Zgjedhjet parlamentare të në Shqipëri janë pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare. Shtypi botëror ka vënë një shenjë barazimi mes zgjedhjeve dhe të ardhmes europiane te vendit. Euronews e hap artikullin per shqiperine me titullin, “Europa po shikon Shqipërinëë që voton”
Euroneës thekson shpresën e kryeminsitrit Edi Rama për të siguruar shumicën i vetëm në mënyrë që të nxisë reformat jetike në gjyqesor, të cilat do t’i hapin rrugën Shqipërisë drejt Brukselit. Sipas Euroneës, rreziku qëndron në faktin se presidenti i sapozgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta mund të mbajë sërish rolin e atij që do të vendosë.Washington Post nënvizon marrëveshjen e dy partive të mëdha PS-PD si paraprijëse të zgjedhjeve parlamentare, por ndalet të theksojë se mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është çelësi për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.
Edhe Associated Press shkruan se partitë e mëdha u detyruan të lënë pas çdo ndasi për të çuar vendin drejt Bashkimit Europian. Për Deutche Ëelle zgjedhjet e së dielës vijne nga një atmosferë fushate që nuk i përngjan asnjë fushatë të kaluar. Mediat italiane përsërisin kërkesat e kryeministrit shqiptar për të marrë një shumicë të fortë që do të vendose për të ardhmen europiane të vendit. Sipas Ilsole24 Ore, nuk është i përjashtuar formimi i një koalicioni të madh qeverisës me të djathtën, i cili do t’i sigurojë më në fund Shqipërisë, një vend në Bashkimin Europian.
Edi Rama e rrëmbeu i vetëm timonin. Këto zgjedhje që u bojkotuan nga ata që kanë braktisur me kohë Shqipërinë, nga ata që nuk patën besim tek një opozitë e kalbur që deshi të sillet si qeveri apo tek një parti qeveritare që deshi të bëjë si opozitë, treguan disa gjëra. Ato treguan se në mjedisin shqiptar mjafton të heqësh një muaj kravatën dhe të vishesh me tuta; të mos bësh premtime, por të thuash batuta; të mos sjellësh asnjë investim të huaj, por të bojatisësh fasadat; të thellosh borxhin pa ndërtuar asnjë vepër madhore, pra mjaftojnë vetëm këto, për të thelluar rrezultatin dhe për të qëndruar në pushtet.
E përsëri ja ku jemi tek pyetja: mos vallë votuan shqiptarët gabim? Si është e mundur që fitoi Edi Rama? Si është e mundur që ai mori shumë më tepër deputetë se katër vite më parë?
Përpara se t’i jepet jetë teorisë të gabuar të një populli që i kupton me vonesë gjëmat e pushtetit, duhen eksploruar disa shkaqe të tjera.
Edi Rama fitoi si pasojë e bojkotit masiv dhe këtë e tregon fakti se në numur votash ai nuk ka pësuar asnjë ngritje të ndjeshme në raport me katër vite më parë.
Edi Rama fitoi sepse partia me të cilën u ndesh më ashpër se kushdo në fushatë, pra LSI-a, ishe një forcë politike, që qe po aq përgjegjëse sa ai për këtë perudhë të ushtrimit të pushtetit. Çuditërisht njësoj si Rilindja edhe partia e mbetur jetim pa Ilir Metën e rriti numrin e deputetëve.
Edi Rama fitoi sepse partitë e reja dështuan. Cinikë deri në ekstrem, të zhgënjyer deri në kockë dhe të lodhur nga politika, ajo pjesë e elektoratit të lëvizshëm që kthen kamp, zgjodhi më parë pazarxhijtë që blejnë votën me para, sesa politikanët që u ofrohen me projekte ndryshimi.
Por, mbi të gjitha Edi Rama fitoi pasi ai i’a mbërriti qëllimit që ta shndërrojë Lulzim Bashën në një dordolec qesharak. Ky i fundit i’a doli t’i bëjë PD-së atë që nuk ia ka bërë dot as byroja politike, as vrasësit e 1 prillit, as Zani Çaushi dhe as Jaho Salihi. Lulzim Basha do të hyjë në histori si ekzekutori i pamëshirshëm i një partie që lindi si shpresë dhe po kalbet si kufomë. Ai e zavarriti për katë vite opozitën nën hijen e errët të trashigimisë së Berishës dhe tregoi, në kulm të fushatës, atëherë kur shumëkush priste fitoren, se qe i gatshëm ta vyshkte edhe katër vitet e ardhshme nën erësirën e Ramës. Ai nuk bëri gjë tjetër, veçse na tregoi të gjithëve së bashku, se ai kishte vlerë vetëm i fshehur në çadër. Se po të dilte cullak, në sytë e gjithë botës do të rrezultonte si tani: një butafori e mjerë.
Megjithëatë, pavarësisht nga dështimet e të tjerëve, Edi Rama fitoi edhe për meritë të tij. Në këtër vite ai arriti të konsolidoi një pushtet oligarkik, i cili punoi në fund vetëm për të. Të gjithë përfituesit e koncesioneve maramendëse, të lejeve të ndërtimit, të gjithë trafikantët e mëdhenj të hashashit që i shpëtuan ndëshkimit që në Lazarat, të gjithë bosët e televizioneve të mëdha që kanë shumfishuar pasurinë, u vunë në shërbim të tij. Me këtë pushtet të madh financiar dhe propagandistik në dispozicion, Edi Rama nuk mund të mos t’ia dilte të krijonte një realitet të remë për qeverisjen e tij 2013-2017.
Por pyetja që shtrohet tani pas kësaj fitoreje dërrmuese është : Ç’do të ndodhë më pas ? Ç’drejtim do të marrë vendi tani që Timonieri i vetëm do të ketë një mbështetje të gjërë në parlament ?
Rreziku i parë është zbehja e thellë e opozitës.
Nga njëra anë LSI-a e zmadhuar në numra, nuk dihet se sa do t’i rrezistojë faktit që pas tetë vitesh nuk do të jetë më një parti e pushtetit. Ajo kërcënohet nga avullimi i votës klienteliste dhe ndryshimi i mënyrës së financimit. Po t’i shtohet kësaj edhe fakti se ajo do t’a ketë liderin e saj real me duar të lidhura në presidencë, askush nuk mund të vërë bast për forcën e saj reaguese.
Gjendja është edhe më keq në një parti në prag të katastrofës si PD-ja. Këto zgjedhje treguan se recetat e plakut Sali i përkasin shekullit të shkuar, po aq sa servilizmi dhe pafuqia e Bashës i përket një modeli të dështuar. PD-së prpara se të men dojë për opozitën do i duhet një kohë e gjatë të merret me veten. Do i duhet të kalojë nëpër kalvarin e një prerje kokash dhe ndryshimi radikal, nëse do vërtet që një ditë të rigjallërohet. Por ky proces riskon t’a mbajnë larg misionit vendimtar të të bërit opozitë. Për t’u bërë e besueshme për shqiptarët PD duhet të fillojë të besojë së pari tek vetvetja.
E gjitha kjo situatë rrezikon që t’a lërë Timonierin e madh fare pa frena. Ai tani mund të realizojë gjithçka kishte në kokë. Ta japë gjithë shtetin me koncesion. Të mbushi Shqipërinë me plehra të importuara. Të dendësojë Tiranën me kullat që planifikoi që kur kryesonte bashkinë. Pra, shkurt, të realizojë projektin e tij final, për t’a qeverisur vendin duke e akumuluar të gjithë pushtetin ekonomik dhe financiar në duart e pak oligarkëve. Ai rrezikon të ndjekë të njëjtën skemë, me të cilën akaparoi PS, përmes klientëve të tij të pasur, me të cilën kontrolloi parlamentin e shkuar, përmes kriminelëve që futi aty. Në të njëtën mënyrë Rama planifikon të kontrollojë Shqipërinë e nesërme duke e ndarë atë në pak duar të super të pasurve pranë tij.
Në këtë mënyrë zgjedhjet e katër viteve më pas do të jenë vetëm lojë.
Gremina e një sistemi alla Putin apo Erdogan duket me e afërt se kurrë
Partia Socialiste po fiton zgjedhjet parlamentare, të mbajtura të dielën, në Shqipëri, duke fituar rreth 50 përqind të votave. Kështu raporton sot Sputnik, duke analizuar të dhënat e para nga numërimi, pas zgjedhjeve të djeshme në vendin tonë, sipas të cilës, fitorja e Ramës vjen pas bojkotit të zgjedhësve.
Sipas KQZ, Partia Demokratike ka fituar rreth 27 përqind të votave. Gjithsej 18 parti po marrin pjesë në zgjedhje, me mbi 3 milionë votues të regjistruar dhe 5.300 vendvotime të ngritura në të gjithë vendin.
Pjesëmarrja në votime ishte më e ulta për 25 vitet e fundit, pasi vetëm 45 përqind e votuesve të regjistruar shkuan në qendrat e votimit. Shkelje të shumta janë raportuar gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.
“Vëzhguesit thonë se një pjesëmarrje e tillë e ulët mund të jetë shkaktuar për shkak të festës së Bajramit, duke shënuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, si dhe moti jashtëzakonshëm i nxehtë në Shqipëri”-shkruan media ruse.
Sipas njoftimeve, gjatë zgjedhjeve janë regjistruar shkelje të shumta. Një parti politike duhet të fitojë 3 përqind për të hyrë në parlamentin me një dhomë me 140 vende, ndërsa një koalicion kërkon të paktën 5 përqind të votave.
Fatos Nano i rrethuar në një tryezë nga Edi Rama, Ilir Meta, Mustafa Xhani e Leonard Solis. Bëhet fjalë për një fotografi të vjetër, që eshte postuar mbrëmë në një profil në FB, me emrin e ish-kreut të Partisë Socialiste Fatos Nano.
Ndërsa procesi i votimit kishte përfunduar dhe kishin nisur të numëroheshin kutitët e para, Fatos Nano apo kushdo që mban një llogari në facebook në emër të tij, ka postuar një fotografi nostalgjike të vitit 2005, ku Nano, mbante në të dy krahët Ramën dhe Metën.
Pas shpatullave të tyre shquhet një poster ku shquhet slogani “Së bashku në rrugë të mbarë”. Domethënëse edhe vështrimet e Ramës dhe Metës.
Pas perfundimit te votimit kryeministri Edi Rama u ka derguar nje mesazh deputeteve ku nder te tjera u ka thene se “timonin do ta kemi”.
Sipas te gjitha te dhenave timonin do ta kemi😀✌🇦🇱 Ju lutem ju lutem ju lutem mobilizim total per cdo vote ne numerim dhe qetesi e durim ndaj cdo provokimi! Na duhet proces i paster dhe i pakontestueshem✌🇦🇱 Rrofte Partia Socialiste✌🇦🇱Rrofte cdokush qe ka punuar dhe po punon per qellimin tone te drejte✌🇦🇱 Rrofte cdo njeri i zakonshem i ketij vendi qe na ka besuar dhe mirekuptim i plote per kedo nuk na ka votuar✌🇦🇱
Tani perqendrim maksimal dhe disipline shembullore, per ta cuar me nder, deri ne numerimin e votes se fundit kete beteje historike per Shqiperine qe duam🌹✌🇦🇱.
Gazetarja Ornela Hila i kerkon nje nder 56% te shqiptareve. Ja cfare do… Gazetarja vlonjate ka kerkuar nje nder te vecante, drejtuar 56% te shqiptareve.
Ajo ju ka kerkuar te dalin e te votojne edhe per te. Por pse vetem atyre e jo tw gjitheve? Ja cfare shkruan Hila ne fb: “A ma beni nje nder ju lutem?! VOTONI edhe per mua, JENI 56% (Ja ke do votoja une…) Kjo e diele eshte nje nga ato qe vjen nje here ne 4 vjet, ndaj mengjesin mezi do e prisja. Po te isha ne Shqiperi, ne Vloren time a e dini cdo te beja sot?!
Do zgjohesha qe pa gdhire e do beja nje analize te shkurter te 4 viteve qe iken. Sapo te hapja syte do shikoja tim shoq prane meje, e mendimi i pare do ish ne ish shplodhur nga stresi i pasigurise ne pune se drejtoresha apo pronari i rradhes i kane vene kembet ne nje kepuce per voten.
Qe ai, si shume te tjere hallemedhenj te ndershem qe duhet ta djersisin jeten, te votojne partine ku militon shefi i rradhes se ndryshe preket buka e familjes. (Por une e ai sot kemi shefa qe s’na i dine e as duan t’ja dine per bindjet tona politike). Por vijojme, do ngrihesha e do i afrohesha krevateve te vajzave te mia, te cilat padyshim do jene ne gjumin e tyre te qete, ato se dine akoma fatmiresisht se sa i rendesishem eshte vendimi i prinderve te tyre ne nje dite si kjo e sotmja.
E rutines se nje mengjesi te zakonshem si shpetoj dot as kete te diele, e tualeti do jete ndalesa e rradhes me shpresen se uji qe vjen rreth ores 5, ka mbush bolierin, e dashte Zoti mos te kete pas defekt elektrik te lahem me uje te ngrohte… Pas kesaj do shkoj ne kuzhine, me duhet te mendoj per mengjesin, une dhe im shoq edhe s’kemi pretendime, por do mendoja vajzat…
E teksa orvatem te beje gati c’ka frigoriferi apo dollapi, hap tv e shikoj qe pa gdhire mire lajmet. Sa ndryshe e tregon realitetin ai mjeti drejtekendor cudiberes, e pasi degjoj per punet e papara mendoj menjehere mamin, te ciles ju rrit pensioni me 3 mije lek te vjeter e qeveria i tha se me kete arritje reformash s’duhet te kete goje te flase se pensioni eshte sa fatura e dritave dhe ujit, ndaj me shtetin eshte ne rregull, per stomakun le ta zgjidhi vet si cdo pensionist tjeter me “dieta” afatgjata ose thene ndryshe te shikoje nga duart secilin nga femijet qe i vete per vizite e te beje si te beje.. per te mos folur per shendesine falas…e shkreta mami…(e mjere prinderit e gjysherit tane) Do fik tv e do hap facebook-un, e di qe aty do shikoj Shqiperine qe enderroj, ne selfie luksi e lumturie pa fund, ne veshjet mode e fundit e pjatancat plot fruta deti, drekave e darkave shqiptarce, apo ne mengjeset mondane e te zvaritura deri ne mesdite ne baret e bukur te Vlores sime.
Pas disa “like” -ve per kortezi, do nis te mendoj e reflektoj mbi lumturine Facebook-siane te qytetit tim, duke harruar shtepite nga dalin keta te lumturit cdo mengjes, ca hane, ca pijne, si i paguajne faturat, mire rrobat qe i blejne edhe ne linja apo edhe ne gabi e hijshem kamuflojne aparencen, por me stomakun c’behet pas dy a tri kafesh, kur se ke te mbushur mire?!
Po me mendjen c’behet nga dyjezimi i jeteve reale e virtuale?! Po me familjen c’behet kur stomaku e mendja s’ja dalin dot?!
Le me c’behet pastaj me shoqerine e shtetin… E ne kete mori mendimesh, s’do mund te harroja qe sot ishte dita ime. Sot do me jepej mundesia qe pas 4 vjetesh te isha e lire, te isha vetem une perballe me zgjedhjen time.
Nderkohe ora po trokiste drejt 8, do ishin hapur qendrat e votimit. Do zgjoja nxitimthi tim shoq e pa tangerllekun e perditshem do i afrohesha qendres sime te votimit.
Aty do ta merrja me nge pastaj, do kujdesesha te me shihte cdo komisioner, dhe elozheve te tyre prej militanti te porositur qe ti qeshe votuesit e ti dalloje qe sa hyjne apo ti orientoje me lezet s’do jua vija veshin.. Ky eshte casti i vetem qe i kam ne dore, s’mund ta coje dem. Do merrja fleten e votimit e krenare do beja zgjedhjen time.
Pastaj do kthehesha me e qete ne rutinen time, do shikoja bijat e mia e do ju thoja se s’u fsheha si struci, por ushtrova forcen time, votova e lire per ate c’ka gjykova me te miren, apo qofte ate qe mendova te keqen me te vogel, por ama votova, shpreha vullnetin tim, qofsha dhe e vetme mes lumenjsh militantesh, une vajta dhe zgjodha per veten, familjen time e te ardhmen 4 vjecare tonen. Pas kesaj do vazhdoja me e qete te dielen time te zgjedhjeve.
Me dhemb qe sot s’kam mundesi te votoj e te vendos per te ardhmen ne vendin tim, por ne emigranteve akoma s’na i kane mundesuar voten… Ata keshtu duan te mos kemi mundesi ti ndikojme pushtetin, ndaj sot ti dil voto dhe per mua, ti qe s’shitesh e as blihesh, e qe si une je mesuar ta djersisesh jeten, jeni plot 56% dilni e tundini mire, te kuptojne se jemi Ne qe vendosim.
Do doja qe ata 56% e shqiptareve qe mendojne te largohen nga Shqiperia, sot te dalin nga shtepia e te votojne, te besojne se po e ben ne liri shenjojne ndryshimin.
Po heshte sot, s’ka me kuptim te ligjerosh a pretendosh neser.”
Pas reagimeve nderakuzuese mes dy “armiqve” tashme të hapur, deklaratave te forta te bera nga Lezha nga ana e presidentit te zgjedhur dhe pergjigjes se PS-së, ka reaguar edhe Kryeministri Rama.