Politike

Rama-Xhafaj ia befin tek Meta, mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin Xhafaj po zhvillojnë një takim me Ilir Metën në Presidencë. Takimi vjen pas konsultës 45 minutëshe të Ramës dhe Xhafajt në kryeministri.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka njoftuar se do të dalë në konferencë për mediat në orën 18:30.

Mësohet se në të njëjtën mbledhje janë prezentë edhe anëtarë të tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Zhvillimet vijnë dy ditë pas përgjimit ambiental të vëllait të tij Agron Xhafaj. Në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se Xhafaj do të qëndrojë në detyrë, teksa e quajti çështjen e vëllait të tij si një mashtrim me synim destabilizimin.

Rama-Xhafaj ia befin tek Meta, mblidhet Këshilli Kombëtar i Sigurisë Read More »

“Nuk ka dhe nuk ka për të ikur asnjë deputet nga LSI”, Kryemadhi rrit presionet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shtuar paralajmërimet ndaj deputeteve të saj. Pak ditë më parë nisën të qarkullojnë zëra se disa deputetë të LSI do të bashkohen me PS. Edhe gazeta e ka deklaruar se janë rreth 5 deputetë të LSI që mund të shkojnë me PS. Por Kryemadhi dje u ka dërguar një mesazh të gjithëve.

“Ne nuk kemi marrë vendim për të braktisur komisionet. LSI nuk i bojkoton komisionet, nga një deputet do të marrë pjesë në çdo komision të parlamentit, për të ndjekur gjithë procesin. Sa i takon qëndrimeve në sallë, Çela, Panariti, Tavo janë deputetët që kanë munguar më shumë në seanca dhe tani duhet të jenë të pranishëm se ju digjet mandati.

Është vetëm kjo arsyeja, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër. Kjo është një lojë, tymnajë që Rama përdor për të ushtruar presion. LSI është e hapur, secili nga ne përfaqëson votat e partisë. Pse nuk thoni p.sh për Rudina Hajdarin që merr pjesë në aktivitetet e organizuara nga mazhoranca apo dhe për Grida Dumën. Për këto pse nuk thoni? Por ju bëjnë përshtypjen vetëm deputetët e LSI-së. Nuk ka dhe nuk ka për të ikur asnjë deputet nga LSI. Nuk ka për të ndodhur kjo, me vjen keq që Rama do mbetet i zhgënjyer”, tha ajo.

“Nuk ka dhe nuk ka për të ikur asnjë deputet nga LSI”, Kryemadhi rrit presionet Read More »

“Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë”, Rama sulmon ashpër opozitën dhe kërkon hetim imediat të audiopërgjimit

Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë i quajti Rama opozitën, duke reaguar edhe për çështjen “Xhafaj”.

“U them të gjithë atyre që unë mendoj shumë më ndryshe se ata, dhe pse pa dyshim e respektoj plotësisht shqetësimin e tyre që lidhet me bindjen legjitime tek shumë qytetarë të këtij vendi se drejtësia nuk mund të bëhet duke shkuar pas gjurmëve të njerëzve tanë, ndërkohë që ujqve të pyllit të padrejtësive jo vetëm nuk u ka hyrë gjë në këmbë, po duhet tu dëgjojmë përditë ulërimën duke kërkuar koka ndër ne. Ne nuk jemi si ata, dhe nuk duhet të bëhemi si ata. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, engjëj jo e jo”, tha Rama.

Ai shtoi se ka kërkuar agjenci të specializuar ndërkombëtare për ekspertizë shkencore të përgjimit audio të publikuar nga opozita.

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare ekspertizën shkencore të këtij materiale, dhe burimet e duhura zyrtare për mbledhjen e çdo informacioni të disponueshëm të agjencive përkatëse dhe partnerëve mbi çdo indicie të mundshme lidhur me vëllain e ministrit të Brendshëm”, tha Rama.

“Ky sekret mafioz u zbulua nga opozita jonë dhe u shpërnda jo vetëm në median tonë që pati një shok amnezik dhe nuk u kujtua dot se sa shumë herë të tjera në këto vite, po në të gjitha faqet e Facebook të ministrave të vendeve anëtare të BE. Ministri i Brendshëm dora vetë paska qenë dhe diversant i krimit të organizuar në krye të komisionit të reformës, ku ka futur në fshehtësi një nen klandestin me qëllim mosekstradimin në Itali të vëllait të tij. Lavdi Zotit që shqiptarët kanë opozitën syfajkua e hundëçakall që zbuloi këtë akt mafioz kaq tronditës për mediat tona, duke u bërë thjesht një pyetje partnerëve të EURALIUS dhe OPDAT.

Kjo provë ulëritëse e vërtetësisë së parullave mori dhenë në mediat tona dhe gjithë kanalet ndërkombëtare të lobimit opozitar për të çelur negociatat për anëtarësim. E gjitha do të ishte një parodi për të qeshur nëse nuk do të kishte ndodhur me të vërtetë që e gjithë kjo shfaqje poliitke nuk do të kishte helmuar realisht gjakun e shumë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, baltosur Shqipërinë jashtë vendit që mezi presin lajme nga opozita.Kjo është një maskaradë e mirëfilltë destabilizuese e vënë në skenë për ti thënë Europës se ky është një vend ku ministria e Brendshme është vetë organizata mëmë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, dhe për tu thënë shqiptarëve sa të jetë Edi Rama në qeveri minsitrat e brendshëm do të jenë eksponentë të lartë t botës së krimit global. Dhe si e tillë maskarada kësaj here meriton një përgjigje të qartë në rrafshin politik, po dhe shembullore në rrafshin e hetimit dhe ndëshkimit penal”, tha Rama.

“Vulëhumbur pa atdhe, dhe të çoroditur nga frika e drejtësisë”, Rama sulmon ashpër opozitën dhe kërkon hetim imediat të audiopërgjimit Read More »

Fatmir Xhafaj “kamerdarja” e fundit për dyshen mafioze Berisha-Meta

Refuzimi i Fatmir Xhafaj për të dhënë dorëheqjen lojë e Ramës, Berishës,  Monikës dhe Bashës për të sabotuar negociatat ne qershor dhe për të vonuar zbatimin e reformës në drejtësi që do t’i çojë në burg njëri pas tjetrit

Qëndrimi i Fatmir Xhafajt çdo minutë më shumë në krye të Ministrisë së Brendshme thellon më tej koston për Shqipërinë dhe shqiptarët, në interes të klasës politike mafioze të Tiranës.

Nëse Fatmir Xhafaj vijon rezistencën, ai mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e negociatave në qershor, zhvillim ky që i intereson politikës së korruptuar të Tiranës, e cila tmerrohet nga afrimi me BE, pasi është mësuar në kënetën e aferave, krimeve dhe orgjive në Tiranë, e patrazuar nga askush.

Nga pikëpamja ligjore, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë përgjegjësi, por moralisht, është e papranueshme që ministër i Brendshëm të jetë vëllai i një trafikanti droge. Situata bëhet edhe më e rëndë në kushtet kur Fatmir Xhafaj ka udhëhequr reformën në drejtësi.

Dhe faktori ndërkombëtar është tejet i ndjeshëm ndaj paradokseve dhe absurditeteve të tilla, që i prodhon vetëm një politikë kriminale si kjo e Shqipërisë.

Mbajtja e tij në krye të ministrisë më të rëndësishme në vend është një mesazh i qartë që politika e Tiranës i çon Brukselit, se nuk e do çeljen e negociatave, por vijimin e historisë së korrupsionit, lojës së fjalëve, propagandës, plaçkitjes së Shqipërisë, sundimit, pasurimit dhe dëfrimit me dashnore nëpër zyrat e shtetit.

Refuzimi i Fatmir Xhafajt për të dhënë dorëheqjen është pikësëpari oksigjen për dy kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri dhe Ballkan, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Kjo dyshe mafioze, me shkeljen e syrit nga Edi Rama, po e përdor Xhafajn si armë për të goditur reformën, meqenëse Xhafaj ka drejtuar komisionin në reformën në drejtësi dhe njëkohësisht Komisionin e Ligjeve.

Ata duan që të delegjitimojnë reformën, me anë të Xhafajt, kur në fakt reformën e ka bërë Perëndimi, për të shembur kështjellën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ndërsa Xhafaj ka qenë thjeshtë një zbatues.

Dihet tashmë se reforma në drejtësi është gracka e amerikanëve për të shkatërruar përfundimisht dyshen famëkeqe Berisha-Meta. Shkatërrimi po bëhet me disa faza. Faza e parë është shkarkimi i bandës së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Berishës dhe Metës, që të mos kenë mundësi shpëtimi. Tashmë banda e Berishës dhe Metës në drejtësi po i mbath nga frika e Vetingut.

Faza e dytë parashikon konfiskimin e pasurive të krimit dhe korrupsionit. Faza e tretë parashikon dënimin me burg për qindra krime ekonomike, njerëzore, mjedisore etj. Rezistenca e Fatmir Xhafajt e dobëson dhe ngadalëson procesin e shkatërrimit të Berishës dhe Metës.

Rezistenca e Xhafajt i intereson edhe Edi Ramës, i cili edhe pse nuk është i rrezikuar sa Ilir Meta dhe Sali Berisha, ka frikë se mund të përfundojë në burg. Në këto rrethana qëndrimi i Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme është një lojë e të gjithë kastës së keqbërësve në Shqipëri, ku përfshihen Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha, duke përfshirë edhe zagarët e tyre të korrupsionit dhe krimit.

Duke mbrojtur Xhafajn, kjo kastë arrin dy qëllime: Së pari po vonon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe së dyti po provokon bllokimin e negociatave në qershor./Pamfleti.com

Fatmir Xhafaj “kamerdarja” e fundit për dyshen mafioze Berisha-Meta Read More »

Emigranti që u bë kryeministër nuk meriton akoma mbështetjen e plotë të Francës

Burime diplomatike bëjnë me dije se takimi mes kryeministrit të Shqipërisë dhe Presidentit të Francës nuk i ka dhënë frytet për negociatat. Si duket skandalet e shumta që kanë shoqëruar qeverisjen e Edi Ramës gjatë 6 viteve të pushtetit të tij e kanë bërë të pabesueshëm Ramën në sytë e Europës dhe SHBA.

Duke komentuar takimin, specialistët e gjuhës së trupit thonë se dukej qartë se Presidenti Macron shprehte haptas dëshirën për ta mbaruar sa më shpejtë këtë takim të kërkuar me aq ngulm nga kryeministri shqiptar, dikur emigrant në Paris dhe i hezituar nga presidenti Macron.

Burime në takim bëjnë me dije se Presidenti Macron do të refuzojë mbështetjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij me nivel performance jo bindëse për Evropën.

Edi Rama i ka provokuar së shumti kohët e fundit ndërkombëtarët, ndofta i gënjyer se Merkel do ta kishte përzemër gjatë si “djalë seksi”, por nuk rezultoi ashtu.

Çdo ditë e më tepër pas asaj të folure provokative të Ramës opinioni ndërkombëtar po kupton se kush është në të vërtetë “gjatoshi shqiptar” i maskuar me hipokrizi perëndimore, por që thellë-thellë është pjellë e mentalitetit autoritarist, i ngarkuar me pabesi dhe paaftësi.

Edhe Macron njëlloj si amerikanët ‘po e vë me shpatulla për muri’ për çdo pengesë që po i nxjerr në bashkëpunim me integralistin Sali, i cili njëhërë e një kohë ia theu kafkën dhe sot e ka ortak. Ortak në korrupsion, ortak në autoritarizëm, ortak në bllokimin e Shqipërisë përkundrejt Perëndimit./Pamfleti

Emigranti që u bë kryeministër nuk meriton akoma mbështetjen e plotë të Francës Read More »

Akuzat e PD-së për vëllain e ministrit Xhafaj, reagon kryeministri Rama: Ja kur do të flas

Pas akuzat të PD-së për ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ky i fundit mbron vëllain e tij Agron Xhafaj, pasi pretendohet se është i lidhur me trafikun e drogës, vjen reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama pohon se për këtë çështje do të flasë nesër në orën 11:00 para grupit parlamentar.

“Jemi të gjithë njësoj?JO, s’kemi qenë asnjëherë të gjithë njësoj e s’do jemi kurrë njësoj!Nesër në 11.00 përpara Grupit Parlamentar, qëndrimi im për situatën e krijuar me Ministrin e Brendshëm dhe ecurinë e përpjekjes diplomatike drejt objektivit historik të çeljes së negociatave”, tha ai.

Akuzat e PD-së për vëllain e ministrit Xhafaj, reagon kryeministri Rama: Ja kur do të flas Read More »

Monika “zgjohet” mbas një viti: Na mashtruan, ligjin nuk e kemi lexuar

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e quan plan mafioz uzurpimi çështjen “Xhafaj”. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Kryemadhi akuzon ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se ka manipuluar ndryshimin e pikës F të nenit 491 për ekstradimet.

Sipas saj, emaili i mbërritur nga komisioni i Ligjeve, i cili po hartonte ndryshimet e Reformës në Drejtësi, nuk ka qenë zyrtar dhe anëtari i LSI në këtë tryezë, Petrit Vasili, nuk e ka lexuar.
Çështja Xhafaj, një plan mafioz uzurpimi. Ne nuk e kishim përpara pikën “F” kur e votuam. Email i mbërritur nuk është zyrtar dhe Petrit Vasili nuk e ka lexuar. Ne nuk menduam që maskarallëku do të shkonte në këtë farë feje.

Kryetarja e LSI kërkon tërheqjen e nenit që sipas saj mbron nga ekstradimi në Itali vëllain e Fatmir Xhafajt.

“Të tërhiqet neni që mbron vëllain e Xhafajt”.
Sa i takon zhvillimeve politike, kryetarja e LSI thotë se opozita nuk ka hequr dorë nga mosbindja civile. Ajo garanton gjithashtu se asnjë deputet i LSI-së nuk do kalojë me PS-në, pavarësisht lëvizjeve të dyshimta të tre deputetëve të Kryemadhit.

Nuk e kemi harruar mosbindjen civile. Asnjë deputet i LSI-së nuk kalon me PS. Deputetët tanë që votuan, votuan për të shpëtuar mandatin. Largimi i deputetëve të LSI është tymnajë e Edi Ramës. Më vjen keq ta zhgënjej Ramën, por nuk më merr asnjë deputet.
Monika Kryemadhi, kryetare e LSI

LSI pse del pas një viti dhe e denoncon ndryshimin në kodin e procedurës penale, nenin 491 gërma ‘f’?
Vasali u përgjigj vetë dje. Parlamenti për këto procedura kaq të rëndësishme nuk mund të komunikojë përmes email-it. Nuk mund të komunikojë Komisioni i Ligjeve me ministrin përmes email-it. Pastaj ,pse nuk i është përgjigjur Ministria e Drejtësisë email-it?

Ju e keni votuar pa e lexuar?
Deputetët janë njohur me material tjetër, jo me këtë ndryshim.

Ka pasur variant tjetër në Kuvend?
Po ndryshimi që është bërë duhet kaluar në Komision Ligjesh, por nuk ka kaluar. Nuk ka proces verbal, që LSI e ka votuar. Ky nen nuk ka kaluar në komision. Kjo lë shumë dyshime, këtu fillon mënyra e dyshimit të veprimit që ka bërë komisioni.

Asnjë nga LSI nuk e ka kapur këtë detaj kur hyri ligji në miratim?
Më 2017, ministria e Drejtësisë nuk drejtohej nga LSI. Pas marrëveshjes, gjithë punonjësit e LSI ishin të shkarkuar. Ata erdhën në Parlament me dçka tjetër. Ne kemi rënë dakord për atë që kanë diskutuar ekspertët dhe kërkojmë të rikthehet ajo që u diskutua nga ekspertët.

Monika “zgjohet” mbas një viti: Na mashtruan, ligjin nuk e kemi lexuar Read More »

Erion Braçe tregon pse u shfaq me Ballën tek Ministria e Brendshme: Prej dy ditësh s’jemi takuar me Xhafajn

Deputeti socialist, Erijon Braçe mohon që ai dhe Taulant Balla të kenë takuar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ndryshe nga sa u raportua në media më herët, pasi dy deputetët u filmuan pranë ambienteve të Ministrisë.

I ftuar në “45 minuta” në Report Tv, Braçe tha se Xhafaj ka të gjithë mbështetjen e socialistëve dhe nuk ka nevojë sipas tij, për takime në zyrën e tij. Ai sqaron se me Ballën kanë inspektuar punimet në sheshin “Skënderbej”.

Unë kam pasur asnjë takim me z.Xhafaj. Kam qenë me Taulant Ballën në Bulevard, po kontrollonim punimet në shesh dhe te Ministria e Transporteve kemi marrë makinën e jemi larguar.

Z.Xhafa nuk e kam takuar as sot dhe as dje. Dje kam komunikuar me të. Nuk ka nevojë që të takoj Xhafën, sepse ai ka të gjithë mbështetjen e PS, është shprehur Braçe.

Që pas publikimit të audio-përgjimit nuk ka asnjë reagim nga ministri Xhafaj.

Erion Braçe tregon pse u shfaq me Ballën tek Ministria e Brendshme: Prej dy ditësh s’jemi takuar me Xhafajn Read More »