Opinione

Blerja e votës:‘Shpërthen’ Nikoll Lesi: Kam 255 mijë lekë në makinë…

[sgmb id=”1″]

Botuesi Nikoll Lesi teksa analizon situatën parazgjedhore në vend ka një koment për arrestimet e fundit që po bëhen me akuzat e blerjes së votës në disa qytete. Lesi ka akuza të forta ndaj PD edhe stafit e Rames per menyren sipas tij djallezore për “luftën” ndaj LSI.

“PS-ja ka gjetur një mënyrë brilante djallëzore ku edhe sot, si ditë e shtunë, të bëjë propogandë në favor të saj dhe sidomos kundër armikes së saj të re, LSI”- shkruan ai.

Ai duke kritikuar edhe policine, del me nje thirrje te forte dhe tejet ironizuese, teksa fton policine ta arrestoje edhe ate vete, pasi ka 255 mije leke te vjetra ne makine.

Nga Nikoll Lesi:

Sot është heshtje zgjedhore. Nuk lejohet asnjë propogandë, por PS-ja ka gjetur një mënyrë brilante djallëzore ku edhe sot, si ditë e shtunë, të bëjë propogandë në favor të saj dhe sidomos kundër armikes së saj të re, LSI. Pra në raport me Kodin Zgjedhor, PS dhe kryeministri Rama, duken se po zbatojnë ligjin duke ndaluar persona se dyshohet se mund të blejnë vota. Nëse do kishte filmime duke dhënë lekë në këmbim të votave apo fotografi apo edhe inçizime me zë, absolutisht jemi dakort që në burg e ka vendin kushdo që vepron në këtë mënyrë. Kushdo qoftë. Por realisht sot pushteti i PS, që ka në dorë policinë e shtetit dhe shumicën e mediave, do jetë në aksion me shumë politik duke ndaluar, arrestuar dhe nxjerrë në lajme persona të dyshuar se po blejnë vota. Njërëzit e thjeshtë që shikojnë lajmet mendojnë se ” derisa e kanë ndaluar patjetër do jetë duke blerë vota”. Dhe krijon përceptim të gabuar për iks forcë politike, e cila është fiksuar nga kryeministri që të goditet sa më shumë, edhe sot si ditë para votimeve. E them këtë nisur nga finesa përfekte djallëzore e stafit të kryeministrit që edhe sot të bëhet fushatë në favor të PS.

E kam bindje, pasi i njoh mirë sepse janë mjeshtra të propogandës. Bile po ti kishte Hillary Clinton në fushatë, stafin e kryeministrit Rama, do të dilte fituese.

Le të marrim një lajm të publikur paradite, lajm që nuk do mbetet i vetëm, pasi deri në darkë vonë do shikojmë të tjera ndalime dhe lajme në televizione. Policia e shtetit ka njoftuar se “Izmir Gezim Bushaj vjec 26 banues në fshatin Kullaj, sëbashku me shtetasin Xhyher Bushaj ku brenda automjetit tip Hunday me targa AA 797 MK konstatoheshin një listë votuesish dhe sasi e konsiderueshme parash të destinuara per ti shpërndarë me qëllim blerjen e votes”, pra policia dyshimin e kthen në lajm.

Kaq ishte njoftimi dhe ku në foton e shpërndarë nga policia ishin 180 mijë lekë të vjetra, gjithësejt. Të paktën nisemi nga foto e policisë për lekët që i ka kapur në makinën e personit që citohet. Personin në fjalë as nuk e njoh dhe as nuk kam për ta njohur, por nga mënyra se si jepet lajmi nga policia e shtetit, ku nuk ka as video duke dhënë lekë, as foto duke shpërndarë lekë, as inçizime, pra asgjë komprementuese, por veçse e kanë ndaluar personin në fjalë dhe i kanë gjetur 180 mijë lek të vjetra. Dhe duke e ditur se qenka militant me LSI e paskan fotografuar me 180 mijë lekë në makinë dhe e kanë dërguar në rajonin e policisë. Më pas mënjëherë kanë shpërndarë lajmin në media se “dyshojmë se mund të blinte vota!”. Dhe e kanë shoqëruar lajmin me një foto të tij me Ilir Metën. Djallëzi e paparë dhe produkt gebelsian fushate kundër kundërshtarit politik duke përdorur policinë e shtetit dhe shumicën e mediave që mezi presin të miklojnë kryeministrin me një lajm të tillë antiLSI. Po kështu nuk jam aspak dakort edhe me Nasip Naçon, kandidatin e LSI në Berat ku mbrëmë nisi një letër ambasadorit LU dhe prokurorit të përgjithshëm se ” po blihen vota në Berat!”. Por foto apo video apo emra nuk kishte. Edhe unë mund të them nga inati fjala vjen se Ben Blushi po blen vota në fshatin tim të lindjes në Spiten, Lezhë, vetëm se ish-shoferi im që tani ka kaluar me LIBRA, Pjetër Lini kaloi nëpër fshatin Spiten me një makinë të kohës se “Koha Jone”!

Natyrisht që vota po blihen sot dhe do blihen edhe nesër. Bile edhe komisionerë dhe numërues natën e së dielës. Por duhen organet kompetente të specializuara apo edhe policia e shtetit të jenë e barazlarguar nga partitë e ku të arrestojë këdo që kapet me fakte; qoftë i LSI, PD, PDIU, PSD apo PS. Bosët e mëdhënjë të drogës, të cilët nuk dalin në skenë direkt, po hedhin miliona euro. Por, fatkeqsisht, ka informacone (po e bëj edhe unë si policia e Vermoshit!) se shumica e tyre kanë bashkëpunim me PS-në dhe me një pjesë të konsiderueshme të policisë shtetit. Kjo mbetet e rrezikshme. Ky është deformim skandaloz i votës popullore. Këtu, në këtë rast, demokracia rrezikohet seriozisht.

Por finesa e lojës së grupit kryeministror është se nga njera anë ndalojnë këta fakirat me 180 mijë lekë në xhep dhe bëjnë namin në media për të denigruar iks parti, kurse nga ana tjetër bosë, deputetë-bosë apo bosë kriminela me dhjetra milionë euro shëtisin me makina të shtrenjta dhe i kanë plot e përplot me euro 20-she, 50-she dhe 100-she të cilat shpërdahen nëpër katunde, por nuk guxon polic t’i ndalojë. Nuk ndalohen se e kanë “policin” në vend të parë!

E fundit, mëqënëse po ndalojnë me dyshime njërëz të LSI apo PD, që po blejnë vota vetëm se kanë në makinë 180 mijë lek të vjetra apo 200 mijë, me ndaloni edhe mua policë të nderuar, pasi kur të më kontrolloni sot kam 255 mijë lekë të vjetra në makinë. Deri pasdite me keni në Spiten në Lezhë. Mirë është të më ndaloni diku afër rrugës së Rinasit, pasi nuk e duroj dot shoqërimin me furgonin e policisë në rrugë të gjata!

Lajmin mos e nisni në media, pasi mezi presin dhe e japin vetë si lajm të parë disa televizione edviniste dhe lejendërtuese maviniste, të cilët e dredhin me çdo pushtet.

Mos harroni kur të më kontrolloni, kam fiks 255 mijë lekë! Po ndalova te restorant “Diella” do më mbeten vetëm 55 mijë.

A mund ta blejë një votë me kaq sa mbeten?!

Blerja e votës:‘Shpërthen’ Nikoll Lesi: Kam 255 mijë lekë në makinë… Read More »

Ç’thotë astrologia për Ramën, Bashën e Metën, ja shanset për fitoren nesër.

[sgmb id=”1″]

Astrologia Meri Shehu bazuar në numrat e renditjes në fletën e votimit dhe më pas në shenjat e horoskopit për tre lidërt e partive kryesore, PS, PD dhe LSI ka bërë një parashikim lidhur me mundësinë për fitore në zgjedhjet e nesërme parlamentare.

E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Klan, astrologia ka bërë këtë parashikim:

Numri 1- LSI, energjia e numrit 1 parashikon fillime të reja, vullnet i fortë, mundësi për rezultat. Duke e analizuat me Metën që është Dash janë pak në vështirësi, vetë Dashët janë në vështirësi, e do ti duhet punë dhe shumë përpjekje që të dalë mirë. Mundësia e 1 është e mirë, pozitive

2-PS, presupozon dualizmin, fuqinë e logjikës, balancën, sjell energji për balancë ose dualizëm. Duke dhënë këtë fitorja i bie të jetë e mirë, por kërkon partneritet, nuk përjashtohet mundësia e koalicionit

6-PD, numër legjendë, ca e kanë fat ,ca frikë, nuk është frikë, shpreh mirësi, dashuri, diplomaci të hollë. Sjell energjinë e diplomacisë, PD me diplomaci do arrijë në një pozicion të këndshëm, nuk përjashtohet koalicion se diplomacia con në marrëveshje.

Sipas shenjave

Meta është Dash. Dashi ka 7 vjecar të vështirë, godet Urani, pra janë në pozicion të vështirë, kanë jupiterin në opozitë dhe kanë fitore jo të sigurt.

Rama, gaforrja. Sot kemi hënë të re në gaforre, por tregon fuqi fituese, ringritëse dhe që merr fuqi të re, Alternuar me numrin 2 fitorja nuk është kaq e qëndrushme, pra do kërkohet koalicion.

Basha, Binjakët. Numri 6 do dalë më mirë nga sa pretendohet, shenja e binjakëve janë të favorizuar këtë vit, jupiteri u jep shanse, diplomacia u përshtatet, numri 6 sjelle energji të çuditshme, do arrijë më mirë nga sa pretendohet.

Fitorja do jetë e njërit, por nuk do jetë kaq e pastër.

Ç’thotë astrologia për Ramën, Bashën e Metën, ja shanset për fitoren nesër. Read More »

Rama ofendon komentuesit:Me këtë nivel edukate që ke…!

[sgmb id=”1″]

“Ti kërkon vota për teka, unë dua BE”, Rama ia kthen komentuesit: Me këtë nivel edukate që ke…
Kur na ndajnë edhe dy ditë nga zgjedhjet parlamentare, të shumtë janë qytetarët që replikojnë me kryeministrin Edi Rama në faqen e tij të ‘Facebook’-ut. Kështu, mes shumë komenteve Rama u është përgjigjur vetëm dy prej tyre.

Një komentuese i drejtohet kreut të qeverisë e zhgënjyer për faktin se të gjithë mësuesit që do merrnin provimin e shtetit do hynin në punë. Ndërkohë, Rama i ka shprehur mbështetjen e tij se ndryshimi në vend do të ndodh nëse votohet PS-ja. Sakaq, më kritik ka qenë një tjetër komentues, i cili i shkruan Ramës se ai kërkon votën vetëm për tekat e veta, ndërsa qytetarët duan të futen në BE. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Ramës, i cili ia kthen siç di vet qytetarit.

KOMENTUESI: Ti kerkon voten per tekat tua e qejfet e partisë.. . Ndersa un te kerkoj vetëm nje gje Shqiperia kur do futet ne BE se kam 7 vjet ne Angli se nuk vi dot ne Shqiperi ketë problem e kanë shumë shqiptarë…
RAMA: Toni, tekat e qejfet e mia ti as nuk e ke fare haberin cfare mund te jene dhe shko meso e lexo se ty nuk te ben pune hyrja e Shqiperise ne BE me kete nivel edukate e kulture qe ke.

Rama ofendon komentuesit:Me këtë nivel edukate që ke…! Read More »

Meta i zhgënjyer me Ramën: Hoqa Manjanin për hatër të tij, por…

[sgmb id=”1″]

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka folur ditën e sotme në “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit në lidhje me akuzat e kryeministrit Rama se është penguar nga LSI për të qeverisur më mirë.

“Kjo është një alibi e një mashtruesi. Nëse do të kishte pengesa vërtetë atëherë do të më thoshte. Unë s’e kam penguar për asnjë gjë.

Hoqa Manjanin se ma kërkoi ai. E hoqa se ai e kishte të pamundur të punonte me të. Ju mendoni se nuk do shkarkoja drejtorë patentash dhe të tjerë?!”, tha Meta.

Meta i zhgënjyer me Ramën: Hoqa Manjanin për hatër të tij, por… Read More »

“Nuk është fundi i botës ndarja me Metën”, Rama zbulon arsyet e vërteta të prishjes …

[sgmb id=”1″]

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri i vendit Edi Rama zbuloi arsyet e prishjes së koalicionit me LSI-në, duke thënë se ishte pikërisht aleati i tyre që vendosi të bëjë një zgjedhje taktike dhe dritëshkurtër.
“Unë kam qenë vazhdimisht i mendimit që duhet të konsolidonim koalicionin për të vazhduar partneritetin strategjik. Kam bërë përpjekje për të filluar punën për 4 vjeçarin e ardhëm si koalicion, për fat të keq aleatët tanë ndoqën një rrugë taktike, nuk u bë i mundur koalicioni për 4 vitet e ardhshme. Është e qartë që për ne fitorja është e rëndësishme edhe përmasa e fitores gjithashtu. Jo për ne, por për shqiptarët”,- tha Rama.

Ndërsa duke sqaruar se pse prish përfundimisht koalicioni, Rama shtoi: “Nuk është ndarje por pozicionim i ndryshëm, koalicioni nuk ndodhi, u bë e qartë për mua se aleatët kishin një qasje komplet tjetër taktike dhe dritëshkurtër, por nuk është fundi i botës”.

Mes të tjerash ai tha se nuk do që të zbresë në nivele banale sa i takon diskutimeve dhe deklaratave të bëra nga Meta, që sipas tij përfaqëson edhe PD-në.

“Pendesa është një moment shumë fisnik për njeriun, por në rastin konkret mendoj se kemi bërë gjënë e duhur. Fakti që ne nuk kemi parashikuar daljen nga shinat e arsyes së Ilir Metës, nuk nga bënë fajtor, ne zgjodhëm një president që është një figurë që përfaqëson edhe PD më së miri, pa qenë anëtar i PD. Unë nuk zbres në këtë nivel banal polemike, që ka hutuar dhe habitur një popull të tërë. Por i bëj pyetje vetes se ca borxhi i ka ky popull Ilir Metës. Ai do jetë i tillë për një kohë të gjatë, ka marrë gjithçka, ka qenë kryeministër, kryetar i Kuvendit, president, me votat e PS. Se si një njeri mund të jetë kaq i respektuar dhe për të fjetur gjumë i qetë, ky është mister për mua”, tha Rama.

“Nuk është fundi i botës ndarja me Metën”, Rama zbulon arsyet e vërteta të prishjes … Read More »

Skandaloze:Ja si e quan Majlinda Bregu Lulzim Bashën!

[sgmb id=”1″]

Ka qenë një intervistë e gjatë për Jonida Shehun në Top Channel, ku ajo është pyetur për shumëçka për jetën e saj.  Por meqë jemi tre ditë para zgjedhjeve parlamentare dhe sa herë flitet për zonjën Bregu të bie në mendje përjashtimi që ju bë nga kreu aktual i PD, Lulzim Basha.
Bregu, e cila gëzon një popullaritet shumë të mirë në Shqipëri, e testuar kjo në disa sondazhe të ndryshme, u gjet jashtë listës së Partisë Demokratike.  Ajo ka folur vazhdimisht edhe para natës kur u bënë listat, por edhe më vonë. Por sot ajo nuk e ka kursyer Lulzim Bashën aspak.

Ka dhënë shembullin e Gjermanisë naziste, Stalinit dhe Enver Hoxhës ku merreshin të rinj dhe përdoreshin për qëllime politike përmes metodave të shpëlarjes së trurit, siç e ka përshkruar Bregu.  Kemi bindjen se kur foli për “cekëtinë politike, për burrin bosh, zgavrën”, ajo po nënkuptonte në çdo moment Luzlim Bashën.

“Vërtet politika të përpin, por edhe ke nevojë për një lloj balance me realitetin.  Mua me bezdis shumë kjo cekëtina njerëzore e njeriut politik.  Ata që e kanë bërë rrugën vetë nuk humbasin kurrë. Ata që e kanë të fituar, janë si puna e zgavrës. Nuk me shqetëson askush që nuk e gjen veten në këtë përkufizim. Ky është burri bosh. Mua m% shqetëson, pjesa që ne nuk kemi kurrë një grup elitar mendimi. Të rinjtë e politikës, janë sot: jep një votë sot, angazhohuni sot dhe do të fitosh nesër”

Skandaloze:Ja si e quan Majlinda Bregu Lulzim Bashën! Read More »

Pas përgjigjes së ashpër të Tahirit ndaj Metës, Kryemadhi publikon mesazhin spektakolar ndaj tij.

[sgmb id=”1″]

Monika Kryemadhi, ka nje mesazh te forte per ish-ministrin e Brendshem Saimir Tahiri, pas pergjigjes se ashper qe ky i fundit i dha akuzave te LSI dhe konkretisht kreut te Kuvendit Ilir Meta. Ajo ka postuar kengen e Ermal Mamaqit dhe Dr.Florit, me titull “Mos pi mall, bej palester”, ku shkruan:

“Përshëndes Saimir Tahirin me këngën “Mos pi mall, bëj palestër” Suksese në jetë, dhe shihemi më 26 Qershor.”

Pas përgjigjes së ashpër të Tahirit ndaj Metës, Kryemadhi publikon mesazhin spektakolar ndaj tij. Read More »

“Rama do më kërkojë falje sërish, por dera është e hapur vetëm për PS”, Deklarata ‘bombë’ e Ilir Metës.

[sgmb id=”1″]

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili është njëherësh edhe presidenti ri i votuar në Parlament ka folur për marrëdhëniet e tij me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.
I ftuar në “Opinion” Meta i ka lënë rrugë të hapur PS-së, por jo Edi Ramës për një marrëveshje në të ardhmen.

“Po ka kërkuar dhe do kërkojë prapë, nuk e di nëse do të pranojë Petrit Vasili. Rama ka thënë se e ka mbyllur me LSI-në, ndërsa e i themi që me Ramën skam ë, ndërsa me PS-në po. Ka një problem midis Ramës dhe demokracisë, tansparencës, debatit me kundërshtarët e partnerët.

Ky është problemi që kemi ne. Sa kohë ka qenë Basha në çadër kam thënë që ai për drogën ka të drejtë, për dekriminalizimin po. Ilir Meta ka qenë ekstremisht tolerant me Edi Ramën. Rama ka marrë gjithë përgjegjësinë qeverisë ka patur timonin me gjithë zv.kryeministirit dhe aparatin e qeverisë.”, tha Meta, i cili deklaroi edhe një here se LSI-se do jete force e pare.

“Rama do më kërkojë falje sërish, por dera është e hapur vetëm për PS”, Deklarata ‘bombë’ e Ilir Metës. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com