Problematika

Shkencëtarët japin alarmin e frikshëm: Po na vjen katastrofa nga nëntoka

Një forcë magnetike e padukshme që mbron jetën në tokë kundër rrezeve vrasëse të hapësirës duket se po dobësohet. Shpërthimet e rrezatimit shkatërrojnë satelitët tanë të komunikimit, dhe bën black out energjitik në Tokë.

Mbizotëron kaosi. Kanceri tek njerëzit shumëfishohet pasi rrezatimi i pambrojtur nga Dielli shkatërron AND-në e njerëzve. Miliarda krijesa në të gjithë botën vdesin për shkak të pasi hutohet aftësia e tyre për të migruar për shkak të ndryshimeve të fushës magnetike të planetit.toka-digjet

Në fund të fundit, vetë atmosfera e Tokës largohet për shkak të erërave diellore, siç ndodhi shumë kohë më parë me planetin Mars, kur fusha magnetike e tij u shpërnda.

Por ky nuk është një film fantastiko-shkencor. Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo mund të ndodhë vërtetë për shkak të një revolucioni të menjëhershëm të brendësisë së Tokës, shkruan Daily Mail.

Ekipi i monitorimit me teknologji të lartë tregon mjaft shenja se polet magnetike të tokës po ndryshojnë, dhe kjo për shkak të ndryshimeve të thelbit të hekurit në zemër të planetit tonë. Nëse kjo ndodh, fusha magnetike e Tokës do të rrokullisej. Gjatë një mijë vjetësh kjo do të ndryshojë tërësisht, mbrojtja jonë jetësore magnetike do të bëhej më e dobët, dhe për rrjedhojë me pasoja katastrofike.

Shkencëtarët parashikojnë se ajo mund të dobësohet me 1/10 e forcës së saj magnetike të zakonshem, duke zvogëluar rrënjësisht mbrojtjen e Tokës kundë rrezatimit dhe grimcave të ngarkuara të energjisë që vijnë nga erërat diellore.

Dëshmia në shkëmbinjtë e hershëm, tregon se ndryshimet në fushën magnetike të Tokës kanë ndodhur dhe më parë. Nën mbulesën e ngurtë të Tokës është një shtresë e hekurit të lëngshëm që mbahet i tillë për shkak të nxehtësisë që depërton nga sipërfaqja e Tokës. Janë pikërisht rrymat e lëvizshme të këtij metali që veprojnë si një elektromagnet gjigant.

Sipas Agjencisë Europiane të Hapësirës, (ESA) procesi besohet të marrë disa shekuj në terma njerëzorë.

Dëshmia tregon se ndryshimi i ardhshëm është tashmë në proces. Mburoja magnetike e Tokës aktualisht po dobësohet dhjetë herë më shpejt se sa mendohet më parë, në 5 përqind për dekadë, sipas të dhënave satelitore të mbledhura nga ESA.

Fusha magnetike po dobësohet veçanërisht në Amerikën e Jugut, një zonë që shkencëtarët e quajnë anomalia e Atlantikut të Jugut.

Të dhënat nga monitorimi i ESA kanë zbuluar gjithashtu ‘aktivitet të shqetësuar’ në rrymat e hekurit të lëngshëm nën sipërfaqen e Tokës, gjë që sugjeron se fusha mund të jetë gati të ndryshojë.

Shkencëtarët japin alarmin e frikshëm: Po na vjen katastrofa nga nëntoka Read More »

Presidenti i Greqisë Pavlopulos kërcënon Shqipërinë

Gjatë vizitës së tij të dielën në Shtabin e Përgjithshëm të Aviacionit Ushtarak në Larisë, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos kërcënohet hapur Shqipërinë me Veto për anëtarësimin në BE.

Me ton të lartë dhe të ngarkuar emocionalisht, Presidenti i Republikës së Greqisë Prokopis Pavlopulos foli rreth çështjeve me Shqipërinë e Çështjen Çame.

Ai i kërkoi Shqipërisë, e cila është anëtare NATO dhe ka një perspektivë evropiane, për të respektuar ligjin, të drejtat e njerzore dhe të pronës, të drejtat në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. z.Pavlopulos bëri thirrje Shqipërisë për të shmangur sfidat ku ndër të tjera tha: “Është e pakonceptueshme që udhëheqja e Shqipërisë të ngrejë çështje çame. Përveç faktit se kjo çështje nuk ekziston, është më mirë që Shqipëria të mos kujtojë se çfarë do të thotë historia e të ashtuquajturave çamë gjatë periudhës së mizorive naziste në Greqi, nëse dëshiron të ketë ndonjë perspektivë evropiane. Më vjen keq që jam i drejtëpërdrejtë, por në ditë të tilla si kujtimi i holokaustit ata guxojnë të flasin për Çamë. Më mirë të mos kujtojmë historinë e atyre që u shfaqën si çamë në hapësirën greke. Respekti për historinë është baza ndërkombëtare për miqësinë dhe fqinjësinë e mirë“. Përfundoi presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos, duke bërë akuza të rënda ndaj qeverisë së Shqipërisë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Vn2HRqd38e8]

https://youtu.be/Vn2HRqd38e8

Presidenti i Greqisë Pavlopulos kërcënon Shqipërinë Read More »

Evakuohen 70 familje në Novoselë

Pas situates së perkeqësuar të mottit pas reshjeve të shumta dhe rritjes së nivelit të lumenjëve ka nisur edhe evakuimi i banorëve nga disa zona.

Në Novoselë të vlorës 70 familje u evakuuan, ndërsa janë strehuar tek të afërm, të tjerë kanë zgjedhur të srehohen në katet e dyta të banesave të tyre.

Teksa nga Shtabi i Emergjencave theksohet se prurjet do të vijojnë të jenë të larta. Kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, thekson se në gadishmëri është pushteti vendor dhe ushtria.

Nga prurjet e shumta të lumit edhe nënstacioni i hidrovorit të Akërnisë është permbytur ndaj aktualisht është terësisht jashte funksionimit.

Evakuohen 70 familje në Novoselë Read More »

Banorët përjetojnë tmerr gjatë natës, pallati rrezikon seriozisht shembjen

Një pallat 12 kate në Gjirokastër, rrezikon të shembet për shkak të erozionit dhe të shkaktuar nga shiu i dendur.

Rrëshqitja e dheut ka bërë që katet e para të pallatit të izolohen, duke shkaktuar panik te banorët.

Policia evakuoi banorët gjatë natës ndersa po ashtu prefekti Astrit Aliaj mblodhi ne menyre emergjente shtabin e emergjencave civile.

Ai tha se është bërë bllokim nga policia të zonës ku ka patur shkarje.

Nderkohe Bashkia ka dërguar një kërkesë drejt të emergjencave civile për një grup vlerësimi. Familjet do të qëndrojnë larg banesave deri në evidentimin e situatës dhe marrjen e masave.

Banorët përjetojnë tmerr gjatë natës, pallati rrezikon seriozisht shembjen Read More »

Reshjet e shiut, përmbytje në disa zona të vendit

Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje të shumta. Më problematike situata është në zonën e Fushë Krujës dhe në atë të Vlorës.

Kështu, në Fushë Krujë ka dalë nga shtrati lumi Ishëm. Nga dalja nga shtrati e lumit Ishëm janë përmbytur 10 banesa.

Uji ka mbuluar një sipërfaqe prej dhjetëra hektarësh tokë. Në Fushë Krujë janë përmbytur fshatrat Bilaj, Murqine, Mallkuç, Likmete

Për shkak të prurjeve të shumta nga lumi i Vjosës, janë përmbytur disa në disa zona në këtë rajon.

Reshjet e shiut, përmbytje në disa zona të vendit Read More »

Autostrada Tiranë-Durrës, bizneset i druhen një tjetër përmbytje

“Një përmbytje tjetër edhe sikur në nivele të ulëta, do të thotë që ne të mbyllim fare biznesin, do të thotë një katastrofë për të gjithë zonën, ku ka jo pak biznese”.

Reshjet e të shtunës mbrëma kanë rikthyer tek bizneset e autostradës frikën e përmbytjeve. Bizneset pohojnë që edhe pse përroi në Citypark është hapur dhe reshjet kanë qenë larg nivelit të tyre në ditën e përmbytjes, përsëri niveli i ujerave ishte në kufijtë e kritikes. Po ashtu edhe nënkalimi që ndodhet aty pranë është përmbytur dhe niveli i ujit në të ishte rreth 80 cm të shtunën në mbrëmje. “Nëse niveli i reshjeve të shtunën do të ishte afër atyre të datës 30 nëntor 2017, një përmbytje tjetër do të shënonte datën 03/02/2018”, thonë sipërmarrësit e autostradës.

Puna për hapjen e përroit sapo ka filluar. Ajo që duhet të zgjidhet është vazhdimi i hapjes së tij përtej autostradës deri tek ura e vjetër e Limuthit. Fakti i fundit tregon se është pikërisht ky segment, i cili përbën rrezikun real të përmbytjeve, paralajmërojnë bizneset.

Autostrada Tiranë-Durrës, bizneset i druhen një tjetër përmbytje Read More »

”E pesta herë që përmbytemi”, disa fshatra të Fushë-Krujës nën pushtetin e ujit

Si pasojë e reshjeve të shumta të shiut që kanë rënë në orët e fundit, Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytyr disa banesa.

Problemet më të mëdha derimë tani janë në zonën e Fushë-Krujës ku disa fshatra si: Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Gjurice janë përmbytur. Nën ujë deri më tani gjenden 80 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore.

Një nga banorët e zonës shprehet për ‘’Fax News” se kjo është e pesta herë që nga muaji dhjetor që ata përmbyten ndërsa nuk është marrë asnjë masë për parandalimin. Po ashtu banori shprehet se e vetmja ndihmë që ata kanë marrë nga shteti janë ushqime.

Sot probleme me reshjet janë hasur dhe në qytetin e Vlorës, ndërsa në Gjirokastër nga rrëshkitja e dherave rrezikon që të shembet një pallat disa katësh, si dhe disa banesa private, duke lënë në ankth rreth 40 familje.

”E pesta herë që përmbytemi”, disa fshatra të Fushë-Krujës nën pushtetin e ujit Read More »

Viroi del jashtë kontrollit, ndalohet kalimi i mjeteve të vogla

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=voBgponENZc]

Viroi del jashtë kontrollit, ndalohet kalimi i mjeteve të vogla Read More »