Një stuhi me erëra të forta që pritet në Vlorë ka detyruar bahskinë e drejtuar nga Dritan Leli të lëshojë alarmin për “apokalipsin”
Bashkia ka njoftuar se “sipas meteorologëve parashikohen shira dhe erëra të forta.
Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë.Ju lutemi merrni masat për të shmangur levizjet afer pemeve, afer shtyllave te tensionit si dhe parkimin ne zonat e rrezikshme.
Te kufizohen ne maksimun levizjet ne rruge per shkak te ererave shum te forta,” thuhet në njoftimin e saj.
Me deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama se emigracioni është i mirë, në vend është rihapur debati mbi refugjatët shqiptarë që kanë ”pushtuar” vendet e BE-së.
Kundër zgjidhjes që po bëjnë shqiptarët duke braktisur vendin, ka dalë edhe ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin. Nga Kukësi, ajo tha se azili nuk është zgjidhe, ndaj dhe bëri thirrje që zgjidhjen qeveria ta japë duke krijohen mundësi dhe punë këtu në Shqipëri.
”Diskutuam për aeroportin e Kukësit dhe jam në pritje të sutidmeve të fizibilitetit se ku qëndrojmë me atë projekt dhe cfarë mund të bëhet më tej dhe gjithashtu për të parë se çfarë mund të bëjmë më tepër për punësimin e të rinjve, sepse Kukësi është një nga ato bashki që po humbasin njerëz. Shumë prej tyre po bëjnë atë që është e pamundur, pra të kërkojnë azil në vendet anëtarë të BE, por kjo nuk është e mundur. Kërkimi i azilit nuk është rrugëzgjidhja, por ajo çfarë duhet bërë dhe çfarë po përpiqem të bëjnë është të ofrojmë mundësi këtu”,-tha Vlahutin.
Ka shkuar në 2620 ha sipërfaqja e përmbytur në Shkodër. Ministria e Mbrojtjes thotë se në Njësia Administrative Bushat ka pasur 370 ha tokë të përmbytur, ndërsa në Bërdicë 280 ha.
Në Njësinë Administrative Dajç sipërfaqja e përmbytur është 785 ha.
Ndërsa më e madhe kjo sipërfaqe është në zonën e Anës së Malit, e cila shkon 1150 ha tokë pasi niveli i ujit është rritur.
Ministria e Mbrojtjes thotë se në fshatin Obot kalimi është bërë i mundur vetëm me varka. Ndërsa bashkia Shkodër vazhdon me anë të 2 mjeteve autobotë furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Deri me tani, nuk prezence uji brenda ne banesa ne zonat e prekura.
Një banesë në rrugën që të çon në kalanë e Lezhës rrezikohet nga rrëshqitja e dherave e gurëve. Sipas raportimeve nga terreni, ka pasur rrëshqitje gurësh që kanë bllokuar një pjesë të rrugës.
Specialistët e bashkisë ndodhen në terren dhe po ndërhyhet për largimin e gurëve nga rruga. Ndërkaq mësohet se nga rrëshqitja rrezikohet edhe një banesë që ndodhet pranë pjesës së dëmtuar.
Skandali i mishit të prishur që është zbuluar në Belgjikë nga Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC) javën e kaluar, ka prekur edhe Kosovën. Agjencia zbuloi se mishtorja belge “Veviba” kishte shitur sasi të mëdha të mishit të prishur brenda Belgjikës dhe jashtë saj. Hetimi ndaj kompanisë me bazë në Bastonjë të Belgjikës kishte nisur pas asgjësimit të 20 tonëve mish – prej të cilës një sasi e madhe e saj ishte konstatuar të ketë qenë e prishur – nga Dogana e Kosovës në shtatorin e vitit 2016 në Prizren. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë kishte njoftuar autoritetet belge, të cilat pas dy vitesh hetime kishin ardhur në përfundim se kompania “Veviba” kishte prodhuar dhe shitur mish të prishur dhe me afat të skaduar.
Kjo kompani kishte eksportuar mishin e saj në Kosovë edhe para se të asgjësoheshin 20 tonët e mishit të prishur nga Dogana e Kosovës. Insajderi ka siguruar dokumente brenda Doganës së Kosovës që tregojnë emrin e kompanisë kosovare që kishte eksportuar mish nga kompania “Veviba”. Sipas dokumenteve, kompania për përpunimin dhe konservimin e mishit “Euro Ida” me bazë në Komunën e Rahovecit, është kompania kosovare që kishte importuar mish nga kompania belge “Veviba”. “Euro Ida” kishte importuar mish tri herë brenda muajve maj dhe qershor të vitit 2016. Mishi i importuar kishte qenë “mish gjedhi”. “Euro Ida” kishte marrë rreth 60 ton mish nga kompania belge “Veviba” në tri importe të realizuara ndaras nga njëra-tjetra. Pavarësisht se dokumenti që ka siguruar Insajderi tregon për importet e kompanisë “Euro Ida” nga kompania belge që është pjesë e skandalit të mishit të prishur “Veviba”, drejtori i kompanisë nga Rahoveci, Anton Jupa ka thënë se kompania e tij nuk ka importuar asnjëherë mish nga Belgjika.
“Jo (nuk kemi importuar)”, ka thënë Jupa për Insajderin. Drejtori i kompanisë “Euro Ida”, i pyetur nga Insajderi për importin që kompania e tij ka realizuar nga “Veviba”, ka folur për një skandal mishi, që sipas tij, kishte shpërthyer në Belgjikë “rreth 7-8 muaj më parë”. “Edhe unë jam në ngjarje, por kjo [skandali] ka ndodhë rreth 7-8 muaj më heret, në mos gabofsha. Nuk e di nëse është skandali i Vevibas, por në Belgjikë ka pasur skandal para 7-8 muajve”, deklaroi Jupa. Madje, Jupa ka thënë se edhe autoritetet dhe mediat në Kosovë janë penduar “që e kanë bërë të madhe skandalin e mishit belg”. “Ama kurgjo nuk ka qenë ajo, sepse këta tonët i kanë rënë pizhman që e kanë bërë të madhe këtë punë”, tha për Insajderin, drejtori i kompanisë kosovare “Euro Ida”. Ai ka thënë se kompania e tij bashkëpunon me Brazilin dhe Poloninë, për importin e mishit në Kosovë. Mishi që ishte eksportuar nga kompania belge Veviba për në Kosovë ndonjëherë kishte qenë me afat të skaduar prej 12 vitesh. Sipas asaj që raportoi të martën gazeta belge Brussels Times, një dokument gjyqësor tregon se një kamion mish nga kompania Veviba kishte arritur në Kosovë më 19 shtator të vitit 2016. Shumica e mishit ishte asgjësuar, dhe ishte konstatuar se mishi kishte qenë 12 vjet i vjetër. Gjithashtu u zbulua se një pjesë e mishit kishte ardhur nga disa thertore të tjera belge, siç janë Izegem dhe Harelbeke dhe ishin ri-paketuar në kuti që mbanin markën tregtare të kompanisë Veviba.
Në shtatorin e vitit 2015, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës kishte njoftuar Agjencinë Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC) në Belgjikë, për asgjësimin e rreth 20 tonëve të mishit. Ky aksion i AUV-it në shtatorin e 2016-s do të shënonte nisjen e hetimeve ndaj kompanisë “Veviba” – me bazë në Bastonjë të Belgjikës – nga autoritetet belge. Dy vite kishin zgjatur hetimet e Agjencisë Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor të Belgjikës (FASFC) ndaj kompanisë “Veviba” Lamir Thaçi nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë sot për Insajderin se në bazë të aksionit të AUV-it kishin nisur hetimet ndaj kompanisë së dyshimtë belge. “Në bazë të atij rasti që ne e kemi zënë, ata kanë filluar hulumtimet dhe e kanë ndjekur kompaninë për dy vjet dhe tash i kanë bërë publike”, thotë Thaçi, teksa shprehet se nga kompania “Veviba” nuk është importuar më mish në Kosovë, që prej shtatorit të 2016-s. AUV thotë se shkaku i procedurave e rregullave nuk ka hyrë më mish nga kompania belge në territorin e Kosovës.
“Nuk ka pas më import nga e njëjta kompani më në Kosovë. Prej asaj kompanie (Veviba, v.j) më nuk ka ardhur sepse janë disa procedura dhe disa rregulla për kontrollet ushqimore”, deklaroi Thaçi. Dy vjet pas njoftimit të autoriteteve belge nga AUV lidhur me mishin e prishur që ishte asgjësuar në Kosovë, autoritetet belge kanë bërë të ditur dje se kanë kontrolluar 200 nga 2000 paleta me mish të kompanisë “Veviba”. Nga këto 200 paleta me mish, përfundimi ka dal të jetë se rreth 70 për qind e mishit të kontrolluar është i dëmshëm. Agjencia Federale për Sigurimin e Rrjetit Ushqimor (FASFC) në Belgjikë ka njoftuar se ka kontrolluar të gjitha lokalet e kësaj kompanie në Belgjikë. Hetuesit kanë gjetur se në disa raste mishi ka qenë me afat të skaduar, dhe se produktit të mishit të ngrirë i janë zëvendësuar etiketat duke ia shtyrë datën e skadimit të afateve për 1 vit më shumë.
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim sot nga një mesuese në qytetin e Vlorës për korrupsionin që bëhet atje. Deputeti demokrat ka akuzuar ministren e Arsimit Lindita Nikolla për gjendjen e krijuar në sistemin arsimor ne vend. Ai ka postuar mesazhin e nje mesueseje nga Vlora, e cila i shkruan se per nje vend pune ne Vlore kerkohen 5 mije euro.
Statusi i Berishes
Denoncohet korrupsioni qe ndrikull Nikolla shnderroi ne sistem ne arsimin shqiptar!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Emerimet me 5 mije euro ne qytetin e Vlores. sb
“Pershendetje Doktor!
Ju falenderoj qe jeni zeri jone,zeri i njerzve te thjeshte.
Jam nje mesuese ne qytetin e Vlores,terrorizohemi perdite nga drejtoresha e DAR, Albana Hodaj.
Albana ish-mesuese ne nje gjimnaz privat ne Vlore,u katapultua ne krye te DAR sapo Nikolla mori ministrine. Eshte mekat qe ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana.
Institucioni qe duhej te ishte kulti i dijes eshte kthyer ne nje magazine pazarash. 5mije € vendi i punes ne qytet. 4 mije ne zonat periferike. Gjasme respektojne portalin e mesuesit por e verteta eshte qe respektojne perkatesine politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije €.
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj ndjese qe ky sms vjen ne kushte anonimati pasi kam frike per vendin e punes.”
Nuk ka qetësi në fshatin Obot, aty ku duket se uji ka marrë sundimin. Reshjet e shiut dhe rinisja e shkarkimeve nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, përkeqësuan situatën e përmbytjeve.
Si mënyrën e vetme për të lëvizur, banorët kanë varkat. Në ndihmë kanë forcat e ushtrisë, por banorët shprehen kritikë me institucionet e tjera të shtetit.
Situata ndryshon brenda pak orësh, ndaj këtë të martë banorët e gjetën veten sërish të izoluar, pasi rezulton se shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës janë dyfishuar ndërsa kanë vijuar dhe reshjet e shiut.
Banorët po e humbin edhe qetësinë, ndërsa kërkojnë më shumë lëvizje nga ushtria, si dhe furnizime me ushqime për gjënë e gjallë, pasi rezervat kanë mbaruar.
E moshuara Vebije Brahimi i kërkon kryeministrit Edi Rama që të shohë nga afër situatën.
Ndërsa kreu i njësisë administrative, Arben Ceni, është kritik me të gjitha strukturat e shtetit me përjashtim të ushtrisë, pasi siç thotë ai, asnjë nuk po i përgjigjet situatës që po agravon.
”Është shumë e domosdoshme sepse strukturat duhet të operojnë shumë më shpejt”,-tha Ceni.