Problematika

Bashkia e Vlorës thirrje urgjente të gjithë qytetarëve

Bashkia e Vlorës i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme me makinë, për shkak të motit të keq.
Mbrëmjen e sotme, qytetet në jug dhe jug-lindje të vendit janë pre kur nga moti me rreshje të dendura shiu, erë dhe vetëtima.
Njoftimi i Bashkisë së Vlorës:
Të dashur qytetarë!
Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rre zikojnë të përmb yten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.
Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Bashkia e Vlorës thirrje urgjente të gjithë qytetarëve Read More »

Si do mbrohen konsumatori familjar dhe biznesi i vogël nga kri za energjitike? Qeveria gati paketën

Është paralajmëruar rritja e çmimeve për shkak të kri zës energjitike.

kr izën energjitike e paralajmëroi edhe kryeministri Edi Rama.

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj, deklaroi se qeveria po harton një plan masash për të mbrojtur konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël.

Sipas Ahmetajt, ditët në vijim Rama do të prezantojë paketat ekonomike në ndihmë të konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël për të përballuar krizën energjetike që po troket.

“Kam bërë një informacion për kabinetin për situatën energjetike. Situata është konsekuencë e kr izës globale. Ne kemi zgjedhur të jemi në një ekonomi tregu që influencohet nga ekonomia globale dhe sidomos për mallra të kuotuara në bursa. Ju e keni dëgjuar se çfarë po ndodh në tregun ndërkombëtar të energjisë elektrike. Është shtuar kërkesa për energji për shkak të ringritjeve ekonomike të ekonomive të mëdha si Kina, apo sjelljes së Rusisë. Çmimet po lëvizin në vazhdimësi, ditë për ditë. Një pjesë e vendeve e kanë transferuar koston tek konsumatorët.

Kryeministri ka ngritur një grup për të monitoruar çdo moment situatën energjetike. Vala prek dhe brigjet e Shqipërisë, por jemi të gatshëm të mbrojmë konsumatorin familjar dhe biznesin e vogël. Brenda javës kryeministri do të shpalosë masat për mbrojtjen e familjarëve dhe biznesit të vogël. Ne do të mbrojmë konsumatorin familjar nga kriza energjetike dhe rritja e kostove. Ministrja e Infrastrukturës, kompanitë po punojnë për të garantuar furnizim të pandërprerë të energjisë dhe për blerjen e energjisë”, deklaroi Ahmetaj.shtë paralajmëruar

Si do mbrohen konsumatori familjar dhe biznesi i vogël nga kri za energjitike? Qeveria gati paketën Read More »

Nga rë nia e tre rrjeteve sociale te hu mbja e miliarda dollarëve/ Çfarë ndodhi me Facebook, Instagram e WhatsApp?

Mbrëmë rreth orës 17:00 e tërë bota u go dit nga lajmi se rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi dhe nuk janë të qasshme për miliona përdorues nga e mbarë bota.

E mjaftoi të kalojnë disa minuta dhe të krijohet një lloj kaosi teknologjik, duke ua pamundësuar qytetarëve në mbarë globin të mbajnë kontakte me më të afërmit e tyre.

Megjithatë nuk kaloi shumë dhe gjiganti amerikan Facebook, doli me një deklaratë ku pranoi se kanë identifikuar disa probl eme që po u pamundësojnë përdoruesve të qasen në llogaritë e tyre.

Për ironi njoftimi u bë përmes Twitter, ku u bë e ditur se themeluesi i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg dhe ekipi i inxhinierëve të tij po bëjnë të pamundurën që të sanojnë probl emin.

Por, pan iku sa vinte e rritej, ku me avancimin e teknologjisë njerëzit më nuk mund ta imagjinojnë jetën pa këto platforma që i cilësojnë si burim informacioni.

Ndërkohë një grup i përdoruesve të rrjeteve tjera sociale, filluan të tal len në llogari të këtyre tri aplikacioneve që funksionojnë nën ombrellën e Facebook dhe gjenerojnë miliarda dollarë të hyra.

Madje disa nuk hezituan t’i krahasojnë me situata të ndryshme të filmave komik e skena të filmave të vizatuar – duke ironizuar me faktin se tri platformat më të popullarizuara janë jashtë funksionit.

Në anën tjetër u shfaq lajmi se domaini i Facebook ka dalë në shitje, duke mos pasur shumë detaje se si erdhi deri te kjo. Mirëpo edhe kjo kaloi, e qytetarët assesi të qetësoheshin duke menduar se mund të jenë të rrez ikuar me ekspozimin e të dhënave të tyre personale, në rast se ka ardhur deri të ndonjë s ulm kibe rnetik.

Sikur kjo të mos mjaftonte, eksperti i sigurisë kibernetike, Miklos Zoltan ka dhënë detaje të reja rreth rënies nga funksioni të rrjeteve sociale në pronësi të Facebook-ut.

Ai ka thënë se aktualisht informacioni privat dhe personal i mbi 1.5 miliard përdoruesve të Facebook po shitet në një forum të njohur të lidhur me hakimin, duke u mundësuar potencialisht krim inelëve kib ernetikë dhe reklamuesve të paskrupullt që të synojnë përdoruesit e internetit në nivel global.

Sipas tij, kjo përbën deponimin më të madh dhe më domethënës të të dhënave në Facebook deri më sot.

”Me sa duket nuk ka lidhje me një deponi të mëparshme të të dhënave në Facebook të vitit 2021, ku u prekën 500 milionë përdorues. Në fund të shtatorit 2021, një përdorues i një forumi të njohur hak erësh postoi një njoftim duke pretenduar se posedon të dhënat personale të më shumë se 1.5 miliard përdoruesve të Facebook. Të dhënat aktualisht janë në shitje në platformën përkatëse të forumit, me blerësit potencialë që kanë mundësinë të blejnë të gjitha të dhënat menjëherë ose në sasi më të vogla. Një blerës i ardhshëm pretendon se ka marrë 5.000 dollarë për të dhënat e 1 milion llogarive të përdoruesve të Facebook”, ka thënë ai.

E pas tërë këtyre lajmeve, bënë që aksionet e miliarderit amerikan Mark Zuckerberg të b ien ndjeshëm, ku sipas Bloomberg ai humbi 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, duke rë në nga lista e njerëzve më të pasur në botë. Krejt kjo u përcjell me vëmendje të madhe nga ekspertë të fushës së teknologjisë informative, të cilën hodhën poshtë pretendimet se mund të ketë qenë ndonjë s ulm ki bernetik.

Shumë prej tyre pretendojnë se pro blemi që u shfaq dje dhe ndali punën e tri rrjeteve sociale ishte te DNS-at e serverëve që u pamundësonin përdoruesve qasjen nëpër profilet e tyre. Por, mbetet enigmë se si kanë kaluar afro shtatë orë dhe akoma ekipet e kësaj kompanie nuk kanë arritur saktësisht të përcaktojnë pro blemin.

Kur u duk se qytetarët po pajtohen me faktin se nuk do të mund sonte të kyçen në llogaritë e tyre, u shfaq lajmi se punonjësit e kompanisë më të madhe teknologjike në botë nuk po mund të futen në zyrat e tyre – përkatësisht në vendin e tyre të punës.

Tërë kjo po ndodh pasi që kartelat identifikuese me të cilat futeshin në ndërtesë nuk po funksionojnë, duke u pamundësuar atyre hyrjen në objektin ku punojnë.

Këto tentime u bën me shpresën se do të futen brenda dhe të vlerësojnë shkallën e dëmit që mund të jetë shkaktuar nga rënia e aplikacioneve që miliona njerëz nëpër botë i përdorin, dhe pothuajse një kohë të madhe të ditës e kalojnë duke i shikuar dhe kontrolluar për më të rejat që mund t’ju vijnë.

Kjo natë megjithatë mori një epilog krejt tjetër, ku pak orë para mesnatës është rikthyer në normalitet në këto tri aplikacione, ku llogaritë e Facebookut u hapën për përdoruesit dhe dukej sikur asgjë e keqe nuk ka ndodhur – thjesht është dashur të qëndrojnë disa orë pa platformat e tyre më të dashura.

Nga rë nia e tre rrjeteve sociale te hu mbja e miliarda dollarëve/ Çfarë ndodhi me Facebook, Instagram e WhatsApp? Read More »

Rrjetet sociale bien në të gjithë botën për më shumë se 7 orë, reagon Zuckerberg

Aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger i kanë rikthyer normalitetit pas më shumë se shtatë orësh ndërprerje të funksionalitetit të tyre. Vetë Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen dhe mosfunksionimin e përkohshëm të aplikacioneve.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Zuckerberg shkruan se e kupton se përmes këtyre shërbimeve njerëzit komunikojnë dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni,”- shkruan Zuckerberg.

Rrjetet sociale bien në të gjithë botën për më shumë se 7 orë, reagon Zuckerberg Read More »

Ja kush është politikani shqiptar i përfshirë në ‘Pandora Papers’

S kandali botëror, i “Pandora Papers” që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave ndërkombëtare, ka bërë bujë të madhe edhe në Shqipëri teska mendoeht se njëri prej personave të përfshirë, konkretisht një politikan shqiptar.
Lidhur me këto dy shime të ngritura, SPAK është vënë në lëvizje për të kryer het imet e duhura.
Pro kuroria e Posaçme Antikorr upsion duket se do të fillojë he timet për të zbardhur emrin e politikanit shqiptar që është i përfshirë në skan dalin e “Pandora Papers”.
Sipas informacioneve, po bëhen verifikime nëpër llogaritë bankare.
Ndërsa përveç politikanit shqiptar, pjesë e skan dalit raportohet të kenë qenë edhe 13 komapni të tjera që operojnë aktualisht në Shquipëri. Deri më tani është zbuluar vetëm emri i një kompanie “Al Energy Transmission”, që drejtohet nga Biznesmeni Vasil Kallupi.Faxweb

Ja kush është politikani shqiptar i përfshirë në ‘Pandora Papers’ Read More »

Sali Berisha ‘kë rcënon’ Edi Ramën për rritjen e çmimit të energjisë: ‘Guxo po ta mbajti’

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për media ka paralajmëruar se po vjen një kri zë e madhe energjitike. Ai është shprehur se kjo kr izë është tejet shqe tësuese dhe se ka nisur në Kinë dhe në Britani e BE dhe ka p rekur tregjet botërore
Por ish-kryeministri Berisha në një postim në rrjetet sociale ka “kërcë nuar” Ramën për rritjen e çmimit, duke i thënë “guxo po ta mbajti”.
Sipas Berishës, shkaku themelor i rritjes së çmimeve është vj edhja e nar koqeveritarëve, si dhe klientele e monopoli i saj në çdo fushë.
“Shkaku themelor i rritjes stratosferike te cmimeve qendron:
1-Vj edhjen, vje dhjen dhe para se gjithash vj edhjen e nark oqeveritareve.
2-Klientela dhe mon opoli saj ne cdo fushe.
ps: Nje jave me pare deklaronte eksport energjie, sot flet per kri ze energjitike dhe rritje cmimi! Guxo po ta mbajti! Sb”, shkruan Berisha.

Sali Berisha ‘kë rcënon’ Edi Ramën për rritjen e çmimit të energjisë: ‘Guxo po ta mbajti’ Read More »

Lajm i fundit/Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të jashtëzakonshme për media, ka paralajmëruar këë të dielë rritjen e çmimit të energjisë, por edhe të hidrokarbureve që tashmë ka nisur të reflektohet në tregun vendas.a se Europa po përballet me një krizë të jashtëzakonshme energjitike, ku edhe Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim.

Kreu i qeverisë tha se deri në fund të vitit një fuçi naftë mund të shkojë deri në 100 dollarë, ndërsa çmimi i gazit është rritur me 250%.

Sipas Ramës, Italia parashikon rritje të faturës së energjisë me 40%, e po ashtu shtete si Britania, Bullgaria e të tjera.

Në fund të fjalës së tij, Rama shprehu optimizmin se Shqipëria do ta kalojë edhe këtë krizë, që do të zgjasë të paktën 6 muaj.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nga Kina, deri në Europë ku kërkesa e lartë dhe oferta e pamjaftueshme për gaz, ka detyruar qeveritë të rrisin çmimet deri në nivele të pamjaftueshme. Çmimi i gazit është rritur me rreth 250%, çmimi i naftës ka kapërcyer nga 60 në 80 dollarë, dhe çmimi mund të arrijë deri në 100 dollarë në fund të vitit. Për Shqipërinë çmimi i blerjes nga importi thuajse është trefishuar. Kjo krizë energjitike lidhet kryesisht me ndikimet klimatike, por edhe me faktorë të tjerë, një seri e motit ekstrem kanë impaktuar si ofertën dhe kërkesën për gaz. Dimri dhe ngricat e jashtëzakonshme në SHBA ndikuan në improtin e gazit të lëngshëm. Pranvera e ftohtë në Europë, rrit kërkesën për ngrohje, por edhe vala e nxehtë. Prodhimet alternative janë zvogëluar, rrjedhimisht, mungesa e prodhimit të energjisë alternative ka ndikuar në rritjen e çmimit të naftës dhe gazit. Mbyllja e tre reaktorëve në Britani ka ndikuar në rritjen e kërkesës për energji edhe nga burime të parinovueshme. Vetëm politika për adresimin e ndryshimeve klimatike, ka ndikuar direkt në rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Në Britani e Itali është parashikuar rritja me 40%.

E gjithë kjo panoramë, me vetëm disa prej shembuljve, vlen për të krijuar një ide të kësaj k rize, ku duam apo nuk duam, edhe Shqipëria është e detyruar të përballet me këtë krizë globale. Ekspertët mendojnë se beteja kulmore do të vendoset deri në fund të 6 mujorit të parë. Përgjegjësia e qeverisë shqiptare është të mbrojë më së pari shtresat në nevojë. Unë besoj se ju i keni provat se ne as nuk dorëzohemi ndaj sfidave të rënda. Kini besim se siç ia dolëm me tërmetin e pandeminë, do ta kalojmë edhe këtë. Nuk na gjen të papërgatitur as kjo kr izë e jashtëzakonshme energjitike. Siç dolëm më të fortë nga tërmeti e siç po dalim më të fortë nga pandemia, kështu do të dalim edhe nga kjo fatk eqësi e re natyrore e kombinuar me faktorë gjeo-politikë dhe manovra tregtare që nuk i kemi ne në dorë. Më e mira do të bëhet dhe Shqipëria do arrijë majën.

Lajm i fundit/Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë Read More »

Prindërit kundër mësimit me turne: Çfarë mësimi bëhet në 30 minuta moj aman, mësueses nuk i del koha që të lexojë emrat!

1760 shkolla në të gjithë vendin kanë hapur dyert e tyre për të pritur nxënësit në vitin e ri akademik, që duket se do të jetë shumë i ngjashëm me vitin e kaluar, ku mësimi me turne dhe kushtet anticovid do të jenë prezent në të gjithë vendin.
Janë rreth 480 mijë nxënës që do të ulen në bankat e shkollës, nga të cilët rreth 30 mijë janë në klasën e parë. Prindërit kundërshtojnë mësimin me turne, dhe shkurtimin e orëve të mësimit në 30 minuta, pasi sipas tyre kjo është e pamjaftueshme për të marrë dijet e duhura.

Gazetarja e Fax News Sara Demushi ka qenë e pozicionuar në shkollën ‘Kosova’ në Tiranë, ku prindërit këmbëngulin se mësimi me turne nuk është i vlefshëm për dijen e nxënësve. Skenarin e mësimit online prindërit e konsiderojnë të papranueshëm.

“Për mua mësimi me turne nuk ka asnjë vlerë, është shkatërrues, fushën e arsimit e njoh dhe jam kundër”, shprehet një prej prindërve.

Ndërkohë që një tjetër prind shprehet: “Në kohën që marrim fëmijët me turne, nuk llogarisim as punën e as mësimin, sidomos për ciklin fillor, por nuk na ka pyetur njeri. Unë nuk e mendoj dot, çfarë mund të bëjnë mësuesit për 30 minuta? Arsimi këtu te ne ka shumë rezerva, mësuesi në 30 minuta nuk ka kohë që të thërrasë as emrat, jemi të detyruar që ta pranojmë kështu siç na u dha. Është baza e edukimit arsimi fillor.
Vaksinimi i fëmijëve është absurd, nuk do ta lejoja kurrë që ti bëhej fëmijës sim. Unë nuk e pranoj dot që të lejoj vaksinimin e fëmijës. Këtë mësimin online nuk e mendoj dot fare. Është bërë si puna e shkollës me korrespodencë, nuk e mendoj dot se fëmijët mësojnë online. Më mirë të bëjnë një mbyllje totale, sesa ta kalojnë mësimin online.

Pse i çojmë fëmijët në shkollë ne atëherë, i mësonim edhe vetë, na vjen keq por në 30 minuta. Çfarë ishte ai mësimi plotësues moj aman, do justifikonin rrogën mësuesit”.

Derimë tani nuk ka të dhëna për numrin e mësuesve që nuk janë vaksinuar ende, dhe sesi do të procedohet më tej me ta.

Prindërit kundër mësimit me turne: Çfarë mësimi bëhet në 30 minuta moj aman, mësueses nuk i del koha që të lexojë emrat! Read More »