Politike

Sali Berisha trondit vendin, plas “bombën” që po shokon të madh dhe të vogël

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha akuzon qeverinë dhe policinë se po mbron kriminelët e rrezikshëm.

Ja postimi i Sali Berishës në Facebook:

15 vrases qarkullojne te lire ne Kruje, Narkopolicia apo Xhafopolicia i mbron ata! Lexoni mesazhin e qytatarit dixhital. sb

“Mirembrema z Berisha.

Duke nigjuar znj prokurore Arta marku dhe pytjet e z deputet Nasip naco mbi krimin ne vite e kontigjentin kriminal ne vite qe eshte i identifikuar e qe eshte i pa ndeshkuar nga prokuroria e nga gjykatat e policia te vjen ne mendje ne rrethin e krujes ka mbi 15 vrasje ku autoret jan te identifikuar nga policia si nga provat shkresore ashtu dhe nga rrethanat e krimit,por dosjet jan pushuar per munges provash ose nuk ka prova te mjaftueshme duke mos ju dhen mundesi deshmitareve e familjarve te viktimave per te folur.

Kjo eshte nje ane e drejtesise e dyta keta vrases te pa arrestuar te imunizuar nga drejtesia kan perseritur te njejten veper jan kthyer ne tmerr per popullaten me kercenime vrasje gjobvenie grabitje etj dhe disa prej tyre jan kry bashkie, drejtora administrate, inspektor institucionesh etj .ulsi manja tha po tu dim adresen vrasesve i arrestojm . Sot ne cdo ngjarje qe ndodh nuk kemi kontigjent te ri por kontigjent krimi serial pra vetem qyteti i krujes ka 15 vrases ose 15 vrasje me fajtor viktimat.” /ShkodraNews

Sali Berisha trondit vendin, plas “bombën” që po shokon të madh dhe të vogël Read More »

LSI nxjerr “kokën e gjarpërit”, ja çfarë kërkon nga Rama në këmbim të votave për ligjin e magjistraturës

Lëvizja Socialiste Për Integrim e kushtëzon votën e saj për projektligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si projektligji për shkollën e magjistraturës,  me ndryshimin e ligjit për koncesionet. Në një intervistë për Tema TV, Naço lë të kuptohet se mazhoranca duhet të marrë parasysh propozimin e LSI-së për ligjin për koncesionet, të depozituar para dy vitesh.

Naço tha se projektligji i propozuar nga dy deputetët e mazhorancës, Manja dhe Bushka, është një projektligj blic dhe i hartuar sipas interesave të mazhorancës.

LSI kërkon që në ligj të futet koncepti i “vlerësimit të alternativës”. Në vlerësimin e marrëveshjes të përfshihen aktorë të tjerë, si dhe të futen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë. Po ashtu, në vlerësim të përfshihet avokatura e shtetit”, citohet në kërkesë.  Sipas përfaqësuesve të LSI, në ligjin e Partneritet Publik-Privat të përfshihet edhe Kuvendi i Shqipërisë.

Ndërkohë, Naço i quajti spekulime deklaratat e kryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, se është në negociata zyrtare me LSI-në. Po ashtu një ditë më parë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një statusi në “Facebook” tha se nuk do të bëhet pjesë e asnjë pazari me Partinë Socialiste./Pamfleti

LSI nxjerr “kokën e gjarpërit”, ja çfarë kërkon nga Rama në këmbim të votave për ligjin e magjistraturës Read More »

Hahn jep lajmin dhe kushtin bombë: Negociatat me BE hapen vitin tjetër, por qeveria shqiptare…

Komisioneri Johanes Hahn në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama ka thënë se do të vizitojë Tiranën në ditët e ardhshme për të vijuar punën për hapjen e negociatave vitin tjetër.

“Do vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave sic është parashikuar për vitin e ardhshëm. Do bëhet gjithcka për të ecur përpara me hapat e parashikuar drejt hapjes së negociatave do jemi edhe në Tiranë do takohemi sërish me kryeministrin Rama, do flasim edhe me qeverinë edhe me opozitën pasi kemi të bëjmë me një qëllim kombëtar që është shumë i rëndësishëm për shoqërinë dhe ajo që duhet të bëjmë është të arrijmë këtë qëllim që është me rëndësi për shoqërinë shqiptare, është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve, kemi zhvilluar një takim të frytshëm”.

Duke ju pergjigjur interesit te mediave, se cfare pritet nga qeveria shqiptare, Hahn u shpreh:

“Të vazhdojë punën për procesin e reformave se një nga arsyet pse pati një mbështetje kaq të madhe ishte rezultatet e para premtuese të procesit të vetingut por kjo duhet të vazhdojë se s’ka përfunduar ende. Puna duhet të vijojë dhe së dyti tani është detyra për të gjithë administratën për tu marrë me fushat e 35 kapitujve për të parë që situata ligjore është në përputhje me kushtet e BE”./korrieri

Hahn jep lajmin dhe kushtin bombë: Negociatat me BE hapen vitin tjetër, por qeveria shqiptare… Read More »

Thaçi kryeson ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e radhës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, më 18 korrik në Bruksel.

“Më datën 18 korrik do të mbahet takimi i dytë i fazës finale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga BE-ja. Ne e kemi konfirmuar pjesëmarrjen dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku në këtë proces”, ka thënë Thaçi.

Ai ka paralajmëruar hapa më dinamikë pas pushimeve verore, ndërkohë që ka apeluar sërish liderët e opozitës që të bëhen pjesë e grupeve strategjike dhe punuese për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë.

KosovaPress mëson se tashmë ekipi negociator i përbërë nga përfaqësues të subjekteve politike në pushtet dhe institucioneve shtetërore është funksional dhe ai udhëhiqet nga presidenti Thaçi.

Gjithashtu, edhe delegacionin e Serbisë e udhëheq presidenti Vuçiç. /atsh

Thaçi kryeson ekipin negociator në takimin e radhës në Bruksel Read More »

Haradinaj priti në takim krerët e Listës Serbe

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj zhvilloi sot një takim pune me Kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç dhe nënkryetarin e këtij subjekti, Milan Radojçiç.

Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social./atsh

Haradinaj priti në takim krerët e Listës Serbe Read More »

Nard Ndoka godet sërish: Rama per lajm, vesh atlete dhe…

Nard Ndoka ka komentuar atletet e kryeministrit Edi Rama gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor që u zhvillua në Londër, te cilat nuk kaluan pa vemendjen as te BBC. Deputeti tha se kryeministri Rama per “lajm” vesh atlete dhe del nudo…

“Nuk ka asnjë lloj informacioni as me Presidentin e Republikës as me komisionin e Jashtëm ku unë bëj pjesë se çfarë u tha. Edhe BBC tallet me të për fatin tonë të keq. Duke u tallur me kryeministrin tonë në një farë mënyrë damkos edhe vendin tonë, se ai na përfaqëson. Duam apo nuk duam ne një njeri të tillë kemi që përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, deklaroi Nard Ndoka në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço.

Ai shkon edhe më tej teksa thotë se Rama zgjedh këtë mënyrë për të “vjedhur” vëmendje pasi është i paaftë për takime dypalëshe, serioze dhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm./korrieri

Nard Ndoka godet sërish: Rama per lajm, vesh atlete dhe… Read More »

Monika kritikon deputeten Mehmetaj: Po ç’bëre moj vajzë se na nxorre bojën, me atë ligj Iliri ka marrë titullin “Honoris Causa”

Deklarimi i deputetes LSI-ste Kejdi Mehmetaj, bërë “që pa gdhirë” në televizon, se ajo ka qenë kundër ligjit “Për Arsimin e lartë”, por e ka votuar mbasi e ka detyruar partia (Monika) ta votonte “Pro”, ka irrituar pronaren e LSI Monika kryemadhi e cila, ka ka thirrur urgjent deputeten nxënëse, për t’i kërkuar llogari, se përse e bëri të deklaratë diskretituese, duke dekonspiruar lojën e “shef Ilirit” me votat në parlament.

Deputetja që kishte nxjerr sekretin e pazareve të LSI me votat e deputetëve, tha se nuk ishte ndonjë gjë shqetësuese, mbasi ashtu ishte e vërteta, por Monika ia sqaroi “me qetësi e dashuri”, se përse ishte dhënë urdhër, që të votohej ligji “për Arsimin e Lartë”!

Sipas sqarimit që iu bë nxënëses deputete Kjedi, rezulton se Iliri dhe Monika, urdhëruan që të votohej ai ligj, jo se “u hapej barku” për refermimin e arsimit, por për t’i bërë nder 2 universiteteve private, ku Iliri, Monika dhe vëllai monikës e disa deputëtë të LSI kanë marrë karton-diplomat “Master, Dr., Prof., Prof. As.. Akademik” dhe shumë tituj të tjerë në fusha të ndryshme.

o kështu, Ilir urdhëroi të votohej ligji, për t’i bërë nder edhe 1 unversiteti shtetëror me bazë bujqësinë, blegtorinë e pyjet, me rektor nga Çepani i Skraparit, që i ka dhënë Ilir Metës, titullin e lartë “Honoris Causa”, të gdhendur në një pllakë ngjyrë floriri, vendosur në mjediset e universitetit, të cilin e zbuloi Prof. Dr. Edmond Panariti.

Pasi deputetja e ndjeu gabimin dhe kuptoi sqarimin e shefes, Monika u ul të hante bukë e duke ngrënë, bëri një deklaratë në “Facebook”, me tekstin: “Nuk është e vërtetë, që unë urdhëroj votat e deputetëve të LSI në parlament, prandaj ta dini mirë, se as unë, as Iliri, as Shezua dhe as LSI, nuk kemi bërë dhe nuk do të bëjmë pazare me votën palamentare”!

Në mbyllje të takimit, Monika i kërkoi deputete Kejdit, të deklaronte në “FB”, se kishte gënjyer, siç ka gënjyer edhe në “CV” zyrtare të paraqitur në KQZ e Kuvend, duke deklaruar se është diplomuar për “Inxhinieri Ndërtimi” në vitet 2011-2015, kur realisht ka ngelur 2 vite dhe është akoma studente, me shumë provime të pa shlyera, gënjeshtër që faktohet nga “CV” e saj, në faqen zyrtare të Kuvendit!

Ja cilëve dhe përse jepet Titulli “Honoris Causa”, që i është akoduar edhe Ilir Metës

Titulli “Honoris Causa” është titull akademik, që një universitet, apo një tjetër institucion që jep tituj, i akordon si “Nderim” për kontributet e shquara, një vizitori tepër të shquar në një fushë të caktuar të shkencës, apo në shoqëri.

Dhënia e këtij titulli shoqërohet me Ceremoni Solemne e fjalime, që mbeten në kujtesë të studentëve dhe publikut, duke shtuar emrat dhe historinë e personaliteteve të mëdhenj, që janë nderuar e kanë lënë gjurmën e tyre të ndritur, në atë universitet ose institucion./Pamfleti

Monika kritikon deputeten Mehmetaj: Po ç’bëre moj vajzë se na nxorre bojën, me atë ligj Iliri ka marrë titullin “Honoris Causa” Read More »

Të kishte drejtësi në Shqipëri monstrat Berisha, Meta, Basha, Mediu, Kryemadhi e Rama me të tijtë duhej të ishin në burg

Në fillim ishte Sali Berisha, ish kryeministri shqiptar ai që akuzoi Edi Ramën se shkatërroi Gjykatën Kushtetuese, duke e shkrirë atë.

Nëse akuza e Berishës do të kishte të bënte me të vërtetë me shqetësimin që ka ai për largimin e pjesës më të madhe të anëtarëve të Kushtetueses dhe mosplotësimin e kuorumit nga kjo gjykatë, shqetësimi do të ishte i drejtë.

Por ish kryeministri tërë pezmin e tij e ka me procesin e Vettingut dhe faktit që nga Kushtetuesja janë larguar pikërisht njerëzit e vënë me “fermanin” e tij, në këtë gjykatë.

Dhe nuk është vetëm Berisha njeriu që “qan me ligje” shkrirjen e Kushtetueses, pasi Vettingun e kanë kaluar shumë pak vete.

Këtij kori i është bashkuar dhe Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, të cilët nuk lënë rast pa dalë në publik dhe akuzuar për shkatërrim të Kushtetuese për qëllime mafioze.

Njëherësh dhe presidenti Ilir Meta ka folur për mungesën e kuorumit të institucioneve kushtetuese, mes të cilëve Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, çka për Metën ka sjellë bllokimin e gjyqësorit dhe shqyrtimit të dosjeve.

Tashmë se fundmi opozita e bashkuar ka dërguar dhe kreun e PR Fatmir Mediu në punimet e Asamblese Parlamentare te OSBE, e cila u mbajt ne Parlamentin Gjerman.

Në seancën plenare, në emër të opozitës Mediu vlerësoi se në qendër të punës së OSBE është mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të qytetareve, por dhe një drejtësi e pavarur dhe e lirë.

“Shqipëria u përfshi në një proces të reformës në drejtësi për të luftuar korrupsionin dhe garantuar pavarësinë e tij.

Të gjithë ranë dakord dhe e vlerësuan si të domosdoshme, por ajo që është e domosdoshme është implementimi i drejtë i saj.

Sot ne jemi në mungesë të plotë të Gjykatës Kushtetuese dhe bllokim të Gjykatës Lartë, dhe mund të përfundojmë në mosfunksionimin e Gjykatave të tjera”, tha Mediu.

Ai e cilësoi Shqipërinë si një rast unik në Europë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese apo me një Gjykatë të Lartë të bllokuar, duke permendur si shembull Amerikën. Vend në të cilin zhvillohet debat se kush duhet të jetë anëtar i Gjykatës së Lartë një kohë kur në Shqipëri kjo Gjykatë nuk funksionon fare.

“Ne nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet të ulemi dhe të ndryshojmë këtë situatë për të pasur një pushtet gjyqësor të pavarur dhe funksional”, thotë Mediu.

Iu referuam ish ministrit të Mbrojtjes njëherësh dhe kreu i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu, meqënëse ishte deklaratë e freskët. Dhe kush kërkon të ulet për të vendosur për gjykatat e të gjithë niveleve në Shqipëri, është me të vërtetë ironia e madhe.

Të flasë Fatmir Mediu ish ministri që hodhi në emër të Berishës dhe djalit të tij një fshat të tërë me punishten e demontimit të municioneve në Gërdec ku u vranë 26 të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë është vërtet e paimagjinueshme. Pasi drejtësia nuk e dënoi asnjë ditë Mediun.

Të kërkojë dhe Berisha Gjykatë Kushtetuese kur e akuzoi këtë gjykatë se mori para dhe zbatoi urdhërin e Erdogan për rrëzimin e marrëveshjes së “detit” me Greqinë të vitit 2009, është vërtetë kulmi i hipokrizisë.

Të flasë Berisha për gjyqësor të pavarur, ndërkohë që masakroi prokurorinë, urdhëroi gjykatën dhe bëri maskaradën e çështjes së vrasjeve të 21 janarit, të katër demonstruesve të opozitës është vërtetë një maskarallëk.

Po ashtu Ilir Meta e Monika të flasin për gjyqësor jashtë funksionit, ku vetë Presidenti shkatërroi provat për përgjimin e të ndjerit ish ministrit të tij Dritan Prifti dhe doli i pafajshëm, kur mbylli shumë e shumë afera korruptive, është vërtetë një ironi e fatit tonë të zi.

Por dhe të flasë Lulzim Basha për gjyqësor të pavaruir që shpëtoi me raporte mjekësore nga dënimi për vjedhjen e 230 milionë eurove të rrugës së Kombit apo masakrën e 21 janarit është vërtetë të ikësh nga sytë këmbët.

Dhe në fund të herës të akuzojnë sot Berisha, Basha, Meta e Mediu për drejtësi të kapur është vërtetë përtej dhimbjes. Jo se drejtësia nuk është kapur nga Rama tani, por këta monstra nuk kanë gojë të flasin për të.

Dhe në mbyllje të këtij qëndrimi, nëse do të kishte pasur gjyqësor dhe prokurori të pavarur në Shqipëri, vetë Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha, Fatmir Mediu dhe Monika Kryemadhi për abuzimet dhe krimet që kanë kryer duhej të ishin në burg.

Dhe bashkë me ta, pa zgjatur asnjë ditë, nëse në Shqipëri do të kishte pasur drejtësi të pavarur, Edi Rama dhe ministrat e tij duhej të ishin në burg për abuzimet që kanë bërë me paratë e shtetit nga koncesionet e deri tek vënia dorë mbi buxhetin.

Por nuk ka drejtësi në këtë vend, ndaj këta horra dalin e flasin për të./Pamfleti

Të kishte drejtësi në Shqipëri monstrat Berisha, Meta, Basha, Mediu, Kryemadhi e Rama me të tijtë duhej të ishin në burg Read More »