Politike

Surpriza në lista për deputetë, në radhët e PD, nga shkrimtarja Flutura Acka tek aktori Julian Deda

Surpriza në lista për deputetë pritet të ketë edhe në radhët e PD.
Pas LSI që i zyrtarizoi ato, dhe PS, që do t’i zyrtarizojë pak orë më vonë. Bëhet e ditur se edhe PD ka disa emrat të rinj, të ardhur si propozime nga baza, që do të përfshihen zyrtarisht në lista.

Emrat e rinj që dolën nga procesi i përzgjedhjes se kandidaturave në PD nga drejtuesit politikë të qarqeve, dhe që do të kalojnë për miratim në mbledhjen e kryesisë janë: Flutura Açka (Elbasan), Agron Gjekmarkaj (Lezhë) dhe Ina Zhupa (Vlorë).

Në Shkodër pritet të kandidojë në lista thuajse të sigurt, aktori i njohur i humorit, Julian Deda.

Janë konfirmuar në listën kryesuese të PD për Tiranën 8 drejtuesit politikë.

Ndër propozimet që pritet të miratohen sot në mbledhjen e kryesisë janë dhe emrat e Flamur Hoxhës dhe Isuf Çelës, në qarkun e Kukësit.
/NOA.al

Surpriza në lista për deputetë, në radhët e PD, nga shkrimtarja Flutura Acka tek aktori Julian Deda Read More »

Largime të tjera nga PS, Dritan Leli refuzon kandidimin nga për deputet

Musa Ulqini nuk do të jetë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti i zgjedhur në 2017 në Belsh pak orë para se të zyrtarizohen lista, nuk do të kandidojë kësaj radhe.

Ulqini është një tjetër deputet senator që mbetet jashtë listës së PS teksa pak orë kanë ngelur nga përfundimi i afatit të dorëzimit të listave në KQZ.

Më herët në një takim me gratë e Partisë Socialiste, Rama bëri me dije se edhe ish-ministrja Eglantina Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.

Edhe ministrja Elva Margariti duket se do të jetë pjesë e listave, sikurse mësohet se ka mbetur jashtë po ashtu Sadri Abazi.

Gjithashtu mësohet se Dritan Leli nuk pranon të japë dorëheqjen nga kryesimi i Bashkisë Vlorë për t’u bërë pjesë e listave të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Leli ka refuzuar ofertën për të qenë deputet i Kuvendit.

Më parë nga PS janë larguar ose nuk kanë pranuar të kandidojnë, Alfred Peza, Vasilika Hysi, Besnik Baraj dhe Eglantina Gjermeni.

Mësohet se nga surprizat e deritanishme, largimet kanë ardhur nga pakënaqësitë me listat.

Pritet që në orët e fundit të ketë të tjera zyrtarizime, dhe surpriza me deputetë apo ish-ministra socialistë, të cilët bëhet e ditur se, ata ose do mbeten jashtë listave, ose do të renditen nga fundi i tyre./NOA.al

Largime të tjera nga PS, Dritan Leli refuzon kandidimin nga për deputet Read More »

PS zbulon sloganin për mandatin e tretë

PD e ka zbuluar më kohë sloganin e saj, “Shqipëria Fiton”.

Kryeministri Edi Rama, i cili synon mandatin e tretë me PS, e ka gati sloganin që është zbuluar pak momente para se të zyrtarizohet lista me emrin e kandidatëve për deputetë.

Skena jashtë ambienteve të selisë së PS-së është gati, bashkë me sloganin e ri që është “Shqipëria e ardhmja jonë” e shoqëruar me hashtagun #skakohëpërpushim.

Lista e PS në të gjitha qarqet pritet që të ketë të tjera surpriza, pas largimeve të bujshme.
/NOA.al

PS zbulon sloganin për mandatin e tretë Read More »

Rama ironi me opozitën: Nuk jemi koalicion KCK

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar planin të tij për mundësitë dhe shërbimin që ofrojnë emigrantët e kthyer në vend.

Në aktivitetin “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”, Rama ka prezantuar 3 kandidatët për deputetë që do të jenë përfaqësues të emigrantëve.

“Trendet e ikjeve do vazhdojnë se ndryshon dot propaganda. Këto tre dekada kanë konciduar edhe me dallgët e stuhishme të një emigracioni gjigant“, thotë Rama.

Sipas tij me koalicionin KÇK të PD-së, Shqipëria humb, duke theksuar se vendi nuk bëhet me Dashin, Mediun, Monikën e të tjerët.

“Ne nuk kemi mundësi që të kapim vota si PD-ja me koalicion KÇK, por ne kemi plan pune, siç e ka qeveria për të përballuar këtë përballje elektorale. Për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe atë që duhet të themi. Ne nuk jemi një koalicion KÇK, kap ç’të kapësh, i cili kërkon të kapë një humbje që të jetë më e madhe se e herën e shkuar dhe Monika që kërkon të kapë drejtësisë me duart e Lulit”.

Më pas, Rama “analizoi” të gjithë kryetarët e partive emër për emër, që kanë bërë koalicion me PD, në emër të opozitës së bashkuar në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Pastaj me Dukën, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxori asnjë ditë partinë e tij nga garazhi, përveç emrit Agrare, që ushqehet me tagjinë e SHQUP-it; Fatmir Mediu, që të vetmen certifikatë prove, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it; Dash Shehi, që ka 100 vjet që kafenenë e Parlamentit, ka vendin e tij. Vangjel Dule, drejtuesi i të drejtëve, ku në koalicionin KÇK është fundshpina e sekserit të Çamërisë Idrizit; Nard Ndoka, që as humoristi me humorin më të zi nuk do e shpikte; Xhelal Mziu, deputet dhe humori bëhet blozë fare, kur thonë se na jepni votën që të ndalojmë emigracionin, që shqiptarët mos të ikin në Gjermani, por gjermanët të vijnë në Jalë, me tiganin e LSI-së, me sofizmat e Nardit me rakinë e Dashit.

Dhe të kalojë në tymin e Doganave, ku rrinë bashkë Dulja e Greqisë me Idrizin e Çamërisë. Është dhe një Xhaferr në Durrës që do të përmirësonte cilësinë e diellit…”, ka thënë Rama me ironi. /noa.al/

Rama ironi me opozitën: Nuk jemi koalicion KCK Read More »

LSI publikon kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit/ Ku kandidon Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e 25 prillit. Vetë Kryemadhi do të kryesojë listën në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit.

“Kjo skuadër e madhe që do të përfaqësojë LSI, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit. Ne presim përmbysjen e një klike anti-qeveritare, anti-shtet dhe anti-vlera”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

Kandidatët

Berat

Ardit Çela, Blenard Nonaj, Esmerdala Qirko, Petrit Sinaj, Ilir Oboni, Lefter Maliqi, Esmeralda Hoxha Shkëlqim Tafa.

Durrës

Elona Guri, Bahri Shaqiri, Eno Karapici, Shemsi Prençi, Kontiana Kuçi, Hysni Caca, Bujar Dhima, Rexhina Leka, Gazmir Tahiri, Ramadan Topuzi, Berinda Bulku, Eraldo Luku, Durim Hoçja, Daniela Tema, Artur Baku.

Dibra

Hajri Laçi, Blendi Gurra, Luljeta Skurra, Merita Hoxha, Bora Kaci, Altin Koltraka.

Elbasan

Monika Kryemadhi, Altin Toska, Ermir Gjinishi, Vladimir Muka, Sokol Skura, Miranda Rira Mimoza Trimi, Klaudia Krasnika, Dylber Dervishi, Sindi Laloshi, Artur Topi, Franko Hakilja, Sindi Qafleshi, Saimir Kumria, ,Emirjan Mekshi.

Fieri

Monika Kyremadhi, Kejdi Mehmetaj, Klajd Bogdani, Arben Çuko, Alma Mailja Ardian Alushi, Sarjola Janko, Juard Myftaraj, Kristian Kina, Lusida Muho, Jetnor Krakolli Renato Basholli, Blerta Progonati, Emiljano Braka, Maringlen Shehaj, Migena Idrizaj, Sotir Zarka, Besmir Gropa.

Gjirokastër

Vangjel Tavo, Myrvete Asqeri, Elton Ismaili, Albert Mala, Erald Alika, Freskida Çako

Korçë

Endrit Brahimllari, Gentian Çala, Brunila Paskali, Petrika Mele, Thanas Poçi, Ismeralda Sejdolli Avni Spaholli, Ergin Cikopani, Suela Dinellai, Leons Hasanaj, Marjeta Biba, Pandi Jani.

Lezha

Viktor Tusha, Ertila Nikolla, Petrit Gjoni, Dila Prenga, Ded Ndreca, Adelajda Gega, Eduard Bardhoku, Algerta Shabani, Emiljano Gjonaj.

Tiranë

Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Përparim Spahiu, Edmond Haxhinasto Floida Kërpaçi, Nora Malaj,,Klevi Pojana, Silva Caka, Besnik Jaka, Aldi Fusha, Eriona Bixha, Faik Basha Blerti Liça, Petrit Bare, Viron Bezhani, Esmeralda Demiraj,Arben Muçaj, Sokol Ponari, Elona Dhima Etjon Joka, Lemi Muçaj, Melisa Cahani, Vojo Bregu, Agron Karaj, Sara Kaho, Ardian Hasalami, Denis Hidri, Iva Çarçiu, Eralda Gaja, Klodian Doka, Nikoleta Peti, Alert Rroko, Arben Rroko, Brisida Shehaj

Vlora

Luan Rama, Grisejda Myslymi, Dhimitraq Lapa, Dnikes Bushaj, Ferdinand Aligjoni, Liri Dëma, Gjergji Mano, Entela Shkurti, Anxhela Shenaj, Joana Ruçi, Everton Shehaj, Ilir Hysi.

Shkodra

Agron Çela, Edmond Ndou, Lindita Reçi, Ilir Hyseni, Erlinda Kavaja, Melisa Brojaj, Sonela Radollima, Elsidita Selaj,Hashim Tafilaku,Elmira Zefi, Elvis Metani, Jalldis Kastrati.

Kukës

Erblin Bulica, Fiqereta Çele, Arbër Arifa.

LSI publikon kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit/ Ku kandidon Monika Kryemadhi Read More »

Alfred Peza: Karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim! Unë do të qëndroj në krah të Edi Ramës sepse besoj tek ai

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Socialiste, ish deputeti Alfred Peza, thotë se ka refuzuar kërkesën e Edi Ramës që të rikandidojë për një ulëse në Parlament.

Peza, prej shumë vitesh gazetar e drejtues mediash, dhjetëvjeçarin e fundit u përfshi në PS dhe mori një mandat deputeti në Peqin ku ka origjinën e tij. Më tej ai u atakua nga mediat dhe opozita se ishte futur si aksioner me afro 1.4 miliardë lekë të vjetra në Credins Bank. Peza pohoi se ato ishin kursime në vite.

Në deklaratën që bëri sot pas një takimi me Ramën, Peza pohoi se këtë interesim, e konsideron “të posaçëm pasi nuk është në stilin e punës së tij”.

Duke deklaruar se e refuzoi këtë post, Peza shton: “Karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim! Unë do të qëndroj në krah të Edi Ramës sepse besoj tek ai dhe puna e tij, pavarësisht nga pozicioni që mund të kem në raport me sfidat e maxhorancës që do të rikonfirmohet me siguri në 25 prill. Ka plot të tjerë PS, që e duan më shumë se unë dhe e bëjnë po aq mirë apo më mirë se unë punën e depuetit, kështu që më shumë kënaqësi vendin tim ia lë kujtdo prej tyre në Kuvendin e Shqipërisë”. /Noa.al/

Alfred Peza: Karrigia e deputetit nuk është për mua në këtë fazë të jetës dhe aktivitetit tim! Unë do të qëndroj në krah të Edi Ramës sepse besoj tek ai Read More »

Shfaqet në super formë nga Vlora, politikania Majlinda Bregu nuk njeh moshë (foto)

Politikania Majlinda Bregu është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon herë pas here foto si nga më të ndryshmet.

Së fundmi, ajo ka ndarë një foto nga fundjava e saj në qytetin bregdetar të Vlorës.

Bregu duket mjaft e qeshur dhe më në formë se kurrë.

Ajo shfaqet pranë bashkëshortit dhe pavarësisht se vitet ikin, çifti ka të njëjtën hijeshi si në rininë e tyre.

“E kapëm një peshk në Vlorë”, ka shkruar Majlinda Bregu në postim.

Shfaqet në super formë nga Vlora, politikania Majlinda Bregu nuk njeh moshë (foto) Read More »

Meta: Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet

Presidenti Ilir Meta, sot më 7 Mars, dita e Mësuesit, bëri thirrje që në parlamentin e ardhshëm të ketë sa më shumë pedagogë dhe njerëz që vijnë bota akademike, sesa biznesmenë.

“Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet. Sa më shumë pedagogë dhe njerëz të arsimuar”, tha Meta.

Këto deklarata Meta i bëri nga Korça, ku foli edhe për zgjedhjet e 25 prillit. Përveç sfidave politike, mbetet shqetësim situata rreth pandemisë.

Presidenti Meta dha mendimin e tij për debatin, nëse të prekurit me Covid, duhet të votojnë më 25 prill apo jo.

“Vota është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari. Pandemia të mos provojë asnjë qytetarë që të votojë”, tha Meta. Kreu i shtetit solli si shembull modelin në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, dy vende që zhvilluan zgjedhje në kushte ndoshta edhe më të vështira.

Kujtojmë se aktualisht janë rreth 35 mijë qytetarë të infektuar, që do të thotë se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, ata nuk kanë asnjë të drejtë të dalin nga shtëpia për të votuar.

Presidenti Ilir Meta e nisi sot ditën, me rastin e 7 Marsit, nga Korça ku dekoroi disa nga mësuesit më të shquar ndër vite të këtij qarku.

Kreu i Shtetit theksoi se “roli dhe figura e mësuesit janë themelore”, sidomos në këtë periudhë tejet të vështirë të pandemisë së koronavirusit.

“Për mua ishte një detyrim që sot të isha pikërisht këtu, në Korçë, në djepin e rilindjes sonë kombëtare të arsimit dhe kulturës. Ne sot kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm Pandeli Sotirin, Jeronim De Radën, Pashko Vason, Gjergj Fishtën, e shumë personalitete të tjera, që me vizionin e tyre, por dhe sakrificat e tyre, na dhanë gjuhën shqipe dhe arsimin tonë. Jemi sot t’iu shprehim mirënjohjen e thellë të gjithë mësuesve, edukatorëve, që punojnë sot edhe pse në kushte të vështira, për të pasur një të ardhme më të ndritur”.

“Kujtojmë plejadën e mësuesve në pension, që ja kushtuan jetën e tyre të ardhmes së ndritur të brezit të ri. Roli dhe figura e mësuesit janë themelore dhe këtë e them edhe si fëmijë i dy prindërve. Shpreh sot mirënjohjen e thellë për të gjithë mësuesit. Të gjithë mësuesit tanë, sidomos ata në zonat rurale, meritojnë një mbështetje akoma më të madhe, sa i takon infrastrukturës digjitale. Duhet të bëjmë më shumë që rinia jonë, e edukuar më së miri nga mësuesit tanë, ta ndërtojë këtu të ardhmen”, u shpreh Meta.
/NOA.al

Meta: Nuk kam asgjë me biznesmenët por në parlamentin e ardhshëm duhet të kemi figura më me integritet Read More »