Opinione

Deklarata e fortë e Patozit: Lulzim Basha është kërcënim kombëtar.

[sgmb id=”1″]

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka dhënë një deklaratë të fortë në “Opinion” ditën e sotme në “TV Klan”, duke thënë se Lulzim Basha është kërcënim kombëtar.

Sipas Patozit, ai ka grabitur opozitën duke dëmtuar Shqipërinë.

“Lulzim Basha sot është kërcënim kombëtar. Duke marrë peng, dhe duke e grabitur PD-në dhe duke e çuar në atë humbje katastrofale, Basha mban peng zhvillimet shoqërore dhe politike në Shqipëri.

Shqipëria për shkakun e tij sot mbetet pa opozitë. Kemi 200 mijë demokratë që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje”, tha ai.

Deklarata e fortë e Patozit: Lulzim Basha është kërcënim kombëtar. Read More »

Spartak Ngjela rrëfen “sekretin” e Eduard Selamit.

[sgmb id=”1″]

Avokati Spartak Ngjela ka bërë një postim në rrjetin e tij social, lidhur me kandidaturën e Eduard Selamit për kreun e Partisë Demokratike, duke treguar misionin e Selamit në PD. 

Postimi   

 Eduard Selami hodhi kandidaturën për t’u zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike. A do ta ketë të hapur mbështetjen e politikës amerikane? Sigurisht që po. Selami është figura kryesore sot që do ta kthejë të gjithë të djathtën shqiptare drejt atlantizmit, për ta shkëputur përfundimisht nga kthetrat njëzetvjeçare të orientit.

Në fakt është personi i vetëm që kërkoi në vitin 1995 riparimin e Partisë Demokratike për të mos shkuar më tej kundër politikës amerikane. Realisht është personi që paralajmëroi shkatërrimin e vitit të mbrapshtë 1997. Suksese zoti Selami! Të uroj ta kryesh tani misionin tënd kombëtar që nuk e kreve dot në vitin 1995…

Spartak Ngjela rrëfen “sekretin” e Eduard Selamit. Read More »

Komentuesi, Ramës: Populli ta dha timonin, ja kur ta heqim automatikisht patentën.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama vijon me traditën e tij të urimit të mengjesit per gjithe ndjekesit ne rrjetet sociale. Mengjesin e sotem ai ka zgjedhur video me rilindjen e Gjirokastres.

“Mirëmëngjes, dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë kolazh të disa prej thesareve të natyrës dhe të trashëgimisë sonë historike nga qarku i Gjirokastrës,” shkruan Rama në Facebook.

Por pas videos jane te shumte komentuesit qe e urojne, i japin keshilla, i kerkojne se cfare duhet te beje tani qe e ka vete ne dore timonin. Mes tyre, eshte edhe dikush qe i thote se kur ta t’ja heqin automatikisht patenten.

1

Komentuesi, Ramës: Populli ta dha timonin, ja kur ta heqim automatikisht patentën. Read More »

Komentuesi provokon Ramën me ‘Rroftë PD-ja’, përgjigjja e kryeministrit do t’ju befasojë.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama pak më parë postoi një mesash në rrjetin e tij social “Facebook”, ku falënderoi mbështetësit. Por nga ana tjetër ai bëri një falënderim mjaft thumbues dhe për kritikët dhe armiqt e tij.

Lidhur me këtë postim të shumtë kanë qenë qytetaret që i kanë shkruar dhe komentuar. Një ndër komentuesit i thotë rroftë PD, përgjigjjen e kryeministrit mund ta shikoni më poshtë.

 

Komentuesi provokon Ramën me ‘Rroftë PD-ja’, përgjigjja e kryeministrit do t’ju befasojë. Read More »

Reagon për herë të parë Berisha pas humbjes drastike të PD-së!

[sgmb id=”1″]

Pas humbjes se Partise Demokratike ne zgjedhjet e 25 qershorit me nje rezultat dramatik dhe pas kerkeses per shkarkimin e Bashes ka ardhur reagimi i pare i ish-kryeministrit Berisha.

Postimi i plote i Berishes:

Rruga drejt ringritjes kalon permes bashkimit dhe jo permes perçarjes e perjashtimit!

Te dashur miq,
rezultati i ketyre zgjedhjeve eshte larg atij qe ne te gjithe deshironim dhe prisnim. Pa asnje diskutim qe droga, krimi, pjesemarrja e administrates ne kundershtim me ligjin, pabarazia e madhe ne media ndikuan qartesisht ne rezultatin e tyre dhe bene qe keto zgjedhje te mos jene te lira dhe te ndershme ashtu siç i meritonin shqiptaret.

Te gjitha keto provuan dhe nje here se Edi Rama eshte armik i eger votes se shqiptareve. Por pavaresisht presioneve, krimit, antiligjit dhe parave te Norieges, arsyet dhe pergjegjesite per kete humbje te thelle te PD-se, si per rezultatin ashtu dhe sfondin e saj ne perputhje me praktikat me te mira te demokracive perendimore, duhet ti kerkojme dhe gjejme detyrimisht edhe tek vetja jone. Perndryshe na pret nje e ardhme e pasigurte!
Keto dite ne media ka shperthyer nje polemike e natyrshme lidhur me humbjen tone ne keto zgjedhje dhe shkaqet e saj. Drejtues por dhe anetare te thjeshte te PD kane kerkuar doreheqjen e kryetarit, i cili padyshim eshte pergjegjesi me kryesor por natyrisht jo i vetem per kete humbje.

Nga ana tjeter, kryetari i PD ka njohur pergjegjesine e tij personale kryesore per kete humbje. Statuti i partise parashikon hapjen e procesit te zgjedhjes se kryetarit te partise, dhe ky i fundit ka deklaruar se do te ngrije funksionet e tij si kryetar partie per kohen e procesit te zgjedhjes se kryetarit, per te mos ndikuar ne kete proces.

Une mendoj se menyra me e mire per te evidentuar shkaqet, per te percaktuar pergjegjesite e humbjes, eshte t’i japim ze dhe mundesi te gjithe strukturave dhe anetaresise se PD per te thene fjalen e tyre lirshem dhe me pergjegjesi ne analizen dhe ndryshimin e thelle qe nevojitet per te dale prej saj dhe ringritur perseri fuqishem Partine Demokratike.

Eshte e domosdoshme te kuptojme aresyet perse kutive te votimit u mungoi vota e 200 mije qytetareve qe kane votuar PD ne zgjedhjet e kaluara dhe pse pas kater vitesh, ne jo vetem mbetemi opozite, por marrim kete rezultat.

Mendoj se ne, ne keto rrethana, pavaresisht nga emocionet, kundershtite e pashmangeshme per situata si kjo, rendesi vendimtare ka qe PD t’u mundesoje te gjithe anetareve te saj nje proces te drejte, te ndershem, te barabarte dhe te pandikuar nga askush per te zgjedhur lidershipin qe ata mendojne dhe gjykojne se mund t’i çoje si nje opozite e fuqishme drejt fitores, sa me shpejt, te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve.

Gjykoj se eshte detyrim ligjor dhe moral i çdo anetari apo drejtuesi te PD, te kontriboje ne integritetin, transparencen, besueshmerine e ketij procesi ne luajalitet te plote te vlerave dhe rregullave demokratike qe ndajme njeri me tjetrin!

Rruga e ringritjes nuk eshte kurre e lehte, ajo kalon permes BASHKIMIT dhe jo permes PERÇARJES as dhe PERJASHTIMIT.

Por une kam bindjen me te thelle se ne kemi vullnetin e hekurt, qe te bashkuar ta kryejme me sukses te plote ringritjen e fuqishme te Partise Demokratike qe presin sot me padurim antetaret, mbeshtetesit tane, pret e djathta shqiptare dhe miqte tane ne mbare Europen dhe boten.

Prandaj dhe ju ftoj te dashur miq, duke shprehur nje falenderim dhe mirenjohje te pakufishme ndaj te gjithe atyre qe votuan PD, le te angazhohemi ne me te gjithe energjite tona ne kete mision jetik per PD, per Shqiperine dhe demokracine e saj!

Reagon për herë të parë Berisha pas humbjes drastike të PD-së! Read More »

Rama do i largonte në 26 qershor pas fitores, çfarë thonë ministrat e PD.

[sgmb id=”1″]

Ministrat teknikë të PD-së deklarojnë se do të vijojnë detyrën e tyre, sipas Kushtetutës.

Pas deklaratave të bëra gjatë fushatës nga kryeministri Edi Rama, se do t’i largonte menjëherë më 26 qershor, të kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” ministrat teknikë deklarojnë se ata janë dekretuar nga Presidenti i Republikës dhe do të respektojnë nenin 106 të Kushtetutës, që do të thotë se do të rrinë deri në mandatimin e qeverisë së re. Ministrja e Arsimit, Mirela Karabina tha:

“Ne jemi në detyrë. Vazhdojmë punën. Jemi dekretuar nga presidenti dhe kaq”. Po në të njëjtin mendim ishte edhe ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Xhulieta Kërtusha. “Ne do të zbatojmë Kushtetutën, nenin 106”, – tha ajo.

Emërimi i 6 ministrave teknikë në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama ishte pjesë e marrëveshjes së dakordësuar më 18 maj, mes Ramës e Lulzim Bashës, për të garantuar një proces zgjedhor të ndershëm. Pikërisht pas propozimeve që kryeministrit Rama i erdhën nga kreu i opozitës Lulzim Basha, emrat u dërguan dhe u dekretuan edhe nga presidenti Bujar Nishani më 22 maj.

Nishani dekretoi largimin nga detyra të zv/kryeministrit Niko Peleshi dhe zëvendësimin e tij me Ledina Mandijën, largimin e Fatmir Xhafajt te Ministria e Brendshme dhe zëvendësimin e tij me Dritan Demirajn, Arben Ahmetajn te Financat me Helga Vukajn, Petrit Vasilin e Ministrisë së Drejtësisë me Gazmend Bardhin, Lindita Nikollën e Ministrisë së Arsimit me Mirela Karabinon, Ogerta Manastirliun e Ministrisë së Shëndetësisë me Arben Beqirin si dhe Olta Xhaçkën e Ministrisë së Punës me Xhuljeta Kërtushën.

Me ardhjen e tyre në qeveri, ministrat teknikë nisën një valë shkarkimesh të punonjësve të administratës, duke e motivuar me përfshirjen e tyre në fushatë për partitë përkatëse, PS apo LSI. Pas situatës së krijuar, kryeministri në deklarata e bëra, gjatë fushatës tha se këta ministra do të largoheshin më datë 26 qershor. Por duket se ministrat teknikë nuk do të pranojnë të largohen nga detyra.

Nuk dihet nëse vetë Rama do të ketë mundësi të kërkojë ndryshim ministrash, për sa kohë ai pret të rimarrë zyrtarisht detyrën, edhe pse në bazë të po këtij neni ai vijon të jetë në detyrë deri në mandatimin e qeverisë pasardhëse. Nuk dihet nëse deklarata e kryeministrit Rama ishte për të inkurajuar punonjësit e administratës që u shkarkuan për shkak të fushatës dhe për t’u thënë se do të rikthehen në detyrë. Mbetet për t’u parë hapat e kreut të qeverisë në ditët në vijim.

Rama do i largonte në 26 qershor pas fitores, çfarë thonë ministrat e PD. Read More »

Kush diskutohet se do i rrëmbejë karrigen Metës?

[sgmb id=”1″]

Ky informacion vjen nga Report Tv gjatë paradites së sotme, ku thuhet se Ruçi është figura që përflitet më shumë për këtë pozicion në krye të dikasterit ligjvënës.

Meta lirohet nga ky post pas krijimit të qeverisë së re, ndërsa më 24 korrik, ai pritet të marrë një tjetër post drejtues, si President i Republikës, kur mbaron edhe mandati 5-vjeçar i Bujar Nishanit.

Gramoz Ruçi, është personi më i përfolur i momentit, si kandidatura e mundshme që do t’i zerë vendin Ilir Metës, si kryetar Kuvendi.

Nga ana tjetër, kjo lëvizje shihet edhe me mjaft interes nga publiku, pasi Ruçi ka qenë një nga kritikët më të fortë gjatë fushatës elektorale të Ilir Metës.

Pas deklaratës së Metës se nuk do të dekretojë qeverinë e re nëse konstatohet se zgjedhjet janë vjedhur, Ruçi reagoi nga Fieri dhe tha se do të jetë ai i pari që do të firmosë shkarkimin e tij si president.

“Ilir Meta ka qenë një politikan që i ka provuar të gjitha postet politike drejtuese, por mund të jetë edhe i pari që do të provojë shkarkimin. Unë i pari do të hedh firmën për këtë”, pati deklaruar Ruçi pak ditë para zgjedhjeve.

Ky informacion nuk është zyrtar dhe mbetet ende në kuadër të zërave mes gazetarëve, nëse kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi do të jetë personi që do të drejtojë pas 9 shtatorit seancat plenare në Kuvend.

Kush diskutohet se do i rrëmbejë karrigen Metës? Read More »

SHPËRTHEN DEPUTETI I PD: ATA QË PO KËRKOJNË DORËHEQJEN E BASHËS ERDHËN ME PANTOLLONA TË GRISURA DHE IKËN ME VILA.

[sgmb id=”1″]

Deputeti i PD-së Myslim Murrizi, ka sulmuar kritikët e kryedemokratit të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ai shkruan se ata që po kërkojnë dorëheqjen e tij erdhën me pantollona të grisura në parti dhe janë larguar me vila, ndërsa u ka kujtuar se janë po atë të vitit 2013 që punuan për humbjen e PD për të larguar “plakun”, sipas tyre.

REAGIMI I PLOTË:

Kjo liste firmetaresh paska kerkuar largimin e BASHES????????

Ftoj çdo DEMOKRAT ne te gjithe Shqiperine qe u perball ne keto 30 dite me fushaten me te piste dhe te blere nga paraja e pushteti qe ti lexoj me vemendje dhe te me thote se per ke kane punuar e votuar keta????

A i keni pare keta ne fushate????

A nuk ishin po keta qe ne vitin 2013 punuan qe te humbiste PD dhe lart e poshte si te strukur thonin te perzeme “PLAKUN”?????

U habita kur shoh njerez qe ju kan dale deshmitare shokeve te gjimnazit ne kohen e diktatures, njerez ish spiune te sigurimit, ish ministra e funksionare te PD qe erdhen me pantallona te grisura e pas 8 vitesh u larguan me vila tek Zamiri, individe qe ne rrethet nga jane i njohin si ” sende” pa vlere njerezore morale, te pangopur qe kur u larguan nga zyrat e ministrive vodhen edhe oren e murit te ministrise me derrase arre, ish keshilltare qe shisnin konçensione , ish deputet qe ne 2013 kane deklaruar se kete here edhe mund ta votonin PD meqenese ishin ne liste.

U habita kur pashe dhe disa vemje per te cilet z Basha eshte fajtore qe i futi ne keshille kombetare dhe i degjoj ne ndarjen e degeve dhe prishjen e strukturave duke larguar nga drejtimi i degeve kryetar punetore partie si Osman Stafa, Moisi Meminaj etj.

Dhe ajo qe me habiti ishin disa njerez qe nuk i njeh njeri per demokrat apo faktore por si motorriste e puntore.

Perpelitjet e fundit per te ndare shapin nga sheqeri.

Mos derdellisni neper media por nxirrni kandidatin ose kandidaten perballe BASHES dhe me kete rast tentoni te takoni ndonje DEMOKRAT ne kete fushate se keni qysh ne vitin 2005 qe nuk i jepni doren nje NJERIU te vetem.

Ishalla nuk ju ngaterrojne DEMOKRATET ,se nje pjes e juaja ju vuri tankun dikur atyre dhe nje pjese ju njeh per rilindas se keni tre pale zgjedhje 2013,2015,2017 qe beni fushate kunder PD dhe DEMOKRATEVE.

SHPËRTHEN DEPUTETI I PD: ATA QË PO KËRKOJNË DORËHEQJEN E BASHËS ERDHËN ME PANTOLLONA TË GRISURA DHE IKËN ME VILA. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com