Problematika

Në Shkodër pritet të bëhet hataja, ja çfarë do ndodhë në fund të marsit

Lajme të keqia për Shkodrën!

Buletinet ndërkombëtare klimaterike parashikojnë se e keqja nuk ka kaluar akoma. Sipas buletinit të “International Federation të Kryqit të Kuq” dhe shoqërive të tjera, thuhet se deri në fund të marsit do të ketë një valë të re përmbytjesh në 12 vende të Evropës Qendrore duke përfshirë edhe Shqipërinë me një rrisk të madh. “Temperaturat më të larta do të vazhdojnë të hedhin edhe shira më të shumtë që priten javën e ardhshme, duke vendosur me qindra njerëz të tjerë në rrisk, pothuajse në gjithë rajonin”, thuhet në buletin.

“Kryqi i Kuq dhe Red Crescent Teams janë duke iu përgjigjur, apo të gatshme për tiu përgjigjur situatave që po ndodhin dhe që do të vijnë” thuhet në raport.
Raporti është bërë për shqipërinë, Bjellorusinë, Kroacinë, Hungarinë, Kazakistanin, Malin e Zi, Rumaninë, Serbinë, të gjitha këto vende që janë prekur nga përmbytjet, raporton newsbomb.al.
Shqipëria.

Që nga 2 marsi, shkruhet në këtë bulletin, prefektura e Shkodrës është prekur nga përmbytje të mëdha të shkaktuara fillimisht nga shkrirja e borës së rënë për shkak të erërave të ngrohta dhe temperaturat graduale në rritje. Rreshjet intensive gjatë ditëve pasuese, të kombinuara edhe me rritjen e shkarkimeve nga hidrocentralet HEC në kaskadën e Drinit, kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve.

Përmbytjet janë përhapur duke përpirë 4800 ha tokë bujqësore, duke prekur 160 shtëpi dhe duke përmbytur plotësisht 40 shtëpi. Fshatrat Obot dhe Shirq, respektivisht të njëjsisë Ana e Malit dhe Dajç janë në situatë më të vështirë.
Situata u përkeqësua në 19 mars duke ndikuar edhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës, ku 25 njerëz u evakuuan me mjete të ushtrisë dhe policia, dhe janë vendosur në një konvikt të shkollës së mesme.

Përkeqësimi i situatës u shkaktua nga shkarkimet e Hec Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës, si dhe sasia e lartë e rreshjeve në zonën e Shkodrës, në verilindje të saj.
Autoritetet rritën sasinë e shkarkimeve të detyruara nga HEC-et për të zvogëluar presionin mbi digat, pasi niveli i lartë i ujit ishte në nivel thuajse kritik. Fshatrat e Velipojës dhe Trushë si dhe shumica e fshatrave të Dajçit, po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, për shkak të mungesave të sistemeve të pompimit të ujit.

Kryqi i Kuq me autoritetet ndihmuan në situatë. Në 12 mars, u shpërndanë 50 pako për 50 familje rome në Ajasëm. Në 15 mars, u shpërndanë pako për të mbështetur 35 familje në fshatin Shirq që është prekur edhe më shumë. Kryqi I Kuq po ndihmon edhe ata që janë të vendosur në shkollën “Arben Broci. Qeveria ka dhënë 100 krevatë dhe 18 tenda për bashkinë e Shkodrës për të pritur familjet më emergjente por edhe evakuuim për familjet më në nevojë. Strukturat e emergjencës kanë dhënë edhe ushqim, ujë dhe cdo gjë tjetër të nevojshme. Sipas lajmërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave situate e përmbytjeve në Shkodër pritet të jetë edhe më keq.

Në Shkodër pritet të bëhet hataja, ja çfarë do ndodhë në fund të marsit Read More »

Banoret e fshatit Babice vuajne prej vitesh mungesen e ujit te pijshem!Kjo situat kerkon zgjidhje emergjente …

Fshati Babicë në Vlorë pa ujë të pijshëm . Banorë të fshatit ,vuajnë mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre,një situatë e cila zgjat prej shumë vitesh. Edhe kur mbërrin në banesat e tyre një herë në disa ditë,uji është krejtësisht i ndotur.

Banorët ankohen për mungesën e ujit të pijshëm në banesat e tyre,ndërsa fshati Babicë mbetet një nga zonat më të peresekutuara sa i përket furnizimit me ujë. Banorët kanë reaguar këtë të shtunë duke kërkuar një zgjidhje,ndërsa konfirmojnë se faturat i kanë paguar rregulisht dhe nuk janë debitore,por uji në banesat e tyre mungon.

Edhe nëse ndonjëherë uji i pijshëm mbërrin në cezmat e tyre,ai nuk mund të konsumohet,pasi është krejtësisht i ndotur . Janë të detyruar ta blejnë apo të gjejnë zgjidhje të tjera iternativa për të patur ujë në shtëpi,por duke e siguruar me bidona,pasi zgjidhje tjetër nuk ka.

Vetëm një tubacion është ai që furnizon fshatin me ujë. Dëmtimi i tubacionit është i bashkuar me ujrat e zeza,cka sjell edhe situatën që krijohet në kohën kur mbërrin uji,kur është totalisht i ndotur.

Banorët kanë reaguar këtë të shtunë, por kërkojne zgjidhje emergjente,në një situatë që vijon prej disa vitesh në këtë fshat,jo shumë larg qytetit dhe pjesë e bashkisë së madhe të Vlorës

Banoret e fshatit Babice vuajne prej vitesh mungesen e ujit te pijshem!Kjo situat kerkon zgjidhje emergjente … Read More »

Kërcënimi, në Torovicë sërish shkëputje gurësh dhe asnjë masë

Nuk është shuar ende tragjedia e Torovicës, ku humbën jetën 3 persona si pasojë e shkëputjes së një shkëmbi, është ende e freskët në rrethin e Lezhës.

Ditë më parë, rruga e Kalasë pësoi sërish rrëshqitje në pjesën e murit mbrojtës. Por, përveç masave paralajmëruese e vendosjes së shiritave dhe tabelave, nga bashkia nuk ka asnjë ndërhyrje.

Aleksandër Prenga, që banon në pjesën e sipërme, apelon ndaj organeve lokale dhe qendrore. Ai ka frikë se, duke qenë se banesa e tij është e palegalizuar, nuk merren masa.

Të rrezikuar janë edhe kalimtarët dhe mjetet që lëvizin në këtë rrugë. Ndërkohë që për specialistin e Monumenteve, Ded Margjoni, ndërhyrja kërkon specialist.

Përfaqësuesit e bashkisë dhe prefekturës, shprehen se janë nisur shkresat në Drejtorinë e Emergjencave, ku kërkohet asistencë dhe ndihmë. Deri në një përgjigje të kësaj drejtorie, banorëve u duhet të jetojnë me frikë.

Kërcënimi, në Torovicë sërish shkëputje gurësh dhe asnjë masë Read More »

Shpalleni atë dreq EMERGJENCE për qarkun e Shkodrës, zoti Kryeministër!

Qarku i Shkodrës po jeton në tmerr duke luftuar me mbijetesën nga përmbytjet e ujit si pasojë e reshjeve, por kryesisht nga shkarkimet e hidrocentralëve. Pamjet e televizioneve dhe thirrjet e banorëve janë tragjike, pasi gjithçka është nën ankthin e jetës prej pushtetit të ujit. Qeveria me anë të dy ministrave Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati po mundohet të jap zgjidhje, porse siç kërkon kryetarja e bashkisë së Shkodrës si dhe PD-LSI duhet urgjent shpallja e Gjendjes së Emergjencës në këto zona, sepse shteti duhet të përgjigjet në gjithçka që vjen nga përmbytjet për fajin e tij.

Nuk përballohet situata katastrofike me dy ministra, sado në uji të rrijnë ata. Duhet shpallur Gjëndja e Emergjencës, siç kërkoi para dy ditësh edhe drejtori i Emergjencave Civile Shemsi Premçi, por që më pas e kafshoi gjuhën pas presionit kryeministror.

Situata është e tmerrshme, as në filmat e Hollivudit nuk gjen pamje të tilla. Ndaj shpalleni atë Emergjencë për zonat e përmbytura zoti Kryeministër!

Shpalleni atë dreq EMERGJENCE për qarkun e Shkodrës, zoti Kryeministër! Read More »

Trafikantët e drogës mbysin Anglinë, 3-fishohet numri i shqiptarëve në burgje

Shtimi i bandave të drogës nga Shqipëria ka trefishuar edhe numrin e kriminelëve në burgjet britanike.

Shifrat e frikshme publikohen nga Ministria e Drejtësisë së Britanisë së Madhe dhe tregojnë se 726 shkelës të ligjit (trafikantë droge) nga Shqipëria përfunduan pas hekurave vitin e kaluar, krahasuar me 267 në vitin 2013.

Shumë prej tyre janë dënuar për vrasje, drogë, abuzime seksuale, pastrim parash, kontrabandë të qenieve njerëzore dhe kërcënime me vdekje.

Shqiptarët tani përbëjnë grupin e tretë më të madh të huaj të të burgosurve në Angli dhe Uells, pas kriminelëve irlandezë dhe polakë, me një kosto prej rreth 53 milionë paundësh për tatimpaguesit, siç shkruan “Daily Mail”.

Referuar të njetave të dhëna, “Daily Mail” shkruan se të paktën 321 të burgosur ndodhen pas hekurave pasi janë kapur me drogë, duke lënë pas, Xhamajkën me (122) dhe Poloninë me (85).

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) ka paralajmëruar se bandat e trafikantëve shqiptarë të drogës janë ktheyr “në një kërcënim të madh”, duke përdorur taktika gjithnjë e më të pamëshirshme për të mbrojtur biznesin e tyre.

Grupet e krimit të organizuar nga Shqipëria, shtet i cili ka një popullsi prej vetëm 2.9 milion, tani kanë ndikim të madh edhe me furnizimin me kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Deputeti laburist David Hanson, njëherësh anëtar i komitetit të drejtësisë, tha se ishte një ‘masë suksesi’ që gangsterët shqiptarë po kapeshin dhe burgoheshin.

Por ai shtoi se: “Është e rëndësishme që qeveria të gjejë një mekanizëm që shqiptarët ta vuajnë dënimin në Shqipëri. Jemi në një periudhë mbipopullimi, është e domosdoshme që të largohen drejt vendit të origjinës”.

Vitin e kaluar, “Daily Mail” raportoi se policia po përballej me një valë të krimit shqiptar, ku rreth 50 persona arrestoheshin çdo javë.

drogaa

Trafikantët e drogës mbysin Anglinë, 3-fishohet numri i shqiptarëve në burgje Read More »

Rrëshkitje e madhe dheu në Orosh: shemben 10 shtëpi

Reshjet e shumta të shiut dhe të deborës kanë shkaktuar rrëshkitjen e dherave në Orosh të Mirditës gjatë natës, që kanë marrë me vete 10 shtëpi të një fshati.

Katastrofa është shmangur, pasi banorët ishin evakuar prej tyre një ditë më parë, të paralajmëruar për rrezikun vdekjeprurës nga Emegjenca Civile.

Dherat vazhdojnë të rrëshkasin edhe sot pasi reshjet janë dendura. Pushtetarë lokalë dhe forca të ushtrisë ndodhen në zonë për ndjekur evolimin e situatës.

Situatë e rrezikshme paraqitet edhe në një fshat të Fushë Krujës, ku erozioni ka gërryer tokën  pasi ka rrëmbyer kasollet e bagëtive, u ka shkuar në derë disa banesave.

Po njesoj paraqitet situata në Currila të Durrësit. Reshjet do të vazhdojnë deri në fundjavë me intensitet në gjithë vendin.

Rrëshkitje e madhe dheu në Orosh: shemben 10 shtëpi Read More »

Shkodra në mbretërinë e ujit, 5003 ha nën ujë

Situata e përmbytjeve në qytetin e Shkodrës vazhdon të përkeqësohet pasi sipërfaqja totale ka arritur mbi 5003 ha. Bashkia e Shkodrës ka paraqitur detajet për disa zona deri në orën 9 të mëngjesit të datës 23 mars 2018.
Njësia Administrative Dajç: 1795 ha

Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat, rruga, Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela janë te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkollës ka prezence uji.

Kanë rënë disa shtylla të energjisë elektrike në rrugën e Dajçit. Kërkojmë nga OSHEE ndërhyrje emergjente duke marrë masat përkatëse. Ka mungesa të energjise elektrike pothuajse në teë gjitha fshatrat. Paraqitet shumë e nevojshme vendosja e shenjave orientuese në rruge për të bëre të mundur kalimin. Kanë filluar të demtohen edhe disa segmente rrugore. Janë mbi 300 shtëpi te rrethuara nga uji. Kërkohet furnizim me ujë te pijshëm për banoret.
Njësia Administrative Ana e Malit: 1300 ha

Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funksionit. Bashkia Shkoder ka bere furnizimin e banoreve me ujë të pijshëm. Nevojiten çizme te gjata për banoret. Lagjia Gorice është totalisht e izoluar. Jane 177 shtëpi te rrethuara nga uji, 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Njësia Administrative Bërdicë

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave te Ujësjellësit ne Trush si pasoje e përmbytjeve është jashtë funksionit. Janë 100 shtëpi te rrethuara nga uji. Ka mungesa te energjise elektrike pothuajse ne te gjitha fshatrat.

Njësia Administrative Velipojë:

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë: Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndërsa ne atë te Çasit paraqiten shume probleme ku si pasoje kane detyruar komunitetin te nderhyje ne riparimin e saj.Kërkohet ndërhyrje emergjente dhe e specializuar. Rruga nacionale është e pakalueshme. Ka mungese te energjise elektrike pothuajse ne te gjithe njesine. Ne lagjen Vilun- Baks-Rrjoll si pasoje e eres se forte eshte rrezuar dhe demtuar transformatori duke lene pa energji elektrike banoret. Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge për te bere te mundur kalimin.

Njësia Administrative Rrethina:

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 70 shtëpi të rrethuara nga uji.

Njësia Administrative Guri i Zi:

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura.

Qyteti Shkodër:

Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 50 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume vështirësi kalohet me makine ushtrie, ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetëm me varke. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji.

Bashkia Shkodër ka bere evakuime te banoreve dhe gjësë se gjalle kur janë paraqitur nevoja. Ne këtë moment janë 76 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkodër ka bere te mundur edhe lëvizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afërmit e tyre.

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

Koncentrat 110t

Bar i thatë 50 t

Baza ushqimore e ardhur nuk është e duhura (ka ardhur elb). Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit.

Edhe pse kjo kërkesë është përsëritur disa herë, akoma Bashkia Shkodër nuk ka një përgjigje zyrtare nga autoritetet përgjegjëse. Insistojmë në kërkesën tonë të vazhdueshme për shpalljen e emergjencës civile në një pjesë të territorit të Bashkisë së Shkodrës pasi situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë në kaskadën e lumit Drin.

Shkodra në mbretërinë e ujit, 5003 ha nën ujë Read More »

Vlore : Probleme me energjine elektrike ne disa zona

Si pasojë e gjendjes së përkeqësuar të motit me shira të dendur dhe erëra të forta, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka pranuar se e ka shumë të vështirë të riparojë në kohë të gjitha defektet e krijuara.

Në këtë rast OSHEE ka vendosur në dispozicion të qytetarëve shqiptarë, numrat e kontaktit të dispecerive në rang vendi të cilat do të jenë në shërbim për 24 orë. Banorët e zonave problematike, do të kenë mundësinë të informojnë dhe raportojnë gjendjen e furnizimit me energji elektrike në çdo moment.

Ja harta e vendit me numrat përkatës:

Fotografia e ONETV VLORA

Vlore : Probleme me energjine elektrike ne disa zona Read More »