Problematika

Ky është gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me celularin, rrit rrezikun e shpërthimit

Askush nuk e ka menduar që një veprim aq i thjeshtë sa karikimi i telefonit mund të rezultojë i rrezikshëm për shëndetin tuaj, por sipas departamentit të shërbimit zjarrfikës në Newton, New Hampshire kjo gjë mund të shndërrohet në rrezik nëse ju nuk e karikoni celularin në mënyrën e duhur.

Ky department ka paralajmëruar njerëzit përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me rreziqet e mundshme shoqëruar me disa imazhe mjaft shqetësuese.

Sipas hulumtimeve më shumë se 53% e njerëzve karikojnë telefonin e tyre në shtrat ose nën jastëk. Kjo mund të jetë shumë e rrezikshme sipas ekspertëve pasi nxehja e telefonit mund të shkaktojë shpërthim të tij. Ekspertët ju këshillojnë gjithashtu për të mos e përdorur celularin gjatë kohës që e karikoni ! SIgurohuni qw ta vendosni në një sipërfaqe të lëmuar si komodina apo një mobilje tjetër, por asnjëherë mbi krevat ose në një vend ku telefoni mund të nxehet.

Ky është gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me celularin, rrit rrezikun e shpërthimit Read More »

Vendimi i menjëhershëm – 50 biznese kosovare bojkotojnë ‘Rrugën e Kombit’

Rreth 50 biznese të ndërtimit nga Kosova kanë vendosur që ta bojkotojnë “Rrugën e Kombit” pas tarifave për kalimin e autostradës të vendosura nga Qeveria Shqiptare.

Këto biznese thonë që vetëm material ndërtimor importojnë nga Shqipëria, rreth 35 milionë Euro në vit dhe Rrugën e kombit e kalojnë në vit rreth 21 mijë makina. Pas vendosjes së taksës, ku taksa për makineri të rënda është 46 Euro vajtje ardhje, kompanitë në vit detyrohen të paguajnë rreth 1 milionë Euro më shumë.

Këtë vendim, këto kompani e quajnë si plaçkitje nga Qeveria Shqiptare, ku ankesa kanë edhe për skanerin e vendosur për importuesit që përdorin si tranzit portin e Durrësit, për të cilin thonë që paguajnë 23 Euro, pa e përdorur fare.

Jetmir Bytyçi, përfaqësues i këtyre bizneseve, i tha Klan Kosovës se kjo është një “plaçkitje” e vendosur nga shteti shqiptar, për të cilin thanë që kanë tentuar t’ia paraqesin ankesat e shqetësimet e tyre, por që nuk u morën parasysh deri tani.

Bytyçi shton se pas këtij bojkoti, do të detyrohen që biznesin e tyre ta orientojnë nga vendet që ai i cilëson si të “padëshirueshme”, siç janë Serbia dhe Maqedonia.

Ai shprehet i bindur se bojkotin do ta mbajnë dhe nuk do të heqin dorë nga vendimi i tyre, deri në zbritjen e taksës rrugore, për të cilën thotë që nuk janë kundër saj, mirëpo çmimi është tepër i lartë.

Ai thotë se po të përshkruhet rruga nga Serbia apo Maqedonia, nuk paguhen më shumë se 10 cent për një kilometër rrugë, kurse për 1 kilometër të përshkruar në “Rrugën e Kombit” duhet të paguhen mbi 0.38 cent.

“Të gjitha këto pengesa dhe tarifa, çojnë në humbje të perspektivës dhe zhvillimit të mëtejshëm të tregtisë në këto hapësira shqiptare”.

Ata kërkojnë gjithashtu nga qeveria shqiptare që t’i marrë parasysh këto kërkesa, pasi sipas tyre përgjatë 10 viteve kur u ndërtua kjo autostradë, vetëm me këto produkte që tani do t’i bojkotojnë, shuma që Shqipëria përfitoi ishte rreth 350 milionë Euro.

Ata kanë paralajmëruar edhe protesta në Kosovë e Shqipëri 24 orë para hyrjes në fuqi të taksës rrugore.

Vendimi i menjëhershëm – 50 biznese kosovare bojkotojnë ‘Rrugën e Kombit’ Read More »

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar sot për arrestimin e qeveritarit serb që hyri pa leje në Kosovë. Në reagimin e tij ka konfirmuar se edhe policë serbë në uniforma të policisë së Kosovës kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriç, të cilin, ai e ka quajtur “kidnapim”.

“Ata që morën pjesë në kidnapimin e Gjuriq do të përgjigjen, e në mesin e tyre edhe dy serbë që ndihmuan për këtë” ka thënë Vuçiç. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se në operacionin e sotëm në Veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq kishin marrë pjesë edhe policët e komunitetit serbë.

Presidenti serb i është drejtuar kombit serb pas mbledhjes së Këshillit për Siguri. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriç duke e quajtur provokim brutal dhe akt kriminal që autoritetet e Prishtinës sipas tij e kanë zhvilluar të ndihmuar nga ndonjë shtet perëndimor.

Ai i ka quajtur terroristë shqiptarët duke e involvuar edhe EULEX’in në gjithë këtë pasi, sipas tij, edhe dy vetura të EULEX’it kanë qenë të përfshira në aksion. Vuçiç po ashtu ka thënë se Gjuriç do të pranohet në një spital në Serbi për t’u trajtuar.

Vuçiç kërcënon Kosovën: Do përgjigjemi Read More »

Kërdia me pishat në Grykën e Këlcyrës

Nga erërat e fuqishme të këtyre dy ditëve të fundit në masivin pyjor të pishave të buta në Grykën e Këlcyrës janë shkulur e thyer mbi 100 pisha. Disa pisha kanë rënë edhe mbi rrugën nacionale dhe disa të tjera janë gati për t’u rrëzuar. Nga kjo furtunë e pazakontë në këtë zonë turistike nuk ka shpëtuar edhe një makinë e parkuar në rrugë, që është goditur nga një trung pishe i rrëzuar natën. Ky pyll është 60-vjeçar dhe një situatë e tillë në këtë masiv nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kërdia me pishat në Grykën e Këlcyrës Read More »

Pushtim i ri? Xhandarmëria serbe zbarkon në veri të Kosovës

Më shumë se 20 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, në mesin e të cilëve edhe spiunë të Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë (BIA), kanë hyrë gjatë dy ditëve të fundit nga Serbia në territorin e Veriut të Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, xhandarët serbë janë civilë dhe kanë hyrë gjatë orëve të natës së shtunë dhe të diel nga kufiri i Jarinjes, ndërsa janë vendosur në konviktin e studentëve afër shkollës ‘Vuk Karaxhic’ në Zveçan.

“Vllado Trebjeshanin, Miljan Dragovic, Predrag Rakiç, Bato Llazarevic, janë vetëm disa nga emrat e xhandarëve nga veriu të cilët së bashku me kolegët e tyre nga Serbia ndodhen në veri”, kanë thënë burimet.

Në shoqëri të tyre janë edhe struktura tjera dhe njerëz të krimit, që janë nën urdhrat e bosit të ‘nëntokës’ Zvonko Veselinovic, duke përfshirë edhe ‘Civilna Zastita’-n dhe kreun e saj Stevo Paviçevic.

Ata janë mobilizuar në atë pjesë për sigurinë e drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuricit dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë, Nikolla Selakovic.

Autoritetet kosovare nga ana e tyre kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë hyrjen e zyrtarëve serbë pa leje në territorin e Kosovës.

Pushtim i ri? Xhandarmëria serbe zbarkon në veri të Kosovës Read More »

Nga ndërhyrjet estetike, zbulohen teknikat për trafikimin e emigrantëve në SHBA

Pesë grupet e trafikut të klandestineve, te arrestuar një javë më parë nga Policia, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, vinin ne perdorim teknika nga me te ndryshmet, duke shkuar deri te nderhyrjet estetike.

Grupi fillimisht mundohej të siguronte pasaporta autentike, që merreshin kryesisht në Bullgari, si pjesë e BE-së. Këto pasaporta, pasi siguroheshin, falsifikoheshin në një punishte të sajuar te “Kodra e Diellit” në Tiranë, në varësi të kërkesave nga emigrantët që kërkonin të emigronin në Britani, SHBA apo vende të BE-së.

Pasaportave u bëhej ndërhyrje në foton e personit dhe ato zëvendësoheshin me foton e emigrantit.

Në këtë mënyrë, emigranti mund të lëvizte me to lirisht në vendet e BE-së, kryesisht në Britani. Por ndonjëherë nuk ishte e mundur që të behej ndërhyrja, për shkak të fluksit dhe kërkesave të mëdha. Në dosjen hetimore njihet një rast i veçantë i një personi të quajtur Izmir. Ky person kërkonte të udhëtonte drejt vendeve të BEsë.

I pandehuri, Luan Qyrku, i ka ardhur në ndihmë me një ide krejt ndryshe. Pasi ka siguruar pasaportën e një shtetasi bullgar, i cili ngjasonte me pamjet e Izmirit, e kanë dërguar këtë të fundit në Bullgari, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje estetike të thjeshtë.

Në këtë mënyrë, Izmiri dukej njësoj si personi që ia kishte blerë pasaportën dhe mund të lëvizte me të drejt vendeve të BE-së. Por si ky rast ka edhe të tjerë, që bëheshin kryesisht në Bullgari, ku edhe oferta për shitjen e pasaportës ishte e lartë. Disa pjesëtarë të tjerë të grupit ishin të ngarkuar që të shoqëronin emigrantët deri në destinacionin final.

Hyrje-daljet e shpeshta të tyre të pasqyruara në sistemin TIMS i kanë nxjerrë zbuluar. Grupet kriminale shqiptare bashkëpunonin edhe me shtetas të huaj, kryesisht bullgarë, të cilët prisnin dhe sistemonin emigrantët në vendet tranzite. Hetimet për këto grupe vazhdojnë ende, pasi dyshohet se pjesëtarët janë edhe më shumë.

ITINERARET

Tri linja për në Amerikë, po kaq për në Kanada dhe një linjë për në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë rrugët kryesore që ndiqnin të arrestuarit për emigrantët e paligjshëm. Linja e parë për të mbërritur në Amerikë niste nga Shqipëria drejt Italisë, më pas në Francë, në Meksikë dhe SHB.

E dyta niste nga Shqipëria, në Malin e Zi, në Serbi, Gjermani, Spanjë, Meksikë ose Kosta Rika dhe mbërrinin në SHBA. Linja e tretë që përdorej nga trafikantët ishte nisja nga Kosova, në Bullgari, Spanjë, nga ku më pas udhëtonin drejt Kosta Rikës e arrinin në destinacion në Amerikë.

Për të udhëtuar në drejtim të Kanadasë përdoreshin këto linja: Nisja bëhej nga Shqipëria drejt Malit të Zi, më pas në Serbi, në Gjermani, në Spanjë dhe në aty përdoreshin dy linja, e para direkte drejt Kanadasë, ndërsa e dyta kalonte fillimisht nga Spanja në Panama e më pas në Kanada.

Rruga tjetër niste po nga Shqipëria, në Kosovë, në Bullgari, në Spanjë dhe më pas në Kanada.

Ndërsa linja tjetër niste po nga Shqipëria drejt Kosovës, në Belgjikë, në Republikën Dominikane dhe nga aty në Kanada. Për të udhëtuar në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar përdorej vetëm një linjë. Niste nga Shqipëria, në Mal të Zi, Serbi, Gjermani, Spanjë dhe nga aty direkt në Britaninë e Madhe.

Nga ndërhyrjet estetike, zbulohen teknikat për trafikimin e emigrantëve në SHBA Read More »

Vjedhja e tokave në bregdet, 40 mijë hektarë nuk kthehen më

Bregdetit shqiptar i janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë tokë shtetërore. Një pjesë është tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar pa dokumentacion. Ky është konkluzioni i një raporti të Task Forcë që bëri verifikimin e pronave në bregdet. Sipas dokumentit që disponon Top Channel, për 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren nga shteti pasi janë dhënë me vendim gjykate.

Një raport i Task Forcës për verifikimin e pronave të bregdetit ka gjetur se vetëm në vijën bregdetare të jugut janë marrë padrejtësisht 50 mijë hektarë toka shtetërore.

Raporti, i cili disponohet nga Top Channel konstaton se një pjesë e tokave në bregdet janë tjetërsuar me dokumente false, ndërsa pjesa tjetër është privatizuar në mungesë të plotë të dokumentacionit ligjor.

Sipas raportit pjesa më e madhe e këtyre tokave, për rreth 40 mijë hektarë është e pamundur të rimerren më nga shteti, për shkak se janë dhënë me vendime gjyqësore edhe pse nuk kanë patur dokumente të rregullta. Ndërkohë që për pjesën tjetër, për atë që është marrë me dokumente të falsifikuara autoritetet shtetërore do të nisin procedurat për rishtetëzimin.

Sipas taks forcës, situata rezulton problematike në të gjithë vijën bregdetare të jugut, veçanërisht në Vlorë, Dhërmi, por edhe Sarandë ku tokat shtetërore janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme.

Ky verifikim është bërë përgjatë periudhës 2014-2015. Pak ditë më parë qeveria miratoi një vendim, i cili pezullon plotësisht dhënien e titujve të pronësisë për tokat në bregdet deri në një afat të pacaktuar.

Burime nga taks forca thonë se pas këtij vendimi do të ketë të tjerë hapa ligjorë që do të përcaktojnë se çfarë do të bëhet me tokat që janë tjetërsuar në mënyrë të paligjshme. Sipas qeverisë, synimi është që këto prona të rimerren nga shteti për tu përdorur në investimet strategjike, por kjo nismë është kundërshtuar nga opozita si një tentative e qeverisë për të grabitur tokat e bregdetit përmes bizneseve të lidhura me të.

Vjedhja e tokave në bregdet, 40 mijë hektarë nuk kthehen më Read More »

Nëna e re shkoi të merrte vajzës nga çerdhja, por kur erdhi në shtëpi vuri re diçka të çuditshme në fytyrën e saj

Eshtë e zakonshme, në shoqërinë tonë moderne, që të dy prindërit të punojnë. Si rezultat, prindërit janë të detyruar të besojnë punëtorët e çerdheve për fëmijët e tyre.

Ndërsa ata mund t’i vëzhgojnë nga afër këto individë dhe organizatat e tyre, ata kurrë nuk mund ta dinë se sa i sigurt është fëmija i tyre ndërsa është nën kujdesin e tyre.

Për shembull, një rast i kohëve të fundit erdhi në vëmendjen tonë kur një grup prej tre punëtorësh të çerdheve, ushqenin fëmijët e vegjël me melatonin për t’i ndihmuar ata të flenë.

Por kjo çështje është shumë më e çuditshme. Kur një nënë 19-vjeçare mori vajzën 2 vjeçare çerdhe, ajo vuri re diçka që mungonte nga fytyra e saj.

Punonjësit e çerdheve i kishin hequr vetullat vajzës së saj. Çështja ka ndodhur në shtetin e Uashingtonit.

Dhe mamaja Alyssa Salgado ishte habitur kur kishte parë fytyrën e vajzës së saj të ndryshuar.

Kjo ndodhi në shkurtin e kaluar, ndërsa vajza e saj ishte në çerdhe.

Nëna e re ishte e tmerruar që punonjësit e kopshteve të përditshme kishin hequr vetullat e foshnjës së saj pa marrë lejen e saj.

Kështu që ajo u kthye në Facebook për të ekspozuar çerdhen për incidentin e çuditshëm. “Unë jam një nënë.

Asgjë e tillë kurrë nuk duhet të ndodhë, dhe ata nuk kishin të drejtë të preknin vajzën time, “shkruante Alyssa Salgado në një postim në Facebook.

Së bashku me tekstin, ajo ndau një imazh të vajzës së saj. Në foto, ju mund të shihni skuqje në mes të syve të vajzës.

Kur Alyssa Salgado akuzën në facebook për depilimin e vetullave të vajzës së saj, një tjetër mama e pranoi se e njëjta gjë i ndodhi asaj “Djali nuk mund të flasë dhe unë nuk e di se çfarë ka kaluar”, shkruante nëna tjetër.

“Është me të vërtetë e sinqertë, sepse ai është vetëm një fëmijë. Ai nuk mund ta mbrojë veten.

Tani jam në një pikë që ndjehem si një nënë e keqe, sepse nuk mund ta mbroj atë kur ka nevojë më shumë “.

Meqenëse nënat e dëmtuara ndanë tregimet e tyre në mediat sociale, zyrtarët e çerdheve kanë konfirmuar se po hetojnë akuzat.

Ndërkohë, Alyssa Salgado refuzon ta dërgojë vajzën e saj në çerdhe, “Unë vetëm dua që ata të thonë se kush e bëri këtë me vajzën time”, tha ajo.

“Nuk ndjehem rehat duke e lënë fëmijën tim atje.”

Nëna e re shkoi të merrte vajzës nga çerdhja, por kur erdhi në shtëpi vuri re diçka të çuditshme në fytyrën e saj Read More »