Politike

Zgjedhjet lokale, Balla në Vlorë: Të fitojmë 7 bashkitë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, njëherësh dhe Kryetar i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla zhvilloi një takim me anëtarët e asambleve socialiste të Vlorës, Himarës dhe Selenicës.

“Ne po qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Por kur flas për procesin qeverisës, nuk kam parasysh thjeshtë qeverinë, po Grupin e Deputetëve dhe Partinë Socialiste si boshti i koalicionit të madh qeverisës me njerëzit e zakonshëm. Si Kryetar i Grupit dhe si Sekretar i Përgjithshëm dua t’ju them se: Qeverisja jonë përbëhet nga tre pjesë, partia, grupi parlamentar e qeveria. Dhe ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse te treja pjesët bashkëjetojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës”, u shpreh Balla.

Sipas Ballës, Partia Socialiste është baza e ura lidhëse e grupit dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet si dhe ‘garancia e mos harresës për asnjë ditë prej nesh atje lart, të atyre këtu poshtë, të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive’.

Duke folur për zgjedhjet vendore të 2019, Balla i kërkoi deputetëve, kryetarëve aktualë të bashkive si dhe përfaqësuesve të PS që të jenë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në çdo komunitet, qytetet e fshat.

“Zgjedhjet janë vetëm 14 muaj larg dhe për ne ky vit është viti i një organizimi elektoral në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme lokale. Ku në Qarkun e Vlorës nga katër bashki që kemi sot, duhet t’i fitojmë të shtata. Nga deputetët dhe kryetarët aktualë të bashkive, deri tek çdo përfaqësues i Partisë Socialiste, duhet të jeni të gjithë në krye procesit të Bashkëqeverisjes, në cdo komunitet, qytetet a fshat, që ju ka besuar detyrën përfaqësuesit në Kuvend apo të qytetarit të parë, por edhe të shërbëtorit të parë të halleve të komunitetit, qytetit a fshatit”, deklaroi Balla.

Zgjedhjet lokale, Balla në Vlorë: Të fitojmë 7 bashkitë Read More »

Kush është ministri që blen apartamente luksoze dhe shkon në udhëtime ekzotike?

Deklarimi i të ardhurave bën me dhimbje kokë shumë prej politikanëve shqiptarë, pasi askush prej tyre nuk dëshiron të zbulojë shumat marramendëse që thuhet se kanë fituar në sajë të korrupsionit.

Vetëm pak kohë më parë, portali “Tpz”  raportoi një skandal me deklarimin e të ardhurave të familjes së Damian Gjiknurit.

Gjithçka erdhi pasi Ministri i Energjisë, Industrisë dhe Transporteve, Damian Gjiknuri, ka rritur ndjeshëm të ardhurat dhe shpenzimet gjatë dy viteve të fundit, 2016-2017.

Ministri e ka nisur karrierën e tij politike, me të ardhura modeste, ku përfitonte pagën si deputet dhe rrogën që merrte bashkëshortja e tij në një televizion.

Madje përpara se sa të rekrutohej nga Rama, thuhet se Gjiknuri, si ish punonjës i Shik, ka pasur aty, një karrierë të “shkëlqyer”.

Por sipas këtij portali, ministri dhe familja e tij njihen për pasionin familjar të udhëtimeve të shtrenjta, në vende egzotike, duke filluar nga Santa Quaranta  e deri në Ishujt Mauritius, ku më e pakta shpenzohet 1.000 euro nata, pa llogaritur udhëtimin dhe harxhimet extra.

Nga deklaratat e pasurisë, familja Gjiknuri, nuk i kalonin 40 milionë lekë (të vjetra) të ardhura në një vit.

Megjithatë, në vitin 2016-2017, familja e ministrit ka blerë me kredi një makinë 44 000 euro, një apartament me vlerë tepër të lartë, 271 450 euro.

Por pavarësisht rritjes të së ardhurave, kurrsesi nuk mund të justifikohen blerja me kredi e një apartamenti super të shtrenjtë si dhe një makine luksoze. Po t’i shtosh këtu edhe kredinë e pashlyer të banesës së parë (rreth 26 milion lekë të vjetra), rezulton se familja Gjiknuri është e zhytur në luks dhe borxhe.

Megjithatë, këto manovra me kredi për të mos blerë me para kesh në dorë, janë të njohura nga politikanët shqiptarë. Nëse do të ishte një qytetar me të njëjtat të ardhura si familja Gjiknuri, kurrsesi nuk mund të ketë këto asete, dhe asnjë lehtësi nga bankat e nivelit të dytë për të marrë 3 kredi të majme.

Kush është ministri që blen apartamente luksoze dhe shkon në udhëtime ekzotike? Read More »

Skandali i lobimit me rusët në SHBA: Basha, njeri me intelekt i ulët! Amerika gati goditjen për Ramën e Metën

“Revista investigative Mother Jones dhe kriza në mendim e politikës e lartë shqiptare”! Kështu e titullon artikullin e tij të radhës avokat Spartak Ngjela lidhur me skandalin e publikuar nga gazetarët amerikanë sipas të cilëve rusët kanë financuar kreun e PD për lobim në SHBA.

Sakaq, Ngjela thotë se revista amerikane ka gati goditjen edhe për Edi Ramën, Sali Berishën e Ilir Metën. Kjo pasi sipas tij, këta eksponentë po pengojnë reformën në Drejtësi.

“Që të shpëtojnë shqiptarët nga kjo bandë treshe apo katëshe, duhet që politika e lartë amerikanë të fillojë goditjen, njëlloj si me rastin e Adriatik Llallës, kundër Ramës, Berishës dhe Metës, me metodën e revistës instigative Mother Jones. Dhe mendoj se do ta fillojë; sepse këta po bllokojnë Reformën në Drejtësi”, shkruan Ngjela.

ARTIKULLI I PLOTË I NGJELËS:

Niveli i dobët i logjikës së Lulzim Bashës, që buron nga një i intelekt i ulët, e di gënjeshtrën shpëtim.

Kjo ndodhi edhe në rastin e revistës investiguese Mother Jones, për bashkëpunimin e tij me rusët.
Basha dhe PD na tha se revista ishte paguar nga Edi Rama; se nuk ka pasur një bashkëpunim të tyre me rusët për lobim në Uashington, dhe as për destabilizimin e Shqipërisë.
E si mund të jetë kjo një logjikë për një politikan perëndimor?
Por kjo vjen nga fakti që këta fëmijë të korruptuar e dinë gjithë Perëndimin një vjedhje të madhe.

Por kjo gënjeshtër që bëri Basha nga mëndjelehtësia mund të kthehet realisht në një bumerang kundër tij.
Po si mund t’ i kthehet Bashës gënjeshtra në një bumerang?

ll.
Ajo që nuk kupton dot Saliu dhe PD është arsyeja e qartë që pyet:
Po çfarë rëndësi ka që gënjen Lulzim Basha dhe PD në lidhje me investigimin apo hetimin e revistës Mother Jones?
Basha mendon se gënjen opinionin publik shqiptar.
Po a ka një opinion publik sot në Shqipëri?
Jo. Në Shqipëri nuk ka fare sot opinion publik.
Atëherë, pse gënjen Basha dhe PD?
Nga mendimi i vobegtë që nuk prodhon dot gjykim të lartë.
Po ku është thelbi?
A, thelb i është te kjo pyetje:
Amerikanët kanë besuar Mother Jones; apo i kanë besuar Bashës dhe PD-së?

E pra, politika e lartë amerikane, pa dyshim që i ka besuar Mother Jones.
Atëherë, kë po gënjen Lulzim Basha?
Veten, në radhë ta parë; dhe pastaj edhe fansat injorantë që e mbështesin në PD, por që mund t’i ikin nga frika se liderin e tyre po e godet politika amerikane.
Po politika amerikane çfarë pritet të bëjë me këtë rast?
Politika amerikanë ua ka bërë të qartë: duhet të shkojnë një e nga një e që të gjithë në kontroll, dhe, pas kontrollit, nëse dalin të korruptuar, duhet të shkojnë në gjyq me akuzë penale.
Ky është thelbi i mendimit politik amerikan në këtë kohë.

lll.
Në funksion të kësaj logjike, konkludohet se edhe bashkimi i të treve Berisha, Ramë e Meta është një dështim i nisur nga vetë ata.
Që të mundësh politikën amerikane në Shqipëri sot, nuk hyn në punë fare gënjeshtra, sepse ajo është rast pa mbështetje.
As zvarritja e vetingut nuk ka vlerë si mendim politik shpëtimtar për treshen apo katërshen shqiptare.

Por, më në rrezik këta do jenë atëherë kur Mother Jones të botojë investigimin e këtyre të treve, që besoj se do shpallët shpejt.

Po, shikoni sesi Bashën do ta bëjë qesharak gënjeshtra e tij:
Po sikur Mother Jones nesër e të nxjerrë faktet kundër Ramës dhe abuzimit të tij, a do ta japë dorëheqjen Basha?

Ja, e shihni se sa nivel të dobët intelektiv ka Partia Demokratike në gjykimin e saj politik?
Por edhe Basha gjithashtu.
Po këtu ka edhe një tjetër pyetje?
A do ta bëjnë amerikanët këtë lojë politike?
Kjo do të varet nga Rama.
Por, shenjat janë që investiguesit do të godasin edhe Metën edhe Ramën.
Po Saliun?

Kot ta zgjasim.
Që të shpëtojnë shqiptarët nga kjo bandë treshe apo katëshe, duhet që politika e lartë amerikanë të fillojë goditjen, njëlloj si me rastin e Adriatik Llallës, kundër Ramës, Berishës dhe Metës, me metodën e revistës instigative Mother Jones.
Dhe mendoj se do ta fillojë; sepse këta po bllokojnë Reformën në Drejtësi.

Skandali i lobimit me rusët në SHBA: Basha, njeri me intelekt i ulët! Amerika gati goditjen për Ramën e Metën Read More »

A do çahet PD? Basha: Kam folur me Berishën, ftesa ime është…

Kryetari i PD Lulzim Basha i pyetur ne emisionin “Opinion”, nese do te cahet Partia Demokratike, tha se ai po ben perpjekje qe ne PD te kete kontribut cdo anetar i partise.

8e441acf-d7ac-4324-841a-32633af43bb4

“Mendoj që sulmet personale s’përbëjnë ide politike, PD është në një proces të vështirë të dalë pas zgjedjeve të 25 qershorit, të blera e të dhunuara. Sulmet ndaj krytarit e drejtuesve dëmtojnë jo kryetarin, por demokratrët e thjeshtë, që kanë probleme të mëdha largime nga puna, nga ndihma ekonomike, këto si kontribuojnë PD.

Kam bërë dhe po bëj cdo përpjekje që cdokush pavarësisht nëse ka personalizuar debatin politik të gjejë veten, janë pjesë e PD derisa vetë te vendosin që s’janë”.

Fevziu: A do ketë fraksione brenda statutit?

Basha: Për mua s’ka nevoje te kte, por do nisë me dy javë konsultime, e kam shpallur që partia ti rikthehet anëtarëve. Ka ardhur koha të aplikojmë standartin evropian, ky është propozimi që do coj para anëtarëve të Kryesisë.

Fevziu: Berisha ka deklaruar e vetmja zgjidhje ëhstë rigrupimi dhe ribashkii i kontribuesve duke vënë theksin te rinia, por ju po nxirrni jashtë sa më shumë njerëz.

Basha: Nuk eshte e vertete, sulmi sic e thashë s’është as fakt as ide, është e kundërta ftesa ime ka qenë që të vijnë të gjithë të kontribuojnë po kjo s’është negociata me kryetarin. Garancia që dua të shoh të mishëruar në statutin e PD është që vlerësimi për meritën e atyre që do kërkojnë besimin për tu bërë deputet të vijë nga anëtarët e partisë.

Fevziu: Ju u mbyllet ne parti e bete listat

Basha: E kam marrë përgjëgjesinë për atë moment dhe e kam thënë që kjo është hera e fundit që kryetari bën listat.

Pas deklaratave te Imamit dhe Besnik Mustafaj sot, Basha tha:

Është zgjedhja e cdokujt të marri vendimet e veta politike, ftesa është që investimet që kanë në PD ti mbajnë në PD. Kam folur edhe me Zotin Berisha, cështja është a është ide politike sulmi ndaj kryetarit? Po të heqësh Bashën aty s’ka asnjë ide politike.

Fevziu: A është dakort Berisha me ju?

Basha: Kjo është pyetjne që duhet t’ja bëni zotit Berisha dhe ai është shprehur për këtë cështje.

A do çahet PD? Basha: Kam folur me Berishën, ftesa ime është… Read More »

Shkrimi në revistën amerikane për lidhje me rusët, Basha: Mund t’i hedh në gjyq, ka abuzuar me faktet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga studio e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, duke komentuar shkrimin e publikuar në revistën amerikane “Mother Jones”, tha se PD mund ta hedhë në gjyq revistën pas ka abuzuar me faktet.

Fevziu: Ju thoni se mund ti hidhni në gjyq?

Basha: Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD.

Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu.

Akuza per lidhje me ruset eshte qesharake, PD s’ka pasur dhe nuk ka kontakt te drejtperdrejte me asnje.

Shkrimi në revistën amerikane për lidhje me rusët, Basha: Mund t’i hedh në gjyq, ka abuzuar me faktet Read More »

Zbulohen prapaskenat e takimit Rama-Meta. “Ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin”

Kreu i qeverisë dhe Presidenti zhvilluar sot një takim që zgjati rreth 60 minuta dhe që kishte në qendër të diskutimeve marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë.

Rama takoi Meën vetëm 5 ditë pasi kryetari i shtetit priti anëtarët e Komisionit të Jashtëm Parlamentar për çështjen që ka trazuar ujërat politike.

Takimi mes Ramës dhe Metës nuk është rastësor. Ideja për një takim të mundshëm Rama-Meta është hedhur për herë të parë në tryezën që Presidenti zhvilloi me deputetët e majtë e të djathtë të premten e 2 marsit.

Socialistet Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi e kanë pyetur kreun e shtetit, se pse ai nuk takohet personalisht me Kryeministrin për çështjen e detit dhe marrëveshjes me Greqinë.

Presidenti i Republikës mësohet të jetë shprehur se nuk ka problem të takohet me kryeministrin, duke shtuar madje se nuk ka as pretendime ta takojë Edi Ramën pasi ai ka shumë punë.

“Unë kam kërkuar të komunikoj për këtë çështje qoftë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi, por fatkeqësisht edhe ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin”, është përgjigjia që Presidenti u ka dhënë dy socialisteve Hysi dhe Kodheli, të cilat duket se nuk kanë nguruar të lajmërojnë kryetarin për bisedën e zhvilluar ne Presidencë.

Marrëveshja me Greqinë ka mbetur pezull, për shkak se Presidenti i Republikës ka kërkuar nga Ministria e Jashtme informacione tjera të hollësishme për negociatat me palën greke.

Zbulohen prapaskenat e takimit Rama-Meta. “Ai ka dy ditë që nuk ma hap telefonin” Read More »

Cilët janë politikanët shqiptarë me diplomë nga “Meti i Kristalit”?

Shumica prej tyre deklarojnë se kanë studiuar në universitete të famshme ndërkombëtare, por duket se jo të gjithë deputetët shqiptarë kanë patur fatin e Bashës apo Bushatit.

Të vetmet diploma që kanë në xhep disa prej politikanëve tanë, janë ato të Universitetit “Kristal”, pronari i të cilit është arrestuar ditën e sotme.

Policia njoftoi se kishte arrestuar Ahmet Mucaj , ish-pronarin e Kristalit, nën akuzat e shit-blerjes së diplomave.

Ai akuzohet se pajiste shtetas të ndryshëm me diploma që mbanin datën dhe vulën e kohës kur universiteti ishte hapur, kundrejt pagesës.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është se në kohen e mbylljes së 18 universiteteve, u publikuan mjaft emra deputetësh që ishin pajisur me diplomë në Universitetin “Kristal”.

Ata janë: Artan Gaci i PS-së, Albina Dede e PD-së, Shkëlqim Selami i LSI-së, Bedri Hoxha i PD-së, Ylli Shehu i PR-së por dhe Këshilltari i Kulturës në atë kohë Fate Velaj, sot Deputet i PS-së).

Theksojmë nga ana tjetër se edhe vetë Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla masterin e ka kryer në një prej universiteteve që iu pezullua licenca.

Cilët janë politikanët shqiptarë me diplomë nga “Meti i Kristalit”? Read More »

Çfarë do ndodhë me PD-në, do shkrihet? Berisha mesazh kritikut të Lul Bashës

Ka qene i hapur, por edhe diskret njekohesisht ish kryeministri Sali Berisha sot teksa ka komentuar deklaraten e Astrit Patozi i cili nuk e mohoi idene per nje parti te re brenda PD.

“Unë s’mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë, e konsideroj absolutisht për mua jashtëzakonsisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e gjer sot, unë jam më i vetedijshem se kushdo tjetër ncodhta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore që për t’u përballë me këtë, së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e cdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them”.

“Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë se e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokatëve në gjithë Shqipërinë, por dhe ndaj vendit në tërësi”, tha Patozi sot.

Çfarë do ndodhë me PD-në, do shkrihet? Berisha mesazh kritikut të Lul Bashës Read More »