Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet.
Vlen të ceket se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre. Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social. Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:
1) Datëlindjen
Ditëlindja është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet tjera personale.
2) Numrin e telefonit
Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.
3) Shumicën e “miqve”
Psikologi i Oxford-it, Robin Dunbar, thotë se njerëzit mund t’i mbajnë vetëm 150 lidhje stabile.
Duke i larguar personat e panevojshëm nga rrjeti social, ju do të ndikoheni më pak nga tjerët dhe do t’i forconi lidhjet me miqtë aktualë.
4) Fotografitë e fëmijëve
Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oxford, ka bërë një pyetje shumë të mirë rreth kësaj çështje: “Çfarë lloj informacioni do të dëshironin fëmijët tonë të shihnin për veten në internet pas disa viteve?”
Gjeneratat e mëhershme nuk janë brengosur për këtë, por tani është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.
5) Mos e shpërndani me tjerët as shkollën në të cilën gjendet fëmija juaj
Sipas të dhënave zyrtare, numri i ngacmimeve seksuale është rritur shumë anë e mbanë botës brenda viteve të fundit.
Duke pasur parasysh këtë, gjëja që më së paku mund ta dëshironi është t’iu jepni mundësi ngacmuesve të tillë ta dinë se ku gjendet fëmija juaj gjatë ditës.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar pranë Tregut Agro-Ushqimor në Tiranë një sasi prej mbi 1 ton bulmet të cilit i mungon origjina se ku është prodhuar.
Për më tepër analizat kanë treguar se shumica e produkteve të bllokuara dolën me përmbajtje më të lartë mikrobesh se normat ligjore.
Sasia e bllokuar përbëhet nga 1,187 kg djathë të bardhë lope, djathë kaçkavall dhe gjizë në një subjekt tregtar, i cili është penalizuar për tregtim të pasigurt të produkteve të bulmetit.
Trupa inspektuese e AKU-së të Drejtorisë së Përgjithshme në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë kanë inspektuar magazinat e një subjekti tregtar në tregun Agroushqimor përgjatë autostradës Tiranë Durrës.
Nga kontrolli ka rezultuar se produktet djathë i bardhë lope në fuçinë me sasi 440 kg, djathë dele në sasinë e 250 kg, djathi kaçkavall në sasinë e 137 kg dhe një sasi gjize prej 360 kg rezultuan pa etiketë dhe në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.
Për këto gjetje trupa inspektuese e AKU-së, ka marrë mostra për analiza, ku tre nga katër këto produkte të bulmetit rezultuan mbi ngarkesën e lejuar mikrobiologjike.
Për mungesë të etiketës dhe gjurmueshmërisë, rezultateve të analizave mbi normë të ngarkesës mikrobiologjike të produkteve të bulmetit dhe tregtim të produkteve të pasigurta në treg, nga trupa inspektuese e AKU-së ndaj subjekt u mor masa administrative me gjobë me vlerën e 500 mijë lekëve si dhe bllokimi i produkteve të bulmetit.
Ndërkohë nga trupa inspektuese e AKU-së ndaj po merr masat për asgjësimin e këtyre produkteve, sipas mënyrave të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi, për mbrojtjen e mjedisit nga operatori i biznesit ushqimor që ka kryer shkeljen.
A ndjehen të sigurt konsumatorët?
Të gjendur përpara informacioneve të shumëllojhsme, produkteve të shumëllojshme, mallrave të importuara pa cilësi, konsumatorët shqiptarë kanë si kryefjalë të përditshme sigurinë apo më saktë, pasigurinë ushqimore.
Në artikujt e vazhdueshëm të AgroWeb.org ka trajtuar gjerësisht çështje të sigurisë ushqimore, qoftë për produktet vendase ashtu edhe për ato të importuara.
AgroWeb.org ju fton të jepni mendimin tuaj faqen e Facebook, sa mendoni se është e mundur të zgjidhen një here e mire çështje të tilla dhe cilat janë mënyrat më efikase.
Një çështje prone në fshatin Zhej të Mamurrasit në bashkinë e Kurbinit ka nxjerrë në pah një sërë problemesh; prej mosmarrëveshjeve mes fqinjëve, 36 vendime gjyqësore të shtetit shqiptar, por edhe një vendim me të drejtë zakonore, madje edhe një paralajmërim nga një përfaqësues i asaj që quhet pleqësia e fshatit, se konflikti 20-vjeçar mund të përfundojë deri në vrasje.
Dhe qershia mbi tortë, një lajm: Në Mirditë së shpejti do të nisë ndërtimi i gjykatës kanunore. Është historia e familjes së Shan Koltotës dhe Gjet Preng Mamblit. Ky i fundit ka bërë dy shtëpi, në tokat që pretendohen me trashëgimi dhe me ligjin 7501 nga Koltota. Një shtëpi e re, një e vjetër.
Në një vendim gjykate është vendsour se shtëpia e re, disa katëshe duhet prishur. Shan Koltota që ka denoncuar rastin në emisionin Boom, është shprehur se duke u treguar I arsyeshëm i ka kërkuar Gjet Preng Mamblit të prishë vetëm shtëpinë e vjetër, dhe tokën dhe shtëpinë e re, ia falte. Madje duke vepruar edhe me të drejtën zakonore, pleqësia vendosi që Koltota do paguante edhe 15 milionë lekë për prishjen e shtëpisë së vjetër, gjë të cilën ai e ka pranuar, por më pas ka ndryshuar mendje pronari I shtëpisë, ai I donte të dyja shtëpitë.
Gazetarja e emisionit Boom ka kontaktuar edhe me shtëpinë e Gjet Preng Mamblit, ku e zonja e shtëpisë ka treguar kërkesat e tyre; përveç 15 milionëve, të marrin edhe tokë tek shtëpia e re aq sa do lënë tek shtëpia e vjetër, një formë kompensimi. Po ashtu, ata i quajnë të padrejta vendimet gjyqësore.
IMT kurbin dhe bashkia Kurbin thonë se nuk kanë mjete për prishjen e godinës, ndërkohë që nga IKMT është kthyer përgjigje se kanë një axhendë mjaft të ngjeshur pune, dhe nuk përgjigjen dot për momentin, duke ia lënë IMT si detyrë. Drejtori i IMT thotë se godina është e madhe dhe mund të ketë nevojë për lëndë plasëse, që kërkon staf të specializuar që atyre ju mungon.
Vendimi për prishje I takon vitit 2010. Situatën e konfirmon edhe përgjegjësja e zyrës përmbarimore në Kurbin. Gazetarja jonë ka kontaktuar edhe një nga përfaqësuesit e pleqësisë që u përpoqën ta zgjidhin këtë çështje sipas kanunit në fillim. Dhe pasi ai tregon si kanë rrjedhur ngjarjet dhe vendimi për të paguar disa milionë lekë dhe që nuk ëhstë pranuar, paralajmëron se konflikti që ka 20 vjet mund të shkojë deri në vrasje.
Sipas tij ka të tjera organe më lartë që I përkasin të drejtës zakonore. Të interesuar për këtë, stafi I Boom, mësoi gjatë një interviste me kryetarin e komitetit të pajtimit të gjaqeve, përveç strukturave si funksionon kanuni, edhe ndërtimin së shpejti në Mirditë të gjykatës kanunore. /Ora News/
Në Nartë 264 ha sipërfaqe ujore janë kthyer në truall nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara duke kthyer në përfitues të një pronë të konsiderueshme Dhurata e Irna Dajlanin. “Falsifikimi i dokumenteve zyrtar” dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale” janë edhe akuzat kryesor të parashtuara në një kallzim të rregjistruar së fundmi në Prokurorinë e Vlorës. Bëhet fjalë për privatizimin e ish-ndërmarrjes “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore”. Ku blerja e 264 Ha sipërfaqe ujore dhe 5000 m² truall u shëndërrua në një Celtifikat pronësie për 264 Ha tokë /truall e 5000 m² sipërfaqe ujore. Duke përbërë kështu një prej rasteve më flagrante të kthimit te ujit në tokë për arsye përfitimi . Vlora News posedon të gjithë dokumentacionin e plotë të traskriptimeve në rregjistrat e ZVRPP VLORË . Falsifikimi dhe tjetërsimi vërehet qartë edhe nga dokumentet provuese të dala nga Zvrpp Vlorë . Në nenin hipotekor Nr. 1263 date 24.06.1996 ne regjistrat e transkriptimeve te Zvrpp Vlore është regjistruar ne emër te z. Felatun Dajlani (babai i Dhurata dhe Irma Dajlani) pasuria e përfituar me ane te Kontratës se shitjes privatizim kompleksi” Nr. 5464 Prot , Nr. 4864 kol date 23.04.1996 lidhur përpara noter Jetmira Veraj.
Kjo kontrate shitje përpara noterit vjen si rrjedhoje e kontratës se shitjes Nr. 27 Prot date 27.12.1995 lidhur midis përfaqësuesit te ndërmarrjes se rritjes zënies se peshkut Narte Vlore te përfaqësuar nga z. Vullnet Elbasani, AKP Vlore e përfaqësuar nga Dallëndyshe Çela si pale shitëse dhe z. Felatun Dajlani si pale blerëse. Objekt i kësaj kontrate ishte shitja e objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore”. Ne piken 4 parashikohet se objektit “Ekonomia e rritjes dhe zënies se peshkut Narte Vlore” ka një sipërfaqe ujore totale 264 Ha dhe 5000 m² sipërfaqe truall me ndërtesat teknologjike. Pra, ne baze te kësaj kontrate shitje, (duke ju referuar edhe mandat arkëtimeve bashkëlidhur) z. Felatun Dajlani rezulton te jete pronar vetëm i kompleksit (sipas përshkrimit te kontratës) për rritjen e peshkut me sipërfaqe ujore totale prej 264 Ha, pasi për sa i përket sipërfaqes prej 5000 m2 truall, ne dokumentacionin qe ndodhet ne ZRPPP nuk rezulton qe z. Felatun Dajlani te këtë likuiduar shumen prej 1.600.000 leke për blerjen e tij. Nderkohe, edhe pse z. Felatun Dajlani duhej te ishte pronar i vetëm kompleksit me një sipërfaqe ujore prej 264 ha( sipas pershkrimit te kontratës), ai çuditërisht ne datën 25.05.1998 përpara noter Aida Spahiu, paraqet një vërtetim pronësie te lëshuar nga ZVRPP Vlore me Nr. Hipotekar 1263 date 26.04.1996 sipas te cilit ai rezulton te jete pronar i kompleksit te ekonomisë se rritjes se peshkut i ndodhur ne narte te Vlorës me një sipërfaqe totale 264 Ha Tokë dhe sipërfaqe ujore 5000 m2 me te njëjtat kufizime te kontratës se shitjes.
Kjo pronë e tjetërsuar rregjistrohet në Zvrpp në vtin 1998, z. Felatun Dajlani paraqitet përpara noterit me një vërtetim pronësie ku sipërfaqja ujore rezulton te jete toke dhe sipërfaqja e truallit rezulton te jete shndërruar ne ujë. Pasi u pajisë me vërtetimin e pronësisë i cili e bën z. Felatun Dajlani (si me magji) pronar te 264 ha toke, ai shkon përpara noter Aida Spaho dhe me kontratën e dhurimit Nr. 706 prot , Nr. 56 kol date 25.05.1998 , ai i dhuron te bijës se tij znj Brunilda Dajlani kompleksin me sipërfaqe totale prej 264 ha toke i cili regjistrohet ne nenin 1322 te datës 04.09.1998. Pra, me këto veprime për te mashtruar Ligjin dhe për te humbur gjurmët e veprimeve te paligjshme dhe te falsifikuara, z. Felatun Dajlani arrin me ne fund qe te ktheje sipërfaqe prej 264 Ha ujë ne sipërfaqe toke dhe te kryej një transaksion duke e transferuar këtë prone te e bija e tij Brunilda Dajlani. Me pas, znj Brunilda Dajlani fillimisht e ndan këtë prone ne disa pjese dhe disa prej te cilave ua kalon motrave te saj. Kështu parcela me Nr. 678 ne zonen kadastrale Nr. 2765 me sipërfaqe prej 54.136 m² TRUALL i shitet motrës Irma Felatun Dajlani, parcela me Nr. 677 po ne zk 2765 prej 84200 m2 i kalon përsëri motrës se saj Irma Felatun Dajlaini. Parcela me Nr. 541 ne zonën kadastrave Nr. 2765 prej 114709 m2 truall ngelet ne pronësi te znj Brunilda Felatun Dajlani. Pra ne total znj Brunilda ka kryer transaksione për 253 ha nga 264 ha nw dispozicion. Këto transaksione kjo shtetase i ka kryer ne bashkëpunim me motren e saj Dhurata Dajlani. Këto transaksione jane kryer pikërisht me qellim humbjen e gjurmeve te origjines se falsifikuar të pronës mëmë. Mbi një pronë tërësisht të falsifikuar anëtarë të familjes Dajlani kanë fituar një sërë përballjesh me drejtësinë pasi në asnjë proces Prokuroria dhe eksponentë të saj të veçantë nuk kanë verifikuar kurrë origjinën e pronës dhe dokumentet përkatëse.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe kryetarja e Task-Forcës për bregdetin, Brisida Shehaj, zhvilluan një takim me prefektin e qarkut të Vlorës, kryetarët e bashkive Vlorë e Himarë si dhe drejtorin e hipotekës Vlorë.
Në fokus të takimit ishte fillimi i procedurave për verifikimin e tokave në bregdet dhe përgatitja e dosjeve për pasuritë e paluajtshme me qëllim përdorimin e tyre për investime në turizmin bregdetar.
Theksojmë se në Kavajë dhe Lezhë, pati arrestime pë personat, të cilët rezultonin të kishin kryer shkelje dhe abuzime me pronat në bregdet. Qeveria po e shqyrton me rigorozitet të plotë këtë çështje dhe po merr masa ndëshkuese për personat të cilët kanë abuzuar me pronat.
Përfaqësuesve të pushtetit vendor iu la detyrë që të fillojnë menjëherë nga evidentimi i pronave pasuri shtetërore dhe akti i marrjes së tokës në pronësi. Gjithashtu vendorët brenda një afati të shkurtër duhet të përpilojnë një raport mbi aktivitetet abuzive të konstatuara në këto pasuri si dhe të bëjnë regjistrimin e të gjitha pronave shtetërore.
Çuditë me pronat në bregdetin shqiptar nuk kanë të mbaruar. Hektarë të tëra toke në bregdet janë tjetërsuar e janë grabitur nëpërmjet falsifikimit. Në këtë amulli, përgjatë viteve të fundit edhe ranishtja është bërë me pronar.
Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, ku ranishtja, pronë publike sa hap dhe mbyll sytë privatizohet. Skandali ka ndodhur në bregdetin e Gjirit të Lalzit, konkretisht në fshatin Draç. CNA.al raportoi një ditë më parë se ishte grabitur bregu i detit me vendim gjykate.
Bëhet fjalë për një pasuri me prejardhje të dyshimtë dhe vlen për t’u theksuar se vetëm në Shqipëri ndodh që bregu i detit bëhet me certifikatë pronësie, ndërkohë që në bazë të ligjit 7501 kthehen pronat e kategorisë, ullishte, pemishte, tokë- arë etj.
CNA.al ka zbardhur skemën se si është grabitur prona publike, konkretisht ranishtja në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Gjatë investigimit tonë, zbuluam se pas kësaj prone, qëndron një zyrtar i lartë i LSI-së. Bëhet fjalë për kreun e LSI –së Ishëm, Luan Kërtushën apo ish-administratori i njësisë administrative Ishëm, i cili rezulton zyrtarisht pronar i ranishtes.
Po, si ka përfunduar ranishtja në duar të zyrtarit të LSI –së? Skema e “grabitjes” së bregdetit.Risjellim në vëmendje se dorë në “grabitjen” e kësaj pronë publike kanë edhe institucionet drejtësisë, gjykatat.
Ndërkohë që familja e shtetasit LL.M, ndiqte rrugën ligjore për të kërkuar pronën e saj, në gjykatë, për një pjesë të kësaj prone, kishte nisur kontesti me një tjetër familjeje, asaj të R.H dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.
Gjyqtari Shkëlqim Mustafa me vendimi numër 5982 të datës 29.05.2013, hedh poshtë pretendimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave, dhe njeh pronarë të sipërfaqes familjen e R. H.
Ndërsa me datë 15.07.2014 me vendimin numër 2969, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Tiranë, i përbërë, nga Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha, vendosin të ndryshojnë vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, pjesërisht, por sërish duke njohur pronar familjen e R. H. për sipërfaqen 69.765 metër katror, nga 74.457 metër katror që i njihte vendimi i gjykatës së shkallës së parë.
Pasi është marrë bekimi nga gjykata, me datë 27.02.2015 trashëgimtarët e R.H. ia kanë shitur pasurinë, kryetarit të LSI-së Ishëm, Luan Kërtusha dhe një tjetër personi R.A. me objekt kontrate, shitblerje pasuri e paluajtshme e llojit ranishte me numër pasurie 152/26 e ndodhur në ZK 1522, me adresë Draç, me sipërfaqe 15.340 metër katror.
Kjo sipërfaqe është shitur për 14 mijë euro.
Për këtë pronë, është lëshuar certifikata e pronësisë më numër serie 967224 datë 27.02.2015. Kartela e pasurisë së paluajtshme është nënshkruar regjistruesi Jurgis Çyrbja po në të njëjtën datë. Gjithashtu në kontratën e shitblerjes thuhet se shitësit janë bashkëpronarë të pasurisë së paluajtshme.
Me 22.10.2015, Gjykata e Apelit me trupë gjykuese Hysni Demiraj, kryesues dhe anëtarët Metush Saraçi dhe Valdete Hoxha, kanë lëshuar urdhrin e ekzekutimit të vendimit civil numër 2969 të datës 15.07.2014.Ndërkaq kjo çështje ndodhet ende në proces gjyqësorë.
Avokati i Popullit po kërkon që sipërfaqja e ranishtes të kthehet në pronësi të shtetit. Avokatura e Shtetit është investuar në procesin civil ku trashëgimtarët e R.H, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit numër 484, datë 22.07.1990 të ish KKKP, Durrës, kthimin e lirë të sipërfaqes 108.700 metër katror.
Avokatura e shtetit ka kundërshtuar në gjykatë pretendimin e ngritur, duke provuar me prova zhvendosjen e pronës nga fshati Likmetaj, në bregun e detit në fshatin Draçan. Për më tepër i njëjti institucion ka depozituar pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, kallëzim ndaj ekspertit të thirrur nga Gjykata për kryerjen e akt eskpertimit të rremë. Avokatura e Shtetit ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë dhe është në pritje të shqyrtimit të kësaj çështjeje.
Pëllumb Petriti dhe tre zyrtarë të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të pronave në Vlorë u gjetën fajtorë dhe u dënuan 9 vjet burg për tjetërsimin e 150 hektarëve në bregdenin e Zvërnecit.
Shkruan Jerola Ziaj
Gjykata e Vlorës shpalli fajtorë të martën biznesmenin Pëllumb Petriti dhe tre punonjës të agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Vlorë , për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës. Çështja në ngarkim të tyre filloi pas një denoncimi në vitin 2010 për falsifikimin dhe tjetërsimin të 150 hektarëve tokë në zonën e Zvërnecit.
Gjykata e dënoi biznesmenin Pëllumb Petriti – i përmendur edhe në çështje të tjera të tjetërsimit të pronave në bregdetin e jugut, 3 vjet burg, ose 1.4 vjet më shumë nga sa kishte kërkuar prokuroria në pretencë.
Ndërkohë trupa gjykuese dënoi po ashtu me 2 vjet burg edhe Petro Pulerin, ish drejtor i zyrës së kthimit dhe kompensimit të pronave në Vlorë.
Klodian Jahaj, ish- përgjegjës i sektorit juridik në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe aktualisht nëndrejtor i Hipotekës së Vlorës u dënua gjithashtu me dy vjet heqje lirie, ndërsa specialistja në zyrën vendore të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Mirjam Isufaj u dënua me dy vjet burg, por me vendim të pezulluar me kusht.
Avokatët e të akuzuarve thanë se vendimi ishte i padrejtë dhe do të kërkonin pafajësi në Gjykatën e Apelit. Një prej tyre Enkes Hysendhima, i cili vetëm disa ditë më parë mori pafajësinë për një akuzë të ngjashme, i tha BIRN se vendimi ishte i padrejtë dhe se nuk ishte bërë ekspertim për hartën e pronës e cila sipas vendimit të gjykatës është e falsifikuar.
Por prokurori i çështjes Kledjan Llohja i tha për BIRN se akti i ekspertimit nuk ishte i nevojshëm. “Nuk ka qënë i nevojshëm akti i ekspertimit teknik, pasi falsifikimi ka qënë i dukshëm,” tha ai.
Ndërkohë vetë i dënuari Petriti në një komunikim me telefon i tha BIRN se ai nuk kishte përfituar pronë dhe ishte thjeshtë përfaqësues i një familjeje, ndërsa akuzoi gjykatën se kishte interesa të tjera. “Gjykata vendosi mbi atë që kërkoi prokuroria dhe është e kuptueshme se këtu ka interesa të tjera, kështu është kur nuk u jep para”, akuzoi Petriti.
Avokatët po ashtu akuzuan prokurorin e çështjes se kishte konflikt interesi, pasi kishte pushuar më parë një çështje ndaj kallëzueses së Petritit dhe të dënuarve të tjerë. Por Llohja mohoi akuzat. “Kam zero konflikt interesi me palët e përfshira. E kam marr çështjen (kur ishte) në fazën e gjykimit,” tha ai.
Kjo është çështja e dytë për falsifikim dhe tjetërsim prone në bregdet, që gjykohet brenda pak javësh në Gjykatën e Vlorës.
Çështja tjetër ajo ku i akuzuar ishte edhe Enkes Hysendhima, avokat i Petritaj, u mbyll me dënimin varrmihësit Rajmond Mëzi me 18 vjet burg për falsifikimin e pronësisë së 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve të tjerë në Zvërnec.
Lefter Gjergji, i cili akuzohej për tjetërsimin e 33 hektarëve tokë në Palasë u dënua me 16 vjet burg. Ish-punonjësja e hipotekës, Blerina Dhrami u dënua me 6 vjet burg ndërsa arkivistja e gjykatës së Vlorës, Donika Besimaj me 3 vjet burg.
Avokati Enkes Hysendhima, i cili akuzohej nga Prokuroria e Vlorës si një ndër protagonistët e falsifikimit të tokës u shpall i pafajshëm nga trupi gjykues. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg.
Ndërkohë edhe tre të dënuarit e tjërë në këtë çështje akuzohen edhe në disa raste të ngjashme dhe janë gjykuar disa herë për të njëjtën vepër.
Abuzimet me pronat në bregdet është kthyer në çështje dite në vend, ndërsa dhjetra persona përfshirë zyrtarë të lartë, janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë nga Velipoja në Sarandë./BIRN