Politike

Shpërndarja e dëftesave po vijon normalisht, akuzat e PD, baltë e një partie që ka humbur kauzat

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla ka sqaruar opinionin publik mbi procesin e shpërndarjes në kohë të dëftesave për nxënësit e sistemit parauniversitar.

Në një intervistë dhënë për ERTV, Nikolla ka bërë të ditur se pasi janë pajisur me dëftesa e diploma maturantët që kanë zgjedhur të studiojnë jashtë vendit, shpërndarja po vijon deri në nxënësin e fundit, ndërsa sistemi parauniversitar po përfshihet nga një reformë e thellë për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe modernizimit të mëtejshëm.

Akuzës së deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi lidhur me një gabim teknik që është bërë në dëftesat e arsimit parauniversitar, më konkretisht në numrin rendor, Nikolla e ka konsideruar si një mënyrë të cilën PD, sipas saj, zgjedh të turbullojë ujërat, në kushtet e një partie që ka humbur çdo kauzë.

Lidhur me gabimin teknik që është bërë, që sipas ministres është kapur në kohë nga vetë Ministria para bërjes publike nga ana e deputetit Boçi, ajo tha se kjo e fundit nuk ka asnjë kosto për nxënësit.

“Dëftesat janë shpërndarë. Kanë shkuar në shkolla dhe mësuesit po bëjnë plotësimet. Nuk ka asnjë lloj problematike që lidhet me ndonjë kosto shtesë për nxënësin dhe asnjë pamundësi për t’u regjistruar në shkolla”.

E pyetur mbi problematikat në sistemin e arsimit, Nikolla ka shpjeguar se ende ka çështje të pazgjidhura, ndërsa veçoi problemin e cilësisë së mësuesve dhe emërimin e drejtorëve.

“Ka ende probleme të pazgjidhura, ende rrugë të gjatë për të thënë që fëmijët shqiptarë meritojnë një sistem arsimor. Çështja e cilësisë së mësuesve dhe drejtori i shkollës. Dy çështje që i riadresojmë me ndryshimet ligjore. Unë e besoj që këto janë parakushte për të pasur arsim cilësor”. Sipas saj, përmes portalit “Mësues për Shqipërinë” bëhet edhe emërimi i mësuesve më cilësorë, larg politikës.

“Shkolla e drejtorëve do të bëjë të mundur që ne të kemi një histori të re në krye të shkollave, jo vetëm larg politikës dhe korrupsionit, por më e rëndësishmja, që i kthen shkollat realisht në qendra të edukimit qytetar dhe ku mundësohen standarde më të mira për të gjithë nxënësit”, -përfundoi Nikolla./atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155965124456523/?t=0

Shpërndarja e dëftesave po vijon normalisht, akuzat e PD, baltë e një partie që ka humbur kauzat Read More »

Nis procesi negociator, Hahn: Nuk ka asnjë kusht të ri

“Nuk ka asnjë kusht të ri për Shqipërinë”, deklaroi sot Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama.

Hahn sqaroi se “nuk ka kusht të ri, është një proces cili është zhvilluar me çdo vend tjetër kandidat. Na duhet të indentifikojmë ku qëndron vendi në legjislacionin e vet krahasuar me BE”.

Si shembull, komisioneri iu referua procesit të vetingut, i cili tha se është një pjesë e këtij mozaiku të procesit.

“ Po kryejmë një proces gjithëpërfshirës. Po shohim situatën e përgjithshme të shtetit të së drejtës.  E theksoj, se sa më mirë të jetë cilësia e këtij procesi analitik nga të gjitha institucionet e përfshira, sa më shumë të paraprihet dhe të bëhet, do jetë më mirë për nisjen e negociatave. Është një proces që duhet bërë në çdo vend kandidat”, deklaroi ai./atsh

Nis procesi negociator, Hahn: Nuk ka asnjë kusht të ri Read More »

Nis procesi përgatitor për negociatat, Rama: Rruga drejt BE, e pakthyeshme

Procesi përgatitor për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian ka nisur, ku në prezencën e Komisionerit për Zgjerim Johannes Hahn me anëtarëve të kabinetit qeveritar, Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë për të bërë një punë sa më cilësore përgjatë këtyre 12 muajve deri në qershorin e ardhshëm.

Gjatë këtij takimi, mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se “vendimi i Këshillit Europian të qershorit, shënon një moment shumë të rëndësishëm që konsolidon përfundimisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe përcakton pakthyeshmërisht rrugën e anëtarësimit në BE duke i hapur rrugë shtratit për të filluar negociatat Shqipëri-BE, vitin e ardhshëm”.

“Besoj që vendimi i marrë në një moment tejet kompleks për BE dhe në një proces intensiv, ku siç dihet, për arsye të dinamikave të brendshme të disa vendeve, u desh një përpjekje e të gjithëve duke filluar nga Komisioneri, të cilin e kam falenderuar edhe më parë. Ashtu sikundër edhe të gjithë ekipin e tij së bashku me Mogherinin dhe Presidentin e Komisionit Europian, që bënë të mundur arritjen e një zgjidhje pozitive që çliron procesin dhe duke përcaktuar një afat të qartë, e bën përgjegjësinë tonë jo vetëm të plotë, por edhe të përcaktuar dhe të ndarë sipas të gjithë aspekteve të procesit në shpatullat e atyre që janë këtu të pranishëm, ministra, zv.ministra dhe sekretarë të ministrive”, – deklaroi Rama.

Sipas tij, nisja e kësaj faze përgatitore dhe pune në një plan të qartë ndërveprimi me KE, nuk do të jetë e lehtë dhe përbën një hap të rëndësishëm, por edhe të vështirë dhe kërkon angazhim solemn të përditshëm nga të gjitha strukturat përkatëse të shtetit dhe ritëm të lartë, në funksion të arritjes së të gjitha objektivave në këtë fazë.

“Që nga sot jemi të detyruar ta përdorim me efikasitet maksimal kohën dhe të garantojmë një nivel të lartë koordinimi dhe ndërveprimi jo vetëm për të thelluar reformat, për të arritur të tjera rezultate që nuk janë kërkesa të Brukselit, por detyrimi ndaj vendit dhe për të ardhmen e vendit tonë, por edhe për të riorganizuar deri në qelizat fundore, të gjitha njësitë koordinuese të procesit negociues”, – theksoi ai.

“Ne i kemi analizuar rresht për rresht qoftë rekomandimin e Komisionit, qoftë konkluzionin e Këshillit dhe jemi të qartë për detyrat. Ashtu sikundër që jemi të vetëdijshëm, sepse përderisa arritëm të marrin një rekomandim pa kushte, asgjë nuk na pengon që edhe punën e madhe që kemi përpara në këto 12 muaj ta bëjmë me cilësi të lartë dhe ta bëjmë pa asnjë të sharë, kur i themi ne në shqip”, – deklaroi Kreu i Ekzekutivit.

Sipas tij, rruga e Shqipërisë drejt BE është e pakthyeshme.

“Puna përgatitore për negociatat nuk do të jetë e lehtë. Kemi lexuar me vëmendje konkluzionet e KE për rekomandimet. U përcaktua një afat i qartë për negociatat. Rruga drejt BE është e pakthyeshme. Forcimi i kapaciteteve që lidhen me procesin e negocimit është një tjetër provë që ne duhet ta japim. Dëshiroj të theksoj tre aspekte me këtë proces përgatitor që do na shoqërojë deri në pranverën e ardhshme. Procesi të vazhdojë dhe të ngrihet mbi procesin e stabilizim-asocimit. Aspekti i dytë është përmirësimi i komunikimit me vendet anëtare dhe misionin e BE në Tiranë. Aspekti i tretë lidhet me rëndësinë themeltare që procesi teknik dhe ai politik të veprojë në mënyrë elastike me njëri-tjetrin”, – nënvizoi Kryeministri.

Rama sqaroi se qeveria do të ketë si koordinatore për këtë process, Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, ministri e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit.

“Shqipëria dhe Maqedonia ia dolën të kapërcejnë dallgën e madhe të momentit, – tha Rama duke shtuar se, – padiskutim që kjo fazë e re, e kësaj rruge aspak të lehtë, nuk do të shihej me aq optimizëm nëse nuk do të kishim përkrah komisionerët, të cilët treguan një përkushtim shumë të shtrenjtë për Shqipërinë”.

Gjithashtu, Kryeministri evidentoi faktin se “qoftë Franca, apo Holanda, u hapën dhe ofruan një zgjidhje pozitive kompromisi që e vlerësojmë shumë, ashtu sikundër vlerësojmë faktin, që pas kësaj marrëdhëniet tona me Komisionin dhe këto vende që na kanë mbështetur, por edhe Francën dhe Holandën janë forcuar dhe intensifikuar”.

“Me Presidentin e Francës apo Kryeministrin e Holandës, kam parë vullnet pozitiv për të vendosur në dispozicion eksperiencën dhe mbështetjen e tyre, me dëshirën e madhe që Shqipëria t’ia dalë dhe bindjen e krijuar, që qershori i ardhshëm do të jetë i formalizimit të negociatave. I shpreh Komisionerit mirënjohjen për gjithçka ka bërë dhe besimin që ne do ia dalim falë edhe mbështetjes. Rezultatet edhe të Vetingut po flasin çdo ditë, pavarësisht se nuk ka asnjëherë asgjë perfekte, pastrimi i sistemit të drejtësisë është i pakthyeshëm dhe përjashtimi i shumë figurave që mbanin deri dje peng drejtësinë dhe ishin superpushteti, janë provë e vullnetit dhe drejtësisë së gjithë asaj pune. Rruga deri në funksionimin e plotë të drejtësisë është ende e gjatë”, – tha Rama. /atsh

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155964495456523/?t=0

Nis procesi përgatitor për negociatat, Rama: Rruga drejt BE, e pakthyeshme Read More »

Aleati i Bashës plas bomben: Opozita nuk është gati për zgjedhje të parakohshme

Kryeatri i Partisë Agrare, ka komentuar idenë e hedhur për djegien e mandateve.

I ftuar në studion e “5 pyetje nga Babaramo”, Duka ka sqaruar arsyet pse opozita nuk po e bën një gjë të tillë.

Sipas tij, kjo do të silltë zgjedhje të parakoshme, për të cilat opozita nuk është ende gati.

“Që të djegim mandatet duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo nuk do ti hynte në punë opzoitës. Ne duhet të bëjmë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme”, është shprehur Duka.

Ndër të tjera ai ka thënë,  nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakoshme, opozita do të kishte të njëjtin fat si në 2017-ën./korrieri

Aleati i Bashës plas bomben: Opozita nuk është gati për zgjedhje të parakohshme Read More »

Më 16 korrik 1997, Berisha plaçkiti qilimat, dosjet, pikturat dhe mobiljet e Presidencës, ja shkresat zyrtare

Gjashtë kamionë “IFA” të Gardës u mbushën me dosje, mobilje e pajisje
Si sot, 21 vite më parë, Sali Berisha ish-President i Republikës, ka lënë si gjurmë aktin më të turpshëm në historinë e krerëve të Shtetit Shqiptar, duke shfaqur neveritshëm fytyrën prej plaçkaxhiu të rëndomtë, duke grabitur edhe pajisjet e zyrës ku punoi prej 5 vitesh.

Fiks si sot, më datë 16 korrik 1997, Sali Berisha në ikje prej përzënies me urrejtje popullore nga pushteti absolut, për shkak të hajdutërisë dhe shkatërrimit që i bëri shqiptarëve dhe Shqiëprisë me firmat piramdiale, urdhëroi “mëkmëbësin” Maxhun Peka, të nxirrte 11 urdhëra për plaçiktjen e mallrave në magazinë, të dosjeve dhe pajsjeve e orendive të zyrave, sipas listës përzgjedhëse që kishte hartuar bashkëshortja Liri Berisha, me vëllain dhe motrën e saj.

Me listën në dorë, Shefi i Protokollit Presidencial Maxhun Peka, nxorri me urgjencë urdhërat për çdo lloj mallrash, me ciklimin e Berishës “Për zbatim urgjent” dhe kaq mjaftoi, për të nisur nisur “opeacionin’” palçiktjes së Presidencës, duke angazhuar efektivët e Gardës së Republikës, të cilët në orët e mesnatës 16-17 korrik 1997, ngarkuan 4 kamionë “IFA” të gardës dhe nën drejtimin e një komandoje të SHIK, Policisë e Gardës, i nisën drejt Kamzës, pa ditur askush adresën, përveç familjes “Berisha” dhe zbatuesve të urdhërave të tij.

Mallrat që ngarkoheshin nëpër kamionë, mbikëqyreshin nga Maxhun Peka, për saktësin dhe kujdes që të mos dëmtoheshin, i cili pas çdo ngarkimi në kamion, bënte spontimet në listat që i kishte dhënë Liri Berisha e që ishin caktuar zyrtarisht, për të dalë nga presdenca, në urdhrat e lëshuara prej tij si Shef Protokolli dhe me ciklimin e Berishës “Për zbatim”, ndërkohë që ishin bërë gati 1 ditë më parë.

Në këtë plaçiktje, bëri përshtypje fakti, po ngarkoheshin edhe qilima, etazherë, karrige, tavolina qelqi e druri me punime artistike, tavolina të mëdha pritjesh, buste, statuja, portmanto, piktura, orë muri, dollapë-bibliotekë, kolltukë, perde sallonesh, fshesa korenti, televizorë me gjithë antenna “Saç” (siç quheshin), kamera televizie, kamera syrvejimi, mes tyre edhe dosje të shumta, të cilat ishn paketuar në kartona frigoriferi dhe u ngarkuan në një kamion “IFA” të veçantë, që mbahej nën kontroll nga Bashkim Gazidede dhe vetëm prej tij, u shoqërua kur iku nga Presidenca, ndërkohë që shoferi i kamionit, ka vdekur nga “befasisht tensioni” 3 muaj pas asaj nate.

Këtë e konfirmojnë dy shkresat zyrtare, të datave 16 korrik 1997 dhe 22 korrik 1997, dy ditë para se të dorëzonte zyrat, tek Rexhep Mejdani, të cilat dëshmojnë paturpësinë e Presidenti Republike hajdut, që në mjegullën e trazirave që krijoi vetë, plaçkiste zyrat e Presdencës, i vënë në garë me bandat e rrugës, që në ato plaçkisnin biznese e instticione shtetërore!

SHKRESA Nr. 3/1 Prot., datë 16.07. 1997, udhëron:

– Drejtuar, Degës:së Financës, Depos së Presidencës:

– “Nga Arabia Saudite, Presdentit të Republikës i ka ardhur peshqesh 1 (një) qilim, i cili ka qenë në ruajte në Presidencë dhe është bërë hyrje në magazinë. Me proosi të Presidentit, qilimi do të bëhet dalje nga magazina dhe do të kalojë pranë Selisë së PD-Tiranë./Shefi Protokollit, Maxhun Peka

SHKRESA Nr. 3/1 Prot. (Me të njëjtin Nr. Prot.) datë 22.07.1997, drejtuar Gardës:

– Gjatë dy javëve të fundit, pranë presidencës, janë konstataur vjedhje në ambjentet tona. Në dhomën e pushimit të oficerëve, kanë hequr kondicionerin dhe orën e murit. Gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, të datës 20-21 korrik 1997, janë vjedhur 5 copë tavolina mesi të mëdha, një tavolinë është marrë para 1 muaji. Në tarracën e presidencës, janë marrë dy kamera përgjimi dhe koka e saçit të antenës. Lutemi, të merrem masa urgjente nga ana juaj, për të gjetur shkaktarët e këtyre vjedhjeve dhe të vihen para përgjegjësisë punonjësit, kërkojmë angazhimin tuj, gatishmërinë dhe ruajten e ambienteve tona./Për Sekretarin e Përgjithshëm të Presidencës, Shefi Protokollit, Maxhun Peka./Pamfleti

Më 16 korrik 1997, Berisha plaçkiti qilimat, dosjet, pikturat dhe mobiljet e Presidencës, ja shkresat zyrtare Read More »

“Der Spiegel”: Trump përgëzon vetëm Shqipërinë në samitin e NATO-s

E përditshmja gjermane “Der Spiegel” i ka kushtuar një artikull të veçantë samitit të NATO-s që u zhvillua më 11-12 korrik në Bruksel, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

Në këtë artikull përmendet edhe biseda që ka zhvilluar Kryeministri Rama me Presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas këtij shkrimi “Shqipëria ishte i vetmi vend që u vlerësua nga Donald Trump”.

Kryeministri Rama, përveç Presidentit amerikan takoi edhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

“Gjatë pushimit, Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me Kancelaren gjermane. Vendi i tij ishte i vetmi që u vlerësua nga Trump, por ai nuk kërkoi të krijonte përshtypjen se Shqipëria ishte bërë në njëfarë mënyre nxënësi model i Trump-it”, thuhet në këtë shkrim. atsh

“Der Spiegel”: Trump përgëzon vetëm Shqipërinë në samitin e NATO-s Read More »

Tronditja që paralajmëron raporti i DASH: Në 2019 “shuhet” politika në Shqipëri

Gjatë vitit 2019 Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do jenë gati dhe do nisin goditjet në nivele të larta. Edhe pse politika e ka zvarritur ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, amerikanët do të hyjnë tani në lojë për të ngritur sa më shpejt SPAK, BKH, KLGJ, KLP dhe organet e tjera. Një gjë e tillë është bërë e ditur në një raport të DASH.

Bëhet fjalë për një raport i cili paraqet programin e asistencës së SHBA për vitin 2019, në të cilin përcaktohen fondet që do jepen për secilin shtet në vitin që vjen dhe mbështetja teknike që do i shoqërojë. Sa i takon vendit tonë, Uashingtoni do të akordojë rreth 6.4 milionë dollarë dhe ato do të shkojnë në fusha të ndryshme, ku më kryesoret janë reforma në drejtësi dhe lufta ndaj terrorizmit. BE pak ditë më parë e vendosi kusht ngritjen e organeve antikorrupsion dhe tashmë në lojë kanë hyrë dhe amerikanët. Tani është e sigurt se në fillim të 2019, SPAK është gati dhe ministra, ish-ministra, deputetë apo gjyqtarë e prokurorë, do kalojnë të gjithë në sitë.

“SHBA do të mbështesë zbatimin e reformës historike në drejtësi të miratuar në korrik 2016 dhe do të forcojnë kapacitetet operacionale e menaxhuese të zbatimit të ligjit. Programet do të mbështesin zyrën e prokurorisë anti-korrupsion (SPAK) dhe do rrisin efektivitetin e prokurorëve, hetuesve dhe gjykatësve, për të dalluar, hetuar dhe ndjekur korrupsionin në nivelet e larta. Trajnimet e specializuara dhe përkujdesja në kryerjen e funksioneve do të mbështesin krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për forcimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe do të përmirësojnë menaxhimet, politikat dhe reformat institucionale në sektorin e ligjit dhe të drejtësisë”, thuhet në raport.

Më tej theksohet se SHBA përmes fondeve dhe ekspertëve të saj do të ndihmojë Ministrinë e Brendshme dhe Shkollën e Magjistraturës. Një fokus të veçantë do ketë dhe lufta antitrafik.

“Programi synon bashkëpunim me policinë shqiptare dhe Ministrinë e Brendshme për hartimin dhe zbatimin e strategjive dhe politikave të mesme e afatgjata. Përpjekjet do të ndihmojnë në përmirësimin e kapaciteteve në fusha kyçe që mbështesin drejtpërdrejt objektivat e sigurisë së SHBA për krimin e organizuar, korrupsionin e terrorizimin. Asistenca do të forcojë sigurinë kufitare e detar, në luftën kundër trafiku të mallrave e njerëzve, si dhe në reduktimin e kërcënimeve terroriste. Fondet do të përmirësojnë Shkollën e Magjistraturës në arsimimin e gjykatësve dhe prokurorëve për obligimet e tyre sipas ndryshimeve të reja ligjore”, thekson më tej raporti.

Lufta ndaj terrorizmit

Një rëndësi shumë të madhe SHBA do i kushtojë luftës ndaj terrorizmit. Dihet që vendi ynë hyn mes shteteve të cilat kanë dërguar ushtarë krah ISIS dhe për këtë arsye amerikanët kanë rritur fondet dhe asistencën. “Asistenca e SHBA do të mbështesë përpjekjet e qeverisë shqiptare për parandalimin e radikalizmit të qytetarëve dhe rekrutimit si luftëtarë në Irak e Siri si dhe të reagojë ndaj kërcënimeve të luftëtarëve të rikthyer nga fushëbetejat. Programet do të mbështesin aktivitete e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm bazuar në provat, duke penguar rekrutimin dhe radikalizmin e individëve në komunitete specifike të dobëta ose të pambrojtura. Fondet do të aftësojnë qeverinë e SHBA të mbështesë iniciativat e qeverisë shqiptare, siç janë ato të qendrave komunitare me bazë shkollash, në komunitete të varfra për të trajtuar neglizhencën ndaj politikës dhe duke angazhuar të rinjtë në trajnime civile”, thuhet në dokument.

Mbështetja ushtarake

Edhe ushtria është një tjetër sektor që amerikanët do të ofrojnë asistencë teknike dhe ushtarake. Sipas raportit, do të vijojë trajnimi i personelit ushtarak. “Aktivitete e këtij trajnimi do të njohin personelin ushtarak me doktrinën e stërvitjes së ushtrisë amerikane. Kurset dhe aktivitete e tij kanë si qëllim forcimin e kapaciteteve të fusha kyçe si promovimi i vlerave demokratike dhe krijimi i lidhjeve afatgjata mes zyrtarëve ushtarakë shqiptarë e amerikanë. Shumica e aktiviteteve do të kryhen në institucionet ushtarake të SHBA, duke nxitur dhe këmbimet kulturore gjatë kryerjes së kurseve”, thuhet në dokument./korrieri

Tronditja që paralajmëron raporti i DASH: Në 2019 “shuhet” politika në Shqipëri Read More »

Meta mban “peng” marrëveshjen e detit, por kur ishte kryeministër i shiti falë fare tokë truall në mes të kryeqytetit grekut

Presidenti aktual i dha shtetësinë greke Janullatosit dhe është politikani i vetëm shqiptar që ka marrë dekoratën e kryqit të artë për shërbime të shquara ndaj kauzës dhe shtetit grek

Askush nuk e ka harruar që Ilir Meta ka qënë kryeministër i vendit në periudhën 1999-2002, kur socialistët qeverisën në tetë vitet e tyre të para. Një lojë e ndyrë Ilir Metës dhe Fatos Nanos në kurriz të Pandeli Majkos, të cilin e “frynë” që të kandidojë përballë liderit historik socialist për kreun e partisë, bëri që “stërkëmbësi” i dy “elefantëve” në PS ta rrëzojnë Pandin nga posti i kryeministrit dhe i zënë vendin.

Thjeshtë për kujtesë iu rikthyem kësaj ngjarjeje, për të risjellë në skenë një nga ngjarjet më maskaradë që është bërë në afër tre vitet e qeverisjes së Ilir Metës, kur pasuria e shtetit vijonte të ishte pa inventar.

Nuk do të ndalemi tek milionat e parë të dollarëve të vënë nga Meta dhe Monika përmes shitjes së vagonëve që ishin dhuratë nga qeveria austriake, të cilin e zbardhi në atë kohë të vështirë Nikollë Lesi përmes gazetës “Koha Jonë”. S’kemi çfarë t’i shtojmë artikullit të Nikollës, pavarësisht nëse është dakord Nikolla i sotëm me Nikollën e atyre viteve.

Nuk do të ndalemi as tek vjedhja e floririt të Kërrabës që e depozitoi të tërin në Londër që në atë kohë dhe tashmë që ‘vjel’ fitimet, në burg hyri ca kohë vetëm një fakir me mushkë.

Ndërkohë që ia vlen të ndalemi tek një skandal tjetër që nuk është vënë shumë në evidencë nga ana e medias shqiptare.

Bëhet fjalë faljen e 1 mijë metrave katrorë tokë truall në mes të Tiranës, ngjitur me ish godinën e Ministrisë së Mbrojtjes, sot Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anastasi Janullatosit për të ndërtuar Katedralen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Autoqefale ka vetëm emrin, se mesha ngrihet në gjuhën greke dhe drejtuesi kryesor dhe kupola e saj janë të gjithë priftërinj grekë.

Ilir Meta kur ka qënë kryeministër, ishte njëherësh dhe kreu i KRRTSH, që vendoste për shitjen apo dhënien e koncensioneve në Shqipëri. Të njejtën gjë ka bërë ish kryeministri Fatos Nano, ish kryeministri Sali Berisha dhe akoma më shumë kryeministri aktual Edi Rama.

Ilir Meta, asokohe kryeministër por dhe kryetar i KRRTSH vendosi nxjerrjen në treg dhe shitjen e afër 1 mijë metrave katror tokë truall ku është Katedralja e Kishës Orthodokse sot. Nuk u bë asnjë debat publik, nuk u kërkua asnjë plotfuqishmëri nga ana e presidentit të asaj kohe Rexhep Meidani, pasi po tjetërsohej kundrejt pagesës truall, territor nga shtetit shqiptar në favor të një shtetasi grek si Aleksis Janullatos, që ishte në krye të Kishës Orthodokse në Shqipëri.

Një shkelje ligji, pasi në atë kohë nuk mund të shitej as blihej tokë truall në Shqipëri shtetasve të huaj, dhe në rastin konkret që në fillim është bërë shkelje ligjore.

Por shkelja vijoi më tej, ku në rrugën e hapur nga KRRTSH prej kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, u miratua po me kërkesën e tij tashmë si zv.kryeministër nga qeveria e kryesuar nga Fatos Nano, i cili me vendim qeverie i shiti truallin ngjitur me Ministrinë e Mbrojtjes, Janullatosit.

Qeveria shqiptare, me VKM Nr. 81, datë 06.02.2003, i shiti kësaj kishës së Janullatosit 966 m2, me çmim 1600 lekë/m2, për të ndërtuar katedralen.

Por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë nuk qëndroi në “sinoret” e caktuara nga Këshilli i Ministrave, pasi ka zaptuar 5039 m2 sipërfaqe truall publik, duke ndërtuar jo 966 metër katror sa ka blerë nga shtetit shqiptar, por 1660 metër katror objekt.

Duke mos hyrë tek çmimi i ulët me të cilën është shitur toka e shtetit shqiptar një shtetasi grek, shtetësinë shqiptare s’ka mbushur vitin që e ka marrë Janullatosi, me administrator të vetëm shtetasin grek Janullatos, këmbëngulim në faktin se është lejuar të zaptojë tokë.

Janullatos ka uzurpuar tërë hapësirën publike, ish lulishte në qendër të Tiranës. Dhe këtë nuk e themi ne, nuk është akuza jonë, por e ka deklaruar vetë kreu i Kishës Orthodokse Janullatos në ditën e përurimit të Katedrales në mes të Tiranës. E ka pranuar kur tha se, janë 1660 metër katrore objekt, por dhe 4 mijë metër katrorë rreth saj, ambiente të Kishës, duke sakrifikuar hapësirën publike-lulishte të ndërtuar për qytetarët.

Dhe këtu ka heshtur dhe kryeministri Sali Berisha, njeriu që na e la në “derë” Janullatosin, pavarësisht deklaratave nacionaliste dhe kombëtariste që bën. Këtu ka heshtur dhe kryeministri aktual Edi Rama, kanë heshtur të gjithë, pasi të gjithë janë të “zhytur”.

Ndërkohe që cilësohet dhe biznes me Person Juridik “Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, biznes i miratuar me Vendim nr.2498 të Gjykatës të Rrethit Tiranë, dt. 19.03. 2009.

Ajo ka përfaqësues dhe administrator të vetëm Anastasis Gerasimos Jannoulatos, lindur më 4 nëntor 1929 në Greqi, me shtetësi dhe kombësi greke. Pra pa qënë shtetas shqiptar, një shkelje ligji ky element bazë, që ka tjetërsuar territor shqiptar në zemër të kryeqytetit.

Por dhe ka zaptuar dhe një sipërfaqe prej 5039 metër katrorë, mbi të cilën, ka ndërtuar në mënyrë antiligjore një objekt të quajtur “Kisha e Katedrales Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”.

Ilir Meta në kohën që ka qënë kryeministër në qeverinë socialiste ia bëri këtë mirësi Anastasis Janullatos, ndërkohë që disa vite më vonë, kur Meta u bë President i dha dhe shtetësinë shqiptare. Ndaj sa herë që Janullatos e takon Metën e puth në të dyja faqet, e vë në krye të vendit.

Ndërkohë që burimet saktësojnë se për shkak të ndërtimit të Katedrales së Janullatos, u transferua dhe Ministria e Mbrojtjes tek Shkolla e Bashkuar, nga frika e përgjimeve.

Nuk është hera e parë që akuzohet Janullatos si njeri në shërbim të Greqisë, madje misioni i tij ky është, e ka deklaruar dhe vetë. Ndërsa Ilir Meta, njihet rëndom si një nga miqtë më të mirë të Greqisë, ndaj ka marrë dhe dekoratën për shërbime të vyera ndaj Athinës.

Pavarësisht se po përpiqet të portretizohet si politikani që ka në dorë marrëveshjen e “detit” me Greqinë si edhe mjaft patriot, Presidenti Ilir Meta është një politikan që e duan shumë qarqe të caktuara politike në Greqi.

Madje, ai është ndër të vetmit politikanë të lartë shqiptarë që ka marrë Medaljen “Kryqit të Artë” të Parlamentit të Greqisë. Bëhet fjalë për një medalje që nuk i jepet çdokujt nga Parlamenti i Greqisë, por personazheve që ata i shohin pranë kauzave të tyre.

Medaljen në fjalë, Meta e mori në tetor të vitit 2016, pak javë pasi ishte zgjedhur president, në vizitën e zhvilluar në Greqi ku edhe “harroi” të flasë për çështjen Çame, gjë e cila shkaktoi një furtunë politike asokohe në Shqipëri nga PDIU.

Ndërkohë që Meta është shpresa e opozitës për të ngritur një kauzë për të akuzuar Ramën për marrëveshjen e “detit”, kur ishte kryeministër i shiti falë fare tokë truall në mes të kryeqytetit një shtetasi grek, Anastasis Janullatos. Pavarësisht pozicionit në krye të Kishës Orthodokse./Pamfleti

Meta mban “peng” marrëveshjen e detit, por kur ishte kryeministër i shiti falë fare tokë truall në mes të kryeqytetit grekut Read More »