Politike

Basha: ‘Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar h umbjen’

Fjala më e diskutuar e 24 orëve të fundit është bashkimi dhe Rama nuk po i ndahet këtij termi duke lënë të kuptohet se dëshiron të bëhet bashkë me partinë kryesore të opozitës.

Një ditë pasi mbrëmë i bëri thirrje Bashës të bashkohen duke lënë pas politikën e vjetër të sherrit, sot Rama go diti sërish: “Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e natë”.

Kurse më herët sot në Lezhë, tha: “Luli po të dojë ta bëjë tani marrëveshjen. Unë dje i thashë një gazetari, jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën se ajo opozitë është se PS do t’i fitojë zgjedhjet se ne do të vazhdojmë të jemi në krye të vendit”.

“Me politikën mund të bëhen gjëra të jashtëzakonshme duan apo s’duan ne do ta bëjmë këtë vend se kësaj pune i ka vde kur nëna”, tha Rama.

Pas kryeministrit, ishte radha e Bashës që të shuajë sërish dyshimet e ngritura” “Shqiptarët ia kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar hu mbjen”, tha sot Basha duke iu përgjigjur Ramës: “Këtu nga kombinati dua t’ju them ju, dua t’ju them gjithë qytetarëve të Tiranës dhe gjithë qytetarëve të Shqipërisë edhe Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar h umbjen. Tani do të qeverisë me Alencën për Ndryshim por dua ti them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama. Ndryshimi do të vijë. Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj, koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet”. /noa.al

Basha: ‘Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar h umbjen’ Read More »

Rama: ‘Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar veç Sali Berishës dhe Ilir Metës’

Kryeministri Edi Rama, në një takim me qytetarët në Shkodër përsëriti edhe një herë që është i gatshëm që të bashkëpunojë me liderin demokrat Lulzim Basha, pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Rama shtoi se është gati të bashkëpunojë me çdo shqiptar që nuk është ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta.

Pra, si kusht i kërkon Bashës të distancohet nga Berisha dhe Meta.

Kreu i qeverisë shtoi se Basha nuk pranoi ftesën e tij pasi kushti i tij ishte që “të largohet nga Berisha e Meta, e të bëhej për Shqipërinë Euripiane.”

Gjithashtu, Rama tha se është dakord edhe me deklaratën e Kishës Katolike, e ambasadores amerikane në lidhje me shit-blerjen e votës.

“Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar veç Sali Berishës dhe Ilir Metës. Nuk është personale fare. Sepse Saliu e Iliri janë pengmarrësit e PD-së dhe Bashës. Jam gati të bashkëpunoj me Bashën, sepse nëse politika i lë punët e vetë, sherret e veta dhe merret me si ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit për agroturizëm, për shoqëri digjitale.Kjo është forca e bashkimit, politika për këtë është krijuar”, tha Rama nga Shkodra.

Kryeministri u shpreh se karta e Berishës që është përhapur në Shkodër se ai dhe socialistët janë komunistë, nuk funksionon më sot pas 30 vitesh.

Por kryesocialisti e quajti rivalin e tij ende një “kukull” në duart e Berishës dhe Metës.

Megjithatë, faktori ndërkombëtar, mësohet se si kusht i një bashkimi të mundshëm përveç zgjedhjeve që duhet të jenë të lira dhe të ndershme, është që palët të mbështesin Reformën në Drejtësi dhe të jenë pro anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Jam shumë dakord me qeverinë amerikane dhe përfaqësuesen këtu, edhe ata të Kishës Katolike që adresuan një plagë të madhe këtu në Shkodër, shitjen-blerjen e votës. Jam dakord që të shesësh votën është mëkat, ta blesh është mëkat. Jam po kaq dakord që këto zgjedhje duhet të jenë ku njerëzit të mendojnë jo sa do marr nga vota, po çfarë vote do të jap për fëmijët e mi”, tha Rama.
/NOA.al

Rama: ‘Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar veç Sali Berishës dhe Ilir Metës’ Read More »

Basha: ‘Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më.Ik! Largohu’

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Edi Rama e ka pranuar h umbjen.

Basha kështu iu përgjigj ftesës së radhës nga Rama, për bashkëpunim, gjatë një tu bimi sot në njësinë numër 4 të kryeqytetit, madje tha se nga hu mbje që po i vjen, kreu i qeverisë me dë shpërim kërkon që të bëhet pjesë e qeverisjes së Aleancës për Ndryshim.

Basha tha i bindur se koha e Ramës ka mbaruar.

“Vendimi për ndryshim është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. E ndjej që mezi preni padurim, pasi këto 8 vite i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë. Na kanë shkulur të rijnë, bijtë dhe bijat, i kanë çuar në emigracion”, u shpreh Basha.

“Tetë vite pa mbajtur asnjë premtim dhe ka guxim që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera? Sigurisht që jo, ju nuk do t’ja hapni derën dë shtimit. Ai e di fare mirë. E ka pranuar hu mbjen, prandaj edhe në dë shpërim e sipër kërkohet që të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës për ndyfshim. Sot i them nga kjo rrugë e mbushur me njerëz që duan ndryshim; Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më. Ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. IK! Largohu”, tha Basha, pas ftesës së kryeministrit Rama, për një bashkëpunim mes PS-së dhe PD-së, por me kusht që kryetari i opozitës të distancohet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
/NOA.al

Basha: ‘Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më.Ik! Largohu’ Read More »

Ambasadorja Yuri Kim thirrje shoqërisë civile nga Vlora: Kontribuoni për një demokraci më të fortë

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar sot një takim me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Gjatë takimit në Vlorë, ambasadorja Kim i bëri thirrje shoqërisë civile që të nxisë të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.

“Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme. Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.

Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë, veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri”, thuhet në mesazhin e ambasadës./NOA.al

Ambasadorja Yuri Kim thirrje shoqërisë civile nga Vlora: Kontribuoni për një demokraci më të fortë Read More »

‘Ka moral legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, të jenë të sigurt që do i mundë Boikeni edhe i vetëm’

Presidenti Ilir Meta doli në komunikim për mediat për të deklaruar se i është drejtuar organeve të drejtësisë për një skandal ma fioz sipas tij, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i shtetit u shpreh se në qarkun e Korçës po përdoren persona me rekorde kr iminale dhe po pajisen me mjete identifikimi.

“Sot i jam drejtuar organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse për të he tuar për një skandal të radhës që ka marrë përmasa ndërkombëtare duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se në qarkuan e Korçës në disa zona që janë të banuara nga pakica kombëtare, shtetas me rekorde kr iminale janë pajisur me dokumente identifikimi, jo me të dhënat e tyre, por duke përdorur të dhëna me persona që nuk kanë probleme me ligjin”, tha Meta.

Ky i fundit komentoi edhe deklaratat e Kryeministrit Rama për të bashkëpunuar me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Ftesa e Ramës e sinqertë, siç ishte ajo e 17 majit. Ka moral legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, të jenë të sigurt që do i mundë Boikeni edhe i vetëm”, tha Meta. /noa.al/

‘Ka moral legjitimitet çdo qytetar para se të votojnë, do të bëjë koalicion PD-PS ta shpallin që tani, do ta bëjë LSI-PS, ta shpallin që tani, të jenë të sigurt që do i mundë Boikeni edhe i vetëm’ Read More »

Basha: ‘Edi Rama kr iminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kr iminale’

Kur na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Kreu i PD, Lulzim Basha ka shtruar një pyetje për qytetarët mbi kr iminalizmin e parlamentit.

Përmes instagramit, Basha pyet nëse e mbajti Rama zotimin për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëatrëve të parlamentit.

Është vetë lideri i PD që jep përgjigjen, dhe thotë jo, pasi sipas tij Rama kr iminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kr iminale, por që u larguan falë iniciativës ligjore të PD, dekr iminalizimit.

“A e mbajti Rama zotimin e 2013 për të zbatuar rekomandimet e GRECO-s për integritetin e anëtarëve të parlamentit?

Përgjigja Jo, Edi Rama kr iminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kr iminale, të cilët u larguan falë “Dekr iminalizimit”, iniciativës ligjore të PD” tha Basha./NOA.al

Basha: ‘Edi Rama kr iminalizoi parlamentin duke kandiduar njerëz me rekorde kr iminale’ Read More »

Kreu i KQZ sqaron vendimin: Ja kush rezultat do të shpallet në orën 08.00 të 26 prillit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka sqaruar vendimin e djeshëm të Komisionit Rregullator për orarin e shpalljes së rezultatit në zgjedhjeve të 25 prillit.

Celibashi thotë se orari 08:00 të 26 prillit për shpalljen e rezultatit është vetëm për ZAZ 40 në Tiranë ku zbatohet projekti pilot i votimit dhe numërimit elektronik.

Do të thotë që rezultati në atë orë do të dalë vetëm për këtë ZAZ, dhe jo për gjithë vendin.

“Vëmendje! Shpallja e rezultatit në orën 8:00, të ditës së nesërme të ditës së votimit, do të jetë vetëm për ZAZ 40 (TR). Në këtë ZAZ do të zbatohet projekti pilot i Votimit dhe Numërimit Elektronik. #zgjedhjethqiperi2021 #25prill2021 #kqz”, shkruan Celibashi në Twitter.

/NOA.al

Kreu i KQZ sqaron vendimin: Ja kush rezultat do të shpallet në orën 08.00 të 26 prillit Read More »

Publikimi i të dhënave personale, cfarë tha patronazhisti i Sali Berishës

“U befasova!” kështu është shprehur gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku, i cili së fundi rezultoi të jetë patronazhisti i ish kryeministrit Sali Berisha, pas publikimit të të dhënave personale. I ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus”, Baku theksoi se u befasua kur u informua nga mediat, duke e cilësuar një gjë absurde.

Baku tha mes të tjerash se nxjerrja e të dhënave është një shk elje e të drejtave të njeriut.

“E kam marrë me sportivitet këtë lajm që ka dalë këto ditë. Jemi në muajin prill dhe dihet me çfare feste fillon ky muaj. Me Berishën kam marrëdhënie shumë të mira që datojnë që nga koha ime në Strasburg, por nuk ndikojnë në bindjet e mia sportive, kulturore, artistike, apo edhe politike.

Unë nuk jam në dijeni, më duket shumë butaforike. Kjo është shk elje flagrante e të drejtave të njeriut. Jam kundër këtyre praktikave. Realisht jam kundër këtyre praktikave. Nuk duhet të ndodhin gjëra të tilla. Une e mora me shumë sportivitet”, tha Baku, që tani po njihet ndryshe edhe si patronazhisti i liderit historic të PD, Sali Berisha./NOA.al

Publikimi i të dhënave personale, cfarë tha patronazhisti i Sali Berishës Read More »