Politike

Bushati ia thotë në sy Manes: Veliaj tradhtoi votuesit, sepse e kapën peng oligarkët si ju!

Një debat është zhvilluar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi, mes analistit Andi Bushati dhe biznesmenit Samir Mane.

Kanë qenë kullat në Tiranë tema e debatit, ku Bushati u shpreh se kryetari Veliaj, premtoi zero ndërtime dhe tradhëtoi qytetarët të cilëve u mori votën, sepse u kap peng nga oligarkët, një prej të cilëve është edhe Mane.

Ai tha:

Politika është skllave e oligarkëve. Një kryetar bashkie thotë më jepni votën se do keni zero ndërtime. Kur kapet peng, nga ologarkët, ai tradhëton 600 mijë votues dhe bëhet peng i 6 personave. Nëse ju keni një kullë në Tiranë, atëherë ju jeni pjesë e këtij sistemi.”
Mane u shpreh se nuk dëshiron të komentoj njerëzit në politikë, por se në Tiranë duhet të ndërtohen edhe kulla.

Mane tha:

Nuk komentoj asnjë nga njerëzit e zgjedhur në politikë. Kjo është demokracia, zgjidhet një kryetar bashkie, merr votat. Nëse më pyesni, mendoj se Tirana duhet të ndërtohet dhe të bëhet qytet më i madh”
Nga ana tjetër, Bushati u shpreh se Tirana, nuk duhet të ndërtohet sepse është e mbipopulluar.

Ai argumentoi:

Tirana nuk duhet të ndërtohet sepse është më e mbipopulluar se kudo. Qyteti me gjelbërim më pak se kudo. Sot Brukseli është me 6 mijë banorë për kilometër katror, ndërsa Tirana 24 mijë. Këtu bëhen disa kulla që të fitojnë 6-7 njerëz dhe prishet jeta e qindra mijëra njërëzve të tjerë. Elektorati ka votuar me premtimin zero. Kur hyn pushteti i parasë dhe oligarkëve, ata tradhëtojnë njerëzit dhe bëhen me ju”

Bushati ia thotë në sy Manes: Veliaj tradhtoi votuesit, sepse e kapën peng oligarkët si ju! Read More »

Gazeta gjermane ‘ndez’ gjakrat: Si po e ndihmon Rama Vuçiçin për ndarjen e Kosovës

Planet e Serbisë për ndarjen e Kosovës kanë tërhequr edhe vëmendjen e gazetës gjermane, Frankfurter Rundschau. E përditshmja nga Frankfurti ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i ndihmon presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, rreth kësaj ideje.

Disa forca në Serbi, nën ndikimin e fortë të Rusisë – sikurse ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç – duan ndarjen e Kosovës në dy pjesë – atë “serbe” dhe atë “shqiptare”, ka shkruar FR.

Daçiç, ka theksuar e përditshmja nga Frankfurti, madje e ka quajtur këtë “zgjidhjen e vetme realiste afatgjate”.

Gazeta gjermane ka shkruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, nuk është kundër kësaj ideje.

“Një ndarje e shtetit të Kosovës, i cili ka shpallur pavarësinë më 2008, jo vetëm që do të binte ndesh me kushtetutën kosovare, por edhe me të gjitha përpjekjet politike të Perëndimit të 25 vjetëve të fundit, që shtetet e Ballkanit të mos organizohen në vija etnike”, thuhet në shkrimin e FR.

Florian Bieber, shef i Qendrës për Studime Evropianojuglindore, në Universitetin e Gracit, ka thënë për të përditshmen nga Frankfurti se “vënia e kufijve në bazë të etnisë do të rrezikonte të krijonte një efekt dominoje, ku grupet nacionaliste do të inkurajoheshin për krijimin e kufijve të rinj”.

Sipas Bieber, “kjo nuk do të ishte vetëm triumf i etnonacionalizmit dhe palëve ndërluftuese të viteve 90, por edhe do të destabilizonte Ballkanin, e mbase edhe Evropën”.

Deri më tani, Bashkimi Evropian, ndërmjetës në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk ka dhënë indikacione se ku duhet të jenë vijat e kuqe të një marrëveshjeje, dhe nëse mundësia e ndarjes do të përjashtohet, shkruan FR.

Sipas gazetës gjermane, “kartën e etnisë”, në lidhje me Kosovën, po vazhdon ta luajë në mënyrë kundërproduktive kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

E përditshmja nga Franfurti ka kujtuar sugjerimin e Ramës, në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që Shqipëria dhe Kosova ta kenë në të ardhmen një president të përbashkët, “si shenjë të unitetit kombëtar dhe të politikës së përbashkët të sigurisë kombëtare”.

Deklaratat, si kjo e Ramës, nxisin frikën në rajon se mund të krijohet një “Shqipëri e Madhe”

Gazeta gjermane ‘ndez’ gjakrat: Si po e ndihmon Rama Vuçiçin për ndarjen e Kosovës Read More »

Skandali me bisedat erotike/ Grida Duma ngre padi ndaj gazetarit të njohur: Më ke prishur…

Grida Duma, deputete e PD-së ka depozituar një padi në Gjykatën e Rrethit të Tiranës për prishje imazhi kundër botuesit, Mero Baze.

Bëhet fjalë për një shkrim të gaztës TemA të datës 13 shkurt, pas publikimit të skandalit Duma-Salianji.

Në shkrimin e Bazes i bëhet thirrje kryetarit të PD të largoj nga grupi parlamentar dy deputetët për shkak të standardit të ulët moral që dëshmojnë në publik.

Por, si kunderpergjigje Baze e ka kercenuar Dumane se do te publikoje fakte te tjera te papublikuara, që dëshmojnë se videoja në fakt ka ardhur nga njerëz të Sali Berishës në media dhe se ka prova që faktojnë që biseda perverse zhvllohej mes të dy deputetëve.

Më poshtë artikulli i gazetarit

Përse i duhen më tej PD-së Salianji dhe Grida Duma?

Nga Mero Baze

Dy deputetë të Partisë Demokratike janë “peshkuar” nga kamerat në Kuvendin e Shqipërisë, duke shkëmbyer mesazhe erotike përtej kufirit etik, që dëshmon për një raport tjetër mes tyre. Ka një përpjekje histerike nga shtypi afër PD dhe i kontrolluar nga Basha, që kjo të quhet jetë private e tyre dhe të mos ngacmohen në këtë pikë.

Në fakt askush nuk po i kërkon llogari dy deputetëve pse kanë raport me njëri-tjetrin, pasi kjo është në qejfin e tyre. Ata janë mbi 18 vjeç dhe janë të lirë të bëjnë çfarë të duan. Por ata nuk janë të lirë të jenë hipokritë, pasi janë depuetë të Parlamentit shqiptar.

Unë mund të rreshtoj tani më poshtë, mbi 100 raste, kur parlamentarë të shquar, ministra, deputetë, senatorë, guvernatorë apo çfarëdo posti publik, kanë dhënë dorëheqje nga detyra për shkak se janë bërë publike mesazhe jo korrekte të tyre në publik. Kjo nuk ka të bëjë me jetën e tyre, por me detyrën e tyre.

Një femër mund të ketë lidhje sekrete dhe një mashkull, mund të jetë dhe pervers, por nëse publiku do ta dijë këtë, nuk mund t’i zgjedhë ata deputetë. Dhe tani publiku ka përballë një fakt që e beson. Një politikan nuk mund të jetë simbol i një perversi seksual apo një femre me lidhje të jashtëligjshme.

Ajo që nuk kuptoj tani është pse PD kërkon të mbrojë nga publiku dy persona që nuk i përkasin më moralit të një zyrtari publik dhe nuk mund ta përfaqësojnë atë.

Ata duhet një orë e më parë të ikin nga PD dhe nga politika. Si njerëz të lirë mund të bëjnë çfardo eksperimenti seksual, apo perversiteti brenda kufijve ligjorë, pasi Shqipëria e ka të garantuar me ligj lirinë seksuale.

Kam dëgjuar shumë moralistë, nga ata që vdesin të dëgjojnë thashetheme nga Sali Berisha e ti quajnë të vërteta, që në këtë rast, fare papritur thonë se, shtypi nuk ka të drejtë të futet në jetën private të deputetëve. Në të vërtetë askush nuk ka hyrë në jetën private të tyre, por ata të dy kanë përdorur një vend publik dhe zyrtar si Kuvendi, të shfryjnë dufet ndaj njëri-tjetrit. Askush nuk i ka përgjuar posaçërisht dhe as u ka bërë ndonjë kurth, që edhe po t’ua bënte nuk do ishte fundi botës. Ata thjeshtë kanë dëshmuar se janë të padenjë për deputetë dhe duhet të dorëhiqen.

Sali Berisha e pati shkarkuar Ylli Pangon për katër minuta, për një aferë të ngjashme, jo se ishte e dënueshme penalisht, por se ishte jo etike për një zyrtar publik. Njësoj do bënte sikur të ndodhte që Astrit Patozi apo Jozefina Topalli të kapej me mesazhe të tilla. Tani këta të dy që përmenda janë zëvendësuar nga këta të dy që janë kapur me këto mesazhe dhe dikush po përpiqet ti bëjë dhe heronj, ose viktima të një lufte të padrejtë kundër tyre. Në fakt ata nuk janë as heronj, as viktima, por dy njerëz të padenjë për politikën shqiptare.

Çfarë ka më pak një histori perverse që bëhet publike, dhe mbi të gjitha çfarë i duhet më tej PD-së, Grida Duma dhe Ervin Salianji. Kë do impresionojnë ata në publik me fjalët e tyre apo me moralin  e tyre? Mbi të gjitha duke qenë deputetë të opozitës, të cilët janë të dënuar të ngjallin shpresë në një shoqëri në depresion.

E di që ky shkrim mund ti ndihmojë ata të mos japin dorëheqje, pasi mund të konsiderohet si interes i armikut, por në fakt të vetmit që janë të interesuar që ata të dy të jenë ende deputetë, janë shumica në pushtet, pasi kanë me kë tallen.

Ajo që është bërë publike nuk është e dënueshme penalisht, nuk shkon askush në burg, nuk dëmton askënd përveç ndonjë drame familjare midis, por nëse mbrohet sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëhere ngrihet një pikëpyetje e madhe për moralin publik të opozitës dhe atë çfarë ajo ofron si model në politikë. Brenda 24 orëve Lulzim Basha zhduku nga lista e PD dy gra që së paku askush nuk kish dëgjuar ndonjë fjalë të keqe për to, duke futur në vend të tyre, një të përfolur, ndërsa sot është gati të bëhet hero për të mbrojtur dy njerëz që janë thjeshtë kufoma në politikë tani e tutje.

Mund ta bëjë, por duhet ta dijë se nuk e bën dot në emër të opozitës. Mund ta bëjë si “më kingu i PD”. Atë që kishte mërzitur Salianjin me Gridën.

Skandali me bisedat erotike/ Grida Duma ngre padi ndaj gazetarit të njohur: Më ke prishur… Read More »

Greqia refuzon propozimin për emrin e Maqedonisë që do ta donin të gjithë shqiptarët

Pala greke nga e para ka refuzuar propozimin Republika e Maqedonisë-Shkupi’, që sipas intelektualëve shqiptarë, është propozimi i cili më së tepërmi u konvenon shqiptarëve. Në lojë mbeten ‘e re’, ‘e epërme’, ‘veriore’, dhe ‘e vardarit’

Ministri i punëve të jashtme i Greqisë Nikos Kotzias i ka dorëzuar kryeministrit të Greqisë Aleksis Cipras propozim marrëveshjen për emrin, që së shpejti do të duhet t`i dorëzohet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

Marrëveshja është në 20 fletë dhe në të Greqia pranon katër nga pesë propozimet e ndërmjetësit Metju Nimic. Pala greke nga e para ka refuzuar propozimin Republika e Maqedonisë-Shkupi’, që sipas intelektualëve shqiptarë, është propozimi i cili më së tepërmi u konvenon shqiptarëve. Në lojë mbeten ‘e re’, ‘e epërme’, ‘veriore’, dhe ‘e vardarit’.

Siç informojnë mediat greke, Greqia propozon që emri të shkruhet në gjuhën sllave.

Konflikti lidhur me emrin e Maqedonisë, i shkaktuar nga refuzimi grek që shteti i ri të mbajë emër që lidhet me “Maqedoninë antike greke” po mban prej vitesh pezull marrëdhëniet në mes të dy shteeve dhe më gjerë

Greqia refuzon propozimin për emrin e Maqedonisë që do ta donin të gjithë shqiptarët Read More »

Nano: Fundi që Berisha ka merituar,e ka kuptuar që laku po i ngushtohet në fyt dhe…

Me titull “Ky është fundi që Berisha ka merituar”, analisti Mustafa Nano, ne nje opinion te botuar sot në Mapo, duke analizuar postimet e shumta te ish-kryeministrit permes qytetarit dixhital, shkruan se me kete ai ka vetem nje qellim. “Thjesht të shpëtojë veten, teksa po ndjen që laku po i ngushtohet në fyt”.

Sipas Nanos, këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke i intimiduar institucionet e reja të drejtësisë, dhe duke u kallur në kokë të gjithëve, e sidomos ndërkombëtarëve, idenë se nuk dalin të fituar po u kruajtën me të.

Nuk ka asnjë portal e asnjë gazetë që të mos publikojë çaprashitjet e përditshme të Sali Berishës të cilat, në të shumtën e rasteve, bëhen nën siglën e qytetarit dixhital, që është personazhi më i shpifur i Shqipërisë publike në ditët e sotme. Është një lloj Frankeinsteni virtual i gazetarisë, që vetëm Berisha mund ta shpikte. I është dashur qytetari dixhital për ta mbajtur veten në fokusin e vëmendjes mediatike, por mbi të gjitha për të hedhur baltë mbi të gjithë, dhe kështu, për të krijuar idenë se të gjithë në këtë vend janë si Berisha. Por ky i fundit është i kuptueshëm në atë që bën (më duhet të them se kurrë nuk e kam kuptuar Berishën si sot, kur mbështetësit po e braktisin, kur institucionet shtetërore janë deberishizuar, kur në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është vënë dikush që nuk kontrollohet prej tij, kur vegla që kish vënë në krye të SHISH-it i iku pa e pyetur, kur sistemi i drejtësisë nuk është më në dorë të tij, për të mos thënë që shumë shpejt mund të marrë frymëzime e motivime anti Berisha, kur PD-ja po i shkërmoqet etj).

Çfarë nuk kuptohet në këtë mes, është media. Gazetarët mund të jenë duke bërë detyrën, teksa raportojnë qëndrime, opinione e konsiderata të Berishës, pasi ky ende përfaqëson, për turpin tonë, diçka të rëndësishme në politikën shqiptare, por publikimi i diarresë së qytetarit dixhital nuk është një gjë që ka lidhje me informacionin. Të gjitha manualet e gazetarisë thonë se një informacion i caktuar bëhet publik, pasi bëhen verifikimet dhe pasi provohet se ai është i saktë. Mirëpo nuk ka se si të jenë të sakta lajmet që japin pronari i një lavazhi, berberi i Babrrusë, një frekuentues motelesh, taksisti i Laprakës, një mësues në Qerret, një gjurmues çiftesh nga liqeni, një demokrat nga Poliçani, një socialist nga Shkopeti, një kurvë e Bllokut, një kambist etj. etj., që të gjithë pa emër. Le ta themi troç: Publikimi i këtyre idiotësive shënon pikën më të ulët, në të cilën ka zbritur ndonjëherë gazetaria shqiptare, përfshirë edhe gazetarinë e bërë në kohën e Enver Hoxhës. Unë po shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje Andi Telës, Robert Rakipllarit, Anila Bashës, Arion Sulës, Mero Bazes, Blendi Fevziut, Artur Zhejit, Dritan Hilës, Armand Shkullakut & Andi Bushatit, Mira Kazhanit, Alfred Lelës, vëllezërve Nazarko, Skënder Minxhozit, Enkel Demit, e dhjetëra të tjerëve që kanë portalet e tyre, që të mos u kushtojnë asnjë çikë vëmendje “bëmave” të qytetarit dixhital. Sepse të raportosh lajme prej qytetarit dixhital është njësoj si të regjistrosh, të zbardhësh e të publikosh, bisedat e ditës në një kafene çfarëdo. Kjo është anti gazetari. Ata që duan t’i shërbejnë Berishës (akoma????), por edhe ata që duan ta tallin atë (akoma?????), le ta bëjnë këtë në forma të tjera më gazetareske.

Kjo thjesht për sa i takon qytetarit dixhital. Por këtu duhet shtruar një çështje tjetër. Një pyetje tjetër, më saktë: A ka kuptim që të merremi pa fund me Sali Berishën? Unë pak më sipër thashë se media nuk mund të mos raportojë për qëndrimet e tij, pasi ai është një politikan i rëndësishëm. Nuk do duhej të ishte as politikan, as i rëndësishëm, por ja që ai është, sepse ka njerëz që e kanë mbështetur dhe e mbështesin (aq sa i kanë mbetur). Dhe media, si rregull, nuk mund të injorojë atë që thotë një personazh i tillë, që përveç të tjerash ka qenë ish-president, ish-kryeministër. Përsëris: si rregull. Por unë mendoj se çdo rregull e ka një përjashtim. Dhe në këtë kuptim, nuk do ishte keq që për këtë njeri të mos flitej më.

Janë bërë ca kohë që unë e shoh të tepërt vëmendjen ndaj tij. Pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2013, ai nuk ka merituar asnjë vëmendje. Ai ka bërë çmos që të mos na ikë nga vëmendja (“qytetari dixhital”, siç thashë, është shpikur edhe për këtë qëllim), por ne nuk kemi pasur arsye të merreshim me të. E kam bërë këtë diskutim edhe me Andrea Stefanin që, sa ishte gjallë, iu mbajt idesë se “nëse resht së luftuari të keqen, kjo të rishfaqet”. Nuk është se e ka pasur gabim në parim, por ky nuk është rasti i Sali Berishës. Ky i fundit mori fund në vitin 2013. Pas këtij moment, ai nuk ka qenë më një problem për shqiptarët. Nuk është më i rrezikshëm për ne. Dëme mund të bëjë, siç po bën (fjala vjen, duke mbajtur PD-në të lidhur pas fatit të vet), por edhe këtë dëm e bën by default. Është një dëm që vjen si pasojë, jo si qëllim. Qëllimi i tij është tjetër: thjesht të shpëtojë veten, teksa po ndjen që laku po i ngushtohet në fyt. Dhe këtë gjë mund ta arrijë vetëm duke i intimiduar institucionet e reja të drejtësisë, dhe duke u kallur në kokë të gjithëve, e sidomos ndërkombëtarëve, idenë se nuk dalin të fituar po u kruajtën me të. Ne gazetarët, duke u marrë me të, i jemi bërë krah në këtë plan. Dhe nëse plani i ka dështuar (mund të thuhet pa frikë se ai është sot një njeri i diskredituar: vetëm një grusht njerëzish i ka mbetur pas vetes), kjo ka ndodhur jo për shkak të miqve apo armiqve të tij. As për shkak të shoqërisë shqiptare apo elitës intelektuale që, për mua, do ta kenë si një damkë turpi faktin që e kanë lënë këtë njeri të na vijë vërdallë për 30 vjet me radhë, duke na mbajtur peng në shumë drejtime. Nëse plani i ka dështuar pra, kjo ka ndodhur për shkak të tij. Sikur ai të kishte qenë pakëz më i mençur e më i përmbajtur (duke qenë i njëjti rrezikzi), ne do ta kishim ende në zyrat e rëndësishme të shtetit. Sepse shoqëria shqiptare ka qenë e dorëzuar para tij, para kulturës e mendësive që ai përfaqëson, e para turmave të frikshme që i kanë dhënë mbështetje. Ai ka bërë çfarë ka dashur. Dhe ka qenë i vetmi njeri me impunitet në këtë vend. Të gjithë të tjerët mbrohen prej imunitetit, por ai është mbrojtur prej impunitetit. Dhe për ata që nuk janë familjarë me këtë fjalë, por shpjegohem: Impuniteti është pamundësia e institucioneve, e sistemit të drejtësisë, apo e sistemit politiko-shtetëror në përgjithësi, për ta bërë një keqbërës të japë llogari për krimet e kryera e dëmet e shkaktuara. Sali Berisha pra ka pasur impunitet. Mirëpo, duket se këtë impunitet nuk e ka më. Është ai i pari që e kupton këtë gjë. Dhe është ky fakt që ia ka marrë edhe atë pak qetësi e vetëpërmbajtje që ka pasur (E patë në ballafaqimin me Artan Hoxhën? Ishte në hall të madh. Kushedi sa vuajnë mbështetësit e tij kur e shohin në atë gjendje).

Për mua, ky lloj turpërimi që ai po i bën vetes është fundi më i mirë që ai meriton. Personalisht, më shijon kështu, kur e shoh që turfullon i pafuqishëm, e që bën si gore nëpër studio televizive, në Kuvend apo në facebook, kur e shoh mbi të gjitha të frikësuar; të frikësuar jo sepse mund ta rrasin në burg (kjo do të ishte e keqja më e vogël për të), por sepse mund t’i dalin në shesh shumë prapësira. Kanë filluar t’i dalin. E do t’i dalin edhe më shumë nesër. Sepse proporcionalisht me dobësimin e tij do të rritet edhe numri i atyre që nuk e kanë më frikë, e që për rrjedhojë do të hapin gojën për ta denoncuar. Dhe veç për një gjë nuk duhet dyshuar: Zullumet e këtij njeriu nuk kanë të numëruar.

Nano: Fundi që Berisha ka merituar,e ka kuptuar që laku po i ngushtohet në fyt dhe… Read More »

Shikoni cfare ben Edi Rama ne Londer

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër, bashkë me kryeministrat e këtyre vendeve.

Nëse vëzhgon me kujdes të gjitha lëvizjet e kryeministrit, nuk është e vështirë të konstatosh se si ai “vjedh” vëmendjen e të gjithëve jo vetëm përmes gjatësisë që dukshëm bën diferencën me kryeministrat e tjerë por edhe për faktin se impostohet gjithnjë në qendër.

Kështu ka ndodhur edhe në një prej fotove zyrtare për gazetarët bashkë me kryeministrat e tjerë. Rama jo vetëm që është futur në mes por ka “mbuluar” me trup edhe kryeministrin e Boshnje Hercegovinës Denis Zvizdiç, në fytyrën e të cilit lexohet qartë gjithë zemërimi për këtë gjest të kryeministrit.

Ndërkohë gjatë konferencës, ka rënë në sy indiferentizmi i theksuar i Ramës ndaj homolgëve të tij.

Ndërkohë që ata mbanin fjalën e tyre dhe gjithë të pranishmit dëgjonin me interes, shefi i qeverisë shqiptare, nuk e lëshonte nga dora celularin.

Për më shumë, hidhini në sy fotove!

Shikoni cfare ben Edi Rama ne Londer Read More »

Ajo që nuk u pa, ndodhi diçka në konferencën Rama-Juncker që i shkatërroi të gjithë së qeshuri

“Faleminderit shumë! Por jam i uritur”. Ishin pikërisht këto fjalët, me të cilat mbylli konferencën me kryeministrin shqiptar Rama, Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.

E pikërisht kjo batutë shkaktoi të qeshura tek kryeministri si dhe tek të pranishmit e tjerë në sallën e konferencës, në Kryeministri.

Ama kjo nuk ishte e vetmja batutë mes dy zyrtarëve. Edi Rama dhe Jean Claude Juncker shkëmbyen batuta edhe në lidhje me kohën në kryeqytetin shqiptar.

Edi Rama: Keqardhje që megjithë përpjekjen që bëmë nuk arritëm dot t’ju presim me një kohë tipikisht shqiptare dhe mesdhetare, megjithatë është një mënyrë për tu bërë në ndiheni njësoj si në Bruksel: Shi, gri, mërzi.

Jean Claude Juncker: Kam ardhur në Tiranë për t’i shpëtuar shirave të Brukselit, por më duket se po gjej përsëri klimën e Brukselit. Është një moment i vogël i një cikli shqiptar.

Ajo që nuk u pa, ndodhi diçka në konferencën Rama-Juncker që i shkatërroi të gjithë së qeshuri Read More »

“Kapeni për fyti”, Berisha publikon mesazhin pas deklaratës së fortë të Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha pas deklarates se forte te kryeministrit Rama dje nga Berati qe u tha punetoreve te kapnin per fyti pronarin e gurores qe nuk i ka pagura , ka publikuar një mesazh në Facebook.

Mesazhi i një qytetari tregon se, “Rama mbylli guroret e Skraparit per llogari te Zotkes dhe xhepave te tij”.

Sipas Berishes kjo eshte e verteta e mbylljes se guroreve dhe lenies pa rroga te 1200 puntoreve ne Skrapar.

Postimi i Berishes 

Rama mbylli guroret e Skraparit per llogari te Zotkes dhe xhepave te tij!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital mbi te verteten e mbylljes se guroreve dhe lenies pa rroga te 1200 puntoreve ne Skrapar. sb

“zoti Sali te uroj shendet ne radh te pare, une jam jam punonjes ne nje sipermarres ne guroret e sk , jo ne mal te tomorrit, degjova kryeministrin tone te nderuar, vetem rrena, po fund e krye vetem rrena. e verteta esht kjo: 3 muaj me pare kryetari bashkise polican Adriatik zotka solli ( fiksin) dhe e beri mediatike e u cuan ne emer te mjedisit sikur do benin namin. Tamam si etrit e tyre qe flisnin ne emer te popullit. kryetari bashkise A z ka hapur vete nje mander guri , gjasme do punajne njerzit e bashkis une vet punoje ne gurore dhe e di qe pa leje minerale nuk mund te punosh!! po bejne nje komunitet budalla,(Si ka munci ja late peshqesh ketij komuniteti kte njeri z b ky njeri qe vjen nga bandat e 97 qe ska lene gje pa bere, nuk ka lene depo pa shqyer e pa vjedhur, ky njeri nuk ka as nje lloj norme, as nje lloj morali kte njeri e ka akuzuar vellai vet per horlleqe , si ka munci. por ky ka talent te math per servilosje , biles z k m e pershendeti, fal ketij badakshiu u clirua Abas Aliu Une normal qe kam sh mllef, po ju siguroj qe po ju them vetem te verteten, ( vjen kryeministri e genjen si ne arados) punetore kane 3 muaj pa pune dhe dalin ne protest pse ju kane mbyllur punen, ai ju thot veri duart ne fyt pronareve pse su japin rrogen , po kur thot , te punojne ne fabrika , qe fillojne nga Sk- Br . une nuk e di per c fabrika e ka fjalen ky. Me keq se kaq nuk ka ku vete . ju falenderoj pa fund je i pa arritshem zoti te bekofte ty dhe familjen tende. ( ti e di vet se keta jane ak marsa ) f l m”

“Kapeni për fyti”, Berisha publikon mesazhin pas deklaratës së fortë të Ramës Read More »