Opinione

Merr flakë fushata:Momenti kur Ilir Meta bën deklaratën ‘bombë’ duke kërcënuar me luftë.

[sgmb id=”1″]

Kreu i Kuvendit Ilir Meta gjatë një vizite në Lezhë ku vizitoi mbështetësin e LSI-së të fshatit Rraboshtë i cili u dhunua natën e kaluar bëri një deklaratë “bombë”.

Pas vizitës, Meta tha se populli do të armatoset nëse policia nuk i lidh këta zagarë, duke iu referuar autorëve të sulmit.

“Do ta them unë, do ta armatos unë popullin nëse policia nuk i lidh këta zagarë”, deklaroi Meta nga Lezha.

Merr flakë fushata:Momenti kur Ilir Meta bën deklaratën ‘bombë’ duke kërcënuar me luftë. Read More »

ZGJEDHJET, BASHA: QINDRA ZYRTARË JANË NËN PËRGJIM, JA ÇFARË I PRET.

[sgmb id=”1″]

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se të gjithë ata zyrtarë që do të prekin votën e qytetarëve shqiptarë i pret burgu. Këtë deklaratë Basha e bëri gjatë emisionit ‘Zonë e Lirë’.

Ai theksoi se janë me qindra zyrtarë nën përgjim, të cilët do të shkojnë në burg nëse prekin votën e lirë.

“Qindra zyrtarë të shtetit janë nën përgjim dhe do të shkojnë prapa hekurave bashkë me bosët e tyre politikë, nëse do të guxojnë të prekin votën e qytetarëve”, deklaroi Basha.

Ndërsa shtoi se janë me dhjetëra zyrtarë të shtetit që janë shkarkuar apo janë në proces shkarkimi për shkak se kanë shkelur ligjin për sa i takon zgjedhjeve.

ZGJEDHJET, BASHA: QINDRA ZYRTARË JANË NËN PËRGJIM, JA ÇFARË I PRET. Read More »

Çmenduria e Ramës, ja çfarë i punoi Turjan Hyskës!

[sgmb id=”1″]

ryeministri Edi Rama pritej të shfaqej sot në mbrëmje në emisionin “Oktapod” me moderator Turjan Hyskën, por çuditërisht emisioni është anuluar.

Fill pas përfundimit të emisionit “Kapital”, ku sot ishte i ftuar presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, pritej të fillonte “Oktapod” ku i ftuar në emisionin me format të veçantë dhe pyetje pikante do ishte Edi Rama, por emisioni nuk është transmetuar, për arsye që nuk dihen.

Koha televizive e emisionit “Oktapod” është zëvendësuar me një film. 

Çmenduria e Ramës, ja çfarë i punoi Turjan Hyskës! Read More »

Shoqata e Policëve bën deklaratën bombë: Shteti vrau Artan Cukun, jo hakmarrja.

[sgmb id=”1″]

Disa ditë pas arrestimit të Mikel Shallari si i dyshuari kryesot për vrasjen e komisarit Artan Cuku në prill të këtij viti, pranë banesës së tij në kryeqytet, reagon me një deklaratë shoqata ‘Policet në Lirim’.

Sipas ‘policëve në lirim’ Artan Cukun nuk është vrarë për motive gjakmarrje, por për shkak të detyrës, e vrau shteti. Gjithashtu në deklaratë thuhet se Policia Politike e ish Ministrit Saimir Tahiri tentoi të shiste këtë ngjarje të rëndë të ndodhur për motive gjakmarrjeje, raporton Ballkanweb.

DEKLARATA:
Artan Cukun e vrau shteti!

Hetimi mbi vrasjen e oficerit Artan Cuku u zbardh. SH.P.P.L-2013 dhe çdo anëtar i saj ka deklaruar që nga dita e ekzekutimit e në vazhdimësi se vrasja ndodhi për shkak të detyrës dhe vetëm për shkak të detyrës. Asnjë motiv gjakëmarrjeje nuk ekzistonte.

Shteti Policor dhe Policia Politike e ish Ministrit Saimir Tahiri tentoi dëshpërimisht deri edhe kur u evidentua autori ta shiste këtë ngjarje të rëndë të ndodhur për motive gjakmarrjeje. Sepse kështu mund të justifikonte pseudoreformat që ndërmori në 2013 në strukturat e Policisë së Shtetit duke braktisur dhe hedhur në rrugë qindra oficerë të kualifikuar për t’i zëvendësuar me militant partie, me militantët e drogës. Viktimë e këtyre pseudoreformave mbeti edhe Oficeri i jashtëzakonshëm Artan Cuku, veçse ky rezultoi viktimë fatale.

Pas 20 vitesh karrierë policore Artan Cuku e pa veten në rrugë, i braktisur nga shteti që i shërbeu devotshmërisht, nga struktura policore për të cilën ai sakrifikoi dhe u përballë çdo ditë me krimin dhe kriminelët. Nuk mbeti me kaq, Shteti Policor dhe Kryministri Edi Rama e braktisën edhe gjatë përcjelljes së tij nga kjo jetë. Kryeministri Rama nuk gjeti kurajon për të përcjellë asnjë ngushëllim, asnjë ndjesë apo përgjegjësi si kryetari i shtetit e më keq akoma, nuk lejoi t’i kryheshin homazhet ashtu siç i takonte dhe meritonte si një Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit në Institucionin Qëndror të PSH.

Artan Cuku Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, me 20 vjet përvojë pune përfshirë arsimimin policor, i cili ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në Qarqet Berat, Durrës, Fier, Tiranë, Vlorë etj. Njohës shumë i mirë i situatës kriminale në Republikën e Shqipërisë, ekspert në luftën kundër pastrimit të parave, me aftësi të veçanta komunikimi dhe lidershipi, me aftësi shumë të mira operacionale ku për shkak të detyrave si inspektor dhe shef i Policisë Kriminale, Zv/Drejtor në disa qarqe si dhe Drejtor Policie në Qarkun Vlorë ka realizuar me sukses hetimin, dokumentimin dhe arrestimin e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Pra Artan Cuku ishte një dorë e hekurt në luftën kundër kriminalitetit.

Dokumentimi e zbulimi i autorësisë, mekanzimit dhe motiveve të vrasjes, si dhe vënia përpara drejtësisë së autorëve, bashkëpuntorëve dhe porositësve të vrasjes, për të cilën koha vërtetoi se kishte të bënte vetëm me detyrën e kryer ndër vite në strukturat e policisë së shtetit, ndaj ish drejtuesit të lartë dhe kolegut tonë tregon me zë të lartë se sa e braktisur dhe e pasigurtë është sot e gjithë armata e ish drejtuesve dhe ish punonjësve të policisë të larguar nga strukturat policore por edhe i drejtuesve dhe punonjësve të policisë pjesë e organizatës policore, të cilët për shkak të detyrës janë të ekspozuar përballë krimit.

Gjejmë rastin të shprehim falenderimet tona Prokurorisë dhe strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit të angazhuara për hetimin deri në zbardhjen e së vërtetës.

Në kujtim të jetës dhe veprës së Tij!

 

Shoqata e Policëve bën deklaratën bombë: Shteti vrau Artan Cukun, jo hakmarrja. Read More »

Dita për ndërgjegjësimin ndaj keqtrajtimit të të moshuarve.

[sgmb id=”1″]

Sot shënohet dita botërore për ndërgjegjësimin ndaj keqtrajtimit të të moshuarve.

Ngjashëm me llojet e tjera të dhunës, maltretimi i të moshuarve përbënë keqpërdorim fizik, seksual dhe psikik po ashtu edhe lënie pas dore. Por, personat më të moshuar janë të ndjeshëm edhe në keqpërdorimin ekonomik, ndaj se të tjerët në mënyrë jo adekuate i shfrytëzojnë mjetet e tyre.

Informacionet për shkallën e keqpërdorimit të personave të moshuar janë të pakta. Studimet e pakta që janë bërë popullatës tregojnë se ndërmjet 4% dhe 6% nga personat e moshuar kanë mbijetuar një lloj forme të keqpërdorimit në shtëpi.

Personat e moshuar janë në rrezik të lënies pas dore po ashtu edhe në institucione siç janë spitalet, shtëpi të pleqve dhe organizata tjera për kujdes afatgjate. P.sh., në një analizë të Kombeve të bashkuara, 36% nga personeli në shtëpitë e pleqve kanë paraqitur se kanë qenë dëshmitarë të një incidenti të keqpërdorimit fizik ndaj një pacienti më të vjetër në vitin e kaluar, 10% pranuan se vetë ato kanë kryer më së paku një akt të maltretimit fizik, kurse 40% kanë thënë se kanë pasur pacientë me maltretime psikike.

Shënimi i kësaj dite është një moment i rëndësishëm për të ngritur nevojën dhe sensibilizuar për kontributet e rëndësishëm që të moshuarit japin për botën tonë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e moshimit dhe sfidat e vazhdueshme më të cilët përballen njerëzit e moshuar, duke njohur edhe faktin se trendi i moshimit është në rritje në shumicën e vendeve të botës dhe gjithashtu edhe në Kosovë.

 

Dita për ndërgjegjësimin ndaj keqtrajtimit të të moshuarve. Read More »

Pas ‘qokave’ të Presidentit për ‘Mjeshtrat e mëdhenj’ reagon Agron Llakaj: Ke “harruar” të vlerësosh një personalitet …

[sgmb id=”1″]

Artisti i njohur dhe drejtuesi i spektaklit të humorit “Al Pazar” në Vizion Plus, Agron Llakaj i ka dërguar kreut të shtetit, Buajr Nishani një mesazh publik për dekorimin e disa personaliteteve të artit.

Aktori Agron Llakaj vlerëson interesin e Presidentit për artin me dekorimin e mjaft artistëve, por i kujton se mes shumë emrave të dekoruar është “harruar” një personalitet i njohur i humorit shqiptar.

“Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga Ju… ,me lejoni t’ju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës. Ai është humoristi Behar Mera”,- shkruan Agron Llakaj në komentin e tij Facebook.

Aktori i njohur i humorit shprehet se një artist si Behar Mera e ka marrë prej kohësh vlerësimin dhe çdo ‘dekoratë’ të publikut, por do të ishte në nderin e institucioneve shqiptare të mos anashkalohen vlerat e vërteta të arit shqiptar.

Postimi i plotë i Agron Llakaj në Facebook:

“I nderuar Zoti President i Republikës!

Shkëlqesi Bujar Nishani! Lexova me kënaqësi vlerësimin Tuaj në largim, për shume emra të mëdhenj të skenës, ekranit por jo vetëm. Tituj që shprehin vlerësimin për punën e çdo kujt, kontributin dhe investimin njerëzor dhe profesional në shërbim të publikut, për ta bërë këtë jetë të zymtë me më shumë besim, se gjërat e bukura në jetë nuk ndodhen vetëm në art. Art i cili udhëheq shoqërinë, emancipon, edukon dhe argëton.

Zoti President, ndoshta nuk është detyra Juaj, por në respekt të shumë e shumë emrave të vlerësuar nga Ju… ,me lejoni t’ju tërheq vëmendjen për një emër shumë të njohur në vite e vite në Shqipëri dhe kudo ku punojnë shqiptarë, anë e mbanë botës. Ai është humoristi Behar Mera…,me dhjetëra vite në skenë, qindra personazhe dhe karaktere që sot i keni dhe i gjeni rëndomë në youtube me shumë e shumë klikime. Një personalitet i padiskutueshëm i humorit, një partner po kaq dinjitoz…, nuk ka njeri të mos ketë marr buzëqeshjen dhe të qeshurën nga loja e Behar Merës. Prej 5 vite në Al Pazar show, ka prodhuar dhe punuar sa për 100 vite së bashku të një trupe profesioniste estrade.

Zoti President, si artist i humorit, por edhe si partner dhe mik i Behar Merës….ju sjell thjesht në vëmendje, vlerësimi për Beharin është vlerësim edhe për Ju! Natyrisht, Ai është Mjeshtër i Madh, se e ka fituar me lojën dhe interpretimet e tij, ka dashurinë e publikut që është rritur dhe e ka rritur gjatë gjithë karrierës së tij

Zoti President, duke ju uruar punë të mbarë, por edhe rrugë të mbarë, mbetem në pritje të korrigjimit të kësaj ‘harrese’.

Me respekt dhe konsiderate te larte!Agron Llakaj”.

Pas ‘qokave’ të Presidentit për ‘Mjeshtrat e mëdhenj’ reagon Agron Llakaj: Ke “harruar” të vlerësosh një personalitet … Read More »

META: BASHA IA FUTI ALEATËVE DHE U BË NËNKONTRAKTOR I RAMËS.

[sgmb id=”1″]

Presidenti i Zgjedhur Ilir Meta i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në televizionin “News 24” deklaroi se kreu i PD-së, Lulzim Basha e krijoi çadrën nga frika se do humbte kryesimin e partisë.

I sigurt për humbjen e zgjedhjeve, me një koalicion të madh PS-LSI-PDIU siç tha Meta, Basha u ngujua në çadër, prej të cilës, shtoi ai, doli me një marrëveshje për të cenuar zgjedhjet.

Kjo sipas Metës, ishte një nga ato gjërat që nuk i falte dot kryeopozitarit.

“Z. Basha, duke ndier situatën e vështirë të Partisë Demokratike në terren dhe një humbje qoftë edhe në zgjedhje tërësisht normale, por duke ndier edhe rrezikun e deformimit të mëtejshëm të një rezultati të disfavorshëm për PD-në, për shkak të një koalicioni super të madh PS-LSI-PDIU dhe ndoshta të angazhimit të segmenteve të caktuara të policisë apo të elementëve të caktuar të lidhur me ndërmarrjen e kanabisit dhe elementëve kriminalë, vendosi të marrë një pozicion të tillë: ta ndërtojë çadrën si një serrë politike, se në dimër u krijua ajo, për të rritur edhe një çikë autoritetin e tij dhe për të fituar disa garanci ndoshta, ose për të justifikuar mos hyrjen në zgjedhje, me qëllim evitimin e shkarkimit të tij nga kryetar i Partisë Demokratike, sipas mendimit tim”,- u shpreh Meta.

Pra, ju po thoni se nuk ishit alet i kësaj çadre, ju nuk e mbështesnit atë. Ka pasur një ide z. Rama…Absolutisht, por kam qenë kundërshtar i bërjes së zgjedhjeve pa opozitën. Kjo do të ishte gjithashtu një katastrofë. Kjo nuk do të thotë se isha aleat i çadrës.Ka pasur një ide që ju kërkonit kryeministrin në zgjedhjet e reja. Unë e kam pyetur kryeministrin Rama nëse ju keni pasur marrëveshje ose bisedim për këtë punë dhe kemi një përgjigje të tillë: ju nuk keni pasur asnjë bisedë direkt ose indirekt që ju mund të ishit në një koalicion, kur një parti jep qeverisjen për 4 vjet. Kjo ka ndodhur rëndom, qeveria e z. Bler, një qeveri italiane.

Nuk ka pasur arsye Rama për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse në çdo rast, edhe nëse ne do të dilnim në koalicion, përsëri do të ishte një garë brenda koalicionit, sepse LSI-ja nuk do të bënte thirrje për vota për z. Rama ose PS-ja për z. Meta, kështu që gjithçka do të ishte rezultati i garës. Çdo produkt i koalicioneve të ardhshme ose …Patjetër duhet të ishit parti e parë për të qenë kryeministër, pasi bota ka pasur shembuj plot.Normalisht, nëse do të hysh në një koalicion, partia që del e para ka të drejtën për kryeministër, por në situatën që ne jemi tani loja është shumë e hapur. Për shembull, Schüssel në Austri doli i treti dhe u bë kryeministër.Çdo gjë është produkt i rezultatit, është produkti i 71 votave më 26 qershor.Ka filluar të thuhet një fjalë, që z. Meta ka kërkuar të bëhet kryeministër dhe është prapa çadrës, ai po e manipulon opozitën.

Absolutisht kjo është tërësisht e pavërtetë. Qëndrimet e mia kanë qenë tepër transparente, publike, pavarësisht se Rama dhe Basha në fund u detyruan të bëjnë një marrëveshje, që për fat të keq nuk e bënë për standardet e zgjedhjeve, që ishin kauzat e opozitës, nuk e bënë për luftën kundër drogës dhe për zbatimin dekriminalizimit, por është shumë mirë që PD-ja ka hyrë në zgjedhje, pavarësisht se në funksion të cilave qëllimeve ka hyrë. Kjo është një gjë shumë më pozitive sesa të kishim zgjedhje pa opozitën dhe pa Partinë Demokratike.

Siç e thatë ju, sapo hyri në çadër z. Lulzim Basha shpalli një grup kërkesash, largimin dhe arrestimin e z. Rama. Ai jo vetëm që nuk është larguar, arrestuar jo e jo, por ka marrë edhe Lulzim Bashën. Tani ju a besoni te kjo Republika e Re e Lulzim Bashës, z. Meta? 

Unë asnjëherë nuk kam besuar te Republika e Re e z. Basha, as te Rilindja e ish-bashkëkryetarit tim, sepse mendoj që këto janë tërësisht shumë larg realitetit politik, por kurrë nuk më ka vajtur mendja se Lulzim Basha do të bënte një marrëveshje për të cenuar standardin zgjedhjeve.Ai kishte plotësisht të drejtë të kërkonte garanci për standardin e zgjedhjeve, për të drejtat e opozitës, jo vetëm të Partisë Demokratike, por të të gjitha forcave të tjera opozitare. Gjëja e parë që ai bëri në tri orë ua futi aleatëve të vet duke filluar që nga z. Duka, i cili, po të kishte dëgjuar kërkesat e maxhorancës për të braktisur çadrën, do të hynte në një proces ku mund të merrte 10-12 deputetë, kurse tani është tërësisht i rrezikuar për shkak të kësaj marrëveshjeje dhe imponimit, që i është bërë atij dhe disa aleatëve të tjerë për të qenë në listën e Partisë Demokratike dhe për të hequr dorë nga regjistrimi i partive të tyre si parti të pavarura për të konkurruar në këto zgjedhje.

Pra ju, z. Meta, sigurisht që nuk e besonit që z. Basha kërkonte jo vetëm largimin, të pres në tryezë, i thoshte, por, duke mos qenë kryeministër, të ketë firmosur largimin nga kryeministër dhe të bëhet arrestimi i tij. Ju nuk e besonit këtë fabul, apo jo?

Unë nuk e besoja se ai mund të realizonte largimin e z. Rama, sepse e kishte të pamundur, aq më tepër arrestimin tij, sepse ishte ende më i pamundur, por besoja se të paktën ai do të bënte diçka serioze që të garantonte një lloj integriteti të procesit zgjedhor.Ndërsa aktualisht e shohim që është bërë një nënkontraktor i z. Rama për të cenuar standardin e zgjedhjeve. Kulmi ishte para pak ditësh në Dibër kur në vend që të merrej me qeverinë ose me LSI-në, u mor tërë kohën me PDIU-në, domethënë një gjë skandaloze, duke bërë thirrje për të mos votuar për partitë e tjera, ndërkohë që çdo kryetar partie, çdo lider duhet të tregojë programin dhe avantazhet e forcës së tij.

META: BASHA IA FUTI ALEATËVE DHE U BË NËNKONTRAKTOR I RAMËS. Read More »

Pas kësaj letre të gjithë baballarët do ndryshojnë mendje…

[sgmb id=”1″]

Të dashur baballarë,

E di se në këto momente jeni duke mbajtur telefonin tuaj në dorë sepse me shumë mundësi e mbani gjithe kohës: ose në dorë, ose në xhep. Të gjithë këtë bëjmë në fakt por bëjini asaj, asaj të rëndësishmes një nder: Bëjini më shumë foto.

Jo, jo disa ‘screenshot’-e me disa meme qesharake që shikoni rrotull në rrjete sociale.

Unë jam duke folur për foto reale, foto ku ta dalë ajo. Ajo, mamaja e fëmijëve të tu, dashuria e jetës tuaj, ajo që punon ditë dhe natë për ta mbajtur familjen të bashkar.

Bëji asaj më shumë foto!

Vetëm dje më ndodhi që të kontrolloj galerinë e fotografive në telefonin tim dhe ju nuk e keni idenë së sa milion foto kisha shkrepur ndërkohë që burri im luante me fëmijët ndërkohë që nuk e kam parë kurrë që ai të bëjë të njëjtën gjë me mua. Gjithmonë ndihem sikur me duhet makeup ose të fotografohem nga një kënd i përshtatshëm dhe të gjitha këto nga komplekset që na kanë krijuar rrjetet sociale.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Neve na duhet fotografi familjare në të cilat jam edhe unë. I dashuroj fotot në të cilat dalin vetëm fëmijët e mi dhe sigurisht jam mëse e lumtur për fotot e tjera në të cilat janë unë, bashkëshorti dhe fëmijët por është njësoj e rëndësishme si për baballarët ashtu edhe për nënat që të kenë foto veçmas me fëmijët e tyre.

Baballarë, nëse keni një grua si unë, një natë kur ajo të jetë e shtrirë në krevat duke i lexuar një përrallë vogëlushes tuaj, nxirre telefonin nga xhepi dhe shkrepe një foto.

Mos bëj zë, mos i thuaj të marrë pozë thjesht, shkrepe.

Kur ajo të jetë duke gatuar e njëkohësisht duke folur me vogëlushin tuaj, shkrep një fotografi. Kur ajo të jetë duke ecur sa andej këndej duke ndihmuar fëmijët me detyrat e shtëpisë, shkrep një fotografi.

Koha ikën shpejt dhe çdo ditë vogëlushët tanë të ëmbël rriten e rriten shumë. Para se ta kuptojmë këtë gjë, veç kur i shohim të shkojnë drejt universiteteve se koha ka ikur.

Bëjë fotografinë!

Një ditë ajo do të largohet nga kjo jetë dhe fëmijët do të jenë të etur për disa kujtime më tepër.

Bëj një fotografi!

Bëji fotografitë që fëmijët ta dinë gjithë dashurinë që nëna e tyre ka për ta. Bëjë fotografinë që ata të kujtojnë se sa lozonjare ka qenë ajo. Bëje fotografinë që ata ta shikojnë se sa e bukur ka qenë pa pasur rëndësi nëse ka qenë në orën 4 të mëngjesit me piazhama apo me shampo në kokë, gjithsesi, bëje fotografinë.

Mamaja ime u largua nga jeta kur unë isha 20 vjeç dhe gjithçka ruaj tani janë fotografitë. Fiksohem tek fotografitë teksa ajo është duke qeshur me mua për ndonjë batutë fëmijënore që mund të kem bërë. I afroj fotot sa më tepër vetëm për të parë nëse unë i kam duart njësoj si ajo tashmë që vitet po ikin.

Nuk mund t’i kapësh këto ndjesi në një ‘selfie’.

Të lutem, shkrepe fotografinë.

Nuk e di nëse e mendoni ndonjëherë, por nëse e bëni, mos mendoni për asgjë në botë dhe shkrepeni fotografinë. Fëmijët e tu dhe gruaja juaj do të jenë shumë mirënjohës në fund.

Pas kësaj letre të gjithë baballarët do ndryshojnë mendje… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com