Thesaret e shkruara të Biblotekës Kombëtare janë ekspozuar në ambientet e COD tek Kryeministria për publikun me rastin e 100 vjetorit të themelimit të saj.
Gjatë prezantimit, kryeministri Rama mbajti një fjalim ku kujtoi edhe fëmijërinë e tij, duke u shprehur se gjatë kohës që studionte në Liceun Artistik, rrinte për të ndihmuar me sistemin e rafteve, në mënyrë që të kishte mundësi të lexonte ndonjë vëllim të ndaluar. “Do kishte qenë më bukur që këtë 100-vjetor ta kremtonin në godinën e bibliotekës së re kombëtare por projekti i nisur me shumë dëshirë dhe i futur në procesin e formësimit të tij por pavarësisht se nuk kemi arritur të ndërtojmë godinën e re të bibliotekës nuk është bërë pak për të ndryshuar një rrjedhë degraduese dhe rrënimi të atij thesari të madh.
Por koha e keqe në të cilën na gjeti ky 100-vjetor ndodh na detyron të jemi shumë kopracë. Megjithatë ne e nisëm me rreth 3 mijë libra, që mund të ishin sa bibloteka e një personi të vetëm. Tani është më shumë se një milion. Kemi një dorëshkrim arabisht të Aristotelit. Ka plot botime të autorëve të lashtësisë dhe antikitetit.
Ka edhe një mrekulli përshkrimesh orientale në persisht, osmanisht. Disa prej tyre me vlerë të jashtëzakonshme. Thesari më i çmuar është koleksioni i antikuarëve. Janë të rralla. Dua ta mbyll me revolucionin dixhital. Ka përfshirë dhe biblotekën kombëtare në 100-vjetorin e saj, duke mundësuar të vijë në tokë parasja e Borhesit që thoshtë nëse ekziston, me siguri është bibliotekë.
Është një mundësi për ta hapur krejtësisht 1 milion e 300 mijë dritarët atë godinë. Kështu aksesi në këtë thesar do të jetë global, nga të gjithë ata që janë të lindur këtu, janë të lidhur me çka është krijuar këtu dhe nga të gjithë fëmijët. Më kujtohet kur shkonim tek Biblioteka, ishim nxënës të Liceut, ne ofroheshim të bëheshim pastrues që të merrnim si sanduich dhe ta konsumonim në këmbë ndonjë libër të ndaluar.
Ishte emocion i jashtëzakonshëm. Ishte kontakt erotik me librin, mbetej në zemër si moment dhe mezi prisnim që të përsëritej. Natyrisht që ishte shumë i shpejtë konsumi, por liria për ta pasur aty thua nuk po shkoj sot, po shkoj nesër, javën tjetër, ”-tha Rama.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha për Ilva Now në Euronews Albania se PD ka gati ligjin antimafia me anë të të cilit do të bëjë të mundur që të trajtohen të gjitha koncesionet apo tenderët korruptivë.
Basha shpjegoi se subjekt i këtij ligji do të jenë dy lloje, do të jenë zyrtarë të çdo niveli, nga i pari i qeverisë deri tek më i thjeshti që është përfshirë në kontrata publike abuzive dhe personat apo kompanitë private që janë përfitues abuzivë të fondeve publike.
Sipas tij, qëllimi i këtij ligji, që siç tha do të jetë i pari që do të miratohet në kuvend sapo qeveria e tij të vijë në pushtet, është që t’u kthejë shqiptarëve paratë që u janë vjedhur në mënyrë të padrejtë përmes aferave korruptive.
“Qëllimi përfundimtar është që qytetarëve t’u kthehen paratë e vjedhura. Ky është ligji që e bën të mundur. Vit më të errët se ky, kur në kohë pandemia mafia në bashkëpunim me qeverinë vjedhin shqiptarët, nuk ka, edhe pse i përditë i bëjmë thirrje SPAK të hetojë. Do përfshihet edhe biznesi në ligjin anitmafia.
Ligji antimafia që do të fillojë veprimin që në muajin e parë të qeverisë sime, i pari ligj që do të miratojmë në parlament. Nëse nuk ndalim këto miliarda euro që ikin, nuk mund të ulim taksat, të paguajmë pagat dhe pensionet”, tha kreu i PD.
I pyetur nëse ky ligj do të penalizonte biznesin e ndershëm, kryedemokrati tha se ky ligj do ta përmirësonte klimën e biznesit, pasi sipas tij bën të pamundur garën pa garë.
“Një nga efektet e këtij ligji është parandalimi i korrupsionit. Do të mendohet 2-3 herë çdo zyrtar që të fusë duart në buxhetin e shtetit.
Ligji antimafia s’ka të bëjë me burgun, ka të bëjë ne paratë e vjedhura nga shqiptarët. Gjykata do të marrë vendimin, por procesi do të nisë nga qeveria, me një drejtori ose Ministri Antikorrupsion, hetimi do të bëhet nga prokuroria dhe gjykata do të marrë vendimin”, shpjegoi Basha.
Lideri i Partisë Demokratike edhe sot denoncoi atë që e quan aferë korruptive me inceneratorët në vend.
Por sërish nuk ka munguar një përgjigje nga Kryeministri Rama.
Ky i fundit shkruan në Tuiter se sa më shumë Basha sulmon impiantet, tregon se nuk ndahet dot nga mali me plehra.
“Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s’e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit!
Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës”, shkruan Rama.
Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha foli sot në një dalje tjetër publike për të dhënat e publikuara për Shqipërinë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Lulzim Basha paralajmëroi sot se do të jetë çdo ditë në konferencë për mediat, derisa SPAK të vihet në lëvizje dhe të hetojë aferat e koncesioneve dhe inceneratorëve.
“Ndërsa shqiptarët debatojnë me të për aferën e inceneratorëve, ai paguan 300 mijë euro inceneratorit të Elbasanit. E vetmja gjë që oshëtin sot, që buçet sot në Shqipëri, është heshtja e SPAK para vjedhjes së shekullit”.
Basha kritikoi rolin e SPAK, lidhur me mungesën e hetimeve. Ai i kërkoi organit të akuzës të ndëshkohen politikanët e korruptuar.
“SPAK, gojëkyçur pa asnjë veprim në hetim të aferës së inceneratorëve. Do të jem çdo ditë në konferencë derisa SPAK të hetojë. Kur keni ndërmend të dilni para shqiptarëve ku të bëni transparencë për veprimet që keni kryer për aferën mafioze të incineratorëve. Çdo ditë që zgjat inkurajon vjedhjen. Mbroni paratë, mbroni bukën e fëmijëve të vendit ndaj kësaj babëzie”, u shpreh Basha.
Lidhur me situatën ekonomike, sipas kreut të demokratëve, FMN ka publikuar të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama.
Basha tha se Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë.
“FMN, të dhëna tronditëse për braktisjen totale të shqiptarëve nga Edi Rama. FMN, Shqipëria ka investuar vetëm 0.86% të GDP për të përballuar pandeminë”.
Basha kuazoi qeverinë se thjesht po menaxhon koncensionet për interesat e saj.
“FMN, Shqipëria e fundit në Europë për mbështetjen financiare për krizën shëndetësore e ekonomike. Edi Rama dhe qeveria e tij nuk i përgjigjen njerëzve dhe halleve te tyre pas pandemisë”, – theksoi Basha.
“Në projekt buxhetin e ri, 120 milion euro prapë për koncesionet, ky është një neri i cili deri në ditën e fundit të pushtetit ka për të grabitur shqipërinë dhe shqiptarët”.
“Ky është mesazhi i projekt buxhetit të vitit 2021. E vetmja shifër që qeveria raporton janë gjobat për ata që nuk mbajnë maskë, testimet vijojnë të mbeten më të uletat në Europë”, thekoi Basha.
Kreu demokrat ilustroi edhe një grafik sesa para kanë dhënë vendet e tjera dhe sa ka dhënë qeveria shqiptare.
Basha komentoi dhe deklaratën e kryeministrit që e cilësoi opozitën si më të keqen e 30 viteve të fundit. Sipas kreut të PD, Rama kërkon ta tërheqë në një debat vulgar për të hequr vëmendjen.
“Unë e kuptoj nervozizmin dhe frikën e tij sepse e pret humbja e thellë dhe përballja me drejtësinë. I gjithë fjalori vulgar ka si qëllim të më tërheqë mua në një debat të zbrazët nga substanca. Unë nuk jam për t’u kacafytur me të. Kam pasur një përballje me 2011 dhe e kam mundur. Unë jam këtu për të mbrojtur interesin e shqiptarëve. Unë jam këtu për të treguar pse kanë ndodhur këto afera korruptive. Rama nuk ka përgjigje. Mos u çudisni me gjuhën e ulët dhe të baltës, e bën për të hequr vëmendjen. Sulmet ndaj meje janë gjëja më e pakët që do e bëjë”, u shpreh Basha.
Ne fakt diaspora ka patur dhe ka nje kerkese konstante.
Kerkesa nuk eshte qe Ministria te organizoje festa dhe koncerte, as mbledhje pompoze ku shpenzohen parate publike pa kriter per te mbajtur kryeministri e disa ministra fjalime.
Jo!
Shqiptaret qe jetojne jashte keto i organizojne vete, nuk kane nevoje per qeverine.
Sapo jam kthyer nga Amerika dhe nga gjithe takimet qe kam patur aty me shqiptare te mire e te ndershem qe kane krijuar modele suksesi ne vendin me te fuqishem te botes, eshte vetem nje. Na mundesoni te drejten e votes.
Diaspora pra do qe te votoje. Do te kete nje ze ne zhvillimet e vendit. Dhe eshte nje kerkese shume e drejte sepse ata me remitancat e tyre jane nder kontribuesit me te medhenj ne ekonomi e per rrjedhoje duhet te kene nje ze ne perzgjedhjen e menaxhereve te kontributit te tyre.
Ju kete te drejte ia mohuat edhe kesaj here. Ndaj gjithcka thoni e votoni sot per diasporen eshte thjesht spektakel I deshtuar me shprese se do vazhdoni ti genjeni miliona shqiptare qe sot nuk jetojne me ne Shqiperi pikerisht prej jush.
E keni te kote, sepse shqiptaret nuk genjehen me nga ju.
Si mund ti genjeni akoma ju shqiptaret?
Si mundet nje shqiptar te vazhdoje te genjehet nga kjo klase politike.
Eja i hedhim nje sy ceshtjes aq te debatuar se fundmi te menaxhimit te mbetjeve, apo plehrave sic e keni qejf ju ta quani sepse ju duket pak me familjare.
Ne vitin 2004 Fatos Nano donte te importonte plehra nga Italia se bashku me Francesco Bechetin dhe te ndertonte nje incinerator. Edi Rama atehere kryetar bashkie, ishte kunder sepse besonte, te pakten publikisht, qe incineratoret dhe importi I plehrave ishte I demshem per vendin. Kunder ishte edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha me te njejtat argumeta.
Ne vitin 2011 Sali Berisha dhe Lulzim Basha ndryshuan mendim dhe vendosen te miratojne importin e plehrave ne Shqiperi kryesisht nga Italia.
Ne vitin 2017 edhe Edi Rama ndryshoi mendim dhe miratoi edhe ai ligjin per importin e plehrave nga Italia.
Si mund ti besosh keta?
Shikojini pak, nga 2004 e deri sot, per ceshtjen e plehrave kane treguar qarte se halli I tyre nuk ka qene aspak mjedisi dhe shendeti I shqiptareve, por vetem xhepi se ku shkojne leket qe paguan mafia italiane per te groposur mbetje ne kete vend.
Kur jane ne opozite vishen me kostumin e luftetareve mjedisore qe luftojne me mafian italiane, e sapo vijne ne pushtet shnderrohen ne dashnor te plehrave dhe ndajne fitimet me mafian qe deri dje e kishin gjasme demaskuar.
30 vite kjo loje. 30 vite keta nuk kane bere asnje dite beteje per shqiptaret e shqiperine por vetem per pasurine e tyre personale. Prandaj keta jane sot njerezit me te pasur ne vend, e shqiptareve u duhet nje ligj per diasporen sepse gjysma jeton jashte e ata qe jetojne ketu mezi presin te ikin.
Edhe per ceshtjen e incineratoreve, eshte I njejti debat, e njejta e vertete.
Mirel Mertiri dhe Klodian Zoto, dy personazhe te dale nga xhepi I Arben Ahmetaj dhe Hermesit te tij, edhe pse totalisht anonime, edhe pse pa asnje experience, edhe pse pa asnje kapital, ia dalin te perfitojne kontratata koncesionare nga qeveria te cilat u garantojne fitim deri ne 400 milione euro per 20 vitet e ardhshme, pa ju dashur te shpenzojne asnje lek nga xhepi I tyre, gjithcka me leket e shqiptareve.
Kush jane keta qe u bene te pasur nga hici me taksat e shqiptareve? Si ka mundesi qe Edi Rama I cili ishte kunder ndertimit te incineratoreve ne shqiperi, sot ka lejuar 3 te tille nga nje kompani fantazem?
Pergjigja eshte te 400 milion eurot sigurisht. Aty ka qene gjithmone keto 30 vite.
Te ato 400 milione eurot e ka mendjen edhe ai qe bertet nga rruga e qe kur ishte Kryetar Bashkie menaxhimin e plehrave te Tiranes ia dha Dionisit te kunatit te vet.
Aty e kane mendjen keta.
Po nga dalin keto 400 milione euro?
Te dashur shqiptare keto dalin nga djersa juaj. Eshte mundi dhe sakrifica e perditshme e cdo njeriu te ndershem, qe jeton, punon e paguan taksa ne kete vend.
Eshte mundi dhe sakrifica e cdo biznesi qe me thonj mbahet ne kembe dhe paguan cdo detyrim ne fund te muajit.
Eshte sakrifica e pensionisteve te cilet u duhet te numerojne ditet kur e marrin ate pak pension.
Eshte sakrifica e naftetareve te cilet vazhdojne ne greve urie sepse askush nuk u paguan rrogat.
Eshte sakrifica e cdo shqiptari te mire e punetor, taksat e te cileve nuk shkojne per rritje pagash e pensionesh, per shkolla, spitale a ujesjellesa apo rruge e mjedis te shendetshem por shkojne ne xhepat e Mireleve, Dioniseve, vellezerve, kunaterve te ketyre qe kane 30 vite qe na qeverisin. Pra shqiptaret sakrifikojne qe keta te pasurohen.
Dua ta mbyll me nje pyetje te sinqerte per shqiptaret e mi:
A ia vlen te vazhdoni e te sakrifikoni kaq shume per te pasuruar keta njerez?
Edhe pse javën e kaluar teksa po futej në Kuvend është gjobitur për shkak se nuk kishte maskë, deputeti Kujtim Gjuzi vazhdon të këmbëngulë se nuk e njeh Aktin Normativ dhe nuk do ta mbajë maskën
Ai tha sot në Kuvend se mjekët nuk e rekomandojnë atë në ambientet e hapura.
Deputeti Kujtim Gjuzi ditën e sotme në senacën plenare është shprehur kundër mbajtjes së maskës.
“Unë kam marrë një gjobë nga policia e shtetit, nuk e kam refuzuar, por nuk mund të njihen vendimet e kryeministrit kur nuk vijnë në kuvend, protestoj me forcë”, tha Gjuzi.
“Kam refuzuar ta mbaj. Kujtim Gjuzi nuk e mban maskën pasi sipas mjekëve në Akademinë Kombëtare të Shkencave nuk këshillohet në ambiente të hapura, në ambinete të mbyllura po”.
“Unë nuk do ta mbaj në ambiente të hapura dhe të mbyllura maskën,” u shpreh Kujtim Gjuzi, për debatin nëse maska duhet mbajtur apo jo në rrugë, ose ambjente të tjera.
Nga Elbasani, ku prezantoi platformën “Deputeti që duam”, Kryeministri Ram nuk ka lënë pa thumbuar sërish Presidentin Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Edhe njëherë solli në vëmendje karrierën politike të kreut të shtetit, dhe pyetjen “çfarë do më Ilir Meta”.
Për Ramën, është absurde që PD kërkon të vijë në pushtet, në kushtet kur sipas tij nuk ka reflektuar asgjë.
“Çfarë kërkon më shumë Ilir Meta sot? Çfarë do Ilir Meta? A mund të ma thotë njeri çfarë duhet t’i japë më shumë Shqipëria Ilir Metës. Qysh kur ka lindur shteti shqiptar asnjë figurë politike nuk ka marrë më shumë se Ilir Meta. Të gjitha Shqipëria ia ka dhënë Ilir Metës.
Çfarë kërkon sot Ilir Meta që nuk lë as të vdekurit rehat se të gjallët jo e jo. Çfarë kërkon Ilir Meta që ka marrë trastën dhe vjen vërdallë varreve për të dekoruar heronjtë. Për t’i bërë heronj mjeshtra pune, mjeshtra arti e mjeshtra zanati. E bëj këtë pyetje për fenomenin e tmerrshëm të mos ndaljes në të parit dhe të trajtuarit si plaçkë dhe të shqiptarëve si mish për top.
E njëjta gjë vlen për PD-në. Si mundet PD sot të thotë jam gati të qeveris kur nuk ka reflektuar asgjë. janë të njëjtët njerëz, të njëjtat ide me ndryshimin që në vend të liderit është një zëvendësues, një dezhurn, është një bosh. Por sidoqoftë ne nuk e kemi betejën me ta. Ne PS. Kundërshtarët tanë në këtë betejë nuk janë ata, ata janë kundërshtarët e Shqipërisë, të së ardhmes së Shqipërisë dhe kundërshtarë të çdo shqiptari që do të jetojë këtu dhe çdo të riu.
Kundërshtarët tanë janë ato ndjenja vetëkënaqësie, vetëpërmbushjeje që të pengojnë të shohësh shumë më tutje kur je i pari. Ne na duhen vajza dhe djem si vajza që foli para meje dhe Evisit, shqiptarë që vijnë nga jeta e përditshme, vijnë nga puna, nga përpjekjet dhe rezultatet në rrugën e tyre, qofshin në rrugën e qytetit, qofshin në rrugën e fshatit. Qofshin profesionistë në qytet apo fshat”, deklaroi Rama.
Sot na duhet t’i kërkojmë ndjesë Skënderbeut, Izetbegovicit, dhe dy kompanive të ushtrisë shqiptare. I pari sepse i duhet të rrotullohet sot në varr, e të pyesë Lek Dukagjinin, se në cilën pikë të amanetit ia ka lënë Shqipërinë amanet Ilir Metës.
Duhet t’i kërkojmë ndjesë dhe Izetbegovicit, pasi ish Presidenti i Bosnjës, tani e ka të paqartë, nëse fatin e tij e ka Edi Rama, apo Lulzim Basha.
Të tretëve duhet t’u kërkojmë ndjesë ushtarëve tanë të dy kompanive paqeruajtëse që kemi si bërthamë të ushtrisë shqiptare, që Presidenti mund ti tërheq nga misionet paqeruajtëse, për të mbrojtur Kushtetutën në Presidencë nga armiqtë e huaj dhe të brendëshëm.
Kjo gjë mund të ishte shmangur.
Ilir Meta e kishte një hall që shpiku amanet të Skënderbeut për të. Skënderbeu ka luftuar për të mbrojtur Perëndimin nga Osmanët, ndërsa Ilir Meta e ka luftën me Perëndimin si Osman. Ndaj nuk ka arsye që princi ynë që ishte mburoja e Perëndimit në Shqipëri, ti linte amanent një të jenicieri të marrë që i ka hap luftë Perëndimit.
Po ashtu Ilir Meta nuk kish pse kujtonte sot Izetbegovicin e ndjerë. I kapur peng në aeroport nga ushtarët serb në vitin 1992, Izetbegovici mori vartësin e tij për ti thënë vazhdoni luftën. Nëse Ilir Meta e ka fjalën për Lulzim Bashën, i bie që ky të marr Gaz Bardhin e të thotë “Vazhdoni se mua më ka marr peng Edi Rama” .
Nëse e ka për Edi Ramën, ky i bie të marr në telefon Erjon Bracen dhe ti thotë “Vazhdoni se më ka marr peng Lul Basha.”
Kështu që dhe kjo lajthitje e Ilir Metës ishte e tepërt, po të mos kishte një hall.
Aq më shumë Ilir Meta nuk kishte pse u referohej forcave të armatosura që në fakt janë thjesht dy kompani ushtarësh që të jenë në gatishmëri për të, në luftën ndaj armiqëve të jashtëm, e të brendëshëm. Ne jemi vend i NATO dhe nga armiqtë e jashtëm na mbron NATO. Nga armiqtë e brendëshëm na ndihmojnë zgjedhjet. Ilir Meta nuk do as NATO, as zgjedhjet, kështu që u kërkon ndihmë kot atyre, se ata marrin rrogën tek Olta Xhacka. Ishte tjetër hall ai që e detyroi Ilir Metën a bëj këtë.
Këto lajthitje të Ilir Metës nuk vijnë thjeshtë se është cmendur. Sot ai donte të dukej më shumë se i cmendur. Donte të thoshte gjëra pa lidhje të ngatërronte gjithë dynjanë, të përfliste Bashën, Ramën, Skënderbeun, Izetbegovicin, ushtrinë, e këdo tjetër me qëllim që njerëzit të harronin përse e kishte thirrur Konferencën e shtypit. Ai ishte gati të fliste dhe për hënën e plot, të merte përsipër vrasje e vetvrasje, të shpikte ndonjë komplot kombëtar apo ndërkomëbtar kundër tij, vetëm që të gjithë ne të harronim se ditën e shtunë, zëdhënsi i tij njoftoi se ditën e hënë, Presidenti Ilir Meta do të dal në konferencë për shtyp me gazetarët e oborrit të presidencës, që të bëj transparent historinë e shtetësive të paligjshme që ka dhënë. Kujtojmë se Ilir Meta ka dhënë 817 shtetësi si përjashtim nga ligji, për arsye kombëtare, në shumicë klientë të sekserëve të presidencës dhe rreth 900 të tjera sipas ligjit. Pra ka barazuar përjashtimet nga ligji, me ato që të jep ligji.
Sot me sa duket, kur këshilltarët i kanë vënë letrat para, kur ka parë se e ka shkelur ligjin me të dy këmbët, kur ka ndjerë rrezikun se mund ti hapet një proces hetimi parlamentar dhe pastaj të depozitohen në SPAK provat për shtetësitë e paligjshme, ka ndryshuar mendjen.
Dhe ka vendosur më mirë të thotë ca marrëzi si pasardhës i Skënderbeut, apo të ngjall dilema mes Bashës e Ramës se kush duhet të imitoj Izetbegovicin, të kërcënojë si Komandant i Përgjithshëm, se sa të flas pse ka shkelur me dy këmbët ligjin e shtetësisë, duke bërë trafik me pasaporta.
Nuk është aq budalla sa duket. Eshtë i cmendur. Dhe të çmendurit shpesh e kanë një fije talenti, për të bërë si budallenjë, kur kapen mat.
Tani të presim kur do na e sqaroj këtë punën e pasaportave se sot na sqaroi Skënderbeun, Izetbegovicin dhe vetmbrojten si Komandant i Përgjithshëm, që të harronim trafikun e pasaportave.
Me sa dimë ne, Skënderbeu nuk ka lënë ndonjë amanet për pasaporta , se atëhere nuk kishte pasporta. Por po t ëkisht eme siguri nuk do linte amanet që ato të shiteshin për të bërë para, pasardhësi i tij 500 vjet më vonë.