Politike

Çfarë ndodh me Bashën?! PD shkon në zgjedhje për kryetarin e ri, zbulohet data e votimeve


Forumet e PD kan vendosur q kjo parti të shkojë në zgjedhje për kryetarin e ri.
Vendimi ka ardhur pas propozimit në Këshillin Kombëtar.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka deklaruar se procesi hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 paraqiten kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.
Sipas vendimit tashme të miratuar, më 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie.

Jemin Gjana është emëruar kryetar i Komisionit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike./lajmifundit.al

Çfarë ndodh me Bashën?! PD shkon në zgjedhje për kryetarin e ri, zbulohet data e votimeve Read More »

Flet moderatorja Oriela Nebijaj/ A do të shkojë në Kuvend Oriela Nebiaj nëse ikën Vangjel Dule

Moderatorja Oriela Nebijaj arriti një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo kandidonte nën siglën e PD për qarkun e Tiranës, por nuk mundi dot të futet në Kuvend, kjo për shkak të pozicionit të pafavorshëm në listat e partisë.

E ftuar në “Breaking” në Top Neës, moderatorja u shpreh e kënaqur dhe falënderuese për këdo që e mbështeti në nisjen e këtij rrugëtimi politik.

Ajo mori rreth 5 mijë vota dhe foli edhe në lidhje me peticionit që po qarkullon në rrjet, ku kërkohet që ajo të futet në Kuvend në vend të Vangjel Dules, i cili kishte vetëm 848 vota.

“Peticioni online për të më çuar në parlament ishte ‘qershia mbi tortë’. Të gjithë më përgëzuan, ishte një ndjesi kontradiktore se teksa humbëm, të gjithë gjenin kohën dhe energjinë për të më uruar mua për rezultatin e mirë që kisha në kandidimin tim të parë”.

“Unë hyj në parlament vetëm nëse heq dorë një femër. Besoj se e kanë vënë re të gjithë paqartësinë e madhe për këto zgjedhje”.

Edhe nëse Dule ikën, nuk hyj unë. Nuk ka faj Vangjel Dule për mandatin tim dhe nuk ka përse t’i shkojë atij përgjegjësia morale.

“Një gjë është e vërtetë, qytetarët, ata që votojnë dhe duan të flasin me votën e tyre janë më shumë se ata që manipulojmë votën.

“Por, është diçka që të bën të ndihesh mirë. Është një rrugë e gjatë për t’u parë deri në fund, por pa diskutim ishte e kënaqshme”, u shpreh Oriela Nebijaj.

/NOA.al

Flet moderatorja Oriela Nebijaj/ A do të shkojë në Kuvend Oriela Nebiaj nëse ikën Vangjel Dule Read More »

Rama: Për Shqipërinë, BE-ja dritëshkurtër dhe hipokrite!

Në konferencën e Shtetit të Bashkimit në Firence u takuam me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili sapo ka fituar mandatin e tij të tretë radhazi, një arritje historike në këtë shtet të Ballkanit Perëndimor. Në zemër të fushatës për zgjedhjet e fundit, ishte kandidatura e Shqipërisë për Bashkimin Evropian.

Kandidatura e Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të bëjë një hap përpara me konferencën e parë për të çelur negociatat midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian që do të propozohet së shpejti. Sa i rëndësishëm është ky hap?

Është shumë e vështirë të thuash. Është shumë e vështirë sepse u desh ta ndërmerrnim këtë hap disa vjet më parë, pastaj pritje pa pushim, pa pushim. Nuk ka ndodhur për shkak të dinamikës së brendshme të Këshillit Evropian. Tani le të shpresojmë që të ndodhë … Kështu që nuk është e lehtë të përgjigjesh.

Çfarë jeni të gatshëm të bëni nëse bisedimet pushojnë përsëri?

Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë në atë drejtim, sepse për ne Evropa nuk është një destinacion apo një objektiv politik, Evropa është një fe dhe askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri për faktin e thjeshtë se Evropa për ne është diçka e shenjtë dhe në të njëjtën kohë është diçka që u detyrohemi fëmijëve tanë. Dhe kjo është arsyeja pse nuk do të bëjmë asgjë përveçse të punojmë shumë, dhe gjithnjë e më shumë, për ta bërë Shqipërinë një shtet plotësisht funksional evropian.

BE për Shqipërinë fillon të duket gjithnjë e më shumë si Godot …

Sjellja e Shqipërisë në Evropë ka qenë premtimi kryesor politik që nga fillimi. Duke pasur parasysh të gjitha vitet që kanë kaluar, çfarë do të thotë anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot?

Kjo do të thotë gjithmonë aq sa është kuptuar që nga dita e parë. Shqiptarët nuk lodhen kurrë që të luftojnë, për të qenë pjesë e Evropës. Sigurisht që ka pasur disa zhgënjime, Evropa nuk ka qenë në gjendje të mbajë premtimet e saj. Ne kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse, siç thashë, për ne Evropa është ajo që ka qenë që nga dita e parë kur kemi dalë nga komunizmi dhe është hera e parë në histori që mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje, të tjerët vendosën për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të ndryshme, por jo në hapësirën që kemi dashur gjithmonë, e që është Bashkimi Evropian.

Vitet e fundit, Shqipëria ka realizuar ndryshime kushtetuese në shkallë të gjerë në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformave. Situata është përmirësuar por nuk shihet e mjaftueshme. Sa përparim mendoni se ka bërë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit?

Ekziston një ndryshim i madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në negociata të plota, sepse siç jemi sot, nuk jemi gati për anëtarësim, nuk ka dyshim. Por siç jemi sot, ne jemi më se të gatshëm për të hyrë në negociata të plota, dhe këtu qëndron kontradikta dhe ku Evropa tregon veten dritëshkurtër dhe në një farë mënyre edhe hipokrite, sepse Shqipëria e meriton plotësisht fillimin e negociatave.

A mendoni se këto përparime që përmendët ju ndihmuan që të rizgjidheni?

Unë mendoj se populli shqiptar ka ndjenjën e qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën, jo shpërblimi për një punë që është bërë tashmë.

Me procesin e pranimit në BE që zgjat më shumë se sa pritej, Ballkani Perëndimor duket se është bërë një fushë beteje për fuqitë e jashtme. Çfarë mendoni dhe si përshtatet Shqipëria me të gjitha këto?

Fakti që ata nuk janë plotësisht të integruar në Bashkimin Evropian e bën Ballkanin Perëndimor një zonë gri që tërheq aktorë të tjerë që shohin mundësi, palë të treta që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime me Bashkimin Evropian. Për Shqipërinë nuk shoh rreziqe të menjëhershme, sepse shqiptarët janë shumë fanatikë ndaj Perëndimit dhe ndaj Bashkimit Evropian, janë vendet e tjera që pak a shumë duhet të menaxhojnë këto ndikime nga aktorët e tjerë. Ne nuk jemi të gatshëm për pranim, por jemi më shumë se të gatshëm për negociata.

Cili është qëndrimi juaj në lidhje me dokumentin jozyrtar që qarkulloi në Bruksel në lidhje me një ripërcaktim të kufijve të Ballkanit Perëndimor? Presidenti i Maqedonisë së Veriut na tha se pasojat do të ishin katastrofike.

Pozicioni im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë që ne – dhe kur them ‘ne’ dua të them të gjithë aktorët e përfshirë: Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, aktorët e rajonit – nuk i qasemi çështjes së status quo-së me një qasje shumë të hapur dhe të qartë , do të ketë zhgënjime dhe do të lindin ide, nga më qesharaket te më të çuditshmet, sepse status quo nuk është një opsion i zbatueshëm. Megjithëse kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur, duhet të pranojmë që nuk jemi dakord, dhe në të njëjtën kohë të shtyjmë të gjithë së bashku për të forcuar bashkëpunimin tonë me qëllim krijimin e një zone funksionuese plotësisht Shengen në rajon.

Intervistoi Giorgia Orlandi https://it.euronews.com/
/NOA.al

Rama: Për Shqipërinë, BE-ja dritëshkurtër dhe hipokrite! Read More »

Kush janë deputët me më pak vota, nga Najada Como, Acka e Dule…

Në legjislaturën e re të Kuvendit të Shqipërisë, shkallët do t’i ngjisin 140 deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Por për herë të parë ndryshe nga proceset e mëparshme, deputetët kanë krahas rezultatit të partisë edhe rezultat personal.

Nga një vëzhgim mbi votat personale të marra nga 140 deputetët e rinj, ku interesant është fakti se 10 prej ligjvënësve kanë marrë në toal një numër votash më të vogël se votat personale të disa të zgjedhurve në 12 qarqe të vendit.

Kështu, dy të zgjedhurit e Partisë Social Demokrat të Tom Doshit në Tiranë dhe Shkodër, Gertjan Deda dhe Meri Markiçi. Respektivisht Deda ka marrë 692 vota ndërkohë që Markiçi 749 vota.

Megjithatë mandati i tyre vlen njësoj si ai i ligjvënësve të tjerë që kanë marrë mijëra vota.

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule që garoi si pjesë e listave të PD në Tiranë ka arritur të marrë vetëm 848 vota.

Lista e ligjvënësve të rinj më pak të votuar pasohet sërish nga deputeti i tretë i PSD në Shkodër, Gledis Çeliku.

Në listën e deputetëve më pak të votuar bëjnë pjesë edhe dy prej prurjeve të reja të PS dhe PD, shefja e Infektivit, Najada Çomo dhe shkrimtarja Flutura Açka.

Edhe përse të dyja do të jenë në Parlament në shtator, Çomo ka mundur të grumbullojë në Tiranë 1583 vota ndërkohë që Açka mori 1793 vota në Elbasan.

Numër të ulët votash personale ka marrë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në Fier 1771, teksa edhe ish-ministrja Klajda Gjosha që pritet të zërë vendin e Kryemadhit në Tiranë ka marrë vetëm 1445 VOTA.

LISTA

Gertjan Deda (PSD TIRANE) 692 VOTA Meri Markiçi (PSDSHKODER) 749 VOTA Vangjel Dule (PD TIRANE) 848 VOTA Gledis Çeliku (PSD SHKODER) 949 VOTA Eralda Bano (PD FIER) 1295 VOTA Emilja Koliqi (PD Shkodër) 1364 VOTA Klajda Gjosha (LSI) Tiranë 1445 VOTA Najada Çomo (PS TIRANE) 1583 VOTA Sorina Koti (PD KORÇË) 1622 VOTA Monika Kryemadhi (LSI FIER) 1771 VOTA Flutura Açka (PD Elbasan) 1793 VOTA

/NOA.al

Kush janë deputët me më pak vota, nga Najada Como, Acka e Dule… Read More »

Braçe: ‘Ka po licë të ko rruptuar që tradhëtojnë ligjin,vijon me prokurorë dhe gjykatës të ko rruptuar ende në sistem. Ky treg duhet shk atërruar’

Përmes një statusi në rrjetet sociale duke iu referuar lajmeve për arre stimin e personave që ka pen me ar më në brez apo në makinë, Braçe shprehet se ky treg nis me po licë të ko rruptuar që tr adhtojnë ligjin dhe kolegët e deri te pr okurorët dhe gjyk atësit që janë ende në sistem.

Braçe shprehet se ky treg duhet shka tërruar me ndëshkim gjithëpërfshirës dhe monitorim dhe kallëzim të çdo rasti që kapet me ar më pa leje dhe nuk dë nohet me 5 vite bu rg.

“Ar ma në brez ka dy shime 5 vite në b urg. Asnjë ditë më pak. Ligji është shumë i qartë. Kush mban ar më pa leje dë nohet deri në 7 vite b urg. Shoh çdo ditë njoftime të po licisë që ka pen me ar më pa leje. Në makinë, me vete, në publik! Sa janë dë nuar nga këta?

Sa janë në bu rg nga këta? Ka një arsye që armët qarkullojnë lirisht. Pan dëshkueshmëria. Nuk ka trim që bën 5 vite b urg për ar mën në brez pa një garanci që nuk mbyllet 5 vite brenda. Ka një treg të viteve të bu rgut për ar mëmbajtjen pa leje ta themi siç është.

Nis me po licë të kor ruptuar që tra dhëtojnë ligjin dhe kolegët, vijon me pro kurorë dhe gjy katës të korr uptuar ende në sistem. Ky treg duhet shka tërruar. Me nd ëshkim gjithëpërfshirës. Patjetër edhe me monitorim e kallëzim të çdo rasti të ar mëmbajtjes pa leje që kapet nga p olicia e nuk dë nohet me 5 vite bu rg”, shkruan Braçe./NOA.al

Braçe: ‘Ka po licë të ko rruptuar që tradhëtojnë ligjin,vijon me prokurorë dhe gjykatës të ko rruptuar ende në sistem. Ky treg duhet shk atërruar’ Read More »

Befason analisti: Basha dhe Kryemadhi nuk i hapin telefonin njëri-tjetrit, ja arsyeja

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim bën marrëveshje zyrtare para zgjedhjeve parlamentare, edhe pse garuan në lista më vete në 25 prill.

Pas rezultatit të zgjedhjeve, që i la sërish në opozitë të dyja partitë, përveçse kanë ak uzuar partinë Socialiste për vje dhje votash, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk kanë dhënë asnjë deklaratë konkrete për bashkëpunimin mes tyre. Por, në fjalim e saj, Kryemadhi foli për tradhti. Sipas analistit, Arjan Curri, “marrëdhëniet janë goxha pro blematike”.

“Ka ftohje reale mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës. I dyti nuk i hap telefonit të parit. Tani po fajësojnë njëra-tjetrën edhe për hum bjen. Përveç mazhorancës, ia hedhin fajin njëri-tjetrit. Monika foli për tradhti dhe kjo është serioze. Nuk të tra dhton kundërshtari, kështu që për PD-në e ka. Të dyja partitë tashmë janë mbyllur në vetvete, janë në një fazë metamorfoze ku kanë futur vetën. Të shohim si do të dalin prej aty”, shprehet Curri në “Open”.

Ndërsa, analisti, Andi Bushati është i mendimit se të dyja partitë “janë më keq se kurrë”.

Befason analisti: Basha dhe Kryemadhi nuk i hapin telefonin njëri-tjetrit, ja arsyeja Read More »

Lafter Maliqi: ‘Largoni Di ktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme dik taturen’

Deputeti Lefter Maliqi thotë se e vetmja mënyrë për të larguar qeverinë e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve të 25 prillit është përmes “rev olucionit demokratik”.

Ai nuk arriti të fitojë mandatin për katër vitet e ardhshme parlamentare, pas zgjedhjeve të fundit.” “Pr otesta masive, ose të pranojmë sundimin e kr imit, oli garkëve, ban dave dhe ma fies qeveritare. Ose uragani popullor të vërshojë të marrë përpara makinerinë e miliona eurove që blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptarëve, ose të heshtim para kri mit, korr upsionit, ka pjes se institucioneve”, thotë ai

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maliqi i bën thirrje qytetarëve të pro testojnë dhe të refuzojnë shërbimet duke shkuar në mosb indje civile.

Deklarata e plotë e Lefter Maliqit:

Largoni Di ktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme dik taturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme ma sakren e elektorale; ose pr otesta masive, ose te pranojme sundimin e kr imit, oligarkeve, ba ndave dhe ma fies qeveritare. Ose uragani popullor te ve rshoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para kr imit, kor rupsionit, ka pjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e di ktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve.Ose liri e demokraci, ose nen shtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!

/NOA./al

Lafter Maliqi: ‘Largoni Di ktatorin sot neser do jetë vone.Ose te ngrihemi, ose te pranojme dik taturen’ Read More »

‘Europa nuk është thjesht një qasje strategjike, është një fe, të cilën shqiptarët nuk do e tradhtonin kurrë’

“Europa nuk është thjesht një qasje strategjike, është një fe, të cilën shqiptarët nuk do e tradhtonin kurrë”- thotë Kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për EuroNews Europe, në emisionin “Global Conversation” Rama ka folur sot në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se Europa nuk është thjesht një qasje politike dhe strategjike, por është sipas tij një “fe” që kurrë nuk do tradhtohej nga shqiptarët.

Duke folur për ecurinë e ngadaltë të Shqipërisë drejt integrimit europian, Rama tha se kjo vjen si rezultat i mosmbajtjes së premtimeve nga ana e Europës, duke theksuar se Ballkani mbetet një zonë gri, që është një tërheqje e vazhdueshme për aktorë të jashtëm.

“Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luftuari për të qenë pjesë e Europës. Sigurisht zhgënjimet kanë qenë vijuese dhe Europa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse siç e thashë Europa për ne mbetet ajo që ka qenë gjithmonë që nga dita e parë”.

Ndërsa lidhur me vonesën e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, “ky rajon mbetet një zonë gri dhe një tërheqje që ofron shanse për aktorë të tjerë të jashtëm“- tha Rama.

I pyetur mbi mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, Rama tha se “është shumë e vështirë ta thuash sepse këtë hap duhej ta ndërmerrnim disa vjet më parë dhe përsëri e përsëri”.

“Por nuk ndodhi… për shkak të dinamikës së brendshme në Këshillin Europian dhe… shpresojmë se ky do të jetë rasti. Po nuk është e lehtë”, tha ai.

Pyetjes se çfarë do të bëjë Shqipëria nëse bisedimet ngecin sërish, Rama tha se “ne nuk planifikojmë asgjë tjetër përveçse të vazhdojmë të punojmë, sepse për ne Europa nuk është destinacion politik apo një objektiv, Europa është një fe”.

“E askush nuk mund ta tradhtojë këtë fe në Shqipëri, për shkak të faktit të thjeshtë se Europa është një amanet dhe është në të njëjtën kohë një detyrim ndaj fëmijëve tanë. Kjo është arsyeja se përse ne do të punojmë gjithnjë e më fort, më fort, më fort, për ta bërë Shqipërinë një shtet europian që funksionon plotësisht”, tha ai.

I pyetur lidhur me domethënien që ka anëtarësimi në BE për Shqipërinë sot, Rama tha se “ka gjithmonë po aq shumë domethënie sa kishte ditën e parë”.

“Shqiptarët nuk lodhen kurrë së luf tuari për të qenë pjesë e Europës. Sigurisht, zhgënjimet kanë qenë vijuese dhe Europa nuk ka qenë e mirë në mbajtjen e premtimeve të saj. Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë sepse, siç thashë, për ne Europa është ajo që ka qenë që nga dita e parë, kur kemi dalë nga kom unizmi dhe kjo është hera jonë e parë në histori që ne mund të zgjedhim. Asnjëherë nuk e kemi pasur mundësinë e zgjedhjes, të tjerët vendosnin për ne dhe vendi ynë ishte në hapësira të tjera, por jo në hapësirën që dëshironim gjithmonë e që është Europa, Bashkimi Europian”, shtoi ai.

Rama tha se “duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Europian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që i ofron tërheqje dhe shanse aktorëve të tjerë… aktorë të tretë që nuk kanë të njëjtën qasje beninje dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Europian ofron”.

“Sa për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të afërt sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Europian. Vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë lidhje me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, tha ai.

Lidhur me ecurinë e reformave në Shqipëri, Rama tha se “ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave”.

“Siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por siç jemi sot, ne jemi më se gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe këtu qëndron pika kontradiktore, ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave”, shtoi ai.

Pyetjes nëse është ky progres që e ndihmoi PS-në të zgjidhej sërish për një mandat të tretë, Rama iu përgjigj: “Mendoj se njerëzit në Shqipëri kanë ndjesinë e qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të mbaruar punën, jo shpërblimi për një punë të përfunduar”.

I pyetur mbi dokumentin jozyrtar që është qarkulluar në Bruksel, që mbron idenë e ri-përcaktimit të kufijve të Ballkanit Perëndimor, Rama tha se “qëndrimi im është shumë i thjeshtë. Për sa kohë ne, dhe kur them ‘ne’ e kam fjalën për gjithë aktorët, lojtarët – Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara, lojtarët në rajon – nuk do të përmb ysim status quo-në me një qasje shumë të hapur dhe të qartë, frustrimet do të jenë të pranishme dhe do të shfaqen nga idetë më qesharake deri te idetë më të çuditshme”.

“Sepse status-quo-ja nuk është një opsion. Po teksa kemi mosmarrëveshje të thella për të zgjidhur ne duhet të biem dakord që të mos biem dakord për to, po ama në të njëjtën kohë duhet të shtyjmë bashkarisht për të forcuar bashkëpunimin tonë, që të krijojmë në rajon një zonë Shengen funksionale me të gjitha liritë e Europës”, tha ai.

/NOA.al

‘Europa nuk është thjesht një qasje strategjike, është një fe, të cilën shqiptarët nuk do e tradhtonin kurrë’ Read More »