Opinione

Qytetari-Ramës: Ta di që vdes ty nuk nuk të votoj/Ja përgjigjia e Kryeministrit…

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama ka postuar së fundmi një video ku paraqitet një vajzë e re e cila u bën thirrje të gjithë votueseve për herë të parë që të votojnë Partinë Socialiste. Por lidhur me këtë postim të Ramës, të shumtë janë qytetarë që i komentojnë.

Një nga ndjekësit ka dëgjuar videon ku vajza dëgjohet të thotë që se “Hera e parë duhet të jetë e e paharrueshme. Speciale! Duhet të jetë me personin e duhur…”, dhe i shkruan per kete fraze.

Qytetari: Lali Endri ti cfare kupton kurr thote zonjusha hera e pare duhet te jete me personin? Se ky kryetari juaj ma fshiu komentin mua ? ? ?

Rama: Claydee une nuk fshij komente se nuk e kam ate detyre, kjo faqe ka nje Roje te Etikes dhe kush shkruan mbrapshtira ketu, ne fillim i fshihet komenti pastaj percillet jashte! Kjo eshte faqe per miqte qe mund te kritikojne e te bejne humor sa e duan, edhe duke qene jovotues te mite, po ama kur kalohet limiti i lejuar e humbet e drejten e kesaj shoqerie ketu?

Ndërsa nga ana tjetër nje ndjekës i shkruan se të mos ketë shumë besim se do të fotojë me 25 Qershor, pasi varet nga vota e popullit.

Qytetari: Edo ms ke shum besim se nga ne varesh o trim

Rama: Justi, shkruaje shqipen mire he te keqen se je edhe burre me mjekerr e mustaqe

Qytetari: Ta di te vdes dhe ty nuk te votoj

Rama: Aman joooo, te rrosh 100 vjet se ketu jemi prape

“Tipa si këto nuk na duhen në PD. Merre thyeni qafën të dy”, shikoni si reagon Rama ndaj qytetarit

Kryeministri Edi Rama, poston vazhdimisht në rrjetin e tij social “Facebook”. Së fundmi kryeministri është vënë re të publikojë materiale video, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, për shumë vite dëgjohet të thonë që kanë votuar për PD, por tashmë kanë pranuar se nuk do ta votojmë më këtë forcë politike.

Edhe sot Rama me anë të një postimi shkruan se: “Ja sa thjeshtë një demokrat denbabaden lezhian tregon pse do votojë Nr. ✌ ?? në 25 qershor ?”, duke i bashkëngjitur dhe një material video.

Lidhur mr këtë postim qytetarët kanë vijuar me një lum komentesh. Një ndër to i shkruan se persona si ky nuk i duhen PD dhe të thyejë qafën bashkë me të.

Por e menjëhershme ka qenë përgjigja nga ana e Ramës, i cili i shkruan që të bëjë kujdes me ato çfarë shkruan.

Qytetari: Te siguroj qe pas 4 vitesh te njejten gje do thoje edhe per ty Edo,tipat si kto nuk na duhen ne PD.mere ta kemi fal theni qafen te dy.

Rama: Gezim, qafen kujdes ti se filmoke veten duke i dhene Benzit, dhe ketu shkruaj me edukate se cadra asht myllun e nuk ka shume si puna jote qe votojne PD qorrazi✌️

Qytetari-Ramës: Ta di që vdes ty nuk nuk të votoj/Ja përgjigjia e Kryeministrit… Read More »

Negociatat Rama-Basha, flet dëshmitari: Si u detyrua kryeministri të…

[sgmb id=”1″]

Njeriu që ishte aq pranë kryedemokratit Lulzim Basha në orët e ethshme të negociatave me kryeministrin Rama, Oerd Bylykbashi tregon disa të vërteta që vetëm në një libër me kujtime mund t’i përmbledhë, siç u shpreh gjatë emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Ato kanë qenë negociata nga dy kryetarët e partive. Është e vërtetë që unë kam qenë shumë pranë dhe di ca të vërteta, por ka edhe pjesë që nuk i di. Mund të them s se mbeten negociata të kryera prej tyre me sukses. Marrëveshjet kanë atë pjesën e tyre jopublike, ajo pjesa, e elementëve që projektohen për të ardhmen, siç është marrëveshja për reformën kushtetuese”,- sqaroi ai.

Sipas Bylykbashit, gjëja më e rëndësishme është që u mbyll një kapitull pas të cilit vjen ndryshimi për të ardhmen. Ai shtoi se falë këmbënguljes së opozitës, Rama u detyrua në 3 muaj të ndryshojë 11 ministra.

Negociatat Rama-Basha, flet dëshmitari: Si u detyrua kryeministri të… Read More »

SHPËRTHEN QYTETARI: O KALBËSIRA VLORËN E KENI BËRË KATRAHURË, S’KA DITË MOS NDODHIN AKSIDENTE!

[sgmb id=”1″]

Një qytetar ka shprehur të gjithë mërzinë e tij në lidhje me atë që e cilëson si ‘katrahurën që është bërë në Vlorë’.

Mesazhi i plote:

“JOQ, mesazh nga Vlora per katrahuren qe eshte bere ne kete qytet.

Nga dje deri sot jane bere 4 aksidente ne unazen e qytetit! Katastrofe!
Per te gjithe injorantet qe kane projektuar rrugen e langomares dhe unazen e qytetit qe fillon nga ambulanca e perfundon tek 7 pallatet:

1. Mire qe merrni nje thes me lek per ndertimin e rrugeve o kalbesira por mos i beni rruget me 1 korsi si te ishte rruge pallati, pa asnje lloj sinjalistike vertikale, pa semafore, e pa pike studimi nga ana e rrezikshmerise.
2. Ne unazen e qytetit ska dite te mos ndodhin aksidente, SKA! Sepse ju plehra dini te shtroni vetem asfalt dhe perseri ne rruge mezi shkembehen 2 makina! Kryqezimet dhe rruget hyrese qe shkojne nga bllokqet e banimit dhe dalin ne kete rruge kane per te marre shume jete njerezish!
3. Rruga e langomares me 1 korsi, kulmi! Bllokoni dhe transportitn qytetas te kaloje nga kjo rruge duke menduar si zgjidhje per mos bllokimin e trafikut nderkohe qe unaza 1 korsi per drejtim ka per vete!
4. Kaq injorante jeni vertet? Eshte jashte llogjikes qe gjithe vija bregdetare te kete rruge me nga nje pseudo-korsi! Ka metoda te tjera per rregullimin dhe edukimin e shofereve, me sinjalistika , radare, semafore si ne cdo vend te botes!
O kusare vetem per sheshe betoni jeni, dhe nje gje qe e nisni e beni si syte tuaj!
5. Po me plazhin e ri cpatet? Hoqet reren dhe hodhet balte ? Futet e nje rruge betoni mes per mes me cfare arsye ?”

SHPËRTHEN QYTETARI: O KALBËSIRA VLORËN E KENI BËRË KATRAHURË, S’KA DITË MOS NDODHIN AKSIDENTE! Read More »

Akuza/Elez Gjoza: Tahiri duhet të shkojë në burg sepse…

[sgmb id=”1″]

Administratori i Njësisë Bashkiake Nr.2 në Tiranë Elez Gjoza ka reaguar ashpërkundrejt akuzës së policisë se ai ka regjistruar në mënyrë fiktive për interesta të fushatës elektorale rreth 70 qytetarë në shtëpinë e tij. Përfaqësuesi i LSI-së i ka cilësuar akuzat si qesharake pasi emërimet i kryen kryetari i bashkisë.

Gjoza ka shkuar më tutje duke akuzuar ish-mnistrin e Brendshëm Sajmir Tahiri se është pikërisht ai personi që qëndron pas kësaj shpifje sepse sipas tij ai u terrorizua nga mbështetja e LSI.

“I bëj thirrje ish ministrit të brendshëm që mbolli Shqipërinë me hashash, nuk me tremb dot. Ju duhet të shkoni pas hekurave. Jo unë.”- shtoi Gjoza.

Akuza/Elez Gjoza: Tahiri duhet të shkojë në burg sepse… Read More »

Te votojme per cantat,pushimet luksoze,orat e shtenjta,dhe vilat ne bregdet te familjareve te deputeteve.

[sgmb id=”1″]

Cdo 4 vite ato rendin si hijena te uritura duke mashtruar te njejtat gjera si 4 vite me pare dhe duke premtuar te njejtat premtime te cilat nuk i kane mbajtur,por perseri populli i kapluar nga skamja dhe varferia i beson. Te lene aq shume ne hije dhe te varferuar deri ne piken te cilet mund te blihen shume lire populli asnjehere nuk e pat pasur idene se cfare fuqie zoteron kur te vije koha e hedhjes se votes ne kuti.

U moren per 4 muaj me hashashin,ministrat e inkriminuar dhe sulme nga me te ndryshmet,por sot kur eshte koha e fushates u harrua dhe hashashi,dhe inkriminimi dhe cdo gje tjeter u zhduk si me magji. Tani eshte koha e mashtrimeve kush e kush te mashtroje e premtoje me shume se tjetri perballe nje populli “dele”

Le te japim edhe ne voten tone per ti mundesuar secilit te behet Minister ose Kryeminister,per oren e canten me cmim te majm te seciles prej grave te deputeteve,per oren e shtrenjte te femijeve te tyre,per pushimet luksoze dhe vilat ne bregdet sepse vota jone eshte nje sponrorizim i pa shmangshem per to. Ndersa ne si votues ku jemi pas votes? Aty ku kemi qene duke u rendur pas zyrave te punes dhe duke numeruar qindarkat per blerjen e nje buke ne darke.

Askush nuk mendon per vendin dhe as per shtepine e secilit prej nesh,por per rrethin e tyre familiar dhe miqesor. Piranjat e pangopura me gjakun e Shqipetareve duhet te kuptojne njehere e mire qe eshte populli ai qe ka fuqine me te madhe ne kete vend.

Te votojme per cantat,pushimet luksoze,orat e shtenjta,dhe vilat ne bregdet te familjareve te deputeteve. Read More »

Ilir Meta paralajmëron: Supriza të mëdha në zgjedhjet e 25 qershorit, do të ketë …

[sgmb id=”1″]

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta paralajmëroi nga “Opinion” se zgjedhjet e 25 qershorit do të kenë surpriza.
Meta tha se LSI do të jetë forcë e parë jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të tjera.

Kini durim deri në 25 se do të ketë edhe 26 qershor” tha Meta.

Nuk kam patur frikë, për aq kohë sa ata do të mendonë se mund të luajnë me fatet e shqiptarëve dhe të frikësojnë njerzit me praktikat e fëlliqura duhet të dinë se janë të pashpresë dhe republika e tyre e oligarkisë do të përmbyset me 25 qershor. Do të ketë surpriza që nga rezultati i zgjedhjeve, kini durim deri në 25 se do të ketë edhe 26 qershor. Mua më intereson që këta të dy të heqin dorë nga presioni që iu bëjnë njerëzve. Po iu them sot se LSI nuk është parti që na e falën, është krijuar me shumë sakrifica. LSI do të jetë forcë e parë dhe jo vetëm në Tiranë, mbaje mënd këtë që pot ë them. Gara është mes PS-LSI, PD është forcë e tretë” tha Meta.

Ilir Meta paralajmëron: Supriza të mëdha në zgjedhjet e 25 qershorit, do të ketë … Read More »

Flet më në fund Berisha: Ja mendimi im për listat e Bashës!

[sgmb id=”1″]

 Ish-Kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deri më tani nuk kishte bërë asnjë koment në lidhje me listat e kandidatëve për deputet por në një intervistë të dhënë për TVSH pak përpara nisjes për një vizitë zyrtare në Budapest.

 “Kryetari ka të drejtë të ketë listën e tij, por ai e ka deklaruar se këto janë listat e fundit që do të bëhen në mënyrë të tillë”, deklaroi ish-kreu demokrat në intervistë.
Më tej Berisha ka shmangur komentet mbi kërkesën e bërë nga Topalli dhe Imami për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së, duke u përgjigjur shkurt se nuk ka asnjë koment.

 Pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet nga Partia Demokratike pati një reagim të fortë të disa prej ish-drejtuesve dhe deputetëve aktualë të cilët nuk u përfshinë në lista si: Jozefina Topalli , Arben Imami, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu dhe Keltis Kruja./ shqipëriaime.al

Flet më në fund Berisha: Ja mendimi im për listat e Bashës! Read More »

Meta: Edi Rama vuan nga një sëmundje e pashërueshme.

[sgmb id=”1″]

Kryetari i Kuvendit dhe ish-kreu i LSI Ilir Meta thotë se Kryeministri Edi Rama vuan nga një sëmundjen e pashërueshme.

Në një intervistë për emisionin “Debati në Channel One”, Meta ka sqaruar se nga çfarë sëmundje vuan Rama.

Deklarata e Ilir Metës:

E para, një herë ai përfaqëson një ish­-parti të madhe dhe për këtë duhet të jetë i sigurt dhe përgjigjen do ta marrë më 25 qershor dhe Rilindja e tij nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste. Është kujtuar shumë vonë për socialistët. Mbasi u ktheu kurrizin dhe promovoi dhe favorizoi, që nga vendet në qeveri, edhe në kundërshtim me këshillën time kur u krijua qeveria në vitin 2013, ku i kam thënë të ruajë balancat midis figurave politike dhe figurave të reja që kërkonte t’i promovonte.

Mbasi u ktheu kurrizin socialistëve për katër vjet, tani po përpiqet t’i rikthejë te kutitë e votimit, duke i manipuluar sikur ua ka fajin LSI­ja atyre që kanë qenë të injoruar, kur në fakt të gjithë e dinë që ky e ka natyrën e vet që gjithmonë përbetohet e stërbetohet për dashuri ndaj popullit të tij për të arritur një interes të caktuar dhe përsëri ka të njëjtin problem, i cili ka të bëjë me mosmirënjohjen që ai e ka një sëmundje të pashërueshme. Kështu që socialistët nuk e besojnë dot më atë dhe natyrisht që më 25 qershor nuk do të votojnë për Rilindjen.

Meta: Edi Rama vuan nga një sëmundje e pashërueshme. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com