Politike

Kryemadhi i parashikon fundin Ramës: E rrëzoi nga pushteti rinia, por e dënoi me pak vonesë drejtësia!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka marrë fjalën në Kuvend duke sulmuar kryeministrin “ që për hir të karriges së tij, nuk ka kursyer as njerëzit e tij më të afërt, bashkëpunëtorët dhe deri familjarët e tij.”

Kryemadhi i ka parashikuar edhe fundin kryeministrit: E ryzoi nga pushteti rinia por e dënoi me pak vonesë, drejtësia!

Kjo qeveri po i rreh për vdekje qytetarët me taksa. Ujin e pijshëm po e paguajnë ujin e papijshëm si naftë dhe naftën po e paguajnë si danezë.

Kjo qeveri heq nga listat 25 mijë familje të varfra dhe nga ana tjetër thotë se ka 250 mijë vende pune.

Ky njeri që erdhi në pushtet me arrogancën e një banditi, nga ata që bredhin rrugëve,erdhi në pushtet me forcën e Malavita-s.

Drejtësia që pa zgjedhjes së prokurores së përkohshme po shndërrohet në një vegël të Edi Ramës. Ky njeri nuk u ka kthyer përgjigje ende qytetarëve se ku janë drejtuesit e policisë të larguar, se ku ëhstë ministri që kanalizoi Shqipërinë? A ka dijeni për pasurinë e tij dhe njerëzve të tij? Po për njerëzit e tij milionerë që nuk justifikojnë dot as makinën e tyre?

Rama duhet të kthejë pak kokën në vathën e tij për pasurinë e pajustifikuara sepse një ditë do të përgjigjet. Unë e njoh mirë dhe frikërat e tij për prangat.

Rama e kupton që pas fasadës së tij gjysëm moderne shihen kulisa politike të ngjashme me ato të diktatorëve të egër, që për fat të keq i adhuron ato.

Edi rama ndërron çdo natë para se të flejë që të jetë pjesë e historisë së këtij kombi sepse deliret e tij janë të forta dhe unë e siguroj se do jetë pas 50 vjet ku do të shkruhet se me mënyrën si qeveri me bandat, largoi shqiptarët nga vendi. Dua ta siguroj zotin kryeministër se në kapitullin e fundit do të shkruhet e rrëzoi nga pushteti rinia por e dënoi me pak vonesë drejtësia.

 

Kryemadhi i parashikon fundin Ramës: E rrëzoi nga pushteti rinia, por e dënoi me pak vonesë drejtësia! Read More »

“Rruga e Kombit”, Rama i kujton Bashës “raportin mjekësor”: Ty të nxorën nga gropa miku im

Kryeminsitri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Basha për akuzat e ngritura për taksën e rrugës së Kombit, duke i kujtuar se s’duhet të ngatërrojë taksën e qarkullimit me pagesën për rrugët.

“S’më bën asgjë përshtypje nga miku im Lulëzim, veçse keqardhje sa herë merr fjalën. Ai është kryetyari i Partisë Demokratike, pavarësisht se si e ka kantandisur PD sot. Miku im vjen këtu dhe tregon këmbët e mia në gropën ku paskam rënë vetë. Është ai miku im që thotë se 7×7 bëjnë 42. Po të them që taksën e kanë të gjitha vendet ku ka qarkullim rrugor përveç vendeve me karakter pyjor dhe baritor ku lëvizet me veshgjatë (gomar). Pagesa e rrugës për përdoruesit është krejt tjetër nga taksa e qarkullimit”,- tha Rama.

Duke u kapur me fjalët e Bashës se Rama ka rënë me këmbët e tij në gropën që i ka hapur rrugës së Kombit, kryeministri iu rikthye së shkuarës e i kujtoi abuzimet më ndërtimin e kësaj rruge, kohë kur Basha ishte ministër i Transporteve.

“Rashë unë në gropë? Unë nuk i kam hapur ndonjë gropë buxhetit, ndryshe nga c’parashikonte Kasandra dixhitale nuk ndodhi rënia me këmbët e mia, ne e mbyllëm atë gropë. Gropën Rrugës së Kombit thotë prokuroria ia ke hapur ti, sigurisht raporti mjekësor bëri që pavarësisht se të gjetën në atë gropë këmbët e tua të flutërojnë në një gropë tjëtër… Unë nuk i kam hapur as vendit tim as partisë sime, një gripë siç ia ke hapur ti partisë tënde”,- u shpreh Rama.

“Rruga e Kombit”, Rama i kujton Bashës “raportin mjekësor”: Ty të nxorën nga gropa miku im Read More »

Marrëveshjet me Greqinë, vjen në Tiranë ministri Kotzias

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka mbërritur në Tiranë ku do të bëjë një vizitë disa orëshe.

Takimet e para ai i ka nisur me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Në këtë vizitë të ministrit grek, do të diskutohet për marrëveshjet mes dy vendeve, ajo e detit apo edhe e ligjit të luftës.

Vizita e Kotzias vjen pas anulimit të vizitës nga kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras. Në këtë vizitës do të nënshkruheshin marrëveshjet, por duket se takimi i Edi Ramës me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan  i ka anuluar këto marrëveshje.

Image

Marrëveshjet me Greqinë, vjen në Tiranë ministri Kotzias Read More »

Edi Rama: Nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim për kokainën e Durrësit

Edi Rama ka postuar këtë të mërkurë në mbrëmje këtë tekst:

“Nisur nga intervista ime për “Die Welt”(s’e kam idenë nëse saktësisht a jo, se nuk e kam lexuar versionin gjermanisht)qenka bërë lajm shqip se paskam ndryshuar qëndrim!
E pavërtetë!
Sepse e vërteta është vetëm një: 613kg kokainë janë kapur pa asnjë bashkëpunim ndërkombëtar! Kaq”.

Pra kryeministri hedh poshtë indirekt çdo gjë që mund të shkruar se ai ka thënë ndryshe për “Die Welt”.

Edi Rama: Nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim për kokainën e Durrësit Read More »

“Delfini” i Ramës, deputeti Fidel Ylli rrëmbeu 90 ha tokë në Karaburun, s’dënohet asnjë ditë. 43 vite burg për përfituesit e zyrtarët e Hipotekës e Bashkisë Vlorë

Në Shqipëri ende nuk i është dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë, të cilët kanë abuzuar në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Rasti më konkret është në dënimin që është dhënë ndaj gjithë personave që kanë përfituar përmes abuzimit me tokat në qarkun e Vlorës. Ku dënohen nivelet e ulta të administratës që kanë abuzuar, ndërkohë që deputetë, ministra e ish ministra dhe akoma më lart kryeministra e ish kryeministra apo vetë Presidenti shpëtojnë pa asnjë ferrë në këmbë.

Bëhet fjalë këtë radhë për “delfinin” e Edi Ramës, deputetin e PS Fidel Ylli i cili rrëmben 90 hektarë tokë në Karaburun, dhe pavarësisht se sekuestrohet toka, ligjvënësi socialist i shpëton burgut.

Kështu, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka dënuar me 43 vite burg 4 ish zyrtarët e Bashkisë dhe Hipotekës së Vlorës.

Katër ish zyrtarët u dënuan pasi u akuzuan për tjetërsimin e një toke prej 220 hektarësh, në Karaburun. Dy ditë më parë, Gjykata e Vlorës ka dhënë 18 vite burg për Raimond Mezin, i cili ka përfituar tokën me dokumente të falsifikuara në Karaburun dhe Zvërnec, ndërsa prokuroria kishte kërkuar për të 21 vite burg.

Për shtetasin Lefter Gjergji, përfitues i 33 ha tokë në zonën e Palasës, gjykata ka dhënë 16 vite burg nga 19 vite që kishte kërkuar prokuroria.

Me burg janë dënuar dhe zyrtarët e Hipotekës së Vlorës e Bashkisë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me dy përfituesit kanë kryer edhe falsifikimin e dokumenteve.

Blerina Dhrami, ish punonjëse e Hipotekës Vlorë është dënuar me 6 vjet burg, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 11 vite.

Donika Besimaj, ish arshiviste në Bashkinë e Vlorës është dënuar me 3 vite burg, me akuzën për shpërdorim detyre e shkeljen e të drejtës së funksionit publik.

Ndërkohë është shpallur i pafajshëm shtetasi Enkes Hysendhima që ishte avokat i Rajmond Mezit, përfitues i sipërfaqes më të madhe të tokës në bregdet.

Për pafajësinë e avokatit mbrojtja dha si argument që abuzimet janë kryer në vitin 2012, ndërsa avokati Hysen Dhima ka mbrojtur interesat e Mezit, pas vitit 2014, pra dy vite pasi kanë ndodhur abuzimet.

Hetimet për tjetërsim nisën në vitin 2016, ndërsa në gjykatë çështja u regjistrua në 24 korrik të vitit 2017.

Në atë kohë gjykata përcaktoi arrest shtëpie për shtetasin Rajmond Mezi, Lefter Gjergjin dhe Donika Besimajn, ndërsa Blerina Dhrami mbetet ende në kërkim. Asnjë politikan nuk u dënua.

Deputetit të PS Fidel Ylli i sekuestrohen 90 hektarë tokë në Karaburun, shpëton pa burg

Mbyllja e dosjes nga prokuroria e Vlorës për grabitjen me anë të falsifikimit të pronave shtetërore në Karaburun, përfshiu dhe deputetin e PS Fidel Ylli.

Ky i fundit sipas prokurorisë ka blerë rreth 90 hektarë tokë të falsifikuar përmes dokumenteve.

Pas hetimeve sipas prokurorisë nuk është provuar që zoti Ylli të jetë i përfshirë në aferën e falsifikimit. Edhe pse ka shumë pikëpyetje lidhur me mënyrën e përfshirjes së tij në këtë transaksion, prokuroria është e mendimit se deputeti Ylli është jashtë kësaj afere.

Por lind pyetja: Nuk e dinte deputeti që 90 hektarë në Karaburun kishin një vlerë më të lartë se 180 mijë euro?! S’dihet se çfarë e lidh zotin Fidel Ylli, deputet i PS në Kuvend me falsifikatorë të këtyre përmasave të pronës publike.

Fidel Ylli është një tjetër emër publik që ka blerë tokë nga Rajmond Mëzi për të cilin prokuroria ka kërkuar 21 vite heqje lirie por që dy ditë më parë u dënua me 18 vjet heqje lirie.

Kompania e Fidel Yllit, ”House of Arts”, së bashku me kompaninë ”Digital Networks” kanë blerë rreth 90 hektarë tokë, me vlerë 180 mijë euro. Një vlerë jashtëzakonisht e madhe dhe praktikisht është blerësi më i madh i tokës në këtë zonë turistike, e cila ka qënë objekt falsifikimi. Dhe që ngre shumë pikëpyetje për këtë aferë, lehtësimin e procedurave për tjetërsimin e këtyre tokave me dokumente te falsifikuara. Të cilat nuk bëhen pa mbështetje nga lart.

Rasti i abuzimit në Lezhë dhe në Durrës e ka treguar këtë. Ndërkohë që pritet që dënimi me vendim të formës së prerë të autorëve të grabitjes e apelimi i tyre tashmë i garantuar pas vendimit me 43 vite burg për të gjithë, mund të sjellë që ata të rrëfehen, të flasin në organin e akuzës për skemën se si zyrtarë në nivele kaq të larta mbërrinin deri në marrveshje me falsifikatorë për të përfituar prona publike me çmime të lira.

Ndaj deputetit Ylli ka pasur akuza edhe në të shkuarën për përvetësim të pronave publike në kryeqytet. Si një mik i vjetër i Kryeministrit Rama, uzurpoi një tokë publike tek Akademia e Arteve, gjatë kohës që Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës. I përfshirë dikur në biznesin e shitjes së vizave, Fidel Ylli është sot një nga oligarkët e vendit, që propozon dhe krijon ligje për të përfituar pjesa më e pasur e shqiptarëve.

Për 90 hektarë tokë të falsifikuar të blerë badihava në Karaburun deputeti i PS Fiden Ylli shpëtoi, falë Ramës.

Dosja që dënoi zyrtarët e lartë, si u falsifikuan dokumentet dhe kush përfitoi

Sipas dosjes hetimore, vlera e tokave të përvetësuar në Karaburun nga ish zyrtarët e dënuar dy ditë më parë shkon në rreth 100 milionë euro.

Në dosjen e “Karaburunit” thuhet se 220 hektarë tokë janë përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara. Sipas hetimeve të prokurorisë prona ishte regjistruar në emër të Rajmond Mezit dhe më pas është ndarë në dy pasuri të tjera, me sipërfaqe prej 130 hektarë dhe 90 hektarë.

Më tej, mbi këto pasuri janë kryer transaksione të ndryshme, duke u tjetërsuar tek persona të tjerë dhe veprimet e tjetërsimit të kësaj pasurie janë referuar më pas edhe ne regjistrat e ZVRPP Vlorë, veprime të cilat janë kryer me qëllim fshehjen e origjinës së pasurisë së mësipërme.

Historiku i falsifikimit të dokumenteve të pronësisë nis me ato të kthimit dhe njohjes së pronës qysh prej vitit 1943 ku fillimisht ka rezultuar pronar Jakup Mezini.

Kjo pronë me dokumente të falsifikuar është regjistruar në hipotekë në vitin 2002 me përshkrimin “Një sipërfaqe Kullotë prej 220 ha” në emër të Rajmond Mezinit.

Lidhur me këtë falsifikim deri në këtë fazë të hetimit, ndodhen nën hetim disa persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave” e kryer në bashkëpunim, “Shpërdorim detyre”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë që hetimit të prokurorisë së Vlorës mbi falsifikimin e kësaj prone i janë bashkuar dhe kallëzime të dy shtetasve, të cilët pretendojnë pronësinë në një pjesë të kësaj hapësirë.

Nga ana tjetër në bazë të veprimeve hetimore të kryera të Njësisë Task-Forcë së Prokurorisë së Vlorës, ka rezultuar se prona me sipërfaqe 220 hektarë në Shën Vasil, Karaburun, fillimisht është regjistruar në emrin e shtetasi Rajmond Mezi.

Ndërsa nga hetimet e kryera, ka rezultuar se dokumentacioni që ka shërbyer për njohjen, kthimin dhe më pas regjistrimin e kësaj prone, ishte i falsifikuar.

Ndërkohë kujtojmë që kjo 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit janë sekuestruar nga ana e Prokurorisë deri në një vendim të formës së prerë nga ana e gjykatës.

Sekuestrimi erdhi pasi toka është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, bazuar në një seri dokumentesh të falsifikuar.Pamfleti.com

“Delfini” i Ramës, deputeti Fidel Ylli rrëmbeu 90 ha tokë në Karaburun, s’dënohet asnjë ditë. 43 vite burg për përfituesit e zyrtarët e Hipotekës e Bashkisë Vlorë Read More »

Krimet e Rënda kërkojnë “kokën” e tij. Zbardhet pasuria e ish- ministrit, sfidon kolegët me pasuri prej sheiku

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hapjen e dosjeve të  zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të niveleve të larta.

Në “duart” e prokurorëve po kalon edhe ish-ministri i Transporteve i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Ish-ministri Haxhinasto, aktualisht deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, është nën verifikim nga prokuroria e Krimeve të Rënda  për dosjen e rrugës Tiranë-Elbasan.

Më 19.02.2018, Haxhinasto u pyet për më shumë se dy orë nga prokurorët e Krimeve të Rënda për llogari të dosjes së rrugës Tiranë-Elbasan.

Për rrugën Tiranë-Elbasan janë depozituar dy kallëzime në prokurori, më i fundit i dorëzuar nga ministri Damian Gjiknuri më 12 dhjetor 2017, bazuar në një audit të brendshëm.

Verifikimi  ndaj ish-ministrit nga Krimet e Rënda, u bë pasi prokurorët po shohin nëse për të njëjtën dosje Edmond Haxhinasto e ka kryer apo jo detyrën si ministër.

Për arsye se ekzistojnë dyshime se Ministria e Transporteve nuk ka marrë masa ndaj këtyre abuzimeve edhe pse më 2016-ën, ka patur një kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për keqmenaxhim të projektit dhe abuzim me fondet.

Ish –ministri Haxhinasto, sipas të dhënave të Open Speding Albania, dhe formularëve të deklarimit të pasurisë para fillimit të detyrës të siguruar nga CNA.al, rezulton  pronar i një sërë pasurive të patundshme, të paktën me 3 shtëpi. Pa llogaritur këtu pasurinë e deklaruar në emër të gruas.

Bashkëshortja, Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sipërfaqe 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj.

Por, pavarësisht  se posedon tre shtëpi, Haxhinasto ka deklaruar se ka marrë kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerjen e një tjetër apartamenti me afat deri më 03.03.2022.  Shkollimin e vajzës në Angli, Haxhinasto ka deklaruar se ia ka paguar vëllai dhe kunati.

Pronar me 25 % i një ap. banimi përfituar nga privatizimi, hipotekuar më 15.02.1994, vlera 4 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. banimi blerë pas dhënies me VKM, vlera 2 300 000 lekë.

Gjendja cash, kursime, 10

Pronar me 100 % i një autoveture, përfituar si dhuratë, vlera 3 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga, nga Ministria e Punëve të Jashtme, 839 841 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga gjatë vitit 2004 nga ‘Lerenti’ sh.p.k, 360 000

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga gjatë vitit 2004 nga ‘Lerenti’ sh.p.k, 360 000 lekë

Pronar me 25 % i një ap. banimi përfituar nga privatizimi në vitin 1994, me sip. 78.64 m2, blerë 11 836 lekë.

Pronar me 33 % i një shtese në ap. e banimit me sip. 66 m2, ndërtuar pas lejes së marrë më 15.08.1997 nga Bashkia Tiranë ku është investuar rreth 3 000 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. banimi blerë me kontratë nga Enti i Banesave më 24.06.2003 me kursime, vlera 489 570 lekë.

Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Kia Sorento’, dhuratë nga vjehrri, vlera 22 000 dollarë.

Të ardhura si funksionar partie (i LSI-së, janar – qershor 2009.), 600 000 lekë.

Të ardhura nga paga si zëvendësministër i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, (tetor – dhjetor), 299 705 lekë.

Të ardhura nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (tetor – dhjetor) si shpërblime, për telefon dhe dieta, 75 000 lekë.

Të ardhura nga paga neto si ministër i Punëve të Jashtme, (janar – shtator 2010.), 981 000 lekë.

Të ardhura nga paga neto si zv-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme (tetor – dhjetor 2010.), 426 000 lekë.

Gjendja cash, të ardhura nga paga, shtuar me 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga neto si zv-kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme 1 803 204 lekë.

Të ardhura nga dieta, udhëtime jashtë shtetit nga Ministria e Punëve të Jashtme, 558 880 lekë

Të ardhura nga qira e ap., dhënë me qira në 01.12.2011, 250 euro/muaj.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga paga si e punësuar pranë firmës Lerenti shpk, 360 000 lekë.

Gjendja cash, të ardhura nga paga e deklaruesit, bashkëshortes së tij dhe qiraja e shtëpisë, shtuar 1 600 000 lekë, pjesa takuese 33 %.

Gjendja cash në një bankë të nivelit të dytë pakësuar për përdorim personal dhe dhënie hua 20 000 dollarë familjarëve, gjendja më 31.12.2011, 1 152 euro, pjesa takuese 33 %.

Viti 2012

Paga neto si Zv/kryeministër në vlerën 1 823 732 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto paga nga punësimi në kompaninë Lerenti shpk në vlerën 600 000 lekë

Viti 2013

Paga dhe shpërblime si Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës në vlerën 1 198 170 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto paga nga punësimi në kompaninë Lerenti shpk në vlerën 600 000 lekë.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto përfiton si dhuratë pasurinë e paluajtshme të regjistruar në hipotekë si njësi me sip. 122 m2, 100% në favor të saj, nga Lerenti shpk pronë e babait të saj zotit Kozma Nasto.

Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë, në vlerën 5 650 euro.

Depozitë kursimesh në bankë të nivelit të dytë në vlerën 10 000 euro.

Llogari rrjedhëse në bankë të nivelit të dytë në vlerën 1 198 170 lekë.

Reduktim i kursimeve në vlerën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si ministër, 2 107 050 lekë bruto.

Të ardhura nga dieta, 1 000 euro.

Të ardhura nga pjesëmarrja në KKT, 100 000 lekë bruto.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Rr. “Pjetër Bogdani”, Tiranë për periudhën 1 prill 2014 – 31 gusht 2014, 2 000 euro.

Të ardhura nga qiraja e apartamenti në Rr. “Pjetër Bogdani”, Tiranë për periudhën 1 shtator 2014 e në vijim, 2 400 euro.

Të ardhura si kontribut nga vëllai e kunati për shkollimin e vajzës në Angli, 5 500 euro.

Kredi në një bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 61 755 euro, afat shlyerje deri 03.03.2022, interes bazë 4 %, për blerje apartamenti në Rr. “Zef Jubani”.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 381 151 lekë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë depozitë në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro.

Paga bruto si ministër 2 101 092  lekë ose neto 1 574 492 lekë

Të ardhura nga pjesëmarrja në komisione KKT bruto 200 000 lekë ose neto 143 610 lekë.

Të ardhura bruto nga qiradhënie apartamenti 7 200 euro.

Bashkëshortja zonja Enkeleida Haxhinasto të ardhura nga qiraja e pronës apartament plus dyqan totali 15 600 euro.

Bashkëshortja të ardhura nga puna si përkthyese në vlerën 150 000 lekë.

Shlyerje detyrim kredie në vlerën 9 751 euro, mbetur në datën 31 dhjetor 2015 vlera 54 372 euro për tu shlyer.

Pasuria e Haxhinastos, pas lënies së detyrës në vitin 2016

Kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë për blerje apartamenti me afat deri më 03.03.2022, normë interesi 4 %. Detyrimi i shlyer, 7 313 euro, detyrimi i mbetur pashlyer, 48 654 euro.

Të ardhura nga paga si ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, 1 445 742 lekë bruto.

Të ardhura nga dieta në udhëtime jashtë shtetit, 1 310 euro dhe 320 dollarë.

Të ardhura nga pjesëmarrja vjetore në komisione (KKT), 80 000 lekë bruto.

Të ardhura nga qiraja e ap. në Tiranë, 600 euro/muaj, në 8 muaj 4 800 euro.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga puna si përkthyese, 450 000 lekë në 9 muaj.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura si pagesë për detyrime të pashlyera nga kompania ‘Lerenti’, 167 200 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e një apartamenti dhe dyqani në Durrës, 10 800 euro në 9 muaj.
Pasuria e Haxhinastos, para fillimit të detyrës 2016

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. me sip 90.6 m2 ndërtuar në vitin 1999 si shtesë e ap. të privatizuar në vitin 1994 së bashku me familjen (babain, nënën dhe vëllain) me kontribute dhe kursime familjare, vlera në 1999, 1 600 000 lekë.

Pronar me 100 % i një ap. rreth 60 m2 privatizuar në vitin 2003 nga Enti Kombëtar i Banesave. Vlera në vitin 2003, 489 570 lekë, sot vlerësuar nga një bankë e nivelit të dytë për efekt kredie, 100 000 euro.

Pronar me 50 % (pjesë e regjimit martesor 50 % me 50 % me bashkëshorten) i një ap. 174 m2 + garazh në Tiranë, blerë në vitin 2013 me kredi dhe kursime familjare, vlera 16 296 000 lekë.

Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, pronare me 100 % e një dyqani me sipërfaqe 122 m2 në Durrës dhuruar nga shoqëria ‘Lerenti’ sh.p.k, në pronësi të babait.

Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, llogari page, 524 280 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, e përbashkët me bashkëshorten, në një bankë të nivelit të dytë, 2 926 euro.
Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 534 euro.
Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 35 253 euro.
Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, (të ardhura nga shitja e dyqanit me sipërfaqe 122 m2.), 105 000 euro.

Të ardhura si pagesë kalimtare si ish-ministër dhe më parë si ministër, që nga shtatori 2016, 1 048 560 lekë.
Të ardhura nga qiraja e shtëpisë (deri në 31 gusht 2017.), 7 200 euro.
Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga qiraja e apartamenti në Durrës, 7 200 euro.
Të ardhura nga kompensimi i pronës si trashëgimtar, 1 300 000 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Enkeleida Haxhinasto, të ardhura nga angazhimi pranë Studios Noteriale Altin Haxhinasto, 401 400 lekë në vit.
Shpenzime për blerjen e një autoveture tip ‘Toyota Land Cruiser’ blerë me këste në mars 2017, 26 000 euro, në pronësi të deklaruesit dhe bashkëshortes, 50 % me 50 %.
Të ardhura nga shitja e automjetit ‘Kia Sorento’, 6 000 euro.

Krimet e Rënda kërkojnë “kokën” e tij. Zbardhet pasuria e ish- ministrit, sfidon kolegët me pasuri prej sheiku Read More »

Rama sulmon Berishën: Nisja e vettingut e ka hidhëruar

Kryeministri Edi Rama nuk le rast pa ia kujtuar Sali Berishes goditjen qe procesi i Vettingut i dha anetarit te Gjykates Kushtetuese Fatos Lulo.

Gjyqtari Lulo nuk arriti te justifikoje pasurine e tij, duke kaluar per hetim dhe perjashtuar nga gjyqesori, nderkohe qe ish kryeministri Berisha e mori ne mbrojtje.

Rama shprehet se goditja ligjorev qe i dha anetarit te Kushtetueses Lulo, e ka hidheruar shume liderin historik te PD.

“Nisja e Vetingut me goditje ligjore për subjektin e parë që kaloi sitën e këtij procesi historik për drejtësinë shqiptare, e ka hidhëruar liderin historik të PD-së dhe partinë e tij, por asnjë baltosje e mëtejshme e Vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e Pallatit të Drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar”,shkruan Rama ne rrjetin social.

Nderkohe qe jep live deklaraten e kreut te komisionit te ligjeve deputetin e PS Ulsi Manja.

Rama sulmon Berishën: Nisja e vettingut e ka hidhëruar Read More »

BMI (pjesë e FITCH) paralajmëron për krizë të fortë politike në Shqipëri

BMI Research, pjesë e grupit të njohur ndërkombëtar të vlerësimit, Fitch, në raportin e fundit për indeksin e rrezikut në Europën Juglindore, të sapopublikuar vlerëson se Shqipëria do të ketë një rritje të kënaqshme në 2018-n, ndonëse më të ulët se sa në vitin 2017, ndërsa është më e shqetësuar për situatën politike, që mund të ndikojnë në klimën e investimeve.

Në pjesën për Shqipërinë, raporti thekson se i qëndron perspektivës pozitive për ekonominë shqiptare, duke besuar se konsumi i fortë privat dhe investimet do të orientojnë rritjen mbi trendin mesatar, edhe pse pritet një ulje e kërkesës së jashtme në vitet në vijim. Rreziqet politike po rriten mes protestave në shkallë të gjerë kundër qeverisë së partisë Socialiste, të cilat mund të ndikojnë në klimën e investimeve, thotë raporti.

Për vitin 2018, BMI i qëndron parashikimit se ekonomia do të rritet me 3.7%. Megjithëse kjo është më e ulët se parashikimi i vitit 2017, kur pritet që ekonomia të jetë rritur me 4%, ajo mbetet shumë mbi mesataren e rritjes prej 2% në periudhën 2011-2016.

“Ekonomia e brendshme do të mbetet e mbështetur nga inflacioni i ulët, politika e lehtësuar monetare, rënia e inflacionit dhe një investim i fuqishëm në gazsjellës, i cili do të zbusë ndikimin e një mjedisi të jashtëm disi më të dobët, pasi normat e rritjes së Evropës Perëndimore do të ngadalësohen disi. Kërcënimi më i madh për këtë pikëpamje optimiste rrjedh nga mjedisi politik, veçanërisht nga rreziku që demonstratat kundër qeverisë së Partisë Socialiste (PS) të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, të dëmtojnë funksionimin e ekonomisë ose të çojnë në rënien e qeverisë”, thuhet specifikisht në raport.

Rreziku politik në rritje
Pavarësisht nga pikëpamja optimiste për ekonominë, rreziqet negative janë rritur së fundmi. Në janar, mbështetësit e Partisë Demokratike (PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të opozitës organizuan protesta në shkallë të gjerë kundër qeverisë së PS-së për shkak të akuzave për korrupsion në parlament.

“Në ambientin politik të polarizuar i Shqipërisë ndodhin shpesh protesta pa ndikim në ekonomi. Megjithatë, me këtë rast bashkimi i partive opozitare – të cilët së bashku mbajnë vetëm katër vende më pak se PS – mund të përbëjnë një kërcënim të madh për jetëgjatësinë e qeverisë. Vazhdimi i protestave do t’i bëjë investitorët më të kujdesshëm. Një rënie e qeverisë dhe zgjedhjet që mund të pasojnë vetëm sa do të përkeqësojnë pasigurinë e politikës dhe do të çojnë në një rritje më të ulët sesa që ne aktualisht presim”, thuhet në raport.

Përmirësim në afatin e gjatë
Indeksi I BMI’s i rendit vendet në një shkallë nga 0-100, duke i vlerësuar stabilitetin afatshkurtër dhe afatgjatë politik, perspektivën afatshkurtër ekonomike, potencialin afatgjatë ekonomike dhe barriera operacionale për të bërë biznes.

Për Shqipërinë, si në aspektin politik ashtu dhe ekonomik, perspektiva pritet të përmirësohet. Aktualisht për stabilitetin politik Shqipëria vlerësohet me 59.8 pikë, së bashku me malin e Zi, më i larti në Ballkanin Perëndimor. Në afatin e gjatë, indeksi pritet të shkojë 71.3.

Për Ekonominë, Shqipëria merr sot 41.5 pikë, ndër më të ulëtat në rajonin e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën. Në afatin e gjatë, indeksi pritet të shkojë në 49.1, por sërish do të jetë ndër më të ulëtit në rajon. Shteti me perspektivën më të dobët ekonomike vlerësohet Kosova, me 38.4 pikë në afatin e gjatë, në përkeqësim me situatën aktuale. Vlerësimin më të lartë për perspektivën ekonomike e merr Maqedonia, me indeks 55.8./monitor/

Capture-47

 

BMI (pjesë e FITCH) paralajmëron për krizë të fortë politike në Shqipëri Read More »