Kryeministri Edi Rama kërkon votim masive me 25 qershor per Ps-ne. Gjatë një takimi me banorë të njësisë 3 dhe 4 në kryeqytet, Rama tha se vota për PD është votë për të ndaluar investimet.
“Në 25 qershor zgjedhja është shumë e qartë, ose na ndihmoni me gjithë sa keni ju mundësi që të marrim të gjitha votat e nevojshme për ti dhënë PS fuqinë e pashantazhueshme të reformave, ose pastaj do të na duhet të përjetojmë vështirësi të mëdha. Të thuash është njësoj Luli me lali Erin është njësoj si të thuash gjumi e pagjumësia janë e njëjta gjë. Që mos ti marr të gjithë me rradhë, se tani nuk di kë të marrësh me rradhë tek kjo çadra e re që ka krijuar Luli me këtë grupin e ri të këtyre deputetëve ku i vetmi Fan Spathi ka mbetur Saliu. Derri Maç? Jo jo ishte deri tani, po tani është Fanti Spathi. Nejse puna e tyre. Ne na duhet vota për PS”, tha Rama.
Kliko per me shume info Ai sulmoi edhe Grida Dumën që kandidon nën siglën e PD për qarkun e Tiranës. “Kë do të merrni nga ata të PD për shërbëtorë në shtëpi një ditë të vetme? Imagjinoni të kishit Gridën një ditë shërbëtore në shtëpi se çfarë bëhej? Do mbaronte dita duke u kapur për flokësh. Shaka është kjo, por meqë Grida ka ardhur në Tiranë, shkoi në Durrës, e mbyti Vangjushi fare, erdhi në Tiranë se tironsit janë më budallenj se durrsakët, kështu i bie. Dhe me rradhë plot nga ata, Sajmiri i njeh shumë mirë, edhe lali Eri, unë nuk i njoh dhe shumë dreqin”, theksoi Rama.
Zëvendëskryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë emisionit “Të pa ekspozuarit” ka denoncuar haptas se sipas saj të gjithë emërimet që janë bërë në arsim përmes portaleve janë të paligjshme.
Kryemadhi shtoi se në Shqipëri nuk ka ligj, pasi nuk respektohet rënditja në portalin e punës.
“Po shkatërrojmë shkollat e mesme, kemi shkatërruar universitetet me ligjin për arsimin e lartë. E di se çka ndodhur?
Në banjot e drejtorive arsimore janë gjetur deri në 150 mijë euro, pyesni Sajmir Tahirin se tani është më i qetë dhe mbase flet.
Kontrolloni drejtorët e drejtorive arsimore dhe shikoni si janë bërë emërimet”, -është shprehur mbrëmë zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Disa orë më herët zbuloi një skandal se disa nga banorët e Big Brother Albania janë njohur më herët, edhe pse kjo gjë nuk duhej të ndodhte.
Ndërsa sonte, Damiano zbuloi një tjetër skandal të këtij realityshou.
Përmes disa fotografive të hedhura në rrjetet sociale, ai tregoi për vajzën që është dashur të jetë çift me Musan por që për shkak të manipulimeve të produksionit ai është bërë bashkë me Donën.
Pastaj, ai zbuloi edhe disa biseda të bëra, ku sqarohet ngjarja më mirë.
Në fund, Damiano duke treguar se nuk ka asgjë personale, kërkoi të mbyllet BBA për shkak të skandaleve të tilla.
Votimi i djeshëm në Parlament, ku si pasojë e marrëveshjes së 18 majit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës u bënë ministra 6 kandidatura të PD-së, komentuesit e shumtë i janë vërsulur Ramës në ‘Facebook’.
Atë e kanë pyetur Ramën, se çfarë do të thotë drejtësi kur nuk dënohet ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe nëse PS-së do të qeverisë me PD-në.
Komentuesi: Politika i nderuar Zoti Kryeminister ka nje emer qe kultura ime nuk mund ta shprehi,po qe jam i sigurt qe ju e kuptoni,per arsyen se ju kam besuar aq shume si nje qytetare qe e do drejtesine do mundohem t’ju besoj,po ajo marveshja me Lulin me bie pak ere (qofsha i gabuar)…nuk ka drejtesi ne Shqiperi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda.
Rama: Artan, kulturen tende nuk e njoh dhe nuk e di sa e gjere eshte, por di te te them qe sot duhet te jesh nje shqiptar i gezuar per cka ka ndodhur, ndersa dyert e burgjeve mor mik as i hapin e as i mbyllin partite me marreveshjet e tyre ne demokraci, po DREJTESIA! Dhe DREJTESIA qe s’pyet per partite, lind me VETINGUN! Keshtu qe mbase ky eshte nje kontribut modest ne kulturen tende dhe sa per politiken, politika eshte nje force negative kur perdoret per qellime te keqia dhe nje force pozitive e pazevendesueshme kur perdoret per qellime te mira! Naten Artan
Komentuesi: Tash s ju ka met ma kerkun ku me e zbatu ket reformen n drejtsi, veq te naj fshatar i shkret qe del shit naj shishe qumsht,a naj pul,a naj tuf majdanoz, se disa emna qe jan antar te ktyne komisioneve te famshme duhet me ken te akuzum jo akuzus. Ksaj i thojn pi raki skrapari, e shperlaje me lladh, ose laj M me Sh.
Rama: Dardan, s’paske kuptue asgje miku im, sepse keto komisionet e famshme sic i quan ti, nuk jane gjykata qe do bejne akuza, po thjesht do perzgjedhin ekspertet nga lista e verifikuar prej Operacionit Nderkombetar te Monitorimit! Qe do te thote se rakine e Skraparit dhe ato lengjet e tjera nuk eshte mire t’i ngaterrosh me njera-tjetren e as ta kthesh ne muhabet rakie, nje moment historik per drejtesine si ky!
Komentuesi: Mjekra nuk të bën profesor dhe as peneli jurist PD e ka votuar vettingun qe ne 22 korrik 2016 kur u miratuan ndryshimet kushtetuese. Sot u miratuan anetaret e opozites ne komisionet parlamentare “ad hoc”, te cilet me pas do zgjedhin sipas nje formule kushtetuese qe kerkon shume kohe, anetaret e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (12 anetare), dy Komisioneret Publike dhe Kolegjin e Apelimit (6 anetare), te cilet pasi te miratohen serish nga parlamenti ne seance plenare me 3/5, dhe pasi te sistemohen me zyra do nisin kontrollin e figurës së gjyqtarëve që do të zgjasë si procedurë kushtetuese deri në 9 vjet….
Rama: nese ky eshte teater sic thua zotrote, te siguroj qe fejsbuku nuk te ben regjizor dhe do te duhet te pranonim qe vete Bashkimi Europian eshte nje teater, por fatmiresisht nuk jemi te detyruar as ta mendojme e jo me ta pranojme kete, sepse e dine mire vendet qe kane kaluar nga rruga e kesaj reforme te thelle se vetem teater s’eshte kjo pune! Sa per 9 vjetet qe s’di ku i ke gjetur ti, po mbase e ke nga futbolli si numer, mos u merzit se do llafosemi pas 9 muajsh bashke prape
Komentuesi: kot fare,u be bajat vetingu ne gojen tende.per ke do behet Vetingu? Meta president, basha+berisha+rama bashkqeverisje…deshe s’deshe qeverine teknike e bere,zgjedhjet i shtyve, vetem veten tende nuk hoqe.Te pakten mos dil me ne tv te besh deklarata e premtime se e dime qe sdo i mbash…
Rama: Remila, shtyrja nje jave e zgjedhjeve eshte afat ligjor plotesisht normal dhe kete e kisha thene me kohe. E dyta, qeveri teknike do te thote dicka krejt tjeter, po kete duhet ta mesosh duke lexuar se s’ta mesoj dot une ketu. E treta, nese do lexosh qeverine teknike lexo edhe cfare eshte bashkeqeverisja me kete rast. Sa per deklaratat e premtimet e mia, i’a leme kohes me mire, po fiksoje ne koke nje gje: Keto zgjedhje do jene te cliruara nga pesha e shtetit dhe e kontestimeve te procesit! Te duket pak apo s’e kupton fare qe eshte me shume se c’eshte bere ne 27 vjet?! Mendoje sidoqofte
Komentuesi: D.m.th kjo marreveshja paska qene qe Saliu ti shpetoje drejtesise pa te votoje vetingun.?!!! Nc, nc, nc, nc…….. Dhe nderkombetaret dakord patjeter?!!! Po populli?!!!!!! Apo çe deshe!!!!
Rama: Dmth kjo marreveshja Aleksander eshte qe ti te hapesh veshet e te degjosh cfare thuhet qe mos flasesh brockulla! Sepse Vetingu mor zoteri qe i qan hallin popullit, ishte bllokuar pikerisht sepse Saliu dhe PD nuk kishin votuar pjesen e tyre te detyrimit kushtetues! Perndryshe per cfare u vonuam dhe sipas teje cfare duhet te benim ne nese s’benim kete marreveshje qe eshte fiks per te miren e Shqiperise e te popullit, jo per te shpetuar ndokend nga drejtesia… Dhe po te kujtoj Aleksander, qe drejtesine nuk e ben qeveria shyqyr Zotit se nuk jemi ne diktature, po e bejne gjykatat dhe prokuroria e pastruar nga Vetingu! Kuptove Aleksander?
Komentuesi: Z,rama 1 pyetje kisha per ju,blushi foli per bashkqeverisje,ju per tepsia,paloka per zhvirgjerim e qepje ,berisha per xhelozi e dashuri,vetingu u votua,,,,,tani kush do zhvirgjerohet e kush do qepet?
Rama: Adriatik kjo nuk eshte linje hot dhe mbase u drejtohesh personave qe ke permendur, per te marre shpjegime lidhur me kuriozitetin tend! Bashkeqeverisje e zgjedhjeve, po, e vertete. Bashkeqeverisje politike, jo, genjeshter! Per mua ka rendesi qe u votua Vetingu, te tjerat jane per muhabet rakie ne klubet e katundit te politikes e medias.express
Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin social facebook ka denoncuar sjelljen e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Berisha ka postuar një foto, duke bërë thirrje që banorët e Tiranës të ruajnë fëmijët prej Veliajt, pasi ai është pedofil.
Postimi i Berishës:
Lal plehu pedofil. Ruani femijet prej tij!
Qytetari dixhital akuzon: -Lal plehun per pedofil. Lexoni mesazhin dhe shikoni foton se ç’fare poston ai per femijet?!
“Pershendetje Doktorr, besoj se je mire me shendet! E verejtet nje postim te Erion Veliajt dhe shperfaqjen e tij prej nje manijaku pedofil ne parkun e femijeve….E hoqi postimin me vone.ju lutem bejeni publike se ky esht rrezik per femijet!”
Deputetja e PDIU Mesila Doda është shprehur pa hyrë në Kuvend se e shqetëson fakti që projektligji për reklama falas në fushatë në televizionet private nga partitë vjen në momentin e fundit.
“Nuk jap dot ende gjykim, më shqetëson fakti se nuk është mënyrë serioze që të vijë në momentin e fundit, por për pjesën tjetër më vjen mirë që ka marrëveshje, vendimet që të merret duhet të kemi që ti zgjedhim”,-u shpreh Doda.
Sot pritet të kalohet për votim një projektligj në Kuvend për transmetim falas të reklamave politike në fushatë në televizionet private.
Sipas marrëveshjes, mësohet se ndryshimet në Ligjin e Medias detyrojnë të gjitha televizionet private që të transmetojnë reklamat e fushatës zgjedhore të partive falas.
Mësohet se minutazhi është 90 minuta kohë televizive për partitë e mëdha. 10 minuta do të jetë minutazhi për partitë e vogra parlamentare. Po ashtu është e ndaluar çdo lloj reklamë me pagesë për mediat.
Mesa duket ky ndryshim është bërë me qëllim parandalimin e korrupsionit në media.
Nëse ky projektligj kalon sot në parlament, partitë do të detyrojnë televizionet private të japin falas reklamat për fushatë.
Mësohet se deputetët ende nuk janë njohur me projektligjin në fjalë.
Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje situatës politike para zgjedhjeve të 25 qershorit në Shqipëri. Duke nisur nga ato italiane, shkruajnë për marrëveshjen mes opozitës dhe maxhorancës që solli riorganizimin e qeverisë.
Mediat flasin për disa prej emrave të rinj në kabinet, si për ministrin e ri të Brendshëm Dritan Demiraj, i cili është larguar nga puna për shkelje disiplinore nga Ministri aktual i Mbrojtjes. Po kështu shkruhet edhe për zonjën Mandia që do të mbajë detyrën e zëvendëskryeministres, raporton “BalkanWeb”.
“Riorganizim i qeverisë në Shqipëri pas marrëveshjes me opozitën. Kryeministri socialist Edi Rama ka pranuar mbrëmjen e së dielës, emrat e 7 ministrave teknikë të propozuar nga opozita e qendrës së djathtë, të drejtuar nga Lulzim Basha, siç parashikohej nga marrëveshja politike e arritur mes dy liderëve disa ditë më parë. Ndër të tjerave, në drejtimin e Ministrisë së Brendshme shkon Dritan Demiraj, ish-komandant i forcave speciale të ushtrisë shqiptare”, shkruan sot TgCom.
Agjencia Nova
“Kryeministri shqiptar i qendrës së majtë ka emëruar 7 anëtarët e rinj të qeverisë së tij, të gjithë të propozuar nga opozita e qendrës së djathtë, të drejtuar nga Lulzim Basha, në vijim të marrëveshjes së arritur pak ditë më parë mes dy liderëve që i dha fund një krize të gjatë me pasoja të paparashikueshme.
Me detyrën e zëvendëskryeministrit është emëruar Ledina Mandia, ish-avokate e Shtetit dhe këshilltare aktuale e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.
Ndërsa drejtimi i Ministrisë së Brendshme i është besuar një koloneli të ushtrisë, Dritan Demiraj, ish-komandant i njësisë speciale. Disa herë pjesëtar i misioneve ushtarake dhe me medalje të shumta të marra gjatë karrierës, por Demiraj u hoq nga ministri aktual i Mbrojtjes, për shkelje të disiplinës ushtarake”, shkruan “Agenzia Nova”, raporton “BalkanWeb”.
BalkanInsight
Ndërsa qeveria shqiptare dhe partitë opozitare përgatiten për të implementuar një marrëveshje që supozohet t’i japë fund bojkotit të zgjedhjeve nga opozita, analisti politik Mentor Nazarko tha se e konsideron marrëveshjen “historike”
“Shtrëngimi i duarve në fund të marrëveshjes nuk është parë në vend që nga viti 2002”, tha ai për portalin Konica më 18 maj.
Sidoqoftë, të tjerë duke vëzhguar situatën shprehin opinione të ndryshme.
Marrëveshja e javës së kaluar ka tronditur skenën e ngrirë politike të Shqipërisë dhe shkaktoi një valë debatesh të nxehta.
Kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”, Erl Murati, tha për BIRN se ai e sheh marrëveshjen si një gjest më shumë politik sesa një mekanizëm real për të garantuar standardet në zgjedhjet e ardhshme më 25 qershor.
Daily Mail
Tabloidi britanik e nis shkrimin për Shqipërinë me dekretimin e datës së zgjedhjeve më 25 qershor nga ana e Presidentit të Republikës.
“Presidenti i Shqipërisë ka dekretuar zgjedhjet parlamentare, të cilat janë shtyrë si pjesë e kompromisit midis partive politike, më 25 qershor.
Zgjedhjet ishin planifikuar për në 18 qershor, por u shtynë si pjesë e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga zyrtarët e Bashkimit Europian dhe Bashkimit Evropian.
Presidenti Bujar Nishani zhvendosi zgjedhjet me një në llogari të kompromisit midis Partisë Socialiste në pushtet dhe opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike.
Opozita ka bojkotuar parlamentin që nga shkurti dhe nuk është regjistruar për zgjedhjet, duke pretenduar se qeveria do të manipulonte zgjedhjet.
Parlamenti u shpërbë para zgjedhjeve, por pritet të mbajë një sesion të jashtëzakonshëm të hënën për të ndryshuar shtatë vende ministrore që Kryeministri Edi Rama u dha demokratëve.
Ai gjithashtu pritet të votojë krijimin e organeve të vettingut të ngarkuara me vlerësimin e të kaluarës së rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve, një kërkesë kyçe nga Bashkimi Europian përpara dakordësisë për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë.
Sipas dekretit të së dielës, edhe zgjedhjet bashkiake që ishin parashikuar të mbaheshin më 7 maj në një qytet perëndimor dhe që u anuluan për shkak se qeveria kishte frikë nga konfrontimet gjatë një tubimi opozitar të planifikuar për atë ditë, gjithashtu do të mbahen më 25 qershor.
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, parashikon rrëzimin e Skënderbeut nga kategoria dhe kjo me urdhër të UEFA-s.
Këtë paralajmërim ai e ka bërë përmes profilit të tij në Facebook, ku shkruan se Tirana ose Vllaznia, njëra prej tyre do të rrëzohet javën e ardhshme pas ndeshjes direkte.
Megjithatë sipas Gjikës, qoftë Tirana qoftë Vllazia, cilado që të bjerë në Kategorinë e Parë do të kthehet përsëri në Superiore. Sipasj tij, do të jetë UEFA ajo që do të dënojë Skënderbeun duke bërë të mundur kthimin në superiore të skuadrës tjetër.
POSTIMI I GJIKËS:
Mbajeni mirë shënim ketë status, sidomos tifozët e Skënderbeut!
E di që do më shani, por do duroj!
Skenari i këtij kampionati është si më poshtë:
1.Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
2.Skënderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA për trukime ndeshjesh!
3.Skënderbeu dënohet të zbresi një kategori më poshtë nga Superliga!
4.Për kampionatin e ardhshëm ringjitet në Siperlige Tirana apo Vllaznia në vend të Skënderbeut!
Keni për ta parë që do ndodhi kështu!
Ps: kushdo që do më shaje apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do tja kthej 10-fish kur të ndodhi kështu si po them une sot!