Opinione

Deklarata e Vasilit:’“Rama e telefonoi 6 herë, por ai…”

[sgmb id=”1″]

Kreu i LSI Petrit Vasili i ftuar ne emisionin e Sokol Balles, “Top Story”, ka sqaruar edhe deklaratat qe jane dhene ne 17 maj, kur u arrit edhe marreveshja mes Rames dhe Bashes qe beri qe opozita te hynte ne zgjedhje.

I pyetur nga Balla, se a eshte e vertet qe Rama e ka marre 6 here ne telefon ate dite Vasilin dhe ky i fundit nuk ia ka hapur, Vasili nuk e mohoi.

Balla: Ka zera qe ju bejne edhe ju përgjegjës për situatën e fundit krijuar mes PS dhe LSI, mëngjesin e 17 majit, në kulm të negociatave, përflitet deri aty që ju s’ja keni ngritur 6 herë kryeministrit telefonin kur ai ju ka marrë atë ditë.

Vasili: Historia e hapjes dhe mbylljes së telefonit është jo vetëm qesharake por janë vogëlimat që Rilindja është përpjekur të funksionojë. Problemi i 17 majit ishte një moment…Vendi po shkonte drejt greminës së zgjedhjeve të njëanshme pa opozitën kërkohej një qëndrim i prere dhe i rreptë. Gjithcka ishte përgatitur që të shkonim në zgjedhje pa opozitën, ishte e qëllimshme”, tha Vasili.

Referuar deklarates se kryeministrit se prishja me LSI erdhi te reforma në drejtësi, Vasili tha:

Kur gënjeshtra kthehet në profesion del nga kontrolli, në rastin konkret bëhet fjalë për një gënjeshtar. Ne kemi pasur një qëndrim, duhet patjetër reforma, ka një të vërtetë, kryeministri kërkonte drejtesi të njënshme që do votohej pa praninë e opozitës zyrtare.

Deklarata e Vasilit:’“Rama e telefonoi 6 herë, por ai…” Read More »

Merr kthesë fushata.Berisha bën thirrje: Ja pse duhet votuar Edi Rama!

[sgmb id=”1″]

Kur na ndajnë edhe katër ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, duket se rrjetet sociale do të vazhdojnë të kenë “peshën” me të madhe të “takimeve” mes politikanëve dhe popullit.

Dhe në kohën kur Lulzim Basha bën thirrje për të marrë vota, duket se ish-kryeministri Sali Berisha, po bën të kundërtën.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka postuar një foto me titullin: Ja pse duhet votuar Edi Rama.

Sigurisht, e gjitha kjo është në formën e ironizimit, pasi aty ka renditur anët e errëta të Ramës.

Merr kthesë fushata.Berisha bën thirrje: Ja pse duhet votuar Edi Rama! Read More »

Zbulohet skandali:’Hajde në fushatë se do marr lek’…

[sgmb id=”1″]

“Nëse arrij të çoj sa më shumë njerëz tek takimi i Saimirit (Tahirit) marrë lekë”, ky është mesazhi që ka mbërritur tek celulari i një aktivisteje të LSI-së, e cila denoncon se si merret paraja tek rilindja me rastin e fushatës. Siç edhe shikohet nga mesazhi.

Vajzës në fjalë i kërkohet ndihmë për të mbledhur sa më shumë njerëz me qëllim që të marri lekë, pasi motra e tij punon koordinatore dhe mesa duket paguhet për këtë pjesë, asaj do i mjaftonte vetëm të dukej.

Komenetet e tjera janë të tepërta. Vajza, i ka shkruar Saimir Tahirit për të sqaruar këtë gjë, dhe siç duket po pret përgjigje…

Zbulohet skandali:’Hajde në fushatë se do marr lek’… Read More »

SHERR LIVE: “JE KOMPLET NË GJENDJE “SHQYERJE PULE”, PO BËN MUHABETE RAKIE”!

[sgmb id=”1″]

Pyetjet ngacmuese që gazetari Ylli Rakipi i bënte vazhdimit kryeministrit Edi Rama, ka bërë që ky i fundit të ‘shpërthejë’ ndaj moderatorit të emisionit ‘Të Paekspozuarit

Pas tentativave të këtij të fundit që Rama t’i jepte përgjigje nëse do kishte një aleancë pas zgjedhore me PD-së kryeministri i tha se: ‘Je komplet në gjendje shqyerje pule’.

Rama: Koalicionet varen nga numrat. Nëse në çdo vend normal njerëzit bashkohen në numra për programe, këtu numrat duhet ti kërkosh me tepsi në dorë. Na jepmi mundësi që tepsinë ta çojmë për skrap. Pas 25 qershorit vij prapë këtu, merr dhe ata. Merr dhe pulat këtu, rripi.

Replikat 

Rakipi: Do të japim dhe ty

Rama: Mua smë fusni dot në gastronominë tuaj..Unë e di ca mendon populli për ju. Ti kujton se jeni njerëz me

Rakipi: Edhe Ergodan fliste për ty,. I uroj mikut tim fitore.

Rama: Nuk ka thënë, ku e tha?

Rakipi: Tek Kol Balla

Rama: Po mirë, nuk e kam dëgjuar.

Rakipi: Ballkanin perëndimor do të kemi ty.

Rama: Nuk funksiojnë këto, janë broçkulla. Po ca po bën? Do bëjmë intervistë… Je komplet në gjendje shqyerje pule.

Rakipi: Këtë të pulave kot e vazhdon.

Rama: Tepsia është bonifikim. Nuk bëhej dot bonifikimi pa stabilizuar terrenin.. Ky është muhabet rakie, thuaj të na sjellë raki Skrapari ky.

Rakipi: Kjo është mënyra e fushatës tënde. Nuk thua asgjë që ke bërë. Ti thua pa këtë tepsi nuk kaloj dot për mirë.

Rama: Nuk është tepsi Ilir Meta apo x y, është një sistem që duhet shkallmuar. Ti se kupton.

SHERR LIVE: “JE KOMPLET NË GJENDJE “SHQYERJE PULE”, PO BËN MUHABETE RAKIE”! Read More »

“Vodhët e vodhët, tani keni gojë e flisni”,replikon Rama: O Tarzan më qënke zhveshur edhe lakuriq!

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama është i njohur për replikat që ka me fansat e tij në Facebook. Ja disa nga më të spikaturat prej tre:

Komentuesi: o bos a tlumt ty qe mbledh gjithe budallenjt me vete. posht pd ps lsi. e rropet popullin!

Rama: Te gjithe budallenj vetem ti i zgjuar eee?! Po te ishe aq i zgjuar sa te duket vetja, per ta bere budalla gjithe popullin, diku do te te kishte dale nami per ndonje mrekulli qe do kishe bere😂 Po ti ne fakt je thjesht i pashkolluar ose i shkolluar sa per te thene si shume viktima te tjera te nje cerekshekulli rrumpalle, pa shtet, pa arsim, pa edukate, dhe ne fund te fundit s’ke faj qe te duken te tere budallenj pervec vetes

Komentuesi: O Rame, mbi 100 punonjes ne bashki jane te tute te ps-se, mja mbylle se e kenaqe ate popull te vojtur!!

Rama: Kadro, cfare po me thua se nuk po te marr vesh Kadro?! Po pse Kadro ku eshte degjuar kjo qe thua zotrote qe i qake hallin edhe popullit te vojtur, nderkohe qe je per t’u qare me ooooiiiiii per mendjen qe paske.

Komentuesi: Nuk din te flasin vetem per karrike jan shajn njeri – tjetrin kur e ndegjoj jo Ramen po edhe te tjeret….kote pa kuptime sdin as te genjej….

Rama: Ke shava une pa he me thuaj njehere meqe e paske degjuar zotrote?! Ti je nje i genjyer qe genjen veten se s’te genjen dot njeri, prandaj te duken te gjithe genjeshtare😢 Po s’je i vetmi dhe nuk te ve faj, sepse me c’te kane degjuar veshet e c’te kane pare syte cerekshekulli, pse te me besosh mua ti, s’ke faj vertet!…

Komentuesi: Ik se lat nam vodhet e vodhet tani keni goje dhe flisni te ter hajduter me Salen te parin

Rama: Tori, se me qenke zhveshur edhe lakuriq si Tarzani, keto llafe kazani ik e beji diku tjeter se mua hajdut s’me ben dot as zotrote e as te tere majmunet e xhungles bashke me ty o TarzanPrandaj te lutem mos e meso ate kingun qe ke mbi shpatulla, e te te rroje sa malet, me kete gjuhe prej pylli, se ty mund te te shijoje majmunizmi qe i fut te tere ne nje thes, po djalin e vogel mos e merr ne qafe me kete lloj edukate primitive…

Komentuesi: ne vend te bukes hani droge xaxaxa zgjohuni o populll se droga u ka vene ne gjume

Rama: Lida po ty kush te ka mbushur mendjen qe je kaq zgjuar sa te ngresh tere popullin nga gjumi?Shko ne shkolle vajze e mire dhe mos i lejo vetes keto lloj dokrrash qe u falen vetem te dehurve ne klubin e katundit

Komentuesi: spitalle pa savatu shkollat pa lyj rruga cop cop e kobit urat pa rregullu qysh ku ila berisha qyteti perseri dujas ki tallet me gjin ja qet kripen aty

Rama: Hahaha Mahmut Matmuja te marrsha te keqiat megjithe gjyslyket firmato e me keto poza prej topmodeli para veturavePo njecik shqip me shkru do mesosh o voc apo c’po te duhet thuaj

Komentuesi: Ti flet per drejtsi ?! Shko more i paftyr …

Rama: Laura?! C’pate?! C’eshte kjo gjuhe vulgare?!

Komentuesi: Vota lsi se koha jote ka ikur oedo

Rama: Durim, voten tende e di ti, po Kavajen tende do ta bej une me gocat e cunat e mi

“Vodhët e vodhët, tani keni gojë e flisni”,replikon Rama: O Tarzan më qënke zhveshur edhe lakuriq! Read More »

Premtimi ‘1000 euro për çdo bebe’, Blushi nxjerr foton që do ju shkrijë.

[sgmb id=”1″]

Pak kohë më parë, deputeti Ben Blushi, njëherazi kreu i LIBRA, premtoi 1000 euro për cdo fëmijë që lind. Një foto që qarkullon në rrjetet sociale për këtë premtim, i ka bërë përshtypje madje edhe vetë Blushit dhe e ka shpërndarë në Facebook, ku shkruan:

“1000 EURO PER ÇDO BEBE. NUK E BESOJNE VETEM GRATE POR EDHE BURRAT”.

Premtimi ‘1000 euro për çdo bebe’, Blushi nxjerr foton që do ju shkrijë. Read More »

Habit Rama: Ja dy emrat që mund të zëvendësojnë Bashën në krye të PD-së.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Rama tha sot në “Xing” të Ermalit se dy emra që ai sheh se mund të zëvendësojnë Bashën në krye të PD-së janë Strazimiri dhe Paloka.

Natyrisht që përgjigja e Ramës ishte me shaka. “I pari mendoj se është ky mo, që i shkëlqen koka dhe mban revole në brez, Strazimiri.

Ndërsa tjetri është ai që flet me –th. Ai që thotë do fithojmë thumë”, tha Rama duke iu referuar Palokës.

Habit Rama: Ja dy emrat që mund të zëvendësojnë Bashën në krye të PD-së. Read More »

“Balenat blu” të shoqërisë shqiptare!

[sgmb id=”1″]

Një shqetësim për të gjithë e të gjithë për një shqetësim. Ky është përcaktimi më i përshtatshëm për t’iu dhënë fandaksier konstante që merr përpara si ortek një shoqëri të tërë.

Gjatë një bisede spontane me një çift nga Tirana, mësova se vajza e tyre 8 vjeçare nuk kishte vënë gjumë në sy një natë më parë për të vetmen arsye se kishte dëgjuar kaq shumë të flitej për të famshmen “Balenë blu”, sa i qe bërë e pamundur rehatia gjatë natës. Vogëlushja e gjorë gjatë natës u tregoi prindërve se kishte dëgjuar në shkollë për këtë lojë të rezikshme dhe kishte frikë se mos loja i shfaqej edhe asaj në telefon. Shqetësimi dhe çudia e pazakontë e këtyre prindërve dukej në një kreshendo konstante, e kjo është e kuptueshme.

Në një pikpamje më të gjerë, unë do të pohoja pa asnjë droje, se individët që përjetojnë fëmijërinë e tyre në këtë periudhë kaotike virtualizimi e dixhitalizimi masiv, janë shumë më të sugjestionueshëm se fëmijët e rritur në vitet ’90 apo ’80. është psikozë e përgjithshme që brezat të lavdërojnë e të piedestalizojnë vetveten, duke ulur e përçmuar brezat pasrendës, por nuk është ky rasti të marrim në konsideratë këtë dukuri.

Padyshim fëmijët e sotëm të shtresave të mesve shqipëtare, rritem me më shumë dashuri, kondita, ushqim të bollshëm e cilësor, arsim më koherent e të pa indoktrinuar politikisht, por ka një cen që shkakton goxha hendikap tek këta fëmijë. Pikërisht kontakti i tyre i herëpashershëm me teknologjinë avangarde dhe zbavitjet virtuale që jo rrallë herë ua servirin vetë prindërit për t’i qetësuar teksa grinden e krijojnë rrëmujë.

Do të thoja se ky është precedent mjaft domethënës, për të mos thënë i rrezikshëm, pasi kjo metodë urtimi ngushton individualitetin e personit, nëpërmjet krijimit të varësisë së pashmangshme. U jep fëmijëve të kuptojnë se kur ndizet monitori i kompiuterit ose telefonit, është koha për tu heshtur e mumifikuar në vëmendje. Fatkeqësisht, bazuar në dëshmi nga përditshmëria, meraku më i madh i prindërve meshkuj, shkon deri tek gjinia e fëmijës kur vjen në jetë. Nëse është djal “Amin”, festë e madhe në familje. Por për ta rritur, deri në moshën kur fëmija fillon të perceptojë e të shprehë llafollogjikisht, kujdeset nëna, duke u ezauruar fizikisht, për hir të përkushtimit. Ndërsa kur vjen në jetë një vajzë, kemi plotë raste kur babai është larguar me hidhërim të njëmendtë nga materniteti.

Heshtja, kapitja dhe mumifikimi përball ekranit, fatkeqësisht shfaqet sot, por në një shkallë më të gjerë sesa skena familjare. Kudo në botë ka rënë si virus vdekjeprurës varësia nga një lojë, që për brezin tim, lindur në vitet ’80 konsiderohet me plotë gojën idiotësi. Pasi brezi ynë ka përjetuar një fëmijëri ndryshe. Por përpos përshtypjes së një gjenerate, kjo është një çështjë tejet serioze dhe delikate.

Të luash me psikozën e të vegjëlve dhe më pak të informuarve apo më pak të privilegjuarve është krim. Në forma të ndyshme e specifike parashikohet nga kodi penal. Duke u bazuar këtu, do të theksoja se “Balenat blu”, në shoqërinë shqiptare janë të tipologjive të ndryshme.

Së pari do fokusohesha tek targetgrupi i të lindurve pas viteve 2000. Pasi realiteti për ta gjithashtu nuk është “fushë me lule”. Në një moshë thuajse madhore, ata përpiqen të gjejnë pikat e rëndësishme të referimit në jetë. Në familje dhe në shkollë, këtyre të rinjve u mësohet se familja është qeliza themelore e shoqërisë. Në ambjente të tjera jashtfamiljare, atyre u mësohet se suksesi dhe të ardhurat janë qeliza e mirqënies. Nuk ka rëndësi të madhe asnjë parim bazë si ndershmëria, besnikëria, sakrifica, miqësia etj, për aq kohë sa “në valle” hyn interesi i suksesit dhe parasë.

Mes kësaj grupmoshe dhe asaj që bie vuktimë e “Balenës blu”, mund të vendoset një shenjë barazimi. Të dyja palët janë tejet të influencueshme dhe vulnerabël karshi ndikimeve nga jashtë. Kjo shfaq qartë një individualitet të brishtë dhe një karakter sipërfaqësor, të shit-bleshëm nga dukja e jashtme, makina, motorra, jetë luksose fasadë, pa karakter dhe pritshmëri konkrete nga vetja. Thjesht konsumizëm të ardhurash, energjishë dhe talenti.

E përsëris, të luash me psikozën e të vegjëlve dhe më pak të informuarve apo më pak të privilegjuarve është krim. Në forma të ndyshme e specifike parashikohet nga kodi penal.

A nuk po e kryen shoqëria jonë këtë krim? Duke filluar nga krahinat më të thella të vendit, ku rinia rritet me mendësinë e përfitimeve të shpejta e të shpeshta me anë të narkotrafikur e duke ardhur pranë qendrave më të zhvilluara dhe emancipuara, ku rinia influencohet politikisht në masë të gjerë mediatikisht dhe jo vetëm, të aderojë në organizma militante të një “X” partie, në mënyrë të atillë që të korrë “sukses profesional”. Kjo edhe për hir të përkatësisë dhe nepotizmit që marketohet haptazi.

“Balena blu”, janë ata prindër që nuk dëgjojnë fëmijët, i çekuilibrojnë me llastime, janë ai rreth shoqëror adoleshentësh, me muzikë në celular e me ëndrra gangstërrës të mitur. “Balena blu” është kushdo që përpiqet të të mbushë mendjen se gënjeshta e tij apo e saj është një mundësi konkrete. Foltoret politike janë një trampolinë për në karriget e pushtetit vetëm për ata që qëndrojnë pas tyre.

Ndaj hapni sytë prindër, edukatorë dhe mësues. Keni një detyrë fisnike për të cilën mund të fyeni ose lavdëroheni përzemërsisht një ditë.

“Balenat blu” të shoqërisë shqiptare! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com