Politike

Basha zbulon skandalin për largimin biznesmenin e bananeve Çekaj nga Shqipëria

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar gjatë seancës së sotme parlamentare se biznesmeni i kompanisë “Arbër Garden”, Arber Çekaj nuk u largua tre ditë para se të kapej droga por vetëm një ditë para se ajo të kapej.

Basha gjithashtu Ptha se kontenierët me drogë ndnjën plot 9 ditë në portin e Durrësit. Po ashtu Basha ngre pikëpyetje për mbështetje politike të këtij rrjeti trafikantësh..

“Kjo ditë e hënë na mbledh në këtë Kuvend pas gjarjeve dramatike që kanë faktuar katërcirprisht që opozita dhe qytetarët e dinë dhe e kanë denoncuar. Në Shqipëri sundon një qeveri e lidhur me klanet e drogës. Një kryeministër i cili drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet familjarëve i ka lidhjet me trafikun e kokainës dhe heroinës. Nisi me marijuanën po si kudo tjetër ku trafiku nuk luftohet trafiku u hap në trafikun e heroinës dhe kokainës. Laboratori i Xibrakës u finalizua me ndihmën e ndërkombëtarëve por shefat nuk u arrestuan. Ndërsa Rama rikuperoi dëmin me drogën e sotme në Shqipëri.

Edi Rama, Fatmir Xhafa dhe të tjerë aksionerë të kokainës mundohen ti fshehin me çdo kusht dhe çdo çmim. Më 28 shkurt u arrestuan 2 shoferë të cilët u kapën me një kontejner me banane ku kishte Brenda 613 kg kokainë. Ky kontejner kishte qëndruar në Portin e Durrësit, plot 9 ditë, bashkë me dy kontejnerë të tjerë. Një kërkim I thjeshtë tregoi se kjo kompani ka bërë 97 ngarkesa nga Kolumbia. Ky pronar është shpallur në kërkim, është larguar më 27 shkurt, 24 para se droga e tij të kapej. 613 kg nuk janë të Arbrit. Është larguar para se të mbyllte edhe niptin dytësor të kompanisë ku do të depozitohej droga.

Një nga të arrestuarit në ‘facebook” shkruante se transportonte miell për partizanët. Po kush janë partizanët të cilëve do ti çohej droga? Kush e ka financuar një operacion të tillë. A mund të ngrihej një operacion i tillë pa garanci politike,” tha Basha.

Basha zbulon skandalin për largimin biznesmenin e bananeve Çekaj nga Shqipëria Read More »

613 kg kokainë, Berisha nxjerr emrat e pritësve: Ja kush është partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar sërish sot në kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, nisur që nga Kolumbia.

Ai akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe vëllanë e tij, Olsi Ramën, si personat për të cilët ishte adresuar droga.

“U kapën mbi 300 milionë euro drogë së fundi, rreth 200 milionë, 613 kg drogë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 tonë drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura në Itali plus 2 ngarkesa të tjera të mëdha e kapur me Greqinë. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën partizanin, e adresuar direkt për klanin e vëllezëve Rama, drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datën 19 shkurt. Pse tregoj me gisht Edin dhe vëllanë e tij Olsi? Nuk e bëj për politikë, por sepse më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë”- tha Berisha.

613 kg kokainë, Berisha nxjerr emrat e pritësve: Ja kush është partizani Read More »

‘Vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti’, urimi i special i Ramës për sot

Kryeministri Edi Rama e ka nisur diten me nje miremengjes te vecante per gjithe ndjekesit e tij ne rrjetet sociale. Si urim ai ka zgjedhur nje artikull publikuar ne portalin më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë artikulli të publikuar në “AISH”, portalit më të madh të çështjeve hebrehe në botë, që vlerëson traditat e lashta dhe kodin e nderit që udhëheq jetën shqiptare, si arsyet që shndërruan Shqipërinë në të vetmin vend europian që i dha strehim hebrenjve në ditën e tyre më të vështirë, ju uroj një ditë të mbarë 🌹”- shkruan Rama.


Mirënjohje nga Izraeli: “Shqipëria, vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti”.

“Traditat e forta kombëtare frymëzuan shqiptarët që të shpëtojnë jetët e hebrenjve gjatë Holokaustit”, shkruan Qendra e Studimeve të Holokaustit në Izrael.

“Shqipëria, vendi i vetëm europian me shumicë muslimane, ishte njëkohësisht edhe i vetmi vend europian që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebrenjsh se sa më parë”, citon artikulli.

“Yad Vashem”, Qendra Përkujtimore e Holokaustit në Izrael ka njohur 75 shqiptarë që kanë luajtur një rol vendimtar në shpëtimin e hebrenjve. Duke pasur parasysh territorin e vogël dhe komunitetin e vogël hebre që përpara Luftës numëronte vetëm 200 vetë, ky është një numër jashtëzakonisht i lartë.

Një hebre në Shqipëri, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte dhjetë herë më shumë shanse për t’u shpëtuar se sa një bashkëkombas i tij në qendrat e mëdha të hebrenjve në Lituani apo Poloni. Shqipëtarët shpëtuan gjithashtu qindra refugjatë hebrenj që iu larguan Holokaustit nga Gjermania, Austria, Greqia apo vende të tjera” – shkruan mes të tjerash Aish.com

‘Vendi i vogël musliman që shpëtoi gjyshërit tanë nga Holokausti’, urimi i special i Ramës për sot Read More »

Fjalimi i Ramës para organizatës më të fuqishme pro-izralelite në Amerikë: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë. 20 mijë të pranishëm “shpërthejnë” në duartrokitje

Kryeministri i vendit është shprehur me nota admirimi për Izraelin por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të vendit tonë.

Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e Komitetit Izraelite-Amerikane të Çështjeve Publike, ku ka folur për marrëdhënien mes dy vendeve dhe ka thënë se Shqipëria është në vend të parë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Unë besoj se Shqipëria përfaqëson shembullin, se si ne një vend myslimanet dhe të krishterët bashkëjetojnë shumë mirë”, tha Edi Rama në nisje të bisedës.

Më pas ai u pyet në lidhje me miqësinë që ka Shqipëria me Izraelin, ku deklaroi se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë më avion nga Shqipëria për në Izrael.

Rama më pas i pyetur në lidhje me mbrojtjen që u kanë bërë Shqiptarët herbrejve dhe tha se ndihet krenar, për atë që ka bërë populli ynë.

“Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre”, deklaroi Rama, kur u pyet se  si ka mundësi që askush nuk dorëzoi asnjë hebre tek nazistët.

Në fund të fjalës së tij  Kryeministri Rama ka entuziasmuar të pranishmit duke shkatkuar ovacione dhe duartroktije të shumta.

Në konferencën vjetore e AIPAC që është edhe aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, mbajtën fjalë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio.

Mijëra delegatë nga të gjitha shtetet marrin pjesë në të për të dëgjuar politikanët dhe avokatët, që diskutojnë rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit.

Në vitin 2016, afërsisht 20 mijë delegatë ndoqën Konferencën e AIPAC. Folës ishin zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA, Joe Biden, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump, senatori Ted Cruz, kryetari i Kongresit, Paul Rayan, etj.

AIPAC, apo Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite (The American Israel Public Affairs Committee) është grupi lobues që konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti aktual i AIPAC është Lilian Pinkus, e treta femër pas Amy Friedkin dhe Bermice Manocherian.

AIPAC, një nga organizatat e shuma lobuese në Shtetet e Bashkuara, numëron më shumë se 100 mijë anëtarë, 17 zyra rajonale dhe një grup të madh donatorësh.

Kongresmeni Brad Shermann i Kalifornisë e ka quajtur AIPAC, “të vetmen organizatë të rëndësishme në promovimin e aleancës SHBA-Izrael”.

Nga ana tjetër, organizata konsiderohet si një nga grupet lobuese më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1997, revista amerikane “Fortune” e cilësoi AIPAC grupin e dytë me influencën më të fuqishme në Uashington.

AIPAC u themelua në vitin 1951 nga Isaiah Leo “Si” Kenen, një gazetar dhe avokat hebre, cili më parë kishte qenë punonjës në Ministrinë e Jashtme të Izraelit në delegacionin izraelit në Kombet e Bashkuara. Ai qëndroi në krye deri në vitin 1974.

Në vitin 1980, Thomas Dine, bëhet drejtori ekzekutiv i AIPAC, i cili nisi edhe fushatën e zgjerimit në bazë.

Në fund të viteve 1980, bordi i drejtorëve dominohej nga katër biznesmenë të suksesshëm: Mayer (Bubba) Mitchell, Edward Levy, Robert Asher dhe Larry Weinberg.

AIPAC rregullisht bën takime me anëtarë të Kongresit Amerikan dhe zhvillon aktivitete ku ndan pikëpamjet e tij. Thomas Dine zhvilloi një rrjet për të influencuar te çdo anëtar i Kongresit.

“Bërthama vitale” e anëtarësisë së hebrenjve amerikanë në AIPAC zënë më pak se 3% të popullsisë së SHBA dhe janë të përqendruar në vetëm nëntë shtete.

AIPAC mbështet fuqishëm ndihmën thelbësore të SHBA-ve ndaj Izraelit. Në mars 2009, drejtori ekzekutiv i AIPAC, Howard Kohr, i kërkoi Komitetit të Operacioneve për Jashtë, që Izraeli të merrte 2.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për vitin 2010.

Në vitin 2007, një Memorandum Mirëkuptimi midis SHBA dhe Izraelit parashikon 30 miliardë dollarë ndihma ushtarake për gjatë 10 viteve.

AIPAC gjithashtu lobon për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara në Izrael, duke bërë të mundur të çojë çdo vit më shumë se 3 miliardë dollarë ndihma, duke e bërë Izraelin “akumuluesin më të madh të asistencës amerikane pas Luftës së Dytë Botërore”.

Washington Report për çështjet e Lindjes së Mesme vlerëson se ndihma në total nga viti 1949 është 109 miliardë dollarë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155617354731523/?t=0

Fjalimi i Ramës para organizatës më të fuqishme pro-izralelite në Amerikë: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë. 20 mijë të pranishëm “shpërthejnë” në duartrokitje Read More »

Zbulohet pasuria e vajzës deputete të Azem Hajdarit, shumë prej jush nuk do ta besoni dot!

Publikohen në media pasuritë e deputeteve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas të dhënave gratë deputete para si t’i hynin jetës parlamentare kanë “trashëguar” nga puna në profesione të lira apo në biznes të ardhura të majme.

Open Data Albania ka publikuar të dhëna për pasuri, të ardhura dhe shpenzime të deklaruara për 11 deputet që janë ulur për herë në parë në sallën e parlamentit këtë sesion parlamentar.

E ajo çka bie në sy janë deputetet që gezojnë aksione, tre shtepi dhe jetojnë me qera ose kanë një kredi për të shlyer.

Kurse deputetje e re e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari jeton në shtëpi me qera, ndërsa bashkëshorti i saj ka për të shlyer një kredi prej 350 mijë dollarësh në Shqipëri. Bashkëshorti i Hajdarit është aksioner në dy kompani në Amerikë.

Zbulohet pasuria e vajzës deputete të Azem Hajdarit, shumë prej jush nuk do ta besoni dot! Read More »

Nga banesat tek makinat, zbulohet pasuria e deputeteve shqiptare

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se deputetët e parlamentit shqiptar janë njëkohësisht edhe ndër njerëzit më të pasur në vend.

Edhe pse të ardhurat e shumë prej tyre vijojnë të mbeten sekret, deputetet e reja të Kuvendit duket se kanë dalë si rrallëherë “zbuluar”.

Me sa duket para se t’i hynin jetës parlamentare, deputetet kanë “trashëguar” të ardhura të majme nga puna në profesione të lira apo në biznes

Në listën e pronësive të tyre numërohen prona të patundshme, shtëpi, dyqane, makina e llogari bankare që variojnë nga modestet prej 1 mijë eurosh e deri të 50-60 mijë euro.

Pauritë që zotërojnë Grida Duma, Senida Mesi, Oriola Pamuri dhe Elona Gjebrea janë publikuar nga” Open Data Albania”.

Referuar të dhënave të deklaruara nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive dhe të, mësohet se zëvendëskryeministrja Senida Mesi është ndër parlamentaret më të pasura.

Senida Mesi ka deklaruar se është pronare me 50 % të sipërfaqes së një apartamenti banimi me sip. 147.61 m2 për banim plus 150 m2 verandë në Shkodër. Ajo ka deklaruar 10 llogari bankare, me vlera nga 1 mijë euro deri në 57 mijë euro.

Grida Duma, deklaron se ka në pronësisë të familjes dy apartamente dhe në pronësi të saj dy automjete dhe tri llogari bankari bankare dhe gjendje cash 1 250 000 lekë.

Ndërkohë Orjola Pampuri deputete e Partisë Demokratike, ka ardhur në parlament me një pasuri të konsiderueshme. Ajo ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi, dyqan depo dhe bashkëshorti i saj është aksioner në një kompani kromi. Pampuri është tre punësuar përveçse është deputete. Të ardhura si pedagoge pranë Universitetit Europian të Tiranës 700 euro, të ardhura si drejtore e klinikës së këshillimit psikologjik “UET Enterprise” 350 euro, të ardhura si pedagoge e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale 120 000 leke.

Elona Gjebrea është bashkëpronare në 50 % të vlerës në tri shtëpi, ka për të shlyer një kredi, por ka edhe pesë llogari bankare.

Nga banesat tek makinat, zbulohet pasuria e deputeteve shqiptare Read More »

A po paralajmëron Jozefina Topalli parti të re politike në Shqipëri?!

Prej disa muajsh është distancuar nga politika aktive, por kur e pyesim se çfarë ka vendosur të bëjë, Jozefina Topalli ende nuk ka një përgjigje konkrete në vetë të parë.

“Unë nuk mund të them një gjë të tillë. Sigurisht nuk jam indiferente”, thotë Topalli.

Ndërsa kur flet në emër të qytetarëve, thotë se duhet një forcë e re politike.

“Në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë që dikush me sinqeritet të thotë të vërtetën e tyre”, shprehet Jozefina Topalli.

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe ish-nënkryetarja e PD-së, thotë se vendi është në emergjencë kombëtare, ku qeveria dhe opozita janë dy gjysmat e një të keqeje.

“Qeverisja inekzistente që ka çuar në rritjen e varfërisë ekstreme, në boshatisjen e kombit nga shqiptarët, nga një vend që përmendet vetëm për drogë dhe ku çdo ditë qytetarët e saj lexojnë vetëm për vrasje, për vdekje për grabitje. Por kjo është gjysma e së keqes. Gjysma tjetër, ndoshta edhe më e rëndë është korruptimi i opozitës nga qeverisja e lidershipit të qeverisë”, shprehet ish-kryetarja e Parlamentit.

Sipas Topallit, e djathta është asgjësuar, ndaj nivelin e sulmit ndaj Lulzim Bashës e mban në kulm.

“Në asnjë vend të botës nuk do kishte ndodhur që qeveria të mos kishte rënë pas skandalit të ministrit të Brendshëm”, thotë Topalli.

Është e bindur se marrëveshja Rama-Basha e 18 majit vazhdon.

“Në fakt ata vazhdojnë marrëveshjen midis tyre dhe kur nuk e vazhdojnë rrisin presionin për të bërë një pazar të ri….”.

Nuk e di se çfarë mendojnë kolegët e saj si Patozi, Bode, Imami apo Ruli që njësoj Lulzim Basha i la jashtë listës së kandidimit për deputet dhe nuk i komenton veprimet e paralajmëruara të tyre.

“A është kjo PD?! Nuk e di nëse ata mendojnë njësoj si unë, unë besoj se kjo nuk është PD”, thotë ish-nënkryetarja e PD-së.

Produkti i analizës së nisur në fillim të vjeshtës për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhje do duhej të kishte dalë, por Jozefina Topalli nuk beson se ka për të pasur një të tillë.

“Mes fjalëve dhe veprave të Lulzim Bashës është një oqean i tërë. Nuk thotë kurrë të vërtetën dhe as atë që mendon”, shprehet Jozefina Topalli.

A po paralajmëron Jozefina Topalli parti të re politike në Shqipëri?! Read More »

Flet njeriu më i pasur në Shqipëri: E vërteta e miqësisë me Ramën dhe Berishën

Zamir Mane, njeriu më i pasur në vend në disa renditje në vite radhazi ka qenë përballë gazetarëve Andi Bushati dhe Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit” në TCH. Ai mohoi të ketë influencë në vendimet e politikës. I pyetur për lidhje të tij me qeveritarët pavarësisht partisë që ndodhet në pushtet, Mane tha se ka pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të biznesit, por nuk është mik me ta.

“Mik me Berishën dhe Ramën? Nuk është e vërtetë. Unë kam pasur kontakte me ta për shkak të çështjeve të mia në biznes, por nuk mund ta them që jam mik me ta” – tha Mane.

Ai pranoi se është mik me pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, por mohoi që me të të ketë biznese të përbashkëta.

“Jam mik me të. Njihem me të që përpara 20 vitesh, por nuk besoj se i intereson publikut se si jam njohur me të. Me Frangajn nuk kam asnjë biznes të përbashkët” – tha Mane.

Flet njeriu më i pasur në Shqipëri: E vërteta e miqësisë me Ramën dhe Berishën Read More »