkohë të shumtë janë qytetarët që i kujtojnë Kryeministrit këto certifikata duhet tua kërkojë shteti tregtarëve dhe jo qytetarët. Ndërsa një tjeter komentuesi i thotë se duke bllokuar tregtimin e mishit nga fshatarët, qeveria po bën gati PPP e radhës. Pra monopolizimin e tregtimit të mishit.

Veterineri i shkruan Kryeministrit: Denoncova skandalin e mishit, më kërcënuan me… Read More »

Pitbulli shqyen një qen në mes të lagjes në Tiranë, 20 burra s’e ndalin dot

Problematika e shëtitjes së qenve të konsideruar si të rrezikshëm, të cilët mbahen dhe nxirren në çdo qytet të Shqipërisë pa u përdorur masat mbrojtëse dhe të paktën një kasketë tek pjesa e gojës, vijon të jetë aktuale.

Ditën e sotme, pranë redaksisë së JOQ.al kanë ardhur pamjet filmike të dy qenve të cilët janë duke u shqyer me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre i ka ngulur mirë dhëmbët tjetrit dhe edhe pse kanë ndërhyrë disa persona për të ndarë kafshët, çdo gjë duket si mision i pamundur.

Pitbulli nuk largohet, por edhe qeni tjetër, i cili duket si i ngecur, nuk ka ç’të bëjë. Disa burra po mundohen t’u hedhin ujë e t’i qetësojnë, por duket si mision i pamundur.

Nuk e dimë nëse është mirë të themi fatmirësisht, por jemi të lumtur që qentë nuk kanë kthyer sytë e tyre nga ndonjë njeri apo fëmijë. Nuk duam të mendojmë se cilat do të ishin pasojat…

 

Pitbulli shqyen një qen në mes të lagjes në Tiranë, 20 burra s’e ndalin dot Read More »