Politike

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori

Ministri aktual i Transporteve Damian Gjiknuri pritet që ditën e hënë të paraqitet në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar lidhur me abuzimet financiare që janë bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.
Burime pranë kësaj prokurorie thanë Gjiknurit i është dërguar një fletë-thirrje dhe se është caktuar që prezenca e tij për të dëshmuar në prokurori, të jetën ditën e hënë.

Kujtojmë që Gjiknuri pritet të pyetet në prokurori në cilësinë e personit kallëzues, pasi në fillim të muajit Janar 2018 ministri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj ka urdhëruar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Të tre personat e arrestuar janë marrë në pyetje nga prokuroria e Krimeve të Rënda dhe se asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Grupit të strukturuar kriminal”.

Verifikim me ekspertë në terren

Mësohet se për llogari të hetimit prokuroria e Krimeve të Rënda do caktojë inxhinierë ndërtimi në teren, për të kryer një ekspertizë lidhur me punimet e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila nuk ka përfunduar ende, pavarësisht se punimet e saj kanë nisur që në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha, dhe ministër Transporti i ndjeri Sokol Olldashi. Për këtë rrugë janë arrestuar dhe po gjykohen dy ish-drejtorët e Përgjithshme të Rrugëve.

Pas nisjes së hetimeve për këtë rrugë, Prokuroria ka vendosur që të ngrejë një grup pune të përbërë nga ekspertë ndërtimi, me qëllim monitorimin në teren të rrugës. Ekspertet që do të caktojë Prokuroria do të bëjnë një vlerësim nëse mendimet e bëra në tenderin për këtë rrugë kanë qenë apo jo të nevojshme. Grupi i ekspertëve do të vlerësojë gjithashtu dëmin ekonomik të shkaktuar dhe se do të kontrollojë dokumentacionin e punimeve reale.

Në prokurori dëshmoi dhe Qëndro

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro ka dëshmuar ditën e premte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet që po zhvillohen për abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan. Qendro u fut në Prokurori rreth orës 11:00 dhe doli një orë më pas, ndërsa u shpreh për mediat se dëshmoi për atë që kishte dijeni për çështjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

“Dhashë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan në cilësinë e detyrës që kam. Jam gati që të dëshmoj përsëri nëse do të thirrem nga prokuroria”-deklaroi ai. Afrim Qendro nuk shoqërohej nga avokat, ndërsa u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit që po zhvillohen për abuzimet në ndërtimin e rrugës. Afrim Qendro ka qenë ish-zv/ drejtor i ARRSH në kohën që drejtues ishte Dashamir Xhika i arrestuar për dy dosje, të Gjinarit dhe Tiranë-Elbasan.

Afrim Qendro dëshmoi pas dy ish-ministrave të LSI, Haxhinasto dhe Dervishaj. Për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan është arrestuar ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika, por edhe Albens Alite e Aksel Qurduka, drejtori dhe ish-drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, të cilët janë pyetur më parë në lidhje me hetimet. Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit nga KLSH në 2016 për dëm ndaj shtetit me vlerë 54 mln euro për abuzime në rrugën Tiranë-Elbasan, por që janë ripërsëritura në një kallëzim të dytë të ministrit Gjiknuri në 2017.

E bujshme : Kush është ministri i fuqishëm i Ramës që pritet të përfundojë në prokurori Read More »

Grida Duma ikën nga Shqipëria, shfaqet në mesin e…

Pasi u vu në qendrën e një skandali erotik, ku nuk mohoi as pohoi përfshirjen e saj, deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma prej 5 ditësh ndodhet në Korenë e Jugut ku po zhvillohet edhe mbledhja e Forumit të Lidershipit.

Madje deputetja Duma nuk e ka humbur mundësinë të shfaqet në foto me kongresmenë dhe politikanë botërorë, ndërsa ka mbajtur edhe një fjalim ku ka folur për gjendjen aktuale të politikës në Ballkanin Perëndimor.

“Në momentet aktuale agenda politike e Ballkanit Perëndimor është lufta kundër korrupsionit dhe një reformë gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë. Kjo axhendë zhvillohet në një musus të shoqëritë e këtyre vendeve të cilat besojnë më pak në klasën e tyre poltike.

Pasojë e këtij mosbesimi, është edhe fakti famëkeq që vota e lirë mund të tenderohet në një treg shit blerje ç’ka veç dëmit politik dhe social është një dëm i madh i lirisë së njeriut, vota është liria për të vendosur tenderimi i saj është vulosja e fatit të paravendosur.”- ka thënë ndër të tjera Duma.

 

Grida Duma ikën nga Shqipëria, shfaqet në mesin e… Read More »

Presidenti shqiptar që ia “fut” të gjithëve në Ballkan, ja sa e ka pagën

Me te dhenat e publikuara per pagat e presidentëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, del se pagën me te madhe e kanë anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës (tre sish) dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, krahasuar me pagën mesatare në vendet e tyre.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të publikuara, pagën më të madhe mujore në rajon e ka Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Siç thuhet në formularin e tij të pasurisë, të dorëzuar në Komisionin Zgjedhor, të ardhurat e tij mujore arrijnë në 3,322 euro.

Siç raprton portali Al Jazzera, mbi 3,000 euro janë pagat mujore të presidentes kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe anëtarëve të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës. Komisioni për Konflikt Interesimi vendos që Grabar-Kitaroviq ka një pagë neto afër 3,276 euro, ndërsa anëtarët e Presidencës së BeH fitojnë mesatarisht nga 3,091 euro, përcjell Telegrafi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës dhe Hercegovinës thekson se anëtarët e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, Dragan Çoviç dhe Mladen Ivaniç marrin 2,862, 2,874 respektivisht 3,536 euro në muaj.
Sipas të dhënave publike, presidenti i Serbisë ka një pagë trefish më të ulët se ajo presidentëve kroatë dhe boshnjakë. Aleksandar Vuçiq merr 1,083 euro në muaj, që është paga më e vogël presidenciale në rajon.

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq merr pagë mujore prej 2,443 euro, kurse Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi 2,873 euro.

Më pak se 2,000 euro në muaj marrin pagë Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov (1,250) dhe ai i Shqipërisë Ilir Meta (1,425).

Nëse krahasojmë të ardhurat presidenciale me pagën mesatare në rajon, rekordmenë absolutë me paga të larta janë presidenti i Kosovës dhe anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës. Paga Hashim Thaçit është pothuajse tetë herë më e lartë se paga mesatare, kurse tre anëtarët e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës marrin pagë shtatë herë më të lartë se paga mesatare në atë vend.

Presidentët e Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë marrin paga tre herë më të larta se paga mesatare në vendin e tyre, ndërsa presidenti i Serbisë merr dyfishin e pagës mesatare në Serbi.

Sipas të dhënave më të fundit statistikore zyrtare, pagat mesatare më të larta në rajon janë në Slloveni dhe Kroaci, kurse më të ulëtat në Maqedoni dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Presidenti shqiptar që ia “fut” të gjithëve në Ballkan, ja sa e ka pagën Read More »

Shtetet e korrupsionit : Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë

Për t’i joshur biznesmenët italianë, Edi Rama përsëriti pak ditë më parë një krahasim që duket interesant; se shqiptarët nuk janë shumë të ndryshëm nga italianët. “Italianët këtu e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Ka një mënyrë të jetuari në Shqipëri që ngjajnë si dy pika uji me jetesën në Itali, por me ndryshimin se këtu taksat janë më të ulëta” tha kryeministri.

Kuptohet se me këtë që thotë Rama tërthorazi jep idenë se edhe ai vetë, duhet t’i ngjajë kryeministrit të Italisë, në këtë rast Paolo Gentilonit.

Krahasimi tingëllon ekzotik kur e dëgjon. Italia dhe Shqipëria nuk janë shumë larg dhe temperamenti mesdhetar i dy popujve përmendet shpesh si shenjë ngjashmërie. Çështja është që nëse krahason sigurinë, shërbimet në tërësi si spitalet, arsimi, pagat etj, kuptohet se flitet për dy botë larg njëra-tjetrës.

Raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, që u publikua këtë të mërkurë, e renditi Shqipërinë në vendin e 91 për vitin 2017.

Bazuar tek raporti i Transparency International për perceptimin e korrupsionit, Lapsi.al vëzhgoi se kush janë vendet e ngjashme me Shqipërinë dhe drejtuesit e shteteve të ngjashëm me Edi Ramën. Kultura e korrupsionit në këtë rast është kriteri i vetëm.

Siç tregon renditja, mbi Shqipërinë është një shtet me emrin Suaziland, ndërsa më poshtë vijnë me radhë Bosnje-Hercegovina, Guajana, Sri Lanka dhe Timori Lindor.

Më shumë se me Merkel, Macron, Gentiloni etj, të ngjashmit e Ramës dhe të shqiptarëve janë politikanë dhe popuj të Amerikës Latine, të Afrikës apo të Azisë.

Mbretëria e Suazilandit është një vend i vogël në jug të Afrikës, në kufi me Mozambikun dhe Afrikën e Jugut. Me një popullsi prej 1.2 milion banorësh, Suazilandi është nga të fundit monarki absolute në botë.

Mbreti “Mswati III” u ul në fron, kur ishte 18 vjeç dhe që atëherë mbretëron bashkë me 15 gratë e tij. Në mediat ndërkombëtare citohet të ketë thënë se “demokracia nuk është e mirë për popullin tonë”. Partitë politike nuk ekzistojnë, ndërsa ministrat caktohen me dekret nga vetë mbreti “Mswati III”.

Sado i çuditshëm të duket në sytë e shqiptarëve ky vend afrikan, në raportin e perceptimit të korrupsionit, Transparency International e rendit Suazilandin më lart se Shqipërinë, pra më pak të korruptuar.

Në renditjen e korrupsionit, Shqipëria (me 38 pikë) ka një pikë më pak se Suazilandi (me 39 pikë) dhe të njëjtën vlerë me Bosnje-Hercegovinën (38 pikë).

Bosnje-Hercegovina u vlerësua në raportin e Transparency International me 38 pikë. Ky vend po përpiqet ta marrë veten pas një luftë tre vjeçare shkatërruese, që u zhvillua pas shkëputjes nga ish Jugosllavia. Konflikti i vitit 1992-1995 shkaktoi qindra mijëra viktima dhe rreth 2 milion refugjatë. Tre grupet etnike më të mëdha janë boshnjakët, kroatët dhe serbët. Lufta la pas një infrastrukturë të dëmtuar rëndë dhe një ekonomi të dobët.

Nga marrëveshja e Dejtonit dolën Federata e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Serbska, secila me presidentin e vet, qeverinë, parlamentin dhe policinë.

Konflikti etnik po frenon zhvillimin dhe luan një rol kyç në nivelin e korrupsionit. Kryeministër i Bosnje-Hercegovinës është Denis Svizdiç, i cili duhet të përballet me problemet që i nxjerrin liderët serbë brenda vendit, të mbështetur edhe nga Rusia.

Guajana është një shtet i vogël në Amerikën Latine i populluar nga indigjenët dhe popullsinë e ardhur nga India, skllevërit e Afrikës, kinezë dhe europianë. Njësoj si Shqipëria, Guajana ka 38 pikë në raportin për perceptimin e korrupsionit.

E kufizuar nga Venezuela dhe Suriname, Guajana e fitoi pavarësinë në vitin 1966. Deri atëherë ka qenë një koloni britanike dhe sot është vendi i vetëm anglisht-folës në Amerikën Latine.

Tensionet etnike në Guajana janë konstante për shkak të përplasjeve mes banorëve me prejardhje afrikane dhe atyre indiane. Konflikti i ashpër politik ka krijuar destabilitet dhe për pasojë korrupsioni mbetet një problem i vazhdueshëm.

Pavarësisht se ka rezerva të pasura në ar dhe minerale, Guajana mbetet një vend i varfër në kërkim të investimeve të huaja. Vitet e fundit, mes Guajanës dhe Venezuelës është rindezuar një konflikt për kufirin, pas zbulimit të rezervave të naftës.

Moses Nagamootoo (shiko foton më lart) është kryeministri i Guajanas. Për momentin ai është në pozicion të vështirë për shkak të negociatave me Venezuelën në lidhje me kufirin mes dy vendeve.

Sri Lanka, shteti ishullor në jug të Indisë tërheq çdo vit mijëra turistë për bukuritë e tij natyrore, por vendi është rrënuar nga një luftë civile e gjatë, për shkak të problemeve etnike mes shumicës Sinhalese dhe minoritetit Tamil.

Pas 25 vitesh dhune dhe vrasje, konflikti mbaroi në vitin 2009. Qeveria vuri nën kontroll zonën e fundit të kontrolluar nga Tigrat e Tamilit. Gjithsesi krimet dhe vrasjet nga të dy palët ende vazhdojnë.

Ranil Wickremesinghe (foto më lart) është kryeministri i Sri Lankës. Opozita dhe lëvizja nacionaliste e ka kundërshtuar fort regjimin e tij me protesta të dhunshme, të gjitha nën sfondin e një lufte civile, ku nuk kanë munguar edhe përplasjet me armë, përfshirë edhe bombardimet me avionë.

Njësoj si Shqipëria, Timori Lindor ka 38 pikë në renditjen e perceptimit të korrupsionit në raportin e Transparency International. Rruga e Timorit Lindor drejt pavarësisë ka qenë e vështirë dhe deri në maj të 2002, vendi ka kaluar disa momente traumatike. Deri në 1975, Timori Lindor ishte koloni e portugezëve, por me tërheqjen e tyre, vendi u pushtua nga Indonezia që vazhdoi shtypjen me dhunë lëvizjen për pavarësi.

Populli i këtij vendi ka vuajtur disa nga masakrat më të tmerrshme të kohëve moderne, në luftën e tyre për vetëvendosje.

Mari Alkatiri (foto lart_ është kryeministri i Timorit Lindor. Një nga momentet më të vështira të karrierës së tij politike është ajo e majit të vitit 2006, kur vendi ishte në prag të luftës civile. Alkatiri u akuzua se kishte organizuar një skuadër-vrasësish që kishin në shënjestër kundërshtarët e tij politikë.

Lapsi.al vëzhgoi rezultatet e raporteve të perceptimit të korrupsionit që nga viti 2009. Rezultatet janë katastrofike. Shqipëria ka qenë dhe mbetet lider në rajon dhe në Europë, për korrupsionin. Pavarësisht ndryshimit në renditje, jemi përherë të fundit, bashkë me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën që kanë dalë nga lufta.

Për këto arsye, ta quash jetesën e shqiptarëve të ngjashme me atë të italianëve nuk është as interesante dhe as ekzotike. Deklarata ngjan më shumë me gënjeshtrat cinike dhe të trasha që i thuhen tribuve të pagdhendura, për t’ia zgjatur nënshtrimin.

Shtetet e korrupsionit : Kush janë liderët e ngjashëm me Edi Ramën nëpër botë Read More »

Skandaloze, Berisha zbulon videon: Policët bashkiakë të Veliajt rrahin qytetarin

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një video në faqen e tij në Facebook të përplasjes së një qytetari me Policinë Bashkiake.

“Bandat me uniforme te Lal Plehut keqtrajtojne si kriminel qytetarin”, shkruan Berisha në faqen e tij.

Mesazhi për Berishën

“Doktor mirembrema.

Falangat e policis bashkiake, terrorizojn njerezit, te vobektet, diten per diell , ne pronen e tyre.

Shikoni, ju lutem sesi godasin qytetarin nen pushtetin e uniformes!

Per me teper denoncojn te dhunuarin si dhunues!

O zot ku jetojm!

Shpresen tek denoncimet tuaja.”

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/960146790812895/?t=0

Skandaloze, Berisha zbulon videon: Policët bashkiakë të Veliajt rrahin qytetarin Read More »

Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë…

Ish-deputeti demokrat ka komentuar sot reagimet e kryeministrit Edi Rama në Kuvend kundër opozitës. Në një koment në Facebook ai shprehet se kryeministri “kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit”.

Postimi i Astrit Patozit:

“Edi Rama kishte shumë të drejtë sot kur foli në parlament për zogjtë e korbit.

Sepse e tha në të njëjtën ditë që Organizata Transparency International shpalli raportin e shkallëzimit të korrupsionit për vitin 2017, në të cilin Shqipëria e udhëhequr prej tij kishte zbritur plot 8 vende më poshtë.

A nuk ngjet kështu edhe me zogjtë e korbit, që sa më shumë rriten, aq më shumë nxihen?”.

Astrit Patozi: Edi Rama kishte të drejtë… Read More »

Parlamenti sot në foto. Nga sherri i Bashës te SMS-të e Ramës

Fotot e mëposhtme të agjencisë LSA tregojnë disa nga momentet pikante të seancës së kësaj të enjte në parlament.

Ndër to bie në sy përplasja e Lulzim Bashës me gardën, teksa tentonte të bllokonte Edi Ramës, si dhe qëndrimet e kryeministrit gjatë kohës që në Kuvend flasin deputetët e opozitës.

Parlamenti sot në foto. Nga sherri i Bashës te SMS-të e Ramës Read More »

Berisha zbulon emrin: Ky është ministri që luan me diamante

Seanca parlamentare e ditës së sotme e ka gjetur Sali Berishën më të karikuar se kurrë me energji dhe denoncime. Ai ka folur nga foltorja e kuvendit për sistemin e shëndetësisë dhe për disa nga problemet kryesore që kanë hasur pacientët.
Ndër të tjera ish-kryeministri tha se prej muajsh ka pacientë, të cilët nuk po gjejnë dot hollues gjaku edhe pse janë me valvola në zemër.

Ndërsa thotë se atyre iu rrezikohet jeta, Berisha akuzon një ministër të kabinetit qeverisës se luan me diamante dhe e ka botën rozë.

Berisha nuk përmendi emra, por u shpreh:

Ai që foli para meje, luan me diamante, e ka të lehtë, e ka rozë këtë botë, ndërsa këta po këta që vdesin për valvula e kanë ferr këtë botë”.
Përpara ish-kryeministrit në foltoren e Kuvendit ishte ministri i Blendi Klosi. Nuk mudnt ë themi nëse Berisha ia dedikoi Klosit deklaratën e tij, apo ishte gjithçka në mënyrë figurative.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/959634724197435/?t=0

Berisha zbulon emrin: Ky është ministri që luan me diamante Read More »