Problematika

Muaji Prill vjen me një rrezik të madh për gjithë Shqipërinë

IGJEUM parashikon se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave në fillim të muajjit.

Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

Por me nisjen e muajit të ri, duhet te keni kujdes nje tjeter fenomen natyror. Zjarret!

Muaji Prill vjen me një rrezik të madh për gjithë Shqipërinë Read More »

Tjetërsoi 150 ha tokë në Zvërnec, arrest me burg për biznesmenin

Tre vite burg për Pëllumb Petritaj, tjetërsoi 150 ha tokë në Zvërnec. Dënohen edhe 3 ish-zyrtarë

Teksa janë zhvilluar një sërë senaca gjyqësore në gjykatën e Vlorës, një trupë gjykuese e kësaj gjykate, tre ditë më parë ka vendosur të dënojë me 3 vite burg biznesmenin Pëllumb Petritaj.

Ky i fundit njihet në qytetin e Vlorës si një nga njerëzit që nëpërmjet dokumentave të falsifikuara ka arritur të tjetërsojë shumë sipërfaqe tokësore në zonën e Karaburunit dhe Zvërnecit në Vlorë.
E ndërsa për çështjen penale të nisur nga prokuroria e Vlorës, që bënte fjalë për abuzimet me tokat në Karaburun, Petritaj, ka mundur në rrethana të dyshimta ti shpëtojë rrjetës së drejtësisë duke mos u marrë as i pandehur, tre ditë më parë ai u gjet fajtor nga gjykata e Vlorës duke e dënuar me 3 vjet burg.

Pas këtij dënimi, duket se testi i rradhës do jetë në gjykatën e Apelit të Vlorës, e cila do vendosi ose jo që dënimi i biznesmenit të marë formë të prerë ose jo. Banorë të fshatit Zvërnec, të cilët kanë depozituar kallëzim në prokurori që prej vitit 2010, i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se përveç dënimit me burg për Pëllumb Petritaj, trupi gjykues ka vendosur të konfiskojë dhe sipërfaqen tokësore prej 150 hektarë tokë, që ishte përfituar me dokumenta të falsifikuara.

Gjykata për dhënien e këtij vendimi është bazuar në paligjshmërinë e dokumentave dhe për pasojë ka vendosur konfiskimin dhe kalimin e kësaj sipërfaqe tokësore në vafor të shtetit.

Pëllumb Petritaj konsiderohet dhe dyshohet nga prokuroria e Vlorës si një nga njerëzit kryesorë dhe nismëtari e financuesi, i disa skemave abuzive që synonin tjetërsimit e tokave shtetërore në bregdetin turistik të Vlorës. Gjykata e Vlorës së bashku me Pëllumb Petritaj ka gjetur fajtorë dhe ka dënuar me nga dy vjet burg për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” tre persona të tjërë, ish-zyrtarë të Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorë. Më konkret me dy vjet burg është dënuar Petro Puleri me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Kthimit të Pronave.

Dënim me dy vite burgim kanë marrë dhe dy ish-juristët e Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorës, shtetasit Klodian Jahaj dhe Miriam Isufi. Nga hetimi gati 1 vjeçar që ka kryer prokuroria e Vlorës ka konstatuar se zyrtarët e dënuar të Komisionit të Kthimit të Pronave në Vlorë,në mënyrë të kundraligjshme u kishte njohur trashëgimtarëve të shtetasit Ramiz Shehu sipërfaqen e tokës prej 150 hektarë.

Vitet e fundit prokuroria dhe gjykata e Vlorës, po përballen me falsifikime të shumta të pronave në qytetin bregdetar por edhe me veprimtari të kundraligjshme edhe nga vetë institucionet shtetërore në këtë qark. Pikërisht në 27 mars 2018 për abuzimet me pronat në Karaburun, gjykata e Vlorës shpalli fajtorë katër nga pesë të akuzuarit për falsifikimin e dokumentave për 342 hektarëve tokë në zonat turistike të Karaburunit, Zvërnecit dhe Palasës të martën, ndërkohë që i dha pafajësi avokatit Enkes Hysendhima.

Trupi gjykues i përbërë nga Albert Spiro, Albana Selmanaj dhe Laurent Fuçia shpalli përgjegjës kryesor Rajmond Mëzin dhe vendosi dënimin e tij me 18 vjet burg për falsifikimin e pronësisë së 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në Zvërnec.

Lefter Gjergji, i cili akuzohej për tjetërsimin e 33 hektarëve tokë në Palasë u dënua me 16 vjet burg. Ish-punonjësja e hipotekës, Blerina Dhrami u dënua me 6 vjet burg ndërsa arkivistja e gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj me 3 vjet burg.

Avokati i Mëzit, Enkes Hysendhima, i cili akuzohej nga Prokuroria e Vlorës si një ndër protagonistët e falsifikimit të tokës u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg.

Tjetërsoi 150 ha tokë në Zvërnec, arrest me burg për biznesmenin Read More »

Fillon bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan

Ka nisur protesta e opozitës në gjithë vendin. Porotestuesit kanë nisur bllokimin e rrugëve në shenjë mosbindje civile ndaj qeverisë. Akset që bllokohen janë: Rrethrrotullimi Milot për Veriun, Rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, Rrethrrotullimi në Çermë për Jugun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.

Sot Lulzim Basha ka provën e forcës. Sot do shikohet sa luftëtar është kryetari i PD-së në terren e jo nga zyra e konferencave të shtypit. Sot Lulzim Basha ka lajmëruar se do jetë i pari që bashkë me protestuesit në Vorë do të dal në rrugë për të bllokuar autostradën në shenjë revolte ndaj kryeministrit Rama.

Ndërkohë burime konfidenciale nga policia e shtetit thonë se janë dërguar shumë forca policie në Vorë dhe kudo ku opozita do të tentojë se do të bllokojë rrugët.

Bile urdhëri është se kushdo guxon të bllokojë rrugët do të arrestohet. Por a do të guxojnë ta ndalojnë dhe shoqërojnë në komisariat Lulzim Bashën?

Të presim, por nuk duket se do të guxojë policia t’i afrohet kur Lulzim Basha i cili do të dalë në mes të autostradës.

Në momentin që opozita ka bllokuar gjithë akset kryesore të vendit, mazhoranca ka zgjedhur të zhvillojë një seancë të rregullt të Parlamentit. Në orë 09:30 deputetët e PS janë mbledhur për të zhvilluar mbledhje grupi. Ndërsa më pas do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendi. Zhvillimi i seancës pa opozitën duket se është marrë si tjetër provokim nga partitë e opozitës.

FOTO NGA PROTESTA

Protestuesit në Elbasan hedhin tymuese dhe djegin goma

Bllokimi i rrugës, ashtu siç ishte paralajmëruar nga opozita, ka ndodhur edhe në Bradashesh të Elbasanit.

Me qindra persona, në prani edhe të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, kanë bllokuar këtë aks mjaft të rëndësishëm, jo vetëm për qytetin e Elbasanit, por për të gjithë juglindjen.

Përveçse kanë bllokuar rrugën në rrethrrotullimin e Bradasheshit, protestuesit kanë hedhur tymuese dhe kanë djegur goma.

FOTOLAJM/BASHA NË PROTESTË

Fillon bllokimi i autostradave nga opozita. Basha në Vorë, Kryemadhi në Elbasan Read More »

Opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 4 rrugë pa leje nga policia

PD dhe LSI do të nisin spt aksionin opozitar me mosbindje civile duke vllokuar katër alse kryesore pa leje nga policia.

Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.

Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.

Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin.

Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.

Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.

Kryetari i PD-së i bëri thirrje dje qytetarëve të bashkohen në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin.

Opozita nis mosbindjen civile, bllokohen 4 rrugë pa leje nga policia Read More »

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve

Thellohet skandali me të dhënat e Facebook. Kompania pranoi se numri i profileve të prekura nga skandali “Cambridge Analytica” mund të jetë mbi 87 milion në të gjithë botën. Më herët ishte thënë se bëhej fjalë vetëm për 50 milionë profilë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë ka ndodhur? Facebook i dha kompanisë “Cambridge Analytica” me qendër në Britaninë e Madhe të dhëna mbi përdoruesit e rrjetit të tij të cilat thuhet se u përdorën nga kompania në favor të fushatës së Donald Trump. Thellimin e skandalit e zbuloi kreu i CTO, Mike Schroepfer. Sipas tij Facebook ka përdorur të dhëna personale të klientëve të tij si telefonatat apo dhe mesazhet e shkruara.

Facebook e ka mohuar deri tani që këto të dhëna të jenë vënë në dispozicion të personave të tretë, por është e konfirmuar se Facebook ka pasur akses tek to pa dijeninë e klientëve. “Cambridge Analytica” akuzohet se ka përdorur të dhëna personale të klientëve të Facebook.

Për të marrë të dhënat është përdorur një lojë (quiz) që gjatë daunlodimit merrte edhe të dhënat e tjera të telefonit. Facebook e ka të ndaluar që të përdorë këto të dhëna. Kompania shtoi se kjo praktikë nuk është përdorur prej vitesh. Schroepfer dyshon se Facebook mund t’i këta ndarë këto të dhëna edhe me të tretë.

Ndërsa në të gjithë botën ky skandal ka alarmuar opinionin publik, në Shqipëri duket e nuk shqetëson edhe aq. Shqiptarët duket se kanë halle të tjera për momentin.

Skandali/ Facebook vodhi të dhënat e 87 milionë përdoruesve Read More »

Banorët e Ishmit i përgjigjen thirrjes së Bashës: Do të shkatërrojmë të gjitha vilat në Gjirin e Lalëzit

Duket se nuk është fare pa gjë inisiativa e Bashës për mosbindje civile dhe aq më shumë që nuk po gjen përkrahje. Në të gjithë vendin po organizohen vatra që duan të përfitojnë nga lëvizja e opozitës aq më shumë që krah Bashës është dhe Kryemadhi, duke e bërë më të fortë dhe më të ndershme këtë opozitë.

Një vatër proteste po përgatitet edhe nga banorët e Ishmit të cilët prej kohësh ndihen të vjedhur dhe të persekutuar në pronat e tyre. Madje ata kanë pritur me entuziazëm  fillimin e mosbindjes civile duke u shprehur se po përgatiten që në ditën që do të bllokohen rrugët  ata do të sulmojnë vilat e politikanëve në Gjirin e Lalëzit, vila të cilat jo vetëm janë  në pronën e tyre por janë marrë pa asnjë bazë ligjore përvec se lamxhikut të pushtetit.

“Ku e gjeti tokën në Gjirin e Lalëzit Sali Berisha, Ilir Meta, Jozefina e me dhjetra politikanë të tjerë. Shumë mirë ka bërë Basha që kërkon mosbindje civile edhe Monika se ajo është ndarë nga Iliri se e kam ndigju në televizor unë që rri edhe nga dy javë pa e taku. Basha po tregohet I ndershëm dhe e ka me hak Sali Berisha dhe Ilir Meta tu prishen vilat në tokën e të parëve tanë, aty kun a kanë grabitur. Hallall dhe Monikës që po është me popullin në kësi rastesh dhe jo me Ilirin.

Liderët kështu e tregojnë veten. Për hatër të popullit i bojnë mutin edhe burrit edhe pse është president”, është shpreh S.B për bulevard news, ndërsa ka thënë se është e turpshme që politikanë nga i gjithë vendi  apo edhe biznesmenë  po edhe gazetarë të njohur kanë zaptuar pronat e qytetarëve dhe banorëve atje duke ndërtuar  bizneset dhe vilat e tyre për të thyer rekorde noti apo dhe ecje. Sipas tyre është ngritur një grup organizator që po përgatitet për të organizuar  djegiet dhe plaçkitjet në këto vila dhe se pritet që një numër i madh banorësh të jenë present.

“ Po kur ata kërkojnë të lirojnë djemtë që dogjën pronën e shtetit e çfarë po na gjen ne që po shkatërrojmë vilat e politikanëve hajdutë dhe kriminelë? Basha po më pëlqen se është  ty u bo  lider, ndërsa për Kryemadhin ajo e ka treguar veten. Jemi konsultuar gjatë këto ditë dhe kemi pyetur cfarë është mosbindja civile dhe na rezulton se jemi në një mendje me Bashën dhe Kryemadhin. Duhet djegur dhe shkatërruar cdo gjë që është e paligjëshme. “, tha një tjetër banorë .

Ndërkohë që banorët janë shprehur se nuk do të kursejnë as edhe  bizneset e atyre që i kanë qeverisur si drejtues lokal duke u shprehur entuziastë se më në fund drejtësia i ka prangosur po jo të gjithë. Sipas tyre janë mijëra m2 tokë në bregdet që janë uzurpuar nga pushtetarët duke filluar nga ish kryeministra që i bëjnë edhe karshillëk banorëve , por që nuk mungojnë dhe njerëz të lidhur me pushtetin.

“ Kemi parë pamjet filmike të Rrugës së Kombit dhe kemi studiuar se kur qytetarët kanë të drejtë dhe për këtë kemi sigurar edhe mjetet plasëse pod he ata ndezëse. Presim vetëm urdhërin e Bashës dhe  për dy sahat i keni çullak të gjitha vilat. Monika që është me ne  e që është distancuar nga Meta duhet të vijë të marrë çizmet nëse i ka harruar aty. Për këtë nuk mbajmë përgjegjësi dhe pse ajo është kthyer në liderën tonë për të djeg dhe shkatërru”, është shprehur një tjetër banorë.

Gjithsesi ajo që dihet është se këta banorë e kanë treguar një herë veten , ndërsa as vetë policia nuk mundi ti nënshtronte dot. Janë me qindra familje atje që pretendojnë se ju është vjedhur toka dhe ju është dhënë  pushtetarëve apo njerëzve që kanë qenë të lidhur me pushtetin, të majtë dhe të djathtë. Pas përkrahjes që i bëri Grida Dumës, kjo  është hera e dytë që Ishmi dhe banorët e tij si njësi administrative i kthejnë sytë nga PD dhe Lulzim Basha!

Banorët e Ishmit i përgjigjen thirrjes së Bashës: Do të shkatërrojmë të gjitha vilat në Gjirin e Lalëzit Read More »

Bulizmi në rrjetet sociale !

Bulizmi është një fenomen që na prek të gjithëve.

Si përdorues të rrjeteve sociale, zotërues të një llogarie në platforma si Facebook, Instagram apo Tëitter gjithkush nga ne shpërndan infromacion, ndan mendime, poston foto, etj. Një fenomen vërtet shqetësues, në nivel botëror jo vetëm në Shqipëri, është ai dhunës, apo ngacmimit në rrjetet sociale që është një formë e re bulizmi.

Cyberbulling, ose bulizimi në rrjetet sociale është një fenomen që rrezikon këdo, më së shumti adoleshentë dhe të rinj, por dhe personazhe të njohur, që në jo pak raste vuajnë një histeri komentesh të liga, dashakeqe, turpëruese e deri në mallime.

Bulizmi ishte sot tema kryesore e emisionit “Rudina” dhe për të folur për këtë ishin të ftuar gazetarja Iva Tiço, psikologu Edmond Dragoti, drejtuesja e shoqatës “Barazi në Vendimmarrje” Edlira Çepani dhe gazetarja Gerta Gixhari.

“Bulizmi është një fenomen historik. Gjatë gjithë ekzistencës, krahas dhunës, agresivitetit dhe elementëve të kësaj natyre ka ekzistuar edhe diskriminimi i cili ka qenë pjesë e komunikimit në mjediset njerëzore. Ai mund të zbutet ose të ulet, por është shumë e vështirë të zhduket për sa kohë njerëzit kanë shfaqje të dhunës dhe agresivitetit në marrëdhëniet e tyre të përditshme. Sot në kushtet e teknologjisë së informacionit është përhapur shumë bulizmi kibernetik për të dhunuar individë të caktuar për të ulur statusin e tyre. Ky është mekanizëm që e përdorin shpesh njerëzit. Krahas komunikimit në rrjetet sociale ka edhe bulizëm kibernetik. Në rastin e bulizmit ajo që rekomandojnë psikologët zakonisht është përballja ose kundërvënia ndaj tij që ushtron bulizëm, kjo është e nevojshme për të ç’armatosur tjetrin dhe për t’i treguar se nuk je inferior ndaj tij dhe se ke personalitet.

Një kundërvënie e tipit: “Unë nuk shqetësohem për të” është shumë e rëndësishme në këto raste sepse budisti i jep kënaqësi vetes ose rrit statusin e tij prej bulisti pikërisht nëpërmjetë superioritetit që krijon ndaj dikujt tjetër”, tha Dragoti.

Ndërkohë Çepani evidentoi bulizmin si një problem që e kemi prezent gjatë gjithë kohës. Sipas saj, bulizmi në Shqipëri kryhet në një mënyrë krejtësisht normale.

“Në rastet e bulizmik kibernetik ti ke mundësi të kesh një person anonim dhe ti jo vetëm që nuk e di kë ke përballë, por as nuk e ndjek dot si rast. Problemi i bulizmit kibernetik është se ti e ke gjatë gjithë kohës prezent sepse ata të ndjekin gjatë gjithë kohës.

Edhe personat përgjegjës siç janë policia e kanë shumë të vështirë t’i kapin. Në Shqipëri ne e kemi shumë normale të kryerit e bulizmit. Unë kam kontaktuar me njerëz të cilët kanë qenë agresor ndaj gjërave që kam thënë dhe më kanë thënë: “Se kishim seriozisht, kërkojmë falje”. Kam përshtypjen se kjo është edhe çështje mentaliteti”, tha Çepani.

Bulizmi në rrjetet sociale ! Read More »

Eshtrat e të vdekurve, banorët në terror. Kryebashkiakja: Jam në gjumë…(FOTO)

Gazetarja e emisionit “Stop” ka udhëtuar drejt fshatit Dukas Breg të rrethit të Patosit për një problem të pazakontë. Oborri i një godine, që më herë ka shërbyer si kishë për komunitetin ortodoks e herë si zyrë ferme, është bërë edhe streha e fundit për 30-40 persona të ndarë nga jeta. Por sot eshtrat e të vdekurve kanë dalë në sipërfaqe.

“Është shumë shqetësuese sepse këtu ndodhen edhe plehrat edhe eshtrat e të parëve. Është shumë problematike për komunitetin që banon këtu. Ka patur raste që kanë ardhur njerëz dhe kanë hapur gropat. Kanë nxjerrë eshtrat dhe i kontrollojnë për të gjetur se mos kanë futur sende të vlefshme në atë kohë”, shprehet një banor.

Ndërsa një tjetër thotë se janë të tmerruar, madje iu dalin edhe në ëndërr eshtrat e të vdekurve. “Është turpi i botës!”, thekson ai. Ata gjithashtu tregojnë të shqetësuar se fëmijët e tyre nuk e dinë se çfarë janë, ndaj dhe luajnë me to.

“Është shumë e rrezikshme sepse edhe banesa është në degradim. Mund të bien inertet dhe të vrasin fëmijët tanë. Edhe mikrobet, që janë eshtrat e të vdekurve sepse janë të vegjël, nuk dinë dhe luajnë!”, shprehet një nënë.

Nga ana tjetër, kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balilaj thotë se nuk është në dijeni, pavarësisht faktit që banorët e kanë informuar. Ajo shprehet se as gazetaren nuk e pret dot, pasi e ka të “axhenduar” ditën.

Biseda

Kryetarja-E para një herë që ua kam nisur, nuk bëj pritje për ju se e kam axhenduar ditën e sotme dhe për gjithçka që ju e keni merak shkruajeni aty, që unë të mbledh informacionin.

Gazetarja-Aaaa, ju s’qenkeni në dijeni fare për skandalin?

Kryetarja-Jo, s’kam fare dijeni. Nuk di fare se ça skandali.

Gazetarja-Domethënë, ju paska zënë gjumi juve?

Kryetarja-Po!

Gazetarja-Atje bëhet kërdia me eshtrat e të vdekurve, ju akoma vazhdoni flini gjumë.

Kryetarja-Dakord!

Gazetarja-Faleminderit!

Eshtrat e të vdekurve, banorët në terror. Kryebashkiakja: Jam në gjumë…(FOTO) Read More »