Problematika

Grekët ndalojnë 30 çamë në kufi: Keni ardhur për të kërkuar pronat!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në kufi me Greqinë, ku më shumë se 30 shqiptarë nga Çamëria nuk janë lejuar të hyjnë në shtetin fqinj.

Ata kanë dashur të shkojnë në Prevezë në vendin e të parëve të tyre, por policia kufitare greke nuk i ka lejuar dhe i ka ndaluar në doganë.

Autobusi me shqiptarët nga Çamëria , kryesisht të moshuar, është ndaluar me urdhër të Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Sipas burimeve nga mediat greke, arsyeja e ndalimit është se shqiptarët me origjinë çame kërkojnë pronat e tyre nga shteti grek.

Kjo është e disata herë kur të moshuarit që kanë në pasaportat e tyre vendlindjen Çamëri nuk lejohen të hyjnë në Greqi dhe vjen fill pas bisedimeve mes Kotzias dhe Bushatit.

Grekët ndalojnë 30 çamë në kufi: Keni ardhur për të kërkuar pronat! Read More »

Bora nuk di të ndalet, ja zonat ku do bjerë sonte

Reshjet kanë përfshirë gjithë territorin e vendit tonë dhe ditën e sotme kanë qenë prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Meteoalb ka publikuar hartën për reshjet e borës, duke treguar zonat në të cilat pritjen reshjet sonte, e deri në mesnatë.

28378112_1563400090413959_2961258433590425082_n

Parashikimi për nesër:

Paraditja mbetet me reshje të pakta shiu e dëbore në Veri dhe Qendër por reshje të izoluara në Jug të vendit. Mesdita deri në mbrëmje fokuson reshjet kryesisht në zonat Qendrore por reshje të pakta në zona të izoluara në Veri dhe Jug.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes e mesditë megjithatë, pjesa më e madhe e venit gjatë mëngjesit mbetet në vlera termike negative.

20374334_1563400257080609_4428577418976420232_n

Bora nuk di të ndalet, ja zonat ku do bjerë sonte Read More »

“Bomba” e prokurorit italian: Krimi shqiptar në Itali po sfidon edhe klanin më mafioz

“Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera”.

Keshtu u shpreh për mediat Prokurori Kombëtar i Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho pas vizitës në ambjentet e Task Forcës Speciale.

Nder te tjera, ai tha se krimi i organizuar shqiptar ka filluar të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.

proklurori italian

 

INTERVISTA:

Pyetje: Si e vlerësoni procesin e Vetting-ut i cili pritet që të nisë në radhët e Policisë Shqiptare?

Prokurori De Raho: Në mënyrë të veçantë një Task Forcë, e cila po krijohet me qëllimin për të arritur objektivin e luftës dhe asgjësimit të krimit të organizuar, besoj se është zgjidhja e një impenjimi serioz dhe të rëndësishëm, i cili shkon në drejtimin e bashkëpunimit gjyqësor dhe bashkëpunimit të Policisë. Pikërisht për qëllimin e arritjes së objektivit sikurse thashë më parë të asgjësimit të mafies, të gjithë llojeve të mafieve.

Ne ndër të tjera kemi me Policinë shqiptare, me Magjistraturën shqiptare veprimtari hetimore shumë të rëndësishme, kemi krijuar skuadra hetimore të përbashkëta, të cilat vënë në dukje një padepërtueshmëri të subjekteve që kanë marrë pjesë në të dhe një rezervim në konfidencialitet absolut të burimeve, gjë që tregon në vetvete sesa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe sa serioze ka qenë përzgjedhja e subjekteve që kanë marrë pjesë në skuadrat hetimore të përbashkëta.

Pyetje: Në Shqipëri ka nisur një hetim për grupet kriminale ku është krijuar dhe task-force dhe operacioni “Forca e Ligjit”. A do të bashkëpunoni ju dhe me autoritetet shqiptare për rreth 40 grupe kriminale që janë duke vepruar në Shqipëri?

Prokurori De Raho: Ne tashmë punojmë me Policinë dhe me autoritetet gjyqësore shqiptare prej kohësh dhe kemi me këto autoritete policore dhe gjyqësore, eksperienca hetimore shumë të gjera dhe komplekse, të cilat shohin të angazhuara shumë Prokurorinë në territorin kombëtar italian, në bashkëpunim të plotë dhe energjik me organet e Policisë dhe organet gjyqësore shqiptare.

Unë duhet t’ju them që edhe rezultatet që arrihen në territorin tonë janë rezultate të rëndësishme.

Pyetje: Përsa i përket kriminalitetit shqiptar në Itali çfarë niveli është ai dhe a mendoni që “Forca e Ligjit” do të depërtojë dhe atje?

Prokurori De Raho: Në Itali konstatojmë praninë e grupeve kriminale shqiptare, të cilët pushtojnë brigjet tona të Jonit dhe Adriatikut, edhe të veriut të Adriatikut, me zbarkime, të trafikut të lëndëve narkotike, megjithëse janë droga të lehta, por ka hetime të cilat vënë në dukje se krimi i organizuar shqiptar fillon të menaxhojë edhe trafikun e kokainës.

Ndërsa ky sektor më para ishte monopol total i Ndrangheta-s, sot krimi i organizuar fillon të merret edhe me këtë lloj lënde narkotike. Mesa duket aq sa më është thënë, fakti që ka pasur një luftë territoresh edhe nëpërmjet asgjësimit të plantacioneve të kanabisit, kjo mesa duket e ka detyruar kriminalitetin e organizuar që të merret edhe me lëndë të ndryshme, të tjera.

“Bomba” e prokurorit italian: Krimi shqiptar në Itali po sfidon edhe klanin më mafioz Read More »

Bora mbulon dhe plazhet, por kujdes! Kjo është rruga më e rrezikshme sot në Shqipëri

I gjithe vendi eshte perfshire nga temperatura te uleta dhe reshjen debore qe kane arritur te zbardhin edhe plazhet e Shqiperise madje, si pershembull ne Shengjin.

Me i rrezikuar mbetet veriu i vendit. Kukësi u përfshi nga reshjet e dëborës, stuhi dhe ulje të menjëhershme të temperaturave që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Orët e pasdites reshjet e dëborës përfshinë edhe qarkun e Korçës, ndërsa në dardhë trashësia e kalon 20 centimetra. 24 orët e ardhshme pritet që të jenë me problematikë, ndërsa kërkohet që mjetet të jenë të pajisura me zinxhirë.

Por moti nisi të përkeqësohet që pasditen e së dielës dhe i ftohti Siberian ndihet në gjithë vendin.

“Për orët në vazhdim do të vijojë rënia termike në të gjithë territorin, kjo më e ndjeshme në zonat veriore dhe qendrore, duke bërë që të kemi në orët e para të së hënës temperatura ekstremisht të ulëta në veri dhe verilindje, deri në -8 gradë celsius”, thotë Tanja Porja, meterologe, MeteoAlb.

Pothuajse 90 % e territorit të vendit do të përfshihet nga reshjet e dëborës duke nisur nga mesnata e së dielës ,ku flokët e dëborës nuk do të kursejnë as qytetin e Tiranës.

Sakaq, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore tërheqin vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë gjatë orëve të natës së sotme nga Tirana në Durrës dhe anasjellats, se në segmentin Maminas-Sukth duhet të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes.

Bora ne Shengjin dje

Reshjet intensive të shiut dhe dëmtimet që ka pësuar shtresa e asfaltit në këtë segment, shtojnë rrezikun për aksidente, ndaj duhet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me shpejtësi të kufizuar.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën në këtë aks për të tërhequr vëmendjen e drejtuesve të mjeteve. Ndërkaq, ARRSH po merr masat për ndërhyrjen sa më të shpejtë nga kompania e mirëmbajtjes.

Bora mbulon dhe plazhet, por kujdes! Kjo është rruga më e rrezikshme sot në Shqipëri Read More »

Rikthehen reshjet në Shqipëri, rrezik nga përmbytjet

Në ditët në vijim mbi territorin e Shqipërisë do të rikthehen reshjet e borës dhe të shiut.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave në shumicën e qarqeve priten reshje mesatare, ndërsa në Vlorë dhe Gjirokastër intensive. Reshje dëbore në 300m mbi nivelin e detit, por në Veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Përgjatë fillimit të javës tjetër reshje dëbore mund të shfaqen edhe në zonat e ulëta fushore dhe ato bregdetare (por, mundësi më e lartë për qarqet Shkodër dhe Lezhë).

Shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 11 / 13

në vendet e ulëta: 5 / 12

në vendet malore: -4 / 10 °C.

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë tendencë për rritje të prurjeve dhe niveleve përgjatë ditëve në vazhdim.

Rritja më e ndjeshme do të vërehet në lumenjtë jugorë përgjatë datave 26 dhe 27 Shkurt.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Rikthehen reshjet në Shqipëri, rrezik nga përmbytjet Read More »

Për të fituar nga vdekjet, punonjësi i Morgut të Fierit hap agjenci funerale

“Fiks Fare” ka denoncuar mbrëmjen e kësaj të enjteje skandalin e radhës për abuzimet e stafit mjekësor, ku një punonjës morgu në Fier ka hapur një agjenci funerale, me qëllim për të favorizuar biznesin e tij në raste vdekjesh.

Pas skandalit në Spitalin e Sarandës, qytetarët e Fierit u ankuan në “Fiks Fare” se punonjësi i Mjekësisë Ligjore, Mariglen Saliaj ka hapur një agjenci funerale afër Urgjencës së Spitalit, duke shtuar rastet e abuzimeve që kryhen nga stafi mjekësor.

Për të vërtetuar shkeljet, qytetarët dërguan dhe një video në “Fiks Fare”, ku punonjësit e agjencisë funerale të punonjësit të morgut, Mariglen Saliaj, vihen re duke nxjerrë një pacient nga ambulanca në Urgjencën e Spitalit të Fierit, edhe pse prania e mjeteve dhe personave të agjencive funerale në ambientet e spitaleve është e ndaluar me udhëzim të ministrit të Shëndetësisë, që në korrik të vitit 2015.

Sipas videos, punonjësi i agjencisë funerale shoqëron pacientin nga ambulanca deri brenda në Urgjencë, në prani të mjekëve, familjarëve dhe rojeve private, e askush nuk i tërheq vëmendjen.

Për të vërtetuar nëse personi që denoncohet me video nga qytetarët është punonjës i agjencisë funerale në pronësi të Saliajt, “Fiks Fare” dërgoi bashkëpunëtorët në Fier, ku arriti të filmojë të njëjtin person brenda ambienteve të zyrës funerale, teksa u shërbente klientëve si punonjës i kësaj agjencie.

Për këtë konstatim, “Fiks Fare” pyeti edhe drejtoreshën e Spitalit të Fierit, Nevila Shuke, e cila tha se ka marrë ankesa për punonjësin Mariglen Saliaj, i cili është me funksion pranë Mjekësisë Ligjore. Sipas saj, me juristin e drejtorisë kanë bërë verifikimet dhe ka rezultuar se ai ka të regjistruar në QKR një agjenci funeralesh. Për këtë arsye kanë nisur menjëherë procedurat për shkarkimin e tij dhe brenda një kohe të shkurtër do të largohet nga detyra.

 

“Fiks Fare” siguroi edhe dokumentet përkatëse për këtë rast. Nga informacionet zyrtare rezulton se, Mariglen Saliaj është emëruar me detyrë projektor në Laboratorin Anatomo-Patologjik panë Spitalit Rajonal Fier, që në vitin 2016.

Ndërsa nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se ai është administrator dhe pronar i 3 subjekteve me aktivitet në fushën e shërbimeve funerale. Një prej këtyre subjekteve është edhe “Genti & KE”, që ndodhet pranë spitalit. Megjithatë, një prej këtyre bizneseve është i çregjistruar dhe dy të tjerët janë të pezulluar. Deri në këtë pikë, gjithçka duket e rregullt.

Por, procedurat për shkarkimin e tij për konflikt interesi kanë nisur pikërisht më 27 dhjetor 2017 dhe një prej bizneseve, që tashmë janë pezulluar, në atë datë ka qenë aktiv. Pezullimi i këtij biznesi, sipas QKB-së është bërë më 29 dhjetor 2017, bazuar në kërkesën e bërë nga Mariglen Saliaj, më 28 dhjetor 2017.

Pra, veprimet janë kryer pas datës 27 dhjetor, kur kishin nisur procedurat për shkarkimin e tij për konflikt interesi. “Fiks Fare” vërtetoi se, veç këtij biznesi, që është pezulluar në fund të dhjetorit, edhe subjekti tjetër i Gentian Saliajt, pikërisht “Genti & KE” vijon aktivitetin, pavarësisht se rezulton i pezulluar që më 4 janar 2012. Pra, punonjësi Mariglen Saliaj, me funksion pranë Mjekësisë Ligjore, njëkohësisht është përfshirë edhe në biznesin e agjencive funerale, por për 6 vite rezulton se kompania e tij vijon punën në të zezë, pavarësisht se që prej vitit 2012 ka pezulluar aktivitetin pranë autoriteteve shqiptare.

Still0222_00043

Still0222_00042

Still0222_00041

Për të fituar nga vdekjet, punonjësi i Morgut të Fierit hap agjenci funerale Read More »

Muaj i zi, 14 të vdekur nga aksidentet për 21 ditë

Në vetëm 21 ditët e para të muajit Shkurt kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore 14 persona. Ky numër është më i lartë se ai i viktimave nga aksidentet gjatë gjithë muajit Janar në vendin tonë.

14 persona kanë humbur jetën nga aksidentet rrugore në të gjithë vendin deri më datë 21 Shkurt.

Burime nga Drejtori e Policisë Rrugore thonë se numri më i madh i viktimave u shkaktuan nga 10 aksidente të rënda, vetëm në një ndër to që ndodhi të dielën e kaluar në aksin Shkodër – Velipojë, humbën jetën katër pjesëtarë të familjes Preka.

Shifrat e viktimave nga aksidentet në këtë fillim të 2018-s kanë pasur tendencë rritjeje.

Muaji Shkurt nuk është mbyllur ende, por në 21 ditë të tij kanë humbur jetë nga aksidentet automobistike 14 persona, ose 1 më shumë se viktimat e gjithë muajit Janar.

Në 21 ditët e para të Shkurtit, sipas Policisë Rrugore në gjithë territorin e Shqipërisë kanë ndodhur 140 aksidente rrugore. Numri i të plagosurve ishte 144 persona, 84 prej tyre në gjendje të rëndë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake, sipas specialistëve të policisë rrugore ka rezultuar se shkaktar I aksidenteve kanë qenë dy faktor kryesor. E para lidhet me shpejtësinë tej normave të lëvizjes së drejtuesve të automjeteve në rrugë, ndërsa faktori i dytë që ka rritur numrin e viktimave në rrugë është mungesa e infrastrukturës rrugore si edhe prania e akullit në rrugë.

Muaj i zi, 14 të vdekur nga aksidentet për 21 ditë Read More »

Tension në ajër/ ‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ky është momenti i ‘përplasjes’

Pa u shuar ende zhurma e tensioneve te vazhdueshme me tone te larta se fundi mes Greqise dhe Turqise, deri ne kercenime te hapura mes paleve, shenohet incidenti i radhes ne ajer.

Mediat greke raportojne se kete radhe avionet turq kane ndjekur ne ajer avionin me te cilin levizte ministri grek, Panagiotis Kouroumblis, qe ka nen kontroll rindertimin administrativ, detet e ishujt.

Sipas stacionit televiziv Alpha, helikopteri me ministrin brenda po fluturonte nga ishulli Megisti për në Strongyli.

Ne kete moment kane marrje thirrje nga nje avion turk: “Largohu menjëherë! Ju po fluturoni në hapësirën ajrore turke”.

Ekuipazhi injoroi sfidën turke dhe helikopteri grek u ul normalisht në Strongyli. Pothuajse në të njëjtën kohë, turqit dërguan fluturues F-16 dhe avionë luftarakë në Egjeun juglindor.

Menjëherë, luftëtarët grekë nga Kastelli i Kretës u gjetën në ajër.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HVO0UBV05Ic]

Tension në ajër/ ‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ky është momenti i ‘përplasjes’ Read More »