Problematika

Shpërthejnë grekët: Presidenta Meta po bllokon marrëveshjen, ‘zjarr’ midis dy vendeve

Nje dite pas deklarates se forte te Presidentit Ilir Meta se nuk mund te firmose nje leter te bardhe, sa i takon negociatave mes Shqiperise e Greqise per kufirin detar, mediat greke jane hedhur ne mori akuzash.

Bombë” në kufijtë detarë greko-shqiptarë: Presidenti shqiptar bllokon negocimin. Me kete titull ka dale gazeta greke Eeleftheros typos

“Zjarr” në marrëdhëniet greko-shqiptare e vë presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, pas refuzimit të tij të tanishme për të dhënë leje për bisedime të mëtejshme me Greqinë në kufijtë detarë, duke kërkuar më shumë informacion rreth asaj se si për të negociuar qeverinë.

“Kërkesa nuk përcakton qartë çështjen e negociatave për të cilat kërkohet autorizimi”, tha sot Ilir Meta në një konferencë shtypi. Dhe ai shtoi: “Qëllimi i presidentit nuk ishte dhe nuk është lojëra politike me një çështje aq serioze dhe delikate”.

Shpërthejnë grekët: Presidenta Meta po bllokon marrëveshjen, ‘zjarr’ midis dy vendeve Read More »

‘Shyqyr që shpëtova kokën!’ 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë – Durrës

Vetëm pak ditë më parë u trajtua problematika e dëmtimit në masë të madhe të asfaltit në autostradën Tiranë-Durrës, përgjatë gjithë gjatësisë së saj dhe në të dy senset e lëvizjes.

Gropat e shumta të krijuara dhe arnimet e bëra në vite të ndryshme në jo pak raste bëhen burim aksidenti, apo shkatërrojnë automjetet që e përshkojnë atë çdo ditë.

Mbrëmjen e djeshme në redaksinë e DurrësLajm, një qytetar ka dërguar një video, ku duken qartë 6 automjete, të cilave u janë çarë gomat.

“Shyqyr që shpëtova kokën!”,- shkruan qytetari, që dërgoi videon.

Gjendja e krijuar është alarmante në këtë segment rrugor që përballet çdo ditë me një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë të ditës.

Autoritetet mjaftohen me ndonjë arnim të pjesshëm, ndërkohë që qytetarët rrezikojnë jetën çdo ditë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=iabjPUuxPrA]

‘Shyqyr që shpëtova kokën!’ 6 makinave u çahen gomat në autostradën Tiranë – Durrës Read More »

Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më…

Një raport i Frontex, agjencia e Bashkimit Evropian që merret me menaxhimin e kufijve të përbashkët të BE-së, tregon se shqiptarët janë kombësia e tretë më e përjashtuar nga Europa, pas ukrainasve me 37 mijë hyrje të mohuara dhe rusëve me 36 mijë hyrje të mohuara.

Pavarësisht se shqiptarët janë një ndër grupet kryesore të kombësive që tentojnë të kalojnë me dokumente të falsifikuara, kjo nuk ka qenë baza për refuzimet.

Ndër 32 mijë raste, gati 11 mijë shqiptarë janë refuzuar për shkak se nuk kanë dokumentacionin përkatës që justifikon qëllimin dhe kushtet e vizitës.

9,331 shqiptarë janë refuzuar në kufijtë evropianë për shkak se janë gjykuar si pa mjetet e duhura për të qëndruar në periudhën e deklaruar dhe pa para për t’u rikthyer në vend.

8,363 shqiptarë ndërkohë kanë qenë në listën e alarmit për refuzimin e hyrjes në regjistrin kombëtar.

1,945 shqiptarëve u është mohuar hyrja për shkak se kishin qëndruar mbi 3 muaj gjatë periudhës 6-mujore në territorin e shteteve të BE, një fakt që flet mbi ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve mbi rregullat e lëvizjes së lirë.

Numri i lartë i refuzimeve ka ndikuar në shtimin e rasteve të kalimit të paligjshëm të kufirit me 22%, duke arritur në 6500 kalime ilegale, më shumë se çdo shtet tjetër sa i takon kufijve tokësorë.

Raporti me shifra të frikshme, shqiptarët populli më… Read More »

Habit drejtori i Ujësjellësit: Askush s’më mori në telefon kur i lashë 3 ditë pa ujë

Drejtori i Ujësjellësit në qytetin e Sarandës, Sheme Lulo është i mendimit që furnizimi me tetë orë ujë në ditë është mëse i mjaftueshëm për banorët e qytetit bregdetar.

I ftuar në emision, në një TV lokal, drejtori socialist ka habitur duke thënë se ka provuar qëllimisht t’i lërë banorët edhe tre ditë pa ujë, për të kuptuar se sa kërkesë ka. E pas kësaj prove ai shton se askush nuk u ankua.

DEBATI NË STUDIO
Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?
Sheme Lulo: Rreth tetë orë
Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët
Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh)

Habit drejtori i Ujësjellësit: Askush s’më mori në telefon kur i lashë 3 ditë pa ujë Read More »

Parashikimi i frikshëm ekspertëve : Këto 10 vende të botës do të zhduken brenda 100 viteve

Gjatë historisë shumë perandori dhe shtete kanë rënë, kombet janë zhdukur apo transformuar dhe ky proces nuk ka mbaruar. Analistët politikë shpjegojnë se nocioni i një kombi apo një shteti nuk zgjat, dhe sigurisht nuk është i përjetshëm.
Megjithëse vendet shpesh zhdukën duke u kapur dhe ndarë në mes të armiqve, duket se vendet në të ardhmen do të kenë disa probleme të tjera që do t’i ndajnë apo shkatërrojnë, transmeton gazetametro.net

Nga kërcënimet si ngritja e nivelit të detit, ndarjet kulturore dhe etnike brenda shoqërisë, pyetja është nëse këto 10 vende do të mbijetojnë në 100 vitet e ardhshme.
Holanda

Efektet e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga ngrohja globale janë shkatërruese për ishujt tropikal, por është e vështirë të imagjinohet se ato mund të dëmtojnë vendet evropiane. Pjesa më e madhe e territorit të këtij vendi është ose në nivelin e detit ose vetëm një metër më lart. Është pikërisht për shkak të këtij fakti që ngrohja globale është një çështje e mbijetesës për Holandën. Për vite ata kanë luftuar me detin i cili është në rritje duke ngritur argjinat e tyre dhe duke i zgjeruar ato. Përkundër kësaj, përmbytjet janë të shpeshta.

Koreja e Veriut

Meqenëse ky vend është nën udhëheqjen e dinastisë Kim që nga vitet 1940, duket se është vetëm një çështje kohe që kurioziteti brenda shoqërisë po kulmon dhe po shpërthen. Ka thashetheme të ndryshme rreth përpjekjeve të disa grushteve ushtarake që fshihen nga mediat. Analistë të shumtë besojnë se kolapsi i sistemit do të vijë gjithashtu për shkak të pakënaqësisë brenda topit politik.

Lajm i mirë për shtetin është sigurisht fakti se pas rënies së dinastisë Kim, Koreja e Jugut është e gatshme të investojë në riparimin e dëmeve dhe bashkimit të kombit.

Belgjika

Edhe pse ky vend është shtëpia e Kombeve të Bashkuara, vetë Belgjika mund të mos jetë aq e bashkuar për 100 vite. Është e ndarë në konfrontimin e çështjes etnike të ndarjes në Flemings dhe Valons. Meqenëse nuk kanë të njëjtën gjuhë dhe kanë shumë ndryshime të tjera kulturore, pritet që valonasit të kenë sukses në përpjekjet e tyre për të krijuar një lloj aleance me Francën ose për të arritur pavarësinë e tyre, si dhe Flemingsët të cilët nuk duan ta lejojnë atë, por synojnë pavarësinë absolute të shtetit të përbashkët.

Për shkak të tensioneve në rritje, shumë analistë spekulojnë se ndarja e vendit do të vijë në 20 vitet e ardhshme.

Maldivet

Për të gjithë ata që nuk besojnë në konceptin e ngrohjes globale, Maldivet është një shembull i vërtetë për t’i kushtuar vëmendje. Ky komb ishull, i vendosur në mes të Indisë dhe Afrikës, po përballet me një rrezik serioz të fundosjes. Kërcënimi është bërë aq i madh sa ish-presidenti i shtetit e ka konsideruar mundësinë e blerjes së një vendi në Azinë Jugore, ku ai do të lëvizte të gjithë kombin nëse niveli duhet të vazhdojë të rritet.

Sipas parashikimeve, Maldivet janë vendi i parë që do të zhduket për shkak të ngrohjes globale dhe kjo mund të ndodhë rreth vitit 2085.

Mbretëria e Bashkuar

Meqenëse është një bashkim i vendeve të ndryshme në të cilat ka aspirata të forta për pavarësinë, është e mundur që shpërbërja gjithashtu do të dëmtojë këtë fuqi botërore. Skocia ka pasur një lëvizje të pasuksesshme për pavarësinë në vitin 2014.

Pasi Britania e Madhe vendosi vitin e kaluar të largohet nga Bashkimi Evropian dhe kjo procedurë nuk u miratua në mënyrë të barabartë nga të gjitha pjesët e vendit, kjo do të bëhej një pikë pengese. Besohet se disa vende do të largohen nga Mbretëria e Bashkuar dhe do të bashkohen me BE-në si të pavarur dhe ky proces do të zgjidhet në 20 vitet e ardhshme.

Iraku

Në një gjendje lufte që nga viti 2011, ky vend është një shembull i vërtetë i ndarjes ditore. Pas kapjes dhe ekzekutimit të Saddam Hussein, i cili mbajti tokën së bashku, popullsia sot ndahet ashpër. Rritja e popullaritetit të shtetit islam ka tërhequr vëmendjen ndaj kësaj ndarjeje dhe është mjaft e qartë se vendi po mbrohet artificialisht me disponime të pakta.

Iraku është i ndarë në tri grupe: Sunitët, Kurdët dhe Shiitët, të cilat nuk kanë gjasa të bashkohen dhe pritet që vendi të bjerë në tre besime më të vogla në proces.

Kiribati

Deri në vitin 1979, ky komb ishull në pjesën qendrore të Oqeanit Paqësor ishte një koloni britanike, që përbëhej nga tre grupe krejtësisht të ndara të ishujve të shpërndara nëpër Oqeanin Paqësor, Gilbert, Phoenix dhe Line. Konsiderohet të jetë epitomi i një parajse tropikale, por kushdo që dëshiron ta përjetojë atë duhet të bëjë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse niveli i ngritur i detit ka përmbytur tashmë dy ishujt. Nëse ky trend vazhdon, një pjesë e madhe e shtetit mund të bëhet një det, dhe pjesa tjetër nuk do të jetë më në gjendje të ofrojë kushte themelore të jetesës dhe pret që vendi të shembet në tre struktura më të vogla në proces.

Presidenti ka kërkuar tashmë ndihmë nga Zelanda e Re dhe Fixhi për të filluar pranimin e njerëzve nga Kiribati si refugjat të përhershëm.

Spanja

Kur kriza ekonomike goditi Spanjën në vitin 2008, ajo shkaktoi shumë dëme që e solli vendin në prag të shpërbërjes dhe ende nuk e ka marrë vetën.

Papunësia ishte 24% në vitin 2015, dhe deri më sot, kjo gjendje nuk është përmirësuar. Sikur kjo të mos mjaftonte, ka një ndarje të thellë në mesin e popullatës.

SHBA

Duke pasur parasysh historinë, fakti që popullsia amerikane është e ndarë nga dallimet e thella kulturore dhe qëndrimet politike midis Veriut dhe Jugut që nga Lufta Civile. Në vitin 2012, të 50 vendet morën mijëra letra nga qytetarët e tyre që kërkonin dalje nga bashkimi.

Më shumë gjasa, Alaska dhe Teksasi do të jenë të parët që do të ndahen.

Kinë

Përkundër faktit se Kina ka një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe një ushtri të fortë, kjo nuk do të thotë se është e mbrojtur nga kolapsi në 100 vitet e ardhshme. Kina gjithashtu ka një problem të madh të ndotjes së mjedisit që po kërcënon aq shumë sa që 250,000 kinezë vdesin para kohe çdo vit.

Sondazhet e vetë qeverisë kineze tregojnë se vendi mund të mbetet pa ujë të pijshëm deri në vitin 2030 dhe ka një shans të madh që shteti të mos përjetojë formën e tanishme në vitin 2050.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/parashikimi-i-eksperteve-do-t-ju-shokoje-keto-10-vende-te-botes-do-te-zhduken-brenda-100-viteve-501969/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=FROpXT76HXk]

https://youtu.be/FROpXT76HXk

 

Parashikimi i frikshëm ekspertëve : Këto 10 vende të botës do të zhduken brenda 100 viteve Read More »

Skandali/ Një person vdes në aksident në rrugën Levan-Tepelenë, eksperti nxjerr fajtor “Zotin”

Një denoncim i ardhur në redaksinë e emisionit Boom ka nxjerrë në pah një ngjarje sa tragjike, aq edhe absurde dhe abuzuese me drejtësinë. Vetëm pesë muaj më parë në aksin Levan Tepelenë, në vendin e quajtur kryqëzimi I Cakranit ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e 46 vjeçarit Ajet Yzeiraj, i cili udhëtonte në bashku me një shokun e vet në makinën mercedez benz me targa AA564LS.

Ata janë përplasur nga mjeti Land Rover me targë AA007RB që drejtohej nga shtetasi Arben Avduli. I plagosur nga ky aksident ka mbetur edhe shtetasi Alket Mehmetaj që ndodhej në makinën e Avdulit. Vëllai I viktimës, Dashnor Yzeiraj ngre shqetësimin se provat po manipulohen. Sipas tij i vëllai po ecte me shpejtësi tepër të ulët 28km ne orë, ndërsa makina qe e përplasi me 150 km në orë. Këtë pretendim, e dëshmon në fakt edhe personi që ishte atë ditë në makinën e aksidentuar. “Ne po vinim nga Fieri dhe pamë që një makinë e bardhë po ecte në drejtim të çrregullt dhe po vinte drejt nesh. Ajeti ishte me shpejtësi shumë të ulët dhe tha: ‘Mos se na vrau’ dhe sa mbaroi fjalën, shoferi I Range doli nga korsia e tij dhe na goditi përballë. Ajeti ngeli i vdekur në vend.

Pasi makina na goditi dhe na hodhi në kanal, vazhdoi të ecte edhe 80 metra derisa goditi derën e një subjekti privat.
Në sipërfaqen e rrugës nuk kishte shumë ujra dhe makina që na goditi për mendimin tim e kishte shpejtësinë rreth 150 km në orë. Këtë e kam dëshmuar dhe në prokurori”, thotë ai.

Por ç’ndodhi? Si u lirua brenda 24 orëve personi që shkaktoi aksidentin? Ka dy ekspertiza. Një nga oficeri i policisë gjyqësore që thotë se në vendngjarje ka pasur “rreshje të imta shiu” dhe raporti tjetër, nga eksperti I Prokurorisë së Përgjithshme Edmond Kazazi që shkruan se “Rënia e shirave ishte me intensitet të lartë”.

Por pavarësisht përpjekjes për t’ia lënë shkakun e aksidentit faktorëve të jashtëm, gazetarja e Boom në vengjarje ka vërejtur se rruga nuk mban lagështi, pasi është e formës kurriz peshku si dhe anash rrugës ka kanale kulluese. Po ashtu, nëse marrim të mirëqenë se shpejtësia e automjetit Land Rover ishte 72 km orë sipas ekspertizës, ka pasur të gjithë mundësitë të manovronte dhe frenonte, aq më tepër një shpejtësi e tillë nuk mund të katandisë një benz gati 2 tonësh gati tërësisht të shkatërruar. Vëllai i viktimës kërkon veç drejtësi, sepse me atë raport auto-teknik që fajëson “Zotin”, është e vështirë të përfitohet siguracioni i jetës. Familja kërkon nga prokuroria që të pranojë kërkesën e familjarëve për ri inspektim dhe nga trupi gjykues të shohë faktet siç janë.

Skandali/ Një person vdes në aksident në rrugën Levan-Tepelenë, eksperti nxjerr fajtor “Zotin” Read More »

Edhe në Vlorë 180 familje pa ndihmë ekonomike

Edhe në qytetin e Vlorës kanë dalë në pah problemt me ndihmen ekonomike për banorët.

Deri tani skema e re ndihmës ekonomike ka lënë jashtë 180 familje në Bashkinë e Vlorës, por numri pritet të jetë edhe më i lartë.

Ky lajm është bërë i ditur gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak ku dhe pati debate. Këshilltarët e djathtë thanë se kjo është padrejtësi dhe skema e re po ndëshkon banorët e varfër. Në aplikimin e kësaj skeme nuk ka transparencë, tha një nga këshilltarët e djathtë, ndaj duhet informocion se si po përzgjidhen familjet që përfitojnë ndihmën ekonomike dhe si largohen ato që nuk përfitojnë.

Probleme me listat e atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike nga sheti ka patur edhe në zona të tjera të vendit.

Edhe në Vlorë 180 familje pa ndihmë ekonomike Read More »

WhatsApp-i nuk punon më, kompania bën paralajmërimin e rëndësishëm

Një virus shkatërrues po godet iPhone-t, nëse shtypni një mesazh që shfaq një shkronjë indiane.

Pajisjet me iOS 11 po preken nga ky virus, pasi përdoruesit e tyre kanë hapur mesazhin e një shkronje të vetme në gjuhën Telugu.

Pasi telefoni preket nga ky virus, aplikacionet bllokohen, përfshirë iMessage dhe aplikacionet si WhatsApp, Gmail dhe Messenger në Facebook, siç raporton faqja online e teknologjisë “The Verge”.

Megjithatë, aplikacione të tjera si Telegram dhe Skype ende nuk janë prekur.

Problemi gjithashtu ka ndikuar në versionet macOS të Safari dhe Messages, por versioni beta publik i Apple iOS 11.3 nuk është prekur, raportoi “The Verge”.

Apple tha se po punon për të rregulluar iOS 11, macOS High Sierra, watchOS 4 dhe tvOS 11 që janë prekur nga ky bug.

Kompania tha se versionet e vjetra nuk u prekën nga bug-i dhe shtoi se Apple tashmë e kishte rregulluar problemin në versionet aktuale beta të sistemeve operative

WhatsApp-i nuk punon më, kompania bën paralajmërimin e rëndësishëm Read More »