Një debat i ashpër është zhvilluar mes avokatit Spartak Ngjela dhe botuesit të MAPO, Henri Çili, në Zgjedhje 2017, në Vizion Plus, me gazetaren Rudina Xhunga.
Ngjela tha se zgjedhjet mund t’i kishte fituar PD, nëse Basha do t’ua kishte lënë vendin Topallit, Patozit dhe Bregut. Por, Çili i kërkoi Ngjelës një emër të vetëm, duke i thënë se nuk ka treshe në politik, por në ndonjë vend tjetër.
Më poshtë po sjellim një pjesë të debatit. Ndërsa në video mund të ndiqni sherrin e tyre të plotë në studio.
Ngjela: Në rast se treshja që i futi në parlament, merrte pushtetin dhe ky tërhiqej, nuk dinte nëse fitonte Rama. Basha ra te skema e atyre.
Në momentin që pranoi skemën e tyre, në çdo vend të botës që do të ishte, thotë merreni, unë dështova merreni ju. Të jemi realistë, nuk dihej se kush do të fitonte.
Çili: Hipotetike.
Ngjela: Mirë mo mirë, se ti i ke me fakte.
Çili: Ti s’po më thua kush do të jetë lideri që do t’i fitonte këto zgjedhje brenda PD.
Ngjela: Treshja mo, ata tre.
Çili: Ca treshe, ku ka treshe në politikë. Treshe ka në ndonjë vend tjetër. Cili lider dhe cila figurë politike mund t’i fitonte këto zgjedhje?
Ngjela: Mirë, m’i thuaj ti. Nëse nuk di të bësh bisedë akademike, më mirë dëgjo.
Zërat kritikë brenda PD ndaj kreut Lulzim Basha janë shtuar ndjeshëm orët e fundit, ku kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të tij nga kreu i PD.
Por siҫ duket kritikëve nuk u kanë mjaftuar vetëm deklaratat për media por në hyrje të selisë së PD ata kanë vendosur një banderolë ku shkruhet “Basha ik”./dritare
Rezultati fitues i Partisë Socilaiste është duke u thelluar pas çdo kutie të numëruar. Një mesazh falënderues për gjithë votuesit ka shkuar nga kryetari i PS-së për Tiranën., Saimir Tahiri.
‘Dje mund të jemi ndarë për votën, nga sot duhet të bashkohemi për Shqipërinë e fëmijëve tanë’ –shkruan ish ministri i Brendshëm Tahiri.
Me anë të këtij mesazhi Tahiri ka bërë një ftesë të hapur për gjithë kundërshtarët politikë që tani që gjithçka ka mbaruar t’i përvishen punës për të ardhmen e Shqipërisë.
Ditën e djeshme Reme Lala e cila u zgjodh nën siglën e PDIU-së si deputete e Qarkut të Dibrës u përfol se iu bashkua Ramës.
Është ende 22 vjeç dhe në vitin e tretë të studimeve në një nga universitetet private të Tiranës.
Po pavarësisht kësaj ajo deklaroi mbështetjen për qeverinë e Edi Ramës. Po mesa duket sot ajo është tërhequr dhe ka sqaruar se ajo vijon të jetë pjesë e PDIU-së.
“Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndertuar eposin e ri te dibraneve.
Faleminderit qe zgjodhe per ta faqosur ne librat e historise , ne korpusin e ndritur qe do leme trashegim.
Faleminderit dy burrave Aqif Rakipi e Bujar Muca. I uroj fitoren dy burrave fisnike, deputeteve te Elbasanit.
Une jam ne mes te tyre, si deputete e PDIU-se dhe nuk kam kaluar me askend.
Faleminderit per buqeten e pare te mireseardhjes,po ashtu rishtareve te ekranit qe vemendjen e marrin nga hedhja gjyleve me uje,me siguri lagin vetem kembet e veta.
Nuk dine te jene as guximtar deri ne fund. Bejne perifrazime, gjasme simbolika,metafora me mimika te friksuara,gjuajne me shigjeta kaullcuku ne frontin ku fortifikimet jane prej celiku”, shkruan mes të tjerave Lala.
STATUSI I REME LALËS:
Te dashur dibranet e mi!
Iu falenderoj perzemeresisht per mbeshtetjen. Ne te gjithe fushaten tone, kam thene qe une nuk kam parti, partia ime jeni ju, Dibra dhe dibranet. Per respektin e dibraneve, per te sqaruar dhe disa dibrane qe mund te jene keqkuptuar, per t’iu kthyer pergjigje dhe disa analisteve, gazetareve apo shtriganeve qe jane mesuar te ndyjne gjithcka, jane mesuar te shtremberojne e te deformojne, e per t’i kthyer pergjigje dhe atyre qe merren me tepsia e me kusia, me duhet ti them disa fjale.
“Do me lini tia nis mbare…..?
Sic duket perkthimi shqip – shqip ne 2017 rezultonka me i veshtiri”
Mesojeni nese ju ka humbur nga dija,
rifreskojeni nese eshte mykur nga deliret,
perpunojeni nese shiteni sic jeni.
Faleminderit Dibra ime qe hodhe gurin e pare ne themele , per te ndertuar eposin e ri te dibraneve.
Faleminderit qe zgjodhe per ta faqosur ne librat e historise , ne korpusin e ndritur qe do leme trashegim.
Faleminderit dy burrave Aqif Rakipi e Bujar Muca. I uroj fitoren dy burrave fisnike, deputeteve te Elbasanit. Une jam ne mes te tyre, si deputete e PDIU-se dhe nuk kam kaluar me askend.
Faleminderit per buqeten e pare te mireseardhjes,po ashtu rishtareve te ekranit qe vemendjen e marrin nga hedhja gjyleve me uje,me siguri lagin vetem kembet e veta.
Nuk dine te jene as guximtar deri ne fund. Bejne perifrazime, gjasme simbolika,metafora me mimika te friksuara,gjuajne me shigjeta kaullcuku ne frontin ku fortifikimet jane prej celiku.
Gjykimet ne eter nuk kompleksojne njeri.
Velat i ngrita per te lundruar drejt , qete , faleminderit Zotit qe eren e kam ne favorin tim.
Po ua theksoj te gjitheve, Dibra e dha verdiktin e vet. Tani me ngelet mua, qe ne respekt te dibraneve, te bej realitet fillimin e Rruges se Arberit brenda ketij viti.
Po Rruga e Arberit me Edi Ramen behet, se Edi Rama e ka timonin! Une si dibrane, jam e gatshme te bashkepunoj me kedo qe realizon premtimin e Rruges se Arberit. Dibra ka me shume rendesi se ideologjite.Edhe nje here faleminderit shume Dibra, Dibres e dibraneve iu detyrohem e do t’iu perkushtohem perjete!
Nën titullin “Artisti me dorë të mirë edhe për politikën” – gazeta zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”vëren se tendenca që ka Rama të thyejë tabu mund t’i japë impulse të reja Ballkanit.
Edi Rama, i jep rëndësi faktit, që të perceptohet si jo-konformist, vëren NZZ, “dhe ky nuk është gjest mashtrimi. Sepse Rama nuk është vetëm politikan i suksesshëm, por edhe artist…kur vjen puna tek politika, Rama është zanatçi.
Ai bën koalicione, largon kundërshtarët nga partia, dhe e lustron imazhin e tij publik. Rama ka karizëm si orator, sharmi dhe batutat e tij bëjnë të mundur të durohet egoja e madhe e tij.”
Gazeta zvicerane i kushton vëmendje edhe politikës së Ramës në rajon. “Rama dhe Vuçiç konkurrojnë për vëmendjen e kancelares gjermane, Angela Merkel…pasi Vuçiç ka marrë shumë mbështetje nga Berlini për reformat ekonomike dhe politikën paqësore,
Rama u ndje me sa duket i anashkaluar. Në prill ai u ankua për dezinteresimin e Brukselit ndaj Ballkanit Perëndimor dhe paralajmëroi, se herët a vonë kjo mund të çojë në përplasje të rrezikshme. Por qe se këto vende nuk pranohen në BE, atëherë nuk përjashtohen “Unionet e vogla”, filluar me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Siç pritej deklarata shkaktoi indinjatë në Beograd.”
Sipas NZZ, “dinamika mes Ramës dhe Vuçiç mund të shfrytëzohet edhe në mënyrë konstruktive… Një marrëdhënie e mirë mes Tiranës dhe Beogradit mund të ndihmojë që të rifillojnë bisedimet e ngecura me Serbisë dhe Kosovës. Fitorja e Ramës në këtë kuptim nuk është një shans vetëm për Shqipërinë.”
Ndërsa “Berliner Zeitung” nën titullin “Një piktor fiton zgjedhjet në Shqipëri” thekson, se “jo vetëm Shqipëria e izoluar kaq gjatë është ekzotike për europianët, por edhe Edi Rama, kryeministri i vjetër dhe i ri, mund të quhet ekstravagant, ndoshta edhe ekscentrik”. Pas nënvizimit të karrierës së Ramës jo vetëm si basketbollist, por edhe si kryebashkiak i Tiranës, “Berliner Zeitung” nënvizon se “Rama duhet të tregojë tani se mund t’i çojë 2,9 milionë banorët e shtetit shqiptar drejt një mirëqenie më të mirë dhe drejtësie sociale.”
“Frankurter Allgemeine Zeitung” e vë theksin tek numri i ulët i pjesëmarrjes në votime dhe tek shkeljet që janë konstatuar nga OSBE/ODHIR…”Ka pasur rastet e njohura të blerjes së votave apo kërcënimeve. Ka pasur raportime për sulme të aktivistëve socialistë ndaj përkrahësve të Ilir Metës, presidentit shqiptar dhe ish-kreut të LSI-së…Rama ia doli t’ia hiqte LSI-së rolin e “mbretëvënësit” -(kingmaker)pas koalicioneve të saj qeverisëse njëherë me demokratët dhe më pas me socialistët.”
Edhe “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje zhvillimeve në Shqipëri. Socialistët nën kryeministrin Rama i fituan zgjedhjet parlamentare të së dielës, por “Süddeutsche Zeitung” vëren, se “27 vite pas rrëzimit të komunizmit stalinist, qytetarët ishin dukshëm të zhgënjyer nga partitë në shtetin ballkanik.” Ndërsa gazeta “tageszeitung” nënvizon, se “që kryeministri Edi Rama me partinë socialiste do të fitonte zgjedhjet parlamentare, kjo ishte parashikuar në javët e shkuara. Por që ai do të fitonte shumicën absolute, kjo është surprizuese.”/Deutsche Welle/
Drejtori i Televizionit Klan Aleksandër Frangaj, i ftuar në emisioni “Opinion” ka kritikuar ashpër kreu u Partisë Demokratike Lulzim Basha. Ai tha se kjo është humbja më e thellë e kësaj partie në gjithë historinë e saj. Më tej Frangaj ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike. Frangaj po ashtu ka kërkuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe në rolin e kujdestarit për të ristrukturuar partinë.
“Doktori duhet të zbresë nga kulla e Bashkimit, të shkojë atje në PD dhe të ribashkojë partinë. Lulzim Basha ka bërë shumë gafa. P.sh në listën e Tiranës, nuk ke asnjë katolik. Nuk e ka bërë kurrë Sali Berisha këtë gabim. Në listën e Tiranës, të paktën nga 1 tek 15 nuk ke asnjë katolik, asnjë ortodoks. P.sh. në Lushnje s’vuri asnjë lushnjar.”
“Sali Berisha duhet të shkojë në PD dhe të thërrasë të gjithë strukturat. Të rithimelojë PD-në në rolin e kujdestarit dhe më pas të bëhen zgjedhje normale”, u shpreh drejtori i Klan. /Opinion
Nga rezultati i deritanishëm i votimeve, Halim Kosova do të hyjë si deputet i PD-së në Parlamentin e ardhshëm pasi është i teti në listën e kandidatëve demokratë të Qarkut të Tiranës.
I pyetur për parregullsitë që ka pasur gjatë procesit dhe veçanërisht në KZAZ e Tiranës nga ku po ndjek procesin, kandidati demokrat tha sinjalin e parë se opozita ka për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të dhënat paraprake të të cilit flasin për humbjen e Partisë Demokratike.
“Ka pasur dy apo tre parregullsi por nuk e cenojnë procesin. Nuk i heq asnjë prejse deklaratës së bërë nga Ambasada e SHBA”,- tha Halim Kosova.
I pyetur nga gazetarja e News 24, për zërat e PD-së që kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës, Kosova u shpreh se nuk është momenti për shkarkime, por për të numëruar çdo votë deri në fund.
“Unë fillimisht nuk e kuptova pse u ndërpre, por pas disa minutash, bisedova me të gjitha palët, të gjithë këtë procedurë të gjatë nuk e cënojnë procesin, jemi këtu për të numëruar deri në votën e fundit që qytetarët kanë dhënë.
Unë preferoj të numërohen edhe kutitë, dhe konkluzionet do nxirren. Unë e kuptoj situatën, megjithatë unë preferoj që komentet e mia nëse do të më jepet rasti do t’i jap në fund të kësaj fushate, në dukje të qetë por që ‘ska qenë dhe aq shumë e qetë.
Tani unë jam përqëndruar që ky numërim të jetë sa më normal. Dhe gjithcka të mbaroj siç duket.
Paradite kam deklaruar se nuk është momenti as për dorëheqje dhe asgjë. Duhet të mbarojmë njëherë këtë proces. Për momentin jemi të përqëndruar në numërim. Asnjë numërues I PD në çdo kënd të Shqipërisë nuk duhet të demoralizohet. Dhe të mbarojmë procesin dhe këtu do të jemi të gjithë”, u shpreh Halim Kosova.
Gazetari dhe ish-këshilltari i ministrit të Financave në Partinë Demokratike, Ridvan Bode, Elvi Fundo ka publikuar sërish një tjetër mesazh të shkëmbyer me Lulzim Bashën.
Vetëm një muaj më parë gazetari i kishte shkruar një mesazh duke e kritikuar për listën në Korçë, ndërsa mesditën e 26 qershorit e ka ironizuar rezultatin e deritanishëm të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit.
Në vazhdim të mesazhit në dt 27 maj. Në Korçë dhe të gjithë Shqipërinë more këtë timin. Jep dorëheqjen dhe qërroju me nder e pa lavdi”, i ka shkruar Fundo – Bashës.
Deri tani Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 43 mandate dhe është fituese vetëm në qarkun e Kukësit.