Politike

Deputeti milioner i habit të gjithë në Parlament: Ju lutem vidhni më pak sepse…

Një nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë, Agron Shehaj në fjalën e tij tregoi si ka arritur të dalë nga varfëria.

Shehaj e cilësoi veten të papërshtatshëm për të folur për varfërinë, për shkak se është biznesmen, por tha se ja ka dalë të jetë i tillë me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme.

Shehaj ja atribuoi nivelin e lartë të varfërisë në vend direkt politikës, duke kthyer gishtin nga të gjithë politikanët, por edhe nga vetja, teksa tha se ‘Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë. Është e neveritshme të dëgjosh ministrat milionerë të bëjnë leksione për varfërinë’.

Më tej, Shehaj theksoi se politikanët janë të pangopur, pasi hyjnë në politikë me të ardhura mesatare dhe bëhen milionerë. Ndërsa tregoi strategjinë për nxjerrjen e Shqipërisë nga varfëria, teksa tha se është shumë e thjeshtë, mjafton që politikanët të mos vjedhin më, ose të vjedhin më pak.

“Dukem i papërshtatshëm për të folur varfërinë. Nuk kam lindur i pasur, por dola nga varfëria, me shumë punë dhe në mënyrë të ndershme. Ashtu si unë me mijëra të rinj falë punës së tyre ja dolën të përmirësonin ndjeshëm nivelit të jetesës. Varfëria është problem i madh dhe i vështirë të luftohet. Varfëria vjen për shkak të politikës.

Ne jemi shkaku kryesor i mjerimit të një pjese të madhe të popullsisë. Është e neveritshme të dëgjosh ministrat milionerë të bëjnë leksione për varfërinë. Sa më i lartë është korrupsioni, aq më të ulëta janë të ardhurat për frymë. Pra, është e qartë, ku mazhoranca vjedh, zhyt qytetarët në mjerim. Korrupsioni nuk është vetëm në arkat e shtetit, në dogana, tatime, por edhe me koncesione.

Politikanët janë të pangopur, hyjnë në politikë me të ardhura mesatare dhe bëhen milionerë. Nëse doni të nxirrni Shqipërinë nga varfëria nuk ka nevojë për strategji, thjesht mos vidhni, ose të paktën vidhni më pak. Jo të gjithë politikanët janë të korruptuar, ka njerëz të ndershëm mes nesh, edhe te mazhoranca. Por ata janë pak, nuk vendosin dot.

Është e qartë se kjo qeveri nuk ka njohur, eksperiencë të rrisë nivelin e jetesës së shqiptarëve. Me këto të ardhura, nuk do shkoni kurrë përtej makijazhit. Çdo premtim është një mashtrim. Të ardhurat e ulëta nuk janë problemi i vetëm i Shqipërisë, një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë me të ardhura shumë të ulëta. Shumë fëmijë hanë vetëm një vaktë në ditë. Në shkollën e Kamzës gjysma e fëmijëve janë të uritur dhe nuk mbushin barkun me bukë”, deklaroi Agron Shehaj.

Deputeti milioner i habit të gjithë në Parlament: Ju lutem vidhni më pak sepse… Read More »

Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja cfarë pritet të ndodhë në verë

Në një intervistë për “Die Welt”, komisioneri Johanes Hahn është shprehur se KE do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Sipas tij negociatat ka shumë mundësi që të hapen në verë, ndërsa vlerësoi arritjet e qeverisë shqiptare.

“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë deri në verë të hapin negociatat me Shqipërinë” tha komisioneri i zgjerimit Hahn.

Ndër të tjera ai është shprehur se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë Europiane.

“Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Njerëzit meritojnë një të ardhme Europiane” theksoi Hahn.

Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për shqiptarët, ja cfarë pritet të ndodhë në verë Read More »

Edi Rama luajti për t’u bërë lajm botëror dhe u bë!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë për një “president të përbashkët Shqipëri-Kosovë” e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë jo komode përballë partnerëve ndërkombëtarë. Pas Bashkimit Europian që kritikoi i pari deklaratën e Ramës dhe bëri thirrje për kujdes, dje ka ardhur reagimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë. Një reagim i ashpër, që krahasuar me mbështetjen e madhe që diplomacia amerikane i ka dhënë qeverisë “Rama” këto vite, duket si një shuplakë e fortë. Ambasada thekson se është zhgënjyer nga retorika e Edi Ramës në Kosovë dhe se deklarata për bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës është e padobishme dhe dëmtojnë marrëdhëniet në rajon.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”,– thuhet në reagimin e Ambasadës.

Reagimi i SHBA vjen pas deklaratës së Kryeministrit Rama në Prishtinë, të cilën e cilësuan “gafë të pafalshme”.  Kryeministri shqiptar, në pritjen zyrtare të 10-vjetorit të Pavarësisë, në Kuvendin e Kosovës tha se “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”. Në të vertetë kryeministri Rama mjeshtërisht gjeti një mënyrë për tu bërë lajm botëror si dhe për të larguar vëmëndjen nga problemet ekonomike e politike në Shqipëri. Por nuk parashikoi reagimin amerikan. Atë që vjen nga BE as që ia ndjen Ramës, por kur Uashingtoni lëshoi reagimin nëpërmjet ambasadës në Tiranë, kjo e vë në pozitë të vështirë kryeministrin. Reagimi ndaj këtij qëndrimi të gabuar diplomatit ishte i menjëhershëm në Prishtinë dhe në Tiranë. Ideja e bashkimit kombëtar, në këtë fazë te zhvillimeve të rajonit dhe e thënë nga një kryetar qeverie dëmtoi Kosovën dhe politikën e saj për tu bërë pjesë  e OKB dhe normalizimin e raporteve më Serbinë. Beogradi ishte i pari që reagoi ndaj fjalimit të Ramës duke e etiketuar si zyrtarizmin e idesë për “Shqipërinë e Madhe”. Më pas në Greqi, mediat dhe qarqet zyrtare e cilësuan këtë qëndrim si pjesë të “ekspansionit shqiptar në Ballkan dhe trazimin e rajonit”. Mediat ndërkombëtare aludonin se një qëndrim i tillë i Tiranës hap konflikte direkte mes të paktën 4 shteteve në rajon; Serbisë, Maqedonisë, Greqisë dhe Malitë të Zi. Shkurt, një deklaratë e Edi Ramës rrezikon që të kthej Ballkanin në kaos, por dëmi real është mbi Kosovën dhe negociatat e saj me Serbinë. Në mënyrë direkte, Rama i dha mikut të tij, Aleksandër Vuçiç një argument më shumë për të luajtur “basketboll politik”. Teza e bashkimit Shqipëri-Kosovë hidhet për konsum publik nga Edi Rama në momentin që Serbia kërkon ndarjen e veriut të Kosovës, pikërisht me argumentin e “Shqipërisë së Madhe”. Por informacionet janë që kjo ide ka ardhur nga “Sulltani”, Presidenti Erdogan, i cili ka interesa të forta në Ballkan, aq me tepër që po luan poker me Rusinë, por nga një set e bën edhe me SHBA.

Gjithsesi të martën Edi Rama u tërhoq nga deklarata. Tërheqjen e bëri njëlloj si për deklaratat e ditës politike në Tiranë. Tha se deklarata ishte imagjinatë e tij, nuk e kishte seriozisht dhe se fjalia ishte nxjerrë nga konteksti, kryesisht nga mediat. Në fakt, deklarata është cituar siç e ka thënë Edi Rama dhe nëse mediat e kanë nxjerrë nga konteksti, të njëjtën gjë nuk mund ta bënte BE dhe SHBA. Problemi është se deklarata u bë nga Kryeministrit me vetëdije të plotë. Jo rastësisht fjalimi u mbajt në Kuvendin e Kosovës, në kohën kur mediat ndërkombëtarë dhe gjithë diplomatët e huaj po ndiqnin seancën e 10-vjetorit të pavarësisë.  Gjithashtu, kryeministri e dine se çfarë pasojash do të sillte për Shqipërinë kjo deklaratë dhe çfarë reagimesh do vinin nga ndërkombëtarët. Ishte një “gafë” e bërë më dashje. Edhe pse në Tiranë mediat afër Ramës e paraqitën si diçka që nuk duhej marrë seriozisht, pasi kryeministri këtë stil oratorie mbart, dëmi u bë njëlloj. Në Serbi dhe Greqi qëndrimi i kryeministrit Rama po përdoret dëshmi e politikës konfliktuale të Shqipërisë. Ky argument nëse mund të përdoret edhe kundër hapjes së negociatave. Duke ditur gjithë këto pasoja që dëmtojnë Kosovën dhe Shqipërinë, pyetja që shtrohet është çfarë fitoi Edi Rama me këtë qëndrim? Shpjegimi për një shërbim direkt ndaj politikës serbe është pak i besueshëm. Edi Rama luan më mirë se Vuçiç.

E vetmja arsye që e detyroi Ramën të thotë këtë fjali që zgjoi Ballkanin e dremitur është shmangia e vëmendjes ndaj krizës reale në Shqipëri. Kryeministri ia doli të tërheq vëmendjen nga hallet problematike të qeverisë së tij, por me një kosto të madhe për Kosovën dhe Shqipërinë. Kryeministri luajti në ditën e Kosovës për t’u bërë lajm botëror. Dhe ia arriti, duke rënë të gjithë në kurthin e lojës së tij për të qenë lajm dite.

Edi Rama luajti për t’u bërë lajm botëror dhe u bë! Read More »

Gazetari i kërkon të flasë maqedonisht, politikani shqiptar e shtang me përgjigjen e tij

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Zijadin Sela në konferencën e sotme me gazetarë pas takimit me kreun e Lëvizjes BESA, Afrim Gashi i ka dhënë një përgjigje befasuese një gazetari maqedonas.

Kur gazetari kërkoi që “konferenca e mbajtur” të transmetohet edhe në gjuhën maqedonase, Zijadin Sela i parashtroi një pyetje gazetarit maqedonas: “Ende nuk keni punësuar përkthyes në televizionin tuaj”.

Sela megjithatë për hir të korrektësisë i është përgjigjur pyetjeve të gjithë gazetarëve duke vënë theksin në unifikimin dhe bashkëveprimin opozitar për të sfiduar BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, raporton Ina.

Gazetari i kërkon të flasë maqedonisht, politikani shqiptar e shtang me përgjigjen e tij Read More »

Berisha tregon se kur Edi Rama donte të hynte në PD

Sali Berisha ka rrëfyer tre takime me kryeministrin Edi Rama në vitin 1991, në ditët e para të krijimit të PD-së. Në emisionin “Studio e Hapur” në News24 u shfaqën dy foto ku Rama, Berisha dhe Ardian Klosi bisedonin, si dhe një tjetër ku Rama fliste në mitingun e PD-së.

“Asgjë nuk harroj unë, ky është mitingu që Rama erdhi në legalizimin e PD. Rama nuk ishte në ditët e protestës, ka qenë në Korfuz se kishte një ekspozitë, e kishin nis për ta larguar nga problemi. U kthye, erdhi në mbledhje, e nxori Gramoz Pashko jashtë nga mbledhja, se u soll shumë harbut, dhe ishte i veshur me këpucë zbori, me çorape të leshta, dukej kukubet. Pashko tha nuk e duroj dot kështu.
Çfarë ndodhi, u zhduk nuk erdhi më.

Kur vjen ditën e mitingut dhe më kërkon, dua të flasim më tha. I thashë të vërtetën, më vjen keq por është përcaktuar se kush do flasë. Unë nuk mundem dhe këtë po i shpjegoj. Nuk mundem ta prish këtë protokoll. Ky siç e ka zakon, këputi dhe një të sharë dhe u largua me Ardianin. Ndërkohë që iku dhe s’u duk më.

E kam takuar dhe njëherë tjetër. Më 15 janar zhvillohet një miting me institucionet artistike të Tiranës në sheshin “Italia”. Ky erdhi me Kasem Trebeshinën dhe Ardian Klosin. Ky nuk çonte fjalë përpara por vinte papritur. Do flas tha se ju nuk flisni si duhet. Unë do them që nga një komunist të varet në shtyllë. I thashë po babën ku do e varësh. Në shtyllë tha. I thashë atëherë shko dhe krijo partinë e varjes në shtyllë. E lashë të fliste, nuk tha ato, tha na skuqi si kinezët…

Sapo unë sulmova Enver Hoxhën, sigurimi i shtetit me malavitën që kishte mbledhur u fut dhe çau në dysh mitingun. Pastaj ka ardhur, hera e tretë dhe e fundit, në një takim me intelektualët e Tiranës. Aty i janë përveshur intelektualët dhe jo Sali Berisha. I është ngritur e ndjera Fatbardha Shkupi dhe i ka thënë Edi Rama të kërkosh ndjesë për persekutimin që më ka bërë Kristaq Rama mua, për pasoja e atij persekutimit dhe pastaj të vish të më japësh leksione mua. Është ngritur dhe ka ikur.” – u shpreh Sali Berisha.

Berisha tregon se kur Edi Rama donte të hynte në PD Read More »

Berisha rrëfehet “pa dorashka”: Ku isha kur u rrëzua shtatorja e diktatorit dhe si e përjetova

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot çdo dyshim mbi organizatorët e protestës dhe qytetarëve për rrëzimin e shtatores së dikatorit Enver Hoxha, 27 vite më parë.

Në emisionin “Studio e Haur” në News24 Berisha tha se gjithçka, nga fillimi i shkurtit e deri në ditën e rrëzimit të shtatores u organizua nga Partia Demokratike.

Ai rrëfeu se lajmin për rrëzimin e shtatores e mori pak minuta më pas në zyrën e tij nga Gramoz Pashko. Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së tha se protesta nisi nga Kamza, aty ku studentët ishin në kushte çnjerëzore. “BalkanWeb” sjell intervistën e plotë.

Berisha rrëfehet “pa dorashka”: Ku isha kur u rrëzua shtatorja e diktatorit dhe si e përjetova Read More »

“Shqipëria dhe Kosova me një president të përbashkët”, Rama shpjegon deklaratën që shkaktoi debate

Në një Intervistë ekskluzive për Top Channel, kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një President të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Një deklaratë që ka shkaktuar shumë debate.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj.

Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel.

“Shqipëria dhe Kosova me një president të përbashkët”, Rama shpjegon deklaratën që shkaktoi debate Read More »

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian

Pas deklaratave te kryeministrit shqiptar Edi Rama per nje president te perbashket per Shqiperine dhe Kosovesn, vjen “dushi i ftohte” i Komisionit Europian i cili ka reaguar permes sëdhënëses Catherine Ray, qe tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Ç’po ndodh? Rama plasi ‘bombën’ në Kosovë, vjen reagimi i fortë i Komisionit Europian Read More »