Problematika

Kasapi shqiptar bënte namin me “brinjë” e “fileto”, kodet që e futën në kurth

Arrestohet shqiptari i cili kishte kthyer thertoren ne nje biznes qe mbulonte biznesin e tij te paligjshem te shitjes se droges.

Paratë e mbledhura nga droga, ai i invetonte për të blerë makina dhe më pas i shiste ato në Shqipëri.

Kështu ndodhte me një 33-vjeçar shqiptar i cili ra në prangat e policisë italiane, pasi zbriti në aeroportin e Genovas.

Ai ishte shpallur në kërkim për trafik droge,shkruan “Liguria notizie”.

Gjatë kontrollit të ushtuar shqiptarit iu gjetën një kg kokainë dhe 16 kg marijuanë si dhe 39.500 euro.

Hetimet treguan madje kodet që përdorte banda, teksa bënte porositë për marijuanën dhe kokainën.

Sipas policisë, biznesi i ‘mishit’ i sillte bandës rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto” do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e me radhë.

Kasapi shqiptar bënte namin me “brinjë” e “fileto”, kodet që e futën në kurth Read More »

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit

Leonard Dedej është një nga prindërit e revoltuar për përmbajtjen e takimeve që komuniteti LGBTI ka zhvilluar në shkolla me gjimnazistë të Tiranës. Për këtë arsye, ditën e diel, si një gjest sarkastik, ai ngriti flamurin e komunitetit LGBTI në Ministrinë e Arsimit.

“Unë vetë jam prind, ç’ lidhje ka që fëmija im të shkojë dhe të marrë në shkollë leksione për LGBTI-në? Fëmija nuk mund të imponohet. Po kryen fushata tek minorenët që nuk janë pjekur seksualisht. Unë e kam çuar fëmijën tim në shkollë për të marrë njohuri, për këtë shërben shkolla, jo për projekte ideologjike sepse nesër mund të ngrihen edhe pedofilët, të thonë duam të shkojmë dhe ne në shkolla dhe të japim ideologjinë tonë. Pasi mbushin 18 vjeç është histori tjetër, atëherë kanë të drejtë të zgjedhin, por jo të imponohen”, deklaron Leonardi.

Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Arsimit ka sqaruar se prej dy vitesh, në përputhje me planin e veprimit të qeverisë shqiptare për personat LGBTI, po trajnohen mësues dhe prindër mbi të drejtat e njeriut, bullizmin dhe dhunën. Duke lënë të kuptohet se prindërit janë dakord me projektet për informimin e nxënësve mbi komunitetin LGBTI në shkolla. Por, disa prindër janë kundër dhe shqetësohen për problematika të tjera.

“Duhet të përqëndrohemi te problemet reale që kanë nxënësit në shkollat shqiptare, si drogat e lehta, aborti, kushtet e mësimdhënies, tekstet shkollore falas për njerëzit në nevojë… Këtu ka nxënës që rrinë me batanije në shkolla. Kjo fushatë antikushtetuese të ndërpritet menjëherë sepse nuk ka ku qëndron moralisht”, shton Leonardi.

Prindi i revoltuar ngre flamurin e LGBTI-së në Ministrinë e Arsimit Read More »

Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve, Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra

Mbrëmjen e sotme familjarët, por edhe Shoqëria Civile janë mbledhur duke protestuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.
‘Lironi shqiptarët, arrestoni grabitqarët’ ishin disa nga thirrjet e qytetarëve para Drejtorisë së Tiranës

Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi u shpreh se policia nuk po lejon familjarët dhe avokatin që të takojë protestuesit e ndaluar.
“Nuk shoqërohen kuksianët në Tiranë. E ndalon ligji. Këtu nuk lejohet edhe avokati që ti takojë’ tha ajo. Ndërsa pas disa tentativave, është pranuar nga policia që djali të takojë babanë, Ahmed Topi 70-vjeç, i cili është i ndaluar nga mbrëmja e djeshme në Kukës.

“Jo për partinë, por për Kukësin dhe Shqipërinë. Protesta nuk është politike, Jeni plehra” ishin disa nga brohoritjet dhe thirrjet e tyre kundër deputetëve të PD.
Njëri nga deputetët e PD, Strazimiri është futur në Drejtorinë e Policisë për të marrë informacion për personat që u ndaluan në Kukës dhe u transportuan në Tiranë.

https://youtu.be/ngo-bRkfceo

Protestë në Tiranë për arrestimet e kuksianëve, Shoqëria Civile largon deputetët e PD: Jeni plehra Read More »

Banorët: Vjedhja e lopëve . Makthi për fshatarët e …

Zona e Myzeqesë kohët e fundit është kthyer në një nga zonat më të preferuara të hajdutëve. Çdo natë raportohen vjedhje në fshatrat e Lushnjës dhe Divjakës. Hajdutët nuk po kursejnë asnjë gjë, marrin çdo gjë që ju del përpara. Një nga familjet e dëmtuara nga vjedhjet është ajo e Nazmi dhe Myzajete Toshkollarit në fshatin Pirrë të Lushnjës.

Pak kohë më parë kësaj familjeje hajdutët i morën 4 lopë. Myzajetja tregon natën e vjedhjes, ku rreth orës dy pas mesnate kishte ndjerë hajdutët dhe kishte dalë për të parë se ç’kishte ndodhur. Telefonuan, sic thotë, policinë, por kjo e fundit mbërriti me shumë vonesë.

“Asnjë nuk na u përgjigj, në kohën kur ndjeva hajdutët. Telefonova 129-ën në 02:45 dhe policia më erdhi në shtëpi më 4:45”, thotë Myzajetja. Krahas frikës që po përjetojnë, bashkëshorti i saj thotë asnjë person nuk është kapur. “Deri tani askush nuk është kapur, çka do të thotë se hajduti është i lidhur me shtetin”, thotë Nazmi Toshkollari.

Lopët ishin pasuria e vetme e këtyre pleqve, të cilët veç vetes së tyre, duhet të kujdesen dhe për vajzën e vetme, të ve, si dhe dy fëmijët e saj. Të gjithë në fshat ndjehen të frikësuar. Asnjë nuk ndjehet i sigurt, të gjithë flenë gjumë me frikën se të nesërmen do të zgjohen dhe do t’i mungojë diçka në shtëpinë e tyre. /Top Channel/

Banorët: Vjedhja e lopëve . Makthi për fshatarët e … Read More »

Rudina ngre alarmin, brenda sanduiçit gjen…

Moderatorja e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka ndarë në faqen e saj të Instagramit, një denoncim në lidhje me ushqimet.

Siç tregon, kishte blerë në një prej lokaleve zinxhir të kryeqytetit një sanduiç, që më pas doli të ishte i mykur.

Siç shprehet ajo në postimin e saj, mori mbrapsht vetëm një ndjesë formale edhe pse rrezikonte helmimin apo probleme të tjera shëndetësore.

Megjithatë ajo nuk e përmendi emrin e markës në denoncimin e saj.

Moderatorja e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka ndarë në faqen e saj të Instagramit, një denoncim në lidhje me ushqimet.

Siç tregon, kishte blerë në një prej lokaleve zinxhir të kryeqytetit një sanduiç, që më pas doli të ishte i mykur.

Siç shprehet ajo në postimin e saj, mori mbrapsht vetëm një ndjesë formale edhe pse rrezikonte helmimin apo probleme të tjera shëndetësore.

Megjithatë ajo nuk e përmendi emrin e markës në denoncimin e saj.

 

Rudina ngre alarmin, brenda sanduiçit gjen… Read More »

Si mund të blesh armë në Tiranë pa asnjë dokument dhe pa kaluar asnjë …

Si mund të pajisesh me armë gjahu pa pasur asnjë dokument? Madje, pa kaluar në asnjë komision, siç parashikohet nga ligji “për armët”.

Bashkëpunëtorët e emisionit investigativ Fiks Fare paguan 35 mijë lekë dhe morën një armë gjahu. Në disa dyqane armësh nuk të kërkojnë asnjë dokument, raporte mjekësore, vlerësim nga Policia e Shtetit apo edhe dalja para komisionit.

Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në një dyqan armësh, ndërsa bisedojnë edhe me personin që shet armë gjahu. Fillimisht, gazetarët i kërkojnë të blejnë fishekë për armë gjahu, ndërsa i bëjnë me dije shitësit se nuk marrin vesh nga armët e gjahut. Gazetari i kërkon shitësit një çifte pa leje dhe ai i thotë se do t’i gjejë një armë teke ruse ose turke, pasi çiftet janë të shtrenjta. Gazetari i thotë se e do të lirë që ta mbajë në shtëpi, ndërsa shitësi i kërkon që “unë s’të kam dhënë gjë”. Mësohet se arma e gjahut kushton 35 mijë lekë të reja.

Gazetarët shkojnë sërish në dyqan për të marrë armën e gjahut. Në momentin që bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në dyqan, shitësi telefonon një person. Ai del jashtë dyqanit, merr lekët (35 mijë lekë të reja) për armën e gjahut dhe më pas solli armën. “Merre se nuk dua ta fus në dyqan” i thotë ai, ndërsa gazetari i kërkon që ta mësojë si ta përdorë. Shitësi ia monton me një gjahtar tjetër dhe ia jep armën e gjahut teke.

Ndërkohë, gazetarët e Fiks Fare faktuan se, krahas armëve të gjahut, edhe fishekët shiten lirshëm, madje pa paraqitur asnjë dokument. Në qytetin e Lezhës, në një dyqan ku shiten armë gjahu, shitësit të shesin fishekë për derra pa kurrfarë dokumenti. Gazetarët blejnë një kuti me saçme derri dhe një kuti me fishekë për gjueti shpendësh. Krahas gazetarëve, edhe persona të tjerë blejnë fishekë për mëllenja pa asnjë dokument shoqërues.

Në ligjin me numër 74 të vitit 2014 përcaktohet se autorizimi për mbajtje arme gjahu, sportive dhe armë të tjera, jepet nga organi përgjegjës i Policisë së Shtetit. Ndërkohë, municionet e rimbushura të armëve të gjahut janë të destinuara për përdorim të mbajtësit të autorizimit.

Në nenin 34 thuhet se personat që pajisen me armë duhet të kenë mbushur 25 vjeç, mos të kenë dënime apo të kenë ushtruar dhunë në familje, të zotërojë dëshminë për kryerjen e kursit të aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës dhe të gëzojë besueshmëri. Ndërkohë, kushdo që duhet të blejë apo mbajë armë duhet të dëshmojë që nuk ka çrregullime fizike dhe të shëndetit mendor, të pasqyruara këto në raportin periodik mjekësor, të lëshuar nga komisionet mjeko-ligjore. Për të verifikuar këto procedura, në Policinë e Shtetit ngrihen komisione për dhënien e licencave dhe autorizimeve për veprimtaritë e lejuara me armë.

Si mund të blesh armë në Tiranë pa asnjë dokument dhe pa kaluar asnjë … Read More »

Qarku Vlorë – AKU bllokoi sot një dyqan mishi

Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjes dhe tregtimit të mishit  në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore,  bllokoi  sot  në qarkun e Vlorës  dhe më konkretisht në qytetin e  Delvinës, në një dyqan mishi katër qengja në sasinë e 20 kg.

Trupa Inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë inspektimit në dyqanin e mishit në pronësi të shtetasit Fredi Myftari  ka bllokuar sasinë  e mishit prej 20 kg të katër qengjave, të gjendura pa vulë dhe në mungesë të certifikatës veterinare.

Për tregtim të pasigurt të mishit, nga trupa inspektuese e AKU-së u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

Qarku Vlorë – AKU bllokoi sot një dyqan mishi Read More »

Në rrezik fshati, banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi

Prej më shumë se 6 vitesh, Lumi Shkumbin po gërryen tokat e fermerëve në fshatin Vilë-Bashtovë të Rrogozhinës.

Argjinatura është prishur dhe në fshat 1200 hektarë tokë janë në rrezik përmbytjeje. Këtë vit ka rënë aq shumë shi, sa banorët i tremben një katastrofe.

“Është gërryer komplet. Po doli na kanal të madh, përmbytemi të gjithë këtu. Nuk vjen njeri ta shikojë këtë. Nuk kemi çfarë të bëjmë ne”, thonë banorët.

Përveç reshjeve, faktorët që kanë ndikuar në ndryshimin e rrjedhës së lumit janë edhe nxjerrja e materialeve për ndërtim nga kompani të ndryshme për 27 vjet me radhë.

Në rast se argjinatura do të çahet, përveç tokave, rrezikon të përmbytet dhe Kalaja e Vilës, që është monument kulture.

Në rrezik fshati, banorët e Vilë-Bashtovës: Do të përmbytemi Read More »