Politike

6-mujori i dytë me arrestime VIP

Burime shumë të besuara pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme thanë për “Koha Jone” se ndëshkimi i krimit të organizuar do jetë prioritet këtë 6-mujor të këtij viti, por pa harruar edhe luftën ndaj korrupsionit. Megjithatë prioritet maksimal këto muaj do jetë arrestimi dhe nxjerrja para drejtësisë e grupeve kriminale të rrezikshme. Por në disa raste ka përgjime dhe fakte se një pjesë politikanësh janë përgjuar në biseda telefonike apo në takime me këto elementë kriminalë, çka do të çojë në hetime të këtyre emrave VIP nga politika. Dhe priten surpriza, thonë të njëjtat burime. Nuk specifikuan emra konkretë, për arësye hetimi, por me një garanci gati absolute pohuan se do ketë supriza nga lidhje e botës së krimit me politikën. Në qershor këto dosje të stërmbushura do t’ia kalojnë BKH dhe SPAK-ut.

Akuza e opozitës ndaj kryeministrit Rama se po mbyll dosjen e ish-ministrit Tahiri si dhe po bën çdo tentativë për të shpëtuar disa ish-ministra apo ministra nga hetimi e arrestimi, e komplikon shumë besueshmërinë e këtyre arrestimeve. Por të njëjtat burime thanë për “Koha Jone” se “por kur të dalin përgjigjet e disa opozitarëve, çfarë do të flasin?!”.

Në qershor mendohet se do jetë ngritur edhe SPAK-u dhe BKH, organe të cilat do kenë shumë punë gjatë sezonit veror. Nga qershori deri në dhjetor të këtij viti mendohet nga burimet në fjalë se do jetë mbyllur “plani i arrestimeve” për këto pesë vite!

Në dhjetor edhe FBI do shkojë për pushime në SHBA!

6-mujori i dytë me arrestime VIP Read More »

Miratohet pr/ligji për bursën e energjisë. E vërteta e votës ‘pro’ të 5 deputetëve të LSI

Kuvendi ka miratuar me shumicë votash pr/ligjin mbi bursën e energjisë. Pro draftit të paraqitur votuan 79 deputetë, 27 kundra dhe një abstenim.

Në lidhje me këtë votimin e këtij pr/ligji u raportua se 5 deputetë të LSI-së, Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti, Shezai Rrokaj, Nasip Naço dhe Viktor Tusha kishin votuar pro, në parim.

Përfaqësuesit e LSI kanë votuar pro vetëm në parim për pr/ligjin, pasi në votimin në tërësi të tij, votat e kësaj force politike kanë qenë të gjitha kundër ose abstenim. Ndërkohë në lidhje me 5 votat pro në parim të ligjvënësve të LSI-së, sqarohet se kjo forcë politike nuk ka qenë në parim kundër ligjit.

Në fjalën e mbajtur në Parlamenet, deputeti i LSI-së Nasip Naço kur foli për këtë ligj tha se ishte një nismë e duhur, por e vonuar dhe me shumë pak qartësi ligjore.

Miratohet pr/ligji për bursën e energjisë. E vërteta e votës ‘pro’ të 5 deputetëve të LSI Read More »

Konsultat për Greqinë, valle presidenciale në “gojën e ujkut”

Më lejoni të huazoj një sllogan nga ata të kohës së xhaxhit, për të përshkruar “maskaradën” në të cilën është përfshirë institucioni më i lartë në vend, Presidenti i Republikës.

Ditën e sotme, mësuam se Ilir Meta paska vendosur që të konsultohet me paraardhësit e tij, Sali Berisha dhe Bujar Nishani, në lidhje me qëndrimin që do të mbajë mbi negociatat në vazhdim midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Lëmë mënjanë faktin se paraardhës të nxjerrë nga lista e konsultimeve janë edhe Alfred Moisiu, Rexhep Mejdani dhe Bamir Topi, të cilët gjithashtu mund të kenë mendime të vyera.

Por, të pyesësh Sali Berishën mbi çështjen e detit është njësoj si t’i kërkosh një vrasësi të shkojë në vendin e krimit. Një valle e shëmtuar presidenciale “në gojën e ujkut”, atij ujku që kur ishte në pushtet, me vullnet të plotë shqeu kufijtë e detit, të cilët i ofroi në pjatancë të artë në altarin helen.

Mënyra se si ka nisur ky konsultim presidencial mbi detin është një ogur i keq për të ardhmen e negociatave, të cilat paragjykohen që në fillim.

Kushtetuta, në fakt në asnjë rast nuk e përjashton Presidentin nga qënia pjesë e negociatave të tilla, ndaj ky spektakël selektiv mund të bëhet vetëm për një qëllim të vetën, një shou mediatiko-politik për të damkosur përpjekjet e qeverisë që në gjenezë.

Thënë këtë, ajo që dimë ne sot për marrëveshjen është ende e vakët. Në Greqi, mediat greke denoncojnë qeverinë e tyre sepse marrëveshja që po ngjizet për ta është shumë më pak e favorshme se ajo e 2009-s.

Grekët klithin se zonat naftëmbajtëse Jon 1 dhe 2 po i kalojnë Shqipërisë, se kufiri verior rreth ishujve Othonoi dhe Mathraki po shtyhet nga një far që ata kishin sajur në veri, për t’u vënë si ledh ndarës mes ishujve dhe shelfit tonë kontinental. E gjithashtu parimi i barazlargësisë dhe delimitimi i ujrave pranë ngushticës së Korfuzit duket se po ndodhin jo ashtu siç grekët e kishin imagjinuar.

Megjithatë, ndonëse ende marrëveshja nuk ka marrë formë zyrtare, kreu i shtetit ka vendosur të konsultohet sot me dy paraardhës, të vetmit prej të cilëve e kanë mbështetur marrëveshjen e turpshme të 2009-s, në të cilën Shqipëria falte gjithçka, për të marrë mbrapsht, më falni për eksplicititetin, një mut!

Një shprehje thotë se rrugët e Ferrit janë të shtruara me kalldrëmin e qëllimeve të mira. Një konsultim mbi Detin në vetvete do të ishte diçka e mirë, por në këtë formë, “maskarada” e sotme presidenciale i shërben vetëm interesave politikë të momentit, e asgjëje më shumë se kaq.

Njeriu që pak javë më parë i dorëzoi nënshtetësinë Janullatosit prej kohësh ka mbështetur një përmirësim të marrëdhënieve me Greqinë, duke qenë i vetmi politikan i lartë shqiptar që ka vizituar Athinën zyrtarisht gjatë viteve të fundit, siç ishte vizita e tij në funksionin e kryetarit të Kuvendit në tetor 2016.

Megjithatë, mesa duket, kur marrëdhëniet më të mira vendosen në peshore ndaj oportunizmit politik, është kjo e dyta që triumfon.

Ilir Meta, edhe një herë më shumë po e tregon veten sot një “kafshë politike”, pa dyshim me instikte të admirueshme, por aspak një figurë që përfaqëson kombin e aq më pak, unitetin e tij.

Për ata që kanë kujtesë të dobët, e njëjta ndodhi edhe kur bashkëshorti i “tredhur” nga funksionet në LSI denoncoi një vit më parë Deklaratën e Tiranës që bëri bashkë liderat e Maqedonisë, për herë të parë në histori, rreth një qëllimi të përbashkët mbarë-kombëtar.

Ndaj, takimi i sotëm është vetëm një estradë. Një estradë, ku për fat të keq, edhe një herë më shumë, dy prej figurave më të rëndësishme politike të tranziconit, plus një i tretë i ftuar sa për numër (Nishani), bien dakord për të sakrifikuar interesat kombëtarë për hir të interesit të ngushtë personal.

Konsultat për Greqinë, valle presidenciale në “gojën e ujkut” Read More »

Rama komenton videoskandalin në PD, e flliq fare Berishën për Salianjin

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar për herë të parë gjatë seancës së sotme parlamentare për videoskandalin në PD.

Rama ka ironizuar Berishën, i cili ndërkohë mbante iPad në dorë.

“Sali kujdes se do të filmojnë dhe pale ca po na nxjerr, unë nuk të them kot.  Kujdes, se ti je i çuditshëm ti ku nuk futesh, aman se na morët fytyrën. Kujdes se ke kamera, aman të keqen”.

Berisha i tregoi ndërkohë fotomontazhin me tre fotot e Ramës që ishte duke parë.

“A në rregull, fotot e mia, ok, vazhdo, por kujdes ata lart, aman. Se ti mund të flasëh në emër të Llakajt, se Agroni ka punë, vetëm kudes ata lart, të lutem”- tha Rama.

Rama komenton videoskandalin në PD, e flliq fare Berishën për Salianjin Read More »

Berisha zbulon bisedën me Xhorxh Bush: Të gjithë u shtangën kur më tha…

Ish-kryeministri Berisha ka zhvilluar një intervistë mbrëmjen e sotme në emisionin “Përballë” nga Lutfi Dervishi në TVSH ku ka folur për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës në BE.

Berisha gjithashtu ndau me teleshikuesit momentet e takimit me ish-presidentin e SHBA Georg Bush gjatë vizitës së tij në Shqipëri si dhe tregoi bisedën për Kosovën që konsumuan së bashku.

“Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti’ Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin….”, tha Berisha.

PYETJE: Zoti Berisha 10 vjet më parë, në fjalën e përshëndetjes me rastin e pavarësisë së Kosovës mes të tjerash keni thënë se mirënjohja më e madhe për miqtë dhe aleatët që bënë të mundur këtë, është përqafimi i vlerave perendimore. 10 vjet më pas e ka bërë shoqëria shqiptare këtë përqafim?

Shoqëria shqiptare është shoqëria me trashëgiminë më të vështirë të të gjitha shoqërive në Europë. Shoqëria shqiptare trashëgon totalitarizmin më të egër, aparteidin dhe segregacionin në Kosovë, dhe pastaj duhet të pranojmë ndikimin e fuqishëm të Perandorisë Osmane. Pra, po ta shohim në këtë aspekt, rilindasit shqiptar dukeshin si ishuj apo si far në një det që ishte i ndryshëm nga psikologjia. Mund të themi një shoqëri, e cila dominohej në tërësinë e vetë nga feudalë me disa zhvillime të kapitalizmit por si sistem feudal të llojit otoman dhe jo të llojit të vendeve perendimore të cilat i kishin pranuar me kohë. Kështuqë shoqëria shqiptare, ata që e gjykojnë me shumë padurim duhet të kenë parasysh një gjë, që kjo shoqëri ka hipotekën më të hidhur, më të vështirë për ta kapërcyer.

A po bën përpjekje në këtë drejtim? Të mëdha pa diskutim, dhe po bëhen përpjekje të mëdha për ta kapërcyer, edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Por, a ka arritur në pritshmëritë? Jo nuk ka arritur në pritshmëritë dhe mundësitë që ka patur. Historikisht po të shohim, tendenca jonë për të fajësuar të huajt, që nuk është vetëm e jona është e Ballkanit në tërësi, në të vërtetë fsheh dhe maskon problematika të mëdha tonat të brendshme.

PYETJE: Mendon se duhej bërë më shumë gjatë këtyre 10 viteve?

Mendoj se mund të bëhej më shumë, mendoj se Kosova ka bërë shumë gjatë këtyre viteve në rrafshin ekonomik. Dua të theksoj këtu se nëse ne, në katër vitet e para liri, për shkak të një rraskapitje të tmerrshme e të gjithanëshme nga 46 vite diktaturë, arritëm të ndërtonim gjithsej 6 km autostradë Tiranë – deri të Ura e Limuthit, Kosova në 5 vitet e para të saj ndërtoi autostradën Ibrahim Rrugova, ndërtoi dhe rindërtoi mbi 120 mijë banesa të rrënuara, të djegura e të shkatërruara nga lufta. Ndërtoi dhe rindërtoi dhe Kosovën në tërësi e ngriti në këmbë.

PYETJE:…më shumë dhe falë ndihmës së diasporës
Falë ndihmës së gjithanëshme edhe të komunitetit ndërkombëtar se u bë konferenca dhe u dhanë miliarda por edhe falë përdorimit me efiçencë të saj. Kosova gjithashtu këto 10 vite ka arritur disa suksese në drejtim të procesit të integrimit europian, me një afrim më të madh. Pra progresi është i pamohueshëm. Natyrisht hapësirat e këtij progresi janë qartësisht më të mëdha. Veçanërisht zhvillimet e dy tre viteve të fundit mendoj se kanë qënë të pafavorshme për Kosovën.

PYETJE: Këtu keni parasysh luftën e brendshme politike?

Luftën e egër të brendshme politike. Pavarësia është proces për tu ndërtuar. Pasi e shpall, të duhen lumenj djerse dhe suksesesh pune për ta ndërtuar. Liria është për tu ndërtuar.

PYETJE: Duket sikur liderët, të cilët kanë mandatin për ta çuar Kosovën përpara, me betejën e brendshme politike kanë stopuar vullnetin e popullsisë atje për të bërë përpara.

Nuk besoj se atë e kanë stopuar liderët. Sigurisht ata kanë përgjegjësitë e tyre por është një problem më i gjërë, problem i elitës së shoqërisë. Eshtë një problem, për fat të keq në Kosovë, i veprimit permanent të faktorit Beograd, i cili merr vetvetiu epërsi sa herë që Kosova shkon drejt një gjysëm bllokimi, dhe ndihmohet aktivisht nga Tirana sa herë që kreu i ekzekutivit të Tiranës mban qëndrime paternaliste ndaj Kosovës.

PYETJE: Si duhet të jetë raporti i Shqipërisë me Kosovën? Dy shtete vëllezër, shteti amë?

Dy shtete vëllezër me lidhje të pakufishme. Gjëja e fundit që duhet të bëjë Shqipëria është të marrë protagonizëm, të marrë paternalizëm ndaj Kosovës sepse kjo është jashtëzakonishte e dëmshme për kosovën dhe interesin kombëtar në tërësi. Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin problemet e tyre. Eshtë Serbia përgjegjëse, që me Mitrovicën e Veriut, me mos zbatimin e marrëveshjeve etj etj. Por ky ballafaqim duhet të jetë shtet me shtet, kryeqytet me kryeqytet.
PYETJE:kanë kaluar 10 vjet, a kishit menduar se dhjetë vjet më pas do të ishte ky niveli i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku duket se me shumë integrohet aty ku nuk kanë dorë administratat përkatëse…?

Jam dakort që ka një ngecje të madhe. Përveç fotografisë që u bë në pallatin e kongreseve, për fat të keq nuk mund të numërohet progres tjetër. Dhe këtu, gjykoj unë, është një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Kjo qeveri ka zero investim nga viti 2013 deri sot në drejtim të bashkëpunimit kombëtar. Cfarë mund të bënte kjo qeveri?

PYETJE: Katër zëvëndësministra i ka marrë nga Kosova..

Fasadë. Pse ça do të përfaqësojnë ata, Kosovën? E di kush e përfaqëson Kosovën? E përfaqëson projekti me hekurudhën.

PYETJE: ….atë mund ta kishim bërë kur bëmë rrugën..’
Jo s’kishim mundësi financiare…

PYETJE: ..sot është më keq me financat

Jo sot është më mirë. Të bëjnë projektin. Në atë kohë ne bëmë rrugë e projekt pothuajse njëkohësisht kurse sot katër vite s?është bërë asgjë. Ai duhet të bënte projektin. Sa bën projekti? Mund të kushtonte 10-15 mln por ama bënte projektin dhe fizibilitetin dhe jam i bindur se zbatimi i atij projekti është dhe do të gjejë financime pa asnjë vështirësi sepse ajo është hekurudha më fizibël e rajonit, nuk ka hekurudhë më fizibël. Një hekurudhë që ridimensionon portet e Shqipërisë dhe i bën ato portet më të mëdha të rajonit.

Një hekurudhë, e cila i jep Kosovës frymëmarrje më të madhe në det krahas autostradës. Pra le të bëjnë projektin për të treguar vullnetin por këta shkojnë e merren me fantazira dhe faktikisht ne jemi i vetmi vend që s’përfituam asgjë përveç zyrës së rinisë që është hapur këtu nga procesi i Berlinit. Pse, na diskriminuan? Jo diskriminuam veten. Po marrim doganat psh. Ne lamë gati kuadrin, çuam grupe, studiuam praktikën slloveno-austriake dhe e lamë gati për ta instaluar. Këta mblidhen, zotohen dhe nuk e bëjnë. Pse? Tirana thotë se na pengojnë oligarkët e Kosovës. E vërteta është se Kosovës nuk i kanë dhënë mundësinë për të hapur zyrën e doganës në Durrës. Mirëpo kjo pengon krijimin e hapsirës unike tregtare shqiptare.

Për hir të kësaj, absolutisht unë të njëjtat favore po pregatitesha ti jepja dhe Maqedonisë. Ne jemi vende të vogla, nëse na shohin si një treg i unifikuar atëherë thonë që është më mirë një treg 7 milionë se sa një treg 3 milionë banorë. Edi Rama ka bërë një bllokim të të gjitha iniciativave. Nuk ka një investim. Edhe rrugën e Shishtavecit, të gjithë pjesën shkëmbore e ndërtuam ne dhe lamë fondet që shkoi deri në Dragash, që në akt sdi në e kanë çuar apo jo në Dragash.

PYETJE: Ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës ju keni premtuar që porti i Shëngjinit do të jetë porti i Kosovës.

E kam premtuar por studime të mëvonshme kanë treguar se interesi Kosovës nuk është Porti i Shëngjinit por është Durrësi. Porti i Shëngjinit ka një ngushticë, bëhet edhe ai i madh por do investime shumë të mëdha ndërkohë që Durrësi është pothuajse i gatshëm. Dhe Durrësi, për shkak edhe të Porto Romanos, që ai mund të bëhet ndofta porti energjitik ndër më të mëdhenjtë në rajon, është leverdia më kryesore.

PYETJE: Për të shpallur pavarësinë e Kosovës, asaj iu desh nën presionin e ndërkombëtarëve të shënjonte kufirin me Maqedoninë. Për të marrë liberalizimin e vizave ka si kusht shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Në raport me Serbinë shikoni ndonjë cedim tjetër që duhet të bëj Kosova në mënyrë që të progresoj drejt anëtarësimit?

I vetmi qëndrim që duhet të mbajë Kosova ndaj Serbisë është që nuk duhet të pranojë asnjë metër katror lëvizje të kufinjve. Asnjë lloj pazari në kufi me Serbinë nuk duhet të bëj. Disa njerëz tregohen pak naivë kur thonë që janë vetëm tre komuna. Nuk janë tre komuna po është sherri. Serbia do me çdo kusht të mbajë sherrin me Kosovën për prespektivën e saj. Serbia duhet të njohë kufirin ndërkombëtar të Kosovës të cilin e ka shpallur komuniteti ndërkombëtar, e kanë njohur 120 vende dhe kjo është rruga.

Po të jetë puna për territore, Pazari i Ri ka qënë shqiptar në tërësinë e tij, por duhet ti lëmë këto tani. Tani duhet të merremi me kufinjtë ekzistues dhe të respektojmë njëri tjetrin.
PYETJE: Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës në një farë mënyre në rajon u bënë dy shetet shqiptare. A mund të quhet në një farë mënyre e rehatuar çështja e shqiptarëve në Ballkan?

Dy shtete shqiptare, por ky nuk ishte vullneti i shqiptarëve. Ideali i bashkimit të shqiptarëve është i përjetshëm. Kjo nuk mund të ketë mëdyshje për sa kohë shqiptarët i thonë vetes shqiptarë. Por, duke thënë këtë, nëse një zgjidhje maksimale nuk u arrit, mund të themi se u arrit një zgjidhje optimale e shkëlqyer. Kjo zgjidhje optimale, e dakortësuar me ata që luajtën rol përcaktues në këto procese, obligon shqiptarët ti qëndrojnë besnikërisht ligjit ndërkombëtar. Do thoni ju çdo bëhet me bashkimin kombëtar.

Bashkimi kombëtar duhet të imagjinohet vetëm si bashkim i dy vendeve sovrane, të lira, në dakortësi të plotë me partnerët që luajtën rol përcaktues, dhe natyrisht në një situatë ku fqinjët tanë albanofobë deri në palcë në qarqet e tyre, do çlirohen nga frika e shqiptarëve dhe do kuptojnë që një shtet shqiptar i bashkuar i trevave shqiptare nuk është një kërcënim për ta por është një shtet mik e bashkëpunues, paqeje dhe stabiliteti. Duke thënë këto them dhe që nuk është një proces i thjeshtë dhe nuk mund të merret si një proces i lehtë.

Ndaj duhet të ndjekim ndërtimin e lirisë, ndërtimin e demokracisë, ndërtimin e standarteve, proceseve integruese. Pra unë e parashikoj një proces të gjatë.

PYETJE: Që do të thotë që duhet të bëhen dy shtete të forta dhe pastaj të …

Dy shtete të forta e sovrane dhe pastaj të …

PYETJE: Mantra e diplomacisë shqiptare dhe në kohën e dy mandateve qeverisëse nga 2005 ka qënë që shqiptarët do ti bashkohen Brukselit. Me strategjinë e re të shpallur nga BE duket sikur shqiptarët po shkojnë me shpejtësi të ndryshme drejt Brukselit duke patur parasysh që në radhën e parë është Serbia dhe Mali i Zi, në radhën e dytë është Shqipëria, Maqedonia dhe pastaj Kosova. Dmth a i bashkon shqiptarët proçesi i zgjerimit?

Në fakt, aq sa i bashkon Brukseli shqiptarët mund ta realizojnë, po të kenë vullnetin e tyre, për një kohë shumë të shkurtër. Asgjë si pengon shqiptarët të njësojnë çdo ligj në të dy vendet.

PYETJE: Pse nuk është bërë kjo?
Asgjë si pengon shqiptarët të aplikojnë dyshtetësitë në të dy vendet. Asgjë nuk i pengon shqiptarët të aplikojnë standartin e BE në sistemin doganor. Asgjë nuk i pengon shqiptarët të njësojnë të gjithë sistemin e kurikulave në arsim etj. Pra, në këtë kontekst shqiptarët nuk duhet të shohin ëndrra në diell, duhet të punojnë për integrimin e tyre njëri me tjetrin duke ruajtur kufinjtë dhe institucionet si dy shtete të pavarura.

PYETJE: Dëshironi të ndani ndonjë moment memorie apo kujtese nga 17 shkurti i vitit 2008. Ka qënë data që u shpall pavarësia e Kosovës por ka qënë një proces i tërë i paraprirë që bëri të mundur që të mbërrihej në këtë pikë

Momenti që dua të ndalem ishte vizita e presidentit Bush dhe takimi me të në zyrën time, në të cilën ai, në prani të delegacionit tonë dhe delagacionit të tyre më kërkon ti thoja cilat ishin mendimet e mia mbi Kosovën dhe rajonin.

PYETJE: Më falni t’ju ndërpresë. Edhe gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me babain e Xhorxh Bush e njëjta bisedë është bërë në mos gaboj në lidhje me dinamikën e rajonit.

Gjatë takimit me babain e Xhorxh Bush biseda është filluar jo me Shqipërinë por me Kosovën. Ai mori një atlas ku u ul dhe pastaj më tha më fol pak tani për Kosovës dhe hapi atlasin dhe gjeti Kosovën në hartë.

PYETJE: Po me presidentin Bush gjatë takimit në Tiranë në 2007?
Bush mu drejtua haptaz duke më thënë si mendon, kur mendon ti për pavarësinë e Kosovës. Unë i thashë se vetëm pavarësia është zgjidhja dhe ja shpjegova. Pastaj mu kthye dhe më tha: kur thua ti’ Kur më tha kur thua ti, ç’është e vërteta anëtarët e delegacionit të tij u shtangën dhe po më shihnin….

PYETJE: …lidhur me problemin me Rusinë?

Jo me Rusinë e kishin zgjidhur ata. I kishte thënë në Berlin “Vladimir, Kosova do bëhet e pavarur, e kuptoj që ti sdo por Kosova do bëhet.” Por ai më pyet dhe më thotë kur. Ata menduan se unë do i thoja pas dy javësh dhe ra një heshtje e madhe. Unë i them: Zoti president, meqë ju e keni ndarë mëndjen unë u them që të merrni gjithë kohën që ju duhet për të arritur në një ujdi sa më të madhe të mundshme me partnerët sepse pjesën tjetër, pra udhëheqjen e Kosovës ata me këtë do jenë jashtëzakonisht mirënjohës kur t’i informojë, dhe ai më tha do ti informosh sa më shpejt. Ai e tha pastaj dhe në konferencë shtypi.

PYETJE: Të nesërmen keni shkuar në Kukës..

Po shkova në Kukës dhe ja u përcolla gjithë bisedën. Para kësaj, pati një lëkundje shumë të madhe, përveç Britanisë së Madhe, të fuqive të tjera europiane. Në mënyrë që edhe sot nuk kam arritur të gjej të të vërtetën. Por nëse në fundin e vitit 2004 e fillim 2005 kishte arritur një ujdi për pavarësi, dhe unë në opozitë por ama përfaqësues ndër më të rëndësishmit më kishin thënë që është e drejtë pavarësia dhe ne do të qëndrojmë, pastaj pati ndryshim shumë të madh përveç Britanisë së Madhe. A ishte kjo një influencë e fuqive Ruse, a ishte kjo një influencë e fuqishme e këtyre vendeve të BE që nuk kanë njohur Kosovën, nuk e kam marrë vesh qarte por pati një rënie dhe filluan neve në pushtet në 2005, të na thonë që nuk ka pavarësi.

Dhe ne thonim fjalët tona që ska zgjidhje pa pavarësi. Britanikët qëndruan. Pastaj Frank Uisner, një diplomat i jashtëzakonshëm, që shqiptarët i mbeten atij mirënjohës përjetë përsa i përket pavarësisë dhe në fakt ai nuk u lëkund kurrë nga ideja e pavarësisë. Ahtisari kishte botuar projektin. Projekti Ahtisarit ishte pranuar nga këta që tani po lekundeshin shumë.

PYETJE: Si e shikoni Shqipërinë dhe Kosovën në 10 vitet e ardhshme, pra në 2018?

Në 2028 Shqipërinë dhe Kosovën i shoh shumë më të bashkuara se tani, kam besim që hekurudha do bëhet, kam besim që doganat do të hiqen. Kosva tani ka ekonominëmë vibrante në rajon, ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon. shqiptarët do çlirohen nga kjo qeveri e cila është një lloj problemi shumë i madh qoftë në marrëdhënie me Kosovën qoftë në problemet e brendshme të zhvillimit. Kështuqë unë i shoh të shkëlqyera marrëdhëniet pas 10 vitesh.

Berisha zbulon bisedën me Xhorxh Bush: Të gjithë u shtangën kur më tha… Read More »

Publikohet videoja me biseda erotike : Ervin Salianji kapet mat në Parlament: Q*u me më të bukurit që q*n

Një video me biseda erotike e deputetit të PD Ervin Salianji është kthyer në kryefjalën e mediave sociale këtë pasdite.
Ai është filmuar gjatë seancës plenare të Parlamentit duke shkëmbyer mesazhe me përmbajtje të fortë erotike me personazhin me iniciale G.D.

G.D dhe Salianji mendohet janë kolegë dhe shumë të afërt pasi nga biseda konstatohet se ndoshta është një nga “mikeshat” apo “miqtë” më të ngushtë/a të tij. Në fakt vështirë për ta gjetur se kush ishte por gjithçka G.D. e zbuloi vetë me ndërhyrjet e saj, që tek ne nuk kanë asnjë vlerë, raporton CNA.al.

Konteksti i mesazheve është i mbushur me fjalor banal dhe fantazi të forta erotike.

Ora 10:28 e mëngjesit, seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë.

GD – Bashkebiseduesi është Ervin Salianji, ai që shkruan.

GD: Pis

…..të vish si shk*rdhatë

Ptuuu

Se po na vjen ti si shk*rdhatë

Po erdhe

Pleh i ndyrë

Pasi ke shkelur çdo gjë

Ndyrësirë

Ta mbash mend e tu shkruftë në fytyrë

Që s’më dhe kurrë asnjë shpirt

Mallkuar

U përdrodhe për gjithkënd në vuajtje

ES: Jo s’të jap dot

Kur qan për ishin

Dhe ma thua si dramë

GD: Boll o ndyrësirë e ndyrë

ES: Gjej paqe

GD: Do ta shkarravis surratin

ES: Me ata që të bëjnë mirë

GD: Që vetëm më dërrmove

ES: Unë njeri pis jam

GD: Pleh

Pleh

ES: Po pleh jam

ES: Tragjedia dhe pështirësia jote

GD: Ndyrësi e kobshme

Si nuk u gëzove një herë

S’të kam kërkuar asgjë vetëm kam dhënë

Dhe arrite deri në atë ndyrësi

ES: Këto gjeji tek më të bukurit që q*

GD: Sa të më thuash

ES: Po i thua sikur i ke dhënë bukë qenit

Jo si kënaqësi e përbashkët

GD: Ti s’ke nevojë për gjë se je e madhe duhet të japësh

ES: Ke të drejtë

Paskam qenë një pleh

GD: Dhe pasi të japësh duhet të kënaqesh që jep

ES: Qen pleh

GD: Unë s’kam të drejtë

Unë jam dështim

ES: Paskam ndarë dhe divorcuar

GD: Q*u

Q*u

ES: Dhe Dait u paskam shkaktuar këtë

GD: Dhe ndyrësohu me kë do

ES: Po qu ti me më të bukurit që q

Siç e the

Une ndyrësi…..

Chat retracted (chat i tërhequr nga GD)

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=x2yaxJfV37o]

Publikohet videoja me biseda erotike : Ervin Salianji kapet mat në Parlament: Q*u me më të bukurit që q*n Read More »

Plas skandali, video erotike mes dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Skandalet në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë të ndalur.

Një tjetër skandal është paralajmëruar nga mediat ditën e sotme.

Mësohet se dy deputetë janë kapur “mat” duke folur me terma erotike gjatë seancës në Kuvendin e Shqipërisë, shkruan CNA.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga komunikimi i cili do të publikohet i plotë gjatë ditës në vazhdim.

A…. Si nuk u gëzove një herë

S’të kam kërkuar asgjë, vetëm kam dhënë.

Dhe arrite deri në atë ndyrësi

Këto gjeji tek më të bukurit që q…

A … Ti s’ke nevojë për gjë se je e madhe..duhet të japësh

B… Paskam ndarë dhe divorcuar… 

Plas skandali, video erotike mes dy deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë Read More »

Folën keq për Bashën në Facebook, zbulohet arsyeja e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë së PD-së Vlorë

Ish-kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi ka reaguar në lidhje me shkarkimin e tre anëtarëve të kryesisë së degës të PD-së Vlorë.

Shkarkimi i tyre, sipas Patozit,  është bërë se nuk kanë folur mirë për Lulzim Bashën në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

SHKONI NË VLORË QË TË KUPTONI “BASHKIMIN” E LULZIM BASHËS

Mora vesh se 3 anëtarë kryesie të degës së Partisë Demokratike në Vlorë qenkan shkarkuar, se nuk paskan folur mirë në rrjete sociale për Lulzim Bashën. Dhe mbi të gjitha, gjyqin popullor ua paskan bërë në mungesë.

Kjo është pasqyra më e qartë e katandisjes dramatike të forcës kryesore politike të opozitës sot.

E cila, natyrisht, që dita-ditës po degradon duke marrë formën, ngjyrën dhe shijen e kryetarit të vet, të zgjedhur në mënyrë plebishitare pas “fitores” në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Po mirë mor Lul, kjo është partia që do të bindë shqiptarët se duhet ta ndjekin për t’i qeverisur?

A e di ti që edhe shoku Enver nuk i shkarkonte dhe i fuste në burg të gjithë ata që e shanin? Sepse për disa prej tyre bënte sikur nuk e kishte marrë vesh, kur qëllonte që ishin të parrezikshëm apo nga sërë e pastër komuniste.

Ky është bashkimi i demokratëve dhe hapja e Partisë Demokratike, për të cilat, ke një vit që po neverit të madh e të vogël në Shqipëri, duke bredhur televizion më televizion?

Po nëse do të japësh shembullin tamam për këtë temë, bëhu burrë e më shkarko mua të parin, por mos u merr me të vegjëlit, sepse është e ulët.

Dhe provat t’i kam dhënë të forta, kam thënë boll për ty, ndonëse ende të gjitha, por kemi kohë, se këtu do të jemi.

Ty mor Lulzim nuk të mjafton që u ke marrë peng partinë, i çove në greminë elektorale më 25 qershor, pastaj u vodhe edhe votat e shtëpisë më 22 korrik, por do edhe që të të mburrin për të gjitha këto.

Sepse ti Lul ke një problem. Ti do vetëm që të quhet se je pronari i vetëm i kosheres, edhe pse prej saj po ikin për ditë bletët.

Por megjithë sa po bën, unë prapëseprapë jam shumë i bindur se demokratët do ta gjejnë forcën për t’u ringritur, siç e kanë bërë në vitet e vështira të pas 97-ës, edhe pse ti ua ke ndërlikuar shumë rrugën.

Folën keq për Bashën në Facebook, zbulohet arsyeja e shkarkimit të anëtarëve të kryesisë së PD-së Vlorë Read More »