Problematika

Analiza: Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit

Sa herë që qytetet europiane goditen nga ndonjë sulm terrorist islamik, gazetat më me peshë të kontinentit ndizen në debate se çfarë mund ta ketë shkaktuar.

Disa pyesin nëse shtetet Europiane duhej t’i ishin përgjigjur ndryshe pakënaqësive të pakicave myslimane: ndoshta duke u ofruar hapësirë më bujare ndryshimeve të tyre kulturore; të tjerë thonë se ndoshta duhej t’ua kufizonin më shumë.

Edhe kur është e qartë që Islami nuk është një faktor domethënës në Europë, diskutimet vazhdojnë.

Bisedës i është bashkuar një nga njohësit më të mirë të Islamit europian në Amerikë, duke dhënë argumente shumë interesante.

Për t’iu përgjigjur atyre që thonë se terrorizmi ka të bëjë me islamin, studiuesi amerikan Jonathan Laurence argumenton në një artikull për “Franfurter Allgemeine Zeitung” se problemet që vijnë nga islami i sotëm janë pasojat e një gabimi që perëndimi e ka bërë gati 100 vite më parë.

Në verën e vitit 1916, qeveria britanike dhe aleatët e saj nisën të ushqejnë një revoltë arabe kundër autoriteteve politike e shpirtërore otomane.

Kjo çoi në marrjen e Jerusalemit, nën drejtimin britanik, dhe u hoqi kontrollin otomanëve nga vendet e shenjta, që nga Levanti e deri në Arabi.

Për të zëvendësuar otomanët, britanikët mbështetën dinastinë Hashemite, e cila vazhdon të sundojë edhe sot në Jordani.

Por përfituesit më të mëdhenj ishin familja mbretërore saudite, të cilët morën Mekën dhe Medinën në vitin 1924.

Sipas z.Laurence, profesor në Boston College, kjo ngjarje i dha fund dekadave të tëra gjatë të cilave kalifati (një institucion me rol shpirtëror të cilin otomanët e kishin kombinuar me autoritetin botëror të sulltanit, deri në vitin 1922) e kishte ndikuar islamin botëror në mënyrë pozitive. Jo vetëm brenda mbretërisë osmane, por edhe më tej.

Kalifati drejtohej nga një rrjet ndërkombëtar studiuesish, predikuesish dhe gjykatësish. Siç tregohet nga Halil Inalcuk, një historian otoman që vdiq në vitin 2016, pushteti i sulltanit ndaj kalifatit ka ndryshuar shumë gjatë kohëve: disa sulltanë arrinin t’i vinin nën kontroll studiuesit myslimanë, të tjerë jo.

Por roli shpirtëror i këtij institucioni ishte domethënës në të gjithë botën, sidomos gjatë shekullit të 19-të dhe fillim-shekullit të 20, kur ishte i pranuar nga rreth 100 milionë myslimanë që jetonin nën sundimin britanik (në Azinë e Jugut) dhe nën sundimin holandez (Indonezia e sotme).

Siç shkruan shkrimtari turk Mustafa Akyol, ndikimi i kalifatit mbi myslimanët në Azinë e Paqësorit ka dhënë përfitime për vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Abdulhamid II, (ai që shihni në foton e lajmit), sulltani i fundit otoman, i bindi myslimanët e ishujve Filipine që të pranonin pushtetin amerikan në arkipelagun e tyre.

(Të tjerë kanë kujtime të hidhura nga ky sundimtar. Armenët e quajnë fajtor për vrasjen e dhjetëra mijëra bashkatdhetarëve në vitin 1895.)

Pikërisht sepse kalifati otoman i tërhiqte shumë popujt e pushtuar nga europianët, fuqitë perëndimore bënë çmos për t’ia sabotuar pushtetin.

Që nga viti 1879, diplomacia britanike është përpjekur vazhdimisht ta heqë qendrën shpirtërore të islamit nga turqit e ta kalojë te arabët. Holandezët i detyruan myslimanët e tyre që të mos i referohen kalifatit gjatë lutjeve.

Francezët patën më shumë sukses. Ata reklamonin qendra të tjera shpirtërore për myslimanët e tyre në Algjeri e Marok.

Kalifati vazhdoi të kontrollonte Afrikën e Veriut vetëm për shkak të kontrollit që kishin otomanët në Libi.

Por kur nacionalistët laikë të Turqisë u përpoqën ta rrëzojnë kalifatin në vitin 1924, përpjekjet e tyre u lehtësuan shumë nga fakti që fuqitë europiane kishin dekada që e sabotonin punën e zyrës së shenjtë.

Sipas z.Laurence, rrëzimi i kalifatit të vjetër krijoi një boshllëk që është mbushur vazhdimisht gjatë shekullit pasardhës nga drejtues shumë më të errët, që nga ajo kohë e deri te Abu Bakr al-Bagdadi i sotëm, drejtuesi i ISIS-it

Edhe kur ata ndalojnë së prodhuari urrejtje kundër perëndimit, rrjete të tjera ekstremiste, që nga

Pakistani e deri në Arabinë Saudite, kanë zëvendësuar me ashpërsi tonin e butë fetar që kishin vendosur kalifët otomanë, të cilët ishin gjithashtu njohës të artit dhe muzikës perëndimore.

A është kjo diçka më shumë se thjesht një detaj interesant i historisë? Po, është më tepër se aq, sipas z.Laurence.

Është naivitet të mendosh se islami i sotëm Europian mund të qëndrojë i ndarë nga vendet ku islami mbizotëron shoqërinë. Në një mënyrë a një tjetër, myslimanët në Europë do të vazhdojnë të preken nga idetë që vijnë nga vendet që kontrollohen nga feja.

Qeveritë e sotme europiane kanë nevojë ta kuptojnë me imtësi të sofistikuar se si funksionon ndikimi i tyre, dhe, mbi të gjitha, të kuptojnë rreziqet që krijohen në mënyrë të paqëllimshme.

Duke mbështetur njëanshmërisht vetëm një rrymë kulturore apo teologjike, ata mund të lënë hapur rryma të tjera, shumë më të rrezikshme.

Analiza: Terrorizmi i sotëm islamik në Europë, pasojë e gabimit 100-vjeçar të Perëndimit Read More »

Ish-kreu i operacionit: “Fundi i Marrëzisë”, një show. Bixhozi u përhap më shumë

Ish-drejtuesi i policisë dhe operacionit “Fundi i marrëzisë”, Ismail Elezi rrëfen për Top Channel përplasjet për goditjen e lojërave të fatit. Ish-drejtori Kundër Krimit Ekonomiko-financiar u shkarkua nga detyra në mes të operacionit, i cili sipas tij kishte vetëm një qëllim.

“Debati që kam pas me ministrin dhe Drejtorin e Përgjithshëm ishte se duhet të mbyllnim çdo aktivitet, i thash nuk mund të kryejmë veprime arbitrare. Por kush ishte qëllimi dhe për këtë e them me përgjegjësi të plotë, qëllimi ishte që i gjithë aktiviteti i lojërave të fatit të monopolizohet nga 2-3 persona. Përgjegjësi për këtë ishte vetëm një, Saimir Tahiri”, deklaron ai.

Sipas Elezit, situata sot është me keq se para operacionit fundi i marrëzisë.

“Jo vetëm që ka një shtrirje shumë më të gjerë, por nëse më parë kishte subjekte që operonin për vete, sot janë vetëm 2-3 persona, çohen 6 deputetë dhe kërkojnë shtyrje dhe Parlamenti e miraton dhe loja vazhdon”, vijon ish-drejtori i Krimit Ekonomik.

8 muaj nga skadimi afatit për zhvendosjen e lojërave të fatit, nga vëzhgimi në terren rezulton se pika bastesh dhe kumari mund të gjesh pranë shkollave, por edhe institucioneve të kultit, jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të vendit.

Ish-kreu i operacionit: “Fundi i Marrëzisë”, një show. Bixhozi u përhap më shumë Read More »

Tensionet në kulm, gati për luftë. Dy shtetet afër Shqipërisë që po tmerrojnë botën

Kane arritur ne kulm tensionet mes Turqisë dhe Greqisë. Mediat greke i kane quajtur aspak të përshtatshme deklaratat e Ankarasë e cila thotë se Imia është territor turk.

turkish_boat

“Imia, ujërat rreth tyre dhe hapësira ajrore mbi ta janë ekskluzivisht nën sovranitetin turk”, citojnë mediat greke një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

E sipas tyre, Turqia i tejkaloi limitet pasi Ministria e Jashtme turke, për herë të parë në një deklaratë me shkrim, tha se Imia është nën sovranitetin turk. Kjo deklaratë vjen pas raportit të KE mbi kursin e pranimit të Turqisë në Bashkimin Evropian

Por sot ka reaguar edhe ministria e Jashtme greke, duke iu përgjigjur kështu:

“Sovraniteti i Greqisë mbi Imian është i qartë dhe i padiskutueshëm sipas Traktatit të Lozanës të vitit 1923, Marrëveshjeve Italo-Turke të vitit 1932 dhe Traktatit të Parisit të vitit 1947”.

“Ndërsa Bashkimi Evropian i bën thirrje Turqisë të respektojë të drejtën evropiane, ajo përgjigjet me një deklaratë provokuese, duke përsëritur një qëndrim të paligjshëm, duke injoruar faktin se statusi ligjor i Egjeut është plotësisht i garantuar me të drejtën ndërkombëtare”, vijon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Tensionet në kulm, gati për luftë. Dy shtetet afër Shqipërisë që po tmerrojnë botën Read More »

Disa gjyqtarë e prokurorë, dyshohen si përfitues të paligjshëm të tokave në bregdetin e Vlorës

Njësia Task Forcë në Policinë e Shtetit identifikon afro 100 hekarë tokë me probleme dokumentacioni në vijën bregdetare të Vlorës.

Në hetim 7 persona, zyrtarë dhe përfitues të pronave. Nga hetimi rezulton se kanë mangësi përsa i përket pronësisë.

Task forca ka analizuar të gjitha veprimet e kryera në 16 vite nga personat nën hetim

Dhjetëra pronarë të ligjshëm kanë depozituar ankesa te platforma e bashkëqeverisjes. Ndërkohë burime policore kanë shprehur dyshime se disa nga përfituesit e paligjshëm janë edhe zyrtarë të lartë në fushën e drejtësisë, si gjykatës apo prokurorë./ora news

Disa gjyqtarë e prokurorë, dyshohen si përfitues të paligjshëm të tokave në bregdetin e Vlorës Read More »

Kujdes se çfarë blini në treg . Këto lodra po vrasin fëmijët tuaj

Dyzet e dy produkte të identifikuara në tregjet e vendeve të ndryshme të BE-së janë një rrezik për shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, ka njoftuar sistemi paralajmërues “RAPEX” (Rapid Alert System for dangerous non-food products).

Këto produkte, figurojnë edhe në tregun shqiptar dhe kërcënojnë drejtpërsëdrejti shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve.

Produktet e pasigurta me burim Kinën, vitin e kaluar kanë patur një normë 52.4 për qind në mesin e të gjithë produkteve të dëmshme në vendet e Bashkimit Evropian.

Sistemi paralajmërues “RAPEX”, i cili kryen detyrën si “sistemi i komunikimit të produkteve të rrezikshme jo ushqimore” mes vendeve të BE-së ka publikuar raportin e tij për vitin 2017.

Sipas raportit, nga të gjitha njoftimet për produktet e pasigurta për vitin e kaluar 53 për qind e tyre e kanë përbërë produktet prodhim nga Kina dhe Hong Kongu, ndërsa 26 për qind prodhim nga vendet e BE-së.

Numri i “produkteve të rrezikshme” në BE është rritur me 8 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në shifrën 2.201, ndërkohë që numri për produktet me origjinë nga Kina është regjistruar të jetë 1.155 si dhe për produktet prodhim europian në 413, shkruan AA.

Ndër të tjera theksohet se 29 për qind të produkteve të rrezikshme e përbëjnë lodrat, 20 për qind mjetet motorike dhe 12 për qind produktet e tekstilit. Po ashtu bëhet e ditur se 29 për qind të produkteve të pasigurta kanë mundësinë të shkaktojnë lëndime, dhe 22 për qind e tyre reaksione kimike. Për më shumë info mund të shikoni në faqen zyrtare.

https://ec.europa.eu/consumers/consumers_safety/safety_products/rapex/alerts/?event=main.ëeeklyOvervieë&ëeb_report_id=2832&Year=2018

Ja disa nga lodrat që janë konsideruar sit ë rrezikshme dhe mund të gjenden edhe në Shqipëri.

 

    

Kujdes se çfarë blini në treg . Këto lodra po vrasin fëmijët tuaj Read More »

Vlora zë vendin e parë për shpërthime makinash, ja sa raste regjistrohen

Shkojnë në tetë rastet e e rregjistruara gjatë këtij viti sa i përket shpërthimit të automjeteve në Vlorë. Rasti i parë i rregjistruar këtë vit i përket muajit shkurt dhe pikërisht datës 2 shkurt të vitit 2018.

Automjeti tip benz mercedez në pronësi të shtetasit Ilirjan Yzeiraj shpërtheu pasi ishte vendosur një sasi tritoli,ku automjeti ishte parkuar pranë banesës së tij në fshatin Kaninë ,vetëm disa km larg qytetit.

Ndërsa rasti i dytë u rregjistrua ,në datë 25 mars,teksa një automjet tip benz mercedez shpërtheu në autostradën Vlorë-Levan,në këtë rast djegia ishte për shkaqe aksidentale.

Ndërkohë rasti i tretë u rregjistrua të shtunën,data 7 prill,në banesën e Everest Mecorapaj,ndërsa djegia e makinës u quajt e qëllimshme nga policia.

Dy rastet e fundit u rregjistruan gjatë natës së 9 prillit në qytetin e Vlorës dhe fshatin Bishan të Vlorës.Raste të shtuara dhe një situatë alarmante sa i përket shpërthimit dhe djegies së automjeteve në qytetin e Vlorës.

Vlora mban vendin e parë për rastet e tilla,një problematikë shqetësuese,ndërkohë që nuk ka asnjë rast identifikimi apo arrestimi të autorëve nga policia. Tre makinat e fundit i perkasin ditës së sotme 14 prill, dy në Vlorë dhe një në fshatin Bishan.

Vlora zë vendin e parë për shpërthime makinash, ja sa raste regjistrohen Read More »

Vazhdojnë problemet për shqiptarët, çmimet e të gjitha ushqimeve janë rritur

Rritja e çmimeve në grupin e artikujve ushqimore me 3.1 për qind në muajin mars ka qenë me e larta ndër të gjitha grupet e artikujve të tjerë të shportës së mallrave të konsumit.

INSTAT raportoi sot se në mars 2018 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2,0 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,1 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit. Rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,18 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,45 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Mobilje, paisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë”, “Shërbimi arsimor” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Çmimet e grupeve “Argëtim dhe kulturë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin Mars 2017, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,2 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,8 %, “Transporti” me 1,3 %, “Komunikimi” me 1,0 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Shërbimi arsimor” me 0,6 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,5 %, etj.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 15,4 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 7,7 %, “peshk” me 4,4 %, etj. Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” u ulën me 0,8 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është +0,3 %. Krahasuar me muajin Shkurt 2018 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 1,0 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, etj.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” shënuan një ulje prej 0,9 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 %./Monitor

Vazhdojnë problemet për shqiptarët, çmimet e të gjitha ushqimeve janë rritur Read More »

E gjithë bota në alarm: Mos i prekni kuponat tatimorë me dorë, kanë helm!

Një studim i fundit ka vënë në alarm njerëzit në gjithë botën për shkak të kuponave tatimorë.
Thuhet se 90% e tyre përmbajnë kimikate të cilat janë shkaktarë për autizmin, diabetin, kancerin dhe një sërë sëmundjesh të tjera.

Kuponët përmbajnë substanca kimike si Bisphenol A (BPA) dhe Bisphenol S (BPS), të cilët reagojnë me receptorët e hormoneve të estrogjenit dhe tiroides.

Ky kontakt i rrezikshëm bëhet shkak për infertilitetin, autizmin, obezitetin, lindjet e parakohshme dhe fillimin e hershëm të pubertetit. BPA dhe BPS i shtohen faturave për ta bërë shkrimin më të errët pa qenë nevoja të përdoret bojë, madje gjenden edhe në shishet plastike të produkteve për bebe.

Administrata Amerikane e Ushqimit e ka ndaluar rreptësisht që BPA-ja të përdoret në produktet për bebe, ndërsa Komisioni Europian do të ndalojë që kimikati të shtohet tek faturat pas vitit 2020.

Normalisht që nuk ju këshillojmë të mos e merrni kuponin, por derisa Komisioni Europian të marrë masa, mundohuni ta prekni me një qese ose letër dhe shmangni kontaktin me produktet ushqimore.

E gjithë bota në alarm: Mos i prekni kuponat tatimorë me dorë, kanë helm! Read More »