Një aksion i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit është finalizuar me konfiskimin e 284 kilogramëve mish, të tregtuara nga subjektet jashtë kushteve të sigurisë ushqimore.
Gjatë aksionit të së shtunës, AKU zbuloi se brenda një furgoni mallrash po transportohej 65 kilogramë mish, i destinuar për konsum njerëzor. Furgoni me targa 3012 B, që drejtohej nga Kristo Mukades, u bllokua, ndërsa subjekti u gjobit me 300. 000 lekë.
Po kështu, gjatë inspektimit të një restoranti në Tiranë, inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit gjetën dhe sekuestruan 21 kg mish keci pa vulë dhe certifikatën veterinare. Pas sekuestrimit të mishit, ndaj subjektit u vendos masa e gjobës 200.000 lekësh.
Inspektoret e AKU, në një dyqan tregtimi mishi ne Paskuqan, me administrator Artis Lala, konstatoi 198 kg mish pa certifikatën veterinare dhe vulë. Për këtë arsye, AKU gjobiti subjektin me 300.000 lekë, si dhe konfiskoi mishin, një frigorifer dhe veglat e punës.
Aksioni i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit u shtri edhe në Fier, Vlorë e Gjirokastër.
Në Tiranë, revista ekonomike Monitor sapo ka kryer një vëzhgim mbi emigrimin e ri të shqiptarëve. Sipas këtij vëzhgimi, që publikohet të hënën në kryeqytet, ritmi i largimit të shqiptarëve nga vendi po rritet përsëri deri në nivelet rekord të vitit 2015.
E veçanta në këtë valë të re emigrimi është se tashmë qytetarët thjesht ikin heshturazi e nuk kthehen, por nuk kërkojnë azil.
Edhe gjatë vitit 2017 qytetarët shqiptarë vazhduan ta braktisin vendin në masë të konsiderueshme, duke kërkuar ta ndërtojnë jetën e tyre në shtete të tjerë.
Vëzhgimi i revistës Monitor, që publikohet të hënën në Tiranë, zbuloi një tjetër rritje të fortë të ikjes së shqiptarëve, tregues i emigrimit të shtuar edhe gjatë vitit 2017.
Nga të dhënat e INSTAT për 10-mujorin e 2017, largimet pa kthim të shqiptarëve shënuan një rritje të re, në diferencën mes udhëtarëve që dalin dhe atyre që hyjnë nga kufiri.
Sipas vëzhgimit të revistës Monitor, grafiku i largimeve të shqiptarëve ka 3 kulme maksimale; në vitin 2011 kur Shqipërisë iu hoq regjimi i vizave, një kulm tjetër është viti 2015, kur u vërtetua se kishte shumë aplikime për azil, dhe tani në 2017, që njerëzit ikin dhe nuk deklarojnë asgjë as kur nisen dhe as kur mbërrijnë.
Drejtuesja e revistës Monitor, Ornela Liperi, theksoi se në mungesë të një regjistrimi të popullatës, kjo mënyrë e tërthortë është e vetmja për të regjistruar largimet e njerëzve, pra përmes raportit të atyre që ikin dhe atyre që kthehen, një diferencë që sa vjen dhe thellohet.
“Ritmi i ikjes së shqiptarëve në 10 muajt e 2017 është po aq i lartë sa edhe në vitin 2015, kur shifrat arritën rekord maksimal. Njerëzit ikin nga mungesa e alternativës, sidomos të rinjtë. Firmat, bankat, callcenterat po shkurtojnë vendet e punës. Punëdhënësi më i madh privat aktualisht është një kompani lojërash fati” – tha zonja Liperi.
Në një pjesë të konsiderueshme të shifrave, bëhet fjalë për largime të fshehta e të padeklaruara të shqiptarëve.
Ata thjesht udhëtojnë jashtë vendit dhe nuk kthehen brenda afateve ligjore, mbeten jashtë dhe nuk deklarojnë statusin e tyre.
Një pjesë kërkojnë azil, por një pjesë nuk kërkojnë azil, ata kërkojnë punë dhe jetesë jashtë vendit pa treguar asgjë rreth vetes, e duke humbur çdo gjurmë.
“Mendoj se u duhet rënë kambanave të alarmit, sepse Shqipëria po zbrazet edhe nga mjekët e profesorët edhe nga rinia e nga fuqia punëtore. Me këto ritme po plaket popullata dhe po nisin probleme të rënda sociale e ekonomike. Shqipëria nuk është vetëm e politikanëve, por është e të gjithëve” – tha sociologu Gëzim Tushi.
Sipas të dhënave të fundit, diferenca mesatare historike për kthimin është negative midis 200-250 mijë persona, duke llogaritur edhe periudhën 3 mujore që kanë të drejtë të rrinë andej.
Ekspertët pohojnë se kur shifrat kapërcejnë befas, edhe shkaqet që i sjellin ato ndryshime janë të forta. /VOA.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi vendimit të Presidentit maqedonas për të mos dekretuar ligjin e gjuhes shqipe.
Edhe pse ligji u votua në parlamentin e Maqedonisë nga deputetët e mazhorancës maqedonase, Ivanov vendosi ta rikthejë për votim në parlament.
Berisha është shprehur se ligji përsëri do të votohet dhe se ky akt dëshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet me te larta te shtetit te Maqedonise dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj eshte nje domosdoshmeri jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj.
Reagimi i plotë:
Nje veto albanofobe!
Te dashur miq, keto dite Presidenti i Republikes se Maqedonise, Ivanov ne nje akt te mirefillte albanofobik perdori veton dhe nuk firmosi por ktheu ne parlament ligjin e perdorimit te gjere si gjuhe zyrtare te gjuhes shqipe.
Ky ligj u votua ne parlamentin e Maqedonise nga deputetet e mazhorances maqedonase dhe forcave politike shqiptare ne zbatim te marreveshjes se Ohrit.
Akti i presidentit Ivanov e kthen ligjin per rivotim ne parlament dhe jam i bindur se ligji perseri do te votohet. Por ky akt deshmon se albanofobia ka pushtuar nivelet me te larta te shtetit te Maqedonise dhe se çlirimi i maqedonasve prej saj eshte nje domosdoshmeri jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit fqinj! sb
Autobusi qe u kap dje ne kufi, Kapshtice, me heroine eshte “defakto ne pronesi te Shefit te Hetimit te Krimeve ne Drejtorine e Kufirit Korce Edmond Cela. Kete gje e di nje Korce e tere dhe vetem strukturat e shtetit nuk dine gje.”
Ky eshte denoncimi qe ka bere ish kryeministri Sali Berisha ne rrjetet sociale, duke nxjerre mesazhin e qytetarit dixhital. Ja cfare shkruan:
Statusi i plote:
Kjo eshte Narkopolicia qe duam!
Shefi i krimeve ne Korçe ortak i Milit te Partise, trafikant heroine!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb
“Pershendetje dr shefi i policise hetimore te kapshtices ortaku i shullazit ju kap autobuzi ne kapshtice me 2 kile eroine dhe shum e late”
“Pershendetje doktor ! Sot ne Kapshtice nga pala greke eshte kapur nje autobuz i linjes Shqiperi-Greqi, i cili transportonte Heroine. Ky autobuz dhe disa autobuze te tjere jane defakto ne pronesi te Shefit te Hetimit te Krimeve ne Drejtorine e Kufirit Korce Edmond Cela. Kete gje e di nje Korce e tere dhe vetem strukturat e shtetit nuk dine gje. Pra qe ky person ka kete pasuri dhe mban kete post prej shume vitesh, duke bere trafik droge dhe qeniesh njerezore vite me pare. Ky bashkepunon dhe me deputetin e PS Ilir Pendavinji, i cili e mbron per te mos e hequr nga vendi i punes qe mban kundrejt aferave te pista qe bejne bashke. Kjo pra na paska qene “Policia qe Duam”…..”
“Pershendetje z Berisha Edmont cela nje shoku I ngushte I shullazit ju kap autobuzi ne dogane me 2 kile eroine”
“Tide Pod” është detergjenti për lavatriqen e rrobave i cili vendosi që për të këtë sezonë të përdor një reklamë më të rrallë.
Por nuk mund ta themi me saktësi nëse reklama e arriti qëllimin e saj ose jo.. Pasi ajo u paraqit edhe si e ngrishme duke bërë krahasimin se sa i mirë është për rrobat, transmeton Indeksonline.
Por kjo video u shndërrua në virale dhe shumë njerëz filluan që ti hanin vërtetë copëzat e detergjentit. Kjo e shtyu kompaninë që të fillojë një fushatë edhe më të madhe pasi që po rrezikohej jeta e njerëzve.
Nuk ka publicitet të keq, por mund të themi me plotë gojë se ka publicitet të rrezikshëm.
Sipas, markës “Procter ^ Gamble” të gjithë ata që kanë konsumuar Tode Podës të konsultohen menjëherë me një mjek ose të lajmërohen në numrin emergjent të kësaj kompanie.
Edhe pse 2017-a ishte një vit më i freskët në krahasim me vitin 2016, tendenca drejt një planeti më të ngrohtë nuk ka qenë kurrë më e qartë. Viti që lamë pas u rendit nga NASA si viti i dytë më i nxehtë, dhe i treti nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA).
Sipas NASA-s, temperatura mesatare globale e tokës dhe oqeanit ishte 0.9 gradë Celcius mbi mesataren e shekullit 20.
Gjetjet vazhdojnë trendin e ngrohjes afatgjatë të planetit, sipas NASA-s. Një prirje që është e shtyrë kryesisht nga aktiviteti njerëzor përmes emetimeve të dioksidit të karbonit.
Viti më i nxehtë i regjistruar mbetet 2016, ndërsa 2015-a radhitet i dyti sipas NOAA dhe i treti sipas NASA-s, që do të thotë se më të nxehtit kanë qenë tre vitet e fundit.
6 vitet më të nxehtë janë regjistruar që nga viti 2010, që do të thotë se kemi një ngrohje globale të dukshme.
Letra e aluminit nuk mungon asnjëherë në raftet e kuzhinës. Këtë letër shkëlqyese e përdorim për të mbështjellë çdo gjë që gjejmë në kuzhinë.
Por a është e sigurt për një përdorim kaq masiv?
A duhet të shqetësohemi për praninë e aluminit?
Shkencëtarët kanë zbuluar sasi të larta të aluminit në trurin e pacientëve që vuajnë nga sëmundja e Alzhaimerit. Kjo substancë ngadalëson ritmin e zhvillimit të qelizave të trurit.
Ka të dhëna shkencore që provojnë se alumini në shumë produkte kozmetike siç janë deodorantët mund të inkurajojë zhvillimin dhe rritjen e kancerit të gjirit.
Këto të dhëna kanë shkaktuar mjaft shqetësim dhe kanë motivuar njerëzit që të zgjedhin produkte pa alumin në mënyrë që të kenë një higjenë personale pa toksina.
Megjithatë, të njëjtët njerëz nuk kanë arritur dot të heqin dorë nga letra e aluminit.
A e dini sa alumin përthithim nga kjo letër nëse e përdorim për të pjekur ushqimet e preferuara? A na kanoset rrezik prej saj? A mund të gatuajmë me të?
Metalet e enëve që përdorim për gatim, dashje pa dashje përfundojnë në pjatën tonë.
Kjo është arsyeja përse njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit duhet të gatuajnë në enë prej hekuri. E njëjta logjikë vlen edhe për ata që duan të rrisin nivelet e aluminit.
Për fat të keq, një studim ka treguar se sasia e aluminit që çlirohet nga letra në fjalë gjatë procesit të gatimit është përtej limitit të lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sasia e çliruar e aluminit nga kjo letër nuk varet vetëm nga temperaturat e ushqimit.
Ushqime acidike siç janë limoni ose domatja përshpejtojnë procesin e lëshimit të këtyre substancave dhe e shkrijnë aluminin në ushqim shumë më shpejt se zakonisht.
Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej letrës, atëherë më mirë përdoreni për të ruajtur ose ngrirë ushqimet në frigorifer.
Letra e aluminit nuk është armiku i vetëm në kuzhinë. Shumë prej tenxhereve kanë shtresa alumini.
Nëse dëshironi të jeni më të sigurt, atëherë zgjidhni enë hekuri, qeramike ose çeliku dhe mbi të gjitha hiqni dorë nga letra e aluminit.
Ju duket e vështirë? Për fat të mirë ka shumë alternativa të mira të kësaj letre të dëmshme: letra kalk kuzhine, napa ose letër dylli. Ruajini perimet në ujë të freskët në frigorifer.
Mund të përdorni napa, gjethe misri, madje edhe lëkurë banane për të ngrohur në avull ushqimet tuaja, ose përdorni enë qelqi për t’i ruajtur ato.
Qëndroni larg kapakëve plastikë. Vullneti është çelësi i një jete të sigurt. Nëse dëshironi, ju mundeni të jetoni një jetë pa letër alumini.