Opinione

Mustafa Nano guxon të kritikojë Fishtën për vargjet antisllave.

[sgmb id=”1″]

Mustafa Nano ngatërrohet sërisht nëpër histori. Kritikon një emër që është ruajtur me vetmohim në zemrat dhe në mendjet e popullit, për punën e tij të jashtzakonshme patriotike. Punë kjo që i ka mbijetuar kohës e është trashëguar në breza duke u lexuar me lotë në sy. Kujtojmë se fare pak emra kanë spikatur e i kanë mbijetuar kohës si At Gjergj Fishta. Profesor Xhufi jep një mësim të mirë për ata që merren me historinë pa ekspertizën e duhur./Shqiperiaime.al

Nga Pëllumb Xhufi

Nuk është hera e parë, që autori Mustafa Nano u largohet për një çast ujërave të ndenjura të gazetarisë e publicistikës shqiptare për të ndërmarrë udhëtimin e radhës nëpër kthinat e fshehta të historisë, kulturës e gjuhës shqipe. Albanologjia, me të vërtetat, dilemat, mitologjitë e misteret e saj, duket se është pasioni i tij i viteve të pjekurisë. Sprovat e para të kësaj stine të re të krijimtarisë së tij Nano na i kishte dhënë që me botimin e librit “Unë jam gegë”, në vitin 2013, dhe të atij me titull “Pax Albanica”, më 2014.

Jo pa qëllim, autori ka zgjedhur një titull libertin e provokativ për librin më të fundit të tij, “Sandwich (A është mirë me qenë shqiptar?)”.

Bie në sy konfeksionimi i tij në një gjuhë dialektore anti-standard, fillimi i tij paradoksal me një fjalë të huaj të kulturës fast-food dhe, mbi të gjitha, shtrimi në formën e një dileme shekspiriane i pyetjes “Të jesh a të mos jesh…shqiptar”. Ky titull, i zgjedhur qëllimisht nga autori, rrezikon t’i tingëllojë antipatik e irritues lexuesit tradicional, që do të ndihej i fyer në qenien e tij shqiptare dhe në ndjenjat e bindjet e veta puritane mbi historinë, kulturën e gjuhën e popullit shqiptar. Por, pavarësisht titullit ekstravagant, çdo lexues që e njeh krijimtarinë e Mustafa Nanos mund të rrijë i qetë, se në rastin e këtij libri të ri nuk kemi të bëjmë me një “rrëshqitje” të autorit në pozita renegate dhe as me një projekt të fshehtë për të çshenjtëruar a demontuar një lavdi kombëtare, siç është albanologjia.

Në fakt, qysh në faqet e para të librit bindesh se qëllimi i autorit nuk është edhe aq i keq.

Nano merr përsipër një mision “mohues”, madje edhe “destruktiv”, por ky është një mision fisnik, pasi ka të bëjë me demontimin e miteve, me rishikimin (revizionimin) e disa “të vërtetave të gjithëpranuara”, por që nuk i qëndrojnë kohës e i bëjnë dhunë të vërtetës. Sigurisht, shqyrtimi në mënyrë kritike i disa prej tezave kryesore të shkencave albanologjike, siç janë ato që kanë të bëjnë me origjinën e popullit shqiptar, me vazhdimësinë iliro-shqiptare, me marrëdhëniet e shqiptarëve me sllavët e me grekët, me gjuhën e kulturën e tyre, me procesin e islamizimit, me rolin e shqiptarëve në ngjarjet e mëdha politiko-ushtarake në rajonin e Ballkanit etj., është një ndërmarrje që kërkon guxim, e guximi nuk i mungon opinionistit Mustafa Nano, njërit prej zërave të rrallë kritikë të gazetarisë shqiptare të periudhës së trazuar të tranzicionit post-komunist.

Nano ka zgjedhur një gamë gjithëpërfshirëse të literaturës bazë, ku bëjnë pjesë, si autorë të konsideruar “filo-shqiptarë” të llojit G. Hahn, Fallmerayer e Durham, ashtu edhe autorë të stigmatizuar si “albanofobë” e deri “albanofagë” të tipit Pouqueville, Gjorgjeviq, Wilkinson, Mackenzie etj.

Për sa u përket marrëdhënieve historike të shqiptarëve me fqinjët, Mustafa Nano është i bindur se një rishqyrtim objektiv do të sillte një zhdramatizim e shtensionim të tyre në ditët e sotme. Vërtet, ai nuk lë, e nuk mund të lërë pa komentuar platformat nacionaliste e antishqiptare të fqinjëve, si “Megali Idenë” greke, apo “Naçertanjen” serbe të Ilia Garashaninit dhe elaboratin albanocid të Vasa Çubrilloviqit. Këto, dihet, u kthyen në ushqimin kryesor të politikave të Greqisë e Serbisë kundrejt Shqipërisë e shqiptarëve, duke prodhuar në terren ngjarje të përgjakshme, masakra e operacione masive të spastrimit etnik, më i fundit prej të cilëve ishte ai i viteve 1998-1999 në Kosovë.

Nga ana tjetër, konstaton Nano, Greqia, vendi që para 200 vjetëve ishte më multietniku e multifetari në Ballkan, sot krenohet të paraqitet si vendi etnikisht e fetarisht “homogjen”. Kjo gjë nënkupton se në këta dy shekuj banorët shqiptarë, vllehë, turq, hebrenj e sllavë të saj ose janë përzënë, ose janë greqizuar me dhunë, ose janë zhdukur. Megjithatë, autori konsideron se në një mjedis inkandeshent e skizofren, si ai ballkanik, shfaqjet e nacionalizmit duhen mbytur që në vezë, e në këtë kuptim ai nuk heziton të trajtojë me po aq dorë të rëndë edhe shfaqjet e interpretimit nacionalist të historisë te shqiptarët, siç ishte edhe ajo tentativë e ndrojtur e vitit 1998, kur Akademia e Shkencave e Shqipërisë kuturisi të hartojë një platformë mbi zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Nisma është gjithsesi e kritikueshme, pavarësisht se platforma në fjalë e parashihte realizimin e idealit rilindës të bashkimit kombëtar në kuadrin e projektit europian të integrimit dhe aspak si një rezultat luftërash, dëbimesh e spastrimesh etnike.

Nuk është pa domethënie fakti që Mustafa Nano distancohet prerazi nga kori i intelektualëve hipokritë, kur guxon, si askush tjetër në këta 25 vjet lirie akademike e intelektuale, të kritikojë nervin antisllav të At Gjergj Fishtës në “Lahutën e Malcis”. Përballë vargjeve të poetit, vargje mjeshtërore, po ku janë tepër të ndezura tonet e ngjyrat e një armiqësie të hiperbolizuar e historikisht të papërligjur mes shqiptarëve e malazezëve, Mustafa Nano nuk përmbahet ta thotë açik mendimin e tij: “Vepra më e mirë e Fishtës meritonte një fabul më të denjë historike”.

SHQIPTARËT E SERBËT

Në të kundërtën, ai ndjek një tjetër linjë marrëdhënieje me fqinjët, duke kërkuar e duke evidentuar atë çka është pozitive, posaçërisht në marrëdhëniet e tyre me shqiptarët. Momente të shumta të historisë, të rindërtuara nga autori me citim të bollshëm dokumentesh, kronikash bashkëkohore e historianësh me emër, flasin për bashkëjetesë normale e bashkëpunim deri edhe me serbët. Tregues i saj është ekzistenca shumëshekullore e një brezi të gjerë të simbiozës shqiptaro-serbe, që fillonte nga Bosnja, në veri, e përfundonte në Mal të Zi e Kosovë, në jug. Në enklava të veçanta të këtij brezi, vazhdojnë të ruhen edhe sot gjurmë të kësaj simbioze, pavarësisht politikave të homogjenizimit etnik të zbatuara me egërsi nga koha e krijimit të shtetit të pavarur serb.

Në dy betejat e mëdha të Kosovës, atë të vitit 1389 e 1689, shqiptarët e serbët u ndodhën në një llogore kundër pushtuesit osman. Që nga koha e princit Dhimitër të Arbërit, më 1210, midis shtëpisë mbretërore serbe të Nemanjiqëve dhe princërve shqiptarë nga familjet Balsha, Kastrioti etj. dëshmohen aleanca ushtarake, të sanksionuara edhe me lidhje krushqie. Akoma më të ngushta rezultojnë lidhjet mes shqiptarëve dhe malazezëve, të cilët autorë të ndryshëm, si kroati Milan Šufflay, anglezja Edith Durham e vetë malazezi Mark Milani, i nxjerrin me origjinë të përbashkët.

Në të mirë e në të keq, në virtyt e në ves, shqiptarë e malazezë ngjajnë si dy pika uji. Jo më kot historia, letërsia e folklori i dy popujve rezervon konsiderata e vlerësime për njëri-tjetrin. Nano na kujton se në “Kurorën e Maleve” të Petar Petroviq Njegoshit, për shqiptarët flitet përgjithësisht mirë. Në një prej këngëve të tij, tregohet se si Ivan Crnojeviqi, në vend të djalit të tij fytyrëprishur, dërgoi në Venedik një sozi shqiptar nga Ulqini, Gjuron, për të kërkuar dorën e vajzës së dogjit. Edhe vetë At Gjergj Fishta, që inatin me sllavët e ka të madh, ndërsa derdh gjithë artin e pezmin e vet kundër “shkjajve” të knjaz Nikollës, nuk mund të bëjë pa shpenzuar ndonjë fjalë të mirë për “cernagorasin trim” e për Mark Milanin, “pikë e djalit”.

Mustafa Nano guxon të kritikojë Fishtën për vargjet antisllave. Read More »

E deklaron më në fund Majlinda Bregu, nëse do të kandidojë për kreun e PD…

[sgmb id=”1″]

Ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu tha sot në “Zonë e Lirë” se ajo nuk do të jetë kandidate për kreun e PD-së.

Bregu tha se ajo do të mbështesë këdo kandidat serioz, që është i vërtetë dhe që ka dalë si emër i propozuar nga grupi “anti-Basha”.

“Do mbështesë kandidatin që do të sfidojë Bashën në të vërtetë dhe të jetë një emër i dalë nga kritikët e Bashës dhe jo një i vendosur sa për një garë farsë”, tha Bregu.

“Unë vet nuk do të kandidoj. Më vjen keq që e parashikova këtë humbje. Kur unë flisja për humbjen, kolegët e mi ulnin kokën në mbledhje grupi”, tha Bregu.

 

E deklaron më në fund Majlinda Bregu, nëse do të kandidojë për kreun e PD… Read More »

“E masakrojnë” për një foto, shkodrania ka një mesazh për gjithë vajzat e shëndosha.

[sgmb id=”1″]

Kjo foto me bikini e shkodranes Brigela Demaj, ka ngjallur reagime masive në rrjetet sociale. Shumica kanë qenë dashamirëse por shumë aspak pozitivë.

Madje, disa kanë shkuar aq larg, sa i kanë kërkuar ta heqë menjëherë foton e profilit, të bezdisur a të kompleksuar nga disa kile më shumë të Brigit e cila njihet jo vetëm në Shkodrën e saj por edhe më gjerë për talentin në fotografi.

Shkodrania është një fotografe e shkëlqyer dhe nismëtare e shumë nismave që lidhen me pabarazinë e diskriminimin.

Nisur nga reagimet, Brigela ka kthyer për të gjithë, një përgjigje që duhet ta lexojë çdo vajzë për mesazhin e madh që përcjell.

“Ne jemi të bukur siç jemi dhe s’i detyrohemi asgjë askujt. Mënyra se si dukemi është zgjedhje e jona dhe vetëm e jona”.

Mesazhi i plotë i Brigela Demaj:

Me duket shume banale me sqaru gjana te cilat duhet te jene te kjarta si drita e diellit, gjithsesi nuk asht hera e pare qe edukoj njerez 😄

Ah, dhe kjo sigurisht nuk asht nji tentative me peshku komente “Je shume e bukur ashtu sic je”. Nuk kam nevoje me me than njeri qe jam e bukur, sepse e di qe jam.

Tetan ata qe me njohin personalisht, e dijne se sa modeste jam, gjithsesi e ndij shume te nevojshme me than me sinqeritet te plote, qe jo vetem nuk me prekin ne asnji lloj forme komentet negative te dikujt mbi paraqitjen teme, por as pershtypje nuk me bajn. Ndjenja e vetme qe kam asht njifare keqardhjeje per intelektin e tjetrit dhe intelektin e njerezve qe me rrethojne pergjithesisht.

Une jam nji nder mijera gra ne bote te cilat nuk duken si ne revista, biles, as grate e revistave nuk duken si ne revista. Une, si nji nder keto mijera gra, nuk i detyrohena askujt paraqitjen e nji kukulle Barbi, nuk i detyrohena askujt asgja, ne fakt.

Une e kam shkeput me kohe e me vakt kontraten e pashkrume me burra te cilet me tregojne se si duhet te dukem (ose gra bartese te ketij mentaliteti te shpikun nga burrat). Trupi jem asht i jemi dhe vetem i jemi, paraqitja jeme asht zgjedhje e jemja dhe vetem e jemja, dhe vetem une e vendosi sa e bukur jam.

Tashti, per tu rikthy te fotot e mia me te cilat ju duhet te mesoheni sepse vera asht e gjate, jam e sigurt qe nuk jam vajza e pare qe shikoni ne rroba banje. Pra, ku qendron lajmi sensacional e nji vajze ne rroba banje? Ah, asht mbipeshe, nuk ka fotoshopu fotot, dhe nuk ka ba as perpjekjen ma te vogel me u duk ashtu sic te tjeret mendojne se asht mire me u duk.

Ajo qe nuk po kuptohet ketu, asht qe fotot, si cdo gja tjeter, nuk postohen per ju, po per kokrren e qefit tem, si manifestim i dashnise dhe simpatise qe une kam per vedi. Pra, as qe du komente nga te tjeret, qofshin pozitive apo negative. Uroj qe ta arrini ndonjihere kyt status mendor qe gezoj une.

Tjetra gja qe nuk po kuptohet, asht qe, nese une postoj nji foto ku jam thjesht.. vetja jeme, nxis dike tjeter me e dasht vedin dhe mos me ra pre e stereotipeve idiote te shoqerise, e sinqerisht, uroj me gjithe zemer qe te kete plot njerez si une.

E deshiroj dhe enderroj nji dite kur grate, than popullorshe, s’kane me ju pjerdh ne menyre absolute, kur s’do kete ma diskutime mbi fundet e grave, shamite, kodet e veshjes e norma e ligje te shpikuna nga burrat per trupin e grave, nji dite kur grate do te jene pronaret e vetme e absolute te trupit te tyne.

Nderkohe mu personalisht si Brigele, mundeni mos me me ca bythen online, se nuk shquhem per temperament te mire dhe keni me perfundu gjithmone te tallun e te perqeshun publikisht.

Tash, shijojeni veren dhe mbani funksionimin e dy organeve tuja ne proporcion te drejte, gojen dhe trunin. Nese truni asht sa ai i nji peshku, sikur s’ka sens me fol shume.

“E masakrojnë” për një foto, shkodrania ka një mesazh për gjithë vajzat e shëndosha. Read More »

“Shpërthen” Imami, tregon prapaskenat e Bashës.

[sgmb id=”1″]

Deputeti i PD-së, Arben Imami ka bërë një akuzë të fortë kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai tha sot në emisionit “Të paekspozuarit” në “News24” se Basha i ka shitur zgjedhjet dhe ndaj duhet të largohet.

“Bojkot i demokratëve ka ulur votat e PD-së dhe ka rritur përqindjet numrin e deputetëve në parlament. Për shkak të programit, tezë marksiste, për shkak të heqjes së simbolikave të PD… Ditën që ka mbyllur mitingun, nuk ka thënë rroftë PD-ja.

Ky nuk thotë dot Partia Demokratike. Bëri një listë krejtësisht vetjake, dërrmoi partinë në të gjitha etapat. Bëri një fushatë e cila nuk ishte fushatë. Pse e bëri, një mundësi është paaftësia e tij. Të gjitha këto veprime sigurisht ka edhe paaftësi. Ka edhe diçka përveç paaftësisë. Është e qartë se ai ka shitur zgjedhjet. Në momentin që ka shitur zgjedhjet duhet të largohet. I ka shitur zgjedhjet”, deklaroi ish ministri i Mbrojtjes, Imami.

“Shpërthen” Imami, tregon prapaskenat e Bashës. Read More »

“Çfarë do ndryshoje nëse do ishe kryeministër?”, gazetari gozhdon Ramën.

[sgmb id=”1″]

Pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama të bërë në Facebook, që çdokush nga ndjekësit e tij t’i sugjeronte, se çfarë do të përmirësonte nëse do të ishte kryeministër, ka reaguar edhe gazetari Edi Oga.

Në komentin e tij në përgjigje ndaj pyetjes së kryeministrit, Oga ka zgjedhur të përdorë përgjigjen e Ramës dhënë ndaj Blendi Fevziut në emisionin e tij.

 Më vjen keq “Fevzi”, por unë nuk u përgjigjem kurrë pyetjeve që fillojnë me “nëse…”, ka komentuar Oga.Dhe siç duket, Rama ka mbetur pa fjalë, pasi nuk ka reaguar.

“Çfarë do ndryshoje nëse do ishe kryeministër?”, gazetari gozhdon Ramën. Read More »

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, militant i Enver Hoxhës!

[sgmb id=”1″]

Pas rrufeve ndaj Lulzim Bashës pas humbjes së rëndë në zgjedhjet nacionale, kanë filluar të shfaqen rrufetë edhe për kandidatët tjerë për kreun e PD-së, parti kjo që tashmë ka shpallur zgjedhjet partiake, që pritet të kryhen në muajin korrik, sipas parimit një anëtar një votë.

Se kush është Eduard Selami, na e rikujton poeti dhe studiuesi Agron Tufa, i cili e ka bërë një postim në facebook, të një punimi ‘shkencor’ për estetikën enversite, marksiste leniniste.

“Mbi origjinën e të djathtës dhe të njërit prej mëtonjësve për ta kryesuar atë: no coment”, shkruan Tufa në postimin e tij. 

Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, militant i Enver Hoxhës! Read More »

‘Bomba’ e analistit: Një hap pranë konfirmimit të lajmit të djeshëm…Basha do të bëjë koalicion me Ramën

[sgmb id=”1″]

Në studion e emisionit “Të Paekspozuar”, analisti Andi Bushati, është shprehur se Sali Berisha është shantazhuar që të pranojë marrëveshjen Rama-Basha.

Më tej Bushati tha se Berisha është kapur peng nga socialistët dhe po pranon që t’i shkrihet PD para sysh.

Një hap pranë pohimit dhe konfirmimit të lajmit ekskluziv të Shqiperiaime.al pasditen e djeshme, 29/07/’17 rreth orës 17:30. Shkruan Shqiperiaime.al

Më poshtë linku i lajmit:

http://shqiperiaime.al/post-27366/

Më tej Bushati vijoi: “Basha u fut në disa pirueta, ku në çadër bëri radikalin dhe doli nga çadra dhe bëri pulën. Deri këtu themi Lulzim Basha i shkreti i paaftë kaq dinte kaq bëri. Berisha e mbante nën tutelë Bashën. Fakti që Berisha pranoi që t’i hiqeshin që të gjithë bashkëpunëtorët e tij pranoi gjithë atë marrëveshje mund të themi se ai u dorëzua.  Nga ana tjetër Berisha bashkë me djalin u paraqitën në komisionin hetimorë për Cez.

Unë kam një hipotezë, kjo humbje është pritur sepse Sali Berisha është kapur peng. Prandaj Sali Berisha po përjeton nje gjendje te rende, dhe po i shkrihet PD para sysh. Basha do të shkojë në koalicion me Ramën dhe Berisha do të votojë për Ramën kryeministër” tha Bushati.

Ndërsa nga ana tjetër analisti Fatos Lubonja u shpreh se “PD-ja hyri në çadër pasi e dinte që do të humbiste. PD nuk ka humbur vetëm nëpërmjet Lulzim Bashës, por edhe blerja e votës ka qenë një nga shkaktarët.

Sipas mendimit tim ai duhet që t’i hapte rrugën disa radikalëve në çadër, që i thonin se nuk duam të shkojmë në çadër por në Parlament.

Përndryshe, për të ruajtur sa më shumë vota ai duhet ta bënte transparente gjithë këtë zgjedhje për sa i përket marrëveshjes. Ai mund tu thoshte që kjo është marrëveshja urdhëroi shkoni në Parlament dhe unë dorëhiqem. Është një lider i dështuar nga të gjitha pikëpamjet”.

 

‘Bomba’ e analistit: Një hap pranë konfirmimit të lajmit të djeshëm…Basha do të bëjë koalicion me Ramën Read More »

Patozi ndërron mendje: Nëse në PD s’ka garë, kandidojn unë. Bashën e shpartalloj për 2 minuta.

[sgmb id=”1″]

Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi tha sot në “Opinion” se nese brenda PD-se  nuk do të jete e ndershme, por farse, Patozi tha se do te kandidonte vete dhe se do ta shpartallonte Bashen.

“Nese nuk do te kete kandidat te denje per zgjedhjet e kryetarit te PD-se, atehere jam gati te hyj une dhe ta shpartalloj Bashen. Une e shpartalloj per 2 minuta. I njoh strukturat e partise”, tha Patozi.

PATOZI: ZGJEDHJET, FARSE

“Gjithë sa thatë ju janë të vërteta. Është shkruar dhe folur për mua gjatë këtyre ditëve. Unë sigurisht që e kam lexuar me vëmendje dhe sot kam një vendim. Unë nuk do të kandidoj për kryetar të PD-së.

Kam dy arsye të forta. Unë nuk do të kandidoj për shkak se PD sot nën drejtimin e Bashës është bërë gati të hapë një farsë elektorale. Do të thotë që çdo lloj gare minimalisht ka nevojë për disa kushte.

Zoti Basha në shkelje të rëndë të statutit të PD-së e hedhin në erë që ditën e parë procesin. Akti i parë konsiderimi i vetëngrirë i kryetarit të PD-së. Kjo nuk është vetëm anti-statut por nuk gjendet në asnjë vend të botës”, theksoi Patozi.

Patozi ndërron mendje: Nëse në PD s’ka garë, kandidojn unë. Bashën e shpartalloj për 2 minuta. Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com